Tag: sipër

  • Udhëzues për blerësin/ Agjenti imobiliar: Si të shmangni kurthet e tregut në Tiranë

    Udhëzues për blerësin/ Agjenti imobiliar: Si të shmangni kurthet e tregut në Tiranë

    Blerja e një apartamenti, veçanërisht ‘në gropë’, është një hap me risk të lartë për familjet shqiptare. Agjenti për shit-blerjen e pronave, Armand Shkëmbi, i ftuar në ‘Kush Paguan’ në Syri TV, me moderatore Klaudia Karabolli dhe Flavia Shahinaj, dha një sërë këshillash praktike për të minimizuar rreziqet.

    Ai theksoi rëndësinë absolute të reputacionit të ndërtuesit dhe se blerja nga kompani anonime ose pa një histori të provuar është tejet e rrezikshme. Zgjidhja ideale, sipas agjentit, është përdorimi i një kredie bankare ku banka merr si garanci (kolateral) pronat e vetë ndërtuesit. Ky mekanizëm ofron një nivel sigurie shumë më të lartë për blerësin, pasi përfshin një verifikim të thelluar nga ana e bankës. Të joshur nga një çmim më i ulët, shumë blerës neglizhojnë këto masa sigurie, duke vënë në rrezik kursimet e një jete.

    Armando Shkëmbi: Ka elementë të riskut, pse? Ti investon në një pallat në ndërtim e sipër, sidomos kur është herët. Si garantojnë lekët e tua? Nëse një bankë do hynte dhe do investonte në një ndërtim, dhe bankat shqiptare nuk përzihen me firmat e ndërtimit. Pra nuk investojnë në ndërtim e sipër. Do kërkonte garanci për lekët e veta. Ti si konsumator tani, vete blen në ndërtim e sipër, ti nuk ke garanci për lekët e tua. Garancia jote është kjo kontratën e porosisë, sipërmarrje, ka lloj-lloj emrash. Kanë filluar dhe nga kontrata premtim-shitje tani. Pra çfarë bëjnë një pjesë e ndërtuesve? Del leja. Që para se t’u zbardhur lejen, që të zbardhin lejen duhet të paguajnë taksën e infrastrukturës, që është 8% e çmimit të referencës të pallatit, që për hir të së vërtetës është e fryrë.

    Dhe në këtë pikë nuk kanë shumë faj ndërtuesit sepse është shumë e lartë si taksë. Do ta parapaguash pa filluar ndërtimin fare. 8%-shin plus i kanë dhe 3% të pastrehët, që duhet t’i japin dhe 3% lekë ose apartamente. Por po themi, e ka për të paguar këtë. Që mos të konsumojë likuiditetet e veta, fillojnë dhe shesin me kontratë premtim-shitje, pa iu zbardhur leja e vet. Por kjo është ligjërisht e pranueshme tani, nuk e pengon njeri. Risku është që konsumatori i thjeshtë është i ekspozuar. Pra larg qoftë, një firmë ndërtimi falimenton. Një ndërtues, ku di gjë unë, ka vese dhe i konsumon ato lekët, ku do vesh do ta gjesh të drejtën?

    Ky është risku për familjet. Prandaj unë njerëzve u sugjeroj, bli kur ndërtimi të ketë avancuar çikë. Bli nga një ndërtues që ka reputacion, pra është një kompani që ka një emër për të ruajtur. Përpiqu të paguash me këste. Idealisht, merr kredi e cila si kolateral ka pronat e ndërtuesit. Ka ndërtues që me ndihmën e bankave të ndihmojnë ty të marrësh kredi në ndërtim e sipër por kolateral, pra garancinë, ka lënë prona të tjera. Këto janë më të sigurta se me shku në një pallat që është në fazat fillestare dhe t’i çon 90 apo 100% të lekëve për të marrë një çmim të mirë. Dhe ne shqiptarët e kemi trigër çmimin. Ne po na dhe çmim, i lëshojmë që të gjitha.

