Tag: sistemi

  • Berisha: Unë shpall zotimin solemn se sistemi arsimor do jetë sistemi më modern që punëson të rinjtë

    Berisha: Unë shpall zotimin solemn se sistemi arsimor do jetë sistemi më modern që punëson të rinjtë

    Berisha: Unë shpall zotimin solemn se sistemi arsimor do jetë sistemi më modern që punëson të rinjtë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit përmbyllës të fushatës në Berat, deklaroi se, sistemi arsimor në Shqipëri, do të jetë më moderni, dhe që punëson të rinjtë.

    Berisha tha se, këtu nga Berati shpall zotimin solemn të Aleancës për Shqipërinë Madhështore se sistemi arsimor i Shqipërisë do jetë sistemi më modern, sistemi që punëson. Shkollat dhe universitetet do funksionojnë në partneritet të plotë me ndërmarrjet publike dhe private.

    “Të dashur qytetare dhe qytetarë të Beratit, Kuçovë, Skraparit, Dimalit, të të gjithë këtij qarku, në këtë shesh, kudo që jeni në Berat, në Shqipëri dhe në diasporë.

    Përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për mbështetjen tuaj, për energjinë, entuziazmin, optimizmin që ju i dhatë kësaj fushate.

    Për shpresën që mbollët çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë anembanë Beratit.

    Për optimizmin tuaj, besimin e madh tek fitorja e thellë e 11 Majit, fitorja juaj, fitorja e çdo qytetari shqiptar, fitorja e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

    I dashur zoti Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, aleat i PD që në themelimin e saj.

    I dashur zofi Filip Grifin, mik i shquar i PD, përfaqësues i kryestrategut të fitores më të madhe, më të jashtëzakonshme në historinë elektorale të botës, Chris LaCivita, fitores së presidentit Donald Trump.

    I dashur zoti Eno Bozdo, udhëheqës politik i PD dhe ASHM për qarkun e Beratit.

    Të dashur kryetarë të degëve të PD.

    Të nderuar kandidate dhe kandidatë për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë të qarkut të Beratit, përfaqësues dinjitozë të qytetarëve të këtij qarku, krenari e vërtetë për PD, por krenari edhe për Beratin dhe Shqipërinë.

    Miqtë e mi, e diela është nesër.

    Në duart tona është më afër se kurrë, më e sigurt se kurrë, fitorja e shumëpritur, fitorja e merituar. Fitorja e çdo opozitari dhe çdo shqiptari që ndjen në dejet e tij gjak shqiptari.

    Me 11 Maj qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë ftohen në vendimin e tyre historik, në vendimin e tyre ndoshta vendimin më të rëndësishëm të jetës së tyre, për t’u ndarë me një të keqe të madhe, që në mënyrën më të pamerituar i varfëroi ata nga viti në vit, 12 vite me radhë.

    Që në mënyrën më të pamerituar dhe jashtë çdo imagjinate, la klasat e shkollave tona pa nxënës. Shtëpitë pa fëmijë, djepet bosh, të moshuarit në vetmi të thellë dhe të frikshme.

    Asnjë shqiptar, kurrë nuk mund të imagjinonte një Shqipëri të tillë në vite lirie. Po kjo Shqipëri sot është një realitet.

    Është një realitet, sirenat e të cilit bien për çdo shqiptar, ta shpëtojmë këtë vend, ta ndalim këtë të keqe me vetëdijen tonë, me përgjegjësinë tonë, me atdhetarinë tonë si shqiptarë.

    Miq, vetëm javët e fundit po të marrësh lajmet janë aq të trishta, aq të zymta për ne si komb, më të zymta se për çdo komb tjetër që nuk është në luftë.

    Njoftohet se ne sot kemi lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit.

    Njoftohet se ne, prej kaq vitesh, kemi shumë më tepër vdekje se sa lindje.

    Dje isha në Mat, një rreth i madh, jo i vogël, një rreth me pasuri përrallore, 13 lindje kishte pasur në një vit.

    Imagjinoni. Kjo kudo. Një boshatisje. Një zbrazje.

    Ndaj dhe 11 Maji nuk është një ditë për partitë, është një ditë për çdo qytetar që pranon përgjegjësinë që ka ndaj vetes së tij, familjes së tij, ndaj Berastit dhe Shqipërisë.

    Pra pranon përgjegjësinë qytetare, pranon përgjegjësinë kombëtare.

    Kështu që unë kam besimin më të madh se shqiptarët presin me padurim këtë ditë për të qenë në lartësinë, në orën e mençurisë së tyre, në orën e dashurisë së tyre për familjen, për Beratin dhe kombin.

