Në gjetjet e raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, ngrihet dhe problematika e dominimit vetëm të dy partive kryesore në vend, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Sipas raportit, sistemi i ri zgjedhor favorizon dy partitë kryesore, ndërsa mungesa e demokracisë së brendshme partiake forcon kontrollin e liderëve.
Sakaq, në raport thuhet se; “Ndryshimet e vonshme të rregulloreve dhe zëvendësimet e minutës së fundit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore nga partitë politike krijuan çrregullime në proces.”.
Tag: sistemi
-

“Parregullsi”/ Raporti i OSBE për “11 Majin”: Sistemi i ri zgjedhor favorizoi, PS-PD
-

Ndryshon ora këtë të dielë, por ja si ndikon në shëndetin tonë
Këtë të diel, më 26 tetor 2025, Shqipëria, ashtu si shumica e vendeve të Evropës, do të kalojë zyrtarisht në orën dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen një orë pas, duke bërë që ora të bëhet 02:00.
Kjo do të thotë se të gjithë do të “fitojmë” një orë më shumë gjumë, ndërsa pasditet do të fillojnë të errësohen më herët.
Ky ndryshim ndodh çdo vit në fund të tetorit dhe shënon përfundimin e periudhës së ashtuquajtur “Ora e Verës”, e cila nis zakonisht në fund të marsit. Qëllimi i këtij sistemi është shfrytëzimi më efikas i dritës së diellit dhe kursimi i energjisë elektrike, duke zgjatur mëngjeset me dritë natyrale gjatë muajve të ftohtë.
Pse ndryshojmë orën?
Koncepti i ndryshimit të orës u propozua për herë të parë në shekullin XIX, por u zbatua gjerësisht gjatë Luftës së Parë Botërore për të kursyer karburant dhe energji. Ideja ishte që njerëzit të përfitonin më shumë orë dritë gjatë ditës, duke reduktuar konsumin e ndriçimit artificial në mbrëmje. Në Shqipëri, sistemi i ndërrimit të orës zbatohet që nga fillimi i viteve ’70, dhe është përafruar me praktikat e Bashkimit Evropian. Aktualisht, të gjitha vendet e BE-së bëjnë ndryshimin e orës dy herë në vit – në mars dhe në tetor – në të njëjtën datë.
Pse disa vende janë kundër këtij ndryshimi?
Edhe pse qëllimi fillestar ishte pozitiv, vitet e fundit është shtuar debati për heqjen e ndërrimit të orës.
Kundërshtarët e këtij sistemi sjellin disa argumente:Ndikim negativ në shëndetin e njeriut
Ndryshimi i orës, sado i vogël, ndikon në ritmin biologjik (cirkadian) të trupit. Disa njerëz përjetojnë lodhje, pagjumësi, ankth ose vështirësi për t’u përshtatur për disa ditë. Studime të ndryshme kanë treguar edhe rritje të lehtë të aksidenteve rrugore dhe problemeve kardiake në ditët pas ndërrimit të orës.
Efekti energjetik është minimal
Në epokën moderne, ku përdorimi i energjisë nuk varet më shumë nga ndriçimi, por nga ngrohja, ftohja dhe teknologjia, shumë studime tregojnë se kursimi real i energjisë është shumë i vogël – ndonjëherë pothuajse i papërfillshëm.
Përzierje në sektorin e transportit dhe ekonomisë
Ndërrimi i orës shkakton konfuzion në oraret e fluturimeve, transportit publik, si dhe në aktivitetet ndërkombëtare që varen nga sinkronizimi kohor. Bizneset online, veçanërisht ato që operojnë globalisht, hasin shpesh probleme gjatë këtyre kalimeve.Disa shtete kanë vendosur ta heqin
Vende si Rusia, Turqia dhe Bjellorusia e kanë braktisur ndryshimin e orës dhe qëndrojnë gjatë gjithë vitit në një orë fikse (kryesisht orën dimërore). Edhe Bashkimi Evropian ka diskutuar seriozisht heqjen e praktikës, madje në vitin 2019 Parlamenti Evropian votoi për ta ndaluar, por vendimi nuk është zbatuar ende për shkak të mungesës së koordinimit mes vendeve anëtare.
