Edit Harxhi, kandidate për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, në një intervistë televizive, ka shpërndarë përvojën e saj politike dhe angazhimin e gjatë në parti. Ajo theksoi se rënia e PD ka nisur që nga viti 2017, duke theksuar se është e nevojshme që ata që kanë kontribuar në parti të rikthehen dhe të angazhohen më shumë për t’u mundësuar një ringritje të strukturave. Harxhi vuri në dukje se struktura e partisë është e mirë, por gjithmonë ka hapësirë për përmirësime.
Fushata e saj është fokusuar kryesisht në degët 9 dhe 10 në Tiranë, ku ka ndihmuar gjithashtu në shtrirjen e shtabit elektoral në gjithë qarkun. Ajo theksoi se sistemi elektoral aktual nuk është i favorshëm për askënd, duke shpjeguar se ajo mbështet më shumë një sistem maxhoritar, ku kandidatët përballen “kokë më kokë” me kundërshtarët. Megjithatë, sipas Harxhit, ky sistem ka disa përfitime, veçanërisht për gratë.
Në lidhje me angazhimet e saj politike, Harxhi theksoi se ka përjetuar dhe kontribuar në disa prej sfidave kryesore të Partisë Demokratike. Ajo tregoi se është rikthyer në Shqipëri pas studimeve jashtë dhe ka marrë pjesë aktivisht në fitoren e PD në vitin 2005. Po ashtu, Harxhi përmendi edhe angazhimet e saj të tjera të rëndësishme, përfshirë punën në një mision të rëndësishëm në Kosovë.
Edit Harxhi: “Unë kam eksperiencë mjaft të mirë politike. Rënia e PD ka nisur që nga viti 2017 dhe prandaj të gjithë ata që kanë kontribuar duhet të afrohen dhe të angazhohen. Struktura e sotme është e mirë, por gjithmonë ka nevojë për më mirë. Fushata ime është fokusuar tek dega 9 dhe dega 10. Shtabi im elektoral është shtrirë në gjithë qarkun e Tiranës. Sistemi elektoral s’është i favorshëm për askënd, jam për sistem maxhoritar, ku të jesh ‘kokë më kokë’ me kundërshtarin. Megjithatë, ky sistem favorizon zonjat. Unë kam eksperiencë politike, jam studente e dhjetorit. Kam qenë në të gjitha sfidat e Partisë Demokratike. Unë u ktheva pas studimeve jashtë, më 2005 kam qenë këtu në fitoren e PD. Kam punuar në Kosovë, në një mision të rëndësishëm.”
Tag: sistem
-

‘Rënia e PD-së ka nisur që nga 2017’, Harxhi: Duhet rikthim dhe angazhim më i madh
-

A duhet bllokuar TikTok? Karamuço paralajmëron: Mund të sjellë pasoja serioze
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë një përshkrim mbi një paisje të instaluar e cila përflitet edhe nga ekspertët si një mënyrë për të bllokuar aplikacionin Tik tok.
Sipas Karamuços, nëse blerja e këtij sistemi nuk është bërë nga shteti, mund të sjellë një dëm të madh, duke shpjeguar dhe arsyen.
“Ajo është një paisje e filtrimit të të dhënave kompjuterike dhe mbajtjen në kontroll në kuadër dhe të Tik Tok, të cili i është vendosur një ndalim nga ana e insititucioneve tona.
Nëse ky sistem është blerë me paketë të plotë mund të ketë opsione të tjera, që nëse janë në shtet do përdoren sipas ligjit, nëse i ka një privat, ata do bëjnë dëmin më të madh. Derisa janë në përgjegjësinë e autoriteteve, ata mund të kenë edhe efektin e penetrimit të drejtpërdrejtë në të gjitha sistemet e internetit.
Deri tani nuk kemi të dhëna por mund të ndodhë pasi ky sistem e ka si aftësi për ta kryer këtë penetrim të sistemeve të internetit, qoftë në celularë apo e-maile. Kjo mudn të ndodh përveç filtrave të aplikacioneve të caktuara të ndaluara nga ana e qeverisë shqiptare.
Hakerimi në SPAK nuk mendoj se ka lidhje me këtë sistem pasi është blerë nga ana e autoriteteve shqiptare jo nga ana e personave apo subjekteve private”, tha Karamuço.
