Për shkak të vështirësive me rënien e kontratave nga partnerët e huaj, humbje të ardhurash nga zhvlerësimi i euros dhe rritjet e kostove në sektorin fason pritet që pas përfundimit të muajve të verës të nisë sërish mbyllja e fabrikave dhe shkurtimi i vendeve të punës.Paralajmërimi për rrezikun e investimeve dhe punësimin e sektorit të manifakturës bëhet nga kryetari i shoqatës së ProEksport Albania Edvin Prençe.“Sektori i Manifakturës, i veshjeve dhe këpucëve punëson mbi 60 mijë persona, shumica gra dhe të rinj, në rajone ku industria është punëdhënësi kryesor. Reduktimi i porosive ka sjellë ndërprerje kontratash, ulje të orëve të punës dhe në disa raste mbyllje të linjave të prodhimit. Paralajmërojnë se në mungesë të një reagimi politik dhe institucional, rrezikohen qindra vende pune deri në fund të vitit”.Shkaqet kryesore që po rëndojnë mbi performancën e sektorit sipas zoti Prençe vijojnë të jenë: Forcimi i vazhdueshëm i lekut, që ndikon negativisht në të ardhurat nga eksportet; Kosto në rritje të prodhimit, veçanërisht për fuqinë punëtore dhe energjinë; Mungesa e një kursi këmbimi industrial të mbrojtur, që do të siguronte një nivel stabiliteti për eksportuesit; Rënie e kërkesës nga partnerët europianë, e lidhur me pasiguri ekonomike dhe konkurrencë nga tregje me kosto më të ulët.Për shkak të këtyre vështirësive prezente edhe në vitet e mëparshme brenda 1 viti, përkatësisht nga nëntor 2023 deri në nëntor 2024 sipas shoqatës ProEskport Albania në sektor u mbyllën 10 mijë vende pune nga mbyllja e fabrikave.Shkurtime të vendeve të punës në sektorin fason pati edhe përgjatë vitit 2023, ku ndër zonat më të prekura ishin në Krujë, Fushë-Krujë, Laçi, Lezhë e Shkodër.Për përmirësimin e situatës drejtuesi i shoqatës propozon diskutimin e disa pikave që duhet të zbatohen nga institucionet shtetërore si:– Vendosjen e një kursi të mbrojtur industrial për transaksionet eksportuese;– Paketa mbështetëse për uljen e barrës fiskale dhe sigurimeve për sektorin;– Skema të dedikuara për kalimin nga modeli Fason në cikël të plotë me vlerë të shtuar;– Promovim të eksporteve jashtë BE-së dhe diversifikim të partnerëve tregtarë.“Në mungesë të këtyre masave, viti 2025 rrezikon të jetë ndër më sfiduesit për industrinë prodhuese në Shqipëri, me pasoja afatgjata për bilancin tregtar, zinxhirin e furnizimit dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm”, thekson Prençe.Pavarësisht rritjes së lehtë në muajin maj të eksporteve për grupin e tekstileve dhe këpucëve, për 5-mujorin tendenca është negative.Eksportet për grupin tekstile dhe artikuj tekstile për janar-maj 2025 sipas të dhënave të INSTAT arritën në vlerën e 25,7 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, ekspertet ranë 2,5%.Ndërsa eksportet e grupit veshjet e këmbëve për janar-maj 2025 arritën në vlerën e 19,6 miliardë lekëve. Krahasuar me janar-maj 2024 eksportet ranë rreth 0,5%./ D.AzoBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: sipas
-

Turqia, kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
Sipas një deklarate të deputetit opozitar Kreshnik Çollaku, Turqia po i kërkon me ngulm qeverisë shqiptare që të mos vijojë me projektin e një shteti bektashi, promovuar fort nga Rama, paralel me këmbënguljen se kjo do të ndodhë, me arsyetime vështirë bindëse, sipas së cilit bektashinjtë janë komunitet në zhdulje e kësisoj vetëm një lloj “Vatikani” për ta do i ruante si resurs kinse kombëtar.
Por kjo ide bie erë e rëndë çifutizëm me qitje të largët.Sipas deputeti Çollaku, është kreu i Komisionit të Jashtëm të Turqisë, Fuat Oktay, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë, ai që ka kërkuar në emër të Ankarasë zyrtare ndërprerjen e idesë kontraverse të Ramës.
