Sektori i Arbitrimit, në prag të fillimit të sezonit futbollistik 2025/26, ka zhvilluar një trajnim tre-ditor për zyrtarët e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, i fokusuar në përdorimin e sistemit VAR.
Për herë të parë, ky trajnim po zhvillohet në qendrën e re të sistemit VAR pranë “Shtëpisë së Futbollit”, investimi më i fundit i FSHF-së në shërbim të arbitrimit dhe futbollit shqiptar.
Të gjithë arbitrat dhe asistentët e “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë u njohën me teknologjinë më të re EVS, e cila është implementuar në këtë qendër, ndërsa më pas vijuan sesionet praktike, të fokusuara në marrjen e vendimeve në situata të ndryshme të lojës.
Në një prononcim të shkurtër për fshf.org, arbitri kryesor i Kategorisë së Parë, Gerard Çokaj, vlerësoi trajnimin tre-ditor në “Shtëpinë e Futbollit” dhe e cilësoi një investim shumë të rëndësishëm për futbollin shqiptar qendrën e re të sistemit VAR.
“Sot është dita e tretë e trajnimit që po zhvillojmë në qendrën e FSHF. Trajnimi ka shkuar shumë mirë në këto tre ditë, si nga ana teorike ashtu edhe praktike. Kemi pasur fatin që të punojmë me instruktorë shumë të kualifikuar nga ana e VAR. Qendra e re pranë FSHF i vjen shumë në ndihmë futbollit shqiptar. Ana teknike është më e mirë, si për arbitrat që jemi në VAR, ashtu edhe për ata në fushë. Teknologjia e re e bashkangjit federatën me të gjitha federatat europiane, ku në çdo kampionat të madh po implementohet sistemi VAR pranë federatës. Është një investim shumë i mirë dhe i dobishëm që ka bërë FSHF”, – tha Gerard Çokaj.
Trajnimi ka si qëllim rritjen e standardeve të arbitrimit dhe aplikimin sa më efikas të teknologjisë VAR në kampionatet kombëtare.
Tag: sistemit
-

Qendra e re e sistemit VAR në “Shtëpinë e Futbollit”, Sektori i Arbitrimit zhvillon trajnim për zyrtarët e “Abissnet Superiore” & Kategorisë së Parë
-

Cilat janë ndryshimet dhe planet e këtij sezoni në Shqipëri?
Futbolli shqiptar po bëhet gati të ngrejë siparin e edicionit të ri. Më 23 gusht nis “Abissnet Superiore” dhe “Kategoria e Parë”. Përgatitjet kanë nisur jo vetëm nga klubet pjesëmarrëse, por edhe nga arbitrat që do të vendosin drejtësinë në fushë.
Në një intervistë për fshf.org, shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci foli për përgatitjet intensive që po bëhen në prag të nisjes së sezonit. “Jemi në metrat e fundit të garës, që do të fillojë më 15 gusht ku ne do të nisim me testimet fizike të Kategorisë së Parë. Gjithashtu do të bëjmë prezantim me të gjithë klubet e Kategorisë së Parë dhe “Abissnet Superiore” ndryshimet e rregullores së lojës dhe disa nga problematikat që ka pasur sezoni i kaluar në lidhje me vendimmarrjet e arbitrave dhe sistemit VAR”.
Risi e këtij sezoni është investimi më i fundit i FSHF-së, ndërtimi i qendrës së re të sistemit VAR në Shtëpinë e Futbollit. “Qershia mbi tortë e këtij sezoni të ri është investimi më i ri i FSHF-së, që do t’i vijë gjithmonë në ndihmë klubeve, ndërtimi i qendrës së re të sistemit VAR që është në ambientet e FSHF-së. Me këtë investim të ri, FSHF rreshtohet krah federatave më të mira në Europë, që implementimin e sistemit VAR e kanë në ambientet e Federatave të tyre” – thotë Sokol Jareci për FSHF.org.
Shefi i Sektorit të Arbitrimit tregon se trajnimi i arbitrave nis javën e ardhshme ndërsa ka edhe një ftesë për të gjithë djemtë e vajzat për t’iu bashkuar kësaj fushe – “Javës tjetër ne nisim procesin e trajnimit të arbitrave të Kategorisë “Abissnet Superiore” dhe të Parë. Do të nisë testimi në ambientet e reja sepse infrastruktura është e gjitha e re.
