Tag: sistemin

  • PROFIL-Zgjidhet kreu i SPAK, kush është Klodian Braho, karriera e tij në sistemin e drejtësisë

    PROFIL-Zgjidhet kreu i SPAK, kush është Klodian Braho, karriera e tij në sistemin e drejtësisë

    Klodian Braho do të jetë kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme. Braho u zgjodh me 7 vota nga anëtarët e KLP-së.
    Braho ka hyrë në sistemin e drejtësisë më 14 nëntor 2007, pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës.
    Karrierën si prokuror e nisi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, ku punoi deri në vitin 2012. Më pas u transferua në Prokurorinë e Vlorës, ku ushtroi detyrën deri në vitin 2015, përfshirë një periudhë si zëvendësdrejtues i këtij institucioni.
    Në vitin 2015, Braho u emërua në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, ku u përfshi në hetime të çështjeve me karakter të veçantë penal. Pas shpërbërjes së kësaj prokurorie dhe krijimit të SPAK, ai u emërua prokuror në strukturën e re.
    Në korrik të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë me vendimin nr. 191, duke i hapur rrugë emërimit në SPAK.
    Në vitin 2022, ai u përfshi në procesin e kandidimit për postin e kreut të SPAK, por më pas u tërhoq nga gara.
    Në mars të vitit 2023, Braho dha dorëheqje nga një pjesë e një dosjeje që kishte në hetim, në lidhje me çështjen e inceneratorëve, pas pretendimeve të ngritura nga palë të përfshira për mungesë transparence në veprimet procedurale.
    Me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe me eksperiencë të theksuar në çështjet e korrupsionit, Braho ka qenë në krye të disa prej hetimeve më të bujshme të dekadës së fundit. Ai është prokurori që ka hetuar çështjen e inceneratorit të Elbasanit, ku lëshoi urdhër-arreste për personazhe kyçe si Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, si edhe vendosi ndarjen e hetimit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.
    Në portofolin e tij përfshihet gjithashtu hetimi i dosjes “5D”, që çoi në gjyq ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës, si edhe dosja e njohur “Toyota Yaris”, e cila mbetet ende në hetim në disa fraksione të saj.
    Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dërgimin për gjykim të çështjes ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu.
    Me zgjedhjen e tij në krye të SPAK, pritet që Braho të vijojë me një qasje të fortë ndaj hetimeve të nivelit të lartë, në një moment kyç për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

  • Sali Berisha: Ramës i duhej një prokuror që të arrestonte opozitën, prandaj shkatërroi sistemin e pagave në drejtësi

    Sali Berisha: Ramës i duhej një prokuror që të arrestonte opozitën, prandaj shkatërroi sistemin e pagave në drejtësi

    Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi dje kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar sistemin e pagave në drejtësi për të krijuar një prokurori me motive politike, e cila, sipas tij, synonte të godiste opozitën dhe të mbante kontrollin mbi proceset elektorale. Në konferencën me gazetarët, Berisha theksoi se vendosja e pagave të larta për disa prokurorë nuk ka precedent në Ballkan dhe e sheh këtë si një mjet për të favorizuar interesat politike të mazhorancës, duke cënuar pluralizmin dhe funksionimin e drejtësisë në vend. “Nuk është qeveria jonë që ka vendosur këtë sistem që ka vendosur Edi Rama. Për qëllime për të patur një prokurori politike, Edi Rama shpalli më të paguarit, jo të Shqipërisë, më të paguarin zyrtar të Drejtësisë në të gjithë vendet e Ballkanit, Altin Troplonin apo Pojën e Skapit, me 7200 euro rrogën.
    Sepse i duhej që të arrestonte opozitës, i duhej që të siguronte karrigen. Po, nuk mund të konceptoj kurrë që një prokuror cili do qoftë ai të marrë rrogë më shumë se kryetari i Gjykatës së Lartë apo Gjykatës Kushtetuese, apo gjykatësi Kushtetues.  Por këtë e ka krijuar vetë Edi Rama për qëllime politike, sepse i duhej që mercenari të shndërrohej në një armik të egër të pluralizmit politik. I duhej që të amnistonte krimin elektoral. Dosjet 184 dhe 339, i duhej. Sigurisht. Ndaj dhe shkatërroi sistemin e pagave në drejtësi. Nëse je i interesuar, merr pak aktivitetin e task forcës kundër korrupsionit në vitin 2007-2008 dhe krahasoje me dy vitet e Dumanit.
    Absolutisht është i trefishtë, 300% më e madhe goditja e korrupsionit. Qoftë në çështje të dërguara në gjykatë, qoftë në çështje të gjykuara dhe të dënuara nga gjykata. Për këtë merr e lexo raportet e DASH për vitet 2009-2010-2011. Nxirri aty i ke shifrat. Pse? Dumani ka qenë, por nuk i mbyllte dot dosjet se ishte task force. Aty kishte agjentë tatimor, agjent doganor, agjent të shërbimit informativ, anëtarë të policisë kriminale, dhe Dumani nuk i mbyllte dot siç bën tani. Jo. Prandaj dhe është me shumë interes tu thuhet e vërteta qytetarëve. Kurse ata të cilët përkrahin prokurori politike, ata kanë një koncept rudimentar për demokracinë dhe është keqardhje e madhe.  Prokuroria politike nuk mund të përkrahet kurrë. Sepse prokuroria politike është absolutisht e destinuar të dështojë në mënyrën më të sigurtë. E morët vesh. Ky u përpoq ta bllokonte dosjen ‘Balluku’. I shkoi atij mbrapa një fjalë, ruaje pak atë kokën tende. Po ja tha këtë, e imagjinon ti tani. Në vend që ti thoshte të përgëzoj për këtë, i tha ki kujdes kokën. Nuk ja vlen të flasim për këtë”, deklaroi dje Berisha.
     
     

  • Aeroporti i Edinburgut pezullon të gjitha fluturimet! Shkak, problemet me sistemin e informacionit në kontrollin e trafikut ajror

    Aeroporti i Edinburgut pezullon të gjitha fluturimet! Shkak, problemet me sistemin e informacionit në kontrollin e trafikut ajror

    Aeroporti i Edinburgut ka pezulluar të gjitha fluturimet mëngjesin e sotëm, pas një problemi me sistemin e informacionit në kontrollin e trafikut ajror.

    Aeroporti informoi se ka ekipe që po punojnë për zgjidhjen e problemit sa më shpejt të jetë e mundur.

    Pasagjerëve u këshillohet të kontaktojnë linjën e tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi fluturimet.

    Aeroporti i Edinburgut është aeroporti më i ngarkuar i Skocisë dhe bashkëpunon me 40 linja ajrore.

    Më shumë se 15.7 milionë njerëz e përdorën aeroportin vitin e kaluar dhe është aeroporti i 6-të më i ngarkuar në Mbretërinë e Bashkuar.

     

  • Si të shmangni sëmundjet këtë dimër? Ja ushqimet për të forcuar sistemin imunitar

    Si të shmangni sëmundjet këtë dimër? Ja ushqimet për të forcuar sistemin imunitar

    Dimri sjell me vete të ftohtin, lagështirën dhe një rritje të rrezikut për infeksione sezonale. Një nga mënyrat më të thjeshta për të mbajtur trupin sa më të fortë është kujdesi ndaj ushqimit të përditshëm. Nuk bëhet fjalë për ilaçe magjike, por për zgjedhje të vogla që, të marra së bashku, ndihmojnë sistemin imunitar të funksionojë më mirë.

    Frutat agrume si portokalli, mandarina dhe limoni janë aleatë të rëndësishëm falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C, e cila mbështet mbrojtjen natyrale të trupit. Edhe kosët me probiotikë luajnë një rol thelbësor, pasi florën e shëndetshme të zorrëve e shohim gjithnjë e më shpesh si “qendrën” e imunitetit. Po aq i vlefshëm është edhe mjalti, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe anti-inflamatore, sidomos në ditët kur ftohja fillon të shqetësojë fytin.
    Hudhra dhe xhenxhefili spikasin mes erëzave me veti natyrale mbrojtëse: të dy përmbajnë substanca që ndihmojnë organizmin të përballojë më lehtë viruset apo inflamacionet. Edhe kërpudhat janë veçanërisht të dobishme gjatë dimrit, pasi mund të ofrojnë një burim natyror të vitaminës D, e cila shpesh mungon kur ka pak dritë dielli. Përveç tyre, supat e ngrohta dhe lëngjet e lehta mbajnë trupin të hidratuar dhe mbështesin rikuperimin në ditët më të ftohta. Frutat e thata dhe arrorët, me vitaminën E dhe yndyrat e shëndetshme, japin energji dhe ndihmojnë qelizat të qëndrojnë të mbrojtura.

