Tag: sistemin

  • Bamir Topi “skanon” 11 majin: Gjithçka ishte e pritshme. Zgjedhjet rikonfirmuan status quo-në!

    Bamir Topi “skanon” 11 majin: Gjithçka ishte e pritshme. Zgjedhjet rikonfirmuan status quo-në!

    Ish-presidenti Bamir Topi u shpreh në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit ishte i pritshëm dhe një rikonfirmim të status quo-së politike në vend. Sipas tij, analiza reale nuk qëndron tek fushata apo deklaratat mediatike, por tek struktura e sistemit politik dhe mënyra si funksionon ai.
    “Ne nuk parashikojmë si orakuj, por dimë të lexojmë sistemin – dhe kur lexon sistemin, lexon dhe rezultatin”, tha Topi.
    Ai vuri në dukje “një paradoks të thellë” që, sipas tij, “e karakterizon politikën shqiptare”. “Sa më shumë probleme ka mazhoranca, aq më shumë vota merr. Është një anomali që vjen nga vetë sistemi”, theksoi ish-kreu i shtetit.
    Bamir Topi: Do ju përgjigjem në mënyrë lakonike. Këto zgjedhje rikonfirmuan status quo-në. Ne këtu së bashku kemi ndarë edhe herë të tjera dhe ajo që vlen në analizë, pikërisht periudha para se të vinin zgjedhjet – sepse njeriu tenton të shkojë në disa momente të cilat janë momente reale jashtë vlerësimit subjektiv të partive, të opinionistëve në studio, siç e kam shprehur edhe më parë, për fat të keq orientohen sipas interesave të partive. Këtu nuk është problemi që ne këtu parashikojmë orakullin, por bëjmë një analizë objektive politike, dimë cila është struktura e politikës shqiptare, kush janë personazhet, cili është sistemi dhe në fund fare nëse analizon sistemin parashikon edhe rezultatin. Pra, gjithçka ishte e pritshme. kur shkon në vlerësimin numerik, aty shtohet edhe një element tjetër që është më i paparashikueshmi që vendos Shqipërinë në një rregull veç të tjerëve, pra sa më shumë probleme mazhoranca, aq më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme. Një lloj paradoksi që sistemi politik zgjedhor ka anomali dhe këto anomali japin edhe këto rezultate…

  • “Arritëm të çajmë sistemin!” Lapaj: PS mori 10 vota qyl, ne forca e tretë politike në vend

    “Arritëm të çajmë sistemin!” Lapaj: PS mori 10 vota qyl, ne forca e tretë politike në vend

