Tag: situatë

  • Abilekaj: Optimizmi për integrimin në BE nuk përputhet me realitetin shqiptar

    Abilekaj: Optimizmi për integrimin në BE nuk përputhet me realitetin shqiptar

    Në një intervistë për edicionin pasdites, me moderatorin, Edvin Parruca, në Syri TV, analisti Enton Abilekaj kritikoi ashpër optimizmin e shprehur për ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se realiteti me të cilin përballen qytetarët është shumë larg asaj që burokratët evropianë e prezantojnë.

    Abilekaj u ndal kryesisht te çështjet e pronave, të cilat sipas tij janë në një gjendje kaotike dhe shkaktojnë konflikte të vazhdueshme, dhe te ndotja mjedisore, që ka shkaktuar ankesa edhe nga vendet fqinje. Ai nënvizoi se edhe institucionet evropiane, përfshirë Parlamentin Evropian, kanë konstatuar se zgjedhjet e fundit në Shqipëri ishin “të pabarabarta”, duke sfiduar kështu bazat e demokracisë në vend.

    Analisti shtoi se raportet e Bashkimit Evropian theksojnë se qeveria shqiptare ushtron presion mbi gjyqësorin dhe prokurorinë, ndërkohë që korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojnë të jenë të përhapur në nivelet më të larta të qeverisjes. Ai përmendi edhe raste të dhunës së armatosur në zonat urbane, duke treguar një mungesë të efektshme të shtetit ligjor.

    “Në qoftë se këto konsiderohen hapa përpara drejt Bashkimit Evropian, atëherë ne tashmë duhet të ishim anëtarë. Por realiteti është krejt i kundërt: ka hapa mbrapa dhe qytetarët përballen me probleme të thella dhe të pazgjidhura,” deklaroi Abilekaj.

    Ai përfundoi duke theksuar se progresi i pretenduar drejt BE-së është sipërfaqësor dhe nuk reflekton përmirësime reale në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë.

    Enton Abilekaj: Optimizmi, unë nuk e di, optimizmi që vjen nga Bashkimi Europian mendoj që është në kontrast me atë që mendojnë njerëzit që jetojnë këtu. Pse e mendoj këtë? Sepse vetëm po të shohësh një edicion të thjeshtë lajmesh, jo vetëm te Syri, kudo. Po, kudo. Në çdo televizion. Ne shikojmë banorë që dalin në protesta sepse po u vidhen pronat. Pra çështja e pronave jo vetëm që nuk është zgjidhur, jo vetëm që nuk është në prag të zgjidhjes, por është ka arritur në një pikë ku nuk merret më vesh se kush është pronari dhe si mund të zgjidhet më.

    Ne shohim në edicionet e lajmesh se si ndotja, niveli i ndotjes ka arritur aq shumë, në nivele aq të larta, sa dhe fqinjët ankohen për ndotjen tonë. Dhe kjo është një çështje që nuk mund të zgjidhet as për një vit e as për dy vjet. Pra, që ne hapim kapitujt për t’i diskutuar dhe që ne do të kemi një fazë të ndërmjetme, të gjitha këto janë fakte burokratike të cilat na vijnë nga Brukseli duke na dhënë një mundësi që deri në mbylljen e kapitujve të korrigjohemi. Por të thuash pastaj siç, siç thotë Marta Kos, që Shqipëria ka bërë përpjekje dhe është shumë pranë integrimit, mendoj që ose të duket vetja e gënjyer, ose nuk kupton se çfarë po ndodh. Sepse përmenda dy topa, por unë po flas për zgjedhjet në Shqipëri, parlamenti europian ka miratuar rezolutën që zgjedhjet në Shqipëri ishin të pabarabarta. Domethënë në Shqipëri u zhvillua një garë e pabarabartë dhe fitoi ai që është në pushtet. Ç’do të thotë kjo? A ka mundësi që të futen dy skuadra në fushë me një garë të pabarabartë dhe të fitojë njëra dhe të thuhet që ndeshja ishte në rregull?

