Tag: sistemit

  • Shenja jete jashtë sistemit diellor? Zbulimi i radhës nga astronomët, çfarë po ndodh në planetin që ndodhet 124 vite dritë larg Tokës

    Shenja jete jashtë sistemit diellor? Zbulimi i radhës nga astronomët, çfarë po ndodh në planetin që ndodhet 124 vite dritë larg Tokës

    Astronomët kanë zbuluar deri më tani shenjat më premtuese të një shenje jete jashtë sistemit tonë diellor.

    Duke përdorur të dhënat nga Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST), një ekip i udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit ka identifikuar në atmosferën e ekzoplanetit K2-18b gjurmë kimike të substancave DMS dhe DMDS, molekula që, në Tokë, prodhohen vetëm nga forma jete, kryesisht mikroorganizma si fitoplanktoni detar.
    Ekzoplaneti K2-18b ndodhet 124 vite dritë nga Toka, në të ashtuquajturën zonë të banueshme të yllit të tij, që do të thotë se kushtet e tij mund të lejojnë ekzistencën e ujit të lëngshëm, ndoshta edhe të jetës.
    Sipas shkencëtarëve, zbulimi ka arritur një nivel sigurie statistikore “tre-sigma”, që nënkupton një

    Top Channel

  • ‘Rishikim të sistemit fiskal’, Tabaku: Profesionistët e lirë duhet të kenë të njëjtin regjim taksash si biznesi i vogël

    ‘Rishikim të sistemit fiskal’, Tabaku: Profesionistët e lirë duhet të kenë të njëjtin regjim taksash si biznesi i vogël

    Deputetja Jorida Tabaku, kandidate për një tjetër mandat në Parlament në listën e hapur të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Qarkun e Tiranës, zhvilloi sot një takim me profesionistë të lirë në kryeqytet, ku theksoi angazhimin e saj për mbështetjen e shtresës së mesme dhe të kësaj kategorie sipërmarrësish.
    Gjatë bashkëbisedimit, Tabaku nënvizoi domosdoshmërinë e rishikimit tërësor të sistemit fiskal, klimës së biznesit dhe procedurave tatimore, duke propozuar që inspektimet të kryhen vetëm kur ka rrezik të lartë fiskal. Ajo u shpreh se “shteti duhet të heqë barrën nga shpatullat e sipërmarrjes” dhe të lejojë profesionistët të punojnë në qetësi e pa trysni.
    “Ju të gjithë jeni njerëz që i paguani rregullisht taksat… por keni nevojë vetëm që t’ju lënë rehat të punoni,” deklaroi Tabaku, duke shtuar se profesionistët e lirë duhet të kenë të njëjtin regjim taksimi si biznesi i vogël, pa dallime të padrejta në bazë të natyrës së punës apo xhiros.
    Sipas saj, sistemi aktual favorizon të mëdhenjtë dhe pakicën, duke margjinalizuar sipërmarrësit e vegjël dhe profesionistët e ndershëm. “Për mua, mbështetja e kësaj shtrese është jashtëzakonisht e rëndësishme”, përfundoi Tabaku, duke e konsideruar këtë si një nga prioritetet kryesore të platformës së saj politike.

  • Franca në gjendje alarmi/ Sulme të dhunshme në burgje, Macron paralajmëron goditje të ashpër kundër karteleve kriminale

    Franca në gjendje alarmi/ Sulme të dhunshme në burgje, Macron paralajmëron goditje të ashpër kundër karteleve kriminale

    Franca ndodhet përballë një situate të pazakontë dhe alarmante, pas një vale sulmesh të dhunshme dhe të koordinuara në disa burgje të vendit. Presidenti Emmanuel Macron ka reaguar menjëherë me një qëndrim të fortë, duke theksuar se autorët e këtyre veprimeve do të identifikohen, do të nxirren para drejtësisë dhe do të marrin dënimin që meritojnë.

