Tag: sistemin

  • Shëndeti i zorrëve, si ta përmirësoni natyrshëm dhe të mbroni sistemin tretës!

    Shëndeti i zorrëve, si ta përmirësoni natyrshëm dhe të mbroni sistemin tretës!

    Gjatë dy dekadave të fundit, studime të shumta kanë treguar se shëndeti i zorrëve ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e përgjithshme, përmes mekanizmave që përfshijnë sistemin imunitar, shëndetin mendor, humorin, lëkurën dhe madje edhe zhvillimin e sëmundjeve si kanceri.

    Në një kohë kur stili i jetës modern përfshin konsum të ushqimeve të përpunuara, mungesë gjumi dhe stres të vazhdueshëm, është e rëndësishme të dini si të mbroni sistemin tretës, përpara se trupi të dërgojë sinjale alarmi.
    1.Luftoni stresin

    Stresi kronik është një nga faktorët më dëmtues për shëndetin e zorrëve. Ulni nivelet e ankthit përmes teknikave relaksuese si:
    meditimi, joga, ecja në natyrë
    masazhe relaksuese
    kalimi i kohës me njerëz të dashur ose kafshë shtëpiake
    dhe pse jo, duke qeshur – një refleks që sjell përfitime të shumta për trupin.
    2.Përmirësoni cilësinë e gjumit
    Mungesa e gjumit prish ekuilibrin e zorrëve, dhe kjo, në kthim, ndikon negativisht në cilësinë e gjumit.
    Mundohuni të flini 7-8 orë çdo natë, në mënyrë të pandërprerë. Nëse kjo nuk është e mundur, kërkoni ndihmën e një specialisti.
    3.Mos hani me nxitim
    Përtypja e ngadaltë dhe e mirë i jep organizmit kohën e duhur për tretje dhe thithje të lëndëve ushqyese. Kjo zakon sjell përfitime të menjëhershme kundër fryrjes, dispepsisë dhe problemeve të tjera gastrointestinale.
    4.Qëndroni të hidratuar
    Konsumoni mjaftueshëm ujë gjatë ditës për të forcuar mukozën e zorrëve dhe për të ruajtur ekuilibrin e mikrobiomës – komunitetit të baktereve të dobishme që jetojnë në zorrët tona.
    5.Konsideroni probiotikët dhe prebiotikët
    Prebiotikët janë fibra bimore të patretshme që ushqejnë probiotikët. Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë që mbështesin florën bakteriale të zorrëve.
    Mund të merren përmes ushqimeve ose suplementeve, por gjithmonë me rekomandimin e mjekut për të siguruar dozat dhe përbërjen e duhur.
    6.Kontrolloni për ndjeshmëri ushqimore
    Simptoma të tilla si fryrje, dhimbje barku, diare, skuqje të lëkurës, të përziera, lodhje apo refluks mund të tregojnë intolerancë ndaj ushqimeve. Mbani një ditar ushqimor për të identifikuar dhe shmangur ato që ju shkaktojnë probleme
    7.Adoptoni një plan të shëndetshëm ushqimor
    Ndryshimet e thjeshta në dietë mund të sjellin përmirësime të ndjeshme. Filloni duke:
    shmangur ushqimet e përpunuara dhe me përmbajtje të lartë sheqeri apo yndyre
    shtuar më shumë fibra bimore dhe proteina të dobëta
    duke konsumuar ushqime të tilla si:
    – Të pasura me fibra: bishtajore, fasule, bizele, tërshërë, banane, manaferrat, asparagus, pras
    – Hudhër dhe qepë: me veti antiinflamatore dhe imuno-fortuese
    – Ushqime të fermentuara: kimchi, lakër turshi, kos, miso, kefir – burime natyrale të probiotikëve
    Shëndeti i zorrëve është shumë më tepër se tretje e mirë është themeli i mirëqenies suaj mendore dhe fizike. Kujdesuni për të përditë, sepse ndikon në çdo aspekt të jetës suaj.

  • Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat

    Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat

    Kompania ushtarake turke Aselsan ka testuar me sukses sistemin e kundërmasave elektronike YILDIRIM 100, i cili parandalon raketat me rreze të shkurtër veprimi të godasin helikopterët, dronët dhe aeroplanët me fluturim të ulët.