    Nuk ka kthim pas, ne kemi çarë sistemin dhe jemi forca e tretë politike në vend. Kështu u shpreh kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj në “Çdo kënd” me Merita Hakjan. Sipas tij numri i votave i përkthyer në mandate ka nxjerrë lakuriq sistemin, pasi sipas tij Partia Socialiste ka marrë 10 mandate qyl. Ai thotë se të njëjtat vota që ka marrë si koalicioni i tij ashtu dhe PS në Vlorë e tregojnë më së miri këtë, ku kjo e fundit ka 9 mandate dhe Nisma Shqipëria Bëhet vetëm 1 mandat.
    “Rezultati që ka marrë me vota me atë në mandate, ka marrë qyl 10 mandate që ia ka siguruar sistemi. Kjo tregon qartë që ajo që kemi thënë për sistemin e padrejtë, është e vërtetë. E dyta ne kemi marrë 64268 vota të numëruara të cilat janë përkthyer në një mandat, ndërkohë PS në Vlorë ka marrë vota njësoj sa ne dhe ka marrë 9 mandate. Kemi nxjerrë lakuriq sistemin. Ne kemi hyrë që të bëjmë kontrastin me sistemin se ndryshimi nuk është gjë e lehtë, por kontrastin do e bëjmë shumë të fortë. Jemi në disporporcion total”, tha Lapaj.
    Edhe pse targeti i vendosur prej tij ishte të merrnin 300 mijë vota, Lapaj thotë se priste një rezultat më të mirë se brenda vendit, por edhe në diasporë. Ai thekson se ka lënë pas 48 parti të tjera dhe renditet forca e tretë politike në vend.
    “Ne hymë në një garë me 53 parti politike. Nuk e aspiroja këtë rezultat, unë akoma i aspiroj përkundrazi e marr si rezultat që duhet lexuar dhe do shkojmë përpara. A do ta arrijmë në zgjedhjet e tjera mbetet për t’u parë kemi hyrë në politikë që një ditë të drejtoj Shqipërinë. Në këto zgjedhje vendosëm si target 300 mijë vota. Është rezultati më i mirë i marrë, kemi lënë 48 pas. Nuk ka kthim pas se ne e duam këtë që bëjmë e kemi pasion këtë. Sistemi është çarë, ne kemi hyrë në parlament, kemi marrë vota sa askush nuk kishte marrë më parë. Nëse kur e nisëm ishim 25 djem e vajza, të gjithë na shihnin në mënyrë të çuditshme. Sot është fakt që kemi ë rrugëtim dyvjeçar. Të dhënat na kanë renditur të tretët si forcë politike dhe koalicion i tretë politik në vend. Kemi gjithë motivin për ta çuar përpara. Kam pritur një rezultat më të mirë brenda dhe shumë më të lartë nga vota e diasporës”, theksoi në A2 CNN Lapaj.
    Lapaj shprehet i vendosur dhe i motivuar për të vijuar më tej betejën e tij dhe thotë se në kaq pak kohë ka imponuar dhe iniciuar procese ndryshimi. Duke nisur nga pensionet për të cilat Lapaj thotë se do nuk do të ndalen derisa sa Rama të mbajë premtimin.
    “Është fakt që në 34 vite tranzicion jemi forca e parë antisistem që hyn në zgjedhje jemi forcë e tretë politike që marrim një numër të tillë votash imponojmë standarde të komunikimit publik kur nisëm diskursin për pensione 200 euro Rama thoshte që është e pamundur, ndërkohë një muaj para fushatës doli e tha që pensioni minimal do të jetë 200 mijë lekë ne nuk do t’i ndahemi. Shkuam te energjia ne thamë do ta bëjmë sa Kosova, u ul me 10 lekë dhe në të gjitha u imponuam që te vota e diasporës. Ndryshimin nuk ndodh brenda ditës, por ne kemi iniciuar procese ndryshimi”.

  • Carney: Kanadaja është në bisedime për t’u bashkuar me sistemin mbrojtës “Golden Dome” të Trump

    Carney: Kanadaja është në bisedime për t’u bashkuar me sistemin mbrojtës “Golden Dome” të Trump

    Kryeministri kanadez Markey Carney ka thënë se po zhvillohen bisedime “të nivelit të lartë” me SHBA-në rreth bashkimit me sistemin e saj të propozuar të mbrojtjes nga raketat “Kupola e Artë”, që synon t’i kundërvihet kërcënimeve futuriste, shkruan BBC.
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi planin për sistemin e ri të mbrojtjes nga raketat të martën, duke njoftuar një kosto totale fillestare prej 25 miliardë dollarësh (18.7 miliardë paund). Ai tha se Kanadaja ishte e interesuar t’i bashkohej projektit.
    Ekspertët kanë dyshime se si SHBA-të do të ofronin një sistem gjithëpërfshirës dhe është e paqartë se si do të merrte pjesë Kanadaja ose sa do të paguante.

