Tag: sistemit

  • “Nga drejtësi e pavarur, kemi ndërtuar një korporatë”/ Meçe: Sistemi i drejtësisë ka ndërhyrë në nivelet më të larat të pushtetit

    “Nga drejtësi e pavarur, kemi ndërtuar një korporatë”/ Meçe: Sistemi i drejtësisë ka ndërhyrë në nivelet më të larat të pushtetit

    Në studion e “Tirana Live” në ABC Neës, analisti Arben Meçe ngriti një sërë shqetësimesh lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe ndërthurjen e tij me politikën. Ai theksoi se mungon një mekanizëm i qartë matjeje të punës që justifikon pagat në organet e drejtësisë, duke nënvizuar se struktura aktuale është shndërruar në një “korporatë” me fuqi të zgjeruara.
    Sipas Meçes, pezullimi i zëvendëskryeministres ka nxjerrë në pah ndërhyrje të pazakonta dhe kompetenca të tepërta të organeve të drejtësisë, deri në atë pikë sa një prokuror i thjeshtë mund të ndikojë në nivelet më të larta të ekzekutivit.
    Ai shtoi se në raste të tilla Parlamenti duhet të marrë rol aktiv në transparencë, ndërsa shprehu bindjen se SPAK po shmang përballjen me Kuvendin. Analisti paralajmëroi se vendimet gjyqësore për pagat dhe rritja e ndikimit të trupës gjykuese përbëjnë një sfidë të re për balancat e shtetit.
    “Nuk e di se cili është mekanizimi i matjes së punës për të bërë pagesën. Tek sistemi i drejtësisë nuk e shikoj këtë. Sistemi i pagave ndërtohet në bazë të hierarkisë së shtetit. E gjithë kjo fabul, ka lindur nga një ndërhyrje që është shumë e çuditshme, sepse në Shqipëri prej kohës në emër të vendosjes së një drejtësie të pavarur, kemi prodhuar një korporatë. Kjo doli dukshëm me pezullimi e zëvendëskryeministres, duke ndërhyrë deri në nivelet më të larta të sistemit. Një prokuror i zakonshëm me këtë dispozitë që ka tani, mund të arrijë të pezullojë nga detyra edhe kryeministrin. Nuk ekziston mekanizmi.
    Kur ndërmarrja e drejtësie shkon në kompetencat e politikës, ndërhyn Parlamenti, i cili ka për detyrë që ta zbërthejë dhe ta bëjë transparence para qytetarëve. SPAK ka frikë të përballet me Parlamentin. Nëse kryeministri e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, do të thotë që është brenda sistemit. Drejtësia mund ta intimidojë çështjen, duke pretenduar se po i bëhet presion. Është korporatë, nuk është më Republikë Prokurorësh. Sfidë të tillë nuk kam dëgjuar asnjëherë. Ç’janë këto rroga që merren me vendim gjyqësor?! Nuk merren rrogat më vendim gjyqësor! Trupa gjykuese është bërë e pushtetshme edhe në shtetformim”, tha Meçe.

  • Si të forconi imunitetin gjatë dimrit

    Si të forconi imunitetin gjatë dimrit

    Gjatë muajve të dimrit kur mbizotëron ftohja dhe gripi, është e rëndësishme të forcojmë imunitetin tonë. Imuniteti është një mekanizëm mbrojtës që na mbron nga infeksionet dhe patogjenët si bakteret dhe viruset.
    Për të siguruar funksionimin e duhur të sistemit tonë, pas asaj diete festive duhet të kalojmë në një dietë që ka shumë fruta dhe perime të papërpunuara, sepse ka shumë fibra në të.
    Fibrat në zorrët tona, luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imunitar.

    Gjithashtu është i nevojshëm konsumimi i produkteve të qumështit me pak yndyrë, sepse ato vetë përmbajnë baktere të dobishme, kanë një vlerë të ulët energjetike dhe fibra probiotike.

  • Forco imunitetin, ja cilat janë ushqimet që duhet të konsumoni

    Forco imunitetin, ja cilat janë ushqimet që duhet të konsumoni

    Gjatë muajve të dimrit kur mbizotëron ftohja dhe gripi, është e rëndësishme të forcojmë imunitetin tonë. Imuniteti është një mekanizëm mbrojtës që na mbron nga infeksionet dhe patogjenët si bakteret dhe viruset.
    Për të siguruar funksionimin e duhur të sistemit tonë, pas asaj diete festive duhet të kalojmë në një dietë që ka shumë fruta dhe perime të papërpunuara, sepse ka shumë fibra në të.
    Fibrat në zorrët tona, luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imunitar.
    Gjithashtu është i nevojshëm konsumimi i produkteve të qumështit me pak yndyrë, sepse ato vetë përmbajnë baktere të dobishme, kanë një vlerë të ulët energjetike dhe fibra probiotike.

