Komisioni Evropian ka njoftuar se më 12 tetor 2025 nis zyrtarisht zbatimi i Sistemit të Ri të Hyrje-Daljeve (Entry/Exit System – EES) në kufijtë e jashtëm të zonës Shengen. Zbatimi do të bëhet në mënyrë graduale gjatë një periudhe gjashtëmujore në të gjitha 29 vendet evropiane pjesëmarrëse.Ky sistem modern do të regjistrojë në mënyrë digjitale të gjitha hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve joanëtare të BE-së, të cilët udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra. EES do të mbledhë të dhëna biometrike (gjurmë gishti dhe imazhe të fytyrës), si dhe informacione të tjera të udhëtimit.Çfarë do të ndryshojë për udhëtarët shqiptarë?Shqiptarët që udhëtojnë drejt vendeve të BE-së për qëndrime të shkurtra (pa vizë), si për turizëm, punë sezonale apo vizita familjare, do të regjistrohen në këtë sistem në momentin e kalimit të kufirit.Në vend të stampës në pasaportë, hyrja dhe dalja do të regjistrohet automatikisht në sistem bashkë me të dhënat biometrike. Kjo do të shkurtojë radhët në pika kufitare përmes kalimit të automatizuar dhe do të ofrojë më shumë siguri për të gjitha palët.Megjithatë, shqiptarët që shkelin rregullat e qëndrimit (p.sh. qëndrim mbi 90 ditë brenda çdo 180-ditëshi), mund të identifikohen më lehtë dhe të përballen me masa ndaluese ose ndalim hyrjeje në të ardhmen.Pse po aplikohet EES?Qëllimi i këtij sistemi është:të parandalojë imigracionin e parregullt,të identifikojë më lehtë qëndruesit e paligjshëm (“overstayers”),të ndihmojë në luftën kundër mashtrimit të identitetit,të përmirësojë sigurinë e brendshme përmes të dhënave në kohë reale.Çfarë duhet të presin udhëtarët?Në muajt në vijim, BE do të ndërmarrë fushata informimi në pikat kufitare, aeroporte dhe përmes ambasadave për të përgatitur qytetarët për ndryshimet që sjell EES. Autoritetet shqiptare, linjat ajrore dhe agjencitë e udhëtimit pritet gjithashtu të përfshihen në shpërndarjen e informacionit për qytetarët.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Komisioni Evropian ka njoftuar se më 12 tetor 2025 nis zyrtarisht zbatimi i Sistemit të Ri të Hyrje-Daljeve (Entry/Exit System – EES) në kufijtë e jashtëm të zonës Shengen. Zbatimi do të bëhet në mënyrë graduale gjatë një periudhe gjashtëmujore në të gjitha 29 vendet evropiane pjesëmarrëse.Ky sistem modern do të regjistrojë në mënyrë digjitale të gjitha hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve joanëtare të BE-së, të cilët udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra. EES do të mbledhë të dhëna biometrike (gjurmë gishti dhe imazhe të fytyrës), si dhe informacione të tjera të udhëtimit.Çfarë do të ndryshojë për udhëtarët shqiptarë?Shqiptarët që udhëtojnë drejt vendeve të BE-së për qëndrime të shkurtra (pa vizë), si për turizëm, punë sezonale apo vizita familjare, do të regjistrohen në këtë sistem në momentin e kalimit të kufirit.Në vend të stampës në pasaportë, hyrja dhe dalja do të regjistrohet automatikisht në sistem bashkë me të dhënat biometrike. Kjo do të shkurtojë radhët në pika kufitare përmes kalimit të automatizuar dhe do të ofrojë më shumë siguri për të gjitha palët.Megjithatë, shqiptarët që shkelin rregullat e qëndrimit (p.sh. qëndrim mbi 90 ditë brenda çdo 180-ditëshi), mund të identifikohen më lehtë dhe të përballen me masa ndaluese ose ndalim hyrjeje në të ardhmen.Pse po aplikohet EES?Qëllimi i këtij sistemi është:të parandalojë imigracionin e parregullt,të identifikojë më lehtë qëndruesit e paligjshëm (“overstayers”),të ndihmojë në luftën kundër mashtrimit të identitetit,të përmirësojë sigurinë e brendshme përmes të dhënave në kohë reale.Çfarë duhet të presin udhëtarët?Në muajt në vijim, BE do të ndërmarrë fushata informimi në pikat kufitare, aeroporte dhe përmes ambasadave për të përgatitur qytetarët për ndryshimet që sjell EES. Autoritetet shqiptare, linjat ajrore dhe agjencitë e udhëtimit pritet gjithashtu të përfshihen në shpërndarjen e informacionit për qytetarët.
Tag: sistem
-