    Brenda vetëm tre ditëve janë shënuar më shumë se një duzinë incidentesh, mes të cilave më i rëndi ishte sulmi me armë automatike në portën e jashtme të burgut në Toulon. Krahas kësaj, janë raportuar edhe djegie të automjeteve, dëmtime të pronës dhe përpjekje për zjarrvënie në shtëpitë e punonjësve të sistemit penitenciar.

    Në disa raste, në vendngjarje është lënë shenja me akronimin DDPF – “Mbrojtja e të Burgosurve Francezë” – një grup që po shfaqet si zëri i të dënuarve brenda sistemit, duke pretenduar se nuk janë terroristë, por mbrojtës të të drejtave të njeriut në burgje. Megjithatë, autoritetet nuk e marrin këtë narrativë si justifikim, duke i trajtuar veprimet si sulme të drejtpërdrejta kundër rendit dhe sigurisë publike.

    Mediat franceze e kanë cilësuar këtë situatë si një lloj “shpalljeje lufte” nga rrjetet kriminale, të cilat po reagojnë me dhunë ndaj përpjekjeve të qeverisë për të goditur trafikun e drogës dhe për të ashpërsuar kontrollin ndaj bosëve të krimit që veprojnë nga brenda qelive.

    Në këtë kuadër, Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin ka bërë të ditur se gjatë verës do të bëhet zhvendosja e 200 personave të dënuar për trafik droge në burgje me siguri ekstreme, ku do të izolohen totalisht nga pjesa tjetër e popullsisë së burgut dhe do të kenë kontakte minimale me botën jashtë.

    Autoritetet janë aktualisht në gatishmëri të lartë, ndërsa hetimet po intensifikohen për të zbuluar rrjetet e organizimit dhe personat përgjegjës. Gjithçka tregon se Franca po përballet me një sfidë serioze për sigurinë e brendshme dhe integritetin e sistemit të drejtësisë.

  • Këto vende mbesin sot pa rrymë

    Këto vende mbesin sot pa rrymë

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë, ka njoftuar se sot, do të kryhen disa punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik.

    Për shkak të këtyre punimeve do të ketë ndërprerje të rrymës në Prishtinë, Pejë dhe Prizren.

    Prishtinë:
    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 110/10 kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

    Dalja 20 kV J34 Llapnasellë (kodi: 19000086) nga ora 10:00 deri 15:30

    Vendet: Llapnasellë, një pjesë e Çagllavicës dhe një pjesë e Graçanicë .

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, vendosja e ndarësit linjor.

    2.

    NS 110/10(20) [kV] Prishtina 2 do të ndërprehet:

    NS 10/0.4[kV] TS-Taukbashçe – Lodrat me kod: (11000004133) nga ora 09:00 deri 10:00

    Vendet: Taukbashçe.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, punime të domosdoshme nga Drejtoria e Menaxhimit të Hapësirave Publike dhe Parqeve, Komuna e Prishtinës.

    Pejë:

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Fusha e Pejës (kodi: 50000009) nga ora 10:00 deri 15:00

    Vendet: Bajraktarët, Kulla e Ministrit, Treboviq, Qunguri, Elsa, Nabergjan, Lluga, Llabjan dhe Bllagaj.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    Prizren

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërp.rehet:

    Dalja 10[kV] Fusha e Pejës (kodi: 50000009) nga ora 10:00 deri 15:00

    Vendet: Bajraktarët, Kulla e Ministrit, Treboviq, Qunguri, Elsa, Nabergjan, Lluga, Llabjan dhe Bllagaj.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • “Berisha, pengmarrës i sistemit të drejtësisë”, avokati: Të zbardhet kontrata me LaCivita

    “Berisha, pengmarrës i sistemit të drejtësisë”, avokati: Të zbardhet kontrata me LaCivita

    Avokati Romeo Kara thotë se Sali Berisha është pengmarrës i sistemit të drejtësisë.
    Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se KQZ duhet të hetojë pagesat që Berisha i ka bërë Chris LaCivita.
    “Për këto miliona dollarë, Berisha duhet të tregojë burimin e tyre dhe ligjshmërinë e tyre. Për prokurorin në fjalë, Berisha fakton që ai është koka e krimit në institucione dhe jashtë tyre. Kështu është mësuar Berisha të thotë, edhe kur humb zgjedhjet, jo më për programin. Nëse ne kemi parasysh që zotëria, masakrat që ka bërë, banorëve të Unaza e Re, i ka dëmshpërblyer me VKM e veta, tani kujtohet zotëria që duhet t’i kompensojë me çmimin e tregut.”, theksoi ai.

