Ilir Alimehmeti, kandidati i listës së hapur në Tiranë që doli i dyti pas Jorida Tabakut me mbi 18 mijë vota, ka qenë i ftuar në Report TV, ku ka dhënë komentet e tij të para pas përfundimit të procesit të numërimit.
I pyetur nëse ka pasur komunikim me Berishën, pas rezultatit të marrë, Alimehmeti është përgjigjur shkurt.
“Është shprehur vetë publikisht, kështu që nuk ka nevojë. E falënderoj për qëndrimin shumë korrekt.”-ka thënë Alimehmeti.
Ai theksoi se e konsideron këtë rezultat një shprehje të qartë të vullnetit qytetar.
“Unë besoj shumë te demokracia nga poshtë lart. Kanë folur njerëzit shumë qartë. Njerëzit e dinë shumë mirë se cila është e duhura.”-tha Alimehmeti.
I pyetur nëse është kontaktuar nga ndonjë prej kandidatëve të listës së mbyllur, Alimehmeti tha se është kontaktuar me disa prej tyre.
“Herë pas here po. Por ne duhet të shohim pjesën e madhe. Në këtë sistem elektoral mendoj unë dalin të gjithë të humbur. Jo vetëm kandidatët, por edhe njerëzit. Sepse sistemi është bërë gjithnjë e më i fallco dhe i largon të zgjedhurit nga zgjedhësit.”-tha Alimehmeti.
Në emision, Alimehmeti përsëriti angazhimin e tij për demokracinë e drejtpërdrejtë.
“Unë kam qenë mbështetës i demokracisë së drejtpërdrejtë, ajo që kemi pasur 20 vjet më parë. Kam për borxh të ngre zërin tim, sepse është zëri i njerëzve. Më pyesin, ‘a je deputeti i zonës?’ Sepse ka shumë rëndësi ky fakt. Mazhoritari, për shembull, prodhonte një sistem më të fortë. Ky sistem i tanishëm u ka hequr njerëzve përfaqësuesin.”-tha Alimehmeti.
Nga ana tjetër sa i përket të ardhmes në PD, Alimehmeti kërkoi reflektim nga drejtuesit.
“Unë kam hyrë në parti në prill të 2022-shit. Këto vendimmarrje janë bërë më përpara. I takon kryesisë së partisë dhe kryetarit të mblidhen bashkë, të bëjnë analizat dhe vendimet përkatëse. Mendoj se do të ndodhë shumë shpejt pas zgjedhjeve.”-tha Alimehmeti.
Në fund Alimehmeti kishte dhe një mesazh dhe për Tabakun dhe për votat e tij.
“Po e përgëzoj meqë mu dha rasti dhe shpresoj të bëjë punën e saj. Ama ka një problem këtu me perceptimin. Ky është gabimi i këtij sistemi. Ne garën e kemi me kundërshtarin politik, por ky sistem na bën të konkurrojmë nga brenda vetes dhe rrudhemi. Votat e mia janë bio.”-ka përfunduar Alimehmeti.
Tag: sistem
-

Alimehmeti: Votat e mia janë bio, koha për analizë dhe vendime në PD
-

U rendit i dyti pas Tabakut me mbi 18 mijë vota, Alimehmeti: Sistemi na bën të garojmë kundër njëri-tjetrit
Ilir Alimehmeti, kandidati i listës së hapur në Tiranë që u rendit i dyti pas Jorida Tabakut me mbi 18 mijë vota, komentoi për herë të parë rezultatin në një intervistë televizive, duke e cilësuar atë si një shprehje të qartë të vullnetit qytetar.
I pyetur për ndonjë komunikim me Sali Berishën pas rezultatit, Alimehmeti tha shkurt:“Është shprehur vetë publikisht, kështu që nuk ka nevojë. E falënderoj për qëndrimin shumë korrekt.”
Alimehmeti u shpreh i bindur për forcën e demokracisë nga poshtë lart, duke theksuar:“Kanë folur njerëzit shumë qartë. Njerëzit e dinë shumë mirë se cila është e duhura.”
I pyetur nëse është kontaktuar nga ndonjë kandidat i listës së mbyllur, ai tha se ka pasur kontakte herë pas here, por theksoi problematikën e sistemit zgjedhor:“Në këtë sistem elektoral, mendoj unë, dalin të gjithë të humbur. Jo vetëm kandidatët, por edhe njerëzit. Sepse sistemi është bërë gjithnjë e më i fallco dhe i largon të zgjedhurit nga zgjedhësit.”
Ai përsëriti angazhimin për demokracinë e drejtpërdrejtë, duke kujtuar modelin e dikurshëm mazhoritar:“Kam për borxh të ngre zërin tim, sepse është zëri i njerëzve. Mazhoritari, për shembull, prodhonte një sistem më të fortë. Ky sistem i tanishëm u ka hequr njerëzve përfaqësuesin.”
Sa i përket të ardhmes në Partinë Demokratike, ai kërkoi reflektim nga drejtuesit:“I takon kryesisë së partisë dhe kryetarit të mblidhen bashkë, të bëjnë analizat dhe vendimet përkatëse. Mendoj se do të ndodhë shumë shpejt pas zgjedhjeve.”