Çfarë do të thotë për qytetarët?
Nga e diela, mbrëmjet do të errësohen më herët, rreth orës 17:00-17:30, ndërsa mëngjeset do të jenë më të ndritshme.
Ekspertët e gjumit këshillojnë që njerëzit të përshtatin gradualisht orarin e gjumit gjatë ditëve para ndryshimit, për të shmangur ndjesinë e lodhjes ose konfuzionit.Gjithashtu, rekomandohet që të kontrollohen orët manuale (ora muri, orë dore, pajisje shtëpiake), pasi shumica e telefonave dhe kompjuterëve përditësohen automatikisht.
-

Ndryshon ora këtë të dielë, si ndikon në shëndetin tonë
Këtë të diel, më 26 tetor 2025, Shqipëria, ashtu si shumica e vendeve të Evropës, do të kalojë zyrtarisht në orën dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen një orë pas, duke bërë që ora të bëhet 02:00.
Kjo do të thotë se të gjithë do të “fitojmë” një orë më shumë gjumë, ndërsa pasditet do të fillojnë të errësohen më herët.
Ky ndryshim ndodh çdo vit në fund të tetorit dhe shënon përfundimin e periudhës së ashtuquajtur “Ora e Verës”, e cila nis zakonisht në fund të marsit. Qëllimi i këtij sistemi është shfrytëzimi më efikas i dritës së diellit dhe kursimi i energjisë elektrike, duke zgjatur mëngjeset me dritë natyrale gjatë muajve të ftohtë.Pse ndryshojmë orën?
Koncepti i ndryshimit të orës u propozua për herë të parë në shekullin XIX, por u zbatua gjerësisht gjatë Luftës së Parë Botërore për të kursyer karburant dhe energji. Ideja ishte që njerëzit të përfitonin më shumë orë dritë gjatë ditës, duke reduktuar konsumin e ndriçimit artificial në mbrëmje. Në Shqipëri, sistemi i ndërrimit të orës zbatohet që nga fillimi i viteve ’70, dhe është përafruar me praktikat e Bashkimit Evropian. Aktualisht, të gjitha vendet e BE-së bëjnë ndryshimin e orës dy herë në vit – në mars dhe në tetor – në të njëjtën datë.
Pse disa vende janë kundër këtij ndryshimi?
Edhe pse qëllimi fillestar ishte pozitiv, vitet e fundit është shtuar debati për heqjen e ndërrimit të orës.
Kundërshtarët e këtij sistemi sjellin disa argumente:
Ndikim negativ në shëndetin e njeriut
Ndryshimi i orës, sado i vogël, ndikon në ritmin biologjik (cirkadian) të trupit. Disa njerëz përjetojnë lodhje, pagjumësi, ankth ose vështirësi për t’u përshtatur për disa ditë. Studime të ndryshme kanë treguar edhe rritje të lehtë të aksidenteve rrugore dhe problemeve kardiake në ditët pas ndërrimit të orës.
Efekti energjetik është minimal
Në epokën moderne, ku përdorimi i energjisë nuk varet më shumë nga ndriçimi, por nga ngrohja, ftohja dhe teknologjia, shumë studime tregojnë se kursimi real i energjisë është shumë i vogël – ndonjëherë pothuajse i papërfillshëm.
Përzierje në sektorin e transportit dhe ekonomisë
Ndërrimi i orës shkakton konfuzion në oraret e fluturimeve, transportit publik, si dhe në aktivitetet ndërkombëtare që varen nga sinkronizimi kohor. Bizneset online, veçanërisht ato që operojnë globalisht, hasin shpesh probleme gjatë këtyre kalimeve.
