Tag: sistemit

  • Fjalim i fortë i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi para piramidës së drejtësisë

    Fjalim i fortë i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi para piramidës së drejtësisë

    Edhe këtë herë, si para një viti, Sokol Sadushi, kryetar i Gjykatës së Lartë ngriti sot disa probleme e shqetsime në Konferencën Kombëtare ku ishin pjestarë të Kupolës së drejtësisë e cila u zhvillua me magjistratët e rinjë
    Sokol Sadushi ishte edhe në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. Ai ka folur hapur, me kurajo qytetare e profesionale për shumë probleme të cilat e kanë bërë me të ngadaltë apo disa herë asfiksues mekanizmin e sistemit të drejtësisë, kur të tjerë në piramidën e drejtësisë heshtin apo bëhen palë me avashllëkun në zgjidhjen e këtyre problemeve.

    Sadushi theksoi ndër të tjera se “sot jemi në një realitet ku ndershmëria shpesh shoqërohet me frikë, ku integriteti ndonjëherë mbetet i izoluar, ndërsa konformizmi gjen terren më të lehtë se guximi për të vepruar ndryshe. Prandaj, më shumë se kurrë, kemi nevojë për një vetëdije kolektive për drejtësinë, si themel i shtetit dhe i shoqërisë”.
    Kryetari i Gjykatës së Lartë edhe mund të heshte apo të mbante një fjalim formal, por ndergjegja qytetare nuk e ka lenë të jetë formalist si formalistët e tjerë, që kënaqen me karriket në sistemin e drejtësisë.
    Ky ishte një fjalim i fortë, profesional, burrnor dhe patriotik. Një fjalim që duhet analizuar nga krejt kupola e drejtësisë, por jo vetëm, edhe nga politika.
    Ja fjala e Sokol Sadushit:
    E ndjej si një detyrim profesional dhe moral që, në këtë panel ku tema është llogaridhënia, guximi moral dhe respektimi i sundimit të ligjit, të flas hapur dhe të mos jem konformist. Jo për të rënë në një vetëkënaqësi institucionale, por për të ndarë me ju disa të vërteta që, edhe pse i kam shprehur më parë, mbeten aktuale dhe kërkojnë të ritheksohen.
    Sistemi ynë i drejtësisë po kalon prej vitesh një transformim të thellë. Shqipëria po hyn gradualisht në vitin e dhjetë të përpjekjes për të ndërtuar besimin tek drejtësia. Pavarësisht arritjeve të shumta dhe të prekshme, sistemi i drejtësisë po ndeshet me problematika serioze. Ai po përjeton krizën e efiçencës dhe të efektivitetit në gjykim, të shkaktuar nga mbingarkesa dhe vonesat në dhënien e drejtësisë. E shohim çdo ditë se si çështje jetike për individë, shtresa vulnerabël, biznese apo komunitete të ndryshme zvarriten për vite me radhë. Pafuqia për të vendosur shpejt dhe me profesionalizëm po i shndërron organet brenda sistemit në struktura me ndikim të kufizuar. Dhe këtë nuk na e thonë vetëm raportet ndërkombëtare. Madje më qartë na e thotë qytetari, qoftë edhe me heshtjen e tij.
    Nga pozicioni i Kryetarit të Gjykatës së Lartë, vërej një rrezik të heshtur që po shfaqet në organet e sistemit të drejtësisë: rënia në rehati konformiste. Ndoshta nuk konstatohen shkelje flagrante të ligjit, por ka më shumë heshtje, mosveprim në kohë dhe pasivitet. Nuk shfaqen haptazi ndikime të drejtpërdrejta në sistem, por duket se ato janë zëvendësuar me presione të heshtura, të rafinuara, por njëlloj të dëmshme. Nuk është fjala për vendime të padrejta, por për vendime që nuk merren në kohën e duhur. Dhe ky është, ndoshta, rreziku më i madh i kohëve tona: një drejtësia që nuk vepron në kohë; një drejtësi që pret. Reforma në drejtësi ka sjellë transformimin pozitiv të sistemit duke prodhuar edhe një shtysë të domosdoshme për ndryshim dhe për edukim. Megjithatë, sot jemi në një realitet ku ndershmëria shpesh shoqërohet me frikë, ku integriteti ndonjëherë mbetet i izoluar, ndërsa konformizmi gjen terren më të lehtë se guximi për të vepruar ndryshe. Prandaj, më shumë se kurrë, kemi nevojë për një vetëdije kolektive për drejtësinë, si themel i shtetit dhe i shoqërisë.
    Është folur gjatë për ndërtimin e institucioneve të reja, për vetingun, për pavarësinë nga politika, por më pak flitet për sprovën më të vështirë me të cilën përballet çdo magjistrat: sprovën e ndërgjegjes. Pikërisht këtu lind nevoja për të reflektuar mbi integritetin gjyqësor përballë tundimit të konformizmit dhe për guximin moral për të qëndruar në anën e drejtë, atëherë kur kjo është më e vështirë.