Gjithmonë shfrytëzojmë rastin për të bërë thirrje të gjithë vajzave dhe djemve të rinj që janë pjesë e futbollit të ndjekin Akademinë e Arbitrimit. Me numrat nuk jemi shumë të kënaqur, sidomos në kolegjiumet e rretheve. Tirana mban rekordin, për shkak edhe të popullsisë. Duhet t’i arrijmë numrat që të mbulojmë të gjithë aktivitetin futbollistik që ofron FSHF”, – nënvizon Jareci.
Prej disa vitesh tashmë, nuk mungon bilbili shqiptar në arenën ndërkombëtare. Edhe në takimet kualifikuese për djem e vajza në kompeticionet europiane, kanë gjykuar ndeshje disa arbitra. Risi ishte Albert Doda në rolin e AVAR-it për herë të parë në një ndeshje europiane.
“Kanë filluar të gjithë aktivitetet e UEFA-s për djem e vajza. Florian Lata ishte pjesë e turit të parë. Edhe te vajzat, ishim prezentë në turin e parë të Champions League me Eglantina Pjetrushajn. Për vajzat këtë vit shtohet edhe një aktivitet i ri, siç është Liga e Europës që do të thotë që rritet edhe numri i pjesëmarrjes për arbitret tona. -

Arbitrat, gati për edicionin e ri. Nga akademia, sistemi VAR e deri te prezenca në kompeticionet europiane, këto janë risitë
Futbolli shqiptar po bëhet gati të ngrejë siparin e edicionit të ri. Më 19 gusht nis kampionati “Abissnet Superiore” ndërsa më 26 gusht fillon sezoni i ri i “Kategorisë së Parë”. Përgatitjet kanë nisur jo vetëm nga klubet pjesëmarrëse, por edhe nga arbitrat që do të vendosin drejtësinë në fushë.
Në një intervistë për fshf.org, shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci foli për përgatitjet intensive që po bëhen në prag të nisjes së sezonit. “Jemi në metrat e fundit të garës, që do të fillojë më 15 gusht ku ne do të nisim me testimet fizike të Kategorisë së Parë. Gjithashtu do të bëjmë prezantim me të gjithë klubet e Kategorisë së Parë dhe “Abissnet Superiore” ndryshimet e rregullores së lojës dhe disa nga problematikat që ka pasur sezoni i kaluar në lidhje me vendimmarrjet e arbitrave dhe sistemit VAR”.
Risi e këtij sezoni është investimi më i fundit i FSHF-së, ndërtimi i qendrës së re të sistemit VAR në Shtëpinë e Futbollit. “Qershia mbi tortë e këtij sezoni të ri është investimi më i ri i FSHF-së, që do t’i vijë gjithmonë në ndihmë klubeve, ndërtimi i qendrës së re të sistemit VAR që është në ambientet e FSHF-së. Me këtë investim të ri, FSHF rreshtohet krah federatave më të mira në Europë, që implementimin e sistemit VAR e kanë në ambientet e Federatave të tyre” – thotë Sokol Jareci për FSHF.org.
Shefi i Sektorit të Arbitrimit tregon se trajnimi i arbitrave nis javën e ardhshme ndërsa ka edhe një ftesë për të gjithë djemtë e vajzat për t’iu bashkuar kësaj fushe – “Javës tjetër ne nisim procesin e trajnimit të arbitrave të Kategorisë “Abissnet Superiore” dhe të Parë. Do të nisë testimi në ambientet e reja sepse infrastruktura është e gjitha e re.
Gjithmonë shfrytëzojmë rastin për të bërë thirrje të gjithë vajzave dhe djemve të rinj që janë pjesë e futbollit të ndjekin Akademinë e Arbitrimit. Me numrat nuk jemi shumë të kënaqur, sidomos në kolegjiumet e rretheve. Tirana mban rekordin, për shkak edhe të popullsisë. Duhet t’i arrijmë numrat që të mbulojmë të gjithë aktivitetin futbollistik që ofron FSHF”, – nënvizon Jareci.