  • Komisioni i Ekonomisë miraton nen për nen tre pr/ligjet e Paketës Fiskale 2026

    Komisioni i Ekonomisë miraton nen për nen tre pr/ligjet e Paketës Fiskale 2026

    Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi dje nen për nen tre projektligjet e Paketës Fiskale: “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar”; “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” dhe “Për disa shtesa në ligjin, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”. Deputetja Antoneta Dhima, relatore e projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar”, tha se, ndryshimi në këtë ligj shtyjnë me një ditë afatin për dorëzimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe zgjatjen e afatit për fiskalizimin e faturave të importeve deri në ditën e 7-të të muajit pasardhës. “Për eksportet drejt individëve, faturat do të duhet të përfshijnë numrin personal të identifikimit të blerësit, duke rritur gjurmueshmërinë dhe saktësinë në raportim.
    Ndryshimet synojnë gjithashtu harmonizimin e termave tatimorë me kuadrin e ri, duke zëvendësuar “Tatimin mbi fitimin” me “Tatimin mbi të ardhurat e korporatës” dhe “Tatimin e thjeshtuar” me “Tatimin mbi të ardhurat personale nga biznesi”, tha ajo. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, synon forcimin e procedurave tatimore, luftën kundër informalitetit dhe rritjen e efikasitetit të Administratës Tatimore. Ndryshimet kanë të bëjnë me transformim digjital tatimor, uljen e parasë fizike, rritjen e gjurmueshmërisë së transaksioneve, forcimin e hetimit tatimor si dhe sanksione më efektive për shkelësit. Ky projektligj nuk ka efekte shtesë buxhetore.
    Sa i takon nenit 19 të këtij projektligji, ku thuhet “i fillon efektet nga janari 2026”, hiqet dhe mbetet “hyn në fuqi 5 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare”. Relatori i projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”, Elton Korreshi tha se “ky projektligj ka dy objektiva kryesorë: përjashtimin nga taksat në infrastrukturë të të gjitha ndërtimeve me fondet e buxhetit të qeverisjes qendrore dhe vendore për arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, si dhe qartësimin e referencës ligjore për përcaktimin e çmimit për metër katror gjatë llogaritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke saktësuar se vendimi i qeverisë i përdorur për këtë qëllim është ai që del në bazë të neneve të ligjit ekzistues”. Sipas tij, sa i takon efekteve financiare, projektligji sjell ulje të të ardhurave me 300 milionë lekë për pushtetin vendor, që do të kompensohet nga transferta e pakushtëzuar duke filluar nga viti 2026.

  • Shqetësimet për sigurinë/ Fryn erë lufte në Europë, Gjermania aktivizon super-mburojën raketore Arrow-3

    Shqetësimet për sigurinë/ Fryn erë lufte në Europë, Gjermania aktivizon super-mburojën raketore Arrow-3

    Mes shqetësimeve në rritje për sigurinë në Europë, zyrtarë të lartë gjermanë treguan armën e re super-mbrojtëse të vendit të tyre: sistemin izraelit Arrow-3.

