Tag: sipas

  • Përmbysje rezultati pas rinumërimit në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin

    Përmbysje rezultati pas rinumërimit në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin

    Mbyllet procesi i rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit.
    Sipas rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda Partisë Socialistë.
    Zegjine Caushi ka humbur mandatin e deputetes së PS, dhe vendin e saj në parlament e merr Maldrita Bardho me një diferencë prej 10 votash.
    Nga rinumerimi i votave, Zegjine Çaushit iu hoqen 48 vota qe sipas KAS i ishin dhene padrejtesisht. Nderkohe qe Maldrita Bardho, ka rifituar nga rinumerimi  26 vota, te cilat i ishin tjetersuar gjate procesit te numerimit.
    Një zyrtare në Bashkinë e Roskovecit, Zegjineja ishte një emër pothuajse i panjohur për publikun, deri në momentin kur Gazment Bardhi denoncoi se ajo, përmes të ëmës Vjollca Caushi, kishte përfituar grante për ndërtimin e një bujtine.
    Zegjine Çaushi iu përgjigj Bardhit me një video ironike, të cilat i kishte të shpeshta gjatë gjithë fushatës, sa herë që Bardhi sulmon Ballukun. Kjo e fundit e përdori Zegjine Çaushin për të ironizuar kundërshtarin e saj kryesor në Fier, teksa në këtë mënyrë Zegjineja përfitonte promovim nga mediat pranë Qeverisë.

    Shifrat sipas KQZ
    Maldrita Bardho
    Vota preferenciale: 3616
    Vota nga Diaspora: 1020
    4636 vota ne total
    Zegjine Caushi
    Vota preferenciale: 4026
    Vota nga Diaspora: 600
    4626 vota në total
     

  • Dy autobusë përplasen në New York, 13 të plagosur nga aksidenti

    Dy autobusë përplasen në New York, 13 të plagosur nga aksidenti

    13 persona u plagosën plagosur pasi dy autobuzë u përplasën në New York

    Aksidenti ndodhi në Terminalin e Autobusëve të qytetit të New Yorkut këtë mëngjes, duke çuar në mbylljen e stacionit dhe pezullimin e shërbimeve.
    Sipas mediave amerikane, dy autobusë u përplasën me njëri-tjetrin afërsisht në orën 6:15 me orën lokale.
    Nuk janë publikuar detaje të mëtejshme rreth shkaqeve të incidentit.
    Dymbëdhjetë prej tw plagosurve u trajtuan për lëndime të lehta dhe një u dërgua në spital për kontrolle tw mwtejshmw, sipas policisë.

    Top Channel

  • Përmbysje rezultati pas rinumërimit në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin në Fier

    Përmbysje rezultati pas rinumërimit në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin në Fier

    Mbyllet procesi i rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit.
    Sipas rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda Partisë Socialistë.
    Zegjine Caushi ka humbur mandatin e deputetes së PS, dhe vendin e saj në parlament e merr Maldrita Bardho me një diferencë prej 10 votash.
    Nga rinumerimi i votave, Zegjine Çaushit iu hoqen 48 vota qe sipas KAS i ishin dhene padrejtesisht. Nderkohe qe Maldrita Bardho, ka rifituar nga rinumerimi  26 vota, te cilat i ishin tjetersuar gjate procesit te numerimit.
    Shifrat sipas KQZ
    Maldrita Bardho
    Vota preferenciale: 3616
    Vota nga Diaspora: 1020
    4636 vota ne total
    Zegjine Caushi
    Vota preferenciale: 4026
    Vota nga Diaspora: 600
    4626 vota në total
     

  • Blushi: Meta s’ka asnjë lidhje me lobimet, SPAK të tregojë emrin e atij që pagoi faturat nga LSI

    Blushi: Meta s’ka asnjë lidhje me lobimet, SPAK të tregojë emrin e atij që pagoi faturat nga LSI