Prej disa vitesh tashmë, nuk mungon bilbili shqiptar në arenën ndërkombëtare. Edhe në takimet kualifikuese për djem e vajza në kompeticionet europiane, kanë gjykuar ndeshje disa arbitra. Risi ishte Albert Doda në rolin e AVAR-it për herë të parë në një ndeshje europiane.
“Kanë filluar të gjithë aktivitetet e UEFA-s për djem e vajza. Florian Lata ishte pjesë e turit të parë. Edhe te vajzat, ishim prezentë në turin e parë të Champions League me Eglantina Pjetrushajn. Për vajzat këtë vit shtohet edhe një aktivitet i ri, siç është Liga e Europës që do të thotë që rritet edhe numri i pjesëmarrjes për arbitret tona.
Enea Jorgji ishte pjesë e turit të tretë të Europa League së bashku me asistentët Rexha dhe çokaj. Risi ishte që për herë të parë mori pjesë në evenimente të UEFA-s, në rolin e asistentit të VAR, Albert Doda. Përveç se arbitrave në fushë dhe asistentëve, UEFA po i beson zyrtarëve tanë edhe rolin e sistemit VAR dhe AVAR”, – përfundoi Sokol Jareci. -

Fushat e reja në Prrenjas, përfundon instalimi i sistemit të drenazhimit. Nis së shpejti shtrimi i tapetit
Punimet për ndërtimin e dy fushave të reja në qytetin e Prrenjasit, sipas marrëveshjes ndërmjet FSHF dhe Bashkisë Prrenjas, po vazhdojnë me ritme të shpejta.
Aktualisht, është përfunduar instalimi i sistemit të drenazhimit dhe në ditët në vijim do të nisë shtrimi i tapetit artificial.
Me ndërtimin e dy fushave të reja në qytetin e Prrenjasit, një fushë me përmasa olimpike dhe një mini-fushë, fëmijët do të kenë mundësi të stërviten dhe të luajnë futboll në kushte. -

Kundërpërgjigje ndaj draftit penal/ Avokati Zhllima propozon burgim të përjetshëm për ligjet që cenojnë demokracinë
Avokati Gylsen Zhllima ka reaguar ashpër ndaj draftit të ndryshimeve në Kodin Penal, duke paraqitur një kundërpropozim që synon mbrojtjen e rendit kushtetues dhe sistemit demokratik në Shqipëri.
Në bazë të nenit 81 të Kushtetutës, Zhllima sugjeron shtimin e nenit 73/a në Kodin Penal, i cili parashikon dënimin me burgim të përjetshëm për çdo akt ligjvënës që bie ndesh me konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, kufizon ose heq të drejtat e qytetarëve, nxit urrejtje ndaj demokracisë apo krijon rrethana frike dhe pasigurie në shoqëri.
Sipas propozimit, zyrtarët e lartë që hartojnë ose propozojnë ligje me qëllim ndryshimin e sistemit demokratik apo instalimin e një regjimi që cenon liritë e shtetasve, do të mbajnë përgjegjësi penale maksimale.
Ky nen i ri, sipas Zhllimës, nuk do të parashkruhet kurrë, duke e konsideruar si një mburojë të përhershme për Kushtetutën dhe demokracinë shqiptare.
Reagimi i plote
Në aplikim të nenit 81 Kushtetues, propozoj te 20.000 mijë zgjedhës si më poshtë:
Në Kodin aktual të shtohet:
Neni 73/a
Propozimi ose normimi i akteve kundër sistemit demokratik, politik dhe shoqëror në Shqipëri.
Propozimi ose normimi i ligjeve që bien ndesh me konventat ndërkombëtare të ratifikuara në Republikën e Shqipërisë, ose duke hequr ose/dhe kufizuar të drejta dhe duke krijuar me dashje, direkt ose indirekt, keqkuptime në komunitet, si dhe duke nxitur urrejtje ndaj sistemit demokratik, dënohet me burgim të përjetshëm.
Po kjo vepër, kur kryhet ndaj popullit, duke krijuar rrethana të frikës, poshtërimit dhe cenimit të vlerave demokratike, dënohet me burgim të përjetshëm.
