Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar parashikohet të kushtojë të paktën 1.7 milionë euro për dy vitet e ardhshme.Ministria e Financave përgjegjëse për këtë sistem ka kërkuar përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) zhvillimin e procedurës që parashikon këtë shërbim.“Ky sistem është një zgjidhje e vetme, plotësisht e integruar, homogjene që shërben për maksimizimin e efikasitetit dhe transparencës së planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të buxhetit”, thuhet në dokumentet e procedurës.Të njëjtat sqarojnë edhe komponentët kryesore që ka kjo procedurë që lidhen me aspektet softwerike si dhe infrastrukturën mbështetëse.“Objekti kryesor i këtij shërbimi është mirëmbajtja e Sistemit të Menaxhimit Financiar Shqiptar (Albanian Financial Management Information System – AFMIS) në çdo komponent të tij, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së punës 99.95% dhe për të gjithë komponentët dhe shërbimet e ofruara nga ky sistem.Komponentët kryesore të sistemit AFMIS, objekt i mirëmbajtjes së kësaj kontrate janë:i)Sistemi AFMIS në të gjitha komponentet e tij softëare që përfshin modulet informatike si më poshtë vijon:– Web portalin e Arshives Elektronike (AFMIS Web Portal)– Medium-Term Budget Planning (MTBP)– Public Investment Management (PIM)– Budget Project Portfolio Monitoring (BPPM)– Integrimi i sistemit AFMIS me SIFQ– Ndërfaqet e integrimit AFMIS me sistemet e tjera (SIFQ, IPSIS, APP, EAMIS, HRMIS).ii) Infrastruktura mbështetëse e sistemit që konsiston në pajisjet fizike (servera fizike dhe virtuale, storage, pajisje rrjeti) në site primar dhe sekondar, si dhe shërbimet mbështetëse të infrastrukturës si psh virtualizim dhe cluster-izim” thuhet në dokument.Po kështu operatori ekonomik duhet ti ofrojë edhe shërbim konsulence autoritetit kontraktor. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: sistemit
-

Platforma e-dëmshpërblimet, AKSHI tender për përmirësimin e sistemit
Platforma që menaxhon dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve do të përmirësohet për të garantuar disa procese që sot nuk arrijnë të kryhen online.Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi këtë procedurë me një fond limit 330 mijë euro duke përcaktuar në dokumentet që shoqërojnë atë rezultatet që duhet të arrihen.Sipas specifikimeve “qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i Sistemit të Informatizuar të Menaxhimit të Dëmshpërblimit të ish-të Përndjekurve Politik, duke lehtësuar proceset e punës të institucionit, garantuar vazhdimësi dhe siguri në aspektet e ruajtjes së dokumentacionit, shqyrtimit ligjor të dosjeve, saktësinë e aprovimit të pagesave”.Rezultatet që duhet të arrihen nga kontraktori“Duke qenë se aktualisht sistemi e-dëmshpërblimet shfaq problematika mbi të cilat nuk mund të vijohen procese të caktuara të punëve të përditshme në mënyrë dixhitale, Operatori Ekonomik duhet të bëjë përmirësime dhe optimizime të sistemit bazuar sipas specifikimeve teknike të listuara në kapitullin 13, por edhe të tjera të cilat mund të dalin gjatë fazës së analizimit apo përmirësimit të sistemit.Rezultatet që do të duhet të arrihen nga Operatori Ekonomik përmblidhen:Përmirësimi i Sistemit të Informatizuar të Menaxhimit të Dëmshpërblimit të ish të Përndjekurve Politik duke zgjidhur problematikat aktuale funksionale të sistemit.Implementimi i FQDN (Fully Qualified Domain Name) për sistemin, në mënyrë që përdoruesit të aksesojnë sistemin duke përdorur domain name. Mund të jetë një domain i ri ose një subdomain në rast se ky i fundit disponohet nga autoriteti përfitues.Implementimi i certifikatës SSL në mënyrë që sistemi të aksesohet duke përdorur protokollin HTTPS.Implementimi i Single Sign On (SSO) nëpërmjet ENTRA ID, një zgjidhje e implementuar në infrastrukturën e AKSHI-t. Përdoruesit e sistemit duhet të tërhiqen nga Active Directory eGov dhe roli përkatës duhet të përcaktohet në sistem. Metoda/Platforma e përzgjedhur për përmirësimin e sistemit duhet të mbështesë implementimin e ENTRA ID SSO. Implementimi i SSO nëpërmjet ENTRA ID do të rrisë sigurinë e sistemit pasi gjatë logimit të përdoruesve, do të përdoret Multi Factor Authentication.Kalimi i sistemit në infrastrukturën virtuale të Datacenterit Qeveritar.Migrimi i të dhënave historike të sistemit.Trajnimi i përdoruesve.Mirëmbajtja e Sistemit të Informatizuar të Menaxhimit të Dëmshpërblimit të ish të Përndjekurve Politik.”Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Ministrja e Arsimit: Mbi 16 mijë prindër të informuar përmes sistemit SMIP për prirjet e fëmijëve të tyre
Një vit pas vendosjes së rolit të ri të mësuesit koordinator të orientimit të karrierës në shkollat e arsimit parauniversitar, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me mësuesit koordinatorë, ku u ndanë përvoja, u vlerësuan arritjet dhe u diskutuan hapat e mëtejshëm për fuqizimin e këtij funksioni kyç.Në fjalën e saj, ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes shkollës, familjes dhe aktorëve të tjerë për t’i orientuar fëmijët drejt zgjedhjeve të informuara për të ardhmen:
“Klasa është njësia bazë e shkollës, shkolla është njësia bazë e sistemit tonë arsimor dhe është e rëndësishme që politikat që orientohen nga lart, pra nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, bazuar në nevojat kombëtare dhe ato globale që sot janë për sa i përket tregut global të punës, por edhe përgatitjes së brezave të rinj për profesionet e së ardhmes, të mundet që të ndërthuren me atë që ne e kemi kaq shumë të vlefshme me identifikimin e prirjeve të talenteve të fëmijëve tanë, me promovimin e prirjeve dhe të talenteve të fëmijëve tanë. Ndaj kemi përfshirë për të parën herë rolin e mësuesit i cili koordinon të gjithë instrumentet dhe paketën e mbështetjes për orientimin e karrierës në shkollë.”Ministrja Manastirliu bëri të ditur se këtë vit, përmes sistemit SMIP, janë dërguar mbi 16 mijë letra informuese për prindërit, në lidhje me prirjet dhe arritjet e fëmijëve, si pjesë e një procesi gjithëpërfshirës të orientimit në karrierë.
