Tag: sistemi

  • Europa dixhitale në radhë: Sistemi i ri kufitar EES kthehet në makth për udhëtarët

    Europa dixhitale në radhë: Sistemi i ri kufitar EES kthehet në makth për udhëtarët

    Një skenë që po përsëritet në çdo aeroport: udhëtarë që shtrihen në radhë të gjata, oficerë kufiri që shpjegojnë me zë të lodhur një sistem të ri digjital që “nuk është shumë i shpejtë”, dhe njerëz që humbasin fluturime pasi qëndruan me orë të tëra për t’u regjistruar.

    Ky është realiteti i ditëve të para të Entry/Exit System (EES), sistemi i ri elektronik që Bashkimi Europian ka vënë në zbatim për të regjistruar hyrjet dhe daljet e qytetarëve nga vendet jo anëtare të BE-së.

    Që nga 12 tetori 2025, çdo person që hyn në zonën Schengen për turizëm apo punë, duhet të japë gjurmët e gishtave dhe një foto biometrike, të cilat ruhen për tre vjet në një bazë të dhënash europiane. Në teori, është një sistem modern që do të rrisë sigurinë dhe do të zëvendësojë vulat në pasaportë.

    Në praktikë… është kthyer në një kaos që po çmend udhëtarët dhe stafet aeroportuale.

    Në Lisbonë, mediat raportojnë se aeroporti është “shpërbërë në kaos” me dhjetëra pasagjerë që kanë humbur fluturimet për shkak të procedurave të reja.

    Në Pragë, pritja për verifikim ka zgjatur deri në 90 minuta, ndërsa në disa pika kufitare franceze dhe holandeze, pasagjerët janë paralajmëruar të mbërrijnë katër orë më herët se zakonisht.

    Komentet e qytetarëve janë të njëjta kudo: lodhje, frustrim dhe një ndjenjë se teknologjia e re nuk ka ardhur për t’ua lehtësuar jetën, por për ta vështirësuar më shumë.

    Shumë ekspertë dhe punonjës aeroportesh e quajnë këtë fazë të EES-it “eksperiment të rrezikshëm në kohë reale”.

    Në shumë pika, skanerët biometrikë nuk funksionojnë njësoj, oficerët nuk kanë trajnim të mjaftueshëm dhe për udhëtarët që kanë probleme me pasaportat e huaja apo me qëndrimet e mëparshme, sistemi nuk i njeh menjëherë.

    Në komente në rrjete sociale, disa qytetarë kanë hedhur idenë që të krijohen zyra në qytete ku njerëzit të mund të bëjnë paraprakisht regjistrimin biometrik, përpara se të shkojnë në aeroport.

    Të tjerë, me sarkazëm, shkruajnë se “sistemi do të dështojë më shpejt se ç’u ndez” dhe se do të kthehemi shumë shpejt te kontrolli manual dhe vula në pasaportë.

    Ky sistem, që synon të forcojë kontrollin dhe sigurinë, po teston durimin e njerëzve. Udhëtarët ndihen më të ekspozuar ndaj rrezikut për të humbur fluturimet, për të humbur takime, apo për të humbur durimin në radhë që nuk mbarojnë.

    EES u mendua si një mënyrë për të ndaluar qëndrimet e paligjshme dhe për të mbledhur të dhëna më të sakta për hyrje-daljet në BE.

    Por mënyra si po zbatohet po ngre momentalisht pikëpyetje të mëdha dhe pasiguri tek qytetarët.

    Në rrjetet sociale po qarkullojnë qindra reagime, nga irritimi e deri te humori i zi.

    Disa njerëz po postojnë foto të radhëve gjigante me përshkrime si “Mirë se vini në Evropën dixhitale!”, ndërsa të tjerë thonë se “ky është shekulli i inovacionit që nuk funksionon”.

    Nëse ke udhëtuar këto ditë dhe ke përjetuar vonesa apo kaos në aeroport për shkak të sistemit të ri, ndaje përvojën tënde me ne në komente.

    A mendon se kjo është një mënyrë moderne për të udhëtuar apo një dështim që do na kthejë pas në kohë?

