Tag: sipërfaqe

  • Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat me përparësi zhvillimi në Bashkitë Mat, Shijak edhe Shkodër

    Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat me përparësi zhvillimi në Bashkitë Mat, Shijak edhe Shkodër

    Qeveria miraton zonat me përparësi zhvillimi sa i takon zhvillimit të ekonomisë malore ose të njohur ndryshe si Paketa e Maleve në Bashkitë Mat, Shijak edhe Shkodër. Më poshtë janë përcaktuar edhe zonat për secilën bashki:  
    V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË MAT 
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave 
    V E N D O S I: 

    Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Mat, si më poshtë vijon:
    a) Zona zhvillimore nr.1, zona e liqeneve tëGërmanit, fshatiSelixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 2 051 282 (dy milionë e pesëdhjetë e një mijë e dyqind e tetëdhjetë e dy) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;b) Zona zhvillimore nr.2, zona ish-Vila e Zogut, fshati Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 1 585 237 (një milion e pesëqind e tetëdhjetë e pesë mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;c) Zona zhvillimore nr.3, zona e kurorës së fshatit Selixë, pjesë e njësisë administrative Komsi, me sipërfaqe 2 564 391 (dy milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind e nëntëdhjetë e një) m², sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto. 
    Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
    a) të zhvillimit ekonomik;b) industriale;c) turistike. 
    Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Mat për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 
    *** 
    V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SHIJAK 
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave 
    V E N D O S I: 

    Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shijak, si më poshtë vijon:
    a) Zona zhvillimore nr.1, njësia administrativeMaminas, zonaRubjek, rezervuari Rubjek 2, me sipërfaqe 169.56 (njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë pikë pesëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;b) Zona zhvillimore nr.2, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 1, me sipërfaqe 3.88 (tre pikë tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;c) Zona zhvillimore nr.3, njësia administrative Maminas, zona Rubjek, rezervuari Rubjek 1, me sipërfaqe 4.48 (katër pikë dyzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;ç) Zona zhvillimore nr.4, njësia administrative Maminas, zona Karrec, rezervuari i Karrecit, me sipërfaqe 32.15 (tridhjetë e dy pikë pesëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;d) Zona zhvillimore nr.5, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 1.86 (një pikë tetëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;dh) Zona zhvillimore nr.6, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 2.57 (dy pikë pesëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;e) Zona zhvillimore nr.7, njësia administrative Maminas, zona Karpen, rezervuari i Karpenit, me sipërfaqe 10.01 (dhjetë pikë zero një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;ë) Zona zhvillimore nr.8, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 3.5 (tre pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;f) Zona zhvillimore nr.9, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 1.7 (një pikë shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;g) Zona zhvillimore nr.10, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 2.7 (dy pikë shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;gj) Zona zhvillimore nr.11, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 3 (tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;h) Zona zhvillimore nr.12, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 5.1 (pesë pikë një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;i) Zona zhvillimore nr.13, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 4.9 (katër pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;j) Zona zhvillimore nr.14, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 4.5 (katër pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;k) Zona zhvillimore nr.15, njësia administrative Maminas, zona Metallë, rezervuari i Metallës, me sipërfaqe 1.4 (një pikë katër) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;l) Zona zhvillimore nr.16, njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh, rezervuari i Callikës, me sipërfaqe 8.16 (tetë pikë gjashtëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;ll) Zona zhvillimore nr.17, njësia administrative Gjepalaj, zonat Shetël dhe Likesh, rezervuari i Callikës, me sipërfaqe 18.36 (tetëmbëdhjetë pikë tridhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;m) Zona zhvillimore nr.18, njësia administrative Gjepalaj, zona Çizmeli, rezervuari i Çizmelisë, me sipërfaqe 16.73 (gjashtëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;n) Zona zhvillimore nr.19, njësia administrative Gjepalaj, zona Kënetë, rezervuari i Shtrazës, me sipërfaqe 5.3 (pesë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;nj) Zona zhvillimore nr.20, njësia administrative Gjepalaj, zona Gjepalaj, rezervuari i Terzies, me sipërfaqe 1.98 (një pikë nëntëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH të paraqitur mbi ortofoto. 
    Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:
    a) të zhvillimit ekonomik;b) industriale;c) turistike. 
    Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Shijak për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 
    V E N D I M PËR  SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË SHKODËR 
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave 
    V E N D O S I: 

    Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Shkodër, si më poshtë vijon:
    a) Zona nr.1, njësia administrative Shalë, fshatiTheth, zonakadastrale 3597, me sipërfaqe 2286.3 (dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;b) Zona nr.2, njësia administrative Shalë, fshati Nderlysaj, zona kadastrale 2771, me sipërfaqe 425.9 (katërqind e njëzet e pesë pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;c) Zona nr.3, njësia administrative Guri i Zi, fshati Rragam, zona kadastrale 3148, me sipërfaqe 474.5 (katërqind e shtatëdhjetë e katër pikë pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;ç) Zona nr.4, njësia administrative Guri i Zi, fshati Sheldi, zona kadastrale 3329, me sipërfaqe 388 (treqind e tetëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto;d) Zona nr.5, njësia administrative Guri i Zi, fshatrat Mazrek – Shpor, zona kadastrale 2624, me sipërfaqe 845.8 (tetëqind e dyzet e pesë pikë tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH të paraqitur mbi ortofoto. 
    Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
    a) të zhvillimit ekonomik;b) industriale;c) turistike. 
    Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 
     
     
     
     

  • Ministri Vengu: Sarandam një prej  bashkive më të dëmtuara nga moti i keq, me 500 hektarë sipërfaqe nën ujë

    Ministri Vengu: Sarandam një prej  bashkive më të dëmtuara nga moti i keq, me 500 hektarë sipërfaqe nën ujë

    Nga Saranda, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se 1500 hektarë tokë janë nën ujë në mbarë vendin, për shkak të reshjeve intensive të shiut gjatë ditëve të fundit.
    “500 hektarë në Lezhë e Kurbin, disa hektarë në Devoll dhe Maliq. Vjosa dhe Semani ka sipërfaqe të konsideruesme nën ujë”,- tha Vengu.
    Saranda është po ashtu një prej  bashkive më të dëmtuara nga moti i keq, me 500 hektarë sipërfaqe nën ujë.
    Ministri bëri me dije se në mbarë vendin rreth 200 familje u evakuuan nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve, nga të cilët 150 janë rikthyer në shtëpitë përkatëse, ndërsa pjesa tjetër është strehuar në konvikte.

  • Para droge, Prokuroria Fier sekuestron pronat dhe llogaritë bankare të 2 vëllezërve

    Para droge, Prokuroria Fier sekuestron pronat dhe llogaritë bankare të 2 vëllezërve

    Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli për prodhim të lëndëve narkotike
    “Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal të vitit 2019, të regjistruar mbi bazën e referimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku kishte dyshime se shtetasi N.B., nëpërmjet familjarëve të tij, ishte përfshirë në veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, u konstatua se vlerat monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal, ishin investuar në blerje të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat përdoren si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.
    Prokuroria, mbështetur në faktet dhe të dhënat e marra, vlerësoi të kryejë verifikime të thelluara mbi pasuritë dhe asetet në pronësi të subjektit të dyshuar dhe pas administrimit të provave të nevojshme, regjistroi kryesisht procedimin pasuror nr.2, datë 13.11.2025.
    Nga hetimet u dokumentua fakti se shtetasi N.B, në datë 19.06.2017 është dënuar nga Gjykata e Kurorës së Shreësbury-t (MB) për prodhim të lëndeve narkotike. Po ashtu, edhe shtetasi E.B. (vëllezër) në datë 19.04.2024 është dënuar nga Gjykata e Kurorës e Leeds-it (MB) për të njëjtën vepër.
    Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në pronësi të shtetasve N.B, E.B dhe familjarëve të tyre, janë pasuri të paluajtshme apo llogari bankare të cilat nuk justifikohen me të ardhurat dhe këta dy shtetas nuk dokumentojnë origjinën dhe mundësinë ekonomike për fitimin e këtyre pasurive”, bëri me dije Prokuroria.
    Me kërkesë të Prokurorisë Përgjithshëm Fier dhe me miratimin e Gjykatës Fier, u vendos sekuestro mbi pasuritë e  mëposhtme:
    Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 108.56m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;
    Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 18.04 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;
    Pasuri e llojit garazh, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit E.B;
    Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 69.11 m2, Golem, Kavajë, në pronësi të shtetasit E.B;
    Pasuri e llojit njësi, me sipërfaqe 136.1m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
    Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 90.2 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
    Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 25.33 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;
    Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 111.70 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;
    Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 28.40 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;
    Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 119.30 m2, Tiranë”, në pronësi të shtetasit K.B;
    Pasuri e llojit apartamenti, me sipërfaqe 105,9 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;
    Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 24.60m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;
    Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit E.B, deri në vlerën 205’029.41 (dyqind e pesëmijë e njëzetë e nëntë pikë dyzetë e një) Euro;
    Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit K.B, deri në vlerën 100’000 (njëqindmijë) Euro; dhe
    Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetases J.B, deri në vlerën 63’000 (gjashtëdhjetë e tremijë) Euro.