  • VAR-i ndan FIFA-n nga UEFA, kërkohet aplikimi i teknologjisë për kartonat e verdhë e këndoret, UEFA kundër

    VAR-i ndan FIFA-n nga UEFA, kërkohet aplikimi i teknologjisë për kartonat e verdhë e këndoret, UEFA kundër

    Pavarësisht polemikave të mëdha dhe akuzave për stadnarte të dyfishta në përdorimin e sistemit VAR, institucuionet e rëndësishme te futbollit bortëror bnuk kanë ndërmend të ndalen me kaq në aplikimin e tekknologjisë në futboll.
    Së shpejti, mund të shohim edhe më shumë ndërhyrje të VAR-it në fushat e futbollit në të gjithë botën .
    FIFA po shqyrton zgjerimin e kompetencave të VIDEO-Gjyqtarit Ndihmës . Në botërorin e vitit 2026 gjyqtari dhe asistentët e tij mund të korrigjohen gjithashtu për goditjet nga këndi apo për kartonat e dytë të verdhe që mund të jenë vendimtare në dnëshkimin e lojtarëve më kartionin e kuq.

    Kohët e fundit të përdorimit të sistemit VAR-it, ka pasur raste të shumta që përfshijnë gabime të gjyqtarëve në dhënien apo jo të goditjeve nga këndi apo të kartonave të dytë të verdhë që kanë ndikuar në rrjedhën e një ndeshjeje.
    Shoqata ndërkombëtare e gjyqtarëve, do t’i diskutojë këto propozime në janar: shqyrtimi për një karton të dytë të verdhë gëzon mbështetje të gjerë ndërsa korigjimi i vendeve mbi goditjet nga këndi shihet me skeptizizem pasi mund të vonoje ndjeshëm lojën.
    UEFA sidomos është kundër këtij rekomandimi.  Pjesë e diskutimit të protokollit të var do të jetë edhe rishkimi I rregullores për pozicionin jashtë loje duke e sanksinuar këtë gjë vetëm në rastet kur trupi I lojtarit është totalisht jashtë mbrojtësit të fundit, element që ka shkaktuar polemika pa fund deri edhe në ilaritet kur janë anulluar gola për milimetra./vizionplus.tv

  • Mblidhet komisioni i “zgjedhores”, PS e PD miratojnë kalendarin, do diskutohet edhe sitemi elektoral

    Mblidhet komisioni i “zgjedhores”, PS e PD miratojnë kalendarin, do diskutohet edhe sitemi elektoral

    Komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore ka miratuar kalendarin e punës së këtij komisioni, duke përfshirë edhe çështjen e sistemit zgjedhor.
    Edhe pse Partia Demokratike ka 5 vite që kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor, kryetari i PS Edi Rama nuk ka folur asnjëherë për nevojën e një sistemit të ri, por sot socialistët dhe demokratët votuan kalendarin ku parashikohet të diskutohet për sistemin zgjedhor, në varësi edhe të ndryshimeve të ndarjes së re administrative-territoriale.
    “Kemi përfshirë diskutimin e sistemit zgjedhori jo vetëm për ndryshimet në hartën territorial, por edhe për faktin që debate duhet të jetë i plotë. Shqiptarët duhet të kenë mundësinë të kenë një debat të plotë eventualisht. Sistemin zgjedhor duhet ta kenë të dakordësuar palët. Sot nuk është. Sot është i njëanshëm”, tha Oerd Bylykbashi, bashkëkryetari i “zgjedhores”. 

    Megjithatë përfshirja në kalendar nuk do të thotë se palët do të gjejnë dakordësi për sistemin zgjedhor e mbetet për tu parë se si do të jenë qëndrimet e dy partive kryesore në raport me një prej çështjeve më të debatueshme të zgjedhjeve në Shqipëri. Ndërkaq çështjet e tjera duket se do të sigurojnë më lehtë konsensusin dhe PS kërkon që ligji për financimin e partive politike të jetë çështja e parë që do të diskutohet.
    Komisioni i reformës zgjedhore gjithashtu do të diskutojë edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR duke filluar nga ndalimet për përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë, tek përbërja e komisioneve që administrojnë zgjedhjet./vizionplus.tv