    “Është diçka që po e shqyrtojmë dhe diçka që është diskutuar në një nivel të lartë”, u tha Carney gazetarëve të mërkurën.
    Carney u pyet nga një gazetar pas një mbledhjeje të kabinetit të mërkurën nëse Kanadaja do t’i bashkohej projektit ushtarak dhe sa do të shpenzonte.
    “Nuk do t’i vë një çmim”, tha Carney.
    “Jemi të vetëdijshëm se kemi aftësinë, nëse zgjedhim, ta përfundojmë Kupolën e Artë me investime dhe partneritet”, tha ai.
    “Por nuk jam i sigurt nëse dikush negocion për këtë. Këto janë vendime ushtarake. Dhe ne do ta vlerësojmë në përputhje me rrethanat.”
    Vendimi i Kanadasë për t’u bashkuar me sistemin e propozuar të “Kupolës së Artë” vjen në mes të negociatave të vazhdueshme tregtare dhe të sigurisë midis dy vendeve, pasi Trump kërcënoi me tarifa të larta për Kanadanë dhe tha se do të ishte më mirë si shtet i SHBA-së.
    Kjo nxiti një valë patriotizmi kombëtar në Kanada, së cilës iu atribuua një fitore historike zgjedhore për qeverinë liberale të Carney-t.
    Një zëdhënëse e Carney konfirmoi më parë se do të zhvilloheshin bisedime mbi këtë çështje.
    “Kanadezët i dhanë kryeministrit një mandat të fortë për të negociuar një marrëdhënie të re gjithëpërfshirëse sigurie dhe ekonomike me Shtetet e Bashkuara”, tha Audrey Champoux.
    “Për këtë qëllim, kryeministri dhe ministrat e tij po zhvillojnë diskutime të gjera dhe konstruktive me homologët e tyre amerikanë”, tha ajo.
    Të martën, Trump tha se Kanadaja ka shprehur interes për të qenë pjesë e Kupolës së Artë.
    “Do të flasim me ta”, tha presidenti amerikan. “Ata gjithashtu duan të kenë mbrojtje, kështu që si zakonisht, ne e ndihmojmë Kanadanë.”
    Trump tha se programi i ri i raketave mbrojtëse “Golden Dome” do të jetë funksional deri në fund të mandatit të tij në detyrë dhe se do të kushtojë 175 miliardë dollarë. Ai shtoi se administrata e tij po pret që Kanadaja të “paguajë pjesën e saj”.
    Por Zyra e Buxhetit të Kongresit, ka vlerësuar se çmimi përfundimtar mund të jetë 542 miliardë dollarë gjatë 20 viteve, vetëm për pjesët hapësinore të sistemit.
    Kanadaja dhe SHBA-të tashmë janë partnerë në Norad, një sistem që është përgjegjës për mbikëqyrjen hapësinore dhe detare, paralajmërimin dhe mbrojtjen e rajonit, dhe që mund të zbulojë dhe rrëzojë raketat lundruese.
    Norad ka qenë në fuqi që nga viti 1958 dhe të dy vendet vitet e fundit kanë qenë të angazhuara në diskutime për ta modernizuar atë./vizionplus.tv

  • “Shtrënguan duart në mes të betejës”, Alibeaj shpërthen ndaj PD-së: E shitët ndeshjen, i dhatë Ramës fitoren

    “Shtrënguan duart në mes të betejës”, Alibeaj shpërthen ndaj PD-së: E shitët ndeshjen, i dhatë Ramës fitoren

    Enkelejd Alibeaj nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ankohet për zgjedhjet dhe rezultatin që doli nga kutitë më 11 maj.
    Sipas Alibeajt, ishte vetë PD ajo që lejoi sistemin zgjedhor me lista të mbyllura dhe i dha Ramës avantazhin me votën e pakontrolluar të diasporës, pjesa më e madhe e së cilës ishte në favor të mazhorancës.
    “PD nuk mund të ankohet për sa kohë procesin zgjedhor e ka menaxhuar vetë. Shkatërruan komisionin e reformës zgjedhore. Kishin mundësinë t’i vinin kufirin te thana. I dhanë dhe votën e diasporës. Në 3 shqiptarë të diasporës, 2 votuan për Ramën. Këtë nuk e pranon njeri, por ishte dhuratë që ia dha Sali Berisha. Berisha ka dalë i fituar, synimi ishte të kishte një numër të madh ushtarësh besnikë. Rama ka 83 mandate të pamerituara, rrezikon institucionet e pavarura.
    Ky është një moment i keq për demokracinë. Sistemin Ramës ia thatë vetë PD. Ia dha sistemin që Rama donte. I dha një hapësirë të votës së diasporës të pambrojtur. I dha 12 mandate shtesë. Që në korrik të vitit të kaluar, në mes të një beteje epike, lanë armët dhe shtrënguan duart dhe i treguan shqiptarëve që e shitën ndeshjen”, tha Alibeaj.
     

