Disa menaxherë asetesh janë bërë të kujdesshëm ndaj borxhit afatgjatëPo afrohet një trazirë prej rreth 2 trilionë eurosh për tregjet e obligacioneve europiane, në një vit tashmë të ndikuar nga tarifat, shqetësimet për deficitin dhe tani një krizë politike në Francë.‘Stuhia’ është përqendruar te një reformë e planifikuar prej kohësh e sistemit të pensioneve të Holandës, më i madhi në Bashkimin Europian. Ajo tashmë po i shtyn lart normat e interesit për obligacionet afatgjata, dhe tregtarët po pozicionohen për luhatshmëri në tregun e këmbimeve në euro, të cilin fondet e përdorin për mbrojtje nga rreziqet. Gjërat mund të bëhen edhe më ekstreme në fund të vitit, kur një pjesë e madhe e fondeve pritet të kalojnë në sistemin e ri, për shkak të likuiditetit të ulët në atë periudhë.Banka Qendrore holandeze paralajmëroi më herët këtë vit për një rrezik ndaj stabilitetit financiar, dhe kompleksiteti i mekanizmave bazë e bën të vështirë të kuptohet shkalla e mundshme e çdo çrregullimi.Ristrukturimi synon të ndihmojë për të përballuar një popullsi në plakje dhe një treg pune në ndryshim.Ndërsa Holanda përbën vetëm 7% të ekonomisë së Eurozonës, sistemi i saj i pensioneve është një lojtar gjigant në treg. Ai ka më shumë se gjysmën e të gjitha kursimeve pensionale në bllok, sipas të dhënave të Bankës Qendrore Europiane. Zotërimet e saj në obligacione europiane kapin shifrën gati 300 miliardë euro.LuhatshmëriaNë javët e fundit, një tregues i luhatshmërisë së ardhshme në këmbimet 30-vjeçare euro është rritur, gjë që strategët e ING Group NV thonë se është pjesërisht rezultat i tranzicionit. Kalimi gjithashtu po ndikon në kostot e financimit në euro.Kjo situatë është rezultat i ndryshimeve në mënyrën se si fondet e pensioneve holandeze mbrojnë portofolët e tyre kundër luhatjeve të normave të interesit. Deri tani, ato janë mbështetur shumë në këmbime afatgjata për të siguruar se do të kenë mjaftueshëm para për të paguar pensionistët në të ardhmen, pavarësisht nga ajo që ndodh me kostot e huamarrjes.Me kalimin në të ashtuquajturin investim “në ciklin e jetës” (life-cycle investing), punëtorët më të rinj do të investohen më shumë në asete më të rrezikshme si aksionet, me më pak nevojë për këto mbrojtje afatgjata. Kursimet e anëtarëve më të vjetër do të orientohet drejt instrumenteve më të sigurta si obligacionet.Rreth 36 fonde janë planifikuar të kalojnë në sistemin e ri më 1 janar 2026, me pjesën tjetër që do të kalojë çdo gjashtë muaj deri në janar 2028. Parashikohet se bankat investuese dhe ndërmjetësit mund të hasin vështirësi për të përputhur shitësit me blerësit, duke bllokuar sistemin.Disbalanca e ofertës dhe kërkesës për swap-et me afat më të gjatë është tashmë e konsiderueshme.Si do të zhvillohet situata në janar është “në dorë të fatit, por nervozizmi do të jetë shumë i lartë,” thonë ekspertët. “Tregu mund të bëhet jolikuid ose të pësojë lëvizje të forta në situata të tilla.”Ndërlikime nga politikaPërgatitjet janë ndërlikuar nga një krizë politike në Holandë, ku do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme pas rrëzimit këtë verë të qeverisë dhe të administratës kujdestare që e pasoi. Ndër ata që dhanë dorëheqje ishte Ministri i Çështjeve Sociale, Eddy van Hijum, i cili ishte përgjegjës për tranzicionin.Ai pritej t’u jepte fondeve të pensioneve një vit shtesë për të ulur mbrojtjet e normave të interesit pasi të kenë kaluar në sistemin e ri. Ky plan nuk pritet të preket, megjithëse një debat parlamentar mbi pensionet, i planifikuar për këtë javë, mund të shtyhet, sipas një zëdhënësi të ministrisë.Kërkesa për BorxhinKa gjithashtu një pikëpyetje mbi atë që do të bëjë ky kalim në fund të vitit për kërkesën ndaj borxhit afatgjatë, me janarin që zakonisht është një nga periudhat më të ngarkuara për emetimet e reja të obligacioneve.Normat e interesit për borxhin 30-vjeçar të Gjermanisë dhe Francës janë rritur në katër muajt e fundit dhe po tregtohen afër niveleve më të larta të shumë viteve, ndërsa tensionet fiskale po rriten. Franca është futur në një tjetër krizë politike mbi buxhetin, dhe qeveria mund të rrëzohet këtë muaj.ABN Amro vlerëson se ekspozimet më të mëdha të sektorit të pensioneve janë në borxhin gjerman, francez dhe holandez, dhe rënia e kërkesës mund të ushtrojë presion mbi qeveritë për të kaluar drejt maturimeve më të shkurtra, sipas strategëve përfshirë Sonia Renoult.Kjo mund t’i ekspozojë ato më shumë ndaj luhatjeve të normave të interesit, pasi do të detyrohen të rifinancojnë borxhin më shpesh.Ka disa faktorë lehtësues. Fondet e pensioneve mund të fillojnë të shesin paraprakisht mbrojtjet afatgjata, duke ulur rrezikun e bllokimeve, nëse janë të sigurta se kanë mjaftueshëm buffer për të përballuar humbjet e mundshme.Ka gjithashtu periudhën njëvjeçare të rregullimit që po u jepet nga qeveria për fondet e investimit.Banka qendrore holandeze ka thënë se do të vazhdojë të monitorojë tranzicionin, por është e bindur se periudha njëvjeçare “u jep fondeve të pensioneve fleksibilitet të mjaftueshëm për të rregulluar portofolët e tyre në mënyrë të rregullt.”Shumë tregtarë mbeten të shqetësuar dhe presin që gjërat të lëvizin shpejt me ndërrimin e vitit. / Bloomberg Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: sistemin
-