Disa shtete kanë vendosur ta heqin
Vende si Rusia, Turqia dhe Bjellorusia e kanë braktisur ndryshimin e orës dhe qëndrojnë gjatë gjithë vitit në një orë fikse (kryesisht orën dimërore). Edhe Bashkimi Evropian ka diskutuar seriozisht heqjen e praktikës, madje në vitin 2019 Parlamenti Evropian votoi për ta ndaluar, por vendimi nuk është zbatuar ende për shkak të mungesës së koordinimit mes vendeve anëtare.
Çfarë do të thotë për qytetarët?
Nga e diela, mbrëmjet do të errësohen më herët, rreth orës 17:00-17:30, ndërsa mëngjeset do të jenë më të ndritshme.
Ekspertët e gjumit këshillojnë që njerëzit të përshtatin gradualisht orarin e gjumit gjatë ditëve para ndryshimit, për të shmangur ndjesinë e lodhjes ose konfuzionit.
Gjithashtu, rekomandohet që të kontrollohen orët manuale (ora muri, orë dore, pajisje shtëpiake), pasi shumica e telefonave dhe kompjuterëve përditësohen automatikisht. -

‘S’i besojnë më PS’/ Sota: Imorale dhe e turpshme të jesh pranë qytetarëve vetëm në fushatë, Vlora ka nevojë për përmbysje të këtij sistemi!
Kandidati i pavarur që do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore më 9 nëntor për Bashkinë e Vlorës, Dionis Sota shprehet se kandidatura e tij, vjen si një qëllim për të ndryshuar këtë lloj sistemi, që sipas tij ka lodhur Vlorën dhe qytetarët e saj.
I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Sota thotë se qyteti bregdetar ka arritur në një pikë, ku jo vetëm qytetarët, por edhe bizneset nuk po ecin dot me këtë lloj fryme, duke rrezikuar edhe shpopullimin e Vlorës dita-ditës.
Sipas tij, në Vlorë nuk po flitet më për emigrim masiv, pasi qyteti po boshatiset çdo vit që kalon.
Sota u ndal edhe te kundërshtarët e tij politik, për të cilët pati rezerva, kur tha se për qytetin duhet të bëhet gjithçka në çdo ditë dhe jo vetëm në kohë fushate.
Nuk flitet për emigrimin masiv, sot Vlora më bosh se çdo vit që kalon. Duhet folur shumë thellë për këtë, e për të bërë këtë analizë se si duhet të kthehet e ardhmja e këtij qyteti. Kam implementuar në program, në 6-mujorin e parë kam implementuar start-up e rinisë. 100-200 mln lekë të vjetra, 50 mln lekë për çdo të ri që vjen e sjell projekte për biznese, të rinjve u ka humbur shpresa. Por vritet besimi, krijimtaria për ta çuar përpara, është shumë e rrezikshme për të ardhmen e Vlorës, pasi rinia është ajo që do marrë fatet e qytetit në dorë në të ardhmen.
Çmimet e apartamenteve po rriten, njeriu e shikon të ardhmen aty ku ka suport të punës, të ardhurave e financave. Kërkon edhe një shtëpi për familje të shëndetshme, dhe me çmime të përballueshme. Bashkia ka në dorë që në bashkëpunim me bankat të krijojë e studiojë zonat ku ka akses bashkia, për të krijuar Vlorën e re.
Jam ofruar për të ndryshuar këtë lloj sistemi, që s’funksionon më dhe Vlora është lodhur. Ka arritur në një situatë për bizneset e Vlorës që s’ecet më me këtë frymë e sistem që sa vjen e po shpopullon Vlorën. Le të jetë një shtysë për t’u kthyer besimin, për t’u bërë pjesë e aktive e qeveri-bërjes së Vlorës. Pozicioni im është opozitar, s’i shikoj me ngjyra. Për mua ndahen në njerëz me vlera që kanë të drejtë të kontribuojnë për qytetin e tyre.
