Tag: sistemin

  • Ndërhynë në sistemin e IT të SPAK , Apeli i GJKKO jep vendimin për Zambak Gjonin e Arnold Rrokajn

    Ndërhynë në sistemin e IT të SPAK , Apeli i GJKKO jep vendimin për Zambak Gjonin e Arnold Rrokajn

    Apeli i GJKKO ka lënë në burg dy personat e arrestuar, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, të cilët akuzohen për ndërhyrje në sistemin e IT të SPAK dhe vjedhjen e dosjeve në hetim nga tre prokurorët.
    Të dy të arrestuarit, të cilët do të hetohen në qeli, dyshohet se kanë mundësuar aksesin e paligjshëm në sistemin e SPAK, duke shkaktuar një cenim të rëndë të sigurisë dhe besueshmërisë së hetimeve të kryera nga ky institucion.
    Njoftimi: 
    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 22.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 28 akti, datë 14.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim Z.Gj., dhe A.Rr., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 32, datë 14.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:Miratimin e Vendimit/Urdhrit nr. 32, datë 14.03.2025 të Gjykatësit që shqyrton kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  • Rama në Peshkopi inspekton 30 pallatet e riveshura me sistemin kapot

    Rama në Peshkopi inspekton 30 pallatet e riveshura me sistemin kapot

    “Peshkopi – Në Bulevardin kryesor të qytetit, që bashkë me 30 pallatet e riveshura me sistemin kapot për ulje të konsumit të energjisë, i japin hijeshi të madhe qytetit të rilindur e i shtohen zinxhirit të gjatë të veprave që janë realizuar për komunitetin e qarkut Dibër, duke përmirësuar ndjeshëm jetesën e banorëve dhe krijuar premisa pozitive për rritjen e ekonomisë vendore”- shkruan Edi Rama.

  • “S’ka fitues në luftë tregtare”, Xi Jinping: Duhet të punojmë për sistemin multilateral të tregtisë

    “S’ka fitues në luftë tregtare”, Xi Jinping: Duhet të punojmë për sistemin multilateral të tregtisë

    Pas vendosjes së tarifave nga Shtetet e Bashkuara ka ardhur edhe reagimi i presidentit kinez, Xi Jinping. Ai ka deklaruar se nuk ka fitues në një luftë tregtare.
    “Shtetet tona duhet të mbrojnë me vendosmëri sistemin multilateral të tregtisë, zinxhirët industrialë dhe të furnizimit global, si dhe mjedisin e hapur dhe bashkëpunues ndërkombëtar,” tha Xi Jinping, President i Kinës.
    Edhe pse Donald Trump ka pezulluar zbatimin e disa tarifave, për Pekinin ka vepruar ndryshe duke vendosur një taksë prej 145 për qind. Kina i është kundërpërgjigjur SHBA-ve me të njëjtën monedhë.

    Presidenti kinez ka nisur turin e tij në Azinë Juglindore me një vizitë në Vietnam, duke sinjalizuar se Pekini është i përkushtuar për tregtinë globale.
    Pavarësisht se kjo vizitë ishte planifikuar më herët, ajo ka marrë rëndësi të veçantë për shkak të luftës me tarifa mes dy ekonomive më të mëdha në botë.
    Vietnami ka përvojë në balancimin e marrëdhënieve me SHBA-në dhe Kinën. Ky shtet udhëhiqet nga një sistem komunist njëpartiak, ashtu si Kina, por ka marrëdhënie të forta me amerikanët.
    Uashingtoni ka vendosur një tarifë prej 46 për qind ndaj mallrave të Vietnamit, megjithëse ajo është pezulluar për 90 ditë nga presidenti amerikan.
    /vizionplus.tv

  • Mungesa e gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë, Apeli kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Qeveria dhe Kuvendi

    Mungesa e gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë, Apeli kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Qeveria dhe Kuvendi

    Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e ka cilësuar mungesën e gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë si një emergjencë kombëtare, duke theksuar se situata ka arritur në një pikë kritike që kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga legjislativi dhe ekzekutivi. Sipas raportit vjetor të vitit 2024 të dorëzuar në Kuvend, fluksi i madh i punës dhe mijëra dosje të prapambetura janë bërë një barrë e madhe për sistemin gjyqësor.
    Apeli vë në dukje se reformimi i hartës gjyqësore në vitin 2023, që ishte një hap për përmirësimin e sistemit, është ende shumë larg realizimit. Gjithashtu, Apeli e ka kritikuar Këshillin e Lartë Gjyqësor për mungesën e përpjekjeve të mjaftueshme për përshpejtimin e promovimit të gjyqtarëve të rinj dhe për shtimin e ndihmësve ligjorë, të cilët aktualisht janë vetëm 22, duke krijuar një raport të paqëndrueshëm me numrin e gjyqtarëve.
    Një tjetër problem i rëndësishëm është mungesa e ambienteve të përshtatshme për zhvillimin e gjyqeve, përfshirë sallat e gjyqeve dhe ato për arkivën, të cilat e vështirësojnë dhënien e drejtësisë. Për të lehtësuar këtë situatë, qeveria ka ndarë një godinë të Tatimeve për Gjykatën e Apelit, që pritet të përdoret për të zbutur problemet infrastrukturore.
    Me vetëm 26 gjyqtarë, gjykata ka arritur të shqyrtojë 9,850 çështje gjatë vitit 2024, por me 41,700 dosje të prapambetura, është e qartë se ngarkesa është e padurueshme. Nëse asnjë dosje e re nuk regjistrohet, me këtë numër gjyqtarësh, do të duhen rreth 4 vjet dhe 3 muaj për të shqyrtuar të gjitha dosjet e prapambetura, sipas mesatares së vitit 2024. Ky rezultat është përmirësuar krahasuar me vitin 2023, por është ende shumë larg standardeve ndërkombëtare të efikasitetit të gjykatës.