    Bazuar në përvojën e luftimeve me PKK-në në lindje të vendit, në të cilat humbi më shumë se 15 helikopterë, ushtria turke po merr një paketë masash për t’u mbrojtur nga raketat kundërajrore me këtë sistem.

    Në testin e paraqitur, YILDIRIM 100 parandaloi me sukses sistemin e raketave Igla nga shkatërrimi i objektivit, reflektimin termik të të cilit e mori përsipër, duke përdorur kundërmasa laser.

    Kompania siguron se ky sistem lazer nuk kërkon një sasi të tepërt energjie, gjë që e bën këtë sistem miniaturë dhe mjaftueshëm ekonomik për t’u instaluar në aeroplanë, dronë dhe helikopterë me krahë fiks.

    Dizajni i tij me dy kulla, sensorët e përparuar dhe njësia e kontrollit të integruar mundësojnë përgjigje të shpejta dhe të koordinuara dhe komunikim të pandërprerë me sistemet e paralajmërimit të raketave.

    Për momentin, vetëm disa vende kanë teknologjinë e kundërmasave me laser, kështu që kompanitë turke të mbrojtjes konfirmuan edhe një herë forcën e tyre teknologjike në rritje./ Telegrafi

  • “Rama dhe Berisha janë bashkëautorë të sistemit”, Bamir Topi ‘shuplakë’ opozitës: E dinë që s’fiton dot me këtë sistem

    “Rama dhe Berisha janë bashkëautorë të sistemit”, Bamir Topi ‘shuplakë’ opozitës: E dinë që s’fiton dot me këtë sistem

    Ish-Presidenti Bamir Topi vlerëson se aktorët kryesorë të politikës shqiptare, përfshirë Edi Ramën dhe Sali Berishën, janë të vetëdijshëm për sistemin dhe rregullat që përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve.
    Në një intervistë për një emision televiziv, Topi theksoi se Berisha e ka pranuar realitetin e pamundësisë së një fitoreje ndaj Ramës në sistemin aktual.

    “Nuk ka gjë më të keqe për një njeri që përfaqëson 500 mijë votues, siç ndodhi me Sali Berishën në zgjedhjet e fundit,” tha ai, duke nënvizuar se kjo është një shifër e jashtëzakonshme në kushtet e popullsisë së Shqipërisë. Sipas tij, opozita mori një humbje në total, por vetë Berisha arriti një fitore personale.
    Bamir Topi: Mendoj që ata që merren me politikë nuk kanë asnjë ndryshim në perceptimin e situatës. Nuk është se unë bëj përjashtim nga ata që janë në lojë. Ata e dinë shumë mirë, kanë ndërtuar një sistem dhe ca rregulla loje që të çojnë në këtë lloj rezultati. Kur them ata e dinë, e di Edi Rama dhe Sali Berisha. Nuk ka gjë më të keqe për një njeri që përfaqëson 500 mijë njerëz. Së paku në votimet e fundit u dëshmua që Berisha me koalicionin përfaqëson 500 mijë votues. Është një shifër e jashtëzakonshme në kushtet e popullsisë së Shqipërisë. Nuk ka gjë më të keqe kur ti i fut këta njerëz në një lloj sugjestioni, që ejani ne betejë se ne do të fitojmë. Ka pasur deklarata të qarta që lidheshin me sigurinë e votës, me programin që do ti çojë drejt fitores, me mbështëtjen ndërkombëtare. Pra nga e gjithë kjo retorikë politike opozita mori një humbje, por vetë Sali Berisha mori një fitore. Berisha e dinte shumë  mirë që fitore me Ramën përballë nuk mund të realizojë. Kështu siç është ndërtuar sistemi nuk mund të realizohet. Por ajo ka marrë përsipër dy gjera, ka ndërtuar sistemin bashkë me Ramën dhe është rikthyer në krye të opozitës për ti dhënë shpresë për rotacion politik.
     
     

  • Kolaps në sistemin e ujit në Gaza! UNICEF: Gjysmë milionë njerëz që po vuajnë nga uria

    Kolaps në sistemin e ujit në Gaza! UNICEF: Gjysmë milionë njerëz që po vuajnë nga uria

    Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ngriti alarmin për vdekjen e fëmijëve nga uji në Gaza, për shkak të kolapsit në sistemin e ujit, të krijuar nga lufta.