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar një dokument që sipas tij vërteton se Presidenti i PL-së, Ilir Meta, nuk ka asnjë lidhje me lobimet e LSI-së dikur.
    Përmes një deklarate për mediat teksa publikoi dokumentin, Blushi i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që të tregojë emrin se kush i pagoi faturat nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
    Blushi shtoi se këto manipulime që ai prentendon se janë bërë për çështjen e Metës, njësoj si në rastin e “McKeon Group”, do të sqarohen. Kjo sipas tij është arsyeja që SPAK shtyn pafund hetimet.
    Deklarata e Blushit:
    Në funksion të transparencës maksimale me opinionin publik dhe në vijim të procesit të premtuar për çmontimin e të gjitha akuzave farsë dhe politike të ngritura ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, sot do të nxjerrim në dritë të diellit përpjekjen politike dhe kriminale të SPAK, që e dënojmë me forcë, për të përfshirë gjoja Z. Meta në të ashtëquajturën çështjen e lobimit nga ish-LSI.
    Duke i kujtuar mbarë opinionit publik, se tanimë zyrtarisht ka rënë plotësisht poshtë, si e pavërtetë dhe e fabrikuar, çdo dyshim dhe akuzë politike e ngritur për gjoja një pagesë të supozuar të z.Meta apo ish-LSI prej 1 milion USD për lobim në SHBA për një foto me Presidentin Trump, që më pas u reduktua në akuzën prej 100 mijë USD të paligjshme, në momentin e arrestimit dhe që rezultoi, siç e faktuar edhe autoritetet amerikane, vetëm një pagesë e ligjshme 15 mijë USD për “McKeon Group” të deklaruar sipas ligjit nga ish-LSI, po sqarojmë edhe një çështje tjetër që SPAK qëllimisht nuk e sqaron.
    Në faqen 103, të vendimit të datës 26 Maj 2025, për marrjen të pandehur të Z. Meta, SPAK bën me dije se ka mbërritur një letërporosi nga SHBA lidhur me kontratën që ish-LSI ka patur me kompaninë GSIS Llc, një marrëveshje zyrtare, e miratuar me vendim të Kryesisë së ish-LSI, e firmosur nga një titullar i kësaj partie, pra jo nga Z. Meta që në atë kohë ka qenë President i Republikës dhe jo Kryetar i LSI, dhe e depozituar sipas ligjeve shqiptare dhe atyre amerikane.
    Po në faqen 103, SPAK shkruan ndër të tjera se drejtori ekzekutiv i GSIS ka çertifikuar të gjithë informacionin dhe të dhënat e aktivitetit të kompanisë janë të vërteta dhe korrekte, në përputhje me rregullat federale dhe i ka përcjellë Departamentit të Drejtësisë së SHBA, dokumenacionin lidhur me pagesat e faturave që LSI ka bërë për GSIS.
    Në pikën 3, po në faqen 103 të shkruar nga vetë SPAK, ndër të tjera thuhet se SPAK disponon faturat që GSIS i ka dërguar LSI-së dhe faturat që LSI ka paguar, një shumë e madhe, që sipas SPAK nuk korrespondon me shumat që janë  depozituar  në KQZ, sipas ligjit nga kjo parti.
    Partia e Lirisë dhe Presidenti Meta sot po i ridrejtohen publikisht SPAK, që qëllimisht nuk do të zbardhë të vërtetën e lobimit:

    Kujt në LSI, emër dhe mbiemër, ia ka çuar këto fatura GSIS? Sepse ky është edhe personi kyç që SPAK e fsheh qëllimisht.