  • Alibeaj: E shiti ndeshjen, PD të mos ankohet për zgjedhjet. Në 3 shqiptarë të diasporës, 2 votuan për Ramën

    Alibeaj: E shiti ndeshjen, PD të mos ankohet për zgjedhjet. Në 3 shqiptarë të diasporës, 2 votuan për Ramën

    Enkelejd Alibeaj i cili nuk e fitoi mandatin e deputetit, thotë se Partia Demokratike nuk mund të ankohet për zgjedhjet dhe rezultatin që doli nga kutitë më 11 maj. Për të ishte vetë PD ajo që lejoi sistemin zgjedhor me lista të mbyllura dhe i dha Ramës avantazhin me votën e pakontrolluar të Diasporës, pjesa më e madhe e së cilës ishte në favor të mazhorancës.
    ”PD nuk mund të ankohet për sa kohë procesin zgjedhor e ka menaxhuar vetë. Shkatërruan komisionin e reformës zgjedhore. Kishin mundësinë t’i vinin kufirin te thana. I dhanë dhe votën e diasporës.

    Në 3 shqiptarë të diasporës, 2 votuan për Ramën. Këtë nuk e pranon njeri, por ishte dhuratë që ia dha Sali Berisha. Berisha ka dalë i fituar, synimi ishte të kishte një numër të madh ushtarësh besnikë. Rama ka 83 mandate të pamerituara, rrezikon institucionet e pavarura.
    Ky është një moment i keq për demokracinë. Sistemin Ramës ia thatë vetë PD. Ia dha sistemin që Rama donte. I dha një hapësirë të votës së diasporës të pambrojtur. I dha 12 mandate shtesë. Që në korrik të vitit të kaluar, në mes të një beteje epike, lanë armët dhe shtrënguan duart dhe i treguan shqiptarëve që e shitën ndeshjen”, tha Alibeaj në A2 CNN.

  • “PD nuk mund të ankohet”, Alibeaj: E shiti ndeshjen

    “PD nuk mund të ankohet”, Alibeaj: E shiti ndeshjen

    Enkelejd Alibeaj nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ankohet për zgjedhjet dhe rezultatin që doli nga kutitë më 11 maj.
    Sipas Alibeajt, ishte vetë PD ajo që lejoi sistemin zgjedhor me lista të mbyllura dhe i dha Ramës avantazhin me votën e pakontrolluar të diasporës, pjesa më e madhe e së cilës ishte në favor të mazhorancës.
    “PD nuk mund të ankohet për sa kohë procesin zgjedhor e ka menaxhuar vetë. Shkatërruan komisionin e reformës zgjedhore. Kishin mundësinë t’i vinin kufirin te thana. I dhanë dhe votën e diasporës. Në 3 shqiptarë të diasporës, 2 votuan për Ramën. Këtë nuk e pranon njeri, por ishte dhuratë që ia dha Sali Berisha. Berisha ka dalë i fituar, synimi ishte të kishte një numër të madh ushtarësh besnikë. Rama ka 83 mandate të pamerituara, rrezikon institucionet e pavarura.
    Ky është një moment i keq për demokracinë. Sistemin Ramës ia thatë vetë PD. Ia dha sistemin që Rama donte. I dha një hapësirë të votës së diasporës të pambrojtur. I dha 12 mandate shtesë. Që në korrik të vitit të kaluar, në mes të një beteje epike, lanë armët dhe shtrënguan duart dhe i treguan shqiptarëve që e shitën ndeshjen”, tha Alibeaj.