S’më pëlqen fushata dhe deklarata nga socialistët e Vlorës sot, kur thonë se jemi pa gjumë për fushatë. Është turp. Çfarë do premtoni në 12 vjet pushtet. Janë imorale të shprehesh ato. Do ta ëndërroja që Vlora të ishte në atë lloj niveli. Qytetarët s’u besojnë më. Është turp të shantazhosh e luash me psikologjinë e njerëzve. E turpshme, të rrish pa gjumë kur Vlora kishte nevojë, të përveshësh mënget e të bëhesh një me punonjësit se ku çalojnë gjërat. Qoftë kryebashkiak apo çdo lloj pozicioni, ulem të dëgjoj kritikat.
Dua që Vlora të ketë besim të madh, bashkia të marrë autoritetin real që i takon një bashkie. Kohët e fundit janë ndërruar 3 kryetarë dhe i ka nxjerrë po kryeminstri, u ka drejtuar gishtin dhe i ka çuar në një pikë… Qytetarët e Vlorës e populli ka votuar për atë, kryebashkiaku është autoriteti dhe dinjiteti i Vlorës. Jam këtu jo për ego personale, në momentin që ka një alternativë përbashkuese, kam qenë gjithmonë i hapur, jam gati gjithmonë ta mbështes këtë alternativë në mënyrë të shëndetshme e pozitive.
-

Tryeza për “Zgjedhoren”, PS: Duhet një ligj më i mirë për financimin e partive; PD: Sistemi aktual ka dështuar
Në kuadër të 30-vjetorit të partneritetit të Shqipërisë me Këshillin e Europës dhe 35-vjetorit me Komisionin e Venecias, u zhvillua sot një tryezë e përbashkët mbi reformën zgjedhore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendase dhe ndërkombëtare.
Në këtë takim, nënkryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri, theksoi rëndësinë e një reforme të mirëfilltë që adreson financimin e partive politike në përputhje me standardet ndërkombëtare.
“Ka ardhur momenti që Shqipëria të ketë ligj të standardeve më të mira sa i përket financimit të partive politike”, u shpreh Gjiknuri, duke vënë theksin tek domosdoshmëria e transparencës dhe llogaridhënies në këtë proces jetik për demokracinë.
Ai shprehu besimin se ndihma e institucioneve ndërkombëtare do të jetë vendimtare për realizimin e kësaj reforme, që duhet të përmbyllet shumë kohë përpara zgjedhjeve të ardhshme.
“Shpresojmë që të kemi mbështetje nga ODIHR, edhe nga Këshilli i Europës apo Komisioni i Venecias, që në kohë të kemi një produkt që i shërben stabilitetit zgjedhor”, tha Gjiknuri, duke nënvizuar se reforma duhet të mos jetë e nxituar, por e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e një qasjeje graduale, ku çdo hap përpara në drejtim të përmirësimit të sistemit zgjedhor është i rëndësishëm për konsolidimin demokratik të vendit.
“Ne duhet ta nisim edhe me një hap të vogël. Kauza më e madhe është stabiliteti i vendit dhe bërja përpara hapa në demokraci”, u shpreh ai.
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, gjatë tryezës për reformën zgjedhore, theksoi se “sistemi zgjedhor ishte imponuar, që të fitojë njëra palë” dhe nënvizoi se “sistemi zgjedhor aktual ka dështuar”.
Ai kujtoi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke cituar raportin e OSBE-ODIHR, sipas të cilit “partia-shtet po përfiton nga ligji zgjedhor, e se jemi kthyer 35 vite pas”.
Bylykbashi shtoi se problem i rëndësishëm mbetet edhe vota e diasporës, duke theksuar se “vota e diasporës është problem tjetër që duhet trajtuar me seriozitet”.
Ai theksoi më tej se “me këtë reformë zgjedhore, ne nuk kemi asnjë standard që kërkon Bashkimi Evropian sot”, duke vënë në dukje nevojën urgjente për ndryshime, që garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sipas Bylykbashit, vetëm përmes një reforme gjithëpërfshirëse mund të arrihet besimi i qytetarëve dhe integrimi i Shqipërisë në standardet demokratike europiane.