    Korniza ligjore parashikon mekanizma për të luftuar korrupsionin, për të shmangur mungesën e përgjegjshmërisë apo mangësitë profesionale, por nuk parashikon mekanizëm për ta mbrojtur magjistratin nga tundimi i konformizmit. Për gjyqësorin modern konformizmi përfaqëson një prej sfidave më delikate. Ai paraqet një tension të përhershëm midis përmbushjes së rolit formalist të gjyqtarit dhe nevojës për kurajo morale e pavarësi profesionale.
    Rreziku që iu kanoset sot magjistratëve nuk vjen doemos nga pushtetet e tjera, por nga faktorë të tjerë të rrezikshëm, ndoshta edhe për shkak të faktit se janë të padukshëm, të heshtur, por të vendosur për të arritur synimet e tyre. Në këtë realitet, konformizmi  përpiqet të fitojë terren. Ai është më pak i zhurmshëm se korrupsioni, por po aq i rrezikshëm sa ai.
    Konformizmi manifestohet në forma të ndryshme:
     Në hezitimin për të marrë vendime që mund të prishin qetësinë institucionale;
     Në dëshirën për të mos u ekspozuar nën frikën e përballjes me kritikë apo me ndëshkime karriere;
     Në pranimin pasiv të sjelljeve jo etike të kolegëve me arsyetime si: “kjo nuk është puna ime”, “nuk ke se ç’bën”, apo më keq, duke e konsideruar si “çështje që nuk më takon mua”, megjithëse një sjellje a veprim i tillë ngarkon me peshë të gjithë sistemin.
    Këto janë shenja të një sistemi ku mungon guximi, dhe që pa e kuptuar minojnë së brendshmi pavarësinë institucionale dhe individuale të magjistratit. Konformizmi të bën të heshtësh, të shmangesh, të mosveprosh, megjithëse e drejta shkelet. Ai krijon një sistem ku edhe magjistrati i ndershëm, ndonjëherë, zgjedh të mos jetë i guximshëm. Prirja për të mos prishur status quo-në, apo për të ndjekur mendimin e shumicës, thjesht sepse është më e rehatshme, por jo e drejtë, është një nga dukuritë negative të sistemit.
    Është e lehtë të themi se duam drejtësi të pavarur. Por si përkthehet kjo në praktikë? A kemi magjistratë që guxojnë të mbrojnë të drejtën, edhe kur ajo sfidon interesat politike, ekonomike apo rrjedhën e zakonshme të rasteve? A kemi magjistratë që veprojnë pa frikë, pa u tunduar nga opinioni publik, nga titujt e portaleve apo nga mënyra e reagimit të strukturave më të larta shtetërore? Sigurisht që kemi, por a mund të themi se ata dominojnë? Këto janë pyetje që duhet t’i bëjmë vetes. Ndoshta përgjithësimet nuk vlejnë, por është fakt se drejtësia përballet me presione konstante, politike, ekonomike dhe në raste jo të pakta, edhe kriminale. Presioni nuk vjen domosdoshmërisht me kërcënim. Ai shfaqet me oferta, me afrimitet, me rehati institucionale, ose, më rrezikshëm, përmes ndjesisë së dorëzimit, me shprehje të tilla se “kjo nuk është puna ime”, “nuk ia vlen”, “kjo punë nuk bëhet”, etj, etj.
    Ne nuk mund ta mohojmë se presioni është real, por kjo nuk duhet të na paralizojë. Nëse dorëzohemi, kemi humbur jo vetëm funksionin, por edhe legjitimitetin për ta ushtruar atë. Dhe pikërisht këtu lind nevoja për integritetin jo si virtyt abstrakt, por si akt rebelimi ndaj indiferencës dhe konformizmit. Integriteti nuk është vetëm mospërfshirje në korrupsion. Është koherencë mes ligjit dhe ndërgjegjes. Magjistrati me integritet është ai që zgjedh të mos e shkel ligjin, por ta zbatojë atë; ai që përballë një opinioni të zhurmshëm publik, qëndron i palëkundur në bindjen se drejtësia nuk është çështje shumice, por çështje dinjiteti personal dhe institucional.
    Legjitimiteti i magjistratit buron nga pranimi prej shoqërisë i pushtetit që ai ushtron. Ideja e pranimit të vendimit të magjistratit mbështetet tek besimi. Qytetari, në shumicën e rasteve nuk mund të analizojë nëse vendimi është drejtësisht i argumentuar, por ai duhet të besojë se vendimi është marrë në mënyrë të ndershme. Pikërisht vendimmarrja është pasqyrë e vlerave të sistemit që duhet të pasqyrojë ndershmëri intelektuale dhe guxim për të shpjeguar jo vetëm “çfarë thotë ligji?”, por “pse e zbatojmë në këtë mënyrë?”. Në shumë raste, vendimet janë të rregullta nga pikëpamja formale, por nuk duhet të jenë të ngurta dhe të mbyllura ndaj realitetit shoqëror, sepse ndarja mes vendimit dhe realitetit dëmton besimin. Duhet të kemi vendime që flasin jo vetëm me normën ligjore, por edhe me racionalitetin dhe me ndjeshmërinë për drejtësi. Kjo është arsyeja pse integriteti i gjyqtarit luan rol thelbësor për të ruajtur besimin publik në drejtësi dhe përse merr rendësi në ndërveprimin dinamik ndërmjet gjyqtarit dhe shoqërisë.