Po kjo vepër penale, kur kryhet nga zyrtarë të lartë me qëllim ndryshimin e sistemit demokratik të vendit, si dhe me qëllim instalimin e një regjimi që dëmton liritë e çdo shtetasi shqiptar dhe duke trazuar stabilitetin politik, legjislativ dhe gjyqësor, dënohet me burgim të përjetshëm.
Po kjo vepër penale, kur kryhet nga zyrtarë të lartë duke propozuar drafte që trazojnë me dashje, direkt, indirekt ose tërthorazi opinionin publik, duke cenuar me draftin e tyre sigurinë juridike të çdo shtetasi dhe duke bërë përzierjen e ligjeve materiale me qëllim keqdashës për të bërë keqinterpretime të rendit kushtetues dhe demokratik, si dhe duke prishur me dashje, direkt, indirekt ose tërthorazi jurisprudencën e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, dënohet me burgim të përjetshëm.
Kjo dispozitë penale nuk parashkruhet.
Ky propozim mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë nga armiqtë e saj. -

VIDEO/ Debati për draftin e Kodit të ri Penal, PL: Përpjekje për deformimin e sistemit të së drejtës
Debati për draftin e Kodit të ri Penal vijon dhe Partia e Lirisë e cilëson si minues të shtetit të së drejtës, ndërsa kërkoi një proces të hapur diskutimi rreth tij. Zv/sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu tha se projektligji i Kodit të ri Penal është një nga përpjekjet më të rrezikshme për deformimin e sistemit të së drejtës.
“Në formën e tij aktuale, ky kod nuk është as reformë e drejtësisë e as përmirësim i sigurisë publike, por synon të kthejë ligjin në mjet represioni politik, duke cenuar thelbin e demokracisë dhe të drejtave tona themelore. Ky projektligj fut nene të paqarta për “shpifje publike”, “nxitje urrejtjeje” dhe “cenim të autoritetit shtetëror”, formulime që hapin rrugë për interpretime arbitrare nga prokuroria dhe gjyqësori. Një kod i tillë minon funksionimin e sistemit te drejtësisë duke sjellë paqartësi në praktikën gjyqësore”.Nga ana tjetër, Haxhiu shtoi edhe se Partia e Lirisë kërkon që të nisë një proces i hapur diskutimi rreth Kodit të ri Penal, i cili duhet te jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e institucioneve të pavarura, akademikëve, opozitës dhe organizatave të shoqërisë civile. “Të sigurohet që çdo ndryshim në Kodin Penal të mbrojë liritë dhe të drejtat themelore, të jetë i qartë, proporcional dhe i ndërtuar mbi standardet më të larta të drejtësisë demokratike”, tha Haxhiu.
-

Librat që ua ndryshuan jetën më të pasurve të botës
CEO i Facebook, Mark Zuckerberg u bë një mbështetës i fuqishëm i reformimit të sistemit gjyqësor pasi lexoi veprën e avokates së të drejtave civile, Michelle Alexander.
Libri i saj flet për burgosjet në masë dhe se si kjo është rruga e gabuar për rehabilitimin e një shoqërie. Në një postim, në 2015, Zuckerberg tha se libri e frymëzoi të vizitonte burgun e San Quentin.
“Do të mësoj më tepër rreth kësaj çështjeje, por disa gjëra i kam të qarta që tani. Nuk mund të përfitojmë një shoqëri të drejtë duke burgosur shumicën. Sistemi i tanishëm nuk funksionon.”
Më pas, ai dhe gruaja e tij Dr. Priscilla Chan, dhuruan 6.5 milionë dollarë për një projekt që nxjerr në pah padrejtësitë e sistemit gjyqësor.
Bill Gates – The Better Angels of Our Nature, Steven Pinker
Në një postim në Twitter, kohë më parë, Gates e quajti librin e mësipërm “librin më frymëzues që ka lexuar ndonjëherë”.
Vepra e Pinker shpjegon se dhuna është pakësuar me kalimin e kohës dhe kjo tregon se “bota po përmirësohet.
“Nuk do të thotë se po injorojmë problemet që kemi tani. Do të thotë që besojmë se mund të zgjidhen,” tha Gates.
Steve Jobs – Autobiography of a Yogi, Paramahansa Yogananda
Udhëtimi i Jobs-it në Indi para se të themelonte Apple është një detaj i rëndësishëm për të ardhmen e kompanisë që ai nisi.
