Tag: sistemit

  • “Një gjyqtare më tha se na kanë nxjerrë në pritë”, Maks Haxhia: U vra i gjithë sistemi i drejtësisë

    “Një gjyqtare më tha se na kanë nxjerrë në pritë”, Maks Haxhia: U vra i gjithë sistemi i drejtësisë

    maks haxhia

    TIRANË- Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka bërë një deklaratë të fortë pas homazheve që bëri në Pallatin e Kongreseve në nderim të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja. Haxhia tha se kjo nuk është vetëm vrasje e gjyqtarit, por është një goditje e sistemit të drejtësisë në tërësi.
    “Kjo nuk është thjesht një ngjarje tragjike, por një vrasje e sistemit të drejtësisë”, deklaroi Haxhia për mediat. “Nuk bëhet fjalë vetëm për bojkot, por duhet të ndalet ky alarm, që prek sistemin, nga gjyqtari më i lartë deri te avokati më i thjeshtë. Në shoqërinë tonë është mbjellë një urrejtje e thellë ndaj njerëzve të drejtësisë, që duhet çrrënjosur sa më shpejt”.
    Ai nënvizoi se frika në sistem është bërë kaq e madhe saqë një gjyqtare i rrëfeu se “na kanë nxjerrë në pritë”.
    “Ky është një mesazh i qartë që tregon se ne kemi nevojë për masa drastike që të dalim nga kjo gjendje e rëndë. Nuk është vetëm çështje e gjyqtarëve, por edhe e avokatëve që duhet të analizojnë thellë rolin dhe përgjegjësitë e tyre në këtë proces, duhet tiua shpjegojmë qytetarëve që në një proces gjyqësor ka një palë fituese dhe një humbëse”.
    Maks Haxhia e përshkroi Astrit Kalajën si “një njeri familjar dhe shumë human, që përfaqësonte vlerat më të mira të sistemit të drejtësisë”, duke shtuar se humbja e tij është një goditje e madhe për të gjithë profesionistët e drejtësisë në Shqipëri.
    “Kjo ngjarje duhet të jetë thirrja jonë për të gjithë: avokatë, gjyqtarë, dhe çdo aktor i sistemit të drejtësisë. Populli duhet ta dijë se në një proces gjyqësor, gjysma e palëve do të humbasë, prandaj ne duhet të përpiqemi të ruajmë dinjitetin dhe sigurinë e të gjithë aktorëve në këtë proces”, përfundoi Haxhia.

  • Vrasje fizike e sistemit gjyqësor!

    Vrasje fizike e sistemit gjyqësor!