    Të jesh me integritet do të thotë të mos jesh i pandjeshëm ndaj efektit që çdo vendim ka në publik. Në çdo sallë gjyqi, në çdo akt hetimor që kryen, në çdo vendim që merr,  magjistrati përcjell një mesazh për qytetarin dhe për vetë sistemin. Dhe ky mesazh ose ndërton besim, ose e rrënon atë. Kjo duhet parë si një mënyrë llogaridhënie, e cila nuk është thjeshtë një procedurë, por përgjegjësi ndaj shoqërisë. Llogaridhënia fillon aty ku gjyqtari pyet veten, jo vetëm “a po zbatoj ligjin?”, por “a po jap drejtësi?”. Dhe nuk ka llogaridhënie pa vetëdije. Nuk ka vetëdije pa guxim. Dhe nuk ka guxim pa një sistem që e mbron dhe ushqen integritetin, jo vetëm në ceremoni të tilla si kjo, por në jetën e përditshme institucionale. Prandaj drejtësia nuk mund të qëndrojë mbi një ligj të ftohtë apo mbi një sistem formal kompetencash. Ajo qëndron mbi karakterin e magjistratit, mbi guximin për të thënë të vërtetën, mbi përkushtimin për të mos heshtur kur ligji përdhoset, mbi aftësinë për të dhënë drejtësi edhe kur askush nuk na shikon, edhe kur tundimi për të mos reaguar është i fortë.
    Ne duhet të shohim në rradhë të parë nga vetja. Shpesh ndodh që për çdo problem që lind në sistem, zgjidhja kërkohet te ndryshimi i ligjeve. Realisht, ajo që kemi më shumë nevojë sot nuk është tendenca ekstreme për sa më shumë ligje, por nevoja për më shumë karakter, jo më shumë institucione që nuk ndërveprojnë, por më shumë besueshmëri, e cila vjen vetëm nga mënyra se si veprojmë dhe nga vendimet që marrim.
    Prandaj, rëndësi të veçantë merr personaliteti i magjistratit, përgatitja akademike, aftësia në komunikim, hobet që tregojnë përfshirjen sociale, temperamenti që shfaq në ruajtjen e qetësisë dhe përqendrimit të nevojshëm në marrjen e vendimeve të drejta, dhe mbi të gjitha, cilësia për të mos u pajtuar me sjellje të padrejta dhe për të qenë i pakompromis përballë normave që shkelen.
    Për t’u theksuar, integriteti nuk është thjesht atribut i mbajtësit të funksionit, por karakteristikë thelbësore e vetë funksionit. Kjo është arsyeja pse besimi publik i drejtohet jo vetëm individit, por funksionit të tij si gjyqtar a prokuror. Dhe qëllimi është i njëjtë: të garantohet një drejtësi që është e drejtë, jo vetëm formalisht, por që perceptohet si e tillë nga qytetari. Vetëm kështu integriteti nuk do të jetë një ideal i shkëputur nga realiteti, por një ushtrim konkret i përditshëm, që e mban gjallë besimin e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë. Dhe vetëm atëherë magjistrati nuk do të jetë thjesht zbatues i ligjit në mënyrë të verbër, por garant i vlerave që bëjnë drejtësinë legjitime, njerëzore dhe të qëndrueshme dhe që kërkon guxim, integritet, ndërgjegje të pastër e qëndrim të palëkundur përballë presioneve të çfarëdolloj. Këtë duhet ta tregojmë me vendimmarrje të qëndrueshme, profesionale e të guximshme.
    Këto fjalë nuk kanë për qëllim moralizimin, por nevojën e madhe për të ndërtuar të gjithë së bashku autoritetin e funksionit të magjistratit mbi karakterin e fortë moral e profesional që duhet treguar. Nëse e bëjmë këtë, çdo vendim që do të marrim, pavarësisht se njëra palë do të jetë e humbur, do të mirëpritet. Misioni ynë nuk është të kënaqim të gjithë, qoftë palët në proces, qoftë kolegët tanë apo çdo person tjetër të interesuar. Nga Ne pritet të shfaqim të njëjtën ndjenjë drejtësie ndaj çdokujt, në çdo situate. Vetëm kështu mund të arrijmë të realizojmë zbatimin e drejtë të ligjit dhe dhënien e drejtësisë.
    Detyra jonë është të mos heshtim kur drejtësia vonohet, të mos shmangemi kur e drejta kërkon zë, të mos e fshehim mungesën e guximit pas procedurave, të mos lejojmë që ndershmëria të mbetet e izoluar dhe të mos heshtim përballë konformizmit. Dhe më e rëndësishmja: të ndërtojmë një kulturë të re brenda sistemit, kulturën e guximit, të refuzimit të praktikave të gabuara, të denoncimit të presioneve, të përballjes me interesat që përpiqen të devijojnë rrjedhën e ligjshme të proceseve. Nëse Ne nuk guxojmë ta përmbushim këtë mision brenda sistemit, nuk mund të presim besim nga jashtë.
    Vetëm kështu, integriteti nuk do të mbetet një fjalë e bukur në një konferencë – por do të bëhet shtylla e një drejtësie që nuk heshtë dhe nuk dorëzohet.