“Ne kemi mbi 300 mësues të cilët orientojnë nxënësit për të ardhmen në arsimin e lartë, në arsimin profesional apo tregun e punës, të kenë edhe më shumë mekanizma për të forcuar rolin e tyre dhe për të ndikuar në zgjedhjet inteligjente të nxënësve në bashkëpunim me prindërit. Roli juaj është një rol thelbësor dhe i rëndësishëm për identifikimin e prirjeve dhe talenteve të nxënësve tanë, që jo vetëm nis që në një moshë të hershme, por fillon dhe konsolidohet duke nisur që nga klasa e 6-të kur nxënësit janë nga mosha 11-12 vjeç. Identifikimi i prirjeve dhe talenteve fillon me takimet në grup, me vizitat në institucione, me vizitat në biznese, me vetë profesionistët që vijnë në shkollë dhe flasin. Këtë vit, me përfundimin e vitit shkollor, janë më shumë se 16 mijë letra informuese që u kanë vajtur prindërve përmes sistemit SMIP nga mësuesit koordinatorë për orientimin e karrierës, mësuesit kujdestarë, të cilët kanë informuar prindërit për nxënësit, për prirjet e tyre, për talentet e shfaqura, për arritjet e tyre. Nëse ne duam një gjeneratë të përgatitur që i përgjigjet sfidave të shekullit 21, na duhet që në këtë mision për arsimin, mësuesit koordinatorë të orientimit të karrierës të marrin një rol edhe më të fuqishëm”, tha Ministrja Manastirliu.
Sipas të dhënave të këtij viti, është regjistruar një rritje prej 10% e interesit të nxënësve për arsimin profesional, duke dëshmuar efektivitetin e këtij roli të ri në sistemin arsimor. Takimi shërbeu gjithashtu si një platformë reflektimi mbi sfidat dhe si një nxitje për mbështetje të mëtejshme për mësuesit koordinatorë, si hallka kyçe për ndërtimin e një sistemi arsimor të orientuar drejt së ardhmes. -

Barnat/Rama:Po punojmë me Ministrinë për furnizimin e sistemit. Kontroll bulmetit..
Në një takim me deputetët e Tiranës, kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria po punon me Ministrinë e Shëndetësisë “për furnizimin e të gjithë sistemit, publik e privat, me barna”.
“Po punojmë me Ministrinë e Shëndetësisë për barnat mjekësore, për furnizimin e të gjithë sistemit, qoftë atij publik e privat, me barna dhe përsëri me shtetin si palë. Ka ardhur koha që të kalojmë në një rol të ri të shtetit, të qeverisë në ekonomi”, tha kryeministri.
Ai gjithashtu gjatë fjalës së tij nuk la pa përmendur sigurinë ushqimore ku ka theksuar se duhen hedhur hapa përpara. Rama ka përsëritur se nga sot ka filluar procesi i kontrollit dhe konfiskimit të qumështit dhe bulmetit, nëse gjenden pa faturë.
“Siguria ushqimore, edhe këtu na duhet të hedhim hapa përpara. Është pika më e dobët në negociatat për anëtarësim. Me pezullimin e veprimtarisë së AKU dhe fillimin e një procesi provimi të të gjithë inspektorëve me gojë dhe shkrim dhe hapjen e mundësisë të të tjerëve që të përfshihen në agjenci, kemi hedhur vetëm hapin e parë. Nga sot, ka filluar procesi i kontrollit të konfiskimit të qumështit dhe bulmetit pa faturë. Domethënë, pasiguri ushqimore. Qumështi dhe bulmeti i freskët pa faturë, mishi i freskët pa faturë do sekuestrohet. Ky është vetëm fillimi i një kontrolli të rreptë për sigurinë ushqimore. Në tërësi, besoj se do jetë një punë që nuk do jetë aq e vështirë sa disa vite më parë, sepse baza është e vendosur. 99 për qind e qytetarëve nuk ndërtojnë pa leje, ata që ndërtojnë nuk janë populli, as të shkretë, por shkelës të vetëdijshëm të ligjit. Kjo epokë duhet të konsiderohet e mbyllur”, tha Rama. -

Bien transaksionet bankare! Pagesat me sistemin AIPS arrijnë në 922 miliardë lekë, rënie edhe në euro
Digjitalizimi i sistemit të pagesave, efikasiteti në shërbime, si dhe më pak kosto nuk i ka nxitur individët dhe bizneset të kryejnë më shumë transaksione nëpërmjet sektorit bankar në muajin qershor.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se përmes sistemeve AIPS dhe AIPS EURO numri i transaksioneve ka rënë në 14 mijë e 728 ndërsa vlera ka arritur në 922 mld lekë, 3.27% se një muaj më parë.
“Rritja e transaksioneve tregon një përdorim më masiv të kartave dhe një pajisje të gjitha pikave tregtare me pose bankare që e bëjnë më të mundur dhe individët që kërkojnë të kenë të kanalizuar në rrugë zyrtare kjo për të evituar abuzimet e tregtare”, tha Violdi Danaj-ekspert ekonomie.
Ndonëse në monedhën euro trasaksionet janë më të shumta në numër, në vlerë janë më pakta se në lekë. Ky tregues ka arritur në 34 mijë e 534 transaksione por ndërsa janë qarkulluar 510 mln euro në muajin qershor. Sipas ekspertëve kjo lidhet ndjeshëm me cilësinë e turistëve që vijnë.