    Pra, iku dhe kjo e të drejtës politike. Flasim për gjykatat. E ka thënë Bashkimi Europian, jo ne, në raportin e progresit, që qeveria ushtron presion mbi drejtësinë e pavarur, mbi prokurorinë dhe mbi gjykatën. Nuk e kemi thënë ne këtë. Sigurisht që ne e themi, por nuk po e marr nga çfarë raportohen mediat shqiptare, por po marr çfarë raporton Bashkimi Europian dhe raporti i progresit. Pra, pushteti ekzekutiv thotë, ushtron presion mbi pushtetin gjyqësor që mos të ketë drejtësi në këtë vend. Dhe kjo quhet një hap përpara në integrimin në Bashkimin Europian. Pastaj, korrupsioni thotë raporti, është endemik dhe i përhapur në nivelet më të larta të qeverisjes. Mos, kjo është një hap përpara drejt Bashkimit Europian?

    Në qoftë se këto janë hapa përpara drejt Bashkimit Europian, pastrimi i parave thotë, është një problem shumë i madh, Shqipëria është bërë një qendër e pastrimit të parave. Shumica e ekonomisë është ekonomi kriminale. Të gjitha këto raportime të burokratëve të Brukselit që i quan Rama, që të cilët i vlerëson, na thonë, na tregojnë që ne jetojmë në një realitet që nuk ka, përputhet me atë që njohim ne nga Bashkimi Europian. Në qoftë se vendet e Bashkimit Europian kanë këtë situatë të parave të pista, këtë situatë të nivelit të korrupsionit, këtë situatë të krimit të organizuar që kontrollon qeverisjen, këtë situatë të zgjedhjeve të pabarabarta, këtë situatë të mjedisit, këtë situatë të pronave, atëherë hyrja në BE për ne tashmë është një formalitet. Ne e kemi arritur. Por në qoftë se është e kundërta, nuk ka asnjë hap përpara.

  • De la Fuente kritikon Barcelonën për “pabesinë” me Yamal”: Nuk e kam përjetuar kurrë një situatë të tillë

    De la Fuente kritikon Barcelonën për “pabesinë” me Yamal”: Nuk e kam përjetuar kurrë një situatë të tillë

    11 Nëntor 2025

    13:47

    Alfred Lleshi

    Luis de la Fuente, trajneri i kombëtares së Spanjës, ka reaguar pas lajmit se Lamine Yamal iu nënshtrua një trajtimi radiofrekuence për shqetësime në pubis, i cili kërkon 7–10 ditë pushim sipas rekomandimit mjekësor. Federata Spanjolle e Futbollit bëri të ditur se trajtimi i papritur surprizoi stafin mjekësor dhe teknik të ekipit kombëtar.
    “Sigurisht që u befasova. Askush nuk kishte informacion dhe kur ta tregojnë, mbetesh i habitur. Aq më shumë kur bëhet fjalë për një çështje mjekësore”, – deklaroi De la Fuente. Trajneri iberik shtoi: “Ka procedura që ndodhin jashtë Federatës, por ajo që bëri Barcelona me Yamal nuk është shumë normale. Nuk kam përjetuar kurrë një situatë të tillë”.
    Si pasojë, Yamal është liruar nga grumbullimi për ndeshjet ndaj Gjeorgjisë dhe Turqisë, kualifikuese të Botërorit 2026, dhe është kthyer në Barcelonë për pushim, para rifillimit të sezonit.

  • Shpërthen rrjeti i ujësjellësit, uji kthehet në shatërvan në mes të rrugës

    Shpërthen rrjeti i ujësjellësit, uji kthehet në shatërvan në mes të rrugës

    Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, aty ku mbrëmjen e sotme ka shpërthyer rrjeti i ri i ujësjellësit pranë rreth rrotullimit të spitalit rajonal. Uji shpërthen si shatërvan duke u ngritur në disa metra lartësi. Kjo ka krijuar një situatë problematike dhe tepër shqetësuese për banorët e zonës.

  • “Situatë e paprecedentë”/ Veliaj fitoi në Kushtetuese, komenton deputetja: Çorba po gatuhet

    “Situatë e paprecedentë”/ Veliaj fitoi në Kushtetuese, komenton deputetja: Çorba po gatuhet

    Jorida Tabaku, deputetja e Partisë Demokratike për Tiranën, ka komentuar vendimin për Veliajn nga Gjykata Kushtetuese këtë të hënë. Tabaku, e ftuar në një studio televizive, ka thënë se ky vendim, sipas saj, nuk shpreh interesin për fatin e Erion Veliajt, sepse, Veliaj duhet të qëndrojë në burg.
    Tabaku thotë se shqetësimi, sipas saj, janë qytetarët e Tiranës.
    “Edhe si situatë është e paprecedent. Kemi ende dhe kemi pasur anormalitete të tilla në drejtimin e bashkive. Veliaj nuk duhet të ishte kryetar bashkie. Qeveria është duke përjetuar çorbën që gatuajti vetë. E mbajtën Veliajn aq sa e mbajtën dhe pastaj e shitën ashtu si donin ta shisnin. Me një dekret që rezultoi antikushtetues. Nuk më intereson fare kjo, se Erion Veliaj është tipiku i socialistëve, sistemi i vjedhjes. Mua më interesojnë hallet e qytetarëve të Tiranës.” – tha Tabaku.