  • Sekuestrohen 15 pasuri të dy vëllezërve në Fier, të dënuar në Angli për drogë

    Sekuestrohen 15 pasuri të dy vëllezërve në Fier, të dënuar në Angli për drogë

    Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka sekuestruar 15 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të dy shtetasve N.B dhe E.B (vëllezër) pasi nuk justifikonin pasuritë e tyre të krijuara ndër vite.
    Sipas organit të akuzës, nisur nga dyshimet se shtetasi N.B., nëpërmjet familjarëve të tij, ishte përfshirë në veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimatrisë kriminale, u konstatua se vlerat monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal, ishin investuar në blerje të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat përdoren si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.
    Nga hetimet u dokumentua fakti se shtetasi N.B, në datë 19.06.2017 është dënuar nga Gjykata e Kurorës së Shreësbury-t (MB) për prodhim të lëndeve narkotike. Po ashtu, edhe shtetasi E.B. (vëllezër) në datë 19.04.2024 është dënuar nga Gjykata e Kurorës e Leeds-it (MB) për të njëjtën vepër.
    Sipas prokurorisë rezulton se në pronësi të shtetasve N.B, E.B dhe familjarëve të tyre, janë pasuri të paluajtshme apo llogari bankare të cilat nuk justifikohen me të ardhurat dhe këta dy shtetas nuk dokumentojnë origjinën dhe mundësinë ekonomike për fitimin e këtyre pasurive.
    Pasuritë e sekuestruara
    1.Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 108.56m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;2. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 18.04 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;3. Pasuri e llojit garazh, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit E.B;4. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 69.11 m2, Golem, Kavajë, në pronësi të shtetasit E.B;5. Pasuri e llojit njësi, me sipërfaqe 136.1m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;6. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 90.2 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;7. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 25.33 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;8. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 111.70 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;9. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 28.40 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;10. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 119.30 m2, Tiranë”, në pronësi të shtetasit K.B;11. Pasuri e llojit apartamenti, me sipërfaqe 105,9 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;12. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 24.60m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;13. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit E.B, deri në vlerën 205’029.41 (dyqind e pesëmijë e njëzetë e nëntë pikë dyzetë e një) Euro;14. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit K.B, deri në vlerën 100’000 (njëqindmijë) Euro; dhe15. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetases J.B, deri në vlerën 63’000 (gjashtëdhjetë e tremijë) Euro.
     

  • 15 hektarë nën ujë, reshjet përmbysin sipërfaqe të mëdha bujqësore në qarkun e Korçës

    15 hektarë nën ujë, reshjet përmbysin sipërfaqe të mëdha bujqësore në qarkun e Korçës

    Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar përmbytje në fushën e Maliqit.

    10-15 hektarë sipërfaqe bujqësore janë nën ujë, si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Devoll dhe Dunavec, ndërsa dëmi sipas fermerëve është kolosal.
    Sipërfaqet e mbjella me misër dhe patate janë mbuluar nga uji ndërsa fermerët flasin për miliona lekë dëme.
    “Kam rreth 2 milionë e gjysmë lekë dëm. Jemi në katastrofë. Vjet humba 15 milionë lekë”, tha një qytetar.
    Kjo situatë përmbytjesh, sipas fermerëve, nuk ndodhte prej vitesh, ndërsa shqetësimi kryesor mbetet vazhdimi i reshjeve që mund të rëndojë situatën, duke shtuar sipërfaqen nën ujë dhe të rrisë bilancin e dëmit.