    Mediat në Gjermani shkruajnë se bëhet fjalë për sistemin më modern të mbrojtjes ajrore të Bundesëehr-it që tani është i stacionuar në Holzdorf. Të mërkurën, Inspektori i Përgjithshëm Carsten Breuer dhe Inspektori i Forcave Ajrore Holger Neumann do të japin zyrtarisht miratimin për vendosjen e sistemit.
    Një kontingjent fillestar është vendosur atje: raketat, sistemet e radarit dhe teknologjia e kontrollit janë gati. Por do të pasojnë më shumë module. Kjo nënkupton se për herë të parë, Gjermania mund të shkatërrojë raketat armike jashtë atmosferës përpara se ato të arrijnë në territorin e saj.
    Në këtë drejtim, bëhet e ditur se Forcat e Armatosura Gjermane (Bundeswehr) po investojnë afërsisht 4 miliardë euro nga fondi i tyre i posaçëm në sistemin e mbrojtjes. Eksperti i mbrojtjes i SPD-së, Falko Droßmann, ka përshëndetur këtë lëvizje. Sipas tij, “me blerjen e sistemit Arrow, Bundeswehr fiton aftësinë për të paralajmëruar popullsinë tonë herët dhe për të kapur raketat me rreze të gjatë veprimi që vijnë”. Shitja prej gati 4 miliardë eurosh (4.6 miliardë dollarë) e Arrow 3 Gjermanisë, e konsideruar marrëveshja më e madhe e eksportit të mbrojtjes në historinë e Izraelit, u nënshkrua në shtator 2023.
    Sistemi Arrow 3 është projektuar për të shkatërruar raketat balistike ndërsa ato janë ende jashtë atmosferës. Ai thuhet se ka rrëzuar qindra raketa balistike të lëshuara drejt Izraelit nga Irani dhe grupi Houthi i mbështetur nga Irani në Jemen gjatë luftës aktuale.

    Top Channel

  • ‘Mirëmbrëma pallosh i gjatë’/ Qytetari akuzon qeverinë: Pensionistët po varfërohen, jemi në dorë të një komunisti

    ‘Mirëmbrëma pallosh i gjatë’/ Qytetari akuzon qeverinë: Pensionistët po varfërohen, jemi në dorë të një komunisti

    Qytetari nga Mirdita, Zef Gjoni, duke folur në ‘Foltoren-Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve’, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe politikave të saj ekonomike. Gjoni shprehu shqetësimin e thellë për rënien vlerës së euros, të cilën ai e interpreton si një proces të qëllimshëm në funksion të interesave të pushtetarëve. Ai solli në vëmendje vështirësitë e mëdha ekonomike me të cilat përballen pensionistët dhe qytetarët me të ardhura të ulëta, duke bërë një krahasim të zymtë mes periudhës së socializmit dhe tranzicionit demokratik, ku, sipas tij, shtresa e thjeshtë vazhdon të mbajë peshën e politikave të gabuara dhe të abuzimeve të elitave.
    Me tone të ashpra dhe të drejtpërdrejta, Gjoni akuzoi qeverinë për kapjen e institucioneve, padrejtësi sociale dhe mungesë të kujdesit ndaj njerëzve në nevojë, duke e përshkruar situatën aktuale si një periudhë të ‘katrahurës’ ekonomike dhe morale për vendin.
    Pjesë nga fjala e qytetit, Zef Gjoni:
    Na keni lënë në dorë të një qeverie, në dorë të një komunisti, që nuk dinë gjë tjetër vetëm të tradhtojë, të mashtrojë, të gënjejë, të rrëmbejë votë, të rrëmbejë njerëz, të vrasë, të presë, të bëjë gjithë të zezat mbi troje shqiptare.
    Ne na takoi të punojmë në dy sisteme: në sistemin socialist dhe në sistemin kapitalist. Ndërtuam sistemin socialist për 30, për 40 vjet, punuam. Ndërtuam diga, ndërtuam hidrocentrale, ndërtuam metalurgji, çfarë s’ndërtuam. Po ku e dinim ne se paskemi qenë duke ndërtuar tanë jetën për bllokmen, të cilët furnizimet tona shkoshin atje, dilshin nëpër, nëpër, nëpër Europë, nëpër botë dhe fshatari i shkretë kënaqej me një copë bukë misri.
    Edhe atë e kishte të thatë, hante bukë me bukë sepse ushqimet ishin të pakta. Si tani në kohën e demokracisë ne po ndërtojmë sistemin kapitalist. Përsëri në sistemin kapitalist ne pensionistët ndërtuam sistemin kapitalist, por përsëri po punojmë dhe po kontribuojmë për këta, sepse janë të bijtë e bllokmenëve, janë nipat, janë mbesat, janë fëmijët, janë të gjithë ata që ishin atëherë, që janë edhe sot.
    Më ka takuar shpeshherë të jetoj me pensionistë. Qahen pafund nga halli se si t’ia dalin me një pension 100 deri 200 euro. Më thoni ju si mund të jetojë një pensionist me kaq kur ilaçet i shkojnë 200,000 lekë ose 200 euro. Se tani ka shkuar euro, leku ka shkuar aty, aty bile.
    Me shkue diku për të shëndosh me 50 euro ta, nuk ta dinë për gjë fare sepse ka ra poshtë 50,000 lekëshit. Kështu që, shihni çfarë na kanë bërë. Edhe euron e kanë zhvlerësuar.
    Pse është zhvlerësuar euro? Dihet ajo punë.
    Linda Rama, siç është ajo te banka, mbledh euron, sa më poshtë që të sigurojë brez pas brezi, të sigurojë jetën e lumtur të fëmijëve, të, çfarë do të lindnin pas, pas tij që e ka me zotin Rama.
    Më ka takuar të flas edhe me pensionista që janë shumë socialistë dhe që nuk vijnë këtu sepse kanë një fëmijë në administratë, kanë një nip, një mbesë, diku që punon. Dhe janë tmerrësisht, janë tmerrësisht të trembur, të irrituar sepse nuk ia dalin dot ta përballojnë këtë lloj, këtë lloj katrahure që kemi në drejtimin e shtetit tonë.