Çollaku, pjesë e Komisionit të Jashtëm parlamentar shqiptar, ka qenë present në takimin e delegacionit turk me kryeparlamentaren Spiropali, ku ai thotë se është parashtruar ky qëndrim i shtetit turk.
Turqia, si një fuqi rajonale, është dhe njohëse e thellë e çdo lëvizjeje, pas së cilës mund të fshihen arsye krejt të tjera nga ato të deklaruara. /tesheshi.com/
-

Matura Shtetërore 2025, publikohen edhe notat e provimeve me zgjedhje
Foto ilustruese
TIRANË- Dalin notat e provimeve me zgjedhje për të gjithë maturantët në vend. Notat janë publikuar në sistemin digjital të “Portali Studentor”. Në këtë faqe, kanë dalë rezultatët e 25 872 maturantëve. Sipas të dhënave të publikuara, 360 maturantë kanë marrë notën 4.00 dhe kanë ngelur, ndërsa 366 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00.
Kalueshmëria për këtë provim është 98.61% ndërsa nota mesatare është 7.72.Brenda disa minutash do të publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit.
Çfarë rëndësie kanë notat e provimeve të Maturës 2025?
Notat e provimeve të Maturës në provimin e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe dhe letërsisë, matematikës si edhe lëndëve me zgjedhje janë nota që sëbashku formojnë një mesatare të plotë që i bashkangjitet mesatares së tre viteve të gjimnazit. Disa universitete llogarisin 50% të pikëve të provimeve./ZËRI
PËR REZULTATET E PROVIMEVE (KLIKO KËTU) -

Britania ngre alarmin: Rusia po udhëheq një fushatë sabotimesh në Evropë, në shënjestër edhe Italia
Nuk janë më sulme të izoluara, por një fushatë e mirëorganizuar sabotimesh fizike dhe kibernetike që po godet Evropën, pjesë e një lufte hibride të udhëhequr nga inteligjenca ushtarake ruse, GRU. Alarmi është ngritur nga autoritetet britanike përmes një dosjeje të detajuar të shpërndarë ndër aleatët përpara Samitit të NATO-s në Hagë.
Sipas analizës së Londrës, operacionet e fshehta po godasin sektorët më jetikë, transportin ajror, hekurudhor dhe detar dhe janë intensifikuar me pjesëmarrjen e grupeve si Ember Bear, Fancy Bear dhe Sandworm, të njohur për sulme të sofistikuara ndaj faqeve zyrtare, databazave dhe infrastrukturës kritike.
Ndërkohë, GRU po rekruton “agjentë të rastësishëm” përmes aplikacioneve si Telegram, shpesh qytetarë jorusë që ngarkohen me akte të thjeshta por të rrezikshme, si zjarrvënie apo dërgim pakosh me lëndë shpërthyese. Sipas NATO-s, këto operacione po shndërrohen në armë destabilizuese, me qëllimin për të krijuar konfuzion, frikë dhe mosbesim ndaj institucioneve.
Në shënjestër janë edhe vendet që furnizojnë Ukrainën me ndihmë ushtarake, përfshirë Italinë. Britanikët paralajmërojnë për një intensifikim të sulmeve nëse konflikti në Ukrainë nuk ndalet.
Italia në shënjestër
Italia është mes vendeve të prekura nga kjo strategji hibride. Më 28 dhjetor dhe 17 shkurt, grupi NoName57 ndërpreu faqet zyrtare të aeroporteve të Linate dhe Malpensa, duke paralizuar përkohësisht trafikun ajror. Në një deklaratë, grupi përmendi edhe fjalimin e presidentit Sergio Mattarella që krahasonte pushtimin rus në Ukrainë me atë nazist.
Raste edhe më të rënda kanë ndodhur pa autorësi të qartë. Më 5 shkurt, një shtetas gjeorgjian arriti të hynte në kullën e kontrollit të aeroportit të Ciampinos dhe i vuri flakën një dhome teknike, duke bllokuar trafikun ajror në qendër të Italisë për disa orë. Po ashtu, në portin e Savonës, një akt sabotimi goditi anijen cisternë “Seajewel”, ku u aktivizuan dy mina magnetike. Njëra shpërtheu duke dëmtuar trupin e anijes me 50 mijë ton naftë, ndërsa tjetra shpërtheu në fundin e detit.