    Top Channel

  • Shpenzime luksoze, pagë 36 mijë euro, pasuri miliona euro; pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama

    Shpenzime luksoze, pagë 36 mijë euro, pasuri miliona euro; pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama

    Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat tha se situata ekonomike dhe sociale e vendit po përkeqësohet dita-ditës, ndërsa pasuria e familjes kryeministrore vijon të rritet me ritme të larta dhe të pajustifikueshme.
    Sipas PD, në një kohë kur mijëra shqiptarë po braktisin vendin për shkak të papunësisë, pagave të ulëta dhe mungesës së shpresës për një të ardhme më të mirë, të dhënat e deklarimit vjetor të pasurisë së Kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij tregojnë të ardhura, shpenzime dhe investime të konsiderueshme, të cilat ngrenë pikëpyetje serioze për mënyrën se si janë siguruar.
    Vangjeli u shpreh se ky kontrast i fortë mes realitetit të shumicës së qytetarëve dhe rritjes së vazhdueshme të pasurisë së familjes qeverisëse është një arsye tjetër që tregon, sipas saj, se në Shqipëri mungon transparenca dhe lufta e vërtetë kundër korrupsionit.
    “Ndërkohë që mijëra shqiptarë vijojnë të largohen nga vendi për shkak të papunësisë, pagave të ulëta dhe pamundësisë ekonomike, pasuria e familjes kryeministrore vijon të rritet nga viti në vit.
    Sipas formularit të deklarimit të pasurisë të dorëzuar më 31 mars 2025, (për vitin 2024), Kryeministri Edi Rama ka deklaruar të ardhura në vlerën 36.7 mijë euro nga paga si Kryeministër, rreth 9.2 mijë euro më shumë se në vitin pararendës dhe të ardhura të tjera në shumën 71 mijë euro . Në total të ardhura monetare 108 mijë euro në vit ndryshe mesatarisht 9 mijë euro në muaj.
    Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka deklaruar për të njëjtin vit të ardhura në shumën 90 mijë euro, duke vijuar të shkëlqejë në tregun e pasurive të paluajtshme. Ndërsa në vitin 2023, zonja Rama kishte blerë një pasuri të paluajtshme me vlerë 429 mijë euro, për të cilën kishte paguar 200 mijë euro, ndërsa diferencën prej 229 mijë euro kishte deklaruar se do ta shlyente brenda vitit 2024.
    Në deklarimin e fundit, ajo njofton se e ka shlyer këtë totalisht këtë detyrim, falë ndihmës edhe një kredie prej 200 mijë euro, të marrë në qershor 2024. Gjithashtu, po në të njëjtin vit ajo deklaron blerjen e një pasurie tjetër të paluajtshme me sipërfaqe 118 m², kundrejt çmimit 107 mijë euro ose 910 euro për metër katror.
    Pra, vetëm për vitin 2024, shpenzimet për blerje pasurish të paluajtshme të zonjës Rama kapin vlerën 336 mijë euro. Në përfundim, sipas vetëdeklarimeve zyrtare, bashkëshortja e Kryeministrit rezulton pronare e:
    Një apartamenti me sipërfaqe 146 m²
    Gjysmës së shtëpisë së banimit në Surrel, me sipërfaqe ndërtese 490 m² dhe 8390 m² tokë
    Një pasurie të paluajtshme të blerë në 2023 me sipërfaqe 107.33 m²
    Një pasurie të paluajtshme të blerë në 2024 me sipërfaqe 118 m²
    Gjithashtu, tokë në pronësi 100% të saj me sipërfaqe totale 9570 m².
    Toka në bllok blerë me 310 euro për m2 apo pasuri të paluajtshme me vlerë 910 euro për m2 janë çmime që për qytetarët e thjeshtë mbeten ëndrra në sirtar por për familjen e Kryeministrit është një pasuri e prekshme.”, tha Vangjeli.