  • Ankimohet tenderi 7.5 milionë euro për përmirësimin e sistemit të Thesarit

    Ankimohet tenderi 7.5 milionë euro për përmirësimin e sistemit të Thesarit

    Procesi i vlerësimit në një tender me fond limit 750 milionë lekë apo 7.5 milionë euro ka lënë të pakënaqur një operator ekonomik që ka ankimuar procedurën e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit në Komisionin e Prokurimit Publik.Në faqen e këtij institucioni nuk është bashkëngjitur shkresa e ankimuesit sikurse veprohet në procedurat standarde por nga të dhënat kryesore të raportuara mbi ankesën mësohet se bëhet fjalë për pretendimet e Advanced Business Solutions – ABS për fazën e vlerësimit të tenderit që u hap në shkurt të këtij viti.Në këtë procedurë fitues u shpall COMMUNICATION PROGRESS me një ofertë 679 milionë lekë apo rreth 6.8 milionë euro.Procedura në fjalë synon përmirësimin e sistemit informatik financiar të qeverisë. Qëllimi sipas dokumenteve të procedurës është përmirësimi i infrastrukturës hardware dhe SIFQ (Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë) ku këto përmirësime duhet te rrisin performancen, sigurinë dhe efektivitetin e proceseve të punës.Projekti në fjalë synon arritjen e disa rezultateve nga ana e kompanisë fituese si:Përmirësim i infrastrukturës hardware (Furnizim, instalim, konfigurim)Përmirësim i sistemit të thesarit dhe përditësim i tij nga Oracle E-Business Suite R12 (12.1.3) ne sistemin e upgradeuar Oracle E-Business Suite R12 (12.2.13) ne version anglisht dhe shqip.Migrimi i të dhënave historike.Ruajtja e gjithë customizimeve/personalizime nga versioni aktual i sistemit në sistemin e përmirësuar.Trajnimin e përdoruesve (sipas metodës Trajno Trajnuesit) (Manualet e përdorimit për të gjitha modulet e sistemit, për institucionet online me SIFQ dhe ato offline. Manualet e përdorimit. Manuali konfigurimeve.Testimi i sistemit të përmirësuar (Scripts, etj)Procesi i mirëmbajtjes. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Profesionistët e lirë letër DPT dhe AKSHI: Ndërhyni në SelfCare, rrezikojmë dorëzimin e deklaratave

    Profesionistët e lirë letër DPT dhe AKSHI: Ndërhyni në SelfCare, rrezikojmë dorëzimin e deklaratave

    Nisur nga problematikat teknike që hasin kontabilistët dhe bizneset në punën e përditshme me platformën qendrore të faturimit SelfCare, Aleanca e Profesionistëve të Lirë APL nëpërmjet një letre dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kërkon mbështetje për adresim.Në letrën dërguar institucioneve profesionistët e lirë të APL-së theksojnë se për një periudhë të gjatë dhe të vazhdueshme kohore përmes sistemit SelfCare operohet me vështirësi, sidomos në dorëzimin e deklaratave të sakta tatimore brenda afateve ligjore. Kjo vjen pasi sistemi ndërpritet në mënyrë të vazhdueshme apo nuk reflekton në kohë reale përditësimet.Sipas tyre këto ndërprerje dhe mosfunksionime teknike po sjell ulje të produktivitetit të tyre profesionale, rrezik për shkeljen e afateve ligjore deri te rritja e stresit dhe ngarkesës emocionale të tatimpaguesve dhe kontabilistëve.Për rrjedhojë prej tyre kërkohet nga institucionet shtetërore, të ndërhyhet teknikisht në kohë reale për çdo ndërprerje apo përditësim të sistemit për të garantuar akses të pandërprerë.Sipas profesionistëve të lirë, duke u bazuar në përgjegjësitë ligjore të përcaktuara në VKM nr. 431, datë 03.06.2020 “Për platformën qendrore të faturave”, si dhe nenin 26 të Ligjit nr. 87/2019, DPT dhe AKSHI kanë rolin e krijimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të sistemit.Një ndër arsyet e funksionimit me vështirësi të sistemit qendror të faturimit, nëpërmjet të cili kryhen veprimit për fiskalizimin dhe për platformën e-Albania, sipas profesionistëve është mungesa e mirëmbajtjes. Sipas tyre prej muajit Prill 2025, kompanisë i ka përfunduar afati i kontratës së mirëmbajtjes së sistemit SelfCare. Nga profesionistët pohohet se procedura e tenderit është hapur në muajin Prill, por deri tani nuk është shpallur asnjë fitues. E gjitha kjo ka sjellë që kostot nga mosfunskionimi i mirëmbajtjjes së sistemit, të bien mbi bizneset dhe kontabilistët.Kërkesë për mbështetje institucionale dhe bashkëpunim në adresimin e problematikave teknike të platformës qendrore të faturimit (SelfCare)Drejtuar: Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve; Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)Të nderuar përfaqësues të institucioneve përgjegjëse,Në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve publike dhe garantimit të funksionalitetit të pandërprerë të platformës qendrore të faturimit (SelfCare), Aleanca e Profesionistëve të Lirë paraqet shqetësimin dhe kërkesën e saj për mbështetjen dhe ndërhyrjen tuaj të menjëhershme në adresimin e problematikave teknike me të cilat po përballen në mënyrë të përsëritur përdoruesit e kësaj platforme.Në zbatim të përgjegjësive ligjore të përcaktuara në VKM nr. 431, datë 03.06.2020 “Për platformën qendrore të faturave”,në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, institucionet tuaja kanë një rol thelbësor në krijimin, zhvillimin, mirëmbajtjen, administrimin dhe menaxhimin e këtij sistemi. Ndaj, sjellim në vëmendjen tuaj disa çështje që kërkojnë trajtim urgjent dhe të koordinuar:Problemet kryesore:Për një periudhë të gjatë dhe të vazhdueshme kohore, profesionistët dhe tatimpaguesit që operojnë përmes sistemit kanë hasur vështirësi të konsiderueshme në aksesimin dhe funksionimin normal të platformës, sidomos në dorëzimin e deklaratave të sakta tatimore brënda afateve ligjore. Këto ndërprerje dhe mosfunksionime teknike kanë sjellë:• Ulje të produktivitetit dhe efikasitetit profesional;• Cenim të cilësisë së shërbimeve të ofruara për tatimpaguesit;• Rritje të nivelit të stresit dhe ngarkesës emocionale te profesionistët;• Rrezik të shkeljes së afateve ligjore jo për faj të përdoruesve, por për shkak të pengesave të sistemit.Ndikimi i këtyre problematikave nuk është vetëm teknik apo operacional. Ai ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien emocionale dhe profesionale të individëve që mbajnë barrën e përmbushjes së detyrimeve fiskale për llogari të tatimpaguesve.Në këtë kuadër, kërkojmë nga institucionet tuaja që të ndërmarrin hapat e mëposhtëm:1. Garanci për akses të pandërprerë dhe funksionim të qëndrueshëm të platformës në të gjitha fazat e përdorimit të saj, veçanërisht gjatë afateve të raportimit tatimor.2. Ndërhyrje teknike në kohë reale dhe informim të qartë dhe të aksesueshëm mbi çdo përditësim apo ndërprerje të sistemit.3. Njohje dhe adresim të ndikimit psikologjik dhe profesional që këto ndërprerje shkaktojnë te përdoruesit, duke marrë masa lehtësuese administrative në raste të justifikuara.4. Krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm komunikimi dhe bashkëpunimi me përfaqësuesit e profesionistëve të lirë, për të raportuar problematikat dhe për të kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit.Theksojmë se profesionistët janë partnerë kyç në garantimin e përmbushjes së detyrimeve fiskale dhe në mbështetjen e sistemit tatimor të vendit. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në mënyrë konstruktive dhe proaktive për çdo iniciativë përmirësimi, me qëllim rritjen e besimit dhe funksionimit të qëndrueshëm të platformave digjitale të administratës publike.Ju falënderojmë për vëmendjen dhe presim me interes reagimin dhe mbështetjen tuaj konkrete.Me respekt,Aleanca e Profesionistëve të Lirë      Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • PD: Publikimi i tezës së provimeve të maturës pas fillimit të testimit, dështim i sistemit arsimor