Ushqimet që bëjnë mrekulli për tretjen në stomak
Gjatë periudhës së verës të gjithëve na pëlqen ta trajtojmë veten nga pak dhe këto nuk janë domosdo ëmbëlsira të shëndetshme, ndaj është mirë të dini se cilat ushqime rivendosin ekuilibrin në sistemin tretës.
Është e rëndësishme të ruani një sistem të shëndetshëm tretës dhe për fat të mirë ka ushqime që ndihmojnë për këtë.
Disa prej tyre:
Bollgur
Bollguri është i shijshëm dhe i shëndetshëm, dhe gjithashtu është i pasur me fibra beta-glukane, e cila lidhet me bakteret e shëndetshme në sistemin tretës. Gjithashtu ngadalëson tretjen e ushqimit, prandaj jemi të ngopur më gjatë dhe në këtë mënyrë parandalohet ngrënia e tepërt.
Farat e lirit
Farat e lirit janë plot me fibra, dhe dihet gjithashtu se probiotikët dhe prebiotikët shpërbëhen nga trupi dhe kështu marrin baktere të mira të dobishme për sistemin tretës.
Arra
Arrat, përveçse janë të shijshme, nxisin formimin e baktereve të mira, si dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Kumbullat e thata
Kumbullat e thata përmbajnë fibra të patretshme dhe të tretshme. Të patretshmet stimulojnë jashtëqitjen e rregullt, ndërsa ato të tretshmet rregullojnë tretjen dhe thithin lëndët ushqyese nga ushqimi dhe kështu parandalojnë acarimin e zorrëve.
Rrushi i thatë
Ato janë gjithashtu plot me fibra të tretshme dhe prebiotikë, të cilët ndikojnë në ekuilibrin e mirë të florës së zorrëve, dhe nxisin krijimin e baktereve të mira, shkruan Pinkville.
-

Më pak mjekë kërkojnë të largohen jashtë vendit, ja shifrat që surprizuan Shqipërinë
Bien kërkesat e mjekëve për t’u larguar nga Shqipëria.
Në 6 mujorin e parë të këtij viti, pranë “Urdhrit të Mjekut”, kanë mbërritur më pak kërkesa për tërheqjen e certifikatës së sjelljes së mirë, kriter bazë për punësim në klinika apo spitale të huaja.
Nëse vitin e kaluar në të njëjtën periudhë ka pasur 80 kërkesa për këtë dokument, këtë vit janë rreth 20 më pak.
“Gjatë këtij 6 mujori kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë 65 mjekë. Duke e krahasuar me 6 mujorin e vitit të kaluar shihet një rënie e lehtë e kërkesës për marrjen e kësaj certifikatë. Gjatë vitit 2024, në 6 mujorin e parë kanë qenë rreth 80 kërkesa, ndërsa në total kanë qenë 150 certifikata”.
Frenimin e mjekëve për të punuar jashtë vendit, Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dritan Trepça e lidh me përmirësimin e infrastrukturës në sistemin shëndetësor, si dhe me politikat e ndërmarra së fundmi nga qeveria për rritjen e pagave.
“Mendoj se përmirësimet që janë bërë në infrastrukturën shëndetësore, si dhe rritja e pagave, që u bë këtë vit në të gjithë sistemin shëndetësor”
Edhe, pse jo në shifra të kënaqshme, pozitive për Trepçan shihet fakti që ka mjek, të cilët po rikthehen për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor, pas një eksperience të fituar në vendet e BE-së. -