    “Fëmijët do të nisin të vdesin nga etja. Vetëm 40 për qind e impianteve për prodhimin e ujit janë funksionale. Jemi shumë nën standardet e emergjencës sa i përket ujit të pijshëm për njerëzit në Gazë”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.
    UNICEF-i gjithashtu raportoi për një rritje prej 50 për qind të fëmijëve, nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç, që janë shtruar në spital, për shkak të kequshqyerjes gjatë periudhës prill-maj në Gazë, si dhe për gjysmë milionë njerëz që po vuajnë nga uria.
    Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afro 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten ende në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.
    Që atëherë, lufta e Izraelit ka vrarë më shumë se 55.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë. Lufta ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në territorin palestinez, ndërsa OKB-ja ka thënë se pothuajse e gjithë popullsia e Gazës është në prag të zisë së bukës.

    Top Channel

  • Rishikim të Kodit Zgjedhor? Kodi Elektoral? Klosi në ‘Real Story’: Problemin nuk e ka sistemi, por duhet të…

    Rishikim të Kodit Zgjedhor? Kodi Elektoral? Klosi në ‘Real Story’: Problemin nuk e ka sistemi, por duhet të…

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, u shpreh në “Real Story” se problemi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk lidhet me Kodin Zgjedhor.
    Ai theksoi se nuk ekziston një sistem absolut, i cili pranohet pa rezerva nga palët politike.
    “Në këto vitet e demokracisë, kemi ndryshuar sistemin shumë herë, por nuk e di a kemi bërë mirë apo keq. Nuk besoj se ka sot një propozim që ky është sistemi që ta vlerësojmë të gjitha. Nuk është sistemi që prodhon fitoren.
    Nuk ka një sistem, që të jetë një sistem ideal. Që ta kishim bërë sot, nëse ka një propozim që duhet diskutuar, të diskutohet sot, që partitë ta dinë se kush është sistemi dhe mos ta ndryshojnë sistemin muajin dhe javën e fundit”, tha Klosi.
    I pyetur se a do të rishikohet Kodi Zgjedhor, duke marrë parasysh se Partia Socialiste ka siguruar më 11 maj 83 mandate, për këtë Klosi nuk dha një përgjigje të prerë, por la të kuptohet se në thelb të çështjes është “konsensusi” mes palëve.
    “Kodi negociohet…ka detyrim dhe ke negocim. Puna e sistemin, nuk është thelbi i politikës.
    Në procesit zgjedhore nuk është problem kodi, por konsensusi, pra që forcat politika bien dakord që këto janë rregullat dhe me këto rregulla do garojmë, dikush do fitojë dhe dikush do humbasë. Ajo që i mungon politikës shqiptare në 34 vjet që fjala “zgjedhje” mos të jetë një ditë ku zgjidhen hallet, por një ditë ku ngatërrohen problemet”, theksoi ai.

  • Lumturia mund të ‘ushqehet’ dhe ka ca produkte që do t’ju ndihmojnë për këtë

    Lumturia mund të ‘ushqehet’ dhe ka ca produkte që do t’ju ndihmojnë për këtë

    Serotonina është një neurotransmetues që gjendet në trurin tuaj, gjakun dhe sistemin tuaj tretës. Ajo ndikon në çdo pjesë të trupit tuaj, që nga emocionet deri tek aftësitë tuaja motorike.

    Serotonina konsiderohet si një stabilizues natyral i humorit dhe përbëhet nga aminoacidi thelbësor i quajtur triptofan, i cili merret përmes ushqimit.

    Mungesa e triptofanit mund të çojë në uljen e niveleve të serotoninës.

    Kjo mund të rezultojë në çrregullime të humorit, të tilla si ankthi ose depresioni.

    Në bazë të kërikmeve të ndryshme dhe këshillave të ekspertëve të shëndetit, ju listojmë disa mënyra natyrale për të rritur nivelet e sterotoninës.

    Konsumoni më shumë ushqime që përmbajnë triptofan

    Misioni juaj është të merrni triptofan, të cilin trupi juaj mund ta shndërrojë në serotoninë.

    Prandaj një dietë e qëndrueshme me ushqime të pasura me triptofan, mund të rrisë me kalimin e kohës nivelet e serotoninës.

