Kryeministri Rama, në bilancin e qeverisë sa i takon infrastrukturës, tha se sistemi i kamerave inteligjente do të jetë një risi dhe policët nuk do të jenë më në rrugë. Rama tha se gjobat në rast shkeljesh do t’ju vijnë në Iphone dhe se do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në uljen e aksidenteve. Më tej, lidhur me hekurudhat Rama tha se kemi avancuar me veprat e tilla infrastrukturore.
“Po bëhet një punë për të trajnuar gjithë stafin, do të lidhet me projektin që kemi nënshkruar dhe është dizenjuar me Emiratet e Bashkuara. Do të ketë në fokus shkollat, akset kombëtare etj nën një sistem kamerash inteligjente. Sistemi i kamerave që do të jetë këtu do të shihet cdo rrugë në kohë reale dhe sistemi në mënyrë të menjëhershme do sinjalizoi për një rritje shpejtësie në një pikë të caktuar, sinjalizohet këtu.
Nuk do të ketë më policë në rrugë. Punonjësit e policisë do të jenë të organizuar në një mënyrë tjetër. Sistemi i kontrollit të shpejtësisë në kohë reale do të bëjë që gjobat të jenë të menjëhershme, gjobat do të vijnë në Iphone, në kohë reale edhe me një përshëndetje. Do të ketë një efekt të jashtëzakonshme në uljen e aksidenteve se do t’i shkojë shumë shtrenjtë adrenalina nëse do instistojë të bëjnë aksident. Sistemi do të ketë një kapacitet të panjohur më parë për identifikimin e personave problematikë, jo me precedentë por ata që kanë detyrime të pashlyera. Për hekurudhat do të them që kemi nisur punën për Tiranë- Durrës në 2014, të ndërtosh hekurudha sot dhe të jesh jashtë BE është një gjë heroike.
Ne aplikuam në 2014, morëm okej në 2015 dhe thamë do bëjmë hekurudha, e shtyu koha dhe faktikisht puna reale e financimit dhe projektimit ka nisur në 2020. Ndërkohë, për të gjitha hekurudhat e tjera jemi në proces të avancuar. Nëse doni këto vepra infrastrukturore të ndodhin më shpejt, duhet të kuptoni që do ndodhin vetëm nëse bëhemi pjesë e BE. Kur të behëmi anëtar të BE do të marrim më shumë se 1 miliardë cdo vit dhe 90 për qind do të jenë grant. “
Tag: sistemi
-

Shqipëria me kamera, Rama: Gjoba do t’ju vijë në iPhone bashkë me portretin e lumtur!
-

‘Sistemi i kamerave inteligjente do të zëvendësojë policët në rrugë’, Rama: Gjobat do të vijnë në iPhone në kohë reale
Gjatë një aktiviteti për infrastrukturën dhe vizionin për Shqipërinë 2030, kryeministri Edi Rama prezantoi projektet më të reja që pritet të transformojnë kontrollin rrugor dhe hekurudhat në vend. Në fokus ishte sistemi i kamerave inteligjente, i cili do të zëvendësojë praninë fizike të policëve në rrugë.
Sipas Ramës, sistemi do të vendoset në shkolla, akse kombëtare dhe zona të ndjeshme, duke monitoruar në kohë reale çdo rrugë dhe reaguar automatikisht ndaj shkeljeve, si rritja e shpejtësisë.
“S’do të ketë më policë në rrugë. Gjobat do të vijnë në iPhone, në kohë reale, madje edhe me një përshëndetje. Ky sistem do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në uljen e aksidenteve, sepse adrenalina do t’ju kushtojë shtrenjtë nëse insistoni të bëni aksidente,” tha Rama.
Ai shtoi se punonjësit e policisë do të organizohen ndryshe, ndërsa sistemi do të ketë kapacitet të lartë për identifikimin e personave problematikë, edhe pse jo domosdoshmërisht me precedentë penalë, por për shembull me detyrime të pashlyera.
Kryeministri përmendi gjithashtu projektin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, duke thënë se është një përpjekje “heroike” për një vend jashtë BE-së:
“Kemi nisur punën që në 2014, morëm ‘OK’ në 2015, por puna reale ka nisur në 2020. Për të gjitha linjat e tjera jemi në faza të avancuara.”
Sipas tij, vetëm anëtarësimi në Bashkimin Europian do të përshpejtojë ndërtimin e veprave të mëdha infrastrukturore:
“Kur të bëhemi anëtarë të BE, do të marrim më shumë se 1 miliard euro çdo vit dhe 90% do të jenë grant.” -