Ai theksoi se sistemi aktual pengon pluralizmin dhe përfaqësimin e drejtë, duke dëmtuar besimin e publikut në procesin zgjedhor.
Tryeza përmbylli punimet me angazhimin për të vijuar dialogun politik dhe teknik për të garantuar një proces zgjedhor më të drejtë, më transparent dhe të besueshëm për qytetarët shqiptarë. -

“Drejtuesit e administratës bënë fushatë”/ Komisionerja i përgjigjet Bylykbashit te “Ligjet”: Nuk kemi lejuar emërime gjatë fushatës
Në komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publik, po mbahet seanca dëgjimore për raportimin e veprimtarisë të Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, për vitin 2024.
Anëtari demokrat, Oerd Bylykbashi iu drejtua komisioneres Pranvera Strakosha, lidhur me sistemin e patronazhizmit gjatë zgjedhjeve, si dhe përfshirjen në fushatë të drejtuesve të administratës.
Në përgjigje, Strakosha tha se sistemi patronazhist nuk është ligjor dhe komisioneri përfshihet brenda kuadrit ligjor. Ajo tha se gjatë fushatës, nuk janë lejuar emërime apo shkarkime nga detyra.
Bylykbashi: Kemi të dhëna konkrete, drejtues të lartë të administratës kanë qenë pjesë e fushatës. Kemi tabelat konkrete, sistemi i patronazhimit ka detyrën e profilizimit të zgjedhësve. Ju rezulton nga hetimet, së pari a keni bërë hetime për të parë sa efektiv është ky sistemi i patronazhimit. Të gjithë e dimë që është katastrofë. Çfarë keni bërë ju për të kuptuar kush është efektiviteti i sistemit të patronazhimit.
Pranvera Strakosha: I kemi shqyrtuar problematikat. Sistemi patronazhist nuk është ligjor që të hetojmë. Këto tabela që thoni ju nuk e di ku janë. Këto që po thoni ju tani po i dëgjoj. Nuk e kemi dijeni për formularët që janë shpërndarë fare. Komisioneri përfshihet për aq sa i ka caktuar ligji, Ata nuk duhet të dalin përgjatë orarit të punës të bëjnë fushatë. Këtë monitoron komisionere. Me 16 inspektor i kemi nxjerrë në terren, nuk kemi lejuar emërime gjatë fushatës zgjedhore. Këtë e kemi bllokuar. Këto formularë që thoni ju mund të jenë shpërndarë privatisht.
Ulsi Manja: Kam edhe unë një pyetje. A keni pasur ndonjë ankesë ndonjë nënpunës civil në bashkitë tonë, që është detyruar me zor të shkojë në miting apo të shkojë në diasporë?Top Channel
-

Nëna e ish-ortakut të Olsi Ramës mbron Edi Ramën dhe patronazhistët në Komisionin e Ligjeve
Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha raportoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
Strakosha është nëna e Amant Josifit, ish-ortakut të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit shqiptar.
Amant Josifi është në kërkim për një skemë manipulimi me call-centerat, që u ka kushtuar miliarda qytetarëve europianë. Ndërkohë SPAK e la të lirë që të arratisej në kohë, kur ai po kërkohej nga policitë evropiane.
Në seancën e sotme, Strakosha mori në mbrojtje Edi Ramën sa u përket shkarkimeve që u bëri drejtuesve vendorë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, referoi disa pyetje për Strakoshën, ku mes tyre ishte edhe ajo për urdhrin e kryeministrit Edi Rama gjatë muajve të verës për drejtuesit vendorë.
“Për sa i përket pyetjes për urdhrin e dorëheqjeve, kjo është në vullnetin e tyre, e jep apo nuk e jep, është e drejta e tyre. Ne shqyrtojmë largimet në kundërshtim me ligjin, që ankohen për largim nga puna, që lidhen me largimet e me statusin”, tha ajo.