-

Spahiu: Ky sistem elektoral, më i keqi në histori! Partitë e reja kanë avantazh votën e emigrantëve
Juristi Kreshnik Spahiu mendon se ky sistem elektoral ku do votohet më 11 maj është më i keqi ndër tre dekada pluralizëm në Shqipëri dhe që i disavantazhon së tepërmi forcat e reja politike.
Por zgjedhjet janë shansi më i mirë i partive të reja për të larguar xhaketat e vjetra, teksa një tjetër faktor historik sipas tij, është edhe Prokuroria Speciale, ku mbi 1 mijë ish-zyrtarë dhe zyrtarë të të gjitha kategorive, janë nën akuzë, të dënuar apo nën hetim.
I ftuar në ‘5 Pyetjet nga Babaramo” mbrëmjen e sotme në Report Tv, ai bëri analizën e situatës më të fundit politike, duke parë të favorizuar në prizmin elektoral forcat e mëdha, që i ndihmon edhe Kodi Elektoral.
“Risitë e reja janë partitë e reja politika. Unë që kam përjetuar Dhjetorin 90 ndjej atmosferën edhe pse në rrethana e premisa të reja. Me parti të reja politike, situatës, jo për shkak të krizës ekonomike, por për faktorë të tjerë, ku kryesori është Prokuroria Speciale. Shqiptarët pas tre dekadash u përballën me realitet të ri, ku mbi 1 mijë zyrtarë janë nën akuzë, nën hetim, ku përfshihen ish-presidentë, ministra, zv/kryeministra, deputetë. Shqiptarët panë në atë që ishte përtej mediave se si po dalin xhaketat e vjetra të politikës. Partitë e reja nuk gjejnë mundësi më të mirë se kjo, për më tepër duke përfshirë edhe Diasporën, çerekmilioni shqiptarë që janë jashtë influencës politike, ndikimit të votës, që duke e përkthyer në mandate nëse do votonin të gjithë, do prodhoheshin 25 deputetë. Janë të shpërndara në fakt dhe nuk përkthehen automatikisht. Jo vetëm diaspora, por edhe rrjetet sociale, ku të vegjlit janë bllokuar nga mediat, por kanë rrjetet sociale për të bërë fushatën e tyre”, u shpreh ai.
Më tej theksoi edhe disavantazhin, ku tashmë listat e mbyllura nxjerrin pjesën më të madhe të deputetëve të ardhshëm. Sipas Spahiut, parlamenti pas 30 vitesh do jetë për herë të parë “i emëruar”.
“Kanë një disavantazh të madh zgjedhjet e vitit 2025 në 11 maj. Për herë të parë shqiptarët votojnë me sistemin më të keq e negativ. Në tre dekada nuk ka pasur sistem më negativ, pavarësisht fshehtësisë së votës. 70% e listës së mbyllur dhe 30% e hapur bën që populli të mos ketë mundësinë të zgjedhë, devijon votën, populli nuk përfaqësohet. Do kemi Parlament të emëruar, nuk është vota e popullit. Ky është disavantazhi më i madh që do penalizojë edhe partitë e reja. Sepse nëse sistemi i drejtësisë do të vepronte do i kishte hequr këto parti të mëdha që kanë kapur këtë sistem. Populli do të votojë i diktuar në këto zgjedhje, ndaj janë edhe më negativet”, shprehet juristi. -

Ylli Manjani: Me Kod Penal dënohesh 5 vjet, kurse Vetting-u i dënoi përjetë prokurorë dhe gjykatës!
Nga Ylli Manjani
Nuk mund të ketë sistem drejtësie të drejtë kur punonjësi i drejtësisë trajtohet padrejtësisht. Absolutisht kështu është. Vetting-u ishte trajtimi më i padrejtë që iu bë punonjësve të drejtësisë. Askush nuk u akuzua nga ai proçes për korrupsion, meqë ra fjala. Me proçese administrative të bazuara në hamendësime dhe thashetheme u larguan nga sistemi gjysma e gjykatësve e prokurorëve, duke krijuar një kolaps, më të rëndin, në sistem.Sot shërbimi në drejtësi është bërë mallkim. Kjo është pasoja e Reformës. Gjykatës e prokurorë që arrestuan, gjykuan e dënuan edhe me burgime të përjetshme për llogari të shtetit dhe, ku i fundit nxorri në rrugë si “shpërblim” nuk quhet dot reformë! Aq më pak drejtësi.