    Në rast se ky pretendim që ngre SPAK-u është i vërtetë, pra që janë bërë pagesa për llogari të LSI, tek kjo kompani apo tek një kompani tjetër, nuk ka rëndësi, të cilat nuk  janë raportuar  në KQZ, dhe të cilat nuk janë miratuar në kryesinë e LSI, e cila ka patur statutin e vet dhe aty mereshin vendimet për shpenzimet dhe për cdo gjë, padyshim që kemi të bëjmë me veprime të paligjshme, padyshim që kemi të bëjmë me vepra penale dhe padyshim që ai, ajo apo ata që i kanë bërë këto vepra,   janë pikërisht ata që edhe mbrohen sot qëllimisht dhe politikisht nga SPAK duke mos i dhënë të plota faktet për mediat.
    Kujt i kanë shkuar këto para?
    Kujt ja kanë çuar këto fatura?
    SPAK-u e fsheh qëllimisht dhe arsyeja është vetëm politike, për të mbajtur në ajër dhe në tym që këtu duhet të jetë Presidenti Meta, gjë që është 100% e pavërtetë, siç rezultoi çështja me McKeon Group.
    Sepse është ky person që sot fshihet dhe merret në mbrojtje nga SPAK që jo vetëm ka qenë në dijeni të këtyre faturave marramendëse, por edhe nëse s’ka urdhëruar apo kërkuar realizimin e këtyre pagesave, këto fatura ia ka bërë të ditura personit në LSI që ka marrë këtë vendim, e ky as mund të ishte dhe as mund të jetë Ilir Meta dhe këtë SPAK-u e di shumë mirë, por përdoret politikisht për t’ia lënë këtë përgjegjësi Ilir Metës, duke fshehur provat dhe faktet.
    Pra SPAK në këtë rast jo vetëm që nuk heton, por fsheh fakte dhe emra me qëllime të pastra politike për të fajësuar Ilir Metën, se këtë komandë ka marrë nga “Ramaduro”.
    Në këtë mënyrë, SPAK edhe mbron me porosi të Ramës personat përgjegjës të cilët të kapur në veprime të paligjshme kanë kaluar në shërbim të Ramës e kundër Partisë së Lirisë, që nga 21 nëntori 2023. Janë ata që para Konvetës së 27 prillit 2024 Presidenti Meta i cilësonte publikisht, si fraksioni i “Dumanit dhe Adrianit”.
    Por edhe si në rastin e “McKeon Group” edhe këto manipulime do të sqarohen, ndaj SPAK shtyn pafund hetimet se gjyqi në themel nuk mund të jetë i mbyllur.
    Por edhe dokumentat nga SHBA nuk mund të fshihen për një kohë të gjatë.
    Tanimë është e qartë se SPAK nuk e bën publik personin apo personat kyç në çështjen e lobimeve sepse funksionon si organizatë kriminale duke vazhduar të shpërndajë dizinformacione në televizionet dhe mediat e blera me paratë e pista të inceneratorëve, si dhe nëpërmjet gazetarëve mercenarë që shkruajnë e raportojnë mashtrimet që u ofron SPAK.
    Historia e lobimit është kjo, që t’i bën marrëveshje me një kompani, caktohet një person që e firmos, kjo depozitohet në KQZ, depozitohet  edhe në FARA, në Departamentin e Drejtësisë në Amerikë dhe njëkohësisht ngarkon dhe personin, i cili e zbaton, pra klauzolë për klauzolë.
    Sepse nuk merret Kryetari i Partisë me këto detaje por ka persona të tjerë, ka persona përgjegjës.
    Dhe SPAK-u ne na fsheh qëllimisht, në vlerësimin se u bënë 3 vjet,  kujt ia ka çuar kjo kompani këto fatura, një personi, se nuk mund t’ja u cojë dhjetëra mijë anëtarëve  të LSI.
    Kujt ja ka cuar? Këtë gjë SPAK-u na e fsheh.
    Cila është arsyeja?
    Mbulimi i së vërtetës dhe hedhja në tregun mediatik nëpërmjet mediave të regjimit dhe që paguhet me paratë e pista të inceneratorëve të lajmeve të rreme dhe fund e krye të pavërteta.
    Po si faktohet që është SPAK që përdor gazetarët për të shpërndarë të pavërteta, dizinformacione dhe lajme të rreme.
    Duke mbrojtur ligjshmërinë kontrollin dhe sekustrimin e telefonave të gazetarit Elton Qyno, përfaqësuesit e SPAK, në datën 9 prill 2025 artikuluan një deklaratë të paprecedentë gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila kompromenton jo vetëm gazetarët e keqpërdorur të kronikës, por edhe vetë SPAK-un.
    Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, i caktuar nga Altin Dumani për çështjen Qyno, u shpreh para trupit gjykues se gazetarët, para se të publikojnë një material me natyrë sekrete, marrin leje në SPAK nëse duhet t’a botojnë ose jo materialin. Kjo tregon se çdo material sekret që publikohet në media merr miratimin e SPAK-ut. Ky pohim e vizaton SPAK-un si kryeredaktorin e të gjithë gazetarëve, si filtrin që jep ‘OK’ ose jo për publikimin e një materiali në media.
    Deklarata tërhoqi vëmendjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kryetarja e Kushtetueses Holta Zaçaj e pyeti prokurorin e SPAK nëse kishte ndonjë bazë ligjore apo praktikë që gazetarët duhet të marrin leje në SPAK kur duan të publikojnë një informacion sekret për një çështje të SPAK-ut.
    Maksuti u përgjigj se nuk kishte një bazë ligjore për të detyruar gazetarët, por këmbënguli se këta të fundit pyesin vetë SPAK-un për publikimin e informacioneve, nëse i informacioni që duan të publikojnë ‘i prish punë’ SPAK-ut.