“Do të kemi një sistem kamerash inteligjente”, Rama prezanton projektet e reja: Krijimi i dy autostradave të kategorisë A!
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në aktivitetin infrastruktura, arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030 renditi projektet e reja.
Rama tha se do të krijohen dy autostrada të kategorisë A që lidhin Shqipërinë me gjithë rrjetin e autostradave të Bashkimit Evropian.
Kryesocialisti deklaroi se Shqipëria, sa i përket turizmit do të jetë një Zvicër dhe Austri e Ballkanit.Ai u shpreh se pasuria e shqiptarëve janë zonat malore të Shqipërisë, ku siç deklaroi kryeministri do të ketë investime dhe projekte të reja në këto akse.
“Janë bërë projekte, janë hapur tendera më saktë se projekte nuk ka pasur gjatë gjithë aksit nga Shkodra deri poshtë. Por nuk është bërë kurrë asnjë rrugë me standarde. Ndërkohë që janë ndërtuar, është lejuar pushtimi i rrugës nga të dyja anët , është stimuluar. I njëjti fenomen është edhe më poshtë, në rrugën që shkon drejt Fierit. Ne duhet t’i shmangemi disa herë aksit ekzistues, që u pretendua si autostradë. Ajo nuk është autostradë, është një aks rreziqesh. Kemi projekte të reja. Do të kemi dy autostrada të kategorisë A që lidhin Shqipërinë me gjithë rrjetin e autostradave të Bashkimit Evropian. Talleshin me ne më parë, ndërkohë që logjika e gjithë pjesëve të tjera të investuara dhe që do të investohen është logjika e bërjes së rrugëve për të sjellë më shumë ekonomi. Dhe nga ana tjetër, për të hapur në mënyrë të vazhdueshme shtigje, për të hapur hapësira. Ky është rrjeti i rrugëve, i akseve kryesore kombëtare. Gjatë këtyre viteve ne kemi bërë krijimin e një rrjeti damarësh dhe arteresh që të gjitha bëjnë sens, sepse janë të lidhura me njëra-tjetrën. Pasuria më e posaçme e shqiptarëve janë zonat malore të Shqipërisë, sepse aty do të mund të çlirohen kapacitete të jashtëzakonshme të një turizmi që sjell konsumatorë të një niveli të lartë. Shqipëria është shumë e vogël dhe ka dy dete, nëntë lumenj, ka vargmale të tëra që janë shumë afër deteve pa llogaritur liqenet e mëdhenj e të vegjël. E gjithë kjo që deti po i sjell Shqipërisë është jashtëzakonisht e rëndësishme, por në një fazë të dytë do të jetë themeli i asaj që Shqipëria do të ndërtojë, do të jetë një Zvicër, Austri e Ballkanit, sa i përket turizmit”, tha Rama.
Kryesocialisti deklaroi se shumë shpejt so të jetë gati sistemi i kamerave inteligjente, ku veç të tjerash do të ndikojnë në uljen e aksidenteve.
“Qendra e monitorimit të trafikut, e cila është gati, po bën një punë të posaçme dhe do të lidhet me marrëveshjen që ne kemi nënshkruar. Duke filluar nga spitalet, shkollat, akset kryesore do të kemi një sistem kamerash inteligjente. Do të monitorohet çdo rrugë në kohë reale. Sistemi është i tillë që në mënyrë të menjëhershme do të sinjalizojë një rritje të shpejtësisë. Nuk do të ketë më policë në rrugë, punonjësit e policisë do të jenë në një mënyrë tjetër, për të qenë të gatshëm aty ku është e nevojshme. Sistemi i kontrollit në kohë reale të shpejtësisë do të bëjë që jo vetëm gjobat të jenë të menjëhershme dhe të vijnë në telefonin tënd bashkë me foton tënde dhe me një “përshëndetje”, por do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në uljen e aksidenteve, sepse do t’i shkojë shumë shtrenjtë adrenalina. Sistemi do të ketë një kapacitet të panjohur më parë nga forcat e sigurisë për identifikimin e personave problematikë”, deklaroi Rama.
/vizionplus.tv -

Çfarë po konsumojmë?
Si funksionon sistemi i kontrollit për sigurinë ushqimore, nga fidanët e mbjellë, përdorimi i pesticideve, antibiotikëve dhe deri te tregtimi i produkteve ushqimore vendase dhe të importit. Pengesat që hasen te gjurmueshmëria e mallrave të pasigurta që shiten në informalitet. Dorina AzoA.Ç., prej disa ditësh gjendet i shtruar në spitalin rajonal të Durrësit, për shkak të helmimit nga ushq…
-