  • “Situatë tragjike te Onkologjiku”/ PL, thekson papërgjegjshmërinë e qeverisë: Paratë shkojnë për koncesione, ulin…

    “Situatë tragjike te Onkologjiku”/ PL, thekson papërgjegjshmërinë e qeverisë: Paratë shkojnë për koncesione, ulin…

    Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e ka cilësuar të papërgjegjshëm vendimin e qeverisë për uljen e buxhetit në arsim dhe shëndetësi. Ajo theksoi se vendi ka nevojë jetime për investime në arsim dhe për kujdes shëndetësor.
    Reagimi i plotë:
    I papërgjegjshëm vendimi i qeverisë për uljen e buxhetit të arsimit dhe shëndetësisë, në një kohë kur vendi ka nevojë jetike për më shumë investime në dije dhe në kujdesin shëndetësor. Vetëm për arsimin, qeveria ka shkurtuar 851 milionë lekë krahasuar me qershorin dhe 1 miliard lekë më pak se buxheti fillestar i vitit 2025. Para të cilat u hiqen mësuesve, nxënësve e studentëve dhe ne vend qe te investohen ne permiresimin e kushteve, shkojne per koncesione për klientët e saj.E njëjta situatë tragjike përsëritet në shëndetësi.
    Ne një kohë ku mungesat dramatike në spitale, veçanërisht në Spitalin Onkologjik, e kanë kthyer dhimbjen e pacientëve në vuajtje pa mbarim, buxheti i Ministrisë është reduktuar me 336 milionë lekë, duke zbritur me 0.5% nga plani fillestar.
    E njejta goditje e rende bie dhe mbi bujqësinë. Qeveria i ka hequr 852 milionë lekë Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa fondet IPARD të BE-së vazhdojne të mbeten të bllokuara.
    Kjo nuk është thjesht paaftësi qeverisëse, por braktisje e qytetarëve dhe abuzim me paratë publike. Asnjë vend nuk ecën përpara duke shkatërruar themelet e tij: arsimin, shëndetësinë dhe bujqësinë.

  • Pezullimi për testin e gjinisë, reagon nëna e Nayarës dhe i publikon fotot: Është vajzë, mjaft e traumatizuat

    Pezullimi për testin e gjinisë, reagon nëna e Nayarës dhe i publikon fotot: Është vajzë, mjaft e traumatizuat

    Tashmë çështja “Nayara” ka kërcyer sportin dhe diskutimin mbi një sportiste, për të kaluar në një situatë më të gjerë dhe më delikate, njerëzore dhe shoqërore. 
    Ajo ndihet e diskriminuar siç e përmendi në intervistën dhënë eksklzuvisht për Top Channel ditën e hënë, por gjithsesi e izoluar, vetëm, në Tiranë dhe thjesht me mbështetjen e psikologes të vendosur nga klubi dhe nga vetë vajzat e ekipit. 
    Edhe pse disa mijë km larg, nëna e sajë ka kontaktuar Top Channel për të thënë diçka rreth çështjes, por mbi të gjitha për të kërkuar ndihmë për vajzën e saj. 
    “Përshëndetje, jam nëna e Nayarës dhe jam shumë e kënaqur që kam vënë re se po e ndihmoni dhe mbështesni vajzën time, kjo sepse për fat të keq, unë jam shumë larg saj dhe jam mërzitur shumë që ajo po vuan. Do të doja të kishte dhe një avokat që të merrej e ti ngarkonte të gjithë përgjegjësinë atyre që po ja bëjnë këtë gjë, dhe që po e bëjnë të përjetojë këtë situatë të vështirë”, shprehet Claudia Goulart. 
    Si për të dalë hapur kush ka dyshime për gjininë e sajë, nëna e Nayarës na ka dërguar edhe këto foto, për të ilustruar fëmijërinë e një fëmije vajzë, madje shumë të bukur: “Ajo është një vajzë që e do e gjithë familja e sajë, pasi ajo është rritur vetëm nga unë. Kam qenë nënë dhe baba për të dhe kjo që po ndodh është e pafalshme. Uroj që drejtësia të merret me këtë gjë dhe ajo të kompensohet për të gjithë dëmin moral që po i shkaktohet dhe të ndëshkohen të gjithë njerëzit e këqij që i janë vënë kundër”. 
    Duke kërkuar edhe një herë mirëkuptimin dhe sensibilizimin ndaj një vajze të huaj, disa mijëra km larg shtëpisë, e vetme dhe përballë një furtune mediatike dhe publike që u gjend pa dëshirën e saj, nëna e Nayarës ndan edhe një intimitet familjarë njerëzor, të dhimbshëm. 
    “Ajo padyshim që është femër dhe më vjen keq për ca po ndodh, që e vogël është rritur me trauma, duke parë babain e saj se si më dhunonte, kur isha ende e martuar”, thotë Goulart. 

