Tag: situatë

  • Lituania shpall “situatë emergjente” për shkak të balonave nga Bjellorusia

    Lituania shpall “situatë emergjente” për shkak të balonave nga Bjellorusia

    Lituania ka shpallur “situatë emergjente” më 9 dhjetor për shkak të një fluksi balonash të lëshuara nga kontrabandistët në Bjellorusinë fqinje, duke e përshkruar këtë si “sulm hibrid” të orkestruar nga Minsku.
    Masa e shpallur është një nivel më i ulët sesa shpallja e “gjendjes së jashtëzakonshme” që mund të shpallet vetëm nga Parlamenti kur rrezikohet “rendi kushtetues”.
    Lituania më herët kishte shpallur situatë emergjente për shkak të një fluksi migrantësh më 2021, duke e cilësuar edhe atë si sulm hibrid.

    “Të gjitha institucionet po i bashkojnë forcat për të adresuar kërcënimin që paraqesin balonat e kontrabandës”, tha kryeministrja lituaneze, Inga Ruginiene, përmes një deklarate.
    Ministri i Brendshëm, Vladislav Kondratovic, i cili do të mbikëqyrë përpjekjet për luftimin e balonave, tha se shpallja e situatës emergjente e lejon ushtrinë të marrë pjesë në operacionet kufitare.
    Ai u tha gazetarëve se shpallja ishte e domosdoshme për të “bashkuar dhe koordinuar shërbimet”, duke theksuar se ky vendim nuk do të ketë asnjë ndikim te publiku.
    Balonat, të cilat bartin cigare dhe mund të fluturojnë deri në 10 kilometra lartësi, po kalojnë në territorin e Lituanisë tash e disa muaj.
    Si rezultat, dy aeroportet më të mëdha të Lituanisë, në Vilnius dhe Kaunas, janë detyruar në disa raste të ndalojnë operacionet, gjë që zyrtarët pretendojnë se është një sulm i qëllimshëm ndaj aviacionit civil.
    Lituania, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, që një kohë të gjatë e akuzon Bjellorusinë, aleaten e ngushtë të Rusisë, për organizimin e “luftës hibride”, që përfshin taktika konvencionale dhe jokonvencionale.
    Aktiviteti i balonave, i cili u shtua në tetor, e detyroi shtetin baltik që në fund të muajit të mbyllë përkohësisht dy pikëkalimet kufitare me Bjellorusinë./rel

  • Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

    Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

    Një situatë skandaloze është regjistruar në Maternitetin e qytetit të Lushnjes, aty ku dhjetëra nëna drejtohen për të lindur të vegjëlit e tyre.
    Në një video të publikuara nga nje qytetare, shihet se muret e spitalit dhe tavani janë të mbuluara nga myku dhe lagështia, duke rrezikuar kështu jetën e nënave dhe foshnjave të porsalindura.
    Në një kohë kur qeveria Rama flet për shëndetësi falas dhe kushte europiane, asnjëra nga këto nuk përputhet me realitetin dhe ky nuk është rasti i parë që nxjerr zbuluar propagandën.
    Qytetarja e cila denoncon rastin, thotë se kjo situatë është një alarm serioz dhe kërkon reagim të menjëhershëm.
    “Video që ju nisa është Spitali i Lushnjes në kushte të tmerrshme, duket sikur jemi në ato filmat Resident Evil. Materniteti i Lushnjës, aty ku nis jeta!” Nëse hyrja dhe shkallët e një reparti kaq të rëndësishëm janë në këtë gjendje dramatike, me të drejtë lind pyetja: Si mund të jetë brenda? Çfarë standardesh kanë dhomat ku nënat sjellin në jetë fëmijët e tyre? Kjo situatë është një alarm serioz dhe kërkon reagim të menjëhershëm të institucioneve, sepse asnjë qytet, e aq më pak një maternitet, nuk duhet të funksionojë në kushte që rrezikojnë shëndetin e nënave dhe foshnjave”,- shprehet qytetarja.