  • Rregulla të reja në aeroporte, s’ka më vula në pasaportë. Ja çfarë ndryshon për shqiptarët

    Rregulla të reja në aeroporte, s’ka më vula në pasaportë. Ja çfarë ndryshon për shqiptarët

    Prej 12 tetorit ka hyrë në fuqi në aeroportet evropiane sistemi i ri i identifikimit biometrik (EES – Entry/Exit System) për qytetarët nga vendet e treta që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Bashkimin Evropian.

    Sistemi nuk prek qytetarët e BE-së, por vetëm udhëtarët nga vende të tjera që udhëtojnë në zonën Shengen për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda 180 ditëve.

    Përfaqësuesja e Autoritetit të Aviacionit Civil, Edlira Margilaj, në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, bëri të ditur se sistemi ka filluar zbatimin zyrtar, por do të shtrihet gradualisht deri në fund të marsit 2026 në të gjitha aeroportet e zonës Shengen, gjatë një periudhe tranzitore testimesh dhe përmirësimesh.

    “Sistemi i hyrjeve daljeve edhe pse ka filluar zbatimin, nuk është duke u zbatuar realisht në të gjitha vendet por do te progresojë me një shtrirje gjatë gjithë periudhës së tranzicionit deri në fund të marsit 2026. Kemi një periudhë tranzitore për të gjitha testimet dhe përmirësimet që duhet të bëhen dhe qytetarët të mësohen”, tha Margilaj.

    Margilaj bëri të ditur se asistentë do të ndihmojnë udhëtarët, sidomos të moshuarit, në rast vështirësish teknike. Të dhënat biometrike dhe personale do të ruhen për tre vjet nga data e fundit e hyrje-daljes në zonën Shengen. Regjistrimi bëhet vetëm një herë, ndërsa hyrjet pasuese do të jenë më të shpejta.

    “Një shqiptar do niset nga Rinasi drejt një aeroporti të Shengen do kalojë në procedurat e këtij sistemi.  Brenda aeroportit të Tiranës ky udhëtar nuk do të kryej asnjë procedurë shtesë nga procedura e zakonshme. Kjo pasi Shqipëria nuk është vend Shengen dhe ky proces nuk ndodh këtu. Kur shkon në aeroportin e Shengen ndodh regjistrimi, ku qytetari do drejtohet drejt kontrollit kufitar ku do të jetë një kabinë biometrike,  do të vendosim pasaportën që sistemi merr të dhënat personale, do vijojë me foton e fytyrës duke hequr syzet e kapuçat e kapelat. Do marrin shenjat e gishtave mbi moshën 12 vjeç dhe pastaj të jenë kryer gjithë kjo procedurë sistemi do të zhvillojë për disa minuta. Aty do të ketë edhe asistentë pasi mund të ketë edhe probleme teknike, por edhe për të ndihmuar qytetarët sidomos ato të moshës së tretë që nuk janë shumë të  njohur me teknologjinë”, tha ajo.  

    Sistemi EES zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me një proces plotësisht digjital, duke synuar të shkurtojë radhët në kufij dhe të përmirësojë sigurinë e hyrje-daljeve në BE.