  • “Berisha, pengmarrës i sistemit të drejtësisë”/ Avokati Romeo Kara: Të zbardhet kontrata me LaCivita

    “Berisha, pengmarrës i sistemit të drejtësisë”/ Avokati Romeo Kara: Të zbardhet kontrata me LaCivita

    Avokati Romeo Kara thotë se Sali Berisha është pengmarrës i sistemit të drejtësisë. Në një intervistë, Kara u shpreh se KQZ duhet të hetojë pagesat që Berisha i ka bërë Chris LaCivita.
    “Për këto miliona dollarë, Berisha duhet të tregojë burimin e tyre dhe ligjshmërinë e tyre. Për prokurorin në fjalë, Berisha fakton që ai është koka e krimit në institucione dhe jashtë tyre. Kështu është mësuar Berisha të thotë, edhe kur humb zgjedhjet, jo më për programin. Nëse ne kemi parasysh që zotëria, masakrat që ka bërë, banorëve të Unaza e Re, i ka dëmshpërblyer me VKM e veta, tani kujtohet zotëria që duhet t’i kompensojë me çmimin e tregut.”, theksoi ai.

  • Nga 1 prilli ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në Bashkimin Europian, si do të veprohet?

    Nga 1 prilli ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në Bashkimin Europian, si do të veprohet?