Bien nga sistemi webfaqet e institucioneve
Kanë rënë nga sistemi disa webfaqe të institucioneve të Kosovës.
Gazeta Zyrtare dhe webfaqja e Qeverisë janë jashtë funksionit mëngjesin e 7 prillit.
Në mëngjes nuk kanë funksionuar as webfaqet e ministrive.
Gjithashtu, probleme ka edhe platforma e shërbimeve online, “e-kosova”.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Hakerohet sistemi i IT në SPAK, merren dosjet e tre prokurorëve! Arrestohen dy ish-zyrtarë!
Disa javë më parë, pas mesnate, sistemi i alarmit në SPAK u aktivizua. Oficerët e BKH-së morën një sinjal telefonik që tregonte se dikush kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e tyre.
Sipas burimeve të WebLajm.com, ndër kompjuterët ku Arnold Rrokaj i arrestuar për këtë ngjarje kishte akses, ishin edhe ato të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini.
Këta tre hetues po punojnë mbi dosje të rëndësishme që përfshijnë raste nga krimi i organizuar deri te zyrtarët e dyshuar për korrupsion.
Menjëherë pas sinjalit të alarmit, agjentët e BKH-së dhe stafi i Teknologjisë së Informacionit u paraqitën në punë atë mesnatë. Nga hetimet rezultoi se autor i këtij veprimi ishte Arnold Rrokaj, i cili i kishte shpërndarë materialet e marra te Zambak Gjonaj ish zyrtar i burgut Vlorë dhe më pas te shokët dhe të njohurit e tij.
Disa nga këto materiale kanë përfunduar në celularin e ish-kreut të burgjeve, Agim Ismaili, si dhe te Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar në Ministrinë e Arsimit.
Palnikaj u pyet disa ditë më parë nga SPAK, ndërsa telefoni i tij u kontrollua nga hetuesit. Ndër materialet e vjedhura nga email-et e prokurorëve ndodhen edhe ato që lidhen me zyrtarë të hetuar, çështjen e inceneratorëve dhe krimin e organizuar.
Falë ndërhyrjes në kohë, u parandalua aksesimi nga Rrokaj i rrjetit të laboratorit sekret dhe kompjuterëve të drejtuesve të SPAK. Ky skandal dhe ndërhyrje e paautorizuar është ende duke u hetuar. Ndërsa disa materiale rezultojnë të kenë përfunduar edhe tek telefona politikanësh. -

U dënua me burg, reagon Marine Le Pen: Bombë bërthamore nga sistemi
Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, është rikthyer në mënyrën e zakonshme të fushatës së saj të ashpër këtë mëngjes, pasi sapo ka deklaruar se partia e saj “nuk do t’i lejonte popullit francez t’i vidheshin zgjedhjet presidenciale” pas vendimit të gjykatës së djeshme që e ndaloi atë nga gara e vitit 2027.
Në komentet e raportuara nga mediat franceze , ajo tha në një takim grupi të hapur për shtyp këtë mëngjes se donte të “mbronte popullin francez, i cili ka të drejtë të votojë për kë të dëshirojë”.Le Pen e krahasoi vendimin kundër saj me “një bombë bërthamore” të hedhur mbi të “nga sistemi”, duke argumentuar se “nëse ata përdorin një armë kaq të fuqishme kundër nesh, kjo është sepse ne jemi në prag të fitimit të zgjedhjeve”.
“Ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, shtoi ajo.
Le Pen gjithashtu fajësoi gjykatat për “ndërhyrje” në procesin zgjedhor , duke thënë se kjo minon aftësinë e Francës për të mbrojtur demokracinë globalisht.
Megjithatë ajo kritikoi ashpër kërcënimet e raportuara ndaj gjyqtarëve, duke thënë se ato ishin “skandaloze” dhe “të papranueshme”. -