    Disa nga ushqimet më të mira që përmbajnë triptofan:

    Vezët –  janë plot me aminoacide dhe antioksidantë si triptofani, tirosina, kolina, biotina dhe acide yndyrore omega-3.

    Ananasi – është i pasur me triptofan dhe shumë bromelainë, një enzimë që zvogëlon inflamacionin.

    Djathi – në një studim, pjesëmarrësit raportuan gjendje shpirtërore të përmirësuar, gjatë një diete 4-ditore me përmbajtje të lartë të triptofanit sesa gjatë dietës së tyre pasuese 4-ditore me më pak triptofan.

    Dhe ishte pikërisht djathi që i bëri ata të ndiheshin më të lumtur.Bananet – janë të famshme për përmbajtjen e tyre të kaliumit, por tashmë njihen edhe për përmbajtjen e lartë të triptofanit.

    Salmoni – përveç se i pasur me triptofan, ai përmban acide yndyrore omega-3, të cilat ndikojnë pozitivisht edhe në shëndetin e zemrës tuaj.

    Gjeli i detit – duke qenë i pasur me triptofan, ky ushqim nuk ka pse të shërbehet vetëm natën e ndërrimit të viteve.

    Miks me fruta të thara dhe arra – në vend të ushqimeve jo të shëndetshme, ju mund të konsumoni një miks frutash të thara dhe arrash.

    Këshilla të tjera për të rritur nivelet e sterotoninës :

    Ushqimi nuk është e vetmja mënyrë për të nxitur prodhimin e serotoninës, një mënyrë jetese e rregullt është gjithashtu çelësi i lumturisë.

    Qëndroni të hidratuar – konsumoni sasi të mjaftueshme uji përgjatë ditës, në mënyrë që truri dhe trupi juaj të funksionojnë në mënyrë të rregullt.

    Aktiviteti fizik – aktiviteti fizik bën që trupi të çlirojë triptofan dhe endorfinë në qarkullimin tuaj të gjakut dhe si rrjedhojë humori juaj do të përmirësohet ndjeshëm.

    Qëndroni në diell – drita e diellit nxit prodhimin e serotoninës, prandaj është e rëndësishme të përftioni nga ditët e mira me diell.

    Ju gjithashtu mund të merrni shtesa të vitaminës D nëse keni vërtetë nevojë.

    Kujdesuni për sistemin tretës – ushqimet e përpunuara mund të ndikojnë negativisht në sistemin tretës, gjë që ndikon në gjendjen shpirtërore dhe shëndetin e përgjithshëm.

    Ndonjëherë edhe pse mund t’i zbatoni të gjitha këshillat e mësipërme, duket se asgjë nuk po funksionon.

    Atëherë është koha të flisni me mjekun tuaj për të filluar terapinë dhe për të marrë mjekimin e duhur./AgroWeb

  • Ambasada amerikane në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza – Detajet

    Ambasada amerikane në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza – Detajet

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar zyrtarisht përditësimin e sistemit të saj të takimeve për viza. Ambasada bëri me dije se tashmë aplikantët mund të caktojnë dhe të përshtatin takimet e tyre për vizë nëpërmjet platformës së re elektronike.
    Ky ndryshim synon të përmirësojë përvojën e aplikantëve, duke ofruar më shumë fleksibilitet dhe lehtësi në procesin e prenotimit apo ndryshimit të datës së intervistës.
    “Ambasada e ShBA në Tiranë ka përditësuar zyrtarisht sistemin e saj të takimeve për viza! Tani mund të caktoni dhe përshtatni takimet tuaja për vizë përmes platformës së re.
    Ruani linkun: https://www.ustraveldocs.com/al/sq/?  Video shpjeguese se si të plotësoni aplikimin:  https://bit.ly/4lfcAJL ”, thuhet në postim.