  • Vlora nën ujë sa herë bie shi, Bashkia ndërhyn me projekt 2.3 milionë euro

    Vlora nën ujë sa herë bie shi, Bashkia ndërhyn me projekt 2.3 milionë euro

    Bashkia e Vlorës synon të ndërhyjë në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha në rrugën Transballkanike për të shmangur përmbytjet, të cilat, sipas raportit teknik, janë bërë të shpeshta sa herë ka përkeqësim të motit.
    Konkretisht, një procedurë prokurimi që ka në objekt “KUB Vlorë (Kanalizimet e Ujërave të Bardha) – Rindërtimi, ridimensionimi dhe rehabilitimi i kolektorëve kryesorë përgjatë rrugës Transballkanike, sipas loteve: nga rruga e Skelës deri te rruga Hasan Kushta (Albano dhe Romina) dhe rruga Odise Grillo”, parashikon këtë ndërhyrje. Fondi limit i saj është 230 milionë lekë, ose rreth 2.3 milionë euro.
    “Bazuar në vlerësimet dhe rivlerësimet e gjendjes ekzistuese të KUB, si dhe gjendjet e përmbytjeve që po bëhen të zakonshme në zonën objekt të këtij projekti, arritëm në konkluzionet e mëposhtme: Sistemi i KUB i Vlorës duhet të studiohet si një i tërë dhe nuk mund të rehabilitohen vetëm pjesë të veçanta të tij për arsyet e mëposhtme; kapacitetet e linjave të sistemit të KUB janë llogaritur sipas normave dhe standardeve ekzistuese të viteve 1976-1977, pra para daljes së Standardeve zyrtare të vitit 1978; në qytetin e Vlorës kanë ndodhur ndryshime të mëdha, si në urbanizim ashtu edhe në përdorimin e tokës së basenit ujëmbledhës, dhe si rrjedhim kanë ndryshuar koeficientët e rrjedhjes sipërfaqësore,” nënvizon raporti.
    Dokumenti thekson se gjendja aktuale e KUB është pothuajse plotësisht e amortizuar, me bllokime të pjesshme dhe të plota nga mbushjet me aluvione dhe mbeturina të qytetit. Ndërkohë, kapacitetet transportuese të prurjeve janë të reduktuara për shkak të bllokimit të disa seksioneve.
    Po ashtu, sistemi i KUB në disa nyje rezulton të jetë i shkëputur, duke bërë që një pjesë e linjave, për mungesë të shkarkimit në tubacionet pasardhëse, gjatë kohës së shirave të dalë në sipërfaqe dhe të përmbytë rrugët dhe sheshet.
    Bashkia vlerëson se nga i gjithë sistemi i KUB i Vlorës, për pjesën qendrore të qytetit që shkarkon në kanalin e fushës drejt Hidrovorit, duhet respektuar kuota e fundit e kanalit të fushës. Pra, i gjithë sistemi i ri i KUB për zonën qendrore të Vlorës duhet të shkarkojë në një pikë dhe në një kuotë fikse absolute, që është -2.93 m (kuota e fundit e kanalit të fushës).
    “Në funksion të vlerësimeve të mësipërme, është ndërtuar një model hidraulik në ambientet e StormCad, duke bërë dimensionimin e rrjetit të KUB dhe projektimin e tij. Zëvendësimi i tubit DN 400 mm prej çeliku nga rruga e Cipajve te Rotondo e Aviacionit, me gjatësi L=2050 ml.
    Detyra e projektimit të këtij objekti do të plotësohet me saktësimin e seksioneve të fillimit dhe fundit të ndërhyrjes, saktësimin e tipit të tubacionit në këto seksione dhe mënyrën e lidhjes së pjesës së re me atë ekzistuese,” nënvizon dokumenti.

  • Ndërhyrje 2.3 mln euro tek Transballkanikja në Vlorë për të shmangur përmbytjet