Apeli i Londrës për reagim të bashkuar
Autoritetet britanike kërkojnë reagim të koordinuar nga Bashkimi Evropian dhe NATO. Sipas tyre, mungesa e përgjigjes do ta inkurajonte Kremlinin të shtojë presionin, madje të testojë qëndrueshmërinë e vendeve më të brishta të aleancës. Britania po kërkon që BE të miratojë sanksione të reja përmes përfaqësuesit të lartë dhe që vendet anëtare të jenë më të vendosura në mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë kibernetike.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Donald Trump shihen si një partner më i tërhequr, ndaj Europa duhet të mbajë barrën e reagimit. -

Tërmet në Napoli, banorët dalin në rrugë, ndërpriten shërbimet e trenave
Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter goditi Napolin rreth orës 12:47 me kohën lokale.
Sipas sizmiologëve kjo ishte dridhja më e fortë në dyzet vitet e fundit, në një zonë veçanërisht sizmikisht aktive.
Sipas informacionit të deritanishëm, nuk ka të lënduar apo dëme materiale.Shumë banorë lanë shtëpitë dhe zyrat e tyre si masë paraprake. Thellësia fokale e tërmetit ishte 5 kilometra. Trafiku i trenave u pezullua në zonën e Napolit si masë paraprake./vizionplus.tv
-

I nxehti në Europë: Është vetëm vala e parë, temperaturat deri në 10 °C mbi mesataren
Europa po përballet me valën e parë të të nxehtit ekstrem për këtë vit dhe sipas meteorologëve, bëhet fjalë për një nga valët më të hershme dhe më të forta të dy dekadave të fundit. Sot, në qytetin El Granado në provincën Huelva të Spanjës u shënua një rekord i ri: 46°C, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në muajin qershor në këtë vend.
Arsyeja? Një anticiklon i fuqishëm afrikan vijon të qëndrojë mbi Evropën Jugore që i mban temperaturat deri në 10 gradë mbi mesataren sezonale. Kjo situatë pritet të zgjasë të paktën deri më 3 korrik dhe ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të jetë vetëm vala e parë nga disa që pritet ta godasin kontinentin këtë verë, në një klimë gjithnjë e më të paqëndrueshme për shkak të ndryshimeve klimatike.
Nga gadishulli Iberik deri në Ballkan, miliona njerëz po përballen me ditë përvëluese. Në disa zona temperaturat kanë kapërcyer 42°C. Në Spanjë, agjencia kombëtare e motit AEMET ka aktivizuar një plan emergjence për rrezikun nga zjarret, ndërsa Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të moshuarve, fëmijëve dhe grupeve të tjera të rrezikuara që të tregojnë kujdes të shtuar.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Francë, ku qytete si Marseja dhe Tuluza kanë ndaluar aktivitetet fizike në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta dhe kanë hapur qendra me kondicioner dhe pishina falas për qytetarët në nevojë.
Në Francë, 84 nga 101 rajonet administrative janë vënë në alarm për shkak të të nxehtit. Zjarre janë raportuar në zonën Corbières, në jugperëndim të vendit, ku temperaturat kanë kaluar 40°C, duke detyruar evakuimin e një kampingu dhe një manastiri. Situatë e ngjashme paraqitet në jug të Athinës, ku policia greke ka mbyllur një segment të rrugës bregdetare që lidh kryeqytetin me Sunionin, ku ndodhet Tempulli antik i Poseidonit.
Në Itali, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur alarmin e kuq për 21 qytete, përfshirë Romën, Firencen, Bolonjën dhe Napolin. Në rajone si Siçilia dhe Liguria është ndaluar puna në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta, ndërsa sindikatat po kërkojnë zbatimin e kësaj mase në mbarë vendin.
Sipas The Guardian, viti 2023 ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë, me pasoja katastrofike që kapën një kosto prej mbi 300 miliardë dollarësh në rang global. Një studim i Lancet Public Health parashikon që, nëse temperatura mesatare globale rritet me 3°C mbi nivelet paraindustriale, numri i vdekjeve nga i nxehti në Evropë mund të arrijë në 129 mijë në vit. Aktualisht, numri vjetor i viktimave nga i nxehti në Evropë është rreth 44 mijë.