  • “Çështjet e fshehura do të dalin në sipërfaqe…”/ Ja çfarë parashikojnë yjet për ju, sot

    “Çështjet e fshehura do të dalin në sipërfaqe…”/ Ja çfarë parashikojnë yjet për ju, sot

    DashiPërqendrohuni te punët e përditshme dhe aktivitetet e zakonshme që nuk keni mundur t’i kryeni gjatë javës. Punët e shtëpisë janë veçanërisht të dukshme. Kujdesuni për këto gjëra së pari përpara se ta drejtoni vëmendjen tuaj drejt çështjeve të tjera.
    Demi
    Shprehja krijuese e vetes do të luajë një rol të madh në punën tuaj sot. Frymëzohuni nga fëmijët. Energjia e tyre e lartë, guximi i pastër do t’ju frymëzojnë të nxirrni këto cilësi në veten tuaj dhe t’i përdorni ato për mirë. Keni shumë për të ofruar.
    Binjakët
    Mos kërko përgjigje aty ku e di se do të gjesh të njëjtat pyetje të vjetra. Kërko diku tjetër. Nëse vërtet dëshiron një mendim të ri për çështjen, duhet të pyesësh dikë me një perspektivë të re. Mos ki frikë t’u drejtohesh njerëzve të ndryshëm.
    Gaforrja
    Çështjet e shtëpisë janë në plan të parë të mendjes suaj dhe tani për tani këto gjëra kanë shumë më tepër rëndësi për ju sesa çështjet e punës. Pavarësisht nëse jeni në punë sot apo jo, kujdesuni së pari për këto çështje dhe shqetësime shtëpiake, në mënyrë që të mund të përqendroheni në punë më vonë.
    Luani
    Dëgjo para se të flasësh. Jepuni njerëzve kohë të mjaftueshme për të shprehur mendimet dhe emocionet e tyre përpara se të ndërhysh dhe t’i ndërpresësh. Do të mësosh shumë kur je i duruar dhe i kushton vëmendje njohurive që vijnë nga mendimet e një personi tjetër.
    Virgjëresha
    Nuk do të kesh frikë ta shfaqësh veten. Ndihesh rehat që je në lëkurën tënde. Je krenar për atë që je dhe për atë në të cilën beson. Ky vetëbesim po e bën më të lehtë diskutimin e çështjeve që lidhen me punën me të tjerët.
    Peshorja
    Çështjet e fshehura do të dalin në sipërfaqe. Ndoshta dikush me të cilin punoni ka fshehur një sekret të rëndësishëm për një kohë të gjatë. Ai ose ajo nuk është i vetmi që ka një sekret. Edhe ju keni një të tillë. Kjo është koha për të ndarë histori dhe për të nxjerrë në pah të vërtetën.
    Akrepi
    Njerëzit me të njëjtat mendime luajnë një rol veçanërisht të rëndësishëm për ju. Edhe nëse nuk ju pëlqejnë këta njerëz si individë, mund të përfitoni shumë duke i dëgjuar dhe duke kuptuar se nga vijnë. Do të fitoni njohuri të rëndësishme.
    Shigjetari
    Ndjeni nga brenda se keni një rol specifik dhe të rëndësishëm për të luajtur në botë. Ky rol është shumë i lidhur me fatin tuaj përfundimtar në karrierë. Shikoni brenda vetes për të zbuluar nëse jeni vërtet në rrugën e duhur për ta arritur këtë qëllim. Kërkoni përgjigjet brenda jush.
    Bricjapi
    Sot do të tërhiqeni natyrshëm nga njerëz dhe kultura të huaja dhe do të zbuloni se njerëzit që takoni përmes këtyre kanaleve do t’ju ofrojnë një pasqyrë të re në karrierën tuaj. Ndoshta është koha të zhvendoseni në një vend larg shtëpisë suaj aktuale.
    Ujori
    Çështjet intensive do të luajnë një rol të rëndësishëm në ditën tuaj. Temat që lidhen me lindjen, vdekjen dhe transformimin do të dalin në sipërfaqe. Zbatojini këto ide në karrierën tuaj dhe shikoni se çfarë do të arrini. Kjo është një kohë ndryshimesh të mëdha.
    Peshqit
    Pavarësisht se sa shumë mund të ndihesh në kundërshtim me njerëzit e tjerë dhe me botën përreth teje, është e rëndësishme të krijosh partneritet. Bashkohu me dikë në vend që të përpiqesh të bësh gjithçka vetë. Thjesht sigurohu që nuk po i kritikon shumë të tjerët.