    PD: Publikimi i tezës së provimeve të maturës pas fillimit të testimit, dështim i sistemit arsimor

    Drejtuesja e departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike Lili Sula deklaroi sot dalja e tezave të provimeve kombëtare të maturës shtetërore të Gjuhës së Huaj dhe të Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë pas fillimit të provimit është dështim i sistemit arsimor.
    Në një deklaratë për mediet Sula tha se “barazia e të gjithë nxënësve në provim garantohet me ligji dhe është shkelur rregullisht nga ministria, e cila nuk bën transparencë dhe nuk ndëshkon përgjegjësit për këtë skandal të radhës”.
    Sipas Sulës “ministria e shndërron në normë dhe standard daljen e tezes”.
    “Nuk ka shtet në rajon dhe në Europë që daljen e tezave të provimeve ta konsiderojë normale dhe të ndjehet krenar për ‘’përputhjen’’ mes rregullave të shkruar dhe zbatimit praktik”, tha Sula.
    Sula tha se matura kombëtare edhe këtë vit “certifikoi mungesën e plotë të përgjegjësisë për rezultate në arsim, ripohoi gremisjen e thellë të sistemit, atë që ekspertët ndërkombëtarë e kanë theksuar prej vitesh, gremisje për të cilën ka punuar kjo parti shtet”.

  • Lili Sula: Skandali me maturën shtetërore, dështim i sistemit arsimor

    Lili Sula: Skandali me maturën shtetërore, dështim i sistemit arsimor

    Drejtuesja e Departamentit të Aesimit në PD, Lili Sula ka denoncuar skandalin me provimet e maturës shtetërore, ku tezat kanë dalë në publik vetem pak minuta pasi ka filluar testimi.

    ‘Skandali me maturën shtetërore, dështim i sistemit arsimor’, theksoi Sula gjatë një deklarate për mediat nga selia blu.

    ‘Matura kombëtare edhe këtë vit certifikoi pjekurinë e shtetit për të vjedhur e mashtruar, certifikoi mungesën e plotë të përgjegjësisë për rezultate në arsim, ripohoi gremisjen e thellë të sistemit,  atë që ekspertët ndërkombëtarë e kanë theksuar prej vitesh, gremisje për të cilën ka punuar kjo parti shtet’, u shpreh Sula.

    DEKLARATË PËR MEDIA DREJTUESJA E DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT NË PD, LILI SULA

    Skandali i daljes se tezave të provimeve kombëtare u përsërit edhe këtë vit. Dalja e testeve të provimit të Gjuhës së huaj dhe të Gjuhës Shqipe dhe të letërsisë, në minutat  e para të fillimit të provimit është pësimi më i keq që i ofrohet maturantëve në përmbyllje të shkollës së mesme,  është shfaqja më e shëmtuar që i ofrohet shoqërisë.

    Barazia e të gjithë nxënësve në provim garantohet me ligji dhe është shkelur rregullisht nga ministria,  e cila nuk bën transparencë dhe nuk ndëshkon përgjegjësit për këtë skandal të radhës. Ministria e shndërron në normë dhe standard daljen e tezes dhe e bekon dështimin e maturës shtetërore përmes deklaratës se ‘’provimi po zhvillohet me standardet më të larta të sigurisë dhe transparencës në përputhje me rregulloren e Maturës shtetërore…’’.

    Nuk ka shtet në rajon dhe në Europë që daljen e tezave të provimeve ta konsiderojë normale dhe të ndjehet krenar për ‘’përputhjen’’ mes rregullave të shkruar dhe zbatimit praktik.