  • Serbët gjithmonë gënjejnë dhe falsifikojnë, ata nuk ngopen me gënjeshtra kundër shqiptarëve

    Serbët gjithmonë gënjejnë dhe falsifikojnë, ata nuk ngopen me gënjeshtra kundër shqiptarëve

    Qazim Namani

    Sipër dokumentit, mund të shihni si manipulojnë, kinse shtëpia është blerë për emigrant nga Shqipëria, me të vetmin qëllim ndryshimin e strukturës së popullatës në Kosovë.

    Faksimili i fletëpagesës ku vendoset që shtëpinë dhe pasurinë e fermerit Mitra Kadovic nga Istogu, të ja marrin për emigrantë.

    Në këtë dokument askund nuk përmendet Shqipëria. Shqiprëria përmendet vetem sipër dokumentit, për ta manipuluar opinjonin, kur dihet se në vitin 1969, nuk kishte kurrëfar vale të ardhjes së emigrantve nga shtetet tjera në Kosovë.

    Siç shihet në dokument shtëpia është paguar 133.000,00 dinarë. Dokument ka datën 31.12.1969.

    Mitra Kadovic, me këtë mbiemër kishte qytetar ne Peje dhe Istog, që sot jetojnë ne Serbi. Mos të harrojmë se edhe ne e kishim nga ky rajon Xhemajl Kaden, luftëtarë në Spanjë, por kemi edhe plotë qytetar me këtë mbiemër që sot jetojnë në qytetet e Kosovës.

  • Ishte në lëvizje e sipër, shpërthen në flakë automjeti në rrugën e Arbrit (Detaje)

    Ishte në lëvizje e sipër, shpërthen në flakë automjeti në rrugën e Arbrit (Detaje)

    Një automjet ka marrë flakë pasditen e sotme në rrugën e Arbrit.
    Makina e cila po udhëtonte në drejtim të Tiranës është shkrumbuar plotësisht në fshatin Shkallë të Xibrit.
    Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, mjeti u shkrumbua totalisht.
    Fatmirësisht personat që udhëtonin në të arritën (anëtarë të një familjeje) të dilnin pa u lënduar.
    Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shkëndijë elektrike.

  • Makina merr flakë në ecje e sipër në Fier, shpëtojnë mrekullisht shoferi dhe pasagjeri

    Makina merr flakë në ecje e sipër në Fier, shpëtojnë mrekullisht shoferi dhe pasagjeri

    Një automjet tip “Land Rover” në ecje është përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës në aksin Fier-Lushnje.
    Në vendin e quajtur “Vajkan”, shoferi dhe një pasagjer kanë mundur të dalin në kohë nga makina, e cila është shkrumbuar pothuajse tërësisht.
    Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
    Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ndërsa paraprakisht dyshohet një defekt në motor.

  • Vlorë, vritet roja e pallatit në ndërtim e sipër, pamjet e para nga vendi i ngjarjes!

    Vlorë, vritet roja e pallatit në ndërtim e sipër, pamjet e para nga vendi i ngjarjes!

    Syri sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e 58 vjeçarit, Renato Hoxhaj. 58 vjeçari u gjet i vrarë rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.

    Viktima punonte si roje në një pallat në ndërtim e sipër pranë banesës së tij në lagjen ‘Hajro Çakërri” të këtij qyteti dhe nuk rezultonte me precedentë penalë.

    Forcat e policisë dhe një grup hetimor po punon për të mbledhur provat ndërsa mësohet se zona është e rrethuar me kamera sigurie pamjet e të cilave pritet të verifikohen nga policia.

     

  • “Pse nuk bën debat me Berishën?”, Rama në Gjirokastër: Me bufin?! Ai është në rrëshqitje e sipër

    “Pse nuk bën debat me Berishën?”, Rama në Gjirokastër: Me bufin?! Ai është në rrëshqitje e sipër

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot komunikimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”.
    Një nga qytetarët e pyet Ramën se kur do të bëjë një debat me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, një praktikë kjo e njohur para zgjedhjeve në shumë shtete.
    Kreu i PS ka zgjedhur të përgjigjet me ironi, duke u shprehur se me bufin nuk mund të bëhet debat.
    “Me kë të bëj debat me bufin e kënetës, je në vete apo jo? Aq më tepër kur bufi është në rrëshqitje e sipër”, tha ai, duke iu referuar kështu lapsuseve të bëra së fundmi nga kryedemokrati në takimet me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve.
    Komunikimin Rama e ka mbyllur me “Më 11 maj ka vetëm një fitues”.