Pastaj a u luftua korrupsioni duke goditur kaq rëndë gjykatësit e prokurorët apo u thellua dhe më keq? Kush i ka sytë në ballë e mendt’të në kokë duhet të jetë në gjendje të kuptojë se reforma ishte DËSHTIM! Si ka mundësi që një proçes administrativ të të dënojë përjetë, dmth më rëndë sesa proçesi penal? Kjo është pyetja që kërkon përgjigje.
Dmth, nëse gjykatësit apo prokurorët do ishin dënuar nga gjykata për korrupsion, siças Kodit Penal ndalohen deri në 5 vite të mos kthehen në sistem, ndërsa vettingu i përjashtoi ata për jetë! Pra proçesi penal i bazuar në prova të largon 5 vite nga sistemi, ndërsa procesi administrativ i bazuar në thashetheme të largon përjetë!
Ky është kulmi i padrejtësisë që iu është bërë punonjësve të drejtësisë dhe duhet rregulluar.**E kam analizuar edhe më parë këtë aspekt dhe i qëndroj idesë së rikthimit në sistem të të gjithë atyre gykatësve e prokurorëve, që e kanë kaluar aftin 5 vjeçar të “ndëshkimit”. Këtë ide e prezantova edhe në një event të fondacionit Kondad Adenauer ku ishte prezent edhe zoti Sali Berisha. E prezantoj dhe e mbroj këtë ide edhe në eventet publike të zotit Edi Rama pa asnjë problem. Drejtësia nuk do zhbllokohet vetëm me studentë të magistraturës, aq më pak me punonjës të jashtëm. -

Një dërrasë si “sistem sigurie”, sa e rrezikuar është diga e Liqenit Artificial
Një dërrasë si “sistem sigurie”, sa e rrezikuar është diga e Liqenit Artificial
Më 27 shtator 2002, banorët pranë liqenit artificial të Tiranës u zgjuan mes përmbytjes. Uji vërshoi në shtëpitë e tyre, ndërsa energjia elektrike u ndërpre. Ata kaluan natën në frikë, duke parë ujin të ngrihej pa ndalur. Hapja e një porte shkarkuese të digës rezultoi fatale!
Përmbytja e asaj kohe shkaktoi shumë dëme materiale, kryesisht në banesat njëkatëshe në zonën e Komunës së Parisit.
Fillimisht, diga u ndërtua në 1957 për vaditje bujqësore. Atëherë nuk kishte ndërtesa pranë saj. Sot, mbi 40,000 njerëz jetojnë në zonën e rrezikut. Nëse diga dëmtohet, ata janë në rrezik të drejtpërdrejtë.
Në 2002, kryebashkiaku Edi Rama vizitoi zonën dhe premtoi ndihmë për dëmet, por nuk ndërmori asnjë hap për sigurinë e digës.
Në 2016, kryebashkiaku Erion Veliaj protestoi kundër ndërtimit të një pallati 17-katësh pranë digës, duke e quajtur të rrezikshëm. Sot, ai pallat është ndërtuar dhe i populluar. Veliaj e quajti këtë ndërtim si tejet të rrezikshëm për stabilitetin e digës, protestoi dhe e kundërshtoi këtë ndërtim edhe përmes rrugës gjyqësore.
Në 2024, një tjetër kompleks ndërtimi është miratuar, këtë herë me Rama-n si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, pavarësisht paralajmërimeve të mëparshme nga Komiteti i Digave dhe vetë Bashkia Tiranë.
Ajo çfarë ndodhi në vitin 2002 ishtë pasojë e mosfunksionimit të të gjithë sistemit të digës, sistem i cili edhe sot pas 23 vitesh ku Rama po garon për mandatin e katërt në krye të qeverisë tashmë, nuk ka vënë në punë sistemet mbrojtëse dhe parandaluese të ndonjë fatkeqësie të mundshme.