Edhe rajonet e përfshira nga konfliktet po vuajnë pasojat e të nxehtit ekstrem. Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, temperaturat në Gaza kanë arritur 40°C, duke e rënduar më tej krizën humanitare. Mungesa e ujit, energjisë elektrike dhe mbrojtjes nga dielli e bëjnë të pamundur përballimin e kushteve ekstreme për një popullatë tashmë të rraskapitur nga lufta. -

VIDEO/ Kaos në Berlin, gradaçela mbulohet nga flakët pas 3 shpërthimesh të forta
Sot në mëngjes, në qendër të Berlinit shpërtheu kaosi, kur një zjarr i madh mbuloi një ndërtesë të lartë në ndërtim e sipër në lagjen Tiergarten.
Sipas raportimeve të BILD, lexuesit dërguan foto që tregonin një re të madhe tymi që shtrihej mbi qytet.
Zjarri shpërtheu rreth orës 8:30 të mëngjesit, ndërsa po kryheshin punime në çati. Një gazetar i “BILD” që ishte pranë përshkroi tre shpërthime të forta, me valë të forta goditëse që u ndjenë edhe në ndërtesat fqinje. Shpërthimet ndodhën pak minuta nga njëra-tjetra.
Beteja me flakët zgjati më shumë se dy orë. Deri në orën 10:30, zjarrfikësit arritën të shuanin pjesën kryesore të zjarrit në çati, megjithatë pjesa e jashtme e ndërtesës vazhdon të laget nga zjarrfikësit si masë paraprake.Departamenti i Zjarrfikësve vlerëson se zjarri filloi në çati, ku kishte material të ndezshëm. Kjo është ndërtesa e re “John Jahr Haus”, një kompleks zyrash dhe shitjesh me pakicë i teknologjisë së fundit, me një buxhet prej 115 milionë eurosh.
Rreth 100 zjarrfikës nxituan në vendngjarje dhe luftuan për ta vënë zjarrin nën kontroll. Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar.
Sipas një zëdhënësi të Departamentit të Zjarrfikësve, punëtorët arritën të largoheshin të sigurt duke përdorur një ashensor të jashtëm.Top Channel
-

Gara për kreun e BKH, SPAK email 7 kandidatëve të mbetur në garë, Korriku muaj i nxehtë për “FBI shqiptare”
Përmes e-mailit, SPAK ka njoftuar 7 pretendentët që ngelën në garën për postin e shefit të BKH, se muaji korrik do të jetë jo vetëm i nxehtë, por edhe i ngarkuar për ta. Sipas Prokurorisë së Posaçme, brenda këtij afati ata do t’i nënshtrohen të gjitha fazave të tjera të konkurrimit.
Nga 13 kandidatë që dorëzuan dokumentacionin dhe iu nënshtruan fazës së parë të kontrollit të dokumentacionit, 6 prej tyre u skualifikuan. Ata që ngecën në filtrin e parë të komisionit të përbërë nga kryeprokurori Altin Dumani dhe Arben Kraja e Behar Dibra ishin: Astrit Halilaj, Haki Cako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinci, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni. Ndërkohë garuesit që synojnë drejtimin e BKH pritet të bëjnë vrap 2400 metra, 300 metra sprint, muskuj barku dhe pompa e më tej analizat mjekësore. Kush kualifikohet për fazën e radhës e pret eseja e zgjeruar, poligrafi, verifikimi i figurës dhe deklarimi i pasurisë.