  • Ushqimet që mbajnë alergjitë larg

    Ushqimet që mbajnë alergjitë larg

    Pranvera është stina që na vë në humor për shëtitje në natyrë, por është edhe stina kur alergjitë bëjnë shfaqjen e tyre.
    Nëse humori juaj është i keq sepse teshtitni vazhdimisht dhe sytë ju lotojnë, atëherë është koha të mësoni se si mund ta zvogëloni intensitetin e simptomave me ushqyerjen e duhur.
    Arrat: ushqimi i lehtë që ju mbron

    Arrat janë super të shëndetshme dhe janë një nga ushqimet më të mira si për mëngjes ashtu edhe për një meze të lehtë pasdite. Magnezi dhe vitamina E forcojnë sistemin imunitar dhe ju mbrojnë nga radikalet e lira që shkaktojnë dëme dhe inflamacion.
    Një mollë në ditë i mban larg alergjitë
    Mollët janë të pasura me lëndë ushqyese dhe kanë veti anti-inflamatore. Preferojini t’i hani me lëkurë, pasi janë plot me antioksidantë që pengojnë çdo dëmtim qelizor. Në të njëjtën kohë, sipas hulumtimeve, sa më shumë mollë të konsumoni, aq më të ulëta janë shkallët e kollës, infeksioneve të frymëmarrjes dhe astmës.
    Domatet janë të shijshme dhe të shëndetshme
    Domatet përmbajnë vitaminë C, e cila forcon sistemin imunitar dhe shtyp ënjtjen, duke forcuar ndjeshëm mbrojtjen e trupit kundër astmës dhe problemeve të frymëmarrjes.
    Peshku i yndyrshëm “mbrojtës” kundër alergjive
    Acidet yndyrore omega-3 që ato përmbajnë kanë një efekt anti-inflamator që forcon sistemin imunitar. Në të njëjtën kohë, konsumi i tyre i shpeshtë mund t’ju lehtësojë nga shumë probleme shëndetësore, të tilla si simptomat e dermatitit, ekzemës, artritit dhe madje edhe astmës.

  • Ushqimet që do t’i mbajnë larg alergjitë e pranverës

    Ushqimet që do t’i mbajnë larg alergjitë e pranverës

    Pranvera është stina që na vë në humor për shëtitje në natyrë, por është edhe stina kur alergjitë bëjnë shfaqjen e tyre.
    Nëse humori juaj është i keq sepse teshtitni vazhdimisht dhe sytë ju lotojnë, atëherë është koha të mësoni se si mund ta zvogëloni intensitetin e simptomave me ushqyerjen e duhur.
    Arrat: ushqimi i lehtë që ju mbron
    Arrat janë super të shëndetshme dhe janë një nga ushqimet më të mira si për mëngjes ashtu edhe për një meze të lehtë pasdite. Magnezi dhe vitamina E forcojnë sistemin imunitar dhe ju mbrojnë nga radikalet e lira që shkaktojnë dëme dhe inflamacion.
    Një mollë në ditë i mban larg alergjitë
    Mollët janë të pasura me lëndë ushqyese dhe kanë veti anti-inflamatore. Preferojini t’i hani me lëkurë, pasi janë plot me antioksidantë që pengojnë çdo dëmtim qelizor. Në të njëjtën kohë, sipas hulumtimeve, sa më shumë mollë të konsumoni, aq më të ulëta janë shkallët e kollës, infeksioneve të frymëmarrjes dhe astmës.
    Domatet janë të shijshme dhe të shëndetshme
    Domatet përmbajnë vitaminë C, e cila forcon sistemin imunitar dhe shtyp ënjtjen, duke forcuar ndjeshëm mbrojtjen e trupit kundër astmës dhe problemeve të frymëmarrjes.
    Peshku i yndyrshëm “mbrojtës” kundër alergjive
    Acidet yndyrore omega-3 që ato përmbajnë kanë një efekt anti-inflamator që forcon sistemin imunitar. Në të njëjtën kohë, konsumi i tyre i shpeshtë mund t’ju lehtësojë nga shumë probleme shëndetësore, të tilla si simptomat e dermatitit, ekzemës, artritit dhe madje edhe astmës.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Koalicioni Euroatlantik, Basha: Me programin tonë paraja ndjek pacientin, jo klientët e pushtetit