Në fund, ai kishte edhe një mesazh për Jorida Tabakun:“Po e përgëzoj meqë mu dha rasti dhe shpresoj të bëjë punën e saj. Ama ka një problem këtu me perceptimin. Ky është gabimi i këtij sistemi. Ne garën e kemi me kundërshtarin politik, por ky sistem na bën të konkurrojmë nga brenda vetes dhe rrudhemi. Votat e mia janë bio.” -

Shpenzimet për NATO/ Rama: Kemi shumë nevoja për të përmbushur
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron foli për mbrojtjen dhe shpenzimet e NATO-s. Rama u shpreh se kemi shumë nevoja për të përmbushur dhe duhet një plan i mirë dhe i përgatitur për të krjuar një sistem mbrojtje më efikas. Më tej, ai shtoi se duhet një plan i koordinuar dhe me një garanci eficence, për shfrytëzimin e parave që duhen përdorur
“Ne nuk kemi një buxhet të madh dhe nga ana tjetër kemi shumë nevoja për të përmbushur, por e kemi përmbushur detyrimin tonë ndaj kontratës së përbashkët të Aleancës, ky është një moment i veçantë që ka sjellë në tryezë nevojën për të investuar më shumë dhe duam të rilindim ushtrinë tonë ushtarake dhe kemi nisur ta bëjmë duke nisur me më shumë buxhet për vendin. Por duke parë që tani është fryma e përgjithshme që do rriten buxhetet, na vijnë kompani nga të katër anët e Europës, blini nga ne makina… Është diçka që tregon se çështja nuk është sa para vëmë në dispozicion, por si i përdorim ato para. Franca ka një ushtri të përmbushur, por ne kemi ende shumë për të bërë. Dhe na duhet një plan më i koordinuar dhe me një garanci eficence, për shfrytëzimin e parave që duhen përdorur… Përpara disa javësh pata, një bisede me CEO e një prej kompanive më të mëdha ushtarake dhe më tha se ka vizituar një vend që ka blerë pa fund armatime, por që i kanë të pahapura dhe kjo nuk është një forcim i mbrojtjes. Duhet të punojmë për një sistem mbrojtje më efikas. Europa nuk mund të kthehet në një territor ku flitet vetëm për armë dhe luftë. Pasi ka dy territore për të mbrojtur, atë fizik dhe atë shpirtëror”, tha ai./ZËRI -

A mund të zhvillojë toka vetëdijen e saj? Hipoteza Gaia ofron një përgjigje jokonformiste
Toka ka pasur gjallesa për miliarda vjet, por a mund të konsiderohet planeti vetë si një qenie e gjallë? Shumica e njerëzve e shohin Tokën thjesht si një shkëmb gjigant, me kushte të përkryera për të ushqyer jetën siç e njohim sot, nga kafshët dhe bimët deri te bakteret mikroskopike. Por shkencëtari mjedisor anglez James Lovelock mendonte ndryshe.
Duke u larguar nga pikëpamjet tradicionale akademike, Lovelock bashkëpunoi me biologen evolutive amerikane Lynn Margulis në vitet 1970 për të zhvilluar një këndvështrim të ri të quajtur hipoteza Gaia. Kjo ide e paraqet Tokën si një sistem të gjallë në të cilin të gjitha organizmat ndikojnë në mjedisin përreth për të ruajtur homeostazën (me fjalë të tjera, qëndrueshmërinë). Edhe pse kjo hipotezë mbetet shumë e diskutueshme edhe sot, ajo ka zgjeruar dialogun shkencor rreth identitetit të planetit tonë.
Hipoteza Gaia
Në formulimin e hipotezës Gaia, Lovelock mori frymëzim nga mitologjia e lashtë greke. Gaia, perëndesha greke e Tokës, adhurohej si nëna e gjithë krijimit.
Në një kapitull të librit të vitit 1988, Biodiversity, Lovelock sugjeron se ideja e një Toke të gjallë është e rrënjosur thellë te njerëzimi, por u zhduk kryesisht nga komuniteti shkencor pas shekullit XIX.
Hipoteza Gaia e riktheu këtë ide të harruar, duke propozuar që Toka është një organizëm i gjallë i tëri, në thelb një superorganizëm i përbërë nga shumë pjesë që veprojnë në harmoni (njësoj si një koloni milingonash apo bletësh). Sipas Lovelock-ut, Toka jeton dhe merr frymë përmes cikleve të mbyllura të prapaveprimit që balancon kushtet e planetit dhe i mban ato të favorshme për jetën. Në këtë hipotezë, organizmat ndihmojnë në procese që rregullojnë, për shembull, temperaturën atmosferike apo kripësinë e oqeaneve.
Kritikat ndaj hipotezës Gaia
Shumica e kritikave të hershme ndaj kësaj hipoteze thonin se Toka dhe organizmat e gjallë nuk mund të veprojnë për të mbështetur vetë planetin me qëllim të vetëdijshëm. Përkrahësit e fortë të darvinizmit nuk besonin se organizmat mund të “arrijnë një të mirë të përbashkët përmes përzgjedhjes natyrore, dhe se përzgjedhja natyrore nuk mund të veprojë mbi të gjithë planetin,” siç thuhet në një punim të vitit 2021 në EarthArXiv.
Të tjerë argumentuan se hipoteza ishte më shumë një metaforë, pasi nuk mund të testohej për vlefshmëri. Shkencëtarët e diskutuan hipotezën Gaia në katër konferenca të veçanta, duke u përpjekur të zgjidhnin mosmarrëveshjet.
Në konferencën e dytë Gaia, të mbajtur në vitin 1988, Lovelock iu përgjigj kritikave duke zhvilluar një model matematik të quajtur Daisyworld. Këtu, një planet hipotetik i ngjashëm me Tokën përmban dy lloje lulesh: lule të zeza që thithin dritën dhe ngrohin planetin, dhe lule të bardha që reflektojnë dritën dhe e ftohin atë. Ky model sugjeron se lulet stabilizojnë klimën në një mënyrë që i lejon të dyja llojet të jetojnë në temperaturë optimale.
Daisyworld nuk i mbylli krejtësisht gojët e kritikëve, pasi ata vazhduan të gjenin probleme, si mungesa e faktorëve të tjerë që mund të ndikonin jetën dhe të shkaktonin paqëndrueshmëri në sistem. Për shembull, një sistem mund të përfshijë “mashtrues”, organizma egoistë që nuk punojnë për qëndrueshmërinë e planetit.