    Vrasje fizike e sistemit gjyqësor!
    Nga Arjan NdojaNë radhë të parë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit, Astrit Kalaja, pasi peshën me të madhe të kësaj ngjarjeje e kanë ata.
    Së dyti, dua të shpreh mendimin tim për mesazhin që na jep kjo ngjarje si shoqëri.
    Sistemi i drejtësisë në Shqipëri përbën një nga tre pushtetet që ekzistojnë e funksionojnë të ndara, por që të treja formojnë atë subjektin abstrakt që për publikun quhet Shtet.
    Është goditur shteti, garancia jonë si qytetarë, ndërsa i ndjeri Kalaja, është viktimë e kësaj situate.
    Sistemin gjyqësor fillimisht e ka sulmuar politika, ekzekutivi dhe legjislativi, dhe më pas i ka ndodhur procesi i mungesës së solidaritetit të brendshëm dhe reagimi në kohën dhe me vendosmërinë e duhur ndaj cdo sulmi të padrejtë të bërë ndaj sistemit.
    Legjislativi dhe ekzekutivi kanë peshën e tyre të madhe ne procesin ligjvënës dhe ekzekutiv, pasi volumi i cështjeve gjyqësore rritet për shkak të sjelljes së dy pushteteve të lartëpërmendura.
    Pra, njerëzit shkojnë ne gjykatë sepse ligjin nuk e perceptojnë njësoj të dyja palët dhe as sistemi i qeverisjes vendore dhe qëndrore nuk funksionojnë dhe krijojnë konflikte.
    Le të shtojmë edhe kaq vite sulm te politikes dhe përqëndrim të vëmendjes së opinionit publik ndaj sistemit gjyqësor, duke shpallur nevojën që të behej ndërhyrja npm procesit të Vetingut, që vetiu edhe reagimi i njerëzve te ishte shumë negativ për shkak të manipulimit të opinionit publik prej kaq shumë kohësh.
    U hoqën nga puna kaq shumë prokurorë dhe gjyqtarë, por situata nuk po ndryshon, madje kohëzgjatja e proceseve vetëm është zgjatur me disa vite, dhe shërbimi gjyqësor iu është larguar qytetarëve.
    Vendimmarrja për të kryer krimin e rëndë është peshë dhe përgjegjësi personale e autorit, por situata agravohet ne momentin që shteti me të gjithë mekanizmat e tij nuk funksionon.
    Behet reforma ne Drejtësi dhe nuk ka asnjë godinë gjyqësore të re te ndërtuar.
    Siguria nëpër institucione te tilla është shumë e ulët, sepse kontraktohet shërbim tjetër i ruajtjes së ambienteve, i ndryshëm nga policia e shtetit që
    ka qenë me përpara.
    Sistemi i drejtësisë ka ceremonialitetin, një element shumë të rëndësishëm që i jep asaj autoritetin gjatë procesit, dhe më pas janë mekanizmat e tjerë që bëjnë të mundur ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
    Gjykata e Apelit për te gjithë territorin e Shqipërisë ka vetëm një seli, këtë ne Tiranë, një arritje negative e reformës ne drejtësi për mendimin tim, pasi ia largon shërbimin qytetarëve, detyrë kryesore që ka shteti drejtuar qytetarëve.
    Përveç mungesës se krijimit te kushteve dhe infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e sistemit gjyqësor në mënyrë të pavarur, sistemi gjyqësor sulmohet drejtepersedrejti nga figurat kryesore te pushtetit.
    Kjo është pjesa më e dëmshme që ndikon në vendimmarrjen personale të autorit te ngjarjes, pasi ai mendon se shteti nuk e mbështet gjykatën.
    Autori i ngjarjes mund të ketë formim të ulët arsimor, mund të jetë i pa shkolluar, mund të ketë reagim të ndryshëm nga shumë prej nesh, por ai mendoj se është thjesht derivati i shkeljeve të bëra nga të gjithë ne:
    1) Legjislativi e ekzekutivi,
    2) Reagimi i vetë sistemit gjyqësor,
    3) Reagimi shoqëror ndaj stigmatizimit që iu bë nga politika sistemit gjyqësor ndër vite.
    Politika e ka krijuar këtë situatë me qëllim që të kalojnë vitet pa sistem gjyqësor efektiv, dhe ekzekutivi të vazhdojë i qetë realizimin e objektivave të vet.
    Kjo situatë qe i ka ndodhur sistemit të drejtësisë i ngjan titullit të romanit të autorit Gabriel Garcia Marquez, “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar”.

  • Bala: Rama pjesë e sistemit që duhet të zgjidhë problematikat! Propozimet për rritje dënimi, nga ekspertët

    Bala: Rama pjesë e sistemit që duhet të zgjidhë problematikat! Propozimet për rritje dënimi, nga ekspertët

    Gazetari Anri Balaj, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV ka folur për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Apelin e Tiranës, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit.

    Përsa i përket reagimit të kryeministrit, Bala theksoi se Edi Rama është pjesë e sistemit dhe është aty për të zgjidhur problematikat e sistemit.