  • Skandal në Maternitetin e Lushjes/ Muret dhe tavani, të mbuluara nga myku dhe lagështia

    Skandal në Maternitetin e Lushjes/ Muret dhe tavani, të mbuluara nga myku dhe lagështia

    Një situatë skandaloze është regjistruar në Maternitetin e qytetit të Lushnjes, aty ku dhjetëra nëna drejtohen për të lindur të vegjëlit e tyre.
    Në një video të publikuara nga nje qytetare, shihet se muret e spitalit dhe tavani janë të mbuluara nga myku dhe lagështia, duke rrezikuar kështu jetën e nënave dhe foshnjave të porsalindura.
    Në një kohë kur qeveria Rama flet për shëndetësi falas dhe kushte europiane, asnjëra nga këto nuk përputhet me realitetin dhe ky nuk është rasti i parë që nxjerr zbuluar propagandën.
    Qytetarja e cila denoncon rastin, thotë se kjo situatë është një alarm serioz dhe kërkon reagim të menjëhershëm.
    “Video që ju nisa është Spitali i Lushnjes në kushte të tmerrshme, duket sikur jemi në ato filmat Resident Evil. Materniteti i Lushnjës, aty ku nis jeta!” Nëse hyrja dhe shkallët e një reparti kaq të rëndësishëm janë në këtë gjendje dramatike, me të drejtë lind pyetja: Si mund të jetë brenda? Çfarë standardesh kanë dhomat ku nënat sjellin në jetë fëmijët e tyre? Kjo situatë është një alarm serioz dhe kërkon reagim të menjëhershëm të institucioneve, sepse asnjë qytet, e aq më pak një maternitet, nuk duhet të funksionojë në kushte që rrezikojnë shëndetin e nënave dhe foshnjave”,- shprehet qytetarja.

  • VIDEO-Situatë kaotike nga përmbytjet në Greqi/ Lumi Enipea del nga shtrati, evakuohen banorët

    VIDEO-Situatë kaotike nga përmbytjet në Greqi/ Lumi Enipea del nga shtrati, evakuohen banorët

    Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga motit i keq. Vendi është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut dhe për pasojë është përballur me përmbytje masive.
    Shumë banorë në zona të ndryshme janë evakuuar, ndërsa banesat ndodhen “nën” ujë.
    Autoritetet evakuuan banorët në Farsalë, për shkak të daljes së lumit nga shtrati. Ndërsa ekipet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri edhe në pesë zona të tjera.

  • ‘Problem ka veten’/ Hoxha: Rama në situatë të rëndë, hetimi për ‘McGonigal’, provë e kapur nga FBI

    ‘Problem ka veten’/ Hoxha: Rama në situatë të rëndë, hetimi për ‘McGonigal’, provë e kapur nga FBI

    Gazetari Artan Hoxha tha sot se kryeministri Edi Rama gjendet në situatë të rëndë, referuar procesit hetimor të kryer nga FBI-ja amerikane për rastin “McGonigal”.
    I ftuar në një studio televizive, Hoxha u shpreh se të dhënat e zbuluara nga hetimi përbëjnë qartë një provë të kapur nga autoriteti hetimor më i mirë në botë, teksa në të u përmend edhe qeveria shqiptare.
    “Edi Rama në fakt problem ka veten, nuk ka problem askënd tjetër, por ai është i paprekshëm. Edi Rama është në situatë të rëndë në çështje që kanë të bëjnë me hetime ndërkombëtare, ky është hetim i brendshëm dhe e ka kollaj. Është hetim i rëndë McGonigali, sepse doli që qeveria shqiptare, nga zyra e tij, ka dalë informacioni dhe është korruptuar zyrtari i FBI-së, për të krijuar një narrativë se opozita ka lobuar me para ruse. Kështu je i kapur dhe u gjet edhe ai garazhi atje, ku janë dhënë paratë. Edhe pse kjo është maja e ajsbergut se nuk janë dhënë vetëm 220 mijë dollarë aty, por është provë e kapur nga autoriteti hetimor më i mirë në botë sot”,-tha Hoxha.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 3 dhjetor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 3 dhjetor 2025