  • Si të forconi imunitetin në dimër! Ushqimet që duhet të konsumoni

    Si të forconi imunitetin në dimër! Ushqimet që duhet të konsumoni

    Gjatë muajve të dimrit kur mbizotëron ftohja dhe gripi, është e rëndësishme të forcojmë imunitetin tonë. Imuniteti është një mekanizëm mbrojtës që na mbron nga infeksionet dhe patogjenët si bakteret dhe viruset.
    Për të siguruar funksionimin e duhur të sistemit tonë, pas asaj diete festive duhet të kalojmë në një dietë që ka shumë fruta dhe perime të papërpunuara, sepse ka shumë fibra në të.
    Fibrat në zorrët tona, luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imunitar.

    Gjithashtu është i nevojshëm konsumimi i produkteve të qumështit me pak yndyrë, sepse ato vetë përmbajnë baktere të dobishme, kanë një vlerë të ulët energjetike dhe fibra probiotike.

  • Si të forconi imunitetin në dimër! Ushqimet që duhet të konsumoni…

    Si të forconi imunitetin në dimër! Ushqimet që duhet të konsumoni…

    Gjatë muajve të dimrit kur mbizotëron ftohja dhe gripi, është e rëndësishme të forcojmë imunitetin tonë. Imuniteti është një mekanizëm mbrojtës që na mbron nga infeksionet dhe patogjenët si bakteret dhe viruset.
    Për të siguruar funksionimin e duhur të sistemit tonë, pas asaj diete festive duhet të kalojmë në një dietë që ka shumë fruta dhe perime të papërpunuara, sepse ka shumë fibra në të.
    Fibrat në zorrët tona, luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imunitar. Gjithashtu është i nevojshëm konsumimi i produkteve të qumështit me pak yndyrë, sepse ato vetë përmbajnë baktere të dobishme, kanë një vlerë të ulët energjetike dhe fibra probiotike.

  • “Jo garë politike”/ Zgjedhjet e pjesshme, gazetari sjell analizën e detajuar: Zgjedhjet ishin një protestë kundër…

    “Jo garë politike”/ Zgjedhjet e pjesshme, gazetari sjell analizën e detajuar: Zgjedhjet ishin një protestë kundër…

    Gazetari Genc Burimi, i ftuar në një studio televizive solli një analizë të zgjeruar mbi zgjedhjet e fundit. Ai u shpreh se votuesit nuk i bojkotuan thjesht për arsye politike, por si formë proteste ndaj sistemit zgjedhor dhe mungesës së reformave reale. Ai argumenton se pjesëmarrja e ulët është pasojë e një “memorie kolektive” të elektoratit, që mban mend padrejtësitë e mëparshme, ndërsa sistemi aktual nuk ofron as garanci për zgjedhje të ndershme, as fuqi reale për pushtetin vendor. Sipas Burimit, zgjedhjet ishin “një farsë e përsëritur”, që kërkon një tronditje të thellë të sistemit për të rikthyer besimin qytetar në procesin demokratik.
    Genc Burimi:
    Po sigurisht, shiko, në radhë të parë njëherë, analiza, analiza e parë duhet të kërkohet nga ata që ishin në terren dhe që humbën. Ata besoj janë shumë më afër sesa ne të terrenit, për të parë, për të kuptuar çfarë ndodhi. Shiko, unë kam qenë kundra mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Në përgjithësi. Këto zgjedhje në radhë të parë dhe njëherë, janë një protestë kundra sistemit, përpara se të shkojmë te qeverisja e PS-së, sigurisht apo dhe te, domethënë ata që nuk shkuan, janë të PD-së, sigurisht. Megjithëse ka fituar PD-ja. Pra është kundra sistemit elektoral të dyja komponentët. Edhe në komponentin e vjedhjes së zgjedhjeve, dhe unë këtë s’do ta jap për nëntorin, si mund të hysh në një zgjedhje, kur ndeshja e mëparshme t’u vodh 5-0. Domethënë kishe dhe arbitrin, kishe dhe VAR-in, kishte dhe gjithçka me vete. Pra përpara se të korrigjohej ajo gjë, s’mund të shkoje prapë në një farsë të re. Dhe këtë, elektorati e mban në atë memorien cerebrale, atë që ndodhi. Asgjë s’ndryshoi, asgjë nuk u ndërmor si reformë. Të njëjtat shkaqe do të çojnë në të njëjtat pasoja, kështu që kjo ishte për mendimin tim, freni i parë i votuesve. Freni i dytë i votuesve, ishte një, unë nga këta të pestë të pavarurit që morën pjesë në zgjedhje, tre apo katër, i ktheva intervistuar në kuadrin e një grupi gazetarësh.
    Dhe të gjithëve u bëhej e njëjta pyetje dhe ishin pak shah mat. Dhe këtë besoj se elektorati është më i zgjuar se neve që jemi domosdoshmërisht larg këtyre zonave. Është se sistemi elektoral është i tillë që edhe po të fitojë ky që përfaqëson opozitën, çfarë do fitonte?
    Ai do kishte prapë gjithmonë një këshill bashkiak të mazhorancës. Pra duhet një shkundje e sistemit elektoral, jo vetëm që të evitohet vjedhja. Po ç’kuptim ka kjo? Ku ka zgjedhje të tilla, të bëhen zgjedhje të përgjithshme të pjesshme? Domethënë, të rizgjidhet edhe këshilli bashkiak, edhe kryetari. Po ç’kuptim ka një kryetar? Do të bëjmë një koabitacionin francez, në sistem lokal në provincë? A e kupton ti si apo jo?
    Domethënë, ty buxhetin ta bën këshilli, ligjet ti bën këshilli. Çfarë do bënte ai kryetar bashkie? Pse s’e kupton ky që voton? Pse s’e votoi ai? Së treti. Ky rezultat është kjo, ky abstenim është, është një sjellje revolte ndaj vjedhjes pa fund të kompetencave që po i bëhet pushtetit vendor nga ai qendror. Çfarë besimi do kesh ti në një pushtet lokal kur e pamë Ramën pas pushimeve, se si veproi në Vlorë, ai fitohet.

  • Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor – kujdes shenjat!

    Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor – kujdes shenjat!

    Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor, të cilat zënë 30-40% të gjithë sëmundshmërisë.

    Por ajo më e shpeshta është dhimbja e kokës, e cila është një shqetësim që pothuajse çdo njeri e ka provuar. Shefi i shërbimit të neurologjisë, Prof. Altin Kuqo, thekson se janë dhimbjet sekondare të kokës ato që janë më shqetësuese.

    “Ka dhimbje koke primare, por ka edhe dhimbje koke për shkak të dëmtimeve të trurit si encefalitet, sinozitet…”, shprehet profesor Kuqo.
    Cilat janë ato dhimbje koke që duhet të na çojnë te mjeku?
    Prof. Altin Kuqo shprehet: “Dhimbjet që nuk janë primare, pra ato dhimbje që zgjasin me ditë dhe nuk qetësohen me një inflamator.”
    Po pacientët që kanë vazhdimisht dhimbje koke të llojit migrenë apo të tjera, kur duhet të alarmohen?
    Altin Kuqo: “Një dhimbje e fortë që nuk e ke përjetuar asnjëherë ju bën ti drejtoheni mjekut, për të përjashtuar ndonjë tumor apo problem tjetër.”
    Shtimi i sëmundjeve neurologjike ka alarmuar edhe OBSH-në, e cila u kërkon qeverive të vendeve të varfra më shumë vëmendje për të rritur aksesin e pacientëve në sistemet shëndetësore.

  • ‘Reforma në Drejtësi, dështim i paralajmëruar’, Xhixho: Ka paralizuar sistemin gjyqësor!

    ‘Reforma në Drejtësi, dështim i paralajmëruar’, Xhixho: Ka paralizuar sistemin gjyqësor!

    Në fjalën e saj në Kuvend, ligjvënësja e opozitës, Erisa Xhixho, pati kritika të forta ndaj reformës në drejtësi, të cilëson e konsideroi një ‘dështim të madh’ që ka çuar në paralizimin e sistemit dhe humbjen e besimit të publikut.

    Sipas saj, mbi 90% e qytetarëve shqiptarë sot nuk arrijnë të marrin shërbimin e duhur në gjykata, një situatë që tregon për një kolaps të thellë. Një nga pikat qendrore të kritikës ishte harta e re gjyqësore, e përshkruar si një ‘dështim i paralajmëruar’ që u miratua, pavarësisht kundërshtimeve nga grupet e interesit.

    Mbyllja e gjashtë gjykatave të apelit në rrethe, sipas deputetes, ka vështirësuar aksesin në drejtësi dhe ka rritur ndjeshëm kostot për qytetarët. Gjykata e Apelit në Tiranë është e mbingarkuar me 49,000 dosje, duke funksionuar me më pak se gjysmën e gjyqtarëve të nevojshëm, pa infrastrukturë dhe pa sigurinë e duhur. Si një simptomë alarmante e këtij kolapsi, Xhixho përmendi edhe ngjarjen e rëndë të ndodhur në sallën e kësaj gjykate, duke e parë si treguesin më të qartë të mungesës së sigurisë në institucionet ku duhet të garantohet ligji.