SPAK goditi rrjetin kriminal që transferonte paratë e krimit nga Zvicra drejt bandave në Shqipëri, çfarë është sistemi “i padukshëm” Hawala
Në një botë gjithnjë e më të lidhur, ku teknologjia dhe bankat digjitale dominojnë tregun financiar, ekziston ende një sistem tradicional e i fuqishëm që funksionon përtej bankave dhe pa nevojën e ndonjë dokumentacioni zyrtar: Hawala.
Ky sistem, i përdorur prej shekujsh në vendet e Lindjes së Mesme, Azisë Jugore, Afrikës së Veriut dhe më gjerë, është një formë informale e transferimit të parave, që mbështetet në besimin personal, jo në institucionet financiare.
Çfarë është Hawala?
Hawala është një sistem alternativ për transferimin e parave, ku nuk ka lëvizje fizike të parave dhe as ndonjë regjistrim zyrtar të transaksionit. Në vend të kësaj, paratë kalojnë përmes një rrjeti agjentësh të njohur si “hawaladarë”, të cilët merren me dërgimin dhe pranimin e shumave të parave në mënyrë diskrete.
Për shembull, një person në Kanada dëshiron të dërgojë para në Pakistan. Ai i jep shumën një hawaladari në qytetin e tij. Ky hawaladar e njofton një tjetër në Pakistan që t’ia japë shumën marrësit. Marrësi i parave i tërheq ato menjëherë, ndërsa hawaladarët rregullojnë borxhet mes tyre më vonë, shpesh përmes tregtisë ose shkëmbimeve të tjera financiare.
Pse përdoret?
Hawala ka disa përparësi që e bëjnë tërheqës për shumë njerëz:
Shpejtësi – Transaksionet bëhen pothuajse në kohë reale.
Tarifa të ulëta – Shpesh më të lira se bankat tradicionale ose shërbimet si Western Union.
Diskrecion – Nuk kërkohet ID ose dokumente zyrtare.
Qasje për të gjithë – I përshtatshëm për komunitetet që nuk kanë akses në sistemet bankare moderne.
Për këto arsye, hawala është mjaft popullor në zonat rurale, mes emigrantëve dhe në rastet ku njerëzit nuk i besojnë bankave.
Rreziqet dhe kontestet ligjore
Megjithëse vetë koncepti i hawala-s nuk është kriminal, ai shpesh ndodhet në zonë të errët ligjore. Në disa vende, hawala është plotësisht i paligjshëm; në të tjera, ai lejohet vetëm nëse agjentët regjistrohen dhe raportojnë transaksionet.
Për shkak të mungesës së dokumentimit dhe transparencës, hawala është përdorur edhe për pastrim parash, financim të terrorizmit, dhe aktivitetet e paligjshme ndërkombëtare. Kjo ka bërë që shumë autoritete financiare dhe agjenci ndërkombëtare të ndjekin nga afër rrjetet hawala dhe ta lidhin me krimin e organizuar.
Përfundim
Hawala mbetet një fenomen unik në botën financiare moderne – një sistem që mbështetet jo te teknologjia, por te besimi mes njerëzve. Ai është dëshmi e mënyrës sesi strukturat tradicionale arrijnë të mbijetojnë përkrah zhvillimeve globale. Megjithatë, sfida kryesore është balancimi mes përfitimeve të tij praktike dhe rrezikut që paraqet për sigurinë financiare ndërkombëtare. Prandaj, diskutimi rreth hawala-s mbetet aktual dhe kompleks.
Çfarë ndodhi sot?
SPAK ka zbuluar dhe goditur një rrjet kriminal të përfshirë në trafik droge dhe pastrim parash, përmes sistemit “Hawala”.
Sipas njoftimit zyrtar nga SPAK, nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimeve paraprake dhe ato të kryera nga autoritetet e drejtësisë zvicerane, janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat kanë provuar faktin se personat nën hetim E.F, B.F dhe P.K, në bashkëpunim me njëri tjetrin, si dhe në bashkëpunim me disa persona të tjerë që janë me banim në Luzern, Zvicër, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar dhe kanë bërë të mundur funksionimin e një sistemi informal të transferimit të parave. Përmes këtij sistemi kanë transferuar dhe kanë transportuar nga Zvicra për në Shqipëri, sasi të konsiderueshme të parave që kanë pasur si burim të origjinës së tyre aktivitetet e trafikimit dhe të tregtimit të lëndëve narkotike në territorin e Zvicrës apo në vende të tjera.
Ky sistem informal i transferimit të parave, i njohur me emërtimin “Hawala”, iu ka mundësuar personave nën hetim dhe personave të tjerë të përfshirë në aktivitetet kriminale, të transferonin në mënyrë të shpejtë, shuma monetare nga Zvicra në Shqipëri, për një periudhë disa vjeçare, të paktën prej vitit 2020 dhe në vazhdim.
Personat e interesuar për transferimin e parave (dërguesit e parave) dorëzonin paratë që kishin origjinë kriminale tek bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër, duke i informuar ata për emrin e personit që ishte pritësi i shumave të parave në Tiranë.
Bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër menjëherë sapo kryhej depozitimi i parave njoftonin bashkëpunëtorët e tyre në Tiranë, personin nën hetim E.F, i cili është edhe drejtuesi i këtij grupi kriminal, për shumën e depozituar të parave dhe emrin e personit i cili ishte pritësi i parave në Tiranë. Më pas, personi nën hetim E.F, në bashkëpunim me personat nën hetim B.F dhe P.K, dorëzonin sasinë e njëjtë të parave që ishtë depozituar te bashkëpunëtorët e tyre në Zvicër, tek personat që ishin pritësit e shumave në Tiranë.
Në këtë mënyrë mundësohej transferimi i parave në një kohë shumë të shpejtë, pa qënë e nevojshme që të kryhej transportimi i menjëhershëm fizik i parave nga Zvicra në Shqipëri, si dhe njëkohësisht bëhej e pamundur për agjencitë e zbatimit të ligjit, rregjistrimi i transfertave të parave, identifikimi i personave dërgues dhe pritës të parave, si dhe verifikimi i burimit të parave që transferoheshin.Top Channel
-