Sulmi ndaj gjyqtarit Demiri/ Këlliçi denoncon Ramën: Po bën shantazh dhe presion mbi sistemin gjyqësor
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi shprehet se Edi Rama po vendos autokracinë si normalitet të ri në Shqipëri. Ai theksoi se sulmi publik ndaj gjyqtarit Klarent Demiri është një akt i qëllimshëm për të intimiduar sistemin e drejtësisë dhe për ta mbajtur atë nën kontrollin e tij personal.
Këlliçi shtoi se kjo nuk është një çështje e thjeshtë gjyqësore, por një fushatë kërcënimi dhe shantazhi ndaj gjyqtarëve që guxojnë të mos i binden “vizionit” shkatërrues të Ramës, duke goditur direkt themelet e shtetit të së drejtës dhe penguar integrimin europian të Shqipërisë.
Postimi:
Autokracia si “normalitet” i ri i Edi Ramës!
Edi Rama, kryeministri që e ka kthyer arrogancën në politikë shtetërore, ka sulmuar sot publikisht gjyqtarin e rradhës, Klarent Demiri, duke treguar edhe një herë fytyrën e tij autokratike dhe mllefin ndaj kujtdo gjyqtari që tregon se nuk është gjyqtar “afërmendsh”.
Ky reagim i tij nuk është çështje e një dosjeje gjyqësore, por një skemë e qartë diktatoriale për të intimiduar sistemin e drejtësisë dhe për ta vënë plotësisht nën kontrollin e tij personal.
Ndërsa Rama bën propagandë me spastrime karrigesh e tavolinash, si gjoja pengesa për integrimin europian, në realitet ai ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që guxojnë të mos i binden “vizionit” të tij shkatërrues. Kjo nuk është reformë, por dhunë sistematike e politike mbi drejtësinë.
Në të njëjtën kohë që bashkëpunëtorët e tij më të afërt përfundojnë në burg për korrupsion, Rama bën çmos që të shantazhojë drejtësinë për të shpëtuar lëkurën e tij dhe të klanit të inkriminuar që e mban në pushtet. Ky presion nuk është veçse një armë mbrojtjeje ndaj zbatimit të ligjit mbi vetë atë dhe njerëzit e tij.Edi Rama në fakt e di shumë mirë se pengesa për integrimin europian të Shqipërisë nuk janë tregtarët ambulantë dhe as karriget e bareve, por janë lidhjet kriminale, aferat korruptive dhe bashkëpunëtorët e tij të zhytur deri në fyt në krim.
Kreun e Narkoshtetit të parë të Europës nuk e shpëton dot më asnjë shantazh, asnjë presion dhe asnjë propagandë boshe nga inkriminimi dhe pisllëku i tij politik! -

Ndërpritet puna në pikën kufitare të Qafë Thanës/ Pala maqedonase me probleme në sistemin e regjistrimit të…
Puna në pikën kufitare, në dalje të Shqipërisë, është ndërprerë.
Sipas njoftimit pala maqedonase ka probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve.
“Njofton DVKM Korçë, se në PKK Qafë Thanë, prej orës 12:50-13:10 është ndërprerë puna në dalje të RSh-së, pasi pala Maqedonase ka pasur probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve. Për momentin nuk ka fluks të shtuar dhe puna po vazhdon normalisht”, raportojnë autoritetet. -

Ndërpritet puna në pikën kufitare të Qafë Thanës, pala maqedonase me probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve
Puna në pikën kufitare, në dalje të Shqipërisë, është ndërprerë.
Sipas njoftimit pala maqedonase ka probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve.
“Njofton DVKM Korçë, se në PKK Qafë Thanë, prej orës 12:50-13:10 është ndërprerë puna në dalje të RSh-së, pasi pala Maqedonase ka pasur probleme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve. Për momentin nuk ka fluks të shtuar dhe puna po vazhdon normalisht”, raportojnë autoritetet.Top Channel
-