Ta bëjmë planetin tonë më inteligjent
Toka mund të mos jetë e gjallë në kuptimin tradicional, por a ka ajo një mendje të vetën? Shkencëtarët u morën me këtë pyetje në një studim të vitit 2022 të botuar në International Journal of Astrobiology.
Pjesërisht i frymëzuar nga hipoteza Gaia, ky kërkim paraqiti konceptin e inteligjencës planetare, duke shpjeguar se si aktiviteti kolektiv mund të krijojë një sistem të qëndrueshëm në Tokë. Studimi thotë se planeti ndodhet aktualisht në një fazë të quajtur “teknosfera e papjekur,” në të cilën teknologjia nuk është zbatuar ende plotësisht për të drejtuar sistemet e Tokës. Për momentin, ne ende po shterojmë burime natyrore si lëndët djegëse fosile, pa i dhënë planetit asnjë përfitim në këmbim.
Megjithatë, në të ardhmen mund të arrijmë fazën tjetër të inteligjencës planetare, të cilën studiuesit e quajnë “teknosfera e pjekur.” Kjo do të kërkonte teknologji që të mbështesë drejtpërdrejt mirëqenien e Tokës, pa shkaktuar ndikime negative. Edhe pse nuk dihet se kur do ta arrijmë këtë pikë, studiuesit thonë se ta bëjmë Tokën më inteligjente përmes teknologjisë mund të ndihmojë në luftën kundër ndryshimeve klimatike. / Discover Magazine – Syri.net
-

Eduard Halimi: Ky sistem është si një kosh, listat e mbyllura e deformojnë votën
Eduard Halimi
TIRANË- Eduard Halimi ka reaguar pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Përmes një shkrimi, Halimi shprehet se ka ardhur koha për reflektim brenda Partisë Demokratike pas humbjes. Ai po ashtu ka kritikuar edhe listën e mbyllur, duke u shprehur se e deformon votën, duke sjellur dështim.
“Ky është rezultat i një sistemi proporcional rajonal me lista të mbyllura, i cili nuk mat drejt votën, por e deformon. Ky sistem është si një kosh, ku fituesi merr të gjitha e humbësi nuk përfaqësohet. Dhe ky sistem është firmosur nga ne, me duart tona, pa kuptuar se po nënshkruanim dështimin tonë afatgjatë”, shkruan ai ndër të tjera.
Më tej, Halimi shkruan se Partia Demokratike duhet të fillojë të krijojë një lidër të ri që të punoj fort për të, njëjtë si kryedemokrati Sali Berisha.
“Lidership i ri?
Unë e di që nuk e kemi tani një të ngjashëm si Sali Berisha. Unë nuk kam qenë kurrë servil, as jam, as kam mbajtur pranë servilë. Por kjo është pikëpamja ime. Por filloni dhe krijoni dikë, që të punojë të paktën sa gjysma e tij, të ngrihet në mëngjes në 6 e të flejë në 2 të natës duke menduar për partinë, që mos bëjë kompromis me kundërshtarin, që të vendosë në disiplinë partinë dhe grupin parlamentar”, thuhet më tej.
Shkrimi i plotë:
NEXUS YNË: Rruga për më tej! Zgjedhjet qe nuk zgjidhen asgjë
Koha për të zhbërë formulën vrastare te sistemin elektoral qe na mohon demokracinë. Diaspora një teatër i dirigjuar dhe dështimi ynë!
Parathënie
Ky shkrim i drejtohet anëtarëve të familjes sonë politike. Ai nuk ka për qëllim të rëndojë më tej zemrat dhe shpirtrat e demokratëve, nuk është një përpjekje për protagonizëm dhe nuk duhet të krijojë. asnjë iluzion për ndonjë qëllim personal. Si gjithmonë, nuk i kam gjuajtur kurrë me gurë shtëpisë sime dhe kam shpërfillur hapur ata që e kanë bërë. Çatia e shtëpisë rregullohet në kohë të mirë – thotë Jack Ma – dhe tani kur koha është e keqe, e kemi këtë vështirësi. Por kemi rrugë përpara.
Ndaj zgjodha ta ndaj këtë reflektim në një moment kritik, kur Partia Demokratike po përballet me dhimbjen, tronditjen dhe betejën më të madhe që nga krijimi. Rrezikun e opozitës më të gjatë të jetës së vet. E zgjodha jo pa qëllim këtë titull të Y. Hararit, një nyje drejt një rrugëtimi të ri, dhe huazova qasjen e tij ndaj popullzimit dhe pushtetit. Edhe mund të heshtja dhe qëndroja në zonën e komfortit, por mendova të shkruaj. Sepse nuk është momenti për heshtje. Është koha për të folur hapur dhe për të vepruar ndershmërisht.
11 dhe 12 maj – një tronditje me tre valë
Mbrëmja e 11 dhe mëngjesi i 12 majit 2025 ishin si një shpërthim me tre valë goditëse për çdo demokrat:
1. Valë e parë: vala goditëse, hapja e kutive, tronditja e parë e përballjes me realitetin brutal të abuzimit që gjendej brenda kutive.
2. Valë e dytë e çdo shpërthimi është zjarri, flakët që dogjën shpresat, besimin dhe pritshmëritë, numërimi.
3. Valë e tretë: është tymi i mërzisë, propagandës, medias së kapur pas çdo projekti qeveritar, që verbon çdo qartësi, shfaq mosbesim, akuza dhe përçarje. Emisionet e mbrëmjes që helmojnë publikun me analiza toksike, fajësojnë opozitën, drejtuesit, kërkojnë ndëshkim, nga anëtari më i thjeshtë deri te lidershipi kryesor, kërkojnë ndryshim, përmbysje shprese!