    Drejtoria e Doganave ka njoftuar se duke filluar nga data 1 Prill 2025, transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë do të duhet të ofrojnë të dhëna për mallrat e dërguara në, ose përmes BE-së, përpara mbërritjes së tyre, nëpërmjet një Deklarate Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) të plotë.
    Ky detyrim është i vlefshëm gjithashtu edhe për transportuesit postarë dhe postat e shpejta, që transportojnë mallra duke përdorur këto mënyra transporti, si dhe për palët e tjera, si psh: ofruesit e logjistikës. Në rrethana të caktuara, marrësit përfundimtarë të mallrave, të vendosur në BE, do të duhet gjithashtu të depozitojnë Deklaratën Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) në sistemin ICS2.
    Doganat sqarojnë se ky njoftim është i vlefshëm për të gjithë operatorët ekonomikë dhe transportuesit e regjistruar në RSH dhe që kanë marrë një numër EORI/RIOE në një nga vendet anëtare të BE. Ky numër regjistrimi ju mundëson të kryejnë formalitete doganore në këto vende.
    Eksportuesit shqiptarë duhet të komunikojnë me partnerët (klientë) e tyre në vendet e BE për përshtatjen e tyre me rregullat e reja të sistemit ICS2 përpara afatit të përcaktuar (01 Prill 2025) në mënyrë që të shmangen pengesat lidhur me kalimin e mallrave që eksportohen në BE ose përmes saj.
    Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (ICS2)
    Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (ICS2) i Bashkimit Europian synon të rrisë sigurinë e mallrave që hyjnë në BE duke aplikuar një procedurë doganore të standardizuar, para mbërritjes së mallrave, për të gjitha mënyrat e transportit, përfshirë tansportin rrugor dhe atë hekurudhor, krahas rregullave ekzistuese për transportin ajror, detar dhe atë ujor të brendshëm.
    Sistemi ICS2 u mundëson autoriteteve doganore të vlerësojnë më mirë rreziqet që lidhen me mallrat që hyjnë në BE, duke mundësuar paraqitjen e të dhënave të sakta dhe të plota për mallrat nëpërmjet depozitimit të Deklaratës Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) përpara mbërritjes, duke përmirësuar kështu aftësinë e BE-së për të parandaluar dhe luftuar kundërvajtjet doganore si dhe duke siguruar një mjedis tregtar më të sigurt.
    Operatorët ekonomikë të pajisur me numër EORI në vendet e BE, që nuk janë gati deri në këtë datë, duhet të kontaktojnë Zyrën e Shërbimit Kombëtar të Shtetit Anëtar të BE-së (Autoriteti Kombëtar Doganor) ku janë regjistruar dhe kanë marrë numrin e tyre EORI, për të kërkuar një afat kohor për implementimin e versionit të ri të sistemit (ICS2) deri më 1 Mars 2025. Ky afat kohor u jepet atyre vetëm sipas kërkesës.
    Për të përmbushur kërkesat e sistemit ICS2, bizneseve në vendet e BE, të prekura nga rregullat e reja do t’u kërkohet të sigurohen që të mbledhin të dhëna të sakta dhe të plota nga klientët e tyre, të përditësojnë sistemet e tyre të IT-së dhe proceset operacionale dhe të ofrojnë trajnim adekuat për stafin e tyre. Operatorët ekonomikë do të duhet gjithashtu të kryejnë me sukses një test të vetëpërputhshmërisë përpara se të lidhen me sistemin ICS2, për të verifikuar aftësinë e tyre për të hyrë dhe shkëmbyer mesazhe me autoritetet doganore.
    Mospërmbushja në kohë e kërkesave të sistemit ICS2 mund të sjellë si pasojë ndalimin e mallrave në kufijtë e BE-së dhe moszbatimin e formaliteteve doganore nga ana e autoriteteve doganore të BE.
    Sistemi ICS2 është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Komisionit Europian, autoriteteve doganore të Shteteve Anëtare dhe bizneseve.
    Duke filluar nga 1 shtatori 2025, sistemi aktual ICS1 do të hiqet gradualisht dhe sistemi ICS2 do të zëvendësojë sistemin ICS1 nëpërmjet një procesi krejtësisht të ri, në përputhje me Kodin Doganor të Bashkimit Europian.
    Për këtë, Komisioni Europian organizon webminare mujore (në anglisht) ku operatorët ekonomikë mund të bëjnë pyetje në lidhje me aspektet operacionale dhe teknike të ICS2.
    Më shumë informacion rreth sistemit ICS2 disponohet në faqen e internetit të Komisionit Evropian (https://ec.europa.eu/ICS2) duke përfshirë fletët e të dhënave që detajojnë kërkesat për të gjithë mënyrat e transportit dhe hapat që duhen ndërmarrë për t’u përgatitur për ICS2. I gjithë dokumentacioni teknik i nevojshëm mund të gjendet në faqen web CIRCABC./ Monitor

  • Nga 1 prilli ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në Bashkimin Europian

    Nga 1 prilli ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në Bashkimin Europian