ObserverKult
————————————————————————————
LEXO EDHE:
“NË BIRUCAT E BURRELIT SHFRYTËZOHESHIM PËR TË PËRKTHYER LIBRA PËR KRERËT E REGJIMIT”
“Si shfrytëzoheshin njohuritë e të burgosurve Mirash Ivanaj, Mitrush Kuteli, Gjon Shllaku, Vexhi Buharaja, etj. Me përkthimet fitonim vetëm 2 kg sheqer në muaj”
Në vitet e burgut, intelektualët shfrytëzoheshin për t´i shërbyer pushtetit. Udhëheqësit donin të dinin ç´ndodhte në botë, me historinë, mendimin, letërsinë, ekonominë, politikën, shërbimet sekrete, etj…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU
-

Balluku: Të gjitha nënstacionet e rrezikuara nga zjarret janë operative
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar sot se të gjitha nënstacionet e energjisë elektrike që ishin të rrezikuara nga zjarret dhe ngarkesat maksimale gjatë 24 orëve të fundit janë aktualisht në funksion të plotë.
Ministrja tha se kjo është rezultat i përkushtimit dhe punës së palodhur të punonjësve të ndërmarrjeve shtetërore të energjisë, të cilët kanë qenë në terren pa ndërprerje për të garantuar stabilitetin e sistemit energjetik.Ajo përgëzoi trupat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit për angazhimin e tyre në mbrojtjen e aseteve energjetike të vendit, pavarësisht kushteve të vështira, përfshirë temperaturat ekstreme që kanë kaluar 40°C dhe rrezikun e shtuar nga zjarret.
“Falë këtij angazhimi, është garantuar jo vetëm vijimësia e shërbimit, por edhe riparimi i çdo avarie në kohë reale,” u shpreh Balluku, duke theksuar rëndësinë e gatishmërisë së strukturave energjetike në përballje me situata të jashtëzakonshme. -

“Ekonomia pa para cash”, Guvernatori ndan detaje për TCH: Si do të kryhet digjitalizimi dhe formalizimi i ekonomisë
Pa para në xhep, vetëm pagesa elektronike – kjo është forma e re e ekonomisë drejt së cilës synon të ecë Shqipëria deri në vitin 2030, përmes digjitalizimit dhe reformimit të sistemit të pagesave.
Qeveria është e angazhuar të ndërtojë kushtet infrastrukturore, ligjore dhe kulturore për të arritur këtë objektiv, në bashkëpunim me institucionet kryesore të vendit. Një rol kyç në këtë transformim do të ketë Banka e Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko, në një intervistë për Top Channel, ndau detaje mbi hapat konkretë të kësaj nisme.
“Kryeministri ka pasur në fokus formalizimin e ekonomisë, modernizimin e sistemeve të pagesave dhe digjitalizimin e tyre në Shqipëri, dhe Banka Qendrore është duke punuar intensivisht në këtë drejtim. Folëm për SEPA-n, që ecën paralelisht me objektivin për uljen e përdorimit të cash-it jashtë dhe brenda sistemit bankar. Një tjetër projekt madhor po zhvillohet në bashkëpunim me Bankën e Italisë, e cila ka marrë përsipër ta implementojë. Bëhet fjalë për një sistem transfertash të shpejta dhe të vogla, që do të mundësojë kryerjen e pagesave përmes celularit dhe kanaleve elektronike, në kohë reale. Kjo do të jetë një hap i rëndësishëm drejt formalizimit të ekonomisë dhe modernizimit të sistemit të pagesave, në përputhje me objektivat e qeverisë.”, shprehet Gent Sejko, guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Projekti “Open Banking”, i cili tashmë ka përfunduar teknikisht, si dhe SEPA që pritet të bëhet operacional më 7 tetor 2025, së bashku me sistemin e pagesave të menjëhershme (“Instant Payment”), do të sjellin reduktimin e përdorimit të parasë fizike dhe rritjen e digjitalizimit në ekonominë shqiptare.
Guvernatori Sejko tregoj më tej se në çfarë faze ndodhen bankat shqiptare në përshtatje me SEPA-n dhe si do të nisë konkretisht zbatimi i skemës për pagesat në euro.