Po. Ka nevojë për reflektim. Por ky nuk është moment për të gjetur fajtorë të vegjël. Fajtorët brenda nesh, faktorët që shkuam, apo të nënkuptojmë se si kundërshtari nxori këtë rezultat. Ky është moment për të ndaluar dhe për të kuptuar kush është armiku i vërtetë: është kundërshtari me mjetet e panumërta, e vodhi, bleu, shantazhoi, përdori krimin, bëri kontratë sërish me krimin për të marrë pushtetin – apo ka dhe më? Kaq e shohim dhe e pamë në valën e parë dhe të dytë goditëse, nga goditja dhe zjarri – por, ndërsa tymi po përhapet, lexoj numrat, përqindjet: 52% të votave që përkthehen në 83/140 mandate; një mandat që diku është 9.000 vota dhe diku 35.000 vota. Është një tjetër vrasës i demokracisë dhe votave tona: sistemi zgjedhor, që ka vrarë përfaqësimin, shpresën dhe funnksionimin normal të një opozite. Është sistemi që pranuam në këto 12 vjet me naivitet dhe paaftësi politike për të parë lojën e ekipit tjetër për të siguruar këtë fitore. Verbëria që nuk pamë lojën djallëzore të ekipit kundërshtar teksa ndryshonte rregullat e lojës dhe të tjerë që bërtisni: gjuajeni topin. Si ka mundësi që ishim kaq të verbër?!
Do t’i kthehem më poshtë këtij argumenti, por le të them diçka shkurt rreth asaj që i përket “tymit” dhe propagandës për të gjetur sot direkt dikë që të ndëshkojmë.
A. Anëtarët e thjeshtë dhe organizatën?
As nëpër mend. Po e them që në fillim se ata që nuk janë fajtorë në gjithë këtë proces, nuk janë anëtarët e thjeshtë, kryetarët e seksioneve, komisionerët, anëtarët e komisioneve, punëtorët e ndershëm të supermarketit, që 12 vjet në opozitë nuk arritën dot të kenë një jetë më të mirë, të kenë një punë në shtet, të merrnin disa të ardhura më të mira se privati, nuk arritën të kenë një biznes të ndershëm, se konkurrenca e parave të krimit e lidhur ngushtë me qeverinë, ata që u detyruan të largoheshin nga malet e deti, nga prindërit e tyre, të linin Shqipërinë, sigurisht për një jetë më të mirë. Jo baza jonë më e mirë, njerëzit tanë më të mirë të Partisë Demokratike, njerëzit tanë më të mirë, punojnë çdo ditë 12 orë, 16 orë, punojnë në karburante, supermarkete, punojnë punët më të zakonshme, nuk janë deputetë, nuk kanë rroba të mira dhe shtëpi luksoze, nuk i çojnë fëmijët jashtë shtetit me shkollë. Sigurisht që simboli mund të gjej shumë është ai që, komisionerët tanë, të cilët fajtorë nuk mund të jenë kurrën e kurrës. Nëse ka faj, e kemi ne.
B. Drejtuesit politikë që fushatë quanin prezantimin e kandidatëve duke shpërndarë fletëpalosje? Që postonin si Kryeministri i ardhshëm apo kryetari i ardhshëm i partisë pak ditë para zgjedhjeve? Që thonin se SB nuk do jetë Kryeministër?
C. Kryetarin e partisë që udhëhoqi fushatën?
Përgjigjja ime e shkurtër paraprake është: Më gjeni një si Sali Berisha.
Kam pasur fatin ta njoh Sali Berishën shumë më të ri. E mbaj mend kur festoi 60 vjetorin me një ekip të ngushtë në 2004. Unë atëherë sapo kisha mbushur 30. Për më shumë se 20 vite kam qenë me të. Ishte ai që më ftoi t’i bashkohesha dhe ka qenë fat të mësoj nga njeriu që më krijoi një disiplinë në punë, të mos fik telefonin, të përgjigjem 24/7 – por që kurrë nuk arrita të vij as deri te çereku i përkushtimit dhe forcës në punë. Kemi fituar dhe kemi humbur beteja me të. Kam dhënë dorëheqje 8 vjet më parë, pa mirëkuptimin e tij, për të hapur rrugë të tjerëve, për të mos u tërhequr zvarrë nga marrëveshjet jo të dobishme në atë kohë në kurriz të drejtësisë, dhe iu riktheva punës që kam pasion dhe ku do të vijoj pjesën tjetër të jetës – por vijova miqësinë me të. Dhe asnjëherë nuk kam harruar të njoh punën, përkushtimin dhe sakrificën që ai ka bërë për këtë parti.
Më gjeni një tjetër që në moshën 80-vjeçare çohet në 6 të mëngjesit, bën 15 takime në ditë, fle në 1 të natës, ka 30 vjet në punë shtetërore dhe jeton në një apartament modest, dhe do jem i pari që do ta votoj. Kur të ketë një të ri që i afrohet, ta votojmë të gjithë bashkë. Por derisa të ndodhë kjo, derisa mos e largojmë atë që na ka mbajtur në këmbë për 3 dekada këtë familje politike, të ecim përpara. Koha nuk na pret dhe atë nuk e ndalim dot. Do t’i kthehem sërish këtij argumenti në fund të shkrimit.
Zgjedhjet janë numra, jo moral. Populli a ka faj?
Kur populli nuk voton për ne, ne nuk duhet ta shajmë atë. Unë nuk e urrej popullin, as atë të majtë dhe as atë komunist.
Unë hyj te ata njerëz të cilët e shajnë popullin! Populli nuk shahet, nuk e ka fajin populli, nuk i vë fajin popullit, nuk e shikoj fajin te publiku, nuk e shoh fajin te tendenca.