    Ministria e çarsimimit e përmbysi procesin e testeve të maturës shtetërorë, të organizimit e menaxhimit të testimeve, si dhe të vlerësimit të nxënësve, në vlerësime të pjekurisë  si të shpërndahet kopja, si të mashtrohet e të vidhet, duke u thënë maturantëve që fiton ai që shkel rregullat, ai që kopjon më shumë.

    Ka ndodhur gjithçka prisnim- ligjësimi, riligjësimi i së amoralshmes dhe antietikes, riligjësimi i farsës së maturimit të nxënësve tanë.

    Ja edhe një shtysë tjetër e fortë që nxënësit të largohen nga Shqipëria. A ka mësim-pësim më të keq se ky dështim, që nxënësit, ata më të mirët, ekselentët të rendin pas aplikimeve për t’u larguar nga universitet tona e për të studiuar jashtë!

    Matura kombëtare edhe këtë vit certifikoi pjekurinë e shtetit për të vjedhur e mashtruar, certifikoi mungesën e plotë të përgjegjësisë për rezultate në arsim, ripohoi gremisjen e thellë të sistemit,  atë që ekspertët ndërkombëtarë e kanë theksuar prej vitesh, gremisje për të cilën ka punuar kjo parti shtet.

  • AKSHI “gostit” me 7 mln euro HORIZON-in e Ermal Beqirajt dhe Communication Progress

    AKSHI “gostit” me 7 mln euro HORIZON-in e Ermal Beqirajt dhe Communication Progress

    Lufta e fortë e Gerond Meçes për të shtënë në dorë kontratën 7.5 milionë euro për përmirësimin e sistemit informatik të Thesarit të shtetit duket se ka shkuar kot.
    Edhe pse Advanced Business Solutions e Meçes paraqiti ofertën më të ulët në tender, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit vendosi të shpallë fitues bashkimin e kompanive Communication Progress dhe Horizon në kontratën e majme për sistemin informatik financiar të qeverisë.
    Në garën për të marrë tenderin e thesarit u paraqitën subjekte, nga të cilat njëra ishte pa ofertë financiare. Rrjedhimisht dy ofertat e vlefshme në garë ishin ajo e Advanced Business Solutions me vlerë 5.1 milionë euro dhe oferta e dytë ishte e bashkimit të kompanive Communication Progress dhe Horizon, të cilat ofruan 6.8 milionë euro.
    AKSHI vendosi të skualifikojë ofertën e ABS-së së Meçes me argumentin se nuk përmbushte kriteret duke shpallur kështu fituese të kontratës ofertën 1.7 milionë euro më të lartë të paraqitur nga Communication Progress dhe Horizon.
    Tenderi
    Tenderi për përmirësimin e sistemit të Thesarit u shpall në dhjetor të vitit të kaluar. I parashikuar për t’u zhvilluar në Janar sipas afateve ligjore, tenderi u zvarrit për më shumë se 4 muaj për shkak të ankimimeve të Gerond Meçes në Komisionin e Prokurimit Publik duke sfiduar kriteret e vendosura nga AKSHI si jo të drejta dhe jo në përputhje me ligjin.
    Përmes një vendimi me numër 451/2025 në prill të këtij viti, Komisioni i Prokurimit i gjeti pjesërisht të drejta ankesat e kompanisë Advanced Business Solutions dhe urdhëroi AKSHI-n të modifikonte kriteret e tenderit. Por pavarësisht kësaj Advanced Business Solutions është skualifikuar sërish dhe kontrata iu dha konkurrentit tjetër.
    Për shumë vite rresht ABS e Gerond Meçes ishte fituesi më i madh i tenderave të AKSHI-t duke përlarë miliona euro. Por papritmas, gjatë vitit të kaluar, kompanisë iu pre çdo akses në tenderat e teknologjisë së informacionit dhe që nga ajo kohë, të gjitha ofertat e saj në tenderat e AKSHI-t, skualifikohen.
    Gerond Meçe është denoncuar nga opozita si prestanome e familjarëve të kryeministrit. Madje kompania e tij është denoncuar publikisht edhe nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj si kompani e oborrit kryeministror. Arsyet se pse kjo kompani u përjashtua me urgjencë nga çdo tender i AKSHI-t mbeten mister.
    Ndërhyrja
    Objekti i përgjithshëm i kësaj kontrate është përmirësimi i infrastrukturës hardware dhe software të Sistemit të Thesarit SIFQ (Sistemi Informatik Financiar i Qeverise), duke e përditësuar atë në mënyre që të jetë i sigurt dhe të plotësoje kërkesat e kohës.
    “Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i infrastrukturës hardware dhe softëare të Sistemit të Thesarit SIFQ (Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë). Këto përmirësime duhet të rrisin performancën, sigurinë dhe efektivitetin e proceseve të punës. Sistemi që do të përmirësohet dhe zbatohet, duhet të jetë në përputhje me dispozitat e vendimit nr. 945, datë 02.11.2012, Për miratimin e rregullores “Administrimi i sistemit të Bazave të të Dhënave Shtetërore”, të ndryshuar, në lidhje me disponueshmërinë, integritetin dhe konfidencalitetin e sistemit” thuhet në dokumentat e tenderit.
    Sipas përshkimeve nga ana palës së kontraktuar duhet të arrihen disa rezultate ku së pari përmirësim i infrastrukturës hardëare (furnizim, instalim, konfigurim).
    Së dyti përmirësim i sistemit të thesarit dhe përditësim i tij nga Oracle E-Business Suite R12 (12.1.3) në sistemin e upgradeuar Oracle E-Business Suite R12 (12.2.13) në version anglisht dhe shqip. Së treti migrimi i të dhënave historike.
    Po kështu ruajtja e gjithë kostumizimeve/personalizime nga versioni aktual i sistemit në sistemin e përmirësuar. Një tjetër aspekt është trajnimi i përdoruesve (sipas metodës Trajno Trajnuesit) (Manualet e përdorimit për të gjitha modulet e sistemit, për institucionet online me SIFQ dhe ato offline. Manualet e përdorimit. Manuali konfigurimeve. Në fund edhe testimi i sistemit të përmirësuar (Scripts, etj) si dhe procesi i mirëmbajtjes. Realizimi i projektit do të kalojë në disa faza, specifikisht pesë të tilla nga nisja e kontratës e deri në fund të saj që përfshihet në total një periudhë prej 18 muajsh./kapitali.al