    Në orën e përgjegjësisë së tyre para atyre që nuk janë dhe atyre që do jenë, për të përmbushur detyrimet tona.

    Miq, Tomasi ishte këtu në këtë platformë zëri i të rinjve shqiptarë, nga të cilët këto 10 vite, 620 mijë, me statistikën evropiane, kanë ikur vetëm në vendet evropiane.

    Pra, shtrohet një alternativë shumë e rëndë para nesh: do kemi ne si komb rini apo do mbetemi krejtësisht pa rini.

    Kjo në fakt është alternativa të jesh apo të mos jesh.

    Kjo në fakt është alternativa para të cilës kombi nuk ka qenë ndonjëherë në të gjithë ekzistencën e tij.

    Por unë besoj se të gjithë ne, se shqiptarët kësaj alternative do i përgjigjen me një besim të fuqishëm te Shqipëria dhe te ardhmja.

    Unë dua të siguroj Tomasin se qëllimi më madhor i programit të PD, i programit të opozitës shqiptare, është të sjellë kombin në rininë e tij. Të sjellë kombin shqiptar në moshën e rinisë.

    Dhe kjo në njëfarë mënyre duke parë realitetin, të duket se është njëlloj si të shpallësh se do kalosh detin në këmbë.

    Por jo, nuk është ashtu.

    Ju i shihni sheshet mbushen. Ju e shihni se energjia, entuziazmi shpërthen në katër anët.

    Kjo është shpresa e pashuar e shqiptarëve se kombit do rikthehet në rininë e vet, se kombi do kthehet në të ardhmen e vet.

    Ndaj dhe unë këtu nga Berati shpall zotimin solemn të Aleancës për Shqipërinë Madhështore se sistemi arsimor i Shqipërisë do jetë sistemi më modern, sistemi që punëson.

    Shkollat dhe universitetet do funksionojnë në partneritet të plotë me ndërmarrjet publike dhe private.

    Kjo do të thotë se çdo universitet, publik apo privat, do lidhë marrëveshje me kompani për të ofruar praktikë të integruar në program dhe do përfitojë mbështetje për të gjithë praktikën që do ofrojë për studentët dhe të diplomuarit që ndjekin këto praktika”, u shpreh Berisha.

  • Berisha nga Berati: Sistemi arsimor do jetë më moderni, punësim i të rinjve pas përfundimit të studimeve

    Berisha nga Berati: Sistemi arsimor do jetë më moderni, punësim i të rinjve pas përfundimit të studimeve

    Kreu i PD Sali Berisha nga Berati tha se sistemi arsimor në vend do jetë më moderni nëse vjen në pushtet PD.

    Qëllimi më madhor i programit të PD, i programit të opozitës shqiptare, është të sjellë kombin në rininë e tij. Të sjellë kombin shqiptar në moshën e rinisë. Dhe kjo në njëfarë mënyre duke parë realitetin, të duket se është njëlloj si të shpallësh se do kalosh detin në këmbë. Por jo, nuk është ashtu.
    Ju i shihni sheshet mbushen. Ju e shihni se energjia, entuziazmi shpërthen në katër anët. Kjo është shpresa e pashuar e shqiptarëve se kombit do rikthehet në rininë e vet, se kombi do kthehet në të ardhmen e vet. Ndaj dhe unë këtu nga Berati shpall zotimin solemn të Aleancës për Shqipërinë Madhështore se sistemi arsimor i Shqipërisë do jetë sistemi më modern, sistemi që punëson. Shkollat dhe universitetet do funksionojnë në partneritet të plotë me ndërmarrjet publike dhe private.
    Kjo do të thotë se çdo universitet, publik apo privat, do lidhë marrëveshje me kompani për të ofruar praktikë të integruar në program dhe do përfitojë mbështetje për të gjithë praktikën që do ofrojë për studentët dhe të diplomuarit që ndjekin këto praktika.

  • Kostoja mesatare e riparimit të makinave në Evropë është rritur me 20% në dy vjet

    Kostoja mesatare e riparimit të makinave në Evropë është rritur me 20% në dy vjet