  • Pastronin paratë e drogës, sekuestrohen 17 pasuri me vlerë miliona euro të 3 shtetasve dhe kompanive të tyre

    Pastronin paratë e drogës, sekuestrohen 17 pasuri me vlerë miliona euro të 3 shtetasve dhe kompanive të tyre

    Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshsëm Fier, sekuestroi pasuritë e shtetasve A.H. K.H., dhe M.H., si dhe shoqëritë në posedim të tyre të cilat dyshohet se përdoreshin si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.  Hetimet mbi procedimin penal nr.323, të vitit 2025, regjistruar për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, i nisur mbi bazën e të dhënave të përcjella nga Sektori për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nisën pasdyshimeve se shtetasit, A. H, A. H,nëpërmjet familjarëve dhe shoqërive tregtare në posedim të tyre, ishin përfshirë në veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimatrisë kriminale. Nga hetimet u dokumentua fakti se shtetasi A. H, në datë 24.05.2016, është arrestuar, pasi gjykata e apelit Milano/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim. “Mbajtja e paligjshme e drogës” në bashkëpunim parashikuar nga legjislacioni Italian. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vendimin e datës 26.05.2016, caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, në funksion të ekstradimit të këtij shtetasi të proceduar në Itali, në kuadër të një grupi krimal i cili, paratë e fituara nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve i dërgonin në Shqipëri nëpërmjet linjave të autobuzëve për udhëtarë.
    Nga shqyrtimi i Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, rezulton se, shtetasi A.H, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet Italiane, për veprën penale “Përfitimi i të ardhurave që burojnë nga aktivitetet kriminale drogë”, parashikuar nga nenet 110 dhe 648 të Kodit Penal Italian.  Sipas të dhënave paraprake ende në verifikim hetimet e autoriteteve italiane tregojnë se, grupi kriminal i drejtuar nga shtetas shqipëtarë, pjesë e së cilës ishte dhe A. H, ka dërguar në Shqipëri miliona euro të fituara në trafik droge, në periudha të ndryshme kohore. Këto para, dyshohet transportohen përmes linjave të autobusit Itali-Shqipëri apo nëpërmjet shoferëve të kamionëve të transportit ndërkombëtar.  Në datë 13.06.2024, është kapur në flagrancë shtetasi J. Xh, i punësuar si shofer në subjektin “A. Travel”, i cili bente linjën Fier – Siçili,që posedonte vlera monetare të cilat dyshohet se i ka sjellë nga Italia.Po kështu, në të njëjtën datë është kapur shtetasi A. L, i punësuar si shofer në shoqërinëA. Travel”, teksa sillte nga Italia vlerën 89.390 Euro. Shtetasi A. L, ka deklaruar se punon si shofer autobuzi në kompaninë “A. Travel” që prej 5 vitesh dhe bën linjën Shqipëri-Itali. Vlerën monetare të gjetur deklaron se ia ka dhënë një shtetas Italian në stacionin e Katanias për ta transportuar në Shqipëri kundrejt një pagese të caktuar që është një përqind e shumës.  Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në pronësi të shtetasëve A.H, A.H, A.H, M.H dhe K.H,rezultojnë në pronësi krahas pasurive të paluajtshme dhe shoqëri tregëtare të organizuar në formën e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar. Nga administrimi i kësaj prove, rezuloi se shtetasi A.H, ka dhënë në formë huaje tek shoqëria “A” sh.p.k vlera të konsiderueshme që nuk dokumentojnë origjinën e kësaj shume. Mbëshetur në këto të dhëna, Prokuroria vlerësoi se jemi në kushte e aplikimit të masave me karakter pasuror bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar dhe kërkoi vendosjen e sekuestros mbi pasuritë e paluajtshme dhe e shoqëritë tregtare në zotërim të subjekteve si më poshtë:

    Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të H, M. H;
    Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 135.60 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;
    Pasuria pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 127 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;
    Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 59 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;
    Pasuria e llojit njësi me sipërfaqe 17.10 m2, me vendodhje Rr “Dritan Hoxha”, Tiranë;
    Pasuria pasuri e llojit njësi me sipërfaqe 31 m2, me vendodhje Rr “Gjergj Arianiti”, Vlorë;
    Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “” Shpk.,
    Pasuria e llojit tokë arë me sipërfaqe 3949 m2, nëlagjen Sheq i Madh-Fier;
    Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A I” shpk.,
    Pasuria llojit tokë arë me sipërfaqe 1971 m 2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;
    Pasuria e llojit tokë arë me sipërfaqe 3926 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier
    Pasuria tokë arë me sipërfaqe 2942 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;
    Pasuria e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3931 m2, në Sheq i Madh-Fier
    Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të H, si më poshtë:
    Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 55 m2, Bashkia Fier;
    Pasuri me sipërfaqe 137 m2, e llojit apartament Bashkia Fier;
    Sekuestrimin e kuotave të shoqërive tregëtare në zotërim të individëve objekt verifikimi:
    Sekuestrimin e kuatoave të shoqërisë “A” sh.p.k;
    Sekuestrimin e kuotavetë shoqërisë “A Travel” sh.p.k;
    Sekuestrimin e kuotavetë shoqërisë “A Bus” sh.p.k;
    Sekuestrimin e kuotavetë shoqërisë “A I”, p.k;
    Sekuestrimin e kuotavetë shoqërisë “M Trans” sh.p.k.,

    Prokuroria është duke verifikuar mbi pasuri të tjera të subjekteve të dyshuara dhe lidhjet e tyre me persona të tretë, të cilat po nënshtrohen verifikimeve. Rezulton se vlerat monetare të cilat ka dyshime se janë injektuar në shoqëritë tregtare dhe pasuritë në zotërim të personave objekt verifikimi është disa milionë euro. Ndërkohë që sipas raportit të ekspertit kontabël kanë rezultuar në një bilanc negativ për individët dhe shoqëritë tregtare.

  • Krijuan shoqëri udhëtimi për të transportuar paratë e drogës përmes linjave Itali-Shqipëri, sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

    Krijuan shoqëri udhëtimi për të transportuar paratë e drogës përmes linjave Itali-Shqipëri, sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

    Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve dhe kompanive të tyre, pasi krijuan shoqëri udhëtimi për transport të parave të fituara nga trafiku i drogës.