Shqipëria, drejt digjitalizimit të regjistrit të biznesit me standardet e BE-së, QKB do të lidhet me sistemin evropian BRIS
Një projektligj i ri synon të fusë në legjislacionin shqiptar kërkesat e fundit të Bashkimit Evropian për regjistrimin e bizneseve, duke modernizuar dhe digjitalizuar procedurat dhe duke lidhur regjistrin tonë tregtar me sistemin evropian.
Kjo nismë pritet të krijojë një mjedis më të qëndrueshëm dhe transparent për investitorët.
Në thelb, ligji ka për qëllim lidhjen e Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) me sistemin evropian BRIS (Business Registers Interconnection System). Ky veprim do të mundësojë shkëmbimin elektronik të të dhënave me regjistrat e vendeve të BE-së, duke eliminuar boshllëqet aktuale në transparencë dhe duke lehtësuar ndjeshëm proceset për investitorët e huaj.
Projektligji i ri fokusohet në disa pika kryesore si digjitalizimi i plotë ku përveç regjistrimit online, do të bëhet i mundur edhe përdorimi i identifikimit elektronik të lëshuar nga vendet e BE-së, duke ulur kostot dhe burokracinë.
Të dhënat thelbësore të shoqërive shqiptare, si dhe ndryshimet në statusin e tyre (p.sh., falimentimi, likuidimi), do të jenë të aksesueshme menjëherë nga çdo vend anëtar i BE-së, shkruan rtsh.al.
Nga ana tjetër, projektligji parashikon që për mbrojtjen e investitorëve, do të krijohet një mekanizëm për njoftimin e ndërsjellë të ndryshimeve në degët e huaja të regjistruara në Shqipëri dhe anasjelltas, si dhe do të parandalohet që persona të ndaluar të kryejnë funksione drejtuese.
Ky ligj përmbush detyrimet e Shqipërisë si vend kandidat, duke realizuar objektivat e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian dhe duke e afruar vendin me mbylljen e suksesshme të Kapitullit 6 të negociatave.
Në planin afatgjatë, pritet që kjo reformë të përmirësojë ndjeshëm klimën e biznesit dhe të rrisë investimet e huaja direkte në Shqipëri, duke e bërë vendin më konkurrues në rajon. Implementimi i këtij ligji, i cili do të hyjë në fuqi 12 muaj pas miratimit, do të kërkojë një kosto minimale prej rreth 10 milionë lekësh në tre vitet e para, e cila do të mbulohet nga buxhetet ekzistuese të institucioneve dhe asistenca ndërkombëtare. -

Thatësira dhe vala e nxehtësisë vë në vështirësi sistemin energjetik, bien prurjet e lumenjve në HEC-e
Temperaturat e larta të vazhdueshme kanë çuar në një ulje të ndjeshme të prurjeve në lumenjtë që furnizojnë me ujë rezervuarin më të madh të vendit.
Kushtet e krijuara kanë ndikuar në reduktimin e ndjeshëm të furnizimit me ujë të liqeneve artificiale dhe hidrocentraleve kryesore të vendit.
Gjendja është më e theksuar në liqenin e Fierzës, i cili përbën burimin më të madh të ujit dhe një hallkë kyçe në sistemin energjetik kombëtar. Ky liqen po shënon rënie të vazhdueshme të nivelit, jo vetëm për shkak të mungesës së reshjeve dhe prurjeve, por edhe nga prodhimi i energjisë që vijon me dy turbina në hidrocentralin e tij.
Kuota aktuale e ujit ka arritur në 274 metra mbi nivelin e detit, duke iu afruar pragut minimal të funksionimit optimal.
Sipas parashikimeve të meteorologëve, situata rrezikon të rëndohet, pasi gjatë javëve të ardhshme nuk priten reshje të konsiderueshme, ndërkohë që temperaturat e larta do të vijojnë gjatë gushtit.
Kjo thatësirë dhe vala e nxehtësisë po e vë në vështirësi sistemin energjetik, duke detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) të rrisë blerjen e energjisë nga tregjet ndërkombëtare për të përmbushur kërkesën vendase. -

