Tag: situatat

  • Situatat në ”BBVK4”, Dafina Zeqiri: Po e normalizojnë bullizimin dhe dh*nën fizike

    Situatat në ”BBVK4”, Dafina Zeqiri: Po e normalizojnë bullizimin dhe dh*nën fizike

    Showbiz E Premte, 21 Nëntor 2025 14:49
    Në ”Big Brother Kosova Vip 4” ka plasur një situatë që është bërë virale në rrjetet sociale. Elijona Binakaj, banorja 18-vjeçare që ka humbur nënën dhe motrën në një aksident tragjik, është vënë nën presion të madh nga Alba dhe Benita gjatë ditëve të para të qëndrimit në shtëpi.
    Jo vetëm kjo, por edhe veprime të tjera janë kthyer nga dyshja Alba-Benita kundër Elijonës me bullizim dhe presion të fortë psikologjik, ku për këto situata ka reaguar edhe artisja Dafina Zeqiri. Në një koment në videon e gazetarit Redjon Shtylla për situatat e ngjashme në BBVK4, Zeqiri shkruan se në ekran po normalizojnë bullizimin dhe dhunën fizike.

    ”Nuk është hera e parë që në televizionet shqiptare lejohet të zhvillohet bullizimi dhe dhuna fizike. Gjithçka po bëhet vetëm për klikime dhe shikueshmëri. Po e normalizojnë bullizimin dhe dhunën fizike. TURP i madh”.

  • Trump për Ballkanin: Ndërhyrja ime ndaloi përplasjen Kosovë-Serbi

    Trump për Ballkanin: Ndërhyrja ime ndaloi përplasjen Kosovë-Serbi

    Në një takim të zhvilluar këtë të hënë në Britaninë e Madhe me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar mbi situatat e tensionuara në arenën ndërkombëtare gjatë mandatit të tij dhe rolin që ai pretendon se ka luajtur për të parandaluar konflikte të reja.Duke folur për krizat globale, Trump përmendi se nëse nuk do të kishte qenë i përfshirë personalisht në diplomacinë ndërkombëtare, bota do të ishte përballur me shpërthimin e gjashtë luftërave të reja. Ai përmendi veçanërisht situatat mes Indisë dhe Pakistanit, Kosovës dhe Serbisë, Kongos dhe Ruandës, si dhe tensionet në Rripin e Gazës.Lidhur me Ballkanin, Trump deklaroi se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kishin arritur një pikë kritike dhe se ai kishte ndërhyrë drejtpërdrejt për të shmangur përshkallëzimin e situatës.“U thashë liderëve të Kosovës dhe Serbisë se, nëse do të shpërthente lufta, nuk do të kishte më tregti me Shtetet e Bashkuara,” deklaroi Trump. Ai shtoi se ky mesazh i ashpër kishte ndikuar që palët të tërhiqeshin nga rreziku i një përplasjeje të armatosur.Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur politika ndërkombëtare përballet me sfida të shumta, ndërsa Ballkani mbetet një nga zonat më të ndjeshme për paqen dhe stabilitetin rajonal.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në një takim të zhvilluar këtë të hënë në Britaninë e Madhe me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar mbi situatat e tensionuara në arenën ndërkombëtare gjatë mandatit të tij dhe rolin që ai pretendon se ka luajtur për të parandaluar konflikte të reja.Duke folur për krizat globale, Trump përmendi se nëse nuk do të kishte qenë i përfshirë personalisht në diplomacinë ndërkombëtare, bota do të ishte përballur me shpërthimin e gjashtë luftërave të reja. Ai përmendi veçanërisht situatat mes Indisë dhe Pakistanit, Kosovës dhe Serbisë, Kongos dhe Ruandës, si dhe tensionet në Rripin e Gazës.Lidhur me Ballkanin, Trump deklaroi se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kishin arritur një pikë kritike dhe se ai kishte ndërhyrë drejtpërdrejt për të shmangur përshkallëzimin e situatës.“U thashë liderëve të Kosovës dhe Serbisë se, nëse do të shpërthente lufta, nuk do të kishte më tregti me Shtetet e Bashkuara,” deklaroi Trump. Ai shtoi se ky mesazh i ashpër kishte ndikuar që palët të tërhiqeshin nga rreziku i një përplasjeje të armatosur.Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur politika ndërkombëtare përballet me sfida të shumta, ndërsa Ballkani mbetet një nga zonat më të ndjeshme për paqen dhe stabilitetin rajonal.