“Nuk do ma vjedhin presidencën”, Marine le Pen: Sistemi na lëshoi bombën bërthamore
Pasi u dënua në Francë me “vdekje politike”, Marine le Pen reagon furishëm me një gjuhë lufte.
“Sistemi ka lëshuar bombën e tij bërthamore dhe nëse përdor një armë kaq të fuqishme kundër nesh, është sigurisht se ne jemi duke fituar zgjedhjet. Prandaj ata i thonë vetes se gjithçka që kanë vënë në zbatim deri më tani nuk ka funksionuar dhe se mund t’u duhet të kalojnë në një nivel tjetër”, tha Le Pen.
Liderja e ekstremit të djathtë vazhdoi më tej të kundërshtojë vendimin e gjykatës që e dënoi me përjashtim 5 vite nga gara për postet publike, përfshirë atë të presidentit, 4 vite burg nga të cilat 2 të pezulluara dhe 2 të tjera me një byzylyk elektronik, duke përsëritur se është plotësisht politik, pavarësisht se u shpall fajtore për përvetësim të fondeve të Bashkimit Europian.
“Ata na vodhën zgjedhjet legjislative përmes manovrave skandaloze. Dua të jem e qartë, ne nuk do të lejojmë që zgjedhjet presidenciale të na vidhen ne francezëve. Prandaj do ta mbrojmë veten dhe do të përdorim të gjitha mënyrat në dispozicion për të lejuar që populli të zgjedhë liderin e ardhshëm të tij. Ne do të fitojmë.”
Marine le Pen akuzoi drejtësinë franceze se po prish demokracinë dhe po shkel sundimin e ligjit duke u vënë në dispozicion të pushtetit dhe kundërshtarëve të saj.
“Nëse liderët politikë të gjyqtarëve janë ata që vendosin se kush mund të kandidojë dhe për kë mund të votojnë francezët, atëherë ne nuk jemi më në një demokraci. Dhe kështu do të luftojmë, të gjitha mjetet ligjore do të analizohen dhe përdoren”, Le Pen.
Marine le Pen sinjalizoi organizimin e protestave të mëdha për të kundërshtuar dënimin, i cili gjithashtu do të apelohet në gjykatë dhe do të dërgohet për shqyrtim në Këshillin Konstitucional. Ndalimi për të garuar për 5 vite për poste publike ka thyer ëndrrën e politikanes për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, në të cilat rezulton favorite në sondazhe. Në vend të saj mund të garojë lideri i Frontit Nacional Jordan Bardella. -

“Një hajdut kapet, Rama sjell tjetrin”, Basha ‘shigjeton’ kryeministrin: Më 11 maj t’i jepet fund këtij sistemi,ku do..
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë në një emision televiziv, tha se Edi Rama me përgjigjen “një bie mijëria ngrihen” e pohon vet se është arkitekti i këtij sistemi korruptiv. Pasi sipas tij, ka dy opsione me gjithë këta shokë në burg ose është më buf se bufi dhe duhet të largohet, ose siç e pranon është ai që e ka ngritur këtë sistem korrupsioni, ku një shko hajdut shkon në burg, ky sjell hajdutin tjetër.
Për këtë Basha tha se është koha që qytetarët të japin përgjigjen e duhur me votën e 11 majit, duke mbështetur Koalicionin Euroatlantik, si alternativën e vetme të pastër ndaj korrupsionit dhe keqqeverisjes.
“Akoma pa iu përgjigjur pyetjes ku i ke shokët dhe pastaj pyetja pasardhëse, se unë e kam paralajmëruar, nuk po i bëj kurth, është pse i ke shokët aty? – Ky i përgjigjet një bie, mijëra ngrihen! Dhe në fakt këtë ka bërë për 12 vite. Për çdo të korruptuar, për çdo hajdut që është kapur me presh në duar ka sjell të tjerë. Sigurisht ky me këtë provohet që është arkitekt i sistemit. Pra, dy opsione ka siç ia kam thënë, me gjithë këta shok në burg, jo një, as dy, as tre as katër, as gjashtë as dhjetë, po të paktën 111 që i liroi, me votat e atij që i thotë sot “bufi i kënetës”, para një muaji e disa muajsh, i bie që ky ose është më buf se bufi me gjithë këta shokë që vjedhin, ose siç e pranon vet është arkitekt i këtij sistemi. E ka pranuar tani, thotë “një bie mijëra ngrihen”, pra më kap një hajdut po unë do sjell hajdut të tjerë. Dhe ky është problemi. Prandaj më 11 maj është shumë e rëndësishme që ne t’i japim fund kësaj makinerie që prodhon ministra të korruptuar, zëvendësministra dhe drejtor të kapur me presh në duar, kryebashkiakë hajdutë, deputetë me probleme të rënda kriminale. Pra t’i japim fund një sistemi të ngritur me autorësi të plotë nga zoti Rama. Prandaj më 11 maj përgjigja duhet të jetë e qartë, vota për Koalicionin Euroatlantik numri 4 që është shtëpia e vetme e pastër” – tha Basha. -