Bashkia barazon një dërrasë të vijëzuar me 5 sisteme të mirëmbajtes
Liqeni artificial i Tiranës me një sipërfaqe prej 4.5 hektarë dhe me 6 specie që lundrojnë në të, duket se është një prej atraksioneve turistike më të pëlqyera dhe vizituara në kryeqytet.
Por, pavarësisht bukurisë në dukje, diga e këtij baseni nuk monitorohet me sistemet e mirëmbajtjes nga Bashkia. Kjo digë, ndryshe nga shumë diga të tjera basenesh të cilat përdoren për mbledhjen e ujit të pijshëm si ajo e Bovillës apo të tjera për vaditje, përdoret për atraksion turistik por administrator i saj është Ujësjellës Kanalizime Tiranë, shoqëri aksionare me kapital tërësisht nën zotërim të Bashkisë Tiranë. Kjo sh.a. është përgjegjëse për sigurimin e ujit të pijshëm, si dhe për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimeve, por nuk ka ndonjë lidhje konkrete me digën e liqenit artificial të Tiranës e cila përdoret vetëm për atraksion turistik.
E pyetur për sigurinë e digës, Bashkia e Tiranës përmes email jep këtë përgjigje:
“Sipas vendimit nr.33 dt 03.05.2015 nga Bashkia Tiranë është kaluar në administrim të Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a vetëm Diga e Liqenit (Jo baseni Ujor). Ndodhur në këto kushte përsa I përket monitorimit për perimetrin e sigurisë, nivelin e ujit apo edhe të ndotjes dhe pastrimit të basenit ujor (ujit të liqenit) nuk është kompetencë e Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a”
“Sinjalizo” me anë të një kërkese për informacion i’u drejtua Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe si pasojë e detyrimeve ligjore bashkia Tiranë u përgjigj se kompetencat për pastrimin e basenit të Liqenit Artificial të Tiranës i janë dhënë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit po nuk sqaron se kush e ka përgjegjësinë për monitorimin e sigurisë së digës.
Gjithashtu me anë të një kërkese për informacion I’u drejtuam Ujësjellës Kanalizime Tiranë për t’a pyetur mbi kompetencat dhe përgjegjësitë që ajo ka mbi digën e liqenit por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka kthyer përgjigje.
Në digën e Liqenit të Tiranës ka vetëm një sistem “primitiv” që quhet “LAT” dhe është një dërrasë e vijëzuar në metër dhe centimetër për të matur nivelin e ujit. Ky “sistem” nuk “njofton” në rast rritjeje të shpejtë të nivelit të ujit.
Standarti është që diga duhet të monitorohet dhe të kontrollohet jo më pak se dy herë në vit. Gjithashtu me legjislacion dhe me standarte teknike janë 5 sisteme të monitorimit të digës që duhet të aplikohen në çdo digë.
Eksperti i digave Arjan Jovani thotë se fillimisht duhet vendosur një sistem alarmi.
“Duhet të instalohet sistemi i alarmit me instrumenta që të vendosen sirena që në rast se vjen sasi e madhe e ujit.” u shpreh ai.
Katër sistemet e tjera janë: vendosja e disa monumenteve shtylla në diga dhe sipas standartit këto të fundit duhet të monitorohen nga një specialist të paktën 2 herë në vit, për të vlerësuar nëse ka ulje apo ngritje të vetë digës. Një sistem tjetër që është shumë i rëndësishëm është ai i kontrollit sizmik, në rast tërmeti ky instrument e regjistron dhe jep alarm për ndryshimet e ndodhura në strukturë.
“Në digën e Tiranës po të shkosh t’a shohësh me vëmendje është një pllakë deri në njëfarë vendi dhe më pas është bosh sepse kur ra tërmeti para 5 vitesh, kjo pjesa që sot është bosh është thyer dhe ka rënë.” tha për Sinjalizo eksperti Jovani.
Sistemi i katërt është ai i kontrollit hidraulik i cili shërben për të parë filtrat sesa grimca mbledh dhe për t’a pastruar përpara se ky sistem filtrimi të prishet.
Dhe sistemi i fundit, shumë i rëndësishëm për t’a monitoruar digën sipas standarteve teknike, është sistemi hidrogjeologjik, pra i ujërave nëntokësore që nuk shihen.