    Kostoja mesatare e riparimit të një makine është 718 euro, sipas analizës vjetore të CarGarantie. Është hera e parë që çmimi mesatar në Evropë tejkaloi 700 euro, kur në vitin 2022 çmimi mesatar i riparimit ishte 600 euro.
    Motori është përgjegjës për dëmin më të shtrenjtë tek makinat e përdorura, duke përfaqësuar 26% të kostos (25.9% vitin e kaluar). Sistemi i karburantit, përfshirë turbokompresorin, përbënte 17.7% (nga 17.6%), i ndjekur nga sistemi elektrik (12.9% nga 13.4%).
    Tek makinat e reja, prishjet janë kryesisht të ngjashme, ku motori përbën 18.4% të kostove të riparimit (nga 20.4% vitin e kaluar). Kjo u pasua nga sistemi elektrik me 17.8% (nga 14.7%) dhe sistemi i karburantit (15.5%).
    Në makinat e përdorura, sistemi elektrik mbetet komponenti më i prekshëm, përgjegjës për 21.5% të defekteve (vitin e kaluar ishte 22.1%). Kjo u pasua nga sistemi i karburantit me 18.2% dhe motori me 13.5%.
    Në makinat e reja, defektet e sistemit elektrik u rritën në 26.1%, krahasuar me 20.2% në vitin 2022.
    Vitin e kaluar, 27.6% e dëmeve të makinave të përdorura ndodhën në 5,000 kilometrat e parë, ndërsa 21% e dëmeve ndodhën pas 25,000 kilometrave. Sa i përket kohës, shumica (25.8%) e dëmeve të makinave të përdorura ndodhën vetëm pas më shumë se 360 ​​ditësh.

  • Rinia shqiptare e sabotuar nga sistemi arsimor dhe tregu i lirë

    Rinia shqiptare e sabotuar nga sistemi arsimor dhe tregu i lirë

    Teksa Shqipëria ka një bollëk institucionesh të arsimit të lartë, si në sektorin publik dhe atë privat, ka ende një mospërputhje të konsiderueshme midis nevojave të arsimit dhe sektorit të biznesit, referon Fondacioni Europian i Trajnimeve (ETF) i cili vuri theksin se disa sektorë kanë shumë nevoja të mëdha të paplotësuara me kualifikime specifike.
    ETF një ent që operon nën ombrellën e Komisionit Europian vlerësoi së fundmi se institucionet arsimore në Shqipëri, jo vetëm nuk arrijnë t’i pajisin të rinjtë me aftësi praktike dhe specifike për tregun aktual të punës, por nuk arrijnë të ushqejnë as interesat e studentëve.
    Më tej ETF referon se sistemi arsimor shqiptar nuk ofron edukim adekuat për sipërmarrjen, por për më tepër nuk përfshin as sipërmarrësit për të zbatuar kurrikulat në aftësi dhe kompetenca për shkak të një qasjeje të vjetruar pedagogjike në arsimin e lartë.
    Për më tepër Shqipëria ka mundësi të kufizuara për mësime praktike dhe mungesë kapacitetesh për zhvillimin e arsimit profesional përmes ofrimit të praktikave.
    Për shkak të këtyre mangësive Shqipëria përballet aktualisht me mungesë të zhvillimit profesional në të gjitha nivelet dhe me pjesëmarrje të ulet te të rinjve në biznes.
    ETF vë në dukje një qëndrim negativ kulturor ndaj dështimit që pengon zhvillimin e sipërmarrjes tek të rinjtë. Shumë sipërmarrës të rinj në Shqipëri përfundojnë duke emigruar në Perëndim Europë ose SHBA, duke dëmtuar kështu zhvillimin e ekosistemit të sipërmarrjes në grup-moshat e reja.
    Barrierat institucionale dhe korrupsioni kanë krijuar një mjedis rregullator të paparashikueshëm për të rinjtë sipërmarrës.
    Të rinjtë shqiptarë gjithashtu nuk kanë akses në financim dhe investime. Sektori privat luan një rol të kufizuar me korporata të mëdha që nuk investojnë në mënyrë adekuate, bashkëpunojnë ose mbështesin te rinjtë.
    Nuk ka programe publike të dedikuara për të rinjtë dhe produktet financiare janë të kushtueshme për grup-moshën. Ka disa programe nga Organizata Jo Qeveritare, por janë të pamjaftueshme dhe shpesh me destinacion që nuk nxisin sipërmarrjen tek të rinjtë.
    /Monitor.al/

  • Kandidat i Berishës/ Vettingu nxjerr nga sistemi i drejtësisë ish-prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja

    Kandidat i Berishës/ Vettingu nxjerr nga sistemi i drejtësisë ish-prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja

    Vettingu nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë prokurorin Arjan Ndoja, i cili sot kandidon si deputet për Partinë Demokratike në qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Vendimi është shpallur ditën e sotme (22 prill) nga KPA-ja, e cila i ka ndërprerë procesin e rivlerësimit për të, duke sjellë automatikisht edhe nxjerrjen e tij nga sistemi për 15 vitet e ardhshme.
    Ndoja kishte hequr dorë nga ankimimi për vendimin e shkarkimit, (pasi po kandidon për Sali Berishën në Durrës), që kishte dhënë shkalla e parë e KPK-së dhe në këto rrethana KPA ka ndërprerë procesin, duke ia ndaluar atij në të ardhmen emërimin si prokuror e gjyqtar në çdo nivel në të ardhmen.
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ishte i përbërë nga Natasha Mulaj si kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare.
    “Trupa gjykuese shpalli vendimin për çështjen nr. 32/2022, datë 14.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arian Ndoja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 528, datë 06.05.2022.
    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës dhe në ligjin 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
    1. Nderprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit z.Arian Ndoja.
    2. Ndalimin e emërimit të z. Arian Ndoja gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
    · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në vendimin e KPA-së.
    Ndoja ra pre e një atentati edhe më 1 nëntor 2019 në Durrës, teksa udhëtonte në makinë edhe me një eksponent të krimit të organizuar, “Rrumi i Shijakut”, Aleksandër Laho.
    Të dy mbetën të plagosur nga plumbat, teksa fatkeqësisht humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku. Për ngjarjen Prokuroria dhe Policia kanë identifikuar dhe hetuar një grup kriminal të dyshuar, teksa gjyqi dhe hetimet janë në proces.

  • Instagram nis testimin e një sistemi të ri të bazuar në AI për të zbuluar nëse fëmijët po gënjejnë për moshën e tyre kur regjistrohen në platformë

    Instagram nis testimin e një sistemi të ri të bazuar në AI për të zbuluar nëse fëmijët po gënjejnë për moshën e tyre kur regjistrohen në platformë

    Instagram ka nisur testimin e një sistemi të ri të bazuar në inteligjencën artificiale për të zbuluar nëse fëmijët po gënjejnë për moshën e tyre kur regjistrohen në platformë, njoftoi të hënën kompania mëmë, Meta Platforms. Qëllimi është të identifikohen më saktë përdoruesit e rinj dhe të vendosen kufizime shtesë për mbrojtjen e tyre.

    Sipas Metës, aplikacioni tashmë përdor AI për të përcaktuar moshat, por risia qëndron në faktin se sistemi do të kërkojë në mënyrë proaktive për llogari që, megjithëse pretendojnë të jenë të rritur, në të vërtetë i përkasin adoleshentëve. Në rastet kur sistemi zbulon që një përdorues ka futur një moshë të pasaktë, llogaria do të kategorizohet automatikisht si një llogari adoleshente, e cila ka më shumë kufizime krahasuar me llogaritë për të rritur.

    Llogaritë e adoleshentëve do të jenë private si parazgjedhje. Ato do të kenë kufizime në mesazhet private – të rinjtë mund të marrin mesazhe vetëm nga njerëz që i ndjekin ose me të cilët janë të lidhur. Gjithashtu, përmbajtje të ndjeshme si videot e dhunshme apo promovimi i procedurave kozmetike do të jenë të kufizuara. Një tjetër funksion i ri është “modaliteti i gjumit”, i cili do të aktivizohet nga ora 22:00 deri në 07:00 të mëngjesit, duke çaktivizuar njoftimet dhe dërguar përgjigje automatike në mesazhe direkte.

    Përdorimi i inteligjencës artificiale përfshin analizimin e llojit të përmbajtjes me të cilën ndërvepron një llogari, informacionin e profilit dhe datën e krijimit të saj. Këto masa janë pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar sigurinë e përdoruesve të rinj, në një kohë kur kompanitë e mediave sociale përballen me rritjen e kritikave për ndikimin në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve.

    Meta thekson se mbështet idenë që verifikimi i moshës të bëhet në nivelin e dyqaneve të aplikacioneve, duke vënë barrën tek platformat si App Store dhe Google Play. Ndërkohë, shumë shtete po shqyrtojnë miratimin e ligjeve të reja për verifikimin e moshës, edhe pse këto përpjekje janë përballur me sfida gjyqësore.

    Në të njëjtën kohë, Instagram do të fillojë të dërgojë njoftime për prindërit me informacion dhe këshilla se si të flasin me fëmijët e tyre për rëndësinë e përdorimit të moshës së duhur në internet.

  • ‘U importua nga Holanda’, RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer palme i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin e lejuar!

    ‘U importua nga Holanda’, RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer palme i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin e lejuar!

    Pas skandaleve të një pas njëshme që tregojnë pasigurinë e ushqimit në vendin tonë, një tjetër produkt që konsumojmë çdo ditë rezulton një risk serioz për shëndetin tonë. Mësohet se në tregun tonë është shitur sheqer palmë i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin maksimal të lejuar.