    ‘Rama është pjesë e sistemit dhe kryeministër i Shqipërisë, ai që duhet t’i zgjidhë të gjitha problematikat e sistemit. Denoncimet duhet t’i bëjmë ne, duhet apo s’duhet të rritet dënimi, por ekspertët e fushës’, u shpreh Bala.

    Balaj: Rama është pjesë e sistemit dhe kryeministër i Shqipërisë, ai që duhet t’i zgjidhë të gjitha problematikat e sistemit. Denoncimet duhet t’i bëjmë ne, duhet apo s’duhet të rritet dënimi, por ekspertët e fushës. Ai që bëri vrasjen e ka ndarë mendjen, e ka marrë përsipër dhe dënimin e përjetshëm. Dënimi i vrasjes së një gjyqtari apo polici dihet shumë mirë se si shkon. Futja në ambientet e gjykatës me armë, mbushja me plumba gjatë seancës dhe më pas të qëllosh ndaj gjyqtarit dhe palës kundërshtare mendoj se është ngjarje e paramenduar.

     

  • Presidenti Begaj reagon për vrasjen në gjykatë: Akt makabër ndaj sistemit

    Presidenti Begaj reagon për vrasjen në gjykatë: Akt makabër ndaj sistemit

    Presidenti Begaj ka reagua i tronditur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit ku u ekzekutua me armë zjarri në sallën e gjyqit gjyqtari Astrit Kalaja.
    Kreu i shtetit e cilëson ngjarjen një akt makabër kundër sistemit dhe paqjes sociale.
    “Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e pa tolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja.
    Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale.
    Në emër të shtetit i gjendem pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të afërt e të largët, si dhe shpreh solidaritetin e plotë të shqiptarëve me dhimbjen e pakufishme për humbjen”, shkruan Begaj.

  • Bankat vijojnë të rriten më ngadalë se ekonomia

    Bankat vijojnë të rriten më ngadalë se ekonomia

    Rritja e aktiveve të sistemit bankar është përshpejtuar gjatë 2024-s.Në fund të vitit, totali i aktiveve të sistemit bankar arriti një nivel rekord prej 2.09 trilionë lekësh, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, me rritje 6.4% me bazë vjetore, në përshpejtim nga zgjerimi prej 4.7% i vitit të mëparshëm duke shënuar ritmet më të shpejta që nga viti 2021, kur sistemi po rimëkëmbej nga pasojat n…

  • “E njihni Nelson Mandelën?”/ Rekrutimi i policëve të burgjeve, zbulohen disa nga pyetjet për gardianët

    “E njihni Nelson Mandelën?”/ Rekrutimi i policëve të burgjeve, zbulohen disa nga pyetjet për gardianët

    Në kohën që gjatë prezantimit të ministrit të ri të drejtësisë kryeministri Edi Rama e vlerësoi punën e sistemit penitenciar si “të jashtëzakonshme”, drejtoria e përgjithshme e burgjeve njoftoi se sapo ka përmbyllur fazën e parë të rekrutimit për policë burgjesh, njohur ndryshe si gardianë.

    Provimi me shkrim përfshinte pyetje jo vetëm për të kuptuar njohuritë kushtetuese të konkurrentëve por edhe nëse e njihnin apo jo Nelson Mandelën, dhe parimet e tij për trajtimin e të burgosurve.
    Pyetja siç tha për gazetaren e Top Channel Anila Hoxhën njëri nga kandidatët për gardianë burgu ishte
    Sipas Rregullave të Nelson Mandelës, të burgosurit duhet të trajtohen:a. Si të izoluar totalisht nga shoqëriab. Me respekt për dinjitetin njerëzorc. Sipas gjykimit të punonjësitd. Vetëm me disipline të fortë” .
    Nuk dihet ende se sa prej tyre e kanë gjetur opsionin e saktë për këtë pyetje. Ndërkohë qe pjesë e testit ishte edhe pyetja që përfshin rehabilitimin e të dënuarit, një nga sfidat më të mëdha të sistemit
    Rehabilitimi në burgje përqendrohet në:a. Hakmarrjeb. Riedukim dhe riintegrimc. Izolimd. Ndëshkim të ashpër” ka qenë pyetje e radhës.
    Administrimi i grindjeve mes të burgosurve ka qenë një tjetër pyetje, si edhe si veprohet në rast se gjenden sende të ndaluara, si reagohet kur rrëfehet një i burgosur.