    Zgjedhjet e 11 majit/ Koalicioni Euroatlantik, Basha: Me programin tonë paraja ndjek pacientin, jo klientët e pushtetit

    Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka shpalosur programin e shëndetësisë në një takim të zhvilluar me ekspertë të sistemit të shëndetësisë. Basha tha se parimi “paraja ndjek pacientin”, ka për qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në sistemin e shëndetësisë, duke përcaktuar çmimet e diagnozave dhe trajtimeve në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.
    Ai theksoi se Shqipëria ka mundësinë financiare për të ofruar një shërbim shëndetësor të nivelit të standardeve ndërkombëtare, si ai italian, me efikasitet më të lartë. Pjesë të programit Basha tha se është edhe rimbursimi sipas diagnozës, veçanërisht për pensionistët, me qëllim që të eliminohet kostoja e barnave për ata që janë në nevojë. Një tjetër pikë ku u ndal ishte edhe reforma në sistemin farmaceutik. Ai tha se qeveria aktuale largoi praktikën e homologimit të barnave dhe hapjen e tregut për barna me origjinë të dyshimtë. Sipas tij, do të ketë një sistem të rreptë kontrolli për barnat, duke u fokusuar në medikamentet e homologuara nga vendet me standarte të larta të shëndetësisë dhe eliminimin e barnave të pasigurta.
    Pjesë nga fjala e Bashës:
    Konkluzioni tjetër është shqipërisë sot nuk i mungojnë financat për të reformuar rrënjësisht sistemin shëndetësor dhe për t’i ofruar pacientëve shqiptarë në totalitet një shërbim pse jo i standartit italian, me minimalisht të njëjtën kosto që harxhojnë sot por me gjasa edhe me një efiçencë më të lartë nëse sistemi reformohet. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne kemi detajuar në propozimin tonë programor.
    Parimi i parë është paraja ndjek pacientin. Paraja ndjek pacientin do të thotë transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjshmëri në institucionet aktuale të shëndetit publik duke filluar me hartimin e grupeve të diagnozave dhe çmimimin e tyre sipas praktikave më të mira bashkëkohore. Nuk po them që do kalojmë nga zero në majë menjëherë, por gradualisht çmimin e diagnozave dhe çmimimin e trjatimeve në sistemin tonë publik, me qëllim që destini i parasë publike me sistemin aktual të bëhet sipas ofrimit të shërbimit.
    Përgjegjësia e spitaleve si ndërmarrje me përgjegjësi financiare për veten e tyre, specializimi i tyre. Dyfishimi i kapaciteteve univeristare për të diplomuar mjekë të rinj, po e njëjta gjë edhe për sektorët e tjerë të shëndetësisë që nga infermieria e të tjera. Investime thelbësore publike. Infrastruktura e fakulteteve dhe e universiteteve mjekësore dhe mundësinë e tyre për të ofruar një arsimim realisht dinjitoz dhe efiçentë për mjekët tanë të ardhshëm që do t’i shërbejë edhe trjatimit të plagës aktuale po pse jo dhe të vazhdueshme, se ne duhet të jetojmë me këmbë në tokë të largimit të një pjese të mjekëve në kërkim të një të ardhme më të mirë në Europën perëndimore, gjë që nuk zgjidhet duke vendosur klonin me gjemba për mjekët e rinj. Një mentalitet shumë i vjetër, puro bolshevik. Por zgjidhet vetëm duke rritur përmasat e ofertës tonë dhe duke përmirësuar kushtet e personelit shëndetësor, qoftë në institucionet aktualisht publike me synim kapjen drejt vetëadministrimit. Qoftë duke i dhënë mundësi sektorit privat, pa cënuar parimin paraja ndjek pacientin të japin shërbime me efiçencë pavarësisht prej mundësive apo pamundësive ekonomike të qytetarit.