Dikur, kur isha fëmijë, i urreja komunistët. Kur isha rreth 10 vjeç, i urreja për arsye personale. I urreja sepse kishin vrarë në ’44 vëllain e gjyshes, sekretar i përgjithshëm i Ballit, Zalo Vercunin. E vranë dhe e tërhoqën zvarrë në Korçë për t’ia treguar të gjithëve, dhe gjyshja ime qante çdo ditë derisa vdiq. I urreja komunistët sepse, në mënyrë të padrejtë, refuzuan t’i jepnin shkollën e lartë edhe pse kishin mesatare shumë të lartë në shkollën e mesme, vëllait dhe motrës sime. I urreja që vëllai punonte në moshën 19-vjeçare në bujqësi, punë të vështira, pasi kishte këtë biografi të keqe. I urreja komunistët që internuan hallën dhe fëmijët e saj të vegjël në mënyrë tërësisht të padrejtë dhe pa logjikë, vetëm se kunati i saj u arratis për një jetë më të mirë. I urreja komunistët sepse, kur isha 14 vjeç, nuk më lejonin të më jepnin gjimnazin, por më kërkonin të shkoja në shkollë profesionale, sa më detyruan të shkoja vetë 14 vjeç, të rrija një javë para komitetit të partisë për t’u kërkuar llogari, pasi ata njerëz komunistë që ishin në fshatin tim nuk ma jepnin mua shkollën, sepse pretendonin që unë do ta laja gjakun e luftës që ishte derdhur atëherë, 40 vjet më parë per shkak të biografise se keqe sipas tyre. U përpoqa dhe ia arrita në atë kohë, shkova në gjimnaz deri në 1990, dhe nëse nuk do të ishte Sali Berisha që do të rrëzonte komunizmin, nuk e di ku do të isha. Me rrëzimin e komunizmit, më në fund shkova në shkollën e lartë dhe pastaj pjesën tjetër e dini në Ëikipedia. Po, në atë kohë i kam urryer, por më pas u çlirova. U çlirua tek unë çdo mendje që urreja. Sigurisht, kur isha 18-19 vjeç, kisha shokë të majtë në fakultet, në jetë, dhe ishin njerëz normalë, nga ata që shohim në zgjedhje. E bëra këtë prezantim të gjatë jo vetëm se nuk kam folur më parë për këtë pjesë të jetës, por për të thënë se nuk i urrej më as komunistët dhe as të majtët. Nuk më duan dhe as i dua, por nuk i urrej. Ndaj nuk i urrej ata që nuk na votuan në 2025.
Harari thotë se pushteti fitohet nga numrat, nuk fitohet me moral, por me kontroll mbi informacionin dhe mekanizmat. Populli nuk është as i verbër, as i paditur. Nuk është dele, as budalla. Ai reagon ndaj asaj që sheh, që ndjen dhe që preket. Kur sheh një opozitë të pafuqishme, një sistem të njëanshëm dhe një pushtet që e sfidon çdo ditë, ai largohet, frikësohet ose mbyllet në vete.
Nuk ishin psikopatë gjermanët që votuan Hitlerin, as rusët që votuan Stalinin, as shqiptarët që votuan Enverin për 45 vjet. Ata u përballën me një realitet të shtrembëruar nga pushteti. Kjo ndodh edhe sot.
Sistemi i numrave: pengesa e madhe për ne!
Nga viti 2005 deri më sot, Partia Demokratike ka pasur afërsisht të njëjtin numër votash që kanë variuar bashkë me aleatë respektivë ndër vite 600–650 mijë. Por ndërkohë që në 2005 prodhonim 70 mandate, sot me të njëjtën votë prodhojmë vetëm 50 mandate.
Ky është rezultat i një sistemi proporcional rajonal me lista të mbyllura, i cili nuk mat drejt votën, por e deformon. Ky sistem është si një kosh, ku fituesi merr të gjitha e humbësi nuk përfaqësohet. Dhe ky sistem është firmosur nga ne, me duart tona, pa kuptuar se po nënshkruanim dështimin tonë afatgjatë.
Mashtrimi i mandateve – Si deformohet vullneti i qytetarëve përmes matematikës zgjedhore
Shembull real: Zgjedhjet e vitit 2025
• Partia Socialiste mori 730,000 vota dhe fitoi 83 mandate → 1 deputet për çdo 8,800 vota
• Partitë e tjera te vogla morën 175,000 vota dhe fituan vetëm 5 mandate → 1 deputet për çdo 35,000 vota
Kjo është katërfishim i pabarazisë. Kjo nuk është demokraci. Kjo është vjedhje e organizuar dhe e legalizuar nga mendje te djallëzuara të palës socialiste dhe të pranuara me naivitet nga PD.
Nëse Partia Demokratike dëshiron të mbijetojë politikisht, së pari duhet të pranojë një të vërtetë të hidhur: – është sistemi që e mban në pushtet te majtën. Dhe ky sistem është hartuar me finesë të djallëzuar për ta bërë humbjen të detyrueshme.
Grafikët nuk gënjejnë.
Në analizën që kam bërë për pesë qarqet kryesore – Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Shkodër – rezultatet janë të qarta dhe tronditëse:
• Vota për PD qëndron konstante ose me luhatje minimale nga 2005 deri në 2025.
• PS ka rritje graduale, por jo aq sa për të justifikuar rritjen dramatike të mandateve që merr.
• Mandatet nuk pasqyrojnë votën popullore, por shtrembërimin që sistemi bën mbi votën.
Për shembull, në Tiranë, vota e PS është rritur me numra ndër vite, por numri i mandateve që fiton është rritur me mbi 40%. Kjo nuk është demokraci. Kjo është aritmetikë e paracaktuar politike.
Pse ndodh kjo?
Sepse kemi një sistem proporcional rajonal me lista të mbyllura, ku:
• Mandatet ndahen sipas qarqeve, jo sipas totalit kombëtar të votave.
• Lista e mbyllur favorizon vetëm kryetarët dhe të emëruarit, jo kandidatët që kanë besim real nga qytetarët.
• Partia që del e para në një qark, merr disproporcionalisht më shumë mandate, duke e kthyer gjithë sistemin në një garë të pabarabartë, pa frymë dhe pa alternativë.
Ky është një sistem i projektuar me qëllim të qartë për të ruajtur pushtetin me çdo kusht.