     
     

  • Volejbollistja braziliane akuzon federatën e volejbollit: Jam femër, ju më lënduat

    Volejbollistja braziliane akuzon federatën e volejbollit: Jam femër, ju më lënduat

    Volejbollistja braziliane e Dinamos, Najara Ferreira, në një intervistë për “Top Channel” ka folur lidhur me pezullimin e saj, pasi i është kërkuar të vërtetojë gjininë nëpërmjet analizës së gjakut. Ferreira në lot ka thënë se është situatë shumë e vështirë për të. “Kjo është një situatë shumë e vështirë për mua. Është hera e parë që përjetoj diçka të tillë në gjithë karrierën time. Luaj volejboll që nga mosha 12-vjeçare”, tha ajo. “…Është shumë e vështirë për mua ta përjetoj gjithë këtë. Ashtu siç edhe ti e the, jeta ime është private. Jam nga ato persona që i bëjnë gjërat offline, pra, i mbaj gjërat për vete. Ajo që po ndodh tani me mua është diskriminim. Nuk e pranoj këtë. Nuk më kanë kthyer përgjigje dhe nuk më kanë dhënë asnjë arsye ligjore pse e bënë këtë.
    Ata thjesht e bënë. Kur pyeta një zyrtar të federatës – nuk e di as kush ishte – më tha se ‘është dokument privat dhe nuk mund të ta tregoj’. I thashë: ‘Ah, qenka private? Çfarë është private për ty në lidhje me jetën time? Pse?’ Kështu ndihem unë tani. Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Kam luajtur në shumë shtete dhe nuk e di me sa volejbolliste kam luajtur në këtë botë. Tani ndihem e shkatërruar. Kjo ishte ajo që doja të thosha”, theksoi ajo. Më pas Ferreira deklaroi se është femër e jo tjetër. “Jam 100% femër, dhe kjo është diçka që nuk kam pse ta shpjegoj.
    Nuk është e nevojshme t’ju them se jam femër, që kam lindur femër. Ju vetëm keni vënë re si vishem, sa të gjatë i kam flokët, fizikun tim, nëse kam muskuj apo tatuazhe. Vetëm kaq. Ajo që keni bërë është diskriminim. Dhe mendoj se kush diskriminon dikë, e ka të vështirë të flejë i qetë. Kjo është çnjerëzore dhe e papranueshme. Nuk e di si mund të flejë presidenti juaj i federatës në një situatë të tillë. Si mund të flejë ai me këtë në ndërgjegje? Kjo është pyetja ime. Nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë, nuk kam pirë as ujë. Kështu është jeta ime tani. Këtë ma bëri FSHV!”, shtoi ajo.

  • Je burrë? Volejbollistja shpërthen në lot: Jam femër 100%, më shkatërruan jetën

    Je burrë? Volejbollistja shpërthen në lot: Jam femër 100%, më shkatërruan jetën

    Sportistes raziliane së Dinamos, Nayara Ferreira i është kërkuar të vërtetojë gjininë e saj femërore nëpërmjet analizës së gjakut. Kaq ka mjaftuar që ajo përveçse të izolohet në shtëpi prej më shumë se një jave, të pësojë një shok psikologjik që na u desh shumë kohë për ta vënë nën kontroll, që ajo të bënte këtë rrëfim ekskluziv për gazetarin e Top Channel, Endi Tufa, intervistë e cila u transmetua në Top Story.
    Intervista e plotë:

    Gazetari: Po thua se nuk je në një situatë shumë normale. Mund të na tregosh më shumë rreth kësaj?