Çfarë është Hawala? Si funksionon sistemi informal i transferimit të parave
Hawala është një metodë informale e transferimit të parave. Ky sistem konsiderohet si një “transferim parash pa lëvizje parash” dhe në thelb funksionon mbi bazën e besimit të ndërsjellë mes palëve të përfshira.
Ky mekanizëm, i cili ka origjinën në Azinë Jugore, përdoret edhe sot në mbarë botën, sidomos në komunitetet islame, si një alternativë ndaj sistemit tradicional bankar.
Në vend të transfertave bankare ndërkombëtare, paratë dërgohen përmes një rrjeti të veçantë të quajtur “hawaladars” apo tregtarë të hawala-s.
Këta tregtarë nuk përdorin dokumentacion formal, gjithçka bazohet në një sistem të paligjshëm, por i mirëorganizuar i regjistrimit të transaksioneve, ku çdo kredi apo debit shënohet në mënyrë të përmbledhur dhe diskrete. Borxhet mund të shlyhen përmes parave, pronave apo edhe shërbimeve.
Ata që nuk respektojnë marrëveshjet e nënkuptuara konsiderohen si të pabesë dhe përjashtohen nga rrjeti, një dënim që vlen më shumë se çdo ndëshkim ligjor për ta.
Për shumë emigrantë që dërgojnë para në vendet e tyre të origjinës, hawala është shpesh alternativa më praktike. Në vende ku sistemi bankar është i kushtueshëm ose i paarritshëm, hawala ndihmon në qarkullimin e fondeve me shpejtësi, kosto të ulët dhe pa burokraci. Madje, në disa raste, tregtarët nuk aplikojnë tarifa për emigrantët, për t’i nxitur të përdorin këtë kanal joformal.
Ky sistem është veçanërisht i rëndësishëm për njerëzit që nuk kanë dokumente identifikimi apo akses në një llogari bankare. Për ta, është e vetmja mënyrë për të dërguar para jashtë vendit. -