Drejtori i BKH duhet të zgjidhet brenda 31 gushtit, kur edhe i mbaron mandati Aida Hajnajt drejtoreshës aktuale të kësaj byroje. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, në garë kanë mbetur Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta, shumica zyrtarë policie dhe hetues aktualë në SPAK. -

Çmimi i banesave në Prishtinë arrin deri në 2,500 euro për metër katror
Çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë aktualisht luhatet nga 1,200 deri në 2,500 euro, varësisht nga lokacioni, ndërtimi dhe cilësia e objektit. Ky nivel i çmimeve po konsiderohet i lartë dhe i paqëndrueshëm për shumicën e qytetarëve.Çmimi i banesave në Prishtinë vazhdon të jetë i lartë dhe i paqëndrueshëm për shumë qytetarë.Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, një metër katror në kryeqytet kushton nga 1,200 euro deri në 2,500 euro, varësisht nga lokacioni, ndërtimi dhe cilësia e objektit.Zonat më të shtrenjta mbeten qendra e qytetit, lagjja “Arbëria” dhe “Pejton”, ku çmimet shpesh e tejkalojnë kufirin prej 2,000 euro për metër katror.Në Zonën e Prishtinës së Re çmimi i një metri katror të banesave aktualisht është 1,200 euro. Në rrugën C, metri katror i një banese luhatet nga 1,400 deri në 1,500 euro, ndërsa në rrugën B për ta blerë aktualisht një banesë duhet paguar 1,500 deri në 1,700 euro për metër katror. Dhe, pastaj vjen pjesa e kryeqytetit me zona ndjeshëm më të shtrenjta të banesave.Zonat më të shtrenjta në kryeqytet janë qendra e qytetit, lagjja Arbëria dhe Pejtoni, ku çmimet shpesh tejkalojnë 2,000 euro për metër katror.Në zona të tjera, çmimet janë si më poshtë:Prishtina e Re: rreth 1,200 euro për m²Rruga C: 1,400–1,500 euro për m²Rruga B: 1,500–1,700 euro për m²Megjithatë, mungesa e kontrollit institucional mbi tregun dhe kërkesa e lartë po e shtyjnë vazhdimisht çmimin për lart, duke e bërë të vështirë për shumë qytetarë, sidomos të rinjtë, që të sigurojnë një banesë me të ardhura të zakonshme.Ekspertët e ndërtimit kanë paralajmëruar edhe më herët se çmimet pritet të mbesin të larta edhe gjatë muajve në vijim, për shkak të mungesës së ofertës së qëndrueshme dhe rritjes së kostove të ndërtimit.Sipas të dhënave statistikore të Agjencisë së Statistikave edhe sipas ndërtuesve është evidente ngritja e kostos së ndërtimit në muajt e deritashëm të 2025-tës.Sipas të dhënave të publikuara nga ASK-ja të Indeksit të Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë (TM1) 2025, “kostoja e ndërtimit në Kosovë pati rritje për 1,7 për qind në tremujorin e parë të 2025-tës, krahasuar me tremujorin e fundit të 2024 -tës”. Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të sivjetshëm me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 6,5 për qind.ASK-ja ka evidencuar se në këtë periudhë, pagat e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë janë rritur 2,4 për qind, ndërsa materialet e ndërtimit prej 1,9 për qind ishin ndikim në rritjen e kostos së ndërtimit, dhe shpenzimet e tjera në këtë sektor në tremujorin e parë janë rritur për 1,8 për qind.Kostoja e ndërtimit në rritjeSipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për tremujorin e parë të vitit 2025:Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN) u rrit 1.7% krahasuar me TM4 2024.Krahasuar me TM1 2024, rritja është 6.5%.Pagat në sektorin e ndërtimtarisë janë rritur 2.4%.Materialet e ndërtimit janë rritur 1.9%.Shpenzimet tjera janë rritur 1.8%.Por, ajo që është paradoksale është se mbi 180 mijë banesa janë të zbrazëta në KosovëPër 13 vjet – nga 2011-ta deri më 2024 – numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind.Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milion banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme.Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë.Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes.Por, një shifër që ai e konsideron shqetësuese, është ajo e banesave të zbrazëta.Sipas ASK-së, në Kosovë janë mbi 182 mijë të tilla, që përfshijnë banesat ende në ndërtim, të blera dhe të destinuara për shitje.Paradoksi: mbi 180 mijë banesa të zbrazëtaPavarësisht çmimeve të larta, në Kosovë janë mbi 182 mijë banesa të zbrazëta, përfshirë ato në ndërtim, të blera për investim ose të destinuara për shitje.Ndërmjet viteve 2011 dhe 2024, numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë u rrit për 43%, duke arritur në rreth 590 mijë njësi banimi për një popullsi prej 1.6 milionë banorësh.Për më tepër, 96% e familjeve në Kosovë janë pronare të shtëpive ku jetojnë.Ky trend tregon një mentalitet të përhapur investimi në pasuri të paluajtshme, si formë sigurie për të ardhmen.Çmimet e banesave në Kosovë nisën të rriten në vitin 2021, për shkak të çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20%./ Fatos Shala Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