    Showbiz E Mërkurë, 3 Dhjetor 2025 09:00
    DashiBëni kujdes sot në aspektin profesional. Askush nuk dëshiron të marrë fajin për situatën e vështirë që ka lindur. Jini diplomatikë, por mos gënjeni. Pranoni fajin për pjesën për të cilën ishit përgjegjës.
    DemiMundt ë futesh në telashe sot. Shumë njerëz po përpiqen të të bindin se mënyra e tyre është e duhura. Ka njerëz që nuk ju duan, ndaj ki kujdes. Mos nënshkruaj asnjë marrëveshje për t’u pasuruar shpejt në këtë kohë.

    BinjakëtKontaktet e reja të biznesit mund të sjellin mundësinë e ndjekjes së një karriere të re. Mendoni seriozisht për këtë. Talenti juaj do të jetë veçanërisht i mprehtë sot. Mund të jeni duke menduar seriozisht për trajnimin për të qenë më efektivë. Mbështetja e miqve dhe grupeve mund të jetë e paçmuar.

    GaforrjaDikush me të cilin punon po bën sikur shkëlqen. Ai ose ajo është tepër i sigurt në vetvete dhe po e përdor këtë arrogancë për t’u dhënë komandë të tjerëve dhe për të marrë vendime. Strategjia juaj më e mirë për sot është të shmangni ndikimin e këtij personi. Përqendrohuni te vetja dhe puna juaj.

    LuaniNjë element i punës suaj ka të ngjarë të jetë mjaft shpërthyes. Një luftë e një lloji po zien dhe nuk ka asnjë mënyrë që ta shmangni atë. Me shumë mundësi, do të gjendeni pikërisht në vijën e zjarrit. Tregohuni vigjilentë gjatë gjithë kohës.
    VirgjëreshaMos u përziej në një situatë për të cilën nuk di asgjë. Sot po ndodhin ndryshime në punën tënde. Mos e shto këtë tension duke u endur përreth, duke kërkuar përgjigje për pyetje që nuk të takojnë.
    PeshorjaForca dhe vetëbesimi që keni sot është i jashtëzakonshëm. Keni aftësinë të lëvizni male falë energjisë së mirë që po vjen drejt jush. Ky është momenti për vepruar. Ecni përpara!
    AkrepiMos i thuaj shefit tënd se si ta bëjë punën. Reagimi negativ që do të vijë mund të jetë mjaft i dëmshëm për të ardhmen e punësimit tënd në vendin tënd aktual të punës. Është më mirë që në raste të tilla të heshtni.
    ShigjetariAftësitë tuaja si diplomat do të vihen në provë sot. Mund të shfaqet një situatë me zemërin brenda dhe do t’ju kërkohet ta zgjidhni këtë. Kini besim se me të vërtetë mund të sillni paqe në një situatë jashtëzakonisht të paqëndrueshme.
    BricjapiMos veproni shumë me nxitim sot. Ka të ngjarë të merrni një dozë të madhe dezinformatash që do t’ju prishin pjesën tjetër të ditës nëse nuk jeni të kujdesshëm. Kontrolloni burimet tuaja dy ose tre herë përpara se të merrni një vendim përfundimtar.
    UjoriMund të dëshirosh t’i përcjellësh partnerit tënd diçka që kërkon shumë takt dhe delikatesë, por natyrisht mund të ndihesh edhe i shqetësuar. Mund të kesh frikë të thuash atë që mendon, megjithatë, nëse mund ta hapësh zemrën tënde do të zbulosh se diçka mjaft e bukur mund të ndodhë. Jepi dashurisë një shans.
    PeshqitDo të detyroheni të mendoni dy herë para se të bëni ndonjë lëvizje të papritur në lidhje me jetën tuaj në çift. Mund të jeni të sigurt për motivet tuaja, por megjithatë është më mirë nëse mund të prisni të paktën edhe një ditë para se të merrni ndonjë vendim.