“Rritja në euro ka ardhur si pasojë e rritjes së turizmit të huajë në numër më te lartë dhe emigrantë që rikthehen. Ndërsa vlera e ulët e tyre shpjegohet pasi turistët shpenzojnë e blejnë më pak. Transaksionet bankare indikatori kryesore për ecuri drejt formalizimit. Politika nxitëse nga qeveria për ta orientuar biznesin drejt tyre komplet”.
Qëllimi kryesor i krijimit të sistemit AIPS Euro është kryerja e pagesave në Euro brenda vendit me kosto më të ulët dhe me një periudhë kohore më të shkurtër. Ndërsa sipas ekspertëve modernizimi I sistemit të pagesave do zgjerohet edhe më tej me hyrjen në funksion edhe të SEPA.Top Channel
-

Bledian Dalipi i OSSH, 2.2 mln pa garë Bert Zykës, por Berati e Kuçova në krizë për drita
Dy tendera pa garë, me fond limit total rreth 2.2 milionë euro, që Bledian Dalipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) i ka dhënë në dy vitet e fundit shoqërisë “Besta” të Robert Zykës, nuk kanë rezultuar aspak pozitiv për qytetarët e Beratit dhe Kuçovës.
Prej ditësh, banorët e qytetit të “një mbi një dritareve” po vuajnë mungesa të theksuara të energjisë elektrike. Sipas raportimeve të përcjella në adresë të redaksisë, lagjet e Beratit furnizohen me shkëputje në mënyrë simultane nga 30 minuta, duke sjellë një situatë vërtetë shumë të rëndë për jetën e banorëve dhe aktivitetet tregtare.
Në foto: Drejtori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Bledian Dalipi
Qytetarët e Beratit, të cilët masivisht votuan për Partinë Socialiste të Edi Ramës, nuk kanë gjetur ende guximin t’i kërkojnë llogari qeverisë për situatën e vështirë në këtë sezon shumë të nxehtë veror, duke zgjedhur rrugën më të lehtë, atë të reagimit bosh në rrjete sociale.
Por, qytetarët e Beratit, Kuçovës dhe zonat përreth, nuk janë thjesht viktima të papërgjegjshmërisë institucionale. Më keq akoma, institucionet që menaxhojnë sistemin e energjisë elektrike kanë shpenzuar qindra miliona lekë dhe situata vijon të jetë ende e rëndë.
Tenderi 1.3 mln euro i Kuçovës
Në shtator të vitit të kaluar, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) dega Berat, në varësinë e Bledian Dalipit, shpalli tenderin me fond limit 113.3 milionë lekë të reja (1.3 milionë euro), me objekt “Rikonstruksion i kabinave dhe rrjetit TU me kabëll ABC në kabinat e Fiderit Nr. 4/10 kV, N/S Kuçovë 110/35/10/6 kV”.
Dalipi dhe OSSH e vlerësuan këtë investim shumë të domosdoshëm për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me shërbim të qytetarëve të zonës së Kuçovës.
Në dokumentat e tenderit thuhet se “në zonat e thella, larg qyteteve, aty ku linjat janë tepër të gjata dhe me përcjellës ajror, ka më shumë mundësi për abuzim me rrjetin nga ana e abonentëve. Prandaj, nga ana jonë është kërkuar dhe janë hartuar projektet e zbatimit që të bëhet një investim me rrjet ajror ABC, në mënyrë që të parandalohen këto abuzime…”.
Më tej, dokumentat janë të mbushura me terma që tregojnë se, pas këtij investimi, Kuçova dhe zonat përreth do të jetojnë në “parajsë” energjitike.
Në foto: Rezultatet e tenderit të OSSH për Kuçovën
Në mbyllje të procedurave, rezultoi se në tender mori pjesë dy kompani: shoqëra “Besta”, në pronësi të Robert Zyka, me ofertë ekonomike 108.8 milionë lekë të reja, ose sa 96 përqind e fondit limit, si edhe “Senka”, e cila nuk paraqiti ofertë ekonomike. Pra, tenderi ishte realisht pa garë.
Në përfundim, OSSH e Bledian Dalipit shpalli fituese shoqërinë “Besta”, e cila, sipas kritereve të tenderit, duhet të rregullonte cilësinë e shërbimit dhe furnizimit me energji elektrike të Kuçovës dhe rrethinave. Kur kanë kaluar më shumë se 9 muaj nga mbyllja e tenderit, situata, jo vetëm që nuk është përmirësuar, por, përkundrazi, po përkeqësohet dita-ditës.
Tenderi 900 mijë euro i Beratit
Në shtator të vitit 2023, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, nën drejtimin e Bledian Dalipit, shpall një tender me fond limit 93 milionë lekë të reja dhe me objekt: “Rikonstruksion fideri i Tomorricës Tensioni i Mesëm/Tensioni i Ulët”.
Edhe në këtë rast, dokumentat e tenderit dhe problematikat që diktonin realizimin e këtij investimi janë kopje e atyre të përdorura në procedurën 1.3 milionë euro të Kuçovës.
Pra, OSSH e Bledian Dalipit konstatonte humbje të rëndësishme në rrjet për shkak të infrastrukturës së amortizuar dhe premtonte zgjidhje pozitive pas shpenzimit të 900 mijë eurove.
Në tender marrin pjesë 5 operatorë ekonomikë. Në përfundim, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, dega Berat, vendosi skualifikimin e 4 prej tyre dhe kualifikoi vetëm “Besta” shpk, e Robert Zykës, e cila u shpall edhe fituese, me ofertë ekonomike 90.3 milionë lekë të reja.
Në foto: Tenderi i OSSH për Tomoricën
Pra, në dy tendera të rëndësishëm për përmirësimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, Bledian Dalipi dhe vartësit e tij kanë shpenzuar në total 2.2 milionë euro për zonën e Beratit dhe Kuçovës.