    Ndërhyrje 2.3 mln euro tek Transballkanikja në Vlorë për të shmangur përmbytjet

    Bashkia e Vlorës synon të ndërhyjë në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha në rrugën Transballkanike për të shmangur përmbytjet, të cilat, sipas raportit teknik, janë bërë të shpeshta sa herë ka përkeqësim të motit.Konkretisht, një procedurë prokurimi që ka në objekt “KUB Vlorë (Kanalizimet e Ujërave të Bardha) – Rindërtimi, ridimensionimi dhe rehabilitimi i kolektorëve kryesorë përgjatë rrugës Transballkanike, sipas loteve: nga rruga e Skelës deri te rruga Hasan Kushta (Albano dhe Romina) dhe rruga Odise Grillo”, parashikon këtë ndërhyrje. Fondi limit i saj është 230 milionë lekë, ose rreth 2.3 milionë euro.“Bazuar në vlerësimet dhe rivlerësimet e gjendjes ekzistuese të KUB, si dhe gjendjet e përmbytjeve që po bëhen të zakonshme në zonën objekt të këtij projekti, arritëm në konkluzionet e mëposhtme: Sistemi i KUB i Vlorës duhet të studiohet si një i tërë dhe nuk mund të rehabilitohen vetëm pjesë të veçanta të tij për arsyet e mëposhtme; kapacitetet e linjave të sistemit të KUB janë llogaritur sipas normave dhe standardeve ekzistuese të viteve 1976-1977, pra para daljes së Standardeve zyrtare të vitit 1978; në qytetin e Vlorës kanë ndodhur ndryshime të mëdha, si në urbanizim ashtu edhe në përdorimin e tokës së basenit ujëmbledhës, dhe si rrjedhim kanë ndryshuar koeficientët e rrjedhjes sipërfaqësore,” nënvizon raporti.Dokumenti thekson se gjendja aktuale e KUB është pothuajse plotësisht e amortizuar, me bllokime të pjesshme dhe të plota nga mbushjet me aluvione dhe mbeturina të qytetit. Ndërkohë, kapacitetet transportuese të prurjeve janë të reduktuara për shkak të bllokimit të disa seksioneve.Po ashtu, sistemi i KUB në disa nyje rezulton të jetë i shkëputur, duke bërë që një pjesë e linjave, për mungesë të shkarkimit në tubacionet pasardhëse, gjatë kohës së shirave të dalë në sipërfaqe dhe të përmbytë rrugët dhe sheshet.Bashkia vlerëson se nga i gjithë sistemi i KUB i Vlorës, për pjesën qendrore të qytetit që shkarkon në kanalin e fushës drejt Hidrovorit, duhet respektuar kuota e fundit e kanalit të fushës. Pra, i gjithë sistemi i ri i KUB për zonën qendrore të Vlorës duhet të shkarkojë në një pikë dhe në një kuotë fikse absolute, që është -2.93 m (kuota e fundit e kanalit të fushës).“Në funksion të vlerësimeve të mësipërme, është ndërtuar një model hidraulik në ambientet e StormCad, duke bërë dimensionimin e rrjetit të KUB dhe projektimin e tij. Zëvendësimi i tubit DN 400 mm prej çeliku nga rruga e Cipajve te Rotondo e Aviacionit, me gjatësi L=2050 ml.Detyra e projektimit të këtij objekti do të plotësohet me saktësimin e seksioneve të fillimit dhe fundit të ndërhyrjes, saktësimin e tipit të tubacionit në këto seksione dhe mënyrën e lidhjes së pjesës së re me atë ekzistuese,” nënvizon dokumenti. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Bie sistemi, shtyhet procesi i numërimit të votave për asamble në Prishtinë

    Bie sistemi, shtyhet procesi i numërimit të votave për asamble në Prishtinë

    Në sallën “1 Tetori” në Tiranë ende nuk ka nisur procesi i numërimit të votave për kandidatët e asamblesë komunale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), vonesa është shkaktuar nga rënia e sistemit elektronik të numërimit.
    Numërimi ishte planifikuar të fillonte në orën 16:00, por ende nuk dihet se kur do të zgjidhet problemi teknik dhe procesi do të nisë. Autoritetet po punojnë për rikthimin e funksionimit të sistemit dhe garantimin e vazhdimësisë së procesit.

  • Nga sot, qytetarët e vendeve jashtë BE do të identifikohen në mënyrë biometrike