    Nayara Ferreira: Do të flas portugalisht, sepse është më e lehtë për mua të shpreh atë që ndiej dhe gjithçka që po ndodh. Kjo është një situatë shumë e vështirë për mua. Është hera e parë që përjetoj diçka të tillë në gjithë karrierën time. Luaj volejboll që nga mosha 12-vjeçare.

    Gazetari: Ti je e fortë.
    Nayara Ferreira: Jam larg familjes. Mendoj se të gjitha volejbollistet do ta kuptojnë atë që do të them tani. Jam larg familjes dhe më duhet ta përballoj këtë situatë e vetme, pa përkrahjen e tyre, pa i pasur pranë njerëzit që dua. Është shumë e vështirë për mua ta përjetoj gjithë këtë. Ashtu siç edhe ti e the, jeta ime është private. Jam nga ato persona që i bëjnë gjërat offline, pra, i mbaj gjërat për vete. Ajo që po ndodh tani me mua është diskriminim. Nuk e pranoj këtë. Nuk më kanë kthyer përgjigje dhe nuk më kanë dhënë asnjë arsye ligjore pse e bënë këtë. Ata thjesht e bënë. Kur pyeta një zyrtar të federatës – nuk e di as kush ishte – më tha se “është dokument privat dhe nuk mund të ta tregoj”. I thashë: “Ah, qenka private? Çfarë është private për ty në lidhje me jetën time? Pse?” Kështu ndihem unë tani. Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Kam luajtur në shumë shtete dhe nuk e di me sa volejbolliste kam luajtur në këtë botë. Tani ndihem e shkatërruar. Kjo ishte ajo që doja të thosha.
    Gazetari: Ti je e fortë dhe mund të kthehesh edhe më e fortë.
    Nayara Ferreira: Epo, të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën time, sepse tani jam në mes të kësaj situate.
    Gazetari: Po ti mund të fitosh gjyqin.
    Nayara Ferreira: Jam 100% femër, dhe kjo është diçka që nuk kam pse ta shpjegoj. Nuk është e nevojshme t’ju them se jam femër, që kam lindur femër. Ju vetëm keni vënë re si vishem, sa të gjatë i kam flokët, fizikun tim, nëse kam muskuj apo tatuazhe. Vetëm kaq. Ajo që keni bërë është diskriminim. Dhe mendoj se kush diskriminon dikë, e ka të vështirë të flejë i qetë. Kjo është çnjerëzore dhe e papranueshme. Nuk e di si mund të flejë presidenti juaj i federatës në një situatë të tillë. Si mund të flejë ai me këtë në ndërgjegje? Kjo është pyetja ime.
    Gazetari: Nuk ke mundur të flesh?
    Nayara Ferreira: Nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë, nuk kam pirë as ujë. Kështu është jeta ime tani. Prandaj, faleminderit Federatës Shqiptare që ma bëtë këtë. Shumë faleminderit!
    Gazetari: Ka njerëz që e mbështesin publikisht opinionin tënd.
    Nayara Ferreira: Po, kam disa njerëz pranë që më mbështesin dhe që besojnë se e vërteta është në anën time.
    Gazetari: E di që mendimi dhe opinioni publik janë me ty? Duhet ta dish këtë.
    Nayara Ferreira: E di shumë mirë, por nuk është e lehtë. E vërteta do të dalë në dritë dhe unë nuk i druhem kësaj. Nuk kam frikë. Kjo ishte ajo që doja të thosha dhe kaq.

  • “Kjo situatë nuk mund të pranohet”/ Zgjedhjet, reagon Salianji: Protestat janë të domosdoshme

    “Kjo situatë nuk mund të pranohet”/ Zgjedhjet, reagon Salianji: Protestat janë të domosdoshme

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimi të raportit të OSCE/ODIHR për zgjedhjet parlamentarë të 11 majit, ku thekon se në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira, të barabarta dhe të drejta.
    Salianji shprehet se përdorimi masiv i administratës, parave publike, presioneve dhe shantazheve ka deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe ka prodhuar institucione ilegjitime, që nuk përfaqësojnë qytetarët.
    Ai thekson se kjo situatë nuk mund të pranohet e as normalizohet dhe se protesta dhe reagimi qytetar janë të domosdoshme një orë e më parë.
    Reagimi i plotë:
    Reagimi i Salianjit:
    Në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira, të barabarta dhe të drejta. Këtë thotë OSCE-ODHIR në raportin final për zgjedhjet e 11 Majit!
    Shteti që duhet të garantojë standardet dhe të organizojë zgjedhjet, ishte vetë në garë me opozitën.
    Përdorimi masiv i administratës, parave publike, presioneve dhe shantazheve ka deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe ka prodhuar institucione ilegjitime, që nuk përfaqësojnë qytetarët.
    Kjo situatë nuk mund të pranohet e as normalizohet. Protesta dhe reagimi qytetar janë të domosdoshme një orë e më parë.
    Demokracia nuk mund të ekzistojë pa zgjedhje të ndershme dhe pa përfaqësim real të popullit.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2025