  • Fillojnë zgjedhjet unike në botë për gjyqtarët e sistemit të drejtësisë në Meksikë

    Fillojnë zgjedhjet unike në botë për gjyqtarët e sistemit të drejtësisë në Meksikë

    Qendrat e votimit u hapën sot në Meksikë për zgjedhjen e paprecedentë të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të të gjithë sistemit të drejtësisë, një reformë e nxitur nga e majta në pushtet.
    Kjo gjykatë përbëhet nga nëntë anëtarë.

    Gati 100 milionë votues pritet të marrin pjesë në qendrat e votimit, të cilat u hapën në orën 08:00 (14:00 GMT) për të zgjedhur edhe 881 gjyqtarë dhe magjistratë në nivel federal, dhe gati 1 600 në 19 nga 32 shtetet.
    Abstenimi ka të ngjarë të jetë i lartë pavarësisht popullaritetit të presidentes, Claudia Sheinbaum, e cila lëshoi ​​një apel të fundit dje për të votuar për të luftuar “korrupsionin” brenda gjyqësorit./  a.jor. ATSH

  • Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

    Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

    Meksika po përballet me një moment historik, teksa qytetarët votojnë për të zgjedhur të gjithë gjyqtarët e sistemit gjyqësor, nga gjykatat lokale deri në Gjykatën e Lartë. Kjo reformë, e mbështetur nga Presidentja e re Claudia Sheinbaum dhe miratuar nën qeverisjen e ish-Presidentit López Obrador, ka ngjallur debat të madh në vend. Kritikët e shohin si një përpjekje për politizimin e drejtësisë, ndërsa mbështetësit e konsiderojnë një hap drejt demokratizimit të një sistemi të korruptuar dhe nepotist.

    Një rast tepër i diskutuar është edhe ai i Silvia Delgado-s, një avokate që kandidon për gjyqtare penale në Ciudad Juárez. Ajo u bë e njohur si mbrojtësja ligjore e baronit të drogës Joaquin “El Chapo” Guzmán. Megjithëse ajo nuk është nën hetim dhe nuk ka qenë e dënuar për asnjë krim, organizata për të drejtat e njeriut Defensorxs e ka renditur si një nga 19 kandidatet me “rrezik të lartë”. Kritikët e saj thonë se lidhjet e saj të mëparshme me Kartelin e Sinaloas rrezikojnë integritetin e sistemit gjyqësor. Delgado i hedh poshtë këto akuza duke theksuar se ka kryer vetëm detyrën si avokate.

    Ndërkohë, një tjetër kandidate për Gjykatën e Lartë, Olivia Aguirre Bonilla, e njohur për punën e saj në të drejtat e njeriut, e mbështet reformën duke e parë si një mundësi për të thyer privilegjet e elitave juridike dhe për t’i dhënë popullit fjalën e fundit në drejtësi.

    Me mbi 7500 pozita gjyqësore në lojë dhe fushata të vetëfinancuara, zgjedhjet po testojnë gatishmërinë e popullit meksikan për të marrë pjesë aktive në formësimin e drejtësisë së tyre. Sytë janë tani nga pjesëmarrja dhe mesazhi që do të japë ky votim për të ardhmen e drejtësisë në Meksikë. 

  • Studiuesit amerikanë pretendojnë se kanë zbuluar një planet “xhuxh” në kufirin e sistemit tonë diellor

    Studiuesit amerikanë pretendojnë se kanë zbuluar një planet “xhuxh” në kufirin e sistemit tonë diellor

    Për vite me radhë, shkencëtarët kanë kërkuar për “planetin e nëntë” misterioz.

    Në vend të kësaj, ata besojnë se kanë zbuluar një planet të ri xhuxh, në skaj të sistemit tonë diellor.
    Shkëmbinjtë e akullt që gjenden në rripin e Kuiperit, përtej Neptunit, kanë tendencë të ndjekin të gjithë një trajektore specifike. 20 vjet më parë, astronomët teorizuan se ky fenomen është për shkak të tërheqjes gravitacionale të një “planeti të nëntë” që mund të ketë një masë dhjetë herë më të madhe se ajo e Tokës dhe deri më tani ishte i fshehur nga të gjithë vëzhguesit.