    Nga sot, qytetarët e vendeve jashtë BE do të identifikohen në mënyrë biometrike

    Parandalimi i terrorizmit, por edhe i migracionit të parregullt në zonën Shengen, solli pas tre vitesh zbatueshmërinë e rregullave të reja në pikat kufitare, qoftë këto ajrore, tokësore apo edhe detare.
    Nga kjo e diel, 12 tetor, për qytetarët jo-anëtarë të Bashkimit Europian, dhe në ato pika kontrolli kufitar ku do të zbatohet sistemi i ri EES, vula në pasaporta nuk do të vendoset më – kjo falë regjistrimit digjital të informacioneve që përmban pasaporta dhe të dhënave biometrike.
    Sistemi i hyrje-daljeve, EES, do të ofrojë informacion në kohë reale mbi periudhën e qëndrimit në zonën Shengen dhe pritet të japë më shumë siguri, sidomos ndaj atyre që thyejnë rregullat, teksa parashikohet ulja e numrit të personave që mashtrojnë me identitetin.
    Ashtu si për personat që vijnë nga vende jo të Bashkimit Europian, edhe për qytetarët shqiptarë rregulli do të jetë i njëjtë: në çdo pikë kufitare – tokësore, detare apo aeroport – personi do të japë të dhënat e tij personale. Më pas, zyrtarët e kufirit do të skanojnë gjurmët e gishtave dhe në fund do të bëhet fotografia, duke krijuar një dosje digjitale me informacion.
    Vihet re se, në zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve, sa herë që qytetari kthehet në territorin e Bashkimit Europian, oficerët e kontrollit të pasaportave do të duhet vetëm të verifikojnë gjurmët e gishtërinjve dhe foton. Në raste të rralla mund të jetë e nevojshme të mblidhen dhe të regjistrohen sërish të dhënat.
    Qytetarët jo të Bashkimit Europian tashmë duhet të jenë më të kujdesshëm në respektimin e rregullave, pasi me sistemin e ri nuk do të ketë vulë në pasaportë, dhe për pasojë, rregulli i ri i bën më të ekspozuar ata persona që tejkalojnë qëndrimin në shtetet e Bashkimit Europian.
    Çdo person që udhëton drejt apo nga zona Shengen nuk duhet të harrojë rregullin kryesor: qëndrimi 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.
    Sistemi i hyrje-daljeve në Bashkimin Europian është shtyllë e rëndësishme e kornizës për migracionin dhe azilin, por zbatueshmëria nuk do të jetë e menjëhershme. Fillimisht do të përdoren të dy sistemet paralelisht, që do të thotë se udhëtarët do të mund të kalojnë si përmes kontrollit të pasaportave, ashtu edhe përmes procedurës së re, deri kur të bëhet plotësisht funksional më 10 prill 2026.

  • Lamtumirë vulave në pasaportë/ Sot hyn në fuqi sistemi i ri i “Hyrje-Daljes” për qytetarët e vendeve jashtë BE-së!

    Lamtumirë vulave në pasaportë/ Sot hyn në fuqi sistemi i ri i “Hyrje-Daljes” për qytetarët e vendeve jashtë BE-së!

    Foto ilustruese

    BRUKSEL- Prej ditës së sotme në të gjitha aeroportet europiane do të nisë gradualisht zbatimi i sistemit (EES) Entry/Exit System, (hyrje-dalje). Funksionimi i plotë pritet të ndodhë në prill të vitit 2026. 
    Asgjë nuk do të ndryshojë për qytetarët evropianë. Por, të gjithë qytetarët e shteteve jo-anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë vizitorët britanikë, do të përballen me ndryshime në mënyrën se si udhëtojnë drejt dhe nga blloku.
    Ky sistem ofron një metodë të re identifikimi biometrik që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportës me regjistrim elektronik, i cili do t’i dedikohet qytetarëve të 29 vendeve të treta që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Bashkimin Europian.
    Sistemi do të regjistrojë të gjithë shtetasit jo pjesë të BE-së që udhëtojnë në zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra, përkatësisht deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180 ditore.
    Sistemi EES synon të shkurtojë radhët në pikat kufitare, pasi zëvendëson vulën manuale në pasaportë me një kontroll plotësisht digjital. Të dhënat biometrike të pasagjerëve, gjurmët e gishtërinjve, njohja e fytyrës, së bashku me emrin, datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes së tyre.
    Sistemi do të llogarisë automatikisht sa ditë keni qëndruar në zonën Schengen dhe sa ditë ju mbeten nga kuota prej 90 ditësh. Të gjitha këto të dhëna do të ruhen për 3 vite, ose 5 në rast se kalohen afatet e qëndrimit, më pas të dhënat fshihen automatikisht. Nga procesi i dhënies së shenjave të gishtërinjve, përjashtohen fëmijët nën 12 vjeç.
    Në bazë të këtij sistemi qëndron dëshira për të përmirësuar kontrollin e flukseve migratore drejt Evropës. Në vitet e fundit, menaxhimi dhe siguria e kufijve të jashtëm të BE-së janë bërë një përparësi absolute për Brukselin.
    BE-ja ka investuar shuma të mëdha për zhvillimin e kësaj teknologjie: vetëm për fazën e projektimit është vendosur një fond prej 142 milionë eurosh. Tenderin e ka fituar një konsorcium i përbërë nga: kompania amerikane IBM, kompania italiane Leonardo, dhe kompania franceze Atos.