     

  • Horoskopi i ditës së nesërme, e enjte 3 Korrik 2025

    Horoskopi i ditës së nesërme, e enjte 3 Korrik 2025

    Nga Paolo Fox
    DASHI
    Gjatë këtyre 24 orëve mos u ngurroni: nëse duhet të thoni diçka, bëjeni. Çdo vendim do të ketë një pasojë dhe ndoshta edhe një heqje dorë, por nyjet po kthehen në shtëpi për të fjetur. Hëna dhe Jupiteri do t’ju ndihmojnë në këtë kuptim!
    DEMI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 3 korrik 2025), ju e urreni ndërhyrjen e njerëzve përreth jush. Mërkuri në disonancë flet për paratë që dalin dhe për shqyrtimin e llogarive, ndërsa Venusi në shenjë shfrytëzon dashurinë dhe do t’ju ndihmojë të jetoni një ndjenjë në një mënyrë të përmbushur.
    BINJAKËT
    Hëna nervoze ju fton të vini shumë gjëra në rregull dhe të riorganizoheni… megjithatë, shumë shpejt ajo do të bëhet përsëri e favorshme dhe do t’i bashkohet një Venusi miqësore (nga e premtja). Korriku është muaji i miqësive, takimeve, pasioneve të rizbuluara dhe intuitave me fat.
    GAFORRJA
    Dielli dhe Jupiteri janë ende në shenjën tuaj dhe ju ndihmojnë të gjeni qetësi! Ata që janë habitur nga disa probleme ose një bllokim mund të fillojnë nga e para. Ata që kanë treguar vlerën e tyre do të marrin një shpërblim të mirë. Yje të rëndësishëm edhe në lidhje me marrëdhëniet me të tjerët në përgjithësi.
    LUANI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 3 korrik 2025), mos u tërhiq nga mundësitë dhe emocionet, veçanërisht nëse ato stimulojnë diçka tek ty dhe të bëjnë të ndihesh edhe më i gjallë! Ti dëshiron të afirmosh veten dhe të njihesh. Mërkuri në shenjë sjell intuita.
    VIRGJËRESHA
    Je në një javë të qetë në të cilën duhet t’i lësh gjërat të rrjedhin sipas rregullave, edhe nëse është e vështirë për ty, pasi gjithmonë ke tendencën të zgjidhësh problemet ose t’i përballesh ato drejtpërdrejt. Me Venusin në tranzit konfliktual, do të jetë më mirë të mos detyrosh veten në dashuri.
    PESHORJA
    E ke Hënën në shenjën tënde: do të të ndihmojë të nxjerrësh diçka më shumë nga jeta! Ditë e rëndësishme për marrëdhëniet. Po bën shumë gjëra dhe puna po të rëndon pak, por këtu ka rëndësi të kesh personin e duhur në krah.
    AKREPI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 3 korrik 2025), gjërat po përmirësohen dhe po shkoni drejt një fundjave të favorshme me Hënën në shenjën tuaj! Po vini nga një periudhë e vështirë, veçanërisht në lidhje me marrëdhëniet.
    SHIGJETARI
    Një ditë e mbuluar nga shumë tensione: do të dëshironit të ndiheni më të lirë dhe të bëni vetëm atë që dëshironi, për fat të keq kushtet e përgjithshme nuk ju lejojnë ta bëni këtë ende… Gjërat sigurisht që po përmirësohen, por duhet të prisni me besim dhe të keni pak më shumë durim.
    BRICJAPI
    Sa më shumë të ecni përpara, aq më mirë ndiheni, thjesht kini kujdes për të mërkurën dhe të enjten, të cilat do të jenë paksa të qeta dhe delikate për marrëdhëniet me të tjerët.
    UJORI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 3 korrik 2025), Hëna e favorshme dhe një situatë e mirë astrologjike (edhe nëse sfiduese) në lidhje me miqësitë dhe dashurinë me siguri do t’ju bëjnë të qetë. Sa i përket punës, gjërat nuk po shkojnë shumë mirë: Mërkuri do të jetë nervoz për të gjithë muajin korrik.
    PESHQIT
    E gjeni veten në një situatë disi të turbullt: dy ditë me Hënë në opozitë po sjellin disa pasoja të dukshme, ndoshta tensione të zgjatura. Nga fundjava, ata që kanë probleme me shpinën do të detyrohen, nga ky qiell, të përballen. Jupiteri mbron punën.