Por, të paktën deri më tani, këto investime nuk rezulton të jenë kthyer në përfitime për qytetarët, të cilët, në këtë sezon turistik, janë detyruar të rikthejnë gjeneratorët që kumbojnë në të gjithë qytetin dhe “mrekullojnë” turistët e huaj, të cilët, krahas kalasë mesjetare, “shijojnë” edhe jetën mesjetare, pa energji elektrike.
/Boldnews.al/ -

SPAK regjistron procedim penal për sistemin TIMS
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim për vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. SPAK, i pyetur në email për këtë çështje ka kthyer një përgjigje të shkurtër, por konfirmuese. Sipas Prokurorisë, kallëzimi penal është regjistruar, por hetimet janë ende në fazën paraprake.
KËRKESA: Kërkoj informacion në lidhje me një kallëzim penal të bërë prej meje, F.D, në datë 9 Prill 2025 për ndërhyrjen në sistemin TIMS, ngjarje e ndodhur në datat 2-3 gusht 2023. A është regjistruar kallëzimi? Nëse po, në cilën fazë gjendet?PËRGJIGJIA: Në përgjigje të kërkesës tuaj, e prokolluar më datë 13.06.2025, pas verifikimeve të kryera në regjistrin e njoftimit të veprave penale, ju informojmë se: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bazë të materialit kallëzues të depozituar nga shtetasi F.D ka regjistruar procedim penal. Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake.
Ç’ka ndodhur me sistemin TIMS?
Sulmi i ndodhur në 2022 ndaj sistemit TIMS është marrë përsipër nga një grup i identifikuar si Homeland Justice, i cili, sipas qeverisë shqiptare është i financuar nga Irani. Pikërisht për këto sulme, jo vetëm ndaj TIMS por edhe institucioneve të tjera, kryeministri Edi Rama deklaroi ndërprerjen e marrëdhëneve me Republikën Islamike të Iranit. Pas sulmeve kompania Microsoft që mori pjesë në hetimin e ngjarjes tha se të gjitha zbulimet e saj ishin të lidhura me Iranin.
Por opozita kishte pretendime të tjera dhe ngriti Komisioni Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve a mosveprimeve të organeve dhe funksionarëve publikë të ngarkuar me administrimin dhe mbrojtjen e të dhënave TIMS. Ai u ngrit pas skandalit të denoncuar në radhët e policisë së shtetit dhe arrestimit të ish-drejtorit të IT-së Ervin Muça, i cili akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sistemit TIMS. Vetë Muça i ka mohuar akuzat e Prokurorisë ndaj tij, dhe pretendon se nuk ka kryer asnjë vepër penale që cënon të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Madje ai thotë se i ka bërë backup sistemit, por jo se ka marrë të dhëna prej tij./ZËRI -

Spiropali: Sistemi i drejtësisë larg nga të qenit i përkryer, por në rrugën e duhur
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ishte pjesëmarrëse në tryezën e diskutimit “Vlerësim bazë i Pavarësisë dhe Llogaridhënies së SPAK si parakushte për Garantimin e Performancës dhe Integritetit Institucional”.
Gjatë fjalës së saj Spiropali u shpreh se sistemi i drejtësisë është larg nga të qenit i përkryer, por në rrugën e duhur të funksiononimit, aq më tepër pas masave të marra që jetë i pavarur nga politika, ndryshe nga sa ka qenë më parë, duke u ndalur edhe tek kultura e pandëshkueshmërisë që ka qenë më parë.
“Kuvendi, si miratuesi i ndryshimeve të kushtuese që jetësuan reformën në drejtësi, mbetet një nga përkrahësit më të mëdhenj të gjyqësorit.
Sistemi i drejtësisë sot është larg nga të qenit i përkryer, por në rrugën e duhur të funksiononimit, kryesisht pavarësimi nga humori i politikës. SPAK dhe GJKKO janë shndërruar në model krahasimor për arkitekturën e tjetër të sistemit. Progresi nuk është i lehtë, është luftë e paprerë ku duhen fituar beteja të përditshme.
Pas çdo shifre e statistike është një jetë njerëzore që koston e paguan e gjitha shoqëria. Nuk mund të le pa përmendur se ndëshkimi është diçka tjetër nga dhënia e drejtësisë”, tha mes të tjerash ajo.
Fjala e plotë e Spiropalit
Faleminderit edhe Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes për organizimin e tryezës dhe përgatitjen e studimit.
Një falenderim i posaçëm edhe për Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta për mbështetjen e saj dhe ndjeshmërinë e vazhdueshme që ky vend mik ka pasur gjithmonë për bashkëpunimin reciprok me Shqipërinë në shumë fusha me interes të përbashkët dhe posaçërisht për cështje që lidhen me sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Në një botë gjithmonë e më të ndërvarur, në një hapësirë ku edhe problemet lokale nuk kufizohen nga kufijtë kombëtarë, korrupsioni apo krimi i organizuar, si dy anë të së njëjtës medalje, nuk janë vetëm fenomene lokale.
Ku nuk ka rëndësi se cili është pacienti zero, sa kohë që kontaminimi prej tij, mund të prekë këdo. Ndërveprimi, bashkëpunimi për zgjidhje dhe përgjigjet ndaj tyre, nuk mund të kufizohen me kufij shtetërorë.
Në këtë prizëm e shoh mbështetjen, shpesh në dukje joproporcionale të Holandës dhe partnerëve tanë evropianë dhe amerikanë, ndaj shëndetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Si e tillë, mirënjohja ime, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, shkon në të gjitha këto adresa.
Në gjuhën e përditshme, qoftë në zhargonin popullor, qoftë dhe në gjuhën e përditshme politike, kur flitet për sistemin e drejtësisë, nënkuptohen më së pari dhe më së shumti, dy institucione specifike, Struktura e Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Por kjo nuk është e vërteta, por vetëm një pjesë e saj.