“Gjatë këtij viti, vëmendja është përqendruar në përgatitjen e bankave për të qenë funksionale dhe operacionale. Të gjitha bankat kanë aplikuar individualisht dhe janë pranuar. Konkretisht, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave, po punon për përgatitjen konkrete që më 7 tetor bankat të jenë gati për funksionimin e plotë në skemën SEPA. Vetëm në vitin e parë pas implementimit, ekonomia shqiptare pritet të përfitojë rreth 20 milionë euro në kursime, shifër që do të vijojë të rritet me kalimin e kohës.”, shtoi Sejko.
Përtej kursimeve, do të rritet edhe siguria e transaksioneve. Jetojmë në një kohë të ndjeshme, ku sulmet kibernetike janë një kërcënim real. Për më tepër, pjesëmarrja në SEPA është një kriter garancie – në aspektin e integrimit financiar, do të konsiderohemi si një vend i Bashkimit Evropian.”
Megjithëse këto reforma përbëjnë një hap përpara drejt integrimit europian dhe modernizimit të sistemit financiar, Guvernatori Sejko veçon edhe sfidën më të madhe që vendi po kalon.
“Sfida kryesore është formalizimi i ekonomisë. Në kuadër të integrimit të saj në BE, kemi ende shumë punë për të bërë. Banka e Shqipërisë po ndërmerr nisma që integrimi financiar të realizohet në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë. Formalizimi, ndërtimi i shtetit ligjor dhe reformat strukturore në arsim dhe edukim janë thelbësore. Ne po përpiqemi të realizojmë të gjitha detyrat tona brenda kuadrit ligjor që të jemi në avangardë të këtij procesi.”, përfundoi guvernatori.
Top Channel
-

Transferimi i parave të pista përmes sistemit “Hawala”, burg për dy të arrestuarit
Këtë të hënë më 21 korrik, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, për dy të arrestuarit në vendin tonë, të cilët akuzohen se përmes sistemit informal të transferimit të parave të njohur si “Hawala”, kanë lëvizur shuma të mëdha parash të përfituara nga trafiku i drogës, nga Zvicra në Shqipëri.
Konkretisht janë lënë në burg Burim Ferizaj dhe Përparim Kalbaj. Ndërkohë lidhur me të njëjtën çështje, është në burg në Zvicër dhe i dyshuari tjetër, Ervis Ferizaj.
Rrjeti i stukturuar kriminal në Zvicër dhe Shqipëri, u zbulua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas hetimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet zvicerane dhe Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Sipas SPAK, bëhet fjalë për një skemë të mirorganizuar, ku përmes sistemit informal të transferimit të parave të njohur si “Hawala”, janë lëvizur shuma të mëdha parash të përfituara nga trafiku i drogës, nga Zvicra në Shqipëri, pa lënë asnjë gjurmë zyrtare.
Tre shqiptarët në bashkëpunim me disa persona të tjerë që jetojnë në Luzern të Zvicrës, kishin ngritur prej vitit 2020 një rrjet të fuqishëm kriminal që operonte përmes përdorimit të zyrave të këmbimit valutor, agjencive turistike dhe pikave të transferimit të parave. Sipas hetimeve, ky sistem u ka mundësuar trafikantëve të shpërndanin miliona euro në mënyrë të padukshme për autoritetet.
Si funksiononte skema
Paratë dorëzoheshin në Zvicër te bashkëpunëtorët, të cilët njoftonim menjëherë “homologët” në Tiranë për shumën dhe personin që do i priste. Në Shqipëri, të dyshuarit e dorëzonin shumën në dorë te personi përkatës, duke shmangur transfertat apo gjurmimin ligjor të transaksioneve.
Hetimet kanë treguar se ky mekanizëm është përdorur në qindra raste dhe nga dhjetëra persona, ndërsa vlera e përgjithshme e parave të transferuara llogaritet në miliona euro.
Përveç aktivitetit të pastrimit të parave, SPAK njofton se ata janë përfshirë edhe në trafikun e lëndëve narkotike në Zvicër. Hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe llogaritjen e plotë të përfitimeve kriminale të realizuara nga kjo skemë ndërkombëtare.