  • Rumunët presin probleme ekonomike muajt e ardhshëm

    Rumunët presin probleme ekonomike muajt e ardhshëm

    Më shumë se 85% e rumunëve besojnë se vendi do të përballet me vështirësi ekonomike në të ardhmen e afërt, me nivele të larta shqetësimi sidomos midis votuesve të Aleancës për Bashkimin e Rumunëve (AUR) dhe të rriturve të moshës 30 deri në 59 vjeç, sipas Barometrit të Kërkimeve INSCOP.“Shumica dërrmuese e popullsisë pret që Rumania të përballet me probleme ekonomike në muajt në vijim”, – tha Remus Ștefureac, drejtor i INSCOP Research.“Ndërgjegjësimi për situatën ekonomike krijohet si nga informacioni që qarkullon në diskursin publik për gjendjen e ekonomisë, ashtu edhe nga mënyra se si njerëzit perceptojnë ndikimin e mundshëm personal të politikave fiskale të ardhshme”.Anketa është realizuar nga INSCOP Research me metodën CATI (intervista telefonike) mes datave 3 dhe 7 qershor, me 1,150 të anketuar të moshës 18 vjeç e lart, përfaqësues të popullsisë së rritur që nuk punon në institucione shtetërore të Rumanisë. Anketa ka një marzh maksimal gabimi ±2.9%, me një nivel besueshmërie 95%.Sipas rezultateve, pesimizmi ekonomik përshkon të gjitha kategoritë shoqërore e demografike, megjithëse është më i theksuar midis të rriturve në moshë pune dhe votuesve të partive nacionaliste. Kjo rritje e shqetësimit vjen pas debatit të vazhdueshëm publik rreth deficitit fiskal të Rumanisë, inflacionit dhe ndryshimeve të propozuara në sistemin e taksave, si edhe bllokimit të negociatave për formimin e qeverisë.Rezultatet vijnë në një kohë pasigurie të lartë ekonomike.Deficiti buxhetor i Rumanisë arriti në 3.4% të PBB-së në pesë muajt e parë të 2025, ndërsa inflacioni vjetor u rrit më tej në 5.45% në maj, duke tejkaluar pritshmëritë e tregut.Negociatat politike që janë në zhvillim deri tani nuk kanë prodhuar një qeveri të qëndrueshme ose një plan fiskal të detajuar, që të jetë i pranueshëm për institucionet e BE-së dhe agjencitë e vlerësimit të kreditit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Një euro e fortë nuk është ajo që i nevojitet ekonomisë