  • “Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja!” Myslimania akuzon mjeken: Je bashkëpunëtore në krim

    “Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja!” Myslimania akuzon mjeken: Je bashkëpunëtore në krim

    Rritja e rasteve me fruth në vendin tonë dhe mungesa e vaksinimit për shkak të teorive të autizmit ka ndezur debatin në studion e “Dita Jonë” mes mjekëve dhe mësueses myslimane Esmere Kola. Kjo e fundit ka akuzuar mjeken epidemiologe në Fier, Anila Muçi si bashkëpunëtore në krim për shkak të moszbatimit të protokollit shtetëror për vaksinat.
    “Pse nuk i hapni vaksinat, a keni ekspertë çfarë ka vaksina brenda qetësojini njerëzit. Paguhesh me taksat e mia dhe nuk mund të lozësh me jetën e njeriut. Edhe ti doktoreshë ke marrë pjesë në krim, se vuajnë familjet shqiptare, je bashkëpunëtore në krim”, tha Kola.
    Në përgjigje të saj epidemiologia iu përgjigj: “Unë marr pjesë në krim që punoj për të parandaluar sëmundjen e fëmijëve tuaj? Jam bashkëpunëtore për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve. Këtë e pranoj”.
    Deklarata e myslimanes në studion e A2 CNN, u kundërshtua nga mjeku Ilir Alimehmeti.
    “O merrem unë me sistemin unë, ose nuk merret njeri me sistemin shëndetësor. Nuk e pranoj dot ti thuash një mjekeje bashkëpunëtore në krim. Është ofendim i rëndë”.
    Në A2 CNN, Kola tha se para se të bëhet vaksina, duhet të kryhen analiza për sistemin imunitar dhe sipas saj duhet të ketë vaksina të ndara. Ajo tha se vaksinat kanë përbërje derri, çka nuk e lejon feja myslimane dhe për këtë arsye nuk mund t í vaksinojnë fëmijët.
    “Ndryshoni këndvështrimin dhe zbatoni rregulloren që ka përcaktuar shteti. Të gjithë fetë janë pro vaksinimit, dhe librat hyjnorë e nxisin njeriun që të kërkojë shërim. Përbërja e vaksinave është bërë shqetësim kryesor edhe në Amerikë, sepse në religjionin e tyre thonë që përbërja e vaksinës ka elementë nga fetuse të abortuar, që ato e quajnë krim. Kurse në islam ne e kemi të ndaluar të përdorim produkte me përmbajtje derri dhe të gjitha mikrobet janë të përqëndruara në xhelatinë derri. Meqë nuk zbatojnë protokollin, le të na sjellë shteti në një xhelatinë që ne e pranojmë”.
    Por mjekja Muçi reagoi duke i shpjeguar se çdo vaksinë ka të lexueshme përbërjen e saj.
    “Nëse ju dyshoni çdo vaksinë ka me vete edhe patentën nga se është e përbërë dhe të gjithë elementët që ka brenda. Para se t’i vaksinoni fëmijët, i lexoni. Lexo patentën e vaksinës dhe je ok, është e bashkëlidhur aty”.
    Kola këmbënguli në zbatimin e protokollit që sipas saj para vaksinimit duhet të kryhen analiza për të parë ndaj kujt mikrob është rezistent fëmija, në të kundërt ajo tha se nuk do ta vaksinojë.
    “Nuk e ndiqni protokollin, nesër do jetë për kopsht fëmija im. Nëse fëmijës sim nuk i ofrohet analizë për të parë sistemin imunitar, unë nuk e vaksinoj. Ose të zbatohet protokolli ose nuk e vaksinoj. Mos i vrisni fëmijët  e shqiptarëve”.
    Ndërkohë mjekja Muçi bëri thirrje për mbulesë vaksinale prej 95% për mbrojtje më të mirë nga fruthi.

  • Ndërhyrjet në sistemin e brendshëm, reagon SPAK: Tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit…

    Ndërhyrjet në sistemin e brendshëm, reagon SPAK: Tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit…

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbetet i pacënuar.
    Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, por pa sukses.

    Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.
    Prokurori i çështjes, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdhëruar personat të cilët kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojnë ato. Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kanë poseduar informacionet.
    Paralelisht me procedimin penal, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin e brendshëm administrativ, i cili konfirmoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar. Njëkohësisht, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemit të përgjithshëm të IT-së të institucionit.
    Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.
    SPAK siguron publikun dhe të gjitha palët e interesuara se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur dosjet, të dhënat e ndjeshme dhe për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së institucionit.
    Hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal.