Dhe ne, për fat të keq, jemi bërë bashkëfajtorë me votën, heshtjen ose kompromisin.
Ky sistem është ilegjitim në frymë dhe në përmbajtje.
Sistemi vrastar është arkitekt i humbjes, jo votuesi.
Kodi zgjedhor është një kurth i nënshkruar nga vetë ne:
Sistem i pabarabartë për përfaqësim dhe penalizim të koalicioneve, që i kthen votat tona në mandate të humbura. Ne kemi gabuar kur kemi pranuar një Kod Zgjedhor që na dëmton në themel. Ky kod nuk është thjesht i padrejtë — është vetëshkatërrues për opozitën. Politika është numra, jo moral. Moraliteti pa mekanizëm përfaqësimi është i padobishëm. Prandaj, ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është një kërkesë teknike — është një kusht për mbijetesë politike.
Diaspora, një teatër i dirigjuar nga kundërshtari, dështimi i madh i sistemit dhe organizimit tone.
Ka qenë 4 vjet më parë momenti kur kam njohur djemtë e diasporës, Florianin. Nuk e njihja, ma solli PD në zyrë në 2021, kur Lulëzim Basha dhe Sali Berisha kërkuan të gjenim çdo shkelje të mundshme për të kontestuar zgjedhjet (puna e çdo opozite, kjo është), dhe këtë proces e nisëm me kolegët e mi, Marashin, një nga djemtë e talentuar që kisha aty. Ishte dhe një ngjarje e rëndë ligjore se si Partia Socialiste përdori mekanizmin e pandemisë për të ndaluar emigrantët të votonin një javë para zgjedhjeve, duke i thënë se: “Nëse vini, do qëndroni në karantinë dhe nuk do keni mundësi të votoni.” Çështje fantastike për librin e zi dhe fushën time, të drejtat e njeriut — shkelje e të drejtës së votës, një çështje fantastike e të drejtës kushtetuese, për të cilën unë jam i pasionuar. Megjithatë, kisha dilemat e mia. Dilemat e mia, sigurisht, që qëllimi kryesor ishte të bëja faqen e zezë të qeverisë. Ky ishte qëllimi kryesor. Për këtë ngarkova Marashin të bënte padinë. U kujdesëm bashkë që të bënim një padi sa më solide, bashkë me ekspertë të tjerë të së drejtës ndërkombëtare, duke marrë të gjitha vendimet e gjykatave së botës — institucioni që unë respektoj më shumë mbi tokë. Punën e bëra falas dhe e publikova në rrjete sociale. Por mjaftoi një konferencë online për të cilën unë nuk isha shumë i informuar, pasi kisha pasur një ditë shumë të ngarkuar në punën time. Kur u futa për pak minuta, më kërkuan nëse unë do t’i mbështesja ata që, nëse do ta fitonin gjyqin, të shkonin ta ekzekutonin vendimin, t’i mbështesja nëpërmjet Partisë Demokratike. Në mënyrë të sinqertë i thashë që nuk investohem me këtë, sepse kjo i përkiste partisë dhe një debati absurd të kohës: kush do të mbajë godinën, kush do të mbajë selinë, dhe nuk dija si mund të kem hapësira, pasi në atë kohë e kishte ende Lulzim Basha selinë dhe numrin e deputetëve për ta mbështetur. I thashë që do përpiqem të flas me të dhe fola, por i thashë që si politikan nuk jam i bindur që kjo do na bëjë mirë si parti politike. Nuk jam i bindur se diaspora do e mbështesë Partinë Demokratike, sepse ne kemi dështuar historikisht me diasporën ndër vite. Dikush prezent që nuk e njihja bëri një shkrim që unë po punoja kundër PD. U përpoqa ta kontaktoja në FB dhe thashë që nuk e ka fajin diaspora që nuk e mbështet opozitën, por fajin e kemi ne. Ne kemi dështuar në 2013, kemi dështuar në 2017, kemi dështuar në 2021, dhe kjo gjë nuk dihet që do bëjë mirë. T’i kërkojmë opozitës të vendosë garanci që procesi, vota, mekanizmat të jenë të saktë, u provuan ndryshimet e duhura ligjore. Dhe kështu muajt ikën. Opozita, e zënë me sherret e veta, u kujtua pak javë para Kodit Zgjedhor. Me naivitet nuk ju vu vëmendja as në mekanizmat se si do silleshin votat, si do bëhej postimi, si do mbrohej vota dhe sigurisht edhe ekzekutimi, siç ne te Partia Demokratike na ka karakterizuar që zbatimin e vendimeve e kemi tmerrësisht të gabuar. Sidomos në 10 vitet e fundit. Marrja e vendimeve të forta ndoshta nuk ka qenë strategji e gabuar, por zbatimi i tyre ka qenë llahtarisht i gabuar, që sollën edhe armiqësinë me partnerët tanë ndërkombëtarë në 8 vitet e fundit. Dhe kështu shkoi dhe diaspora.