  • Sot hyn në fuqi sistemi i ri i “Hyrje-Daljes” për qytetarët e vendeve jashtë BE-së! Çfarë është dhe si funksionon

    Sot hyn në fuqi sistemi i ri i “Hyrje-Daljes” për qytetarët e vendeve jashtë BE-së! Çfarë është dhe si funksionon

    Prej ditës së sotme në të gjitha aeroportet europiane do të nisë gradualisht zbatimi i sistemit (EES) Entry/Exit System. Funksionimi i plotë pritet të ndodhë në prill të vitit 2026.
    Ky sistem ofron një metodë të re identifikimi biometrik që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportës me regjistrim elektronik , i cili do t’i dedikohet qytetarëve të 29 vendeve të treta që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Bashkimin Europian.
    Sistemi do të regjistrojë të gjithë shtetasit jo pjesë të BE-së që udhëtojnë në zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra, përkatësisht deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180 ditore.
    Sistemi EES synon të shkurtojë radhët në pikat kufitare, pasi zëvendëson vulën manuale në pasaportë me një kontroll plotësisht digjital. Të dhënat biometrike të pasagjerëve, gjurmët e gishtërinjve, njohja e fytyrës, së bashku me emrin, datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes së tyre.
     
     
    Sistemi do të llogarisë automatikisht sa ditë keni qëndruar në zonën Schengen dhe sa ditë ju mbeten nga kuota prej 90 ditësh. Të gjitha këto të dhëna do të ruhen për 3 vite, ose 5 në rast se kalohen afatet e qëndrimit, më pas të dhënat fshihen automatikisht. Nga procesi i dhënies së shenjave të gishtërinjve, përjashtohen fëmijët nën 12 vjeç.
    Në bazë të këtij sistemi qëndron dëshira për të përmirësuar kontrollin e flukseve migratore drejt Evropës. Në vitet e fundit, menaxhimi dhe siguria e kufijve të jashtëm të BE-së janë bërë një përparësi absolute për Brukselin.
    BE-ja ka investuar shuma të mëdha për zhvillimin e kësaj teknologjie: vetëm për fazën e projektimit është vendosur një fond prej 142 milionë eurosh. Tenderin e ka fituar një konsorcium i përbërë nga: kompania amerikane IBM, kompania italiane Leonardo, dhe kompania franceze Atos.

  • “Sistemi më i fuqishëm bërthamor strategjik”, koreanët zbulojnë në paradën ushtarake raketën e re balistike

    “Sistemi më i fuqishëm bërthamor strategjik”, koreanët zbulojnë në paradën ushtarake raketën e re balistike

    Koreja e Veriut zbuloi raketën e saj balistike ndërkontinentale Hwasong-20, e përshkruar nga media shtetërore si “sistemi më i fuqishëm bërthamor strategjik”.
    Gjatë paradës ushtarake për 80-vjetorin e Partisë Punëtore, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë rusë dhe kinezë, u shfaqën dronë, raketa tokë-ajër dhe raketa tokë-tokë u shfaq për t’i treguar botës kapacitetet “të pakapshme” të ushtrisë së izoluar, ndërsa qytetarët e detyruar të merrnin pjesë brohoritnin nën ngjyrat e flamurit kombëtar.
    Udhëheqësi Kim Jong Un përmendi gjithashtu pjesëmarrjen e trupave koreano-veriore në Ukrainë pranë forcave ruse, ku rreth 600 ushtarë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur, sipas Seulit.
    Ekspertët vënë në dukje se kjo shfaqje nuk është thjesht propagandë, ajo reflekton një ndryshim struktural në politikën rajonale, duke treguar gatishmërinë e Phenianit për të sfiduar aleancën Seul-Washington me mbështetje të Rusisë dhe Kinës.
    Analistët kritikojnë qëndrimin e izoluar dhe militarizimin ekstrem të Koresë së Veriut, duke paralajmëruar se shpenzimet masive për armë bërthamore ndërkohë që qytetarët vuajnë nga varfëria dhe represioni, nuk janë vetëm të rrezikshme për rajonin, por edhe për popullsinë e vet.