  • Situatë vërtet e paprecedentë – si mund të falet një kryeministër që nuk është dënuar?

    Situatë vërtet e paprecedentë – si mund të falet një kryeministër që nuk është dënuar?

    Kjo është një situatë vërtet e paprecedentë.
    Një kryeministër izraelit, në mes të një procesi gjyqësor që po vazhdon prej vitesh, kërkon falje edhe pse ende nuk është dënuar.

    Dhe ai po e bën këtë me mbështetjen e presidentit amerikan, vullneti i mirë i të cilit – në kontrast me dënimin në rritje ndërkombëtar – tani qëndron në zemër të politikës së qeverisë izraelite.

    Benjamin Netanyahu këmbëngul se do të shpallet i pafajshëm, edhe nëse gjyqi arrin në një përfundim. Argumenti i tij, i paraqitur në 111 faqe, është se procesi gjyqësor është një shpërqendrim kaq i madh saqë po dëmton interesin kombëtar dhe po ndikon në aftësinë e tij për të qeverisur.

    Ai gjithashtu pretendon se hetimi u nxit nga një qëllim dashakeq për ta inkriminuar atë “me çdo kusht”, pavarësisht dekadave të tij në shërbim publik.
    Por do të ketë të tjerë që do të argumentojnë të kundërtën absolute – se e gjithë struktura e drejtësisë varet nga mbajtja e njerëzve përgjegjës, sado të fuqishëm të jenë ata.
    Pyetja që do të shtrohet është, si mund të falësh dikë që nuk është dënuar? Çfarë lloj precedenti do të vendoste kjo?
    Ne e dimë se Donald Trump dëshiron që Netanyahu të falet dhe e ka thënë këtë publikisht, gjë që e lë Presidentin Isaac Herzog në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë.
    Ai do të dëshirojë të tregojë pavarësinë e tij, dhe sigurisht këshilltarët e tij nuk janë domosdoshmërisht mbështetës të Netanyahut. Si president, prej tij pritet të ngrihet mbi përçarjet e politikës partiake dhe të marrë vendimin e tij.
    Por a do të dëshirojë ai vërtet të shkojë kundër Trumpit – vullnetit të njeriut më të fuqishëm në botë, i cili i ka ofruar një mbështetje kaq vendimtare diplomatike Izraelit që nga kthimi në detyrë?
     
  • “Rruga 260 milionë € shembet pas dy muajsh”,Paloka ‘shpërthen’ ashpër:Rama e Balluku festojnë luksin, qytetarët nën ujë

    “Rruga 260 milionë € shembet pas dy muajsh”,Paloka ‘shpërthen’ ashpër:Rama e Balluku festojnë luksin, qytetarët nën ujë