    Top Channel

  • Rama prezanton Ministrin e ri të Drejtësisë Besfort Llamallarin: Pavarësia e sistemit gjyqësor prioritet

    Rama prezanton Ministrin e ri të Drejtësisë Besfort Llamallarin: Pavarësia e sistemit gjyqësor prioritet

    Edi Rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Ministrin e ri të Drejtësisë Besfort Lamallari. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se qeveria kërkon transformimin e ministrisë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor. Ndër të tjera ai theksoi se ministri i ri është një nga shërbëtorët më shembullorë të shtetit tonë që do të çojë para së bashku me ekipin e tij punët e nisura nga ish-ministri Ulsi Manja.
    ” Natyrisht që në kushtet kur ne kemi marrë përsipër një transformim epokal të marrëdhënies të pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin, roli i ministrit të Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e Ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar, por kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar.
    Ndërkohë që territori i mbulimit të çështjeve të drejtësisë në shtetin shqiptar zë vendin më të gjerë në procesin e negociatave për anëtarësim. Dhe është shumë e rëndësishme, që ne të mos e humbasim nga vëmendja thelbin e misionit tonë në raport me drejtësinë, të garantojmë pavarësinë e sistemit tonë gjyqësor, si pushteti kushtetues i pavarur në letër, por vetëm prej shumë pak vitesh edhe në realitet.
    Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuar gjithmonë dhe ne duhet ta konsolidojmë, duke këmbëngulur në vendimin historik që kemi marrë për të mbajtur duart lart vendimmarrjeve të prokurorëve dhe gjykatësve,” tha Rama./ZËRI

  • Rama prezanton ministrin e Drejtësisë:Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor

    Rama prezanton ministrin e Drejtësisë:Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor

    Kryeministri Edi Rama po prezanton ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili merr detyrën nga paraardhësi Ulsi Manja.
    Gjatë fjalës së tij, Kryeministri ka theksuar se duhet konsoliduar pavarësia e sistemit gjyqësor, si një nga kushtet themelore të integrimit në Bashkimin Europian.
    Kryeministri Edi Rama: Besoj që me mbështetjen e ekipit të kësaj Ministrie dhe në bashkëpunim me të gjithë, Besforti do t’ja dalë të çojë përpara një punë të nisur prej disa vitesh tashmë dhe të vazhduar nga ministri i deritanishëm Ulsi Manja.
    Në kushtet kur kemi marrë përsipër një transformimi epokal të marrëdhënies së pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin, roli i Ministrisë së Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e Ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar. Kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar apo që pesha që ka në të gjithë proceset është zvogëluar. Jo, në të vërtetë edhe roli dhe pesha janë po aq të rëndësishme sa kanë qenë. Mbi të gjitha detyrimi që ka Ministria e Drejtësisë për të mbajtur në mënyrë konstante busullën orientuese për të gjitha proceset vendimmarrëse, është detyrim shumë i madh.
    Ndërkohë që siç e dini dhe ju, territori mbulimit të çështjeve të drejtësisë në shtetin shqiptar është territori që zë vendin më të gjerë në procesin e negociatave të anëtarësimit.
    Është shumë e rëndësishme që në të gjithë të përditshmen tonë ne të mos e humbim nga vëmendja thelbin e misionit tonë në raport me drejtësinë, që është të garantojmë dhe konsolidojmë pavarësinë e sistemit tonë gjyqësor si një pushtet kushtetues i pavarur nga ekzekutiv në letër, por vetëm prej shumë pak vitesh i pavarur dhe në realitet. Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuar përgjithmonë.