  • Arritën të hyjnë në e-mailin e Altin Dumanit? SPAK: Në sistemin e përgjithshëm të IT-së…

    Arritën të hyjnë në e-mailin e Altin Dumanit? SPAK: Në sistemin e përgjithshëm të IT-së…

    Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit.
    Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore.
    Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

    Top Channel

  • Ndërhyrjet në sistemin e brendshëm, reagon SPAK

    Ndërhyrjet në sistemin e brendshëm, reagon SPAK

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbetet i pacënuar.
    Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

    Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.
    Prokurori i çështjes, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdhëruar personat të cilët kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojnë ato. Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kanë poseduar informacionet.
    Paralelisht me procedimin penal, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin e brendshëm administrativ, i cili konfirmoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar. Njëkohësisht, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemit të përgjithshëm të IT-së të institucionit.
    Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.
    SPAK siguron publikun dhe të gjitha palët e interesuara se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur dosjet, të dhënat e ndjeshme dhe për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së institucionit.
    Hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal.

  • Polonia dhe SHBA marrëveshje 2 miliardë euro për mbrojtjen, trajnime dhe mbështetje logjistike për sistemin Patriot

    Polonia dhe SHBA marrëveshje 2 miliardë euro për mbrojtjen, trajnime dhe mbështetje logjistike për sistemin Patriot

    Polonia dhe Shtetet e Bashkuara do të nënshkruajnë një kontratë me vlerë gati dy miliardë euro për ofrimin e mbështetjes logjistike për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, njoftoi ministri polak i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz.

    “Siguria e qiellit polak është e paçmuar”, u tha Kosiniak-Kamysz gazetarëve.
    Sipas Reuters, marrëveshja përfshin mbështetje teknike dhe trajnime dhe ka të bëjë me mbështetjen logjistike për sistemin Patriot brenda forcave të armatosura polake.
    Ministria polake e Mbrojtjes njoftoi se zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të mundësojë gatishmërinë operacionale të Patriot, të cilët përbëjnë bazën e të ashtuquajturit program Wisla.
    Qëllimi i këtij programi është mbrojtja kundër raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi, duke përfshirë raketat që mund të ndryshojnë drejtimin e fluturimit.
    Raportohet se Polonia bleu dy bateritë e para Patriot nga SHBA në vitin 2018 si pjesë e të njëjtit program.
    E nxitur nga agresioni rus në Ukrainë tre vjet më parë, Polonia u bë anëtare e NATO-s me pjesën më të madhe të GDP-së kombëtare të alokuar për mbrojtjen.
    Varshava planifikon të investojë 4.1% të GDP-së në mbrojtje këtë vit, dhe për vitin 2025, ajo njofton një rritje në atë shumë në 4.7%.
    Kryeministri Donald Tusk njoftoi kohët e fundit se të gjithë meshkujt e rritur në vend do t’i nënshtrohen trajnimit ushtarak dhe ai gjithashtu mbështeti tërheqjen e Polonisë nga konventat ndërkombëtare që ndalojnë përdorimin e minave kundër personelit dhe municioneve thërrmuese.
    Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot është një sistem raketor amerikan i krijuar për të kapur raketat balistike dhe lundruese dhe aeroplanët e armikut.

    Top Channel

  • Musk kritikon qeverinë franceze pas dënimit të Le Pen: E majta radikale abuzon sistemin ligjor për të burgosur kundërshtarët

    Musk kritikon qeverinë franceze pas dënimit të Le Pen: E majta radikale abuzon sistemin ligjor për të burgosur kundërshtarët

    Miliarderi amerikan, Elon Musk, i cili drejton Departamentin e Efikasitetit që synon shkurtimin e shpenzimeve, ka komentuar ashpër mbi vendimin e një gjykate franceze për të ndaluar Marine Le Pen të kandidojë për presidente në vitin 2027, pasi ajo u shpall fajtore për përvetësim të fondeve publike.

    “Kur e majta radikale nuk mund të fitojë përmes votës demokratike, ata abuzojnë me sistemin ligjor për të burgosur kundërshtarët e tyre”, shkroi Musk në llogarinë e tij në X, ku ripostoi një postim të autorit Mike Benz për “ndjekjen penale të liderëve populistë”.
    “Ky është libri i tyre standard i lojërave në mbarë botën”, shtoi miliarderi amerikan.
    Kjo nuk është hera e parë që Musk komenton mbi ngjarjet politike të shteteve të Europës. Ai mbështeti hapur partinë e ekstremit të djathtë në Gjermani, AfD, e cila arriti një rezultat historik në zgjedhje parlamentare të këtij viti. Miliarderi gjithashtu është kritik ashpër i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer për politikat e tij censuruese.

    When the radical left can’t win via democratic vote, they abuse the legal system to jail their opponents.
    This is their standard playbook throughout the world. https://t.co/FgmgeyQ2rp
    — Elon Musk (@elonmusk) March 31, 2025

    Top Channel