    Sipas njoftimit të prokurorisë, shtetasit me iniciale A.H. K.H., dhe M.H., transportonin paratë përmes linjave Shqipëri-Itali.
    Krijuan shoqëri udhëtimi për transport të parave të fituara nga aktiviteti kriminal në Itali, Prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e 3 shtetasve dhe kompanive të tyre
    Njoftimi i Prokurorisë:
    Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshsëm Fier, sekuestroi pasuritë e shtetasve A.H. K.H., dhe M.H., si dhe shoqëritë në posedim të tyre të cilat dyshohet se përdoreshin si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.
    Hetimet mbi procedimin penal nr.323, të vitit 2025, regjistruar për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, i nisur mbi bazën e të dhënave të përcjella nga Sektori për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nisën pas dyshimeve se shtetasit, A. H, A. H, nëpërmjet familjarëve dhe shoqërive tregtare në posedim të tyre, ishin përfshirë në veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimatrisë kriminale.
    Nga hetimet u dokumentua fakti se shtetasi A. H, në datë 24.05.2016, është arrestuar, pasi gjykata e apelit Milano/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim. “Mbajtja e paligjshme e drogës” në bashkëpunim parashikuar nga legjislacioni Italian. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vendimin e datës 26.05.2016, caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, në funksion të ekstradimit të këtij shtetasi të proceduar në Itali, në kuadër të një grupi krimal i cili, paratë e fituara nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve i dërgonin në Shqipëri nëpërmjet linjave të autobuzëve për udhëtarë. Nga shqyrtimi i Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, rezulton se, shtetasi A.H, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet Italiane, për veprën penale “Përfitimi i të ardhurave që burojnë nga aktivitetet kriminale drogë”, parashikuar nga nenet 110 dhe 648 të Kodit Penal Italian.
    Sipas të dhënave paraprake ende në verifikim hetimet e autoriteteve italiane tregojnë se, grupi kriminal i drejtuar nga shtetas shqiptarë, pjesë e së cilës ishte dhe A. H, ka dërguar në Shqipëri miliona euro të fituara në trafik droge, në periudha të ndryshme kohore. Këto para, dyshohet transportohen përmes linjave të autobusit Itali-Shqipëri apo nëpërmjet shoferëve të kamionëve të transportit ndërkombëtar.
    Në datë 13.06.2024, është kapur në flagrancë shtetasi J. Xh, i punësuar si shofer në subjektin “A. Travel”, i cili bente linjën Fier – Siçili, që posedonte vlera monetare të cilat dyshohet se i ka sjellë nga Italia. Po kështu, në të njëjtën datë është kapur shtetasi A. L, i punësuar si shofer në shoqërinë A. Travel”, teksa sillte nga Italia vlerën 89.390 Euro. Shtetasi A. L, ka deklaruar se punon si shofer autobuzi në kompaninë “A. Travel” që prej 5 vitesh dhe bën linjën Shqipëri-Itali. Vlerën monetare të gjetur deklaron se ia ka dhënë një shtetas Italian në stacionin e Katanias për ta transportuar në Shqipëri kundrejt një pagese të caktuar që është një përqind e shumës.
    Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në pronësi të shtetasëve A.H, A.H, A.H, M.H dhe K.H, rezultojnë në pronësi krahas pasurive të paluajtshme dhe shoqëri tregëtare të organizuar në formën e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar. Nga administrimi i kësaj prove, rezuloi se shtetasi A.H, ka dhënë në formë huaje tek shoqëria “A” sh.p.k vlera të konsiderueshme që nuk dokumentojnë origjinën e kësaj shume.
    Mbëshetur në këto të dhëna, Prokuroria vlerësoi se jemi në kushte e aplikimit të masave me karakter pasuror bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar dhe kërkoi vendosjen e sekuestros mbi pasuritë e paluajtshme dhe e shoqëritë tregtare në zotërim të subjekteve si më poshtë:
     Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të A. H, M. H;1) Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 135.60 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;2) Pasuria pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 127 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;3) Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 59 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;4) Pasuria e llojit njësi me sipërfaqe 17.10 m2, me vendodhje Rr “Dritan Hoxha”, Tiranë;5) Pasuria pasuri e llojit njësi me sipërfaqe 31 m2, me vendodhje Rr “Gjergj Arianiti”, Vlorë;
     Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A.” Shpk.,1) Pasuria e llojit tokë arë me sipërfaqe 3949 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier; Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A I” shpk.,1) Pasuria llojit tokë arë me sipërfaqe 1971 m 2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;2) Pasuria e llojit tokë arë me sipërfaqe 3926 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier3) Pasuria tokë arë me sipërfaqe 2942 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;4) Pasuria e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3931 m2, në Sheq i Madh-Fier;
     Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të K. H, si më poshtë:1) Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 55 m2, Bashkia Fier;2) Pasuri me sipërfaqe 137 m2, e llojit apartament Bashkia Fier;
     Sekuestrimin e kuotave të shoqërive tregëtare në zotërim të individëve objekt verifikimi:1) Sekuestrimin e kuatoave të shoqërisë “A” sh.p.k;2) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A Travel” sh.p.k;3) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A Bus” sh.p.k;4) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A I”, sh.p.k;5) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “M Trans” sh.p.k.,
    Prokuroria është duke verifikuar mbi pasuri të tjera të subjekteve të dyshuara dhe lidhjet e tyre me persona të tretë, të cilat po nënshtrohen verifikimeve. Rezulton se vlerat monetare të cilat ka dyshime se janë injektuar në shoqëritë tregtare dhe pasuritë në zotërim të personave objekt verifikimi është disa milionë euro. Ndërkohë që sipas raportit të ekspertit kontabël kanë rezultuar në një bilanc negativ për individët dhe shoqëritë tregtare.

    Top Channel