  • LIVE/ Rama prezanton ministrin e ri të Drejtësisë: Të garantojmë pavarësinë e sistemit tonë gjyqësor

    LIVE/ Rama prezanton ministrin e ri të Drejtësisë: Të garantojmë pavarësinë e sistemit tonë gjyqësor

    Kryeministri Edi Rama prezantoi paraditen e së shtunës ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallarin.
    Kreu i qeverisë u shpreh se duhet konsoliduar pavarësia e sistemit gjyqësor, pasi është një nga kushtet themelore të integrimit në Bashkimin Europian, shkruan A2.
    “Besoj që me mbështetjen e kësaj ministrie dhe në bashkëpunim me të gjithë, Besforti do t’ia dalë të çojë përpara një punë të nisur prej disa vitesh tashmë dhe të vazhduar nga ministri i deritanishëm, Ulsi Manja. Në kushtet kur kemi marrë përsipër një transformim epokal të marrëdhënies së pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin, roli i Ministrisë së Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e Ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar. Kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar apo që pesha që ka në të gjithë proceset është zvogëluar. Edhe roli, dhe pesha janë po aq të rëndësishme sa kanë qenë. Mbi të gjitha, detyrimi që ka Ministria e Drejtësisë për të mbajtur në mënyrë konstante busullën orientuese për të gjitha proceset vendimmarrëse, është detyrim shumë i madh”, tha Rama në fjalën e tij të prezantimit.
    Më tej, kreu i qeverisë shtoi: “Ndërkohë që siç e dini dhe ju, territori i mbulimit të çështjeve të drejtësisë në shtetin shqiptar është territori që zë vendin më të gjerë në procesin e negociatave të anëtarësimit. Është shumë e rëndësishme që në të gjithë të përditshmen tonë ne të mos e humbim nga vëmendja thelbin e misionit tonë në raport me drejtësinë, që është të garantojmë dhe konsolidojmë pavarësinë e sistemit tonë gjyqësor si një pushtet kushtetues i pavarur nga ekzekutivi në letër, por vetëm prej shumë pak vitesh i pavarur dhe në realitet. Është një pavarësi që është larg së qënit e garantuar përgjithmonë”.

  • Sërish shkelje të hapësirës ajrore në Poloni, Rusia nuk ndalet/ Shënjestron zona të tjera strategjike

    Sërish shkelje të hapësirës ajrore në Poloni, Rusia nuk ndalet/ Shënjestron zona të tjera strategjike

    Dy avionë luftarakë rusë kanë shkelur zonën e sigurisë pranë platformës së naftës dhe gazit Petrobaltic në Detin Baltik, duke fluturuar në mënyrë të rrezikshme dhe shumë ulët.

    Incidenti u raportua nga Policia kufitare e Polonisë, që e cilësoi si një veprim provokues në një zonë energjetike strategjike.
    Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian ka miratuar paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë, me fokus të veçantë në sektorin financiar dhe energjetik. Presidentja Ursula von der Leyen deklaroi:
    “Ka ardhur koha për të mbyllur rubinetat e gazit nga Rusia.”
    Sanksionet përfshijnë:
    Bllokim të sistemit të kartave MIR dhe Sistemit të Pagesave Express (SBP);
    Ndalim të plotë të transaksioneve me kriptovaluta dhe bursa digjitale;
    Kufizime financiare për qytetarët rusë, përfshirë paratë elektronike;
    Sanksione ndaj bankave në Rusi dhe në vende që ndihmojnë anashkalimin e masave (si Kazakistani, Bjellorusia, Kirgistani, Taxhikistani).
    Këto masa shënojnë një përpjekje të koordinuar për të goditur mbështetjen financiare të Moskës dhe për të mbrojtur infrastrukturën strategjike të BE-së në rajonin baltik.

    Top Channel