    Në një kohë kur Shqipëria përballet me përmbytje masive dhe probleme serioze infrastrukturore, kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Katar, e cila është cilësuar nga opozita si një udhëtim luksi.
    I ftuar në një studio televizive, deputeti i PD, Edi Paloka ka folur pikërisht për këtë arsye, e cila ka ndezur një debat të ashpër politik.
    Vendi prej më shumë se dhjetë ditësh është nën pushtetin e reshjeve të dendura, ku zona si Lezha janë përmbytur, ndërsa një incident i rëndë ka ndodhur në aksin Çukës-Qafë Pllocë. Rruga e inauguruar vetëm dy muaj më parë me bujë nga kryeministri Rama dhe zëvendësja e tij Belinda Balluku, u shemb, duke ngritur pikëpyetje serioze për projektin me vlerë 260 milionë euro, theksoi Paloka.
    Gjithashtu Paloka akuzoi ashpër kryeministrin se po shfaq një shkëputje totale nga realiteti i qytetarëve.
    Sipas deputetit demokrat, edhe nëse vizita në Katar do të ishte zyrtare dhe e planifikuar, çdo lider serioz do ta kishte anuluar atë për të qenë pranë vendit të tij në një situatë emergjence. “Përkundrazi, edhe sikur të ishte diku jashtë vendit, siç ka ndodhur me qeveritarët e vendeve normale, dhe të ndodhte një situatë e tillë, ai duhet të ishte kthyer,” deklaroi ai.
    Paloka shkoi më tej, duke e krahasuar stilin e jetesës së kryeministrit me atë të “djalit adoleshent të një sheiku”, i cili sipas tij, e përdor pushtetin për të plotësuar çdo tekë personale. Si shembull, ai solli ekspozitat e pikturave të Ramës në galeritë më prestigjioze dhe më të shtrenjta të botës, si MoMA në Nju Jork, Tokio apo Berlin.
    Paloka: Unë kam qenë nga të parët që e kam zbuluar këtë fakt dhe jo vetëm këtë fakt, po disa herë fakte të tilla për jetën që bën kryeministri ynë, që herë pas here nuk harron të deklarojë se nuk është qejfli i luksit, por që në fakt, si gjithmonë, bën krejt të kundërtën e asaj që thotë. Edhe sikur të ishte një vizitë e planifikuar zyrtare, në këtë situatë ku është vendi, çdo kryeministër apo shtetar serioz nuk do të lëvizte nga vendi. Përkundrazi, edhe sikur të ishte diku jashtë vendit, siç ka ndodhur me me qeveritarët e vendeve normale, dhe të ndodhte një situatë e tillë në vendin e tij, ai duhet të ishte kthyer. Po çfarë tregon kjo? Përveç faktit që e thashë dhe pak më parë, që ky njeri, unë këtë e kam quajtur për mënyrën, për jetën që bën nga momenti që është bërë kryeministër, edhe kur ishte kryetar bashkie në fakt, një adoleshent, djalin adoleshent të një sheiku. Sepse ky pushtetin, përveç të tjerave, po e përdor dhe për të plotësuar çdo tekë që mund të ketë një adoleshent. Duke filluar nga hapja e ekspozitave në galeritë më ekskluzive dhe më të shtrenjta të botës, ku piktorë me famë, piktorë me famë, jo ky zhgaravici që nuk ka bërë kurrë asgjë në jetën e vet, po piktorë me famë e kanë të vështirë të ekspozojnë qoftë edhe një apo dy vepra të tyre, ky hap një ekspozitë komplet. Te MoMa për shembull, në Neë York. Një ekspozitë të tërë e Ramës. Kuptohet se sa qindra mijë dollarë janë paguar që kjo të ndodhi. Dhe jo një, po në dhjetëra ekspozita nga më të famshmet në gjithë botën, nga Berlini, në Tokio, Neë York e me radhë.
    Ky piktor s’ka qenë kurrë. U përpoq Kristaqi, ndjes pastë, ta bëjë piktor, nuk u bë kurrë. E mbajti dhe pedagog, se nuk mund të bënte gjë tjetër. E mbajti dhe pedagog në Institutin e Arteve atëherë, dhe e vetmja vepër e Ramës në atë kohë, është zbuluar edhe ajo tashi që është bërë kryeministër, ka qenë një karikaturë në një palestër shkolle tetëvjeçare të Tepelenës.

  • Rama në Katar/ Paloka: Kryeministri ynë është si djali adoleshent i një sheiku, ja jeta e luksit që bën

    Rama në Katar/ Paloka: Kryeministri ynë është si djali adoleshent i një sheiku, ja jeta e luksit që bën

    Në një kohë kur Shqipëria përballet me përmbytje masive dhe probleme serioze infrastrukturore, kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Katar, e cila është cilësuar nga opozita si një udhëtim luksi.

    I ftuar në SYRI TV me Arnold Karriqin, deputeti i PD, Edi Paloka ka folur pikërisht për këtë arsye, e cila ka ndezur një debat të ashpër politik. 