  • Takimet për viza/Ambasada e SHBA përditëson sistemin, ja si mund të aplikoni

    Takimet për viza/Ambasada e SHBA përditëson sistemin, ja si mund të aplikoni

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar zyrtarisht përditësimin e sistemit të saj të takimeve për viza.
    Nëpërmjet një njoftimi publik, ambasada bëri me dije se tashmë aplikantët mund të caktojnë dhe të përshtatin takimet e tyre për vizë nëpërmjet platformës së re elektronike.
    Ky ndryshim synon të përmirësojë përvojën e aplikantëve, duke ofruar më shumë fleksibilitet dhe lehtësi në procesin e prenotimit apo ndryshimit të datës së intervistës.
    Ambasada inkurajon të gjithë aplikantët që të vizitojnë faqen zyrtare për më shumë informacion dhe udhëzime mbi mënyrën e përdorimit të sistemit të ri.
    “Ambasada e ShBA në Tiranë ka përditësuar zyrtarisht sistemin e saj të takimeve për viza! Tani mund të caktoni dhe përshtatni takimet tuaja për vizë përmes platformës së re.
    -Ruani linkun: https://www.ustraveldocs.com/al/sq/?
    -Video shpjeguese se si të plotësoni aplikimin: https://bit.ly/4lfcAJL”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
     

  • “Kisha sistemin TIMS, kontrolloja gjithçka”, Erion Alibej: Nuk e harrova Suel Çelën! Pas vrasjes së familjarëve humba besimin tek institucionet e drejtësisë

    “Kisha sistemin TIMS, kontrolloja gjithçka”, Erion Alibej: Nuk e harrova Suel Çelën! Pas vrasjes së familjarëve humba besimin tek institucionet e drejtësisë

    “Informatorin tim më të besuar kam pasur Ardian Çollakun, tani është i ndjerë”, rrëfeu sot i penduari i drejtësisë Erion Alibej, i cili po dëshmon ë GJKKO në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”.

    Më 29 dhjetor 2018, në një atentat mafioz u ekzekutuan familjarët e Alibejt. Viktima mbetën Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk, Erdal Durunay.
    Në këtë moment, Alibej rrëfen se vendosi të hakmerrej për vrasjen e familjarëve të tij. Sipas dëshmisë së siguruar nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, Alibej ka pasur qasje në sistemin TIMS dhe kontrollonte hyrjet dhe daljet e të gjithë personave që dëshironte.

    Ai tregon se pas vrasjes së familjarëve e humbi besimin tek institucionet e drejtësisë në Elbasan dhe shton se po kërkonte vetë për autorët e “masakrës së Bradasheshit” duke bërë hetuesim gjyqtarin dhe prokurorin.
    Alibej: Ardian Çollaku donte të lidhte kontakte. Prej tij unë kam marrë vesh për herë të parë se kush ishte Dashnor Dumani. Ai më tregoi se vëllai i tij kishte grabitur një kambist në lagjen Kala. Unë kisha sistemin TIMS që kontrolloja gjithçka doja. Të gjithë këta emrat nisa t’i identifiko j. I kisha me foto dhe gjithë hyrje-daljet e tyre. Të gjithë, nga Çopjat, Qosja, Dumani.
    Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Çelën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë të vetme. Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Çelën në gjumë. Unë po humbja besimin tek institucionet e drejtësisë në Elbasan.
    Mësoj se Abedin Mama ka bërë një takim në Elbasan me Ardi Veliun dhe Tonin Vocajn. Kjo mu përputh edhe me ndërrimin e drejtorëve. E mora si informacion. Ndërkohë kërkoja për ekzekutorët e familjarëve të mi. E kam bërë vetë hetuesin, prokurorin, gjyqtarin. I kam vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha informacionet e mia.
    Pasi jam vetëdorëzuar, i pari që kam informuar ka qenë Leonard Palushi. Në paraburgim me vjen prokurori, që më akuzonte për Xhoni Rustën, Ridvan Suka. I tregova gjithë çfarë dija, pasi ai kishte edhe hetimin e vrasjes së familjarëve të mi. Unë nuk doja t’i hyja luftës, pasi kisha shumë familje që i kishin të gjithë sytë tek unë./vizionplus.tv

  • Ambasada e SHBA në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza, ja si duhet të veproni

    Ambasada e SHBA në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza, ja si duhet të veproni

    Ambasada e SHBA në Tiranë ka përditësuar zyrtarisht sistemin e saj të takimeve për viza.
    Tani mund të caktoni dhe përshtatni takimet tuaja për vizë përmes platformës së re.

    Atë mund ta gjeni në linkun: https://www.ustraveldocs.com/al/sq/
    Video shpjeguese se si të plotësoni aplikimin: https://bit.ly/4lfcAJL