Dobësi në mbrojtjen e votës:
Pa strukturë mbrojtëse të votës, pa vëzhgues të trajnuar, pa logjistikë, çdo betejë zgjedhore humbet që në nisje. Por jo vetëm kaq. Ne dështuam t’i takojmë, t’u flasim. Përveç 4-5 takimeve të SB, pjesa tjetër kanë ekskursione, asnjë matricë numerike, asnjë kontakt. Unë jam i lumtur që me ekipin mbrojtëm të drejtën për të votuar çdo shqiptar. Unë jam njëri që e dashuroj vendin tim, e dashuroj kushtetutën, i dua njerëzit, shqiptarët e mi edhe kur ata janë të majtë, edhe kur ata janë të djathtë, kur janë me ngjyrë, kur janë pa ngjyrë. Ky jam unë, Eduard Halimi, avokat, jurist, dhe për mua çdo qytetar shqiptar nëpër botë ka të drejtë natyrale për të votuar dhe për të zgjedhur kë të dojë ai. Në qoftë se nuk e do aq shumë Sali Berishën, le të votojë kë të dojë, votuesin politik. Kjo është një e drejtë që nuk duhet t’ia ndalojë një personi. Po pse nuk voton ai Sali Berishën, por voton Edi Ramën? Për këtë nuk e ka fajin as kushtetuta. Fajin e kemi ne. Fajin e kemi ne, se nuk u morëm të vinin shtëpi më shtëpi, të takonim emigrantët, por bëmë shëtitje në Evropë. Kam 295 kushëri, motra, vëllezër, emigrantë dhe i kam marrë në telefon që nga Australia, Greqia, Italia, Gjermania, Amerika, Austria, dhe i kam thënë: A ju ka marrë kush në telefon për të votuar nga PD? A ju kontaktoi kush për t’ju ftuar në takime? Askush. Disa herë ja kam shpërndarë dhe dërguar emrat dhe kontaktet Flamur Nokës, disa herë i kam thënë Spahos, disa, askush nuk merrte. Përpjekjet tona për diasporën ishin dështim. Dështim në prurje, rritje të numrit të votuesve. Është rritja të cilën ti nuk e kthen dot më, sepse përton, sepse je dembel, sepse nuk arrin dot, nuk e sheh. Sikur të kishin lënë një në listë të hapur vetëm votat e diasporës, do e shikonin edhe më qartë të vërtetën. Nuk kam dëshirë të sulmoj askënd, sepse qëllimi im është vetëm një analizë ende e përciptë dhe kërkoj ndjesë nëse lëndoj ndokënd. Por ne e sabotuam mekanizmin e diasporës. Ne që shpallëm vitin e diasporës, sabotuam mbrojtjen efektive të të drejtës së tyre. Jo me dashje, por me përtese dhe ndoshta paaftësi.
Nexus ynë i PD
PD-ja dje ka zgjedhur të jetë midis konfrontimit dhe reformimit. Por ne e dimë që vetëm një parti që ka ndershmëri me vetveten, guxim për t’u përballur me gabimet dhe një projekt për të ardhmen, mund të rikthehet si shpresë për Shqipërinë.
Ky është momenti NEXUS – pika ku lidhim gjurmët e së shkuarës me vizionin e së ardhmes. Dhe kjo ndodh vetëm nëse ne vetë bëhemi ndryshe, jo vetëm flasim për ndryshim. Unë jam plotësisht dakord me konfrontimin për zbulimin e çdo abuzimi me votën, çdo vjedhje, shantazh, manipulim, por paralelisht ta nisim nga vetja: të kërkojmë asgjësimin e mekanizmit vrastar të zgjedhjeve – Kodin Zgjedhor. Me këtë Kod Zgjedhor, nuk ka më zgjedhje. Kërkohet sistem i ri kombëtar. Vota e diasporës të jetë kushtetuese dhe efektive. Një grup, një ekip me njerëz të zgjuar, shumë më të zgjuar edhe se ne, edhe se ata të palës kundërshtare, që të ndërtojmë një sistem të qartë që njeh barazinë e votës me një sistem që eliminon epërsinë kriminale të kundërshtarit që me 52% të votave merr 83 mandate (75% të parlamentit). T’i kërkojmë falje demokratëve që ramë dakord dhe t’u premtojmë atyre që jo vetëm nuk e njohim, por kurrë nuk do biem më pre e këtij manipulimi. Dhe ky ekip i ri, jashtë apo brenda partisë, të na krijojë një dritë në fund të tunelit si Nexus. Kjo do të ishte sfidë e kuptueshme për partitë tona partnere – për njohjen ose jo dhe për zgjedhjet e tjera. Të hysh apo jo në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, edhe ngjit edhe jo, por të kërkosh të hysh me rregulla loje të barabarta, absolutisht po.
Të ngremë ekipe numerike të PD me të rinj anembanë vendit, të ngremë frymën e ndryshimit, të ngremë ekipe që do të shembin urat e kalbura të pallatit të kundërshtarit politik me denoncime ditore e javore.
Lidership i ri?
Unë e di që nuk e kemi tani një të ngjashëm si Sali Berisha. Unë nuk kam qenë kurrë servil, as jam, as kam mbajtur pranë servilë. Por kjo është pikëpamja ime. Por filloni dhe krijoni dikë, që të punojë të paktën sa gjysma e tij, të ngrihet në mëngjes në 6 e të flejë në 2 të natës duke menduar për partinë, që mos bëjë kompromis me kundërshtarin, që të vendosë në disiplinë partinë dhe grupin parlamentar; që t’u kërkojë deputetëve të hapin zyra në çdo zonë dhe të raportojnë çdo të premte mbi takimet, jo t’i takojnë vetëm për zgjedhje votuesit; që mos lejojë deputetët të bëjnë kompromise personale dhe të mbajë qëndrime të forta nëse e bëjnë; që të disiplinojë në denoncime dhe përballje me kundërshtarin në TV – të jetë rregull javor dhe kush neglizhon, largohet; se fjalimet në parlament, nëse do të shkojnë, të kenë një narrative dhe kush nuk pranon, t’i lërë vendin tjetrit; se meritokracia nuk ka të bëjë me moshën, por me intelektin; se ambicia nuk varet nga pazaret e vogla; se “xhaketa të vjetra e të reja” është term komunist; se vlera varet nga guximi dhe përkushtimi; se drejtues politik dhe deputet duhet të bëhesh dhe jo të emërohesh; se partia nuk mund të jetë vetëm grupi parlamentar, por një familje e madhe me një oborr të mbushur me ekipe përfaqësuese në godinën e bukur buzë Lanës; se drejtuesi i forumit të mos jetë më shumë se 25 vjeç dhe të punojë 24h për PD, etj., etj.