  • Lamtumirë vulave në pasaportë (dhe radhëve): nga nesër hyn në fuqi sistemi i ri i ‘Hyrje-Daljes’ për qytetarët e vendeve jashtë BE-së!

    Lamtumirë vulave në pasaportë (dhe radhëve): nga nesër hyn në fuqi sistemi i ri i ‘Hyrje-Daljes’ për qytetarët e vendeve jashtë BE-së!

    Pas tre vitesh shtyrjesh për arsye teknike dhe shqetësime mbi privatësinë, që nga data 12 tetor në aeroportet evropiane do të fillojë zbatimi i sistemit të ri të identifikimit biometrik, i cili u dedikohet qytetarëve të vendeve të treta që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Bashkimin Evropian.
    Ky rrjet kamerash dhe softuerësh quhet Entry/Exit System (EES) dhe do të nisë gradualisht, ndërsa funksionimi i plotë është planifikuar për në prill 2026. Por çfarë do të ndryshojë për udhëtarët?
    Nuk do të ketë më radhë për vulën në pasaportë
    Asgjë nuk do të ndryshojë për qytetarët evropianë. Sistemi i ri është menduar vetëm për udhëtarët jashtë vendeve të BE-së, të përjashtuar nga detyrimi për vizë, si ata që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Japonia, Brazili dhe shumë vende të tjera, të cilët hyjnë ose dalin nga zona Shengen për qëndrime afatshkurtra. Domethënë, për udhëtime deri në 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.
    Sistemi EES synon të shkurtojë radhët në pikat kufitare, pasi zëvendëson vulën manuale në pasaportë me një kontroll plotësisht dixhital. Të dhënat biometrike të pasagjerëve – gjurmët e gishtërinjve, njohja e fytyrës, skanimi i irisit – regjistrohen, së bashku me emrin, datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes së tyre.
    Regjistrimi paraprak
    Përpara se sistemi i ri të mund të përshpejtojë realisht kontrollin në kufi, duhet bërë një regjistrim paraprak. Udhëtarët jashtë vendeve të BE-së do ta kryejnë këtë drejtpërdrejt në terminalet automatike të vendosura në zona të posaçme të aeroporteve ose pikave kufitare.
    Procesi është i thjeshtë: terminali skanon pasaportën, mbledh shenjat e gishtave dhe bën një fotografi të fytyrës suaj.
    Fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen nga dhënia e shenjave të gishtave. Gjatë procesit, udhëtarëve u bëhen katër pyetje të detyrueshme, përfshirë: konfirmimin e adresës së qëndrimit, dhe verifikimin e burimeve financiare të mjaftueshme për të mbuluar qëndrimin në zonën Shengen.
    Sa zgjat regjistrimi?
    Të dhënat e hyrjeve dhe daljeve (si dhe ato për refuzimet e hyrjes) do të ruhen për 3 vjet. Ndërsa dosjet individuale me të dhënat personale do të mbahen një ditë më shumë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, të dhënat fshihen automatikisht, dhe do të jetë e nevojshme që të mblidhen përsëri nga e para.
    Pse është futur ky sistem?
    Në bazë të këtij sistemi qëndron dëshira për të përmirësuar kontrollin e flukseve migratore drejt Evropës. Në vitet e fundit, menaxhimi dhe siguria e kufijve të jashtëm të BE-së janë bërë një përparësi absolute për Brukselin. BE-ja ka investuar shuma të mëdha për zhvillimin e kësaj teknologjie: vetëm për fazën e projektimit është vendosur një fond prej 142 milionë eurosh. Tenderin e ka fituar një konsorcium i përbërë nga: kompania amerikane IBM, kompania italiane Leonardo, dhe kompania franceze Atos./Corriere Della Sera