Edhe për vendet bosh në institucionet e drejtësisë, Strakosha dha një përgjigje të thatë: “Ne nuk jemi gjykatë, jemi indirekt, marrim njoftimin dhe shqyrtojmë procedurën, sepse është gjykata nëse çështja është atje. Ne bëjmë vetëm shqyrtimin apo zgjidhjen pa shkuar në gjykatë. KLGJ, ILD dhe KLP ne i inspektojmë rregullisht, por të tjerat jo. Ne nuk kemi lidhje se çfarë bëjnë ata në gjykata, por me statusin e tyre”.
Anëtari demokrat, Oerd Bylykbashi iu drejtua komisioneres Pranvera Strakosha, lidhur me sistemin e patronazhizmit gjatë zgjedhjeve, si dhe përfshirjen në fushatë të drejtuesve të administratës.
Në përgjigje, Strakosha tha se sistemi patronazhist nuk është ligjor dhe komisioneri përfshihet brenda kuadrit ligjor. Ajo tha se gjatë fushatës, nuk janë lejuar emërime apo shkarkime nga detyra.
Bylykbashi: Kemi të dhëna konkrete, drejtues të lartë të administratës kanë qenë pjesë e fushatës. Kemi tabelat konkrete, sistemi i patronazhimit ka detyrën e profilizimit të zgjedhësve. Ju rezulton nga hetimet, së pari a keni bërë hetime për të parë sa efektiv është ky sistemi i patronazhimit. Të gjithë e dimë që është katastrofë. Çfarë keni bërë ju për të kuptuar kush është efektiviteti i sistemit të patronazhimit.
Pranvera Strakosha: I kemi shqyrtuar problematikat. Sistemi patronazhist nuk është ligjor që të hetojmë. Këto tabela që thoni ju, nuk e di ku janë. Këto që po thoni ju, tani po i dëgjoj. Nuk kemi dijeni për formularët që janë shpërndarë fare. Komisioneri përfshihet për aq sa i ka caktuar ligji, ata nuk duhet të dalin përgjatë orarit të punës të bëjnë fushatë. Këtë monitoron komisionere. 16 inspektorë i kemi nxjerrë në terren, nuk kemi lejuar emërime gjatë fushatës zgjedhore. Këtë e kemi bllokuar. Këto formularë që thoni ju mund të jenë shpërndarë privatisht.
-

Sistemi “BeiDou” arrin saktësinë prej 99 % në sondimin e motit
Kina ka krijuar një rrjet gjithëpërfshirës vëzhgimi meteorologjik që përfshin tokën, detin, ajrin dhe hapësirën. Për vëzhgimet e pjesës së sipërme të atmosferës, përdorimi i balonave të motit të pajisura me radiosondë është një metodë themelore për mbledhjen e të dhënave kritike atmosferike, si temperatura, lagështia, trysnia, shpejtësia dhe drejtimi i erës në lartësi të ndryshme.
Sistemi i përmirësuar i radiosondës “BeiDou”, një brez i ri i teknologjisë së sondimit të pjesës së sipërme të atmosferës, i zhvilluar në mënyrë të pavarur nga Kina, përfaqëson një arritje të fjalës së fundit në këtë fushë. Ai mbledh në mënyrë të besueshme të dhëna shumë të sakta të profilit vertikal nga toka deri në një lartësi prej 30 000 metrash, duke përfshirë matjet e temperaturës, lagështisë, trysnisë atmosferike, drejtimit të erës dhe shpejtësisë së erës.