  • Transaksionet bankare, në nivele rekord/ BSH: 1.3 trilionë lekë lëvizje në tetor

    Transaksionet bankare, në nivele rekord/ BSH: 1.3 trilionë lekë lëvizje në tetor

    Në sistemin bankar gjatë muajit tetor është vërejtur një rritje e fortë e aktivitetit financiar, si në numër transaksionesh ashtu edhe në vlerë.
    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për këtë periudhë tregojnë se qytetarët dhe bizneset po përdorin gjithnjë e më shumë sistemin bankar për të kryer pagesa, edhe pse shumica e transaksioneve janë të vogla në numër, por të larta në vlerë.
    Të dhënat e publikuara tregojnë se qarkullimi në monedhën vendase dhe atë të huaj ka qenë më i lartë se një muaj më parë, duke reflektuar një ekonomi më aktive në fundvit.
    Në lekë, gjatë tetorit janë kryer 13 mijë e 367 transaksione, me një vlerë totale prej 1.3 trilionë lekësh.
    Kjo shifër e vendos tetorin ndër muajt me volumet më të mëdha të lëvizjes së parasë në sistemin bankar, kryesisht për shkak të pagesave të biznesit, likuidimeve fiskale dhe lëvizjeve të mëdha të korporatave.
    Ndërkohë, edhe transaksionet në valutë kanë pasur një rritje të dukshme. Në euro janë regjistruar 38 mijë e 824 transaksione, me një vlerë që arrin në 636 milionë euro. Në 10 muajt e parë të vitit janë procesuar 323 mijë pagesa, që përbëjnë një rritje prej 22%, duke kapur vlerën e 5.1 miliardë eurove.
    Ekspertët e tregut thonë se kjo rritje lidhet me importet sezonale, pagesat ndërkombëtare të kompanive dhe luhatjet e kursit të këmbimit, që shpesh nxisin lëvizje më të shpejta të kapitalit.
    Nga ana tjetër ndikim në rritjen e transaksioneve elektronike po jep edhe shpejtësia e veprimeve, kostot më të ulëta dhe lehtësia në përdorim që vjen jo vetëm falë sistemeve AIPS, SEPA, por së shpejti edhe me sistemin Instant Payment.

  • Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra policin në Elbasan

    Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra policin në Elbasan

     Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

    ELBASAN- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë E. Sh., me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit. Punonjësi i policisë, me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Nga hetimet ka rezultuar se efektivi ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë.
    “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Inspektor E.Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
    Ekzekutimi i masës së sigurisë u bë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale të hetimit, ka rezultuar se punonjësi i policisë duke vepruar në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë”, thuhet në njoftimin e AMP./ZËRI

  • Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit

    Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra efektivin e Elbasanit

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë, E. Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”,
    Sipas AMP, nga hetimet është konstatuar se E.SH, ka vepruar në mospërputhje me detyrën dhe ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë.
    “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Inspektor E.Sh., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
    Ekzekutimi i masës së sigurisë u bë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale të hetimit, ka rezultuar se punonjësi i policisë duke vepruar në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë”, thuhet në njoftimin e AMP.