    Njoftimi është bërë i ditur nga sistemi evropian Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin, RASFF me datë 10 prill. Produkti bëhet me dije se tregohet me emrin Palmsugar slices TD bg 200g.

    Sipas njoftimit produkti është prodhuar në Tajlandë. Në Shqipëri ka ardhur pasi është importuar nga Holanda nga një kompani emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga AKU. E gjithë sasia e sheqerit prej 24 kg është shitur.

    “Me marrjen e njoftimit nga sistemi RASFF me datë 10.04.2025, AKU ka kryer verifikimet në terren, nga ku ka rezultuar se produkti me origjinë nga Tajlanda, është importuar nga Holanda me datë 22.12.2024 në sasinë 24kg. Nga verifikimi i gjurmueshmërisë rezulton se subjekti nuk e kishte gjendje këtë produkt. AKU ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare nga AKU.

  • Sërish probleme me ushqimin/ Në Shqipëri është shitur sheqer palme i kontaminuar

    Sërish probleme me ushqimin/ Në Shqipëri është shitur sheqer palme i kontaminuar

    Në tregun tonë është shitur sheqer palmë i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin maksimal të lejuar, gjë që përbën risk serioz për shëndetin e njeriut.
    Njoftimi është bërë nga sistemi evropian RASFF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin) me datë 10 prill. Produkti tregohet me emrin Palmsugar slices TD bg 200g.
    Ky produkt është prodhuar në Tajlandë dhe në Shqipëri ka ardhur pasi është importuar nga Holanda nga një kompani emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga AKU. E gjithë sasia e sheqerit prej 24 kg është shitur.
    “Me marrjen e njoftimit nga sistemi RASFF me datë 10.04.2025, AKU ka kryer verifikimet në terren, nga ku ka rezultuar se produkti me origjinë nga Tajlanda, është importuar nga Holanda me datë 22.12.2024 në sasinë 24kg. Nga verifikimi i gjurmueshmërisë rezulton se subjekti nuk e kishte gjendje këtë produkt. AKU ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF“, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare nga AKU.

  • Euro U-17 “Shqipëri 2025”/ FSHF investon në stadiumin “Tofik Jashari”, përmirësohet sistemi i vaditjes & kryhen punime për fushën

    Euro U-17 “Shqipëri 2025”/ FSHF investon në stadiumin “Tofik Jashari”, përmirësohet sistemi i vaditjes & kryhen punime për fushën

    Finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” po afrojnë dhe gjithçka duhet të jetë gati për të pritur këtë event madhor në muajin maj. Federata e Futbollit ka intensifikuar punën për përmirësimin e infrastrukturës në disa prej terreneve stërvitore në të gjithë vendin.
    Një nga impiantet ku po kryhen investime të rëndësishme është stadiumi “Tofik Jashari” në Shijak, që është drejt përfundimit të punimeve. Në këtë impiant janë përmirësuar sistemi i vaditjes dhe po kryhen punime intensive për mirëmbajtjen e fushës përmes korrjes dhe mbjelljes së farës me qëllim që fusha të jetë në kushte të mira për zhvillimin e Europianit U-17.
    Investimet nuk do të ndalen këtu. FSHF është e angazhuar maksimalisht dhe po punon me ritme të larta për të garantuar organizimin e një turneu dinjitoz dhe të suksesshëm europian në vendin tonë.

  • FSHF ndërhyn në stadiumin “Tofik Jashari”, përmirësohet sistemi i vaditjes & kryhen punime për mirëmbajtjen e fushës

    FSHF ndërhyn në stadiumin “Tofik Jashari”, përmirësohet sistemi i vaditjes & kryhen punime për mirëmbajtjen e fushës

    16 Prill 2025

    16:26

    Telesport

    Finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” po afrojnë dhe gjithçka duhet të jetë gati për të pritur këtë event madhor në muajin maj. Federata e Futbollit ka intensifikuar punën për përmirësimin e infrastrukturës në disa prej terreneve stërvitore në të gjithë vendin.
    Një nga impiantet ku po kryhen investime të rëndësishme është stadiumi “Tofik Jashari” në Shijak, që është drejt përfundimit të punimeve. Në këtë impiant janë përmirësuar sistemi i vaditjes dhe po kryhen punime intensive për mirëmbajtjen e fushës përmes korrjes dhe mbjelljes së farës me qëllim që fusha të jetë në kushte të mira për zhvillimin e Europianit U-17.
    Investimet nuk do të ndalen këtu. FSHF është e angazhuar maksimalisht dhe po punon me ritme të larta për të garantuar organizimin e një turneu dinjitoz dhe të suksesshëm europian në vendin tonë.