Sistemi “BeiDou” shërben si një shtyllë e rëndësishme për pjesëmarrjen e thellë të Kinës në vëzhgimin, parashikimin dhe ofrimin e shërbimeve meteorologjike globale. Kina aktualisht ka në funksionim 131 stacione të pjesës së sipërme të atmosferës me bazë në “BeiDou”, duke përbërë afro 12 për qind të rrjetit global. Nga këto, 88 janë projektuar si stacione globale të shkëmbimit të të dhënave. Të dhënat e ofruara nga këto stacione, që përbëjnë rreth 11 për qind të numrit të përgjithshëm global, japin një kontribut jetik për parashikimin numerik të motit në mbarë botën dhe shërbejnë si një pikë referimi kyçe për përpjekjet ndërkombëtare në trajtimin e ndryshimeve klimatike. -

Sistemi antidron “blindon” burgjet e sigurisë së lartë, do të parandalojë futjen e sendeve të jashtëligjshme
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Sistemi antidron, me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në qeli nëpërmjet këtyre mjeteve fluturuese, pritet të vendoset në 5 paraburgime dhe burgje të sigurisë së lartë.
Konkretisht, ky sistem do të vendoset në paraburgimin 313 në Tiranë, në të cilin ndodhen më të rrezikshmit e botës së krimit në Shqipëri. Gjithashtu, në këtë paraburgim ndodhen edhe 13 të penduar të drejtësisë, të cilët me rrëfimet e tyre kanë ndihmuar prokurorinë të cmontojë banda të rrezikshme kriminale. Gjithashtu, ky sistem do të vendoser edhe në burgjet e sigurisë së lartë në Drenovë, Fier, Peqin në burgun e Reçit në Shkodër. Në këto burgje vuajnë dënimin eksponentë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Pavarësisht se vendet e vuajtjes së dënimit monitorohen nga kamera sigurie, sipas ekspertëve kjo nuk mjafton për të identifikuar dronet, sidomos në distanca të mëdha. Për këtë, sistemi antidron shihet si një masë e rëndësishme, e cila do të forcojë ndjeshëm sigurinë e IEVP-ve, duke parandaluar aktivitete të paligjshme si kontrabanda, survejimi i paautorizuar, apo tentativat për arratisje. -

Sistemi antidron vendoset në burgjet e sigurisë së lartë për të ndalur hyrjen e sendeve të jashtëligjshme
Në 5 paraburgime dhe burgje të sigurisë së lartë në vend, pritet të vendoset sistemi antidron, me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në qeli nëpërmjet këtyre mjeteve fluturuese.Burime pranë drejtorisë së Burgjeve konfirmuan për Neës 24 se ky sistem do të vendoset në paraburgimin 313 në Tiranë, ku mbahen të izoluar njerëzit më të rrezikshëm të botës së krimit, si krerë organizatash kriminale apo që kanë urdhëruar apo kryer atentate mafioze.
Në këtë paraburgim mbahen po ashtu dhe 13 të penduar të drejtësisë, të cilët me rrëfimet e tyre kanë ndihmuar prokurorinë të cmontojë banda të rrezikshme kriminale.Sistemi antidron do të vendoset dhe në Burget e sigurisë së lartë në Peqin, Drenove, Fier si dhe në burgun e Reçit në Shkodër, ku po ashtu mbahet të paraburgim apo po vuajnë dënimin eksponentë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Sistemi antidron u pa si një masë e rëndësishme e sigurisë në burgje, pasi pavarësisht se vendet e vuajtjes së dënimit monitorohen nga kamera sigurie sërish kjo sipas ekspertëve nuk mjafton për të identifikuar dronet, sidomos në distanca të mëdha.
Implementimi i këtyre sistemeve do të forcojë ndjeshëm sigurinë e IEVP-ve, duke parandaluar aktivitete të paligjshme si kontrabanda, survejimi i paautorizuar, apo tentativat për arratisje. Gjithashtu, kjo teknologji do të rrisë aftësinë e institucioneve për të reaguar shpejt dhe efektivisht ndaj kërcënimeve potenciale, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në ruajtjen e standarteve të sigurisë së IEVP-ve.
Referuar dokumentave, tenderi me vlerë totale 2.3 mln euro, është fituar nga “Albascan” me administrator Elton Jorgjis. Në garë ishin 4 kompani, por tre prej tyre u përjashtuan pasi rezultoi se nuk kishin kryer pune të ngjashme.