Ky keqkuptim vjen për shumë arsye, por dy më kryesoret kanë të bëjnë me objektin e ndjeshëm të fushëveprimit të tyre, me faktin se në më pak se një dekadë nga funksionimi i tyre, në përgjithësi, ato kanë dëshmuar një histori suksesi.
Ka dhe shumë arsye të tjera, deri dhe psikologjike, sociale dhe kulturore, por kjo është një temë tjetër. Kuvendi i Shqipërisë, një nga pushtetet kyçnë Shqipëri, si miratuesi i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016 që jetësuan reformën në drejtësi ka qenë, është dhe do të mbetet një nga mbështetësit dhe përkrahësit më të fortë të pushtetit gjyqësor, në bazë të parimit të ndarjes, kontrollit dhe ekuilibrit të pushteteve, rrjedhojë e një akti me frymëzim politik të rëndësisë së jashtëzakonshme: ndryshimit të arkitekturës së sistemit gjyqësor.
Ndryshimi në filozofinë e ndërtimit të arkitekturës së re të drejtësisë shqiptare i ka garantuar atij diçka të paimagjinueshme më parë.
I ka afruar pavarësi nga politika, dhe duke shkallmuar, në të njëjtën kohë, bunkerin e pandëshkueshmërisë që politika i kishte krijuar vetes me pushtetin e traditës. Më pak se një dekadë nga funksionimi i këtyre dy institucioneve është një kohë e mjaftueshme, qoftë për të bërë një arsyetim të motiveve që ideuan dhe udhëhoqën këtë reformë krejt sui generis në sistemin e drejtësisë, qoftë dhe për të parë rezultatin e deri tanishëm e për të projektuar vizionin e parashikueshëm për të nesërmen.
Është bërë shumë në krahasim me të shkuarën, nevojitet të bëhet shumë më shumë në të ardhmen për t’i dhënë qytetarit shqiptar të njëjtën cilësi drejtësie si gjetkë në Evropë dhe duke e bërë vetë drejtësinë si garante të raportit mes individit dhe shtetit, me detyrat dhe detyrimet reciproke në respekt të ligjit. Karriera në sistem që diktohej nga politika, ishte një mjet alkimist që krijonte mundësinë e shndërrimit të sistemit në klient të politikës së ditës. E bënte të varur prej saj dhe i jepte politikës një vaksinë imuniteti nga ndjekja penale për vepra në fushën e korrupsionit.
Thyerja e kësaj varësie pushtet-drejtësi, ka sjellë një përmbysje të vërtetë në realitet, e ka çuar në stenda muzeumesh kulturën e pandëshkueshmërisë. Ajo ka krijuar bindjen se askush më nuk ka garanci që në mos sot, nesër, nuk do të përgjigjet për çfarë ka bërë keq e në dëm të shoqërisë, pavarësisht ngjyrës së pasaportës politike.
Kush e njeh Shqipërinë në veçanti dhe Ballkanin në përgjithësi, e kupton forcën e pushtetit të traditës. Dhe beteja me traditën e pushtetit të përqëndruar dhe mendësinë që një gjë të tillë e konsideron të paprekshme ka qenë e vijon të jetë, një nga sfidat më të vështira për t’u fituar.
Sot mund të thuhet pa dilemë se sistemi i drejtësisë është ende larg të qenit i përkryer, por është në rrugën e duhur të funksionimit, kryesisht për shkak të garantimit të pavarësisë së plotë nga humori i politikës së ditës.
Unë besoj se këto dy institucione, SPAK e GJKKO, aty ku publiku ka investuar më së shumti besim e shpresë, janë shndërruar do të vijojnë të shndërrohen në një model krahasimor për gjithë arkitekturën tjetër të sistemit, duke nisur me procese të rregullta e njehsuara, respektimin e të drejtave të individit dhe garantimit e dhënies së drejtësisë në mënyrë të shpejtë, të drejtë e të paanshme, me garanci kushtetuese.
Në një vend të vogël si Shqipëria, shpesh ndodh që edhe një invid i vetëm apo ca pak të tillë, të bëjnë diferencën dhe të afrojnë një udhëheqësi e sinergji më të madhe në procese.
Jam e lumtur të vërej se në këto institucione, pa përmendur emra të përveçëm, fatmirësisht ka individë të tillë që me guximin, përkushtimin, integritetin e profesionalizmin e tyre, kanë fituar besimin e publikut.
Progresi në këtë pikë nuk është i lehtë. Ai është një luftë e paprerë, ku duhen fituar betejat e çdo dite. Sepse përgjegjësia përpara shoqërisë në përgjithësi dhe qytetarit të ballafaquar me të në veçanti, është maksimale. Mbas çdo shifre dhe statistike është një jetë njerëzore, një dramë familjare e sociale, koston e të cilës, për të mirë apo për të keq, e paguan gjithë shoqëria.
E duke pasur parasysh një gjë të tillë, nuk mund të le pa përmendur se ndëshkimi është diçka tjetër nga dhënia e drejtësisë, se perceptimi nuk është e njëjta gjë me vërtetimin përtej dyshimit të arsyeshëm të fajësisë së çdokujt, se shpesh procedura është po aq e rëndësishme sa dhe vetë thelbi i çështjes, se edhe kush është nën dyshim, prezumohet si i pafajshëm deri sa gjykata të vendosë ndryshe.
Këto janë disa të vërteta elementare që me raste kundërshtohet nga praktika, shpesh e ardhur si frymëzim i pushtetit të traditës së vjetër të sistemit tonë të drejtësisë.
Të nderuar miq,
Kuvendi i Shqipërisë ndan të njëjtin vlerësim e mbështetje me Raportin e Komisionit Europian për nevojën e progresit thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe sigurimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë;
Për arritjet e deritanishme dhe vijimin e hetimeve në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, si një prioritet i rëndësishëm;
Për pavarësinë e plotë të institucioneve të përfshira në luftën kundër korrusionit dhe inkurajimin e forcimin e kapaciteteve të tyre operacionale dhe investiguese;
Për thirrjen për ndalimin e avazit të etiketimeve e sulmeve gati të përditshme, që synojnë të intimidojnë, ndikojnë dhe minojnë punën e SPAK-ut.