Tortura, akoma evidente
Nga Arben Papadhopulli
Asnjëherë nuk kam shkruar për Erion Veliajn — as kur ishte më i fuqishmi në Tiranë, as kur u arrestua në zyrë. As për gjyqin e tij e as për pretendimet e tij. Por si një qytetar kam të drejtë të flas. Nuk më ka lidhur asgjë personale apo politike me të, përveç disa shkëmbimeve idesh kur ai drejtonte organizatën MJAFT dhe unë një fondacion të BBC-së në Shqipëri.
Por sot, si qytetar i këtij vendi, ndiej neveri dhe tronditje kur shoh një sistem që praktikon metoda të turpshme dhe çnjerëzore ndaj një individi që, pëlqehet apo jo, është një qënie njerëzore.
Nëse ka vjedhur apo bastisur duhet të ketë turp, dhe të vuajë dënimin e duhur.
Por. Shqipëria është palë e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës dhe Trajtimit apo Dënimit Mizor, Çnjerëzor apo Poshtërues, të ratifikuar që në vitin 1994. Shteti shqiptar ka detyrime të panegociueshme për të mos aplikuar, nxitur apo toleruar forma torturimi fizik, izolimi ekstrem apo presioni psikologjik ndaj të paraburgosurve — pavarësisht se kush janë apo çfarë akuzash u rëndojnë.
Ajo që po ndodh me Veliajn nuk është më sistem i bujaties së dënimit — është torturë në logjikë. Një sistem që i mbyll sytë para luksit dhe privilegjeve që u ofrohen kriminelëve të rrezikshëm, ndërsa përpiqet të poshtërojë publikisht një figurë politike, nuk ka më lidhje me administrimin penitenciar. Ka hyrë në një territor tjetër: atë të dhunës së legjitimuar nga heshtja dhe hipokrizia.
Kur sistemi nuk respekton më njeriun, ai shndërrohet në vegël poshtërimi. Dhe aty nuk jemi më përballë një çështjeje politike — por përballë një katastrofe njerëzore dhe morale. -

“Kemi sulme kibernetike çdo ditë”/ Rama kërkon mobilizim: Të ndërtojmë një sistem
Gjatë takimit me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve i zhvilluar në Berat, kreu i qeverisë vuri theksin te mbrojtja kibernetike, duke deklaruar se Shqipëria sulmohet çdo ditë, në mënyrë sistematike nga hakerat.
Kryeministri në fjalën e tij kërkoi që të ndërtohet një sistem i tillë, që institucionet në nivel vendor apo sektori privat, të investojnë në teknologji.
“Armiku i padukshëm”, tha ai nuk duhet neglizhuar pasi kemi të bëjmë me një nga vendet më të fuqishme të terrorizmit kibernetik.
“Kemi shumë potencial dhe duam që në këtë mandat, të vëmë shumë theksin në këtë pikë dhe të rrisim mbështetjen, kur vjen puna tek sektori privat ju dini sa larg jemi. Ne jemi para, sepse qeveria është fiksuar tek kjo që ditën e parë. Kemi kompani të mëdha në Shqipëri që mund të bëjnë në këtë fushë për vetën e tyre dhe janë të pambrojtura nga ana e cyber, mund të shkosh dhe ti sulmosh e ti bësh copash. Ne nuk jemi në luftë me një haker anonim, ne jemi në luftë me një nga vendet më të fuqishme kibernetike. Kemi çdo ditë sulme sistematike dhe nuk keni dëgjuar më asgjë, ndodhi diçka me një institucion të pushtetit vendor që ishte jashtë sistemit të mbrojtjes. S’mund ta lejojmë këtë gjë. Nesër mund të sulmojnë një bankë, një spital privat, një strukturë private të shpërndarjes së ushqimeve dhe mund të bëjnë problem shumë të madh. Jemi duke menduar si të ndërtojmë një sistem ku nga një anë t’i vendosim një detyrim të gjitha institucioneve në nivelin vendor, apo në sektorin privat që të kenë një përqindje investimi në teknologji. Me sektorin privat të shohim mundësinë që investimi në teknologji të jetë i zbritshëm nga taksat”, tha Rama.
Më herët kreu i qeverisë tha se Shqipëria ka avancuar në shërbimet digjitale, por sektori privat kërkon ende shumë punë. Përfaqësuesve të sektorit të teknologjisë u kërkoi partneritet dhe diskutime intensive, qoftë për propozime apo financime. -

“Sulmohemi çdo ditë”/ Rama kërkon mobilizim në fushën kibernetike: Na duhet një sistem!
Gjatë takimit në Berat, kryeministri Edi Rama vuri theksin te mbrojtja kibernetike, duke deklaruar se Shqipëria sulmohet çdo ditë, në mënyrë sistematike nga hakerat.
Kërkoi që të ndërtohet një sistem i tillë, që institucionet në nivel vendor apo sektori privat, të investojnë në teknologji. “Armiku i padukshëm”, tha se nuk duhet neglizhuar pasi kemi të bëjmë me një nga vendet më të fuqishme të terrorizmit kibernetik, referuar Iranit.
“Te sektori privat jemi shumë larg, sepse qeveria është fokusuar te kjo që ditën e parë. Kemi kompani të mëdha që mund të bëjnë shumë për veten e tyre, dhe janë akoma të pambrojtura nga ana e Cyber, mund t’i sulmosh dhe t’i bësh copash.
Ne jemi në luftë më një nga vendet më të fuqishme të terorrizmit kibernetik. Kemi çdo ditë sulme sistematike, pa asnjë ekzagjerim. Ndodhi diçka dhe ndodhi mje një institucion të pushtetit vendor dhe nuk mund ta lejojmë këtë gjë, se nesër të sulmojmë një bankë, një spital privat, apo strukturë private të shpërndarjes së ushqimeve”, deklaroi kreu i qeverisë.
Ndërkohë, më herët tha se Shqipëria ka avancuar në shërbimet digjitale, por sektori privat kërkon edne shumë punë. Përfaqësuesve të sektorit të teknologjisë u kërkoi partneritet dhe diskutime intensive, qoftë për propozime apo financime. -