    Duke u mbështetur në statistika, ajo theksoi se Shqipëria ka numrin më të ulët të gjyqtarëve për 100 mijë banorë në Evropë dhe rajon, vetëm 9.8, krahasuar me mesataren e BE-së prej 21.9. Kjo ka çuar në një grumbull prej mbi 200,000 çështjesh të pashqyrtuara, ndërsa kohëzgjatja e një procesi gjyqësor është rritur nga 4 vjet para reformës në 12 deri në 16 vjet aktualisht.

    Duke cituar edhe raportin e ‘World Justice Project’, Xhixho e vuri theksin edhe te rënia drastike e Shqipërisë në treguesit e sundimit të ligjit. Deputetja hodhi akuza të forta për ‘kapje të sistemit’, duke argumentuar se zbatimi i reformës, duke filluar nga zgjedhja antikushtetuese e Prokurorit të Përgjithshëm, ishte projektuar për të siguruar kontroll politik.

    Ajo kritikoi ashpër edhe procesin e vetingut, duke vënë në dukje se anëtarë të komisioneve më pas janë emëruar në poste të larta politike dhe gjyqësore, duke konfirmuar paralajmërimet e Komisionit të Venecias për rrezikun e kapjes.

     Në përfundim, deputetja e PL, Bëri thirrje për një ndërhyrje emergjente dhe një analizë të thellë të zbatimit 10-vjeçar të reformës.

    Të nderuar kolegë deputetë, në këto seanca të analizimit të funksionimit të sistemit të drejtësisë,ku po akuzohemi se themi të vërteta për dështimin e madh të reformës në drejtësi, mendoj që ne duhet t’i japim qytetarëve disa përgjigje. Ka apo nuk ka probleme sistemi ynë i drejtësisë? Ka krijuar vështirësi sistemi apo jo reforma në drejtësi? Janë shkurtuar apo janë zgjatur afatet e proceseve gjyqësore? Është rritur apo është ngushtuar aksesi i qytetarëve dhe mbi të gjitha, është rritur apo është përkeqësuar besimi i publikut tek drejtësia?

    Në fakt ka një të vërtetë të madhe. Shqiptarët e kanë humbur besimin, sepse drejtësia nuk funksionon. Sot mbi 90% e qytetarëve nuk marrin dot shërbim në gjykata e ju më flisni për funksionimin të sistemit të drejtësisë. Kemi përpara prova të qarta se si reforma jo vetëm nuk e bëri funksionale drejtësinë, por e paralizoi atë dhe e dobësoi sistemin në tërësi. Harta e re gjyqësore ishte një dështim i paralajmëruar. Kam qenë në këtë sallë kur kam kundërshtuar me forcë atë hartë gjyqësore, e cila u kundërshtua nga Dhoma e Avokatëve, nga Komiteti i Helsinkit, por nuk u dëgjua dhe me forcën e kartonit kaluat një hartë që rrënoi përfundimisht sistemin.

    Mbyllja e gjashtë gjykatave të apelit në rrethe e bëri akoma më të vështirë për qytetarët aksesin në drejtësi, ndërkohë që rriti kostot për të gjithë qytetarët që detyrohen t’i drejtohen vetëm Gjykatës së Apelit në Tiranë. Sot që flasim, 49 mijë dosje në Apel. Kjo gjykatë sot është pa infrastrukturë, është pa siguri dhe me mungesë të thellë gjyqtarësh. Nga 78 gjyqtarë që ka organika, ka efektiv vetëm 31 gjyqtarë. E rezultati i gjithë kësaj, qytetarë që udhëtojnë me kilometra e qindra kilometra për të kërkuar drejtësi dhe përballen me vonesa të pafundme, me kosto të shtuara, me sfilitje në dyert e drejtësisë.

    Tronditja e sistemit nuk është statistikë, por tragjedi. Ngjarja e rëndë e aktit terrorist në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë është tregues i kolapsit të sistemit, i mungesës së sigurisë në institucionet e drejtësisë, atje ku supozohet se duhet të jesh më i sigurt se kudo. Ky akt i paprecedent është sulm ndaj shtetit të së drejtës dhe dëshmi e dështimit të sistemit. Por problemet janë edhe më thelbësore dhe me ndikim afatgjatë në jetën e mijëra qytetarëve.