Për rritjen e mbështetjes dhe të besimit publik për gjyqtarët e prokurorët, si premisa për forcimin e shtetit ligjor dhe avancimin e integrimit europian të Shqipërisë.
Duke pasur parasysh lidershipin e Kuvendit në procesin e integrimit europian, dëshiroj të nënvizoj se përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është edhe rezultat e meritë e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme, e integritetit dhe vendosmërisë së tyre për t’i dhënë fund njëherë e mirë kulturës së pandëshkueshmërisë.
SPAK, GJKKO dhe organet e reja të drejtësisë i kanë dhënë më shumë legjimitet procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen evropiane.
Ecuria e procesit të anëtarësimit gjatë vitit 2025 po dëshmon se ky është viti i grup-kapitullit “Themeloret”, ecuria e të cilit do të përcaktojë edhe zhvillimet edhe në grup-kapitujt e tjerë negociues. Në këtë kontekst, kuptohet sa e rëndësishme është mbështetja e funksionimit të SPAK dhe organeve të tjera të sistemit të drejtësisë.
Kuvendi ka qëndruar dhe do të jetë në mbështetje të SPAK, jo mbi të, jo përpara tij, por përkrah tij. Kuvendi ka miratuar pa asnjë hezitim kërkesat për mbështetje me burime financiare, materiale e njerëzore për SPAK-un dhe organet e tjera të sistemit, duke i vlerësuar ato si nevoja prioritare.
Kuvendi do të vijojë të garantojë që mbrojtja shumëdimensionale që i jep SPAK-ut kuadri ligjor i miratuar, të jetësohet në praktikë në lirinë e plotë për të vepruar pa asnjë ndikim nga jashtë institucionit.
Kjo garanci nuk është deklarative, por konkrete, e mishëruar në mbështetjen pa ekuivoke gjatë raportimit dhe miratimit të rezolutave vjetore të Kuvendit, por edhe gjatë bashkëpunimit tonë me institucionet e pavarura dhe agjencitë e tjera të shtetit.
Në rezoltutat e vitit 2023 dhe 2024 Kuvendi ka shprehur vlerësimin e tij për veprimtarinë e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për përmbushjen e rekomandimeve në Kuvendit, ruajtjen e pavarësisë së tij institucionale, duke shënuar një rritje të dukshme dhe domethënëse në rritjen e besimit të publikut dhe të institucioneve ndërkombëtare ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit.
Kuvendi, si garant i ruajtjes së ekulibrave institucionalë në shoqërinë dhe në sistemin demokratik, është njëkohësisht garanti dhe mbrojtësi i SPAK, GJKKO, BKH dhe organeve të sistemit të drejtësisë. Kuvendi mbetet i hapur dhe mirëpret nisma ligjore dhe masa institucionale për të forcuar më tej kapacitetet e SPAK dhe strukturave përkatëse që bashkëpunojnë me këtë institucion.
Në vlerësimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe timin si Kryetare, pavarësia dhe llogaridhënia janë njësoj jetike e të rëndësishme për veprimtarinë e organeve të drejtësisë së re. Sinergjia midis pavarësisë dhe llogaridhënies është një kusht themelor për të ndërtuar një sistem që jep drejtësi, sipas parimit askush mbi ligjin, por edhe askush nën ligjin.
Qëllimi i Reformës në drejtësi është ndërtimi i një sistemi drejtësie me standarte europiane dhe krahas tyre edhe respektimi i standarteve e garancive kushtetuese dhe të drejtave themelore të njeriut. Pavarësia është reale dhe efektive kur realizohet e lidhur ngushtë me përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien para Kushtetutës, Republikës dhe qytetarëve. Nga ana tjetër, kjo e fundit nuk e kufizon, por i jep pavarësisë më shumë legjitimitet.
Në rolin tim si Kryetar Kuvendi, e konsideroj mision ruajtjen e ekuilibrit institucional, një ekuilibër që nuk ka të bëjë me heshtje përballë gabimeve, por me ndërtimin e një raporti të shëndetshëm midis pavarësisë dhe kontrollit demokratik.
Ky është thelbi i parlamentarizmit: të mbështesësh institucionet pa u ushtruar presion, të kërkosh llogari pa penguar veprimin e tyre
Për të kërkuar llogari, pa cenuar pavarësinë aq të kërkuar dhe me tor të fituar
Dhe për ta udhëhequr vendin në një rrugëtim që nuk ka kthim: drejt demokracisë funksionale dhe integrimit evropian.
Ju faleminderit. -

“Kuvendi, përkrahës i pushtetit gjyqësor”/ Spiropali: SPAK e GJKKO, model krahasimor për gjithë arkitekturën tjetër të sistemit! Pavarësia e tyre, jetike për drejtësinë
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në Tryezën e Diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme.
Ajo theksoi se Kuvendi mbetet një nga përkrahësit më të fortë të pushtetit gjyqësor. SPAK e GJKKO, u shpreh kryeparlamentarja, janë shndërruar do të vijojnë të shndërrohen në një model krahasimor për gjithë arkitekturën tjetër të sistemit. Pavarësia dhe llogaridhënia janë njësoj jetike e të rëndësishme për veprimtarinë e organeve të drejtësisë së re, shtoi Spiropali.
Fjala e plotë e kryetares së Kuvendit:
Kuvendi i Shqipërisë, një nga pushtetet kyç në Shqipëri, si miratuesi i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016 që jetësuan reformën në drejtësi ka qenë, është dhe do të mbetet një nga mbështetësit dhe përkrahësit më të fortë të pushtetit gjyqësor, në bazë të parimit të ndarjes, kontrollit dhe ekuilibrit të pushteteve, rrjedhojë e një akti me frymëzim politik të rëndësisë së jashtëzakonshme: ndryshimit të arkitekturës së sistemit gjyqësor.