    Dhe këtu vij te karta shëndetësore e pacientit shqiptar, për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe digjitalizimi i këtyre të dhënave në mënyrë që në 2025, kur edhe shumë segmente të ekonomisë e të rinisë shqiptare arrijnë të korrin benefitet e erës digjitale, edhe pacientet shqiptarë edhe sistemi shëndetësor shqiptar, të kenë mundësinë që bazën e të dhënave për pacientit, mos të jetë më një çështje kartelash, letrash që shkojnë apo nuk shkojnë në destinacion, por të jetë gjithçka e degjitalizuar.
    E fundit që dua të prek, ka të bëjë me sistemin farmaceutik. E kam thënë dhe dua ta përsëris, mafia e barnave vret më shumë shqiptarë se çdo lloj tjetër mafie. Arsyeja pse kjo ka ndodhur është sepse kjo qeveri 12 vite më parë e hoqi praktikën e homoligimit të barnave, i hapi rrugë barnave me origjinë të dyshimtë, gjë që merr fund me programin tonë që ditën e parë. Çfarë do të thotë kjo, të gjitha barnat e homologuara me Bashkimin Europian, Kanadanë, SHBA, Britaninë e Madhe, Australinë, Zelandën e Re, Japoninë, Zvicrën, Norvegjinë e ndonjë vend tjetër që mund të kem harruar, të gjitha këto barna nuk i nënshtrohen një kontrolli tjetër laboratorik, por sigurisht konsiderohen të sigurta në sistemet shëndetësore të këtyre vendeve padiskutim më të avancuara dhe me standartin më të lartë të jetesës dhe shëndetësisë në botë, ashtu futen në qarkullim këtu, Çdo medikament tjetër që vjen nga një origjinë tjetër, padiskutim që do t’i nënshtrohet kontrlleve më të rrepta dhe më rigoroze për të pamundësuar futjen e barnave të lira dhe jo efektive që shiten këtu për të favorizuar një grusht njerëzish të lidhur me pushtetin dhe që në rastin më të mirë nuk kanë efektin e dëshiruar dhe në rastin më të keq janë kundër produktive në procesin e mjekimit të pacientëve shqiptarë. Që do të ndiqet nga një tjetër parim i reformës shëndetësore, që është rimbursimi sipas diagnozës. Kjo do të jetë në radhë të parë për pensionstët, ku vet qasja jonë synon të zerojë koston e barnave për moshën e tretë. Kjo do të arrihet me parimin e rimbursimit sipas diagnozës dhe në raste të veçanta, siç i dimë as vendet më të avancuara nuk i mbulojnë gjithçka, me paketa fikse, në veçanti për pensionet në 300 mijë lekë të vjetra.

  • Bluesky, një alternativë e rrjetit social X, lançon sistemin e verifikimit

    Bluesky, një alternativë e rrjetit social X, lançon sistemin e verifikimit

    Bluesky ka vendosur të adoptojë një sistem zyrtar verifikimi. Përmes një përditësimi kompania tha se planifikon të ofrojë etiketat blu të verifikimit për llogaritë autentike dhe të shquara.

    Gjithashtu disa organizata të “besuara” do të mund të verifikojnë përdoruesit. Ky ndryshim është një kthesë e madhe për platformën e cila më përpara i ka rezistuar idesë së centralizimit të sistemeve të verifikimit.

    Gjer më sot kompania është bazuar në verifikimet e bazuara në domain ku përdoruesit mund të ndryshojnë username për të qenë në përputhje me domainet që janë të lidhura.
    Por kjo qasje është kritikuar pasi konsiderohej e komplikuar dhe ofronte shumë pak mbrojtje ndaj imitimit. Nën sistemin e ri të Bluesky, kompania do të verifikojë në mënyrë proaktive disa llogari dhe të shtojë etiketën e verifikimit në profilet e tyre. Është i paqartë kriteri që Bluesky aplikon për dhënien e këtyre etiketave.

    /PCWorld Albanian