    2017 OF201 suena muy a ciencia ficción… pero no es una película🎬
    Es un nuevo planeta enano descubierto más allá de Plutón 🪐 ¿Podría ser este uno de los objetos distantes más lejanos y misteriosos del Sistema Solar?👉 https://t.co/uk0COs4jtG
    📸 vía @GizmodoES pic.twitter.com/hhE4DavTTB
    — signusecovalor (@signusecovalor) May 28, 2025

    Astronomers have spotted a possible dwarf planet, known as 2017 OF201 – and its unusual orbit suggests our solar system may not contain a hidden ninth “Planet X” after all https://t.co/xbFLEz6pXN
    — New Scientist (@newscientist) May 28, 2025

    Duke hetuar këtë botë misterioze, ekzistenca e së cilës është çështje debati, tre astronomë amerikanë pretendojnë se kanë zbuluar një “kandidat” të ri për titullin “planet xhuxh”. Objekti, i quajtur 2017 OF201, është rreth 700 kilometra në diametër, sipas një studimi paraprak të publikuar javën e kaluar dhe ende nuk është shqyrtuar nga ekspertë të tjerë. Është tre herë më i vogël se Plutoni, por mjaftueshëm i madh për t’u klasifikuar si një “planet xhuxh”, tha për AFP autori kryesor i studimit, Shihao Cheng, i Institutit për Studime të Avancuara në New Jersey, në SHBA.
    Objekti është tre herë më larg Tokës sesa Neptuni. Megjithatë, për shkak të orbitës së saj shumë eliptike, ajo arrin deri në renë Oort, në kufijtë e jashtëm të sistemit tonë diellor, në një distancë 1,600 herë më të madhe se distanca e Tokës nga Dielli. Në këtë udhëtim 25,000 vjeçar, objekti mund të vërehet nga Toka vetëm për 0.5% të kohës, ose rreth një shekull.
    “Po bëhet gjithnjë e më e errët”, vuri në dukje Cheng, duke shtuar se zbulimi sugjeron se mund të ketë “qindra objekte të ngjashme në orbita të ngjashme” në Rripin Kuiper. Studiuesit tani po kërkojnë më shumë kohë për t’i drejtuar teleskopët James Webb, Hubble dhe ALMA drejt zbulimit të tyre.
    Një vëzhgues amator 23-vjeçar nga Kalifornia, Sam Dean, kishte arritur tashmë ta gjurmonte planetin xhuxh bazuar në bazat e të dhënave të vjetra. “OF201 është, sipas mendimit tim, ndoshta një nga zbulimet më interesante në sistemin tonë diellor në një dekadë,” i tha ai AFP-së.
    Plutoni u zbulua në vitin 1930 dhe për një kohë mbante titullin “planeti i nëntë” i sistemit diellor . Megjithatë, në vitin 2006, ai u klasifikua si një planet xhuxh, për shkak të madhësisë së tij të vogël, pasi është më i vogël se Hëna jonë. Ekzistojnë katër planetë të tjerë “xhuxhë” në sistemin diellor, Ceres, Eris, Haumea dhe Makemake.
    Kur studiuesit studiuan orbitën e 2017 OF201, ata zbuluan se ajo nuk ndiqte trendin e objekteve të ngjashme në Rripin Kuiper. Kjo mund të hedhë dyshime mbi hipotezën e ekzistencës së një planeti të nëntë. Cheng theksoi se për këtë arsye nevojiten të dhëna shtesë.
    Ky “zbulim i habitshëm” dhe të tjerë të ngjashëm nënkuptojnë se hipoteza origjinale rreth ekzistencës së një planeti të nëntë po largohet gjithnjë e më shumë, tha Samantha Lawler, një studiuese në Universitetin Kanadez të Reginës.
    “Jetojmë në një epokë kur teleskopët e mëdhenj mund të shohin pothuajse kufijtë e hapësirës”, por “oborri ynë” mbetet një mister, vuri në dukje Cheng, i cili shpreson të marrë disa përgjigje falë Observatorit Vera Rubin, i cili do të jetë funksional këtë vit në Kili.

    Top Channel

  • Transaksione 1.8 miliardë euro, zgjerohen pagesat me aips, ekspertët: ndikuan zgjedhjet dhe turizmi

    Transaksione 1.8 miliardë euro, zgjerohen pagesat me aips, ekspertët: ndikuan zgjedhjet dhe turizmi

    Digjitalizimi i sistemit të pagesave, efikasiteti dhe siguria në shërbime, pro dhe më pak kosto i ka nxitur individët dhe bizneset të kryejnë më shumë transaksione në euro nëpërmjet sektorit bankar.

    Të dhënat e  Bankës së Shqipërisë tregojnë ecurinë e pagesave të cilat deri në muajin prill në vlerë arritën në 1.8 miliardë euro. Ndërsa numri i tyre u rrit me 19%.
    Është ecuria e ekonomisë ndikuar përdorimi i gjerë i euros si pasojë e prurjeve nga turizmi, remitancave por dhe zgjedhjeve.
    Një tregues kryesor i rritjes së përdorimit të këtyre pagesave janë edhe blerjet që individët apo bizneset kryejnë në shuma të mëdha, pronat, automjetet, apo dhe lëvizjet ndërmjet bankave.
    Qëllimi kryesor i krijimit të sistemit AIPS Euro është kryerja e pagesave në Euro brenda vendit me kosto më të ulët dhe me një periudhë kohore më të shkurtër. Ndërsa sipas ekspertëve modernizimi i sistemit të pagesave do zgjerohet edhe më tej me hyrjen në funksion edhe të SEPA.
     
    TRANSAKSIONET NË VLERË (mln euro)
     
    Vlerë:                            1.8 mld euro
    Numër:                           114 mijë e 298
     
    NUMRI I TRANSAKSIONEVE NË EURO
    Janar 2025            25,865
    Shkurt 2025          27,147
    Mars 2025             27,948
    Prill 2025               33,338
    Totali                     114,298
     

    Top Channel