Ndryshimi në filozofinë e ndërtimit të arkitekturës së re të drejtësisë shqiptare i ka garantuar atij diçka të paimagjinueshme më parë. I ka afruar pavarësi nga politika, dhe duke shkallmuar, në të njëjtën kohë, bunkerin e pandëshkueshmërisë që politika i kishte krijuar vetes me pushtetin e traditës.
Më pak se një dekadë nga funksionimi i këtyre dy institucioneve është një kohë e mjaftueshme, qoftë për të bërë një arsyetim të motiveve që ideuan dhe udhëhoqën këtë reformë krejt sui generis në sistemin e drejtësisë, qoftë dhe për të parë rezultatin e deri tanishëm e për të projektuar vizionin e parashikueshëm për të nesërmen.
Është bërë shumë në krahasim me të shkuarën, nevojitet të bëhet shumë më shumë në të ardhmen për t’i dhënë qytetarit shqiptar të njëjtën cilësi drejtësie si gjetkë në Evropë dhe duke e bërë vetë drejtësinë si garante të raportit mes individit dhe shtetit, me detyrat dhe detyrimet reciproke në respekt të ligjit.
Karriera në sistem që diktohej nga politika, ishte një mjet alkimist që krijonte mundësinë e shndërrimit të sistemit në klient të politikës së ditës. E bënte të varur prej saj dhe i jepte politikës një vaksinë imuniteti nga ndjekja penale për vepra në fushën e korrupsionit.
Thyerja e kësaj varësie pushtet-drejtësi, ka sjellë një përmbysje të vërtetë në realitet, e ka çuar në stenda muzeumesh kulturën e pandëshkueshmërisë. Ajo ka krijuar bindjen se askush më nuk ka garanci që në mos sot, nesër, nuk do të përgjigjet për çfarë ka bërë keq e në dëm të shoqërisë, pavarësisht ngjyrës së pasaportës politike.
Kush e njeh Shqipërinë në veçanti dhe Ballkanin në përgjithësi, e kupton forcën e pushtetit të traditës. Dhe beteja me traditën e pushtetit të përqendruar dhe mendësinë që një gjë të tillë e konsideron të paprekshme ka qenë e vijon të jetë, një nga sfidat më të vështira për t’u fituar.
Sot mund të thuhet pa dilemë se sistemi i drejtësisë është ende larg të qenit i përkryer, por është në rrugën e duhur të funksionimit, kryesisht për shkak të garantimit të pavarësisë së plotë nga humori i politikës së ditës.
Unë besoj se këto dy institucione, SPAK e GJKKO, aty ku publiku ka investuar më së shumti besim e shpresë, janë shndërruar do të vijojnë të shndërrohen në një model krahasimor për gjithë arkitekturën tjetër të sistemit, duke nisur me procese të rregullta e njehsuara, respektimin e të drejtave të individit dhe garantimit e dhënies së drejtësisë në mënyrë të shpejtë, të drejtë e të paanshme, me garanci kushtetuese.
Në një vend të vogël si Shqipëria, shpesh ndodh që edhe një individ i vetëm apo ca pak të tillë, të bëjnë diferencën dhe të afrojnë një udhëheqësi e sinergji më të madhe në procese.
Jam e lumtur të vërej se në këto institucione, pa përmendur emra të përveçëm, fatmirësisht ka individë të tillë që me guximin, përkushtimin, integritetin e profesionalizmin e tyre, kanë fituar besimin e publikut.
Progresi në këtë pikë nuk është i lehtë. Ai është një luftë e paprerë, ku duhen fituar betejat e çdo dite. Sepse përgjegjësia përpara shoqërisë në përgjithësi dhe qytetarit të ballafaquar me të në veçanti, është maksimale.
Mbas çdo shifre dhe statistike është një jetë njerëzore, një dramë familjare e sociale, koston e të cilës, për të mirë apo për të keq, e paguan gjithë shoqëria.
E duke pasur parasysh një gjë të tillë, nuk mund të le pa përmendur se ndëshkimi është diçka tjetër nga dhënia e drejtësisë, se perceptimi nuk është e njëjta gjë me vërtetimin përtej dyshimit të arsyeshëm të fajësisë së çdokujt, se shpesh procedura është po aq e rëndësishme sa dhe vetë thelbi i çështjes, se edhe kush është nën dyshim, prezumohet si i pafajshëm deri sa gjykata të vendosë ndryshe.
Këto janë disa të vërteta elementare që me raste kundërshtohet nga praktika, shpesh e ardhur si frymëzim i pushtetit të traditës së vjetër të sistemit tonë të drejtësisë.
Kuvendi i Shqipërisë ndan të njëjtin vlerësim e mbështetje me Raportin e Komisionit Europian për nevojën e progresit thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe sigurimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë;
Për arritjet e deritanishme dhe vijimin e hetimeve në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, si një prioritet i rëndësishëm;
Për pavarësinë e plotë të institucioneve të përfshira në luftën kundër korrupsionit dhe inkurajimin e forcimin e kapaciteteve të tyre operacionale dhe investiguese;
Për thirrjen për ndalimin e avazit të etiketimeve e sulmeve gati të përditshme, që synojnë të intimidojnë, ndikojnë dhe minojnë punën e SPAK-ut.
Për rritjen e mbështetjes dhe të besimit publik për gjyqtarët e prokurorët, si premisa për forcimin e shtetit ligjor dhe avancimin e integrimit europian të Shqipërisë.
Duke pasur parasysh lidershipin e Kuvendit në procesin e integrimit europian, dëshiroj të nënvizoj se përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është edhe rezultat e meritë e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme, e integritetit dhe vendosmërisë së tyre për t’i dhënë fund njëherë e mirë kulturës së pandëshkueshmërisë.
SPAK, GJKKO dhe organet e reja të drejtësisë i kanë dhënë më shumë legjimitet procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane.