    Një euro e fortë nuk është ajo që i nevojitet ekonomisë

    Me tarifat amerikane në horizont, forcimi i euros është një pengesë e padëshiruar Nga Marcus Ashworth*Mbështetësit e një euroje të fortë duhet të kenë kujdes për çfarë luten. Nëse monedha e përbashkët forcohet edhe më tej, ajo rrezikon ta mbytë rimëkëmbjen ekonomike të Eurozonës, sado e vakët të jetë ajo, përpara se të marrë hov.Nga përvoja e dekadës së fundit, euro shumë e fortë është gjëja e fundit për të cilën Eurozona ka nevojë. Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, është përpjekur gjithnjë të shmangte përmendjen e forcës së monedhës, por u detyrua ta adresonte këtë çështje në vitet 2014, 2017 dhe sërish në 2018.Megjithatë, ndërhyrja e tij më e fundit dhe paralajmëruese për “Të ardhmen e Konkurrueshmërisë Europiane” (The Draghi report: A competitiveness strategy for Europe) ka shumë rëndësi në situatën aktuale.Së fundmi është folur së tepërmi për planet ambicioze të shpenzimeve të Bashkimit Europian për mbrojtjen dhe infrastrukturën, të udhëhequra nga Gjermania, si dhe për pritshmëritë, sidomos nga presidentja aktuale e BQE-së, Christine Lagarde, se euro do të përfitojë nga dobësimi i dollarit amerikan.Por, ashtu si ndodh për komentet për dollarin, edhe në rastin e euros, shumë pritshmëri entuziaste ngatërrojnë përdorimin e monedhës në ekonomi globale me një gjë krejt tjetër: vlerën e saj në raport me monedhat e tjera.Aktualisht, ka pak dëshmi që euro po bëhet monedha ndërkombëtare e zgjedhur për biznes jashtë zonave ku ka ndikim të drejtpërdrejtë.Sipas vlerësimit vjetor të BQE-së, ari i ka zënë vendin euros si aktivi i dytë më i rëndësishëm i rezervave të bankave qendrore në nivel global. Dhe sipas një sondazhi të Këshillit Botëror të Arit, ky trend pritet të vazhdojë pa e rrezikuar dominimin e dollarit, si në përdorimin global, ashtu edhe në rezervat zyrtare.Është e vërtetë që euro është forcuar me 13% ndaj dollarit këtë vit, por më domethënëse është rritja vetëm 3% kundrejt paundit britanik: BQE-ja i ka ulur normat e interesit dy herë më shpejt se Rezerva Federale dhe Banka e Anglisë gjatë vitit të kaluar, megjithatë kjo ka pasur fare pak efekt në vlerën e euros.Pra, edhe pse për momentin euro duket e qëndrueshme, për të nxitur realisht kërkesën e brendshme do të nevojitet një ndërhyrje e fortë nga ana fiskale. Dhe, për më tepër, duhet që edhe ekonomitë e tjera të performojnë më dobët, çka është një pritshmëri e madhe.Eurozona mbetet ndoshta tregu më i madh i vetëm në botë, por vrulli ekonomik i saj ka qenë gjithmonë i nxitur nga eksportet prodhuese. Kjo shpjegon pse ajo ndodhet aktualisht në bisedime tregtare me administratën Trump.Teprica e llogarisë korente të Gjermanisë prej 250 miliardë eurosh është më e madhja në botë, duke kaluar edhe Japoninë vitin e kaluar. Ajo që dikur konsiderohej një pikë e fortë e BE-së, është tani një pikë e dobët. Një euro më e fortë vetëm sa e vështirëson më shumë ruajtjen e volumit të eksporteve.Euro në nivel rekord sipas indeksit të peshës tregtare. Fuqia e euros nuk shfaqet vetëm ndaj dollarit, por edhe ndaj të gjithë partnerëve të saj tregtarë.Ndërkohë, nënkryetari i BQE-së, Luis de Guindos, tha se forcimi i euros përtej nivelit raportit 1.20 dollarë “do të ishte shumë më i ndërlikuar. Por ky raport është krejtësisht i pranueshëm.”Sipas indeksit të peshës tregtare të BQE-së me 41 valuta, euro nuk ka qenë kurrë më e fortë. Dobësia e dollarit është ende faktori më i rëndësishëm, pasi një e pesta e eksporteve të BE-së shkon në SHBA, por vlera relative ndaj juanit kinez ka gjithashtu rëndësi pothuajse po aq të madhe, duke pasur parasysh volumin e tregtisë dypalëshe prej 740 miliardë eurosh në vitin 2023.Eksportet drejt Kinës po bëhen më të shtrenjta për shkak të euros. Euro është forcuar me një të katërtën gjatë tre viteve të fundit.Strategia kryesore për valutën në Bloomberg Intelligence, Audrey Childe-Freeman, paralajmëron se BQE-ja do të shqetësohet nëse ritmi i rritjes së euros përshpejtohet në rast të një dobësimi të ekonomisë amerikane.Ky ritëm mund ta detyrojë BQE-në të ulë sërish normat e interesit, ndoshta edhe përtej nivelit të saj “neutral” të preferuar prej rreth 2%, aty ku ndodhet aktualisht norma e depozitës.Sigurisht, ka edhe efekte të kundërta të dobishme, si për shembull ulja e kostove të importit, çka me kalimin e kohës mund të lehtësojë faturat familjare dhe të rrisë të ardhurat e disponueshme dhe konsumin.Megjithatë, me inflacionin në Eurozonë ende nën objektivin 2% të BQE-së, rreziku i deflacionit mbetet shqetësimi më i madh. Inflacioni në Francë për muajin qershor ishte vetëm 0.8% në terma vjetorë.Një ekonomi e fortë dhe konkurruese mund ta përballojë një monedhë të fortë, siç tregonte dikur marka gjermane përpara krijimit të euros. Por ekonomia e Eurozonës që mezi rritet me 1% është shumë larg këtij realiteti. BQE-ja e ka përgjysmuar normën bazë të interesit gjatë vitit të kaluar për një arsye të qartë.Realizimi i gjithë atij premtimi për shpenzime fiskale është thelbësor për ngritjen e mëtejshme të euros. Të marrësh përsipër mbrojtjen është kritike, por po aq e rëndësishme është të dëgjosh thirrjen e Draghi-t për të rritur konkurrueshmërinë. Besueshmëria ndërkombëtare e euros do të vijë vetëm kur Europa të vërë rregull ‘brenda shtëpisë’. / Bloomberg * Marcus Ashworth është analist i lartë për tregjet europiane në Bloomberg, me përvojë të mëparshme si strateg kryesor i tregjeve në Haitong Securities në Londër.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Papunësia në Eurozonë rritet lehtë mes pasigurive nga tarifat tregtare