Nga 1 prilli ndryshon procedura e hyrjes së mallrave në Bashkimin Europian, si do të veprohet?
Drejtoria e Doganave ka njoftuar se duke filluar nga data 1 Prill 2025, transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë do të duhet të ofrojnë të dhëna për mallrat e dërguara në, ose përmes BE-së, përpara mbërritjes së tyre, nëpërmjet një Deklarate Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) të plotë.
Ky detyrim është i vlefshëm gjithashtu edhe për transportuesit postarë dhe postat e shpejta, që transportojnë mallra duke përdorur këto mënyra transporti, si dhe për palët e tjera, si psh: ofruesit e logjistikës. Në rrethana të caktuara, marrësit përfundimtarë të mallrave, të vendosur në BE, do të duhet gjithashtu të depozitojnë Deklaratën Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) në sistemin ICS2.
Doganat sqarojnë se ky njoftim është i vlefshëm për të gjithë operatorët ekonomikë dhe transportuesit e regjistruar në RSH dhe që kanë marrë një numër EORI/RIOE në një nga vendet anëtare të BE. Ky numër regjistrimi ju mundëson të kryejnë formalitete doganore në këto vende.
Eksportuesit shqiptarë duhet të komunikojnë me partnerët (klientë) e tyre në vendet e BE për përshtatjen e tyre me rregullat e reja të sistemit ICS2 përpara afatit të përcaktuar (01 Prill 2025) në mënyrë që të shmangen pengesat lidhur me kalimin e mallrave që eksportohen në BE ose përmes saj.
Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (ICS2)
Sistemi i Kontrollit të Importit 2 (ICS2) i Bashkimit Europian synon të rrisë sigurinë e mallrave që hyjnë në BE duke aplikuar një procedurë doganore të standardizuar, para mbërritjes së mallrave, për të gjitha mënyrat e transportit, përfshirë tansportin rrugor dhe atë hekurudhor, krahas rregullave ekzistuese për transportin ajror, detar dhe atë ujor të brendshëm.
Sistemi ICS2 u mundëson autoriteteve doganore të vlerësojnë më mirë rreziqet që lidhen me mallrat që hyjnë në BE, duke mundësuar paraqitjen e të dhënave të sakta dhe të plota për mallrat nëpërmjet depozitimit të Deklaratës Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) përpara mbërritjes, duke përmirësuar kështu aftësinë e BE-së për të parandaluar dhe luftuar kundërvajtjet doganore si dhe duke siguruar një mjedis tregtar më të sigurt.
Operatorët ekonomikë të pajisur me numër EORI në vendet e BE, që nuk janë gati deri në këtë datë, duhet të kontaktojnë Zyrën e Shërbimit Kombëtar të Shtetit Anëtar të BE-së (Autoriteti Kombëtar Doganor) ku janë regjistruar dhe kanë marrë numrin e tyre EORI, për të kërkuar një afat kohor për implementimin e versionit të ri të sistemit (ICS2) deri më 1 Mars 2025. Ky afat kohor u jepet atyre vetëm sipas kërkesës.
Për të përmbushur kërkesat e sistemit ICS2, bizneseve në vendet e BE, të prekura nga rregullat e reja do t’u kërkohet të sigurohen që të mbledhin të dhëna të sakta dhe të plota nga klientët e tyre, të përditësojnë sistemet e tyre të IT-së dhe proceset operacionale dhe të ofrojnë trajnim adekuat për stafin e tyre. Operatorët ekonomikë do të duhet gjithashtu të kryejnë me sukses një test të vetëpërputhshmërisë përpara se të lidhen me sistemin ICS2, për të verifikuar aftësinë e tyre për të hyrë dhe shkëmbyer mesazhe me autoritetet doganore.
Mospërmbushja në kohë e kërkesave të sistemit ICS2 mund të sjellë si pasojë ndalimin e mallrave në kufijtë e BE-së dhe moszbatimin e formaliteteve doganore nga ana e autoriteteve doganore të BE.
Sistemi ICS2 është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Komisionit Europian, autoriteteve doganore të Shteteve Anëtare dhe bizneseve.
Duke filluar nga 1 shtatori 2025, sistemi aktual ICS1 do të hiqet gradualisht dhe sistemi ICS2 do të zëvendësojë sistemin ICS1 nëpërmjet një procesi krejtësisht të ri, në përputhje me Kodin Doganor të Bashkimit Europian.
Për këtë, Komisioni Europian organizon webminare mujore (në anglisht) ku operatorët ekonomikë mund të bëjnë pyetje në lidhje me aspektet operacionale dhe teknike të ICS2.
Më shumë informacion rreth sistemit ICS2 disponohet në faqen e internetit të Komisionit Evropian (https://ec.europa.eu/ICS2) duke përfshirë fletët e të dhënave që detajojnë kërkesat për të gjithë mënyrat e transportit dhe hapat që duhen ndërmarrë për t’u përgatitur për ICS2. I gjithë dokumentacioni teknik i nevojshëm mund të gjendet në faqen web CIRCABC./ Monitor