  • “Pse s’bën debat me Berishën?”, Rama: Bufi i kënetës është në rrëshqitje e sipër

    “Pse s’bën debat me Berishën?”, Rama: Bufi i kënetës është në rrëshqitje e sipër

    Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy” në rrjete sociale, u pyet sërisn nëse do të bëjë debat politik me kreun e PD, Sali Berisha.Gjatë fjalës së tij, ai tha se nuk ka me kë të bësh debat, pasi “bufi i kënetës është në rrëshqitje e sipër”.
    “Mezi po pres të filloj takimet se është e vetmja mënyrë për t’u çliruar dhe desintoksikuar nga helmet, që s’i marr që nga fushata e 2009, nuk shoh më televizor, dhe vetëm në raste të caktuara nëpërmjet Youtube që mi çojnë. Duhet detoks.Dhe i vetmi detoks është me njerëzit realë, në jetën reale. Me ata që në fund të ditës vendosin, që çyrykët i quajnë të blerë, të sëmurë, të shitur, administratë dhe ata këtë 11 Maj do të jenë më shumë se kurrë që do të votojnë mua dhe PS-në.
    Me kë të bëj debat? Me “bufin e kënetës”? A je në vete? Aq më tepër që bufi është në rrëshqitje e sipër. Çfarë debati?”, shprehet Rama.

  • “Pse nuk del në debat me Berishën?”, Rama: Jeni në vete? Bufi është në rrëshqitje e sipër…

    “Pse nuk del në debat me Berishën?”, Rama: Jeni në vete? Bufi është në rrëshqitje e sipër…

    Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy” në Facebook, shpjegoi se pse nuk bën debat me kundërshtarët politikë.
    “Mezi po pres të filloj takimet se është e vetmja mënyrë për t’u çliruar dhe desintoksikuar nga helmet, që s’i marr që nga fushata e 2009, nuk shoh më televizor, dhe vetëm në raste të caktuara nëpërmjet Youtube që mi çojnë. Duhet detoks. Dhe i vetmi detoks është me njerëzit realë, në jetën reale. Me ata që në fund të ditës vendosin, që çyrykët i quajnë të blerë, të sëmurë, të shitur, administratë dhe ata këtë 11 Maj do të jenë më shumë se kurrë që do të votojnë mua dhe PS-në”, u shpreh Rama, shkruan A2.
    “Me kë të bëj debat? Me “bufin e kënetës”? A je në vete? Aq më tepër që bufi është në rrëshqitje e sipër. Çfarë debati?”, shtoi Rama.

  • Vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin pasi i ngacmoi të fejuarën, prokuroria mbyll hetimet për Darment Kelin

    Vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin pasi i ngacmoi të fejuarën, prokuroria mbyll hetimet për Darment Kelin

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin D.K. për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
    Nga hetimet e procedimit penal nr. 5141, të vitit 2024, rezultoi se më datë 24.08.2024 ndërroi jetë nga plagosja me thikë shtetasi A.H., ndërsa u arrestuan në flagrancë shtetasit D.K. dhe A.M.
    E gjithë ngjarja nisi kur viktima A.H. dhe miku i tij, A.M dyshohet se ngacmuan me fjalë një vajzë, veprim ky që u pa nga ballkoni nga shtetasi D.K. i cili më pas u konfliktua me dy personat.
    Në konflikt e sipër, ky shtetas qëlloi disa herë me mjet prerës thikë, në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin A.H., duke i shkaktuar më pas atij vdekjen. Ky shtetas deklaroi se personat në fjalë ngacmuan të fejuarën e tij e cila ishte nisur të takonte një të afërmen e saj dhe pasi e pa tërë skenën nga ballkoni, ai zbriti duke marrë me vete edhe një thikë, teksa pranoi se në konflikt e sipër e goditi disa herë në krah dhe në pjesën e barkut
    Bazuar sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi dërgimin në gjyq të shtetasit D.K. për veprën penale ‘Vrasje me dashje