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot një sistem të ri të furnizimit të naftës në vendin tonë.
Nga mbledhja e zhvilluar sot në Tiranë me drejtuesit vendorë, Rama tha se kjo sjellë kontroll me çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës.
“Jemi duke punuar për një sistem të ri të furnizimit të naftës, është një mundësi për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave.
Kjo do sjellë kontroll mbi çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës”-u shpreh kryeministri Edi Rama.Top Channel
-

Furnizimi me naftë, Rama paralajmëron sistem të ri: Do sjellë kontroll të çmimit!
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se shumë shpejt qeveria do të ndërmarrë një akt normativ që do të prekë sektorë strategjikë si uji i pijshëm dhe furnizimi me naftë, me synimin për të rritur kontrollin shtetëror.
Rama tha se po punohet për ngritjen e një sistemi të ri të furnizimit me naftë, ku shteti do të ketë një rol të drejtpërdrejtë në realizimin e kontratave dhe garantimin e furnizimit.
“Po punojmë intensivisht për një sistem të ri të furnizimit të naftës, domosdoshmëri dhe mundësi për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave dhe furnizimin me naftë. Që mendojmë se do të sjellë një kontroll më të madh në çmimin dhe qarkullimin e naftës.“- tha Rama. -

Farsa elektorale e 11 majit, Alizoti: Me këtë sistem që është ndërtuar, nuk ka zgjedhje!
Deputeti demokrat Tomor Alizoti foli për situatën politike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe për gabimet gjatë procesit.
Alizoti, i ftuar në News24, u shpreh se vetë ka bërë shumë gabime personale, duke theksuar se edhe PD-ja ka defektet e saj. Megjithatë, sipas tij, sistemi aktual politik dhe zgjedhor është i tillë që zgjedhje të ndershme nuk mund të zhvillohen.
“Me këtë sistem që është ndërtuar, nuk ka zgjedhje. Nuk është vetëm kodi zgjedhor, por është një armatë e pushtetit që e bën të pamundur fitoren kudo,” tha ai.
Deputeti demokrat theksoi rëndësinë e ruajtjes së demokracisë nga shteti dhe populli, duke paralajmëruar se nëse nuk mbahet ky ekuilibër, demokracia është shumë e brishtë dhe thyhet shpejt.
Në lidhje me analizën e brendshme në PD, Alizoti tha se ajo do të bëhet pasi strukturat e partisë të vendosin dhe pasi të përfundojnë denoncimet për zgjedhjet.
“Jam dakord që të presim përfundimin e procesit të denoncimeve dhe më pas do të vijë koha për reflektim dhe analizë,” përfundoi ai.
-

Gonzato: Shqipëria partner me rëndësi! Ministri Hoxha: Punojmë të ndërtojmë sistem azili në përputhje me BE
Në ditën botërore të refugjatëve, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, vlerësoi rolin e Shqipërisë ndër vite në ndihmën e dhënë për menaxhimin e flukseve, duke marrë shembujt strehimin e hebrenjve, shqiptarëve të Kosovës dhe afganëve pak vite më parë.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale thekson se refugjatët dhe kërkuesit e azilit të trajtohen me dinjitet, drejtësi e respekt.”Punojmë pa ndërprerje për të ndërtuar një sistem azili më të fortë, më transparent dhe më efikas në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe të së drejtës ndërkombëtare.
Bashkëpunimi me UNHCR-në, BE-në, organizatat vendore e ndërkombëtare, si dhe me komunitetet lokale dhe shoqërinë civile, është çelësi për një qasje gjithëpërfshirëse dhe për një integrim të suksesshëm. Solidariteti nuk është vetëm një parim moral, është një angazhim konkret për të mbrojtur dinjitetin njerëzor”, nënvizoi Hoxha.
