Tag: sistem

  • Adriatik Lapaj nga Kamza: Ky vend ka shpresë, ne do t’ia dalim. Ta shembim këtë sistem

    Adriatik Lapaj nga Kamza: Ky vend ka shpresë, ne do t’ia dalim. Ta shembim këtë sistem

    Lideri politik i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, këtë pasdite zhvilloi një takim me banorët e Kamzës, ku pohoi se zgjedhjet e 11 majit janë referendum. Ai pohoi ndër të tjera se duhet shembur ky sistem, për të bërë të mundur njëherë e mirë ndarjen përfundimtare me të shkuarën.
    ”Politikanët shkojnë nga qarku në qark dhe gënjejnë. Këto nuk janë zgjedhje, janë referenduam. Ta shembim këtë sistem, të bëjmë njëherë e përfundimisht ndarjen e madhe. Të ndërtojmë një republikë për qytetarët. Mendojeni punën e zgjedhjeve me shumë maturi.

    Ju kërkoj ju me përulësinë më të madhe, bëni ndryshimin. Na mbështetni, ta çajmë sistemin. Ne nuk merremi me fyerjet e të tjerëve, por ama nuk do t’i lëmë të na shkelin. Ne nuk e dimë a do të bëjmë 71 mandate, por ama do të shohim sa u vlen lëkura me deputetët tanë. Forca bashkimi i madh, forca Kamza’‘,-tha Lapaj.

  • Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Do të përdorim sistem të ri takimesh për viza

    Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Do të përdorim sistem të ri takimesh për viza

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë me dije se duke filluar nga data 30 maj 2025, do të përdorë një sistem të ri për menaxhimin e takimeve për viza.
    Përmes këtij sistemi të përmirësuar, aplikantët për vizë do të kenë mundësi të:

    Marrin informacion mbi aplikimin për vizë.Kryejnë pagesat për tarifat përkatëse.Planifikojnë dhe riplanifikojnë takimet për intervistë.Përdorin shërbimin për dorëzimin e dokumenteve.
    Ambasada sqaron se për të lehtësuar kalimin në sistemin e ri, në periudhën 19–29 maj 2025, aplikantët nuk do të kenë akses për të gjeneruar fletëpagesat apo për të bërë ndryshime në oraret e takimeve.
    Megjithatë, theksohet se:
    “Të gjitha takimet për intervista për viza joemigruese dhe imigruese, të cilat janë planifikuar ose do të planifikohen para datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas hyrjes në fuqi të sistemit të ri. Aplikantët duhet të respektojnë datën dhe orën e caktuar për takimin e tyre.”
    Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:
    Ambasada e SHBA-së në Tiranë do të përdorë një sistem të ri terminesh për viza duke filluar nga data 30 maj 2025. ❗
    Nëpërmjet shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit për vizë, të planifikojnë dhe të riplanifikojnë takimet e intervistave për vizë, si dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve. Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesat ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj. Ju lutemi vini re se të gjitha takimet e intervistës për viza joemigruese dhe imigruese që janë planifikuar tashmë ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza. Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara.

  • Ndryshon sistemi i Ambasadës Amerikane për takimet e vizave, ja si do të funksionojë shërbimi i ri për aplikantët

    Ndryshon sistemi i Ambasadës Amerikane për takimet e vizave, ja si do të funksionojë shërbimi i ri për aplikantët

    Ambasada e ShBA në Tiranë do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave duke filluar nga data 30 maj 2025.
    Përmes shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve. Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesa ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj.

     

     

    Ju lutemi, vini re se të gjitha intervistat për viza joemigruese dhe emigruese që janë tashmë të planifikuara ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza. Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara.

     

  • Ambasada e SHBA-së në Tiranë jep lajmin: Do të përdorim sistem të ri takimesh për viza

    Ambasada e SHBA-së në Tiranë jep lajmin: Do të përdorim sistem të ri takimesh për viza

    Ambasada e SHBA-së në Tiranë, informon se do të përdorë një sistem të ri takimesh për viza, duke nisur nga data 30 maj 2025. Nëpërmjet shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit për vizë, të planifikojnë dhe të riplanifikojnë takimet e intervistave për vizë, si dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve. Po ashtu, bëhet e ditur se për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesat ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj.
    Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë

    Ambasada e SHBA-së në Tiranë do të përdorë një sistem të ri terminesh për viza duke filluar nga data 30 maj 2025.
    Nëpërmjet shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit për vizë, të planifikojnë dhe të riplanifikojnë takimet e intervistave për vizë, si dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve.
    Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesat ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj.
    Ju lutemi vini re se të gjitha takimet e intervistës për viza joemigruese dhe imigruese që janë planifikuar tashmë ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza.
    Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara.

  • Shërbim i ri për aplikantët! Ambasada Amerikane në Tiranë nxjerr njoftimin e rëndësishëm për vizat

    Shërbim i ri për aplikantët! Ambasada Amerikane në Tiranë nxjerr njoftimin e rëndësishëm për vizat

    Ambasada e ShBA në Tiranë do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave duke filluar nga data 30 maj 2025.
    Përmes shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve.

    Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesa ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj.
    Njoftimi:
    Ambasada e ShBA në Tiranë do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave duke filluar nga data 30 maj 2025.
    Përmes shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve. Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesa ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj.
    Ju lutemi, vini re se të gjitha intervistat për viza joemigruese dhe emigruese që janë tashmë të planifikuara ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza. Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara.

  • Sistem i ri për takimet e vizave, Ambasada Amerikane zbulon detajet

    Sistem i ri për takimet e vizave, Ambasada Amerikane zbulon detajet

    Ambasada e ShBA në Tiranë bë me dije se do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave duke filluar nga data 30 maj 2025.Përmes shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve.
    Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesa ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj.Njoftimi i ambasadës amerikane:
    “Ju lutemi, vini re se të gjitha intervistat për viza joemigruese dhe emigruese që janë tashmë të planifikuara ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza. Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara.”

  • Ambasada e ShBA në Tiranë me sistem të ri për takimet e vizave, nga data 30 maj 2025

    Ambasada e ShBA në Tiranë me sistem të ri për takimet e vizave, nga data 30 maj 2025

    Ambasada e ShBA në Tiranë do të përdorë një sistem të ri për takimet e vizave duke filluar nga data 30 maj 2025.

    Përmes shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit, të planifikojnë dhe të ndryshojnë datat e intervistave dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve.
    Për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesa ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29 maj.
    ‘Ju lutemi, vini re se të gjitha intervistat për viza joemigruese dhe emigruese që janë tashmë të planifikuara ose do të planifikohen përpara datës 19 maj 2025, do të mbeten të vlefshme edhe pas fillimit të sistemit të ri të takimeve për viza. Aplikantët për vizë duhet të planifikojnë të marrin pjesë në takimet e tyre në datat dhe oraret e planifikuara”, theksohet në njoftimin e ambasadës.

    Top Channel

  • Beci: Rama ndërtoi një sistem ligjor në shërbim të narkotrafikut

    Beci: Rama ndërtoi një sistem ligjor në shërbim të narkotrafikut

    Beci: Rama ndërtoi një sistem ligjor në shërbim të narkotrafikut

    Ish-prokurori Eugen Beci hodhi akuza të forta ndaj qeverisë Rama, duke zbuluar një prapaskenë të frikshme të lidhjes mes Reformës në Drejtësi dhe narkotrafikut.

    Sipas Becit, pas vitit 2013, u ndërtua një infrastrukturë ligjore që nuk luftoi krimin, por i hapi rrugën kapjes së shtetit nga krimi i organizuar.

    Reforma në Drejtësi sipas tij u kthye në një mjet për të dobësuar organet e drejtësisë dhe për të mbrojtur interesat e narkopolitikës.

    “Duhet ta shohim në një kronologji të qartë, e cila patjetër duhet të ndërthurë infrastrukturën ligjore, dëshirën e krimit të organizuar dhe bashkëpunimin e politikës me të. Pse them infrastrukturën ligjore?

    Që nga viti 2013 e në vijim, është ndërtuar një strukturë ligjore që, në vend që të godiste fenomenin e kanabizimit, e lehtësoi dhe e shtriu atë në të gjithë territorin. Fillimisht, me aksionin ndaj Lazaratit u dha sinjali se shteti po vepronte, por në të vërtetë, kjo hapte rrugën për legalizimin informal të kultivimit të kanabisit në mbarë vendin.

    Paralelisht me Reformën në Drejtësi, u formësua edhe mënyra se si kjo infrastrukturë ligjore do t’i shërbente narkotrafikut. Kjo mund të duket një deklaratë e rëndë, por është realitet. Krimi i organizuar, përveçse tenton të blejë shtetin, strukturat ligjzbatuese dhe individë të veçantë, përmes reformave të nxitura nga politika, ka mundur të krijojë një sistem që i shërben interesave të tij.

    Me pak fjalë, Reforma në Drejtësi goditi Prokurorinë dhe Gjykatat, duke përdorur dëshirën e sinqertë të opinionit publik për ndryshim si justifikim. Në këtë proces, nisi të funksionojë e ashtuquajtura “narkopolitikë”, e cila në pamje të jashtme duket moderne dhe pro-evropiane, por në thelb është një infrastrukturë që favorizon trafikun e lëndëve narkotike.

    Para Reformës, ndjekja e trafikut të drogës ishte kompetencë e vetme e Prokurorisë për Krime të Rënda. Kjo qasje kishte dy qëllime të qarta: së pari, të minimizonte rrezikun e korruptimit të zyrtarëve dhe, së dyti, të garantonte një nivel të lartë specializimi në hetimet që kërkojnë metoda të avancuara dhe të posaçme.

    Sot, kompetenca për hetimin e trafikut të lëndëve narkotike nuk është më në duart e SPAK-ut, por e Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm. Kjo është një goditje direkte ndaj seriozitetit të luftës kundër krimit të organizuar dhe një dobësim i qëllimshëm i strukturave që duhej ta mbanin vendin të pastër nga narkotrafiku”, tha Beci për Syri tv.