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Drejtoria e Doganave ka njoftuar se duke filluar nga data 1 Prill 2025, transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë do të duhet të ofrojnë të dhëna për mallrat e dërguara në, ose përmes BE-së, përpara mbërritjes së tyre, nëpërmjet një Deklarate Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) të plotë.
    Ky detyrim është i vlefshëm gjithashtu edhe për transportuesit postarë dhe postat e shpejta, që transportojnë mallra duke përdorur këto mënyra transporti, si dhe për palët e tjera, si psh: ofruesit e logjistikës. Në rrethana të caktuara, marrësit përfundimtarë të mallrave, të vendosur në BE, do të duhet gjithashtu të depozitojnë Deklaratën Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) në sistemin ICS2.
    Doganat sqarojnë se ky njoftim është i vlefshëm për të gjithë operatorët ekonomikë dhe transportuesit e regjistruar në RSH dhe që kanë marrë një numër EORI/RIOE në një nga vendet anëtare të BE. Ky numër regjistrimi ju mundëson të kryejnë formalitete doganore në këto vende.
    Eksportuesit shqiptarë duhet të komunikojnë me partnerët (klientë) e tyre në vendet e BE për përshtatjen e tyre me rregullat e reja të sistemit ICS2 përpara afatit të përcaktuar (1 Prill 2025) në mënyrë që të shmangen pengesat lidhur me kalimin e mallrave që eksportohen në BE ose përmes saj.
    Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (ICS2)
    Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (ICS2) i Bashkimit Europian synon të rrisë sigurinë e mallrave që hyjnë në BE duke aplikuar një procedurë doganore të standardizuar, para mbërritjes së mallrave, për të gjitha mënyrat e transportit, përfshirë tansportin rrugor dhe atë hekurudhor, krahas rregullave ekzistuese për transportin ajror, detar dhe atë ujor të brendshëm.
    Sistemi ICS2 u mundëson autoriteteve doganore të vlerësojnë më mirë rreziqet që lidhen me mallrat që hyjnë në BE, duke mundësuar paraqitjen e të dhënave të sakta dhe të plota për mallrat nëpërmjet depozitimit të Deklaratës Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) përpara mbërritjes, duke përmirësuar kështu aftësinë e BE-së për të parandaluar dhe luftuar kundërvajtjet doganore si dhe duke siguruar një mjedis tregtar më të sigurt.
    Operatorët ekonomikë të pajisur me numër EORI në vendet e BE, që nuk janë gati deri në këtë datë, duhet të kontaktojnë Zyrën e Shërbimit Kombëtar të Shtetit Anëtar të BE-së (Autoriteti Kombëtar Doganor) ku janë regjistruar dhe kanë marrë numrin e tyre EORI, për të kërkuar një afat kohor për implementimin e versionit të ri të sistemit (ICS2) deri më 1 Mars 2025. Ky afat kohor u jepet atyre vetëm sipas kërkesës.
    Për të përmbushur kërkesat e sistemit ICS2, bizneseve në vendet e BE, të prekura nga rregullat e reja do t’u kërkohet të sigurohen që të mbledhin të dhëna të sakta dhe të plota nga klientët e tyre, të përditësojnë sistemet e tyre të IT-së dhe proceset operacionale dhe të ofrojnë trajnim adekuat për stafin e tyre. Operatorët ekonomikë do të duhet gjithashtu të kryejnë me sukses një test të vetëpërputhshmërisë përpara se të lidhen me sistemin ICS2, për të verifikuar aftësinë e tyre për të hyrë dhe shkëmbyer mesazhe me autoritetet doganore.
    Mospërmbushja në kohë e kërkesave të sistemit ICS2 mund të sjellë si pasojë ndalimin e mallrave në kufijtë e BE-së dhe moszbatimin e formaliteteve doganore nga ana e autoriteteve doganore të BE.
    Sistemi ICS2 është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Komisionit Europian, autoriteteve doganore të Shteteve Anëtare dhe bizneseve.
    Duke filluar nga 1 shtatori 2025, sistemi aktual ICS1 do të hiqet gradualisht dhe sistemi ICS2 do të zëvendësojë sistemin ICS1 nëpërmjet një procesi krejtësisht të ri, në përputhje me Kodin Doganor të Bashkimit Europian.
    Për këtë, Komisioni Europian organizon webminare mujore (në anglisht) ku operatorët ekonomikë mund të bëjnë pyetje në lidhje me aspektet operacionale dhe teknike të ICS2.
    Më shumë informacion rreth sistemit ICS2 disponohet në faqen e internetit të Komisionit Evropian (https://ec.europa.eu/ICS2) duke përfshirë fletët e të dhënave që detajojnë kërkesat për të gjithë mënyrat e transportit dhe hapat që duhen ndërmarrë për t’u përgatitur për ICS2. I gjithë dokumentacioni teknik i nevojshëm mund të gjendet në faqen web CIRCABC./Monitor