    Showbiz E Mërkurë, 22 Tetor 2025 08:56
    DashiShijo një ditë plot të qeshura. Gjërat bëhen shumë më serioze nesër, prandaj shfrytëzoje ditën e sotme për t’u argëtuar. Nëse nuk i bashkohesh të tjerëve sot, do të ndihesh mjaft i vetmuar.
    DemiNdani mendimet tuaja me ata që mund t’ju ndihmojnë t’i ekzekutoni. Nëse keni diçka që duhet të zhvendoset, mos u përpiqni ta bëni vetë. Ju keni burimet në dispozicion. Ka gjasa të jetë një ndër ditët tuaja më të mira në lidhjen tuaj në cift.

    BinjakëtMundohu të mos përpiqesh shumë të depërtosh në thelbin e gjithçkaje sot. Shijo kënaqësitë e thjeshta në jetë. Mos i shiko gjërat me bezdi. Shumicën e kohës gjërat që shmang janë ato që mund të të mësojnë më shumë.

    GaforrjaMund të pësoni një ndryshim të madh në jetën tuaj. Gjërat mund të mos shkojnë aq mirë për ju nëse nuk i vini re mundësitë që ju hapen. Megjithatë, gjasat janë që gjithçka të shkojë në favorin tuaj.

    LuaniMendja juaj mund të jetë duke ju mashtruar, kështu që nuk është domosdoshmërisht në interesin tuaj më të mirë t’u besoni plotësisht perceptimeve tuaja. Merrni në konsideratë metoda të tjera për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballeni.
    VirgjëreshaSot mund të jetë një nga shanset tuaja të fundit për të thënë atë që dëshironi në lidhje me një situatë të caktuar. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të shprehur mendimet tuaja. Do të shpërbleheni në përputhje me rrethanat për përpjekjet tuaja.
    PeshorjaSot ka gjasa të tërhiqeni nga gjëra të gjalla dhe emocionuese. Aktivitetet dinamike janë ato me të cilat do të ndiheni më rehat. Nëse jeni në një situatë të mërzitshme, mendoni për mënyra se si mund ta bëni më të këndshme. Ndërpritni bisedën për të parë se si reagojnë njerëzit.
    AkrepiMund të duhet të ndërmarrësh veprime të mëdha sot për të mbrojtur qëndrimin tënd. Mënyra jote aktuale e të menduarit të ka çuar në një pikë të caktuar dhe tani përballesh me nevojën për ta mbrojtur atë. Mos u dorëzo pa luftuar.
    ShigjetariSa më shumë veprime të ndërmerrni sot, aq më shumë janë shanset për të gabuar. Mund të gjendeni në një nga ato situata në të cilat thoni një gjë dhe më pas detyroheni të shtrembëroni të vërtetën për të mbrojtur pikëpamjen tuaj. Bëni kujdes në jetën tuaj në çift.
    BricjapiDo të kesh fat ditët vijim. Do të jesh në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe për të pasur sukses, thjesht duhet të ndjekësh zemrën tënde. Intuita do të të tregojë rrugën. Trgohinu më të vëmendshëm ndaj partnerit/partneres suaj.
    UjoriJe në një humor të gjallë dhe optimist, por mbaj mend se jo të gjithë e ndiejnë këtë energji. Ji i ndjeshëm ndaj atyre që ndihen paksa të trishtuar. Mungesa e ndjeshmërisë ndaj të tjerëve ka të ngjarë të jetë rrënja e një përballjeje shumë të vështirë.
    PeshqitEdhe pse një situatë e vështirë ka kaluar tashmë, efektet e saj duket se ende vazhdojnë. Ndihesh sikur ka sërish punë për t’u bërë. Merr frymë thellë dhe përpiqu të relaksohesh. Stresi vetëm sa do të komplikojë pozicionin tuaj.