  • Rama: Koha që shteti të hyjë si financues në kompanitë e teknologjisë dhe të ketë përfitime

    Rama: Koha që shteti të hyjë si financues në kompanitë e teknologjisë dhe të ketë përfitime

    Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilluan një takim në kompaninë RITECH, një kompani model e zhvillimit të teknologjisë së informacionit me 300 të punësuar në Shqipëri dhe 200 në Kosovë e Maqedoni. Rama theksoi se 100% e të punësuarve në këtë kompani janë vajza e djem shqiptarë me një moshë mesatare rreth 30 vjeç dhe pagë mesatare 2500 euro.
    Kryeministri theksoi se që ka ardhur koha që shteti të futet dhe të financojë në kompanitë që operojnë në fushën e teknologjisë dhe të përfitojë nga ato. Rama solli në vëmendje po ashtu edhe bisedën me Mira Muratin lidhur me përdorimin e Inteligjencës Artificiale për transpozimin e legjislacionit në kuadër të procesit të integrimit europian si dhe për prokurimet publike digjitale.

    ”Fola me Mira Muratin dhe i thashë: A është e mundur që të futemi edhe ne? Dhe më tha: ‘Patjetër, kam 3 shtete që më kanë bërë në advance ofertën për t’u futur një nivel financimi’. Ne duam të hyjmë në këtë lojë. Në rastin tonë me kompanitë tona. Me logjikën time është të bashkëpunojmë dhe të kemi një produkt që ju mund ta përdorni ku të doni. Ndërkohë, gjërat kanë ndryshuar dhe kemi edhe të gjithë këtë punën e qeverisjes së kësaj marrëdhënie”, tha Rama.
    Duke folur për përdorimin e inteligjencës artificiale në procesin e integrimit me BE-në, Rama kujtoi se bëhet fjalë për mbi 250 mijë faqe materiale, për të cilat vendet e tjera kanë përdorur një “ushtri” me përkthyes. Rama tha po ashtu se i kishte kërkuar Mira Muratit bashkëpunim edhe për realizimin e prokurimeve publike me inteligjencë artificiale.
    ”Për prokurimet në momentin e parë të procedurave mund të ndodhi korrupsioni, prandaj ne kemi krijuar një sistem që nuk mund t’i hedhësh më në publik pa kaluar tek Agjencia e Prokurimit Publik. Por sërish janë manuale. Të gjitha kompanitë duhet të sjellin punonjës, kur 90% e asaj që kërkohet është ‘public relations””. Në përfundim kryeministri evidentoi edhe problemin që ekziston me adresat në Shqipëri, ndërsa shprehu bindjen se me këto start up-e mund të ndërtohet një sistem adresash komplet tjetër. “Ne kemi një problem kronik, shumë historik me adresat. Me këtë sistem mund të ndërtosh një sistem adresash që është komplet tjetër”, tha Rama.
    Rama u ndal te disa prej projekteve të cilat po zhvillohen aktualisht me inteligjencë artificiale, ndërsa diskutoi edhe për shtrirjen e bashkëpunimit me kompaninë RITECH lidhur me aplikacionin për menaxhimin e parkingjeve. Kryeministri informoi mbi projektin “Smart City”, i cili financohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërkohë që bëri të ditur se aktualisht është ndërtuar Qendra e Monitorimit që do të hapet për pak ditë.

  • “Hakmarrjen personale e kryen në mënyrë…”/Kryemadhi reagon ashpër ndaj ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim

    “Hakmarrjen personale e kryen në mënyrë…”/Kryemadhi reagon ashpër ndaj ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim

    Nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje, Monika Kryemadhi deklaroi se Ilir Meta u arrestua me urdhër të ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.E pyetur nëse është e moralshme që Meta të kandidojë si deputet, sa kohë është në hetim, Kryemadhi tha se “është e moralshme.  Duke pasur parasysh në këtë sistem që jemi, ku e dimë që kemi bërë një sistem për të dhënë drejtësi, jo për të burgosur njerëzit që janë në hetim.”
    “Edhe McGonigal që akuzohet për influencën ruse, u gjykua në gjendje të lirë dhe pas 4 muajsh shkoi për të kryer dënimin. Ne i burgosim që janë në hetime dhe pastaj bëjmë gjëra të tjera për t’i larguar nga politika. Rrëmbimi i Metës është bërë me urdhër të një gruaje që e ka patur inat personal që sot është askushi. Yuri Kim që i premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë, nga ana tjetër edhe Ramës i një dha mundësi për të treguar që hakmarrjen personale e kryen në mënyrë perfektë me institucionin e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë mund të jetë i shumëpritur, por ne s’kemi kërkuar një sistem drejtësie të burgosë 300 veta po 3 mijë vetë, por kemi kërkuar drejtësi për shqiptarët. Nuk mendoj se sot shqiptarët gjejnë drejtësi më kollaj se çfarë kanë pas gjetur më parë”, përfundon Kryemadhi.