Dhe kur të kemi filluar të rregullojmë shtëpinë dhe të identifikojmë dikë që do të jetë i aftë si Sali Berisha, të ngrihet në 5-6 të mëngjesit dhe të flejë në orën 1 të natës duke menduar për Partinë Demokratike, jam gati të vij ta votoj pa mëdyshje në orën 1 të natës.
Ky është Nexus ynë!
/ZËRI -

“Njerëzit meritojnë një sistem emigracioni të drejtë”/ Starmer pas takimit me Ramën: Kemi përveshur mëngët për të frenuar paligjshmërinë
Kryeministri Keir Starmer ka mbajtur një konferencë të përbashkët mediatike, krah homologut shqiptar Edi Rama.
“Njerëzit meritojnë një sistem emigracioni të drejtë. Ju jam mirënjohës ju kryeministër për mbështetjen rreth çështjes së emigrantëve. Ka qenë ulje e konsiderueshme lëvizja e gomoneve. Task forca jonë e përbashkët, kanë përveshur mëngët dhe kanë ecur para, për të frenuar emigracionin e paligjshëm. Ne dëshirojmë që këta të dënuar ta vuajnë dënimin këtu në Shqipëri. Partneriteti ynë shkon përtej.
Shprehem këtu për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, për të frenuar emigracionin e parregullt. Jam i kënaqur që përpara jush mund të shprehem për bashkëpunimin për shtijen e automjeteve ushtarake. Ky është një moment ku shtetet europiane.
Do të shkoj për të vizituar trupat shqiptare dhe britanike që pop punojnë së bashku. Ne do të vijojmë punë për bashkëpunimin mes trupave, për të ndihmuar Ukrainën në agresionin që po përballet. Me këtë që po bëhet tregojmë se Europa është e bashkuar. Ishte privilegj për mua që kam qenë këtu”, tha Starmer.Top Channel
-

‘Vjedhje e pastër e votës’/ Abazaj: Shkuam të tërheqim zarfet në DHL dhe në sistem dilte që i ‘kemi’ marrë para 1 ore
Një tjetër dëshmi ka ardhur për mënyrën se si janë manipuluar nga mazhoranca socialiste votat e shqiptarëve të Diasporës në Greqi.
Sipas qytetarit Abazaj, në momentin që ka shkuar të tërheqi zarfet në DHL, në sistem dilte që i ‘kemi’ marrë para 1 ore’.
‘Kjo është një vjedhje e pastër’, thekson Abazaj.
Abazaj: Kur kemi shkuar për të marrë fletët e votimit, nuk na është kërkuar asnjë mjet identifikimi. Ndërkohë, në rastet më të thjeshta, si kur posta sjell diçka në shtëpi, kërkohet domosdoshmërisht dokument identifikimi. Këtë herë me votën tonë janë tallur dhe, sipas të gjitha gjasave, është vjedhur.
Në qytetin ku unë banoj, kur shkuam për të marrë zarfin me votën, rezultoi se ato ishin tërhequr 1 orë e 30 minuta para se ne të shkonim në vendin e caktuar, në zyrat e DHL. Në sistem na u shfaq se zarfet ishin tërhequr nga një person i panjohur, i cili ishte paraqitur me një listë të caktuar dhe kishte marrë një sasi zarfesh nga zona ku unë banoj.
Unë e kam denoncuar këtë rast në DHL, në ambasadë dhe pranë KQZ-së. Zarfi ynë është marrë, por nuk kemi asnjë informacion nëse është kthyer apo ka mbërritur në Shqipëri.
-

Benet Beci: 80 pallate në Shkodër me sistem kapot për eficiencë energjetike dhe pamje të re
Në zonën e urës Dervishbeg, përgjatë rrugës “Hafiz Sabri Bushati”, vijon puna për transformimin e blloqeve të banimit në Shkodër. Kryetari i Bashkisë, Benet Beci, bëri me dije se ndërhyrjet për rritjen e eficiencës së energjisë dhe përmirësimin estetik të pallateve po realizohen nëpërmjet veshjes me sistemin kapot.
Ky projekt, që është pjesë e vizionit për një Shkodër më të gjelbër dhe më moderne, ka përfshirë deri më tani 80 pallate në të gjithë qytetin, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta për mbi 2000 familje shkodrane.Postimi i plotë:
-

Vota e diasporës/ Celibashi: Mbi 17 mijë votues kanë kthyer fletën e votimit
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celiabashi në një konferencë për mediat ka folur për procesin e votimit nga diaspora.
Gjatë fjalës së tij, Celibashi tha se procesi po ecën shumë mirë, por ka problemet e veta.
Ai ka deklaruar se janë 17 mijë fletë votimi të kthyer, teksa shton se mbeten rreth 30 mijë zgjedhës që akoma nuk e kanë marrë fletën e votimit.
“Me rëndësi ngelet që fletët e votimit të mbërrijnë 100% tek votuesit dhe të kthehen mundësisht 100%. Kthimi mbetet në vullnetin e votuesve. Numri i kthimit mendoj unë është relativisht i lartë. Kemi 17 mijë e pak votues nga 245935 që e kanë kthyer fletën e votimit. Po e ndjekim dhe jemi në ndjekje të përmbushjes së detyrimeve të DHL për detyrimin që ata kanë për të shpërndarë të gjithë dokumentacionin zgjedhor. Ngelen rreth 30 mijë zgjedhës që akoma nuk e kanë marrë.
Kemi diçka më pak se dy javë në dispozicion dhe mendoj që është e mundur që të shpërndahen edhe ato fletë votimi që nuk janë shpërndarë deri tani. Tej problematikave sipas gjykimit tim, procesi është duke shkuar relativisht mirë. Nuk kemi probleme të mëdha. Nuk kemi një sistem që po dështon. Kemi një sistem që po funksionon, por ka probleme. Është një sistem komplet funksional. Po bashkëpunojmë me të gjithë aktorët në këtë proces”, shprehet Celibashi.