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus në Krime
Forcat ukrainase thuhet se kanë shkatërruar një radar të rrallë rus të lidhur me sistemin më të ri të mbrojtjes ajrore dhe raketore S-500 “Prometey” të vendit, sipas portalit të mbrojtjes Militarnyi.
Raporti, duke cituar komunitetin e inteligjencës me burim të hapur CyberBoroshno, tha se kjo u zbulua në pamjet e publikuara nga Drejtoria e Inteligjencës së Mbrojtjes (GUR) e Ukrainës, që tregonin sulme me dronë nga njësia e forcave speciale “Prymary” kundër instalimeve të radarëve në gadishullin e pushtuar Krime.
“Videoja e djeshme nga GUR na tërhoqi vëmendjen për shkatërrimin e një radari 96L6 nga sistemi S-400 – përveç se nuk ishte një 96L6”, shkruajnë analistët e CyberBoroshno.
“Ne analizuam tiparet vizuale të objektivit dhe mund të themi se ky është radari më i fundit 98L6 ‘Yenisei’, i cili është radari standard për sistemin S-500 ‘Prometey’”, thanë ata ndër të tjera.
Testet për 98L6 “Yenisei” u kryen midis viteve 2020 dhe 2021, dhe të dhënat nga burime të hapura tregojnë se ai u pranua zyrtarisht në shërbim në prill 2021. -

Ukrainasit shkatërrojnë “Prometheus” S-500, sistemi më i shtrenjtë i mbrojtjes ajrore ruse
Forcat ukrainase dyshohet se kanë shkatërruar një radar të rrallë rus të lidhur me sistemin më të fundit të mbrojtjes ajrore dhe raketore S-500 “Prometheus”.
Siç raportoi portali ushtarak ukrainas Militari, duke cituar të dhëna nga komuniteti i inteligjencës me burim të hapur CyberBoroshno, sulmet me dronë të forcave speciale “Primare” kanë ndodhur ndaj instalimeve të radarëve në Krimenë e pushtuar nga Rusia.
Pamjet e ofensivës ukrainase janë publikuar nga Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake e Ministrisë së Mbrojtjes, sipas Defense Blog.
“Pamjet e GUR të djeshme na tërhoqën vëmendjen sepse pretendonin se radari 96L6 nga sistemi S-400 ishte shkatërruar, por në fakt nuk ishte ai radar”, raportuan analistët e CyberBoroshna. “Duke analizuar karakteristikat vizuale të objektivit, përcaktuam se ishte radari më i fundit 98L6 ‘Yenisei’, i cili është radari standard për sistemin S-500 ‘Prometheus’”, sqarohet më tej.
“Jenisei” – radari më i ri në arsenalin rus
Testet shtetërore të radarit 98L6 “Yenisei” u kryen midis viteve 2020 dhe 2021, dhe sipas burimeve të hapura, ai u vu zyrtarisht në përdorim operativ në prill 2021.
Burimet ruse pohojnë se radari është i pajisur me një antenë shumëelementëshe aktive me fazë (AESA), rezistente ndaj bllokimeve elektronike. Ai mund të zbulojë dhe gjurmojë objektiva aerodinamike dhe balistike në distanca deri në 600 kilometra dhe lartësi deri në 100 kilometra. Të dhënat e objektivit transmetohen në qendrën e komandës për koordinim me elementët e tjerë të mbrojtjes ajrore.
Në pamje, Yenisei i ngjan radarit të vjetër 96L6E. Të dy janë montuar në një kamion MZKT me katër akse dhe kanë një paraqitje të ngjashme të pajisjeve – me një antenë rrotulluese dhe një kontejner me sisteme elektronike në platformën e pasme të automjetit. Dallimi kryesor qëndron në dizajnin e antenës: në modelin 96L6E, antena është e ndarë në dy seksione asimetrike.
Radari Yenisei mund të funksionojë në modalitetin e vëzhgimit 360 gradë, si dhe në shënjestrimin me sektor të ngushtë, gjë që përmirëson zbulimin e objektivave balistikë. Ky radar është një komponent standard i sistemit rus S-500, i cili konsiderohet sistemi më i përparuar i mbrojtjes ajrore dhe raketore në arsenalin rus.
CyberBoroshno deklaron se radari Yenisei në Krime u vendos së bashku me sistemin S-400, dhe analistët tani po përpiqen të përcaktojnë koordinatat e sakta të sulmit për të konfirmuar se me cilin sistem radari ishte i lidhur operativisht në kohën e shkatërrimit.
Nëse konfirmohet të jetë radari 98L6, humbja e tij përfaqëson humbjen e parë të dokumentuar në fushën e betejës të një elementi të lidhur me sistemin rus S-500.
Ky sistem është projektuar për të kapur raketa balistike të përparuara, armë hipersonike dhe kërcënime të tjera ajrore me energji të lartë.