Në digën e Tiranës janë vendosur 3 tuba për të monitoruar ujërat nëntokësore, të cilëve më sy të lirë mund t’u shohësh vetëm kapakun.
“Për fat të keq të pesta këto sisteme nuk ekzistojnë në digën e Tiranës dhe ka vetëm një LAT që shikon nivelet e ujit. Kjo është më primitivja, më manualja. Në 2025, një digë e këtij niveli duhet të ketë të gjitha këto 5 sisteme me instrumenta. Këto sisteme nuk është se kushtojnë nga ana e parasë dhe në rast se prishet dëmi është shumë më i madh.” thotë Jovani.
Në “Strategjinë kombetare të ujitjes dhe kullimit 2019-2031” Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural konstatoi se nga 626 diga që ndodhen në Shqipëri, 410 prej tyre paraqesin probleme të theksuara teknike dhe kërkojnë vëmendje urgjente sa i takon sigurisë së digave ashtu edhe volumit të disponueshëm të ujit në rezervuarë, ku në total, kapaciteti ujor i rezervuarëve është zvogëluar me rreth 45%.
“Alarm” për pemët në trup të digës
Në faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë, në kategorinë “Atraksione Turistike” gjendet dhe një përshkrim I detajuar për Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës ku konkretisht thuhet:
“Parku i Madh quhet ndryshe edhe mushkëria e qytetit për shkak të bimëve të shumta, mbi 120 lloje pemësh, shkurresh dhe lulesh.” Dhjetra prej këtyre pemëve gjenden në trup të digës të cilat krijojnë probleme për të ardhmen. Pema lëshon rrënjë të cilat për të krijuar hapësirën e nevojshme zgjerohen derisa të shkrifërojnë baltën nën basenin ujor dhe dëmtojnë digën.
“S’duhet të ketë pemë në trup të digës. Pasojat janë afatgjata, mund t’i shohim dhe pas 10 vjetësh. Minimumi prije pemën në mënyrë që të mos rritet më. Për mua në di gat nuk kemi pse të kemi atraksione me pemë apo me shkurre.” thotë eksperti Arjan Jovani.
Siguria e digës së Liqenit të Tiranës nuk është thjesht një çështje teknike, por një emergjencë publike që kërkon veprim të menjëhershëm. Në një qytet që zgjerohet pa kriter dhe ku ndërtimet vazhdojnë të marrin përparësi mbi sigurinë, rreziku për një tjetër përmbytje apo katastrofë nuk është më një hipotezë, por një çështje kohe.
A do të presin autoritetet që historia të përsëritet, apo më në fund do të marrin masat e nevojshme për të parandaluar një tragjedi të paralajmëruar?
/ Vjolanda Peca / ACQJ
-

Një metro për të lidhur Europën, pjesë edhe Tirana!
Europa mund të ketë një rrjet hekurudhor të integruar dhe me shpejtësi të lartë deri në vitin 2040, duke lidhur 39 qytete kryesore në të gjithë kontinentin. Mes këtyre destinacioneve është përfshirë edhe Tirana, e cila do të jetë pjesë e linjës që shtrihet nga Lisbona në Kiev.Projekti inovativ, i quajtur Starline, është propozuar nga instituti “21st Europe” me qendër në Danimarkë dhe synon të krijojë një sistem të lidhur treni, që do të funksionojë si një “metro kontinentale”, duke lehtësuar lëvizjen mes qyteteve evropiane.Me një gjatësi totale prej 22 mijë kilometrash, rrjeti i ri do të shtrihet edhe në Britani, Turqi dhe Ukrainë, ndërsa trenat do të udhëtojnë me shpejtësi nga 300 deri në 400 km/h. Ky sistem do të reduktojë ndjeshëm kohën e udhëtimit: për shembull, një itinerar nga Helsinki në Berlin pritet të zgjasë vetëm 5 orë.Përveçse efikas, ky rrjet hekurudhor synon të jetë edhe një zgjidhje e gjelbër për transportin, duke u bazuar në energjinë elektrike të pastër dhe duke ndihmuar në uljen e ndotjes nga trafiku ajror dhe rrugor.Nëse zbatohet sipas planit, Starline mund të revolucionarizojë mënyrën e udhëtimit në Europë, duke krijuar një sistem modern, të shpejtë dhe të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.