Ecuria e procesit të anëtarësimit gjatë vitit 2025 po dëshmon se ky është viti i grup-kapitullit “Themeloret”, ecuria e të cilit do të përcaktojë edhe zhvillimet edhe në grup-kapitujt e tjerë negociues. Në këtë kontekst, kuptohet sa e rëndësishme është mbështetja e funksionimit të SPAK dhe organeve të tjera të sistemit të drejtësisë.
Kuvendi ka qëndruar dhe do të jetë në mbështetje të SPAK, jo mbi të, jo përpara tij, por përkrah tij. Kuvendi ka miratuar pa asnjë hezitim kërkesat për mbështetje me burime financiare, materiale e njerëzore për SPAK-un dhe organet e tjera të sistemit, duke i vlerësuar ato si nevoja prioritare.
Kuvendi do të vijojë të garantojë që mbrojtja shumëdimensionale që i jep SPAK-ut kuadri ligjor i miratuar, të jetësohet në praktikë në lirinë e plotë për të vepruar pa asnjë ndikim nga jashtë institucionit.
Kjo garanci nuk është deklarative, por konkrete, e mishëruar në mbështetjen pa ekuivoke gjatë raportimit dhe miratimit të rezolutave vjetore të Kuvendit, por edhe gjatë bashkëpunimit tonë me institucionet e pavarura dhe agjencitë e tjera të shtetit.
Në rezolutat e vitit 2023 dhe 2024 Kuvendi ka shprehur vlerësimin e tij për veprimtarinë e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për përmbushjen e rekomandimeve në Kuvendit, ruajtjen e pavarësisë së tij institucionale, duke shënuar një rritje të dukshme dhe domethënëse në rritjen e besimit të publikut dhe të institucioneve ndërkombëtare ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit.
Kuvendi, si garant i ruajtjes së ekuilibrave institucionalë në shoqërinë dhe në sistemin demokratik, është njëkohësisht garanti dhe mbrojtësi i SPAK, GJKKO, BKH dhe organeve të sistemit të drejtësisë.
Kuvendi mbetet i hapur dhe mirëpret nisma ligjore dhe masa institucionale për të forcuar më tej kapacitetet e SPAK dhe strukturave përkatëse që bashkëpunojnë me këtë institucion.
Në vlerësimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe timin si Kryetare, pavarësia dhe llogaridhënia janë njësoj jetike e të rëndësishme për veprimtarinë e organeve të drejtësisë së re.
Sinergjia midis pavarësisë dhe llogaridhënies është një kusht themelor për të ndërtuar një sistem që jep drejtësi, sipas parimit askush mbi ligjin, por edhe askush nën ligjin.
Qëllimi i Reformës në drejtësi është ndërtimi i një sistemi drejtësie me standarde europiane dhe krahas tyre edhe respektimi i standardeve e garancive kushtetuese dhe të drejtave themelore të njeriut.
Pavarësia është reale dhe efektive kur realizohet e lidhur ngushtë me përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien para Kushtetutës, Republikës dhe qytetarëve. Nga ana tjetër, kjo e fundit nuk e kufizon, por i jep pavarësisë më shumë legjitimitet.
Në rolin tim si Kryetar Kuvendi, e konsideroj mision ruajtjen e ekuilibrit institucional, një ekuilibër që nuk ka të bëjë me heshtje përballë gabimeve, por me ndërtimin e një raporti të shëndetshëm midis pavarësisë dhe kontrollit demokratik.
Ky është thelbi i parlamentarizmit: të mbështesësh institucionet pa u ushtruar presion, të kërkosh llogari pa penguar veprimin e tyre.
Për të kërkuar llogari, pa cenuar pavarësinë aq të kërkuar. Dhe për ta udhëhequr vendin në një rrugëtim që nuk ka kthim: drejt demokracisë funksionale dhe integrimit europian.Top Channel
-

Si të mposhtni ankthin
Ankthi është një nga emocionet që mbizotëron jetën e njerëzve në kohën moderne. Shqetësimet, frika dhe ritmi i shpejtë i jetës kontribuojnë ndjeshëm në përhapjen e tij.
Psikologia Begonia del Campo është bërë virale në TikTok, pasi ka ndarë tre teknika praktike dhe të mbështetura shkencërisht për përballimin e stresit në jetën e përditshme.
1Lëvizja e pavullnetshme e trupitTeknika e parë është përpëlitja e tepërt (trupi që lëviz në mënyrë të pavetëdijshme), e cila, sipas saj, ndihmon në uljen e tensionit dhe qetësimin e sistemit nervor.
“Mendja nuk mund të qëndrojë në gjendje gatishmërie nëse trupi është në lëvizje”, shpjegon psikologia.
Kjo teknikë është veçanërisht e dobishme në situata të përditshme që shkaktojnë ankth, si të folurit në publik, drejtimi i makinës apo gjatë një dite të ngarkuar në punë.
2.Aplikimi i të ftohtit
Teknika e dytë përfshin vendosjen e diçkaje të ftohtë në pjesë të caktuara të trupit, si kyçi i dorës apo fytyra. Kjo shkakton të ashtuquajturin ‘refleksi i zhytjes’, që ul rrahjet e zemrës dhe ndihmon në qetësimin e menjëhershëm të sistemit nervor.
3.Stimulimi vizual bilateral
Teknika e tretë është lëvizja e syve nga njëra anë në tjetrën për rreth 30 sekonda. Kjo metodë imiton fazën REM të gjumit, gjatë së cilës përpunohen emocionet dhe konsolidohen kujtimet.
Sipas psikologes, kjo praktikë ndihmon në qetësimin e sistemit nervor dhe në menaxhimin e emocioneve të forta.
Postimi i saj ka gjeneruar mijëra komente nga persona që vuajnë nga ankthi, të cilët kanë pohuar efektivitetin e këtyre teknikave, ndërsa shumë të tjerë kanë ndarë metodat e tyre personale për përballimin e stresit.