    Papunësia në Eurozonë rritet lehtë mes pasigurive nga tarifat tregtare

    Norma e papunësisë së përshtatur sipas sezonalitetit në Eurozonë ishte 6.3% në maj 2025, nga 6.2% në prill 2025 dhe në rënie krahasuar me 6.4% që ishte një vit më parë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.Në të njëjtën kohë, Eurostat konfirmoi se norma e papunësisë në Bashkimin Europian ishte 5.9% në maj 2025, një nivel i pandryshuar krahasuar me prillin, por në rënie nga 6.0% në maj të vitit 2024.Duke parë shifrat, rreth 13.052 milionë persona ishin të papunë në të gjithë BE-në në maj 2025, nga të cilët 10.830 milionë ishin në Eurozonë.Normat e papunësisë mbetën relativisht të qëndrueshme në ekonomitë kryesore të Eurozonës, me përjashtim të Italisë, e cila shënoi një rritje nga 6.1% në 6.5% në maj.Numri i të papunëve në Eurozonë është ndër më të ulëtit, pasi kompanitë po përballen me mungesë të fuqisë punëtore. Kjo situatë po ushtron njëfarë presioni për rritje të pagave, edhe pse aktualisht pagat po zbresin nga nivelet e larta të shkaktuara nga inflacioni i viteve të fundit.“Për fundin e vitit, presim që rritja e pagave të bjerë rreth nivelit 3% ose pak më poshtë. Me rritjen e produktivitetit, kjo do të thotë se presionet inflacioniste që vijnë nga tregu i punës, janë në fakt në rënie dhe pritet të harmonizohen me objektivin e inflacionit prej 2% të vendosur nga Banka Qendrore Europiane,” deklaroi Bert Colijn, kryeekonomist i ING për Holandën. “Pra, pavarësisht se tregu i punës mbetet i ngarkuar, presionet nga pagat ka të ngjarë të mos përbëjnë një rrezik të menjëhershëm për perspektivën inflacioniste të BQE-së,” shtoi ai.Megjithëse normat e interesit dhe presionet e çmimeve kanë rënë gjatë vitit të fundit në Eurozonë, bizneset po përballen edhe me pasiguri shtesë për shkak të tarifave tregtare amerikane dhe tensioneve gjeopolitike.Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur afatin e 9 korrikut për të arritur marrëveshje me partnerët tregtarë, përpara se të hyjnë sërish në fuqi tarifat e shpallura më 2 prill, pas një pezullimi 90-ditor. / EuronewsKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kush përfiton nga Marrëveshja e Pensioneve me Italinë dhe cilat janë dokumentet që duhen dorëzuar?

    Kush përfiton nga Marrëveshja e Pensioneve me Italinë dhe cilat janë dokumentet që duhen dorëzuar?

    Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka hartuar dhe publikuar udhëzimin me rregullat e zbatimit të marrëveshjes me Italinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Në këtë udhëzues janë sqaruar si bëhet aplikimi, ku bëhet aplikimi dhe dokumentet e nevojshme për të përfituar.
    Kjo marrëveshje mbulon sipas legjislacionit shqiptar:
    * Pension pleqërie;
    * Pension invaliditeti;
    * Pension familjar;
    * Përfitime për sëmundje dhe barrëlindje;
    * Përfitime nga papunësia.
    Sipas legjislacionit italian:
    * Pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar për punonjës të sektorit privat, publik, të vetëpunësuar dhe të regjistruar në skema të veçanta;
    * Përfitime nga papunësia;
    * Përfitime në para për sëmundje, tuberkuloz dhe barrëlindje.
    Ku aplikohet për pension?
    Nëse jeton në Shqipëri, aplikimi bëhet pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore ose online në e-Albania. Nëse jeton në Itali, aplikimi bëhet pranë Istituto Nazionale della Previdenza Sociale në Itali. Sipas udhëzuesit procesi i shqyrtimit të kërkesës për përfitim në Shqipëri, zgjat deri në 2 muaj nga data e mbërritjes së kërkesës përmes shkëmbimit ndërinstitucional.
    Kush përfiton pension dhe dokumentet që duhen dorëzuar për pension në Shqipëri?
    Në udhëzues sqarohet se për të përfituar pension pleqërie në Shqipëri, personat e siguruar duhet të kenë një periudhë minimale sigurimi, jo më pak se 15 vite në të dyja vendet.
    Të kenë arritur moshën e përcaktuar me ligj për përfitimin e pensionit të pleqërisë, për burrat deri në vitin 2032 është 65 vjeç. Nga viti 2032 deri në vitin 2056, mosha e daljes në pension rritet me 1 muaj çdo vit, deri sa të arrijë 67 vjeç.
    Ndërsa për gratë prej vitit 2015 mosha rritet me 2 muaj çdo vit, deri sa të arrijë 67 vjeç në vitin 2056. Në vitin 2025 mosha e daljes në pension për gratë është 61 vjeç e 10 muaj.
    Dokumentacioni i nevojshëm:

    Deklaratë personale e historikut të punësimit.
    Librezë pune (nëse e disponon).
    Certifikatë martese (vetëm për gratë).
    Vërtetim nga gjendja civile, në rastet kur ka pasur ndryshim të gjeneraliteteve.
    Diplomë e shkollës së lartë vetëm për gratë (nuk kërkohet pas datës 31.12.2032).
    Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe periudhën e vuajtjes së tij (nëse e disponon).
    Vendim gjykate për njohjen e vjetërsisë në punë (nëse e ka).
    Të dhëna bankare të firmosura nga institucioni bankar për pagesën e pensionit.
    Kopje e dokumentit të identifikimit shqiptar/italian.

    Kush përfiton pension dhe dokumentet që duhen dorëzuar për pension në Itali?
    Sipas legjislacionit italian përfitimi i pensionit i jepet punonjësve që kanë arritur moshën dhe kontributet e përcaktuara ligjërisht. Kushtet për përfitim janë mbushja e moshaës 67 vjeç si për burrat edhe për gratë si dhe personi të ketë grumbulluar 20 vite periudha sigurimi (sistem i përzier ose kontributiv). Për ata persona që kanë periudha kontributive vetëm pas vitit 1996, kërkohet që pensioni i llogaritur të jetë të paktën sa shuma e asistencës/ ndihmës sociale, në Itali, ose mund të kërkohet në moshën 71 vjeç me të paktën 5 vite kontributive efektive.
    Dokumentacioni i nevojshëm gjatë paraqitjes së kërkesës për pension në Itali është:
    * Dokumentacion që dëshmon punësimin ose sigurimin shoqëror në Itali;
    * Dokumentacion italian për kryerjen e shërbimit ushtarak, në rastin e shtetasve italianë, rezidentë jashtë shtetit, që kanë kryer shërbim ushtarak në Itali, periudha sëmundjesh, periudhë barrëlindjeje, etj;
    * Dokumentacion lidhur me ndërprerjen e aktivitetit punëdhënës;
    * Certifikatë familjare;
    * Kopje e kodit fiskal të vërtetuar nëpërmjet zyrës së taksave (ose përmes Konsullatës Italiane në Shqipëri) të familjarit/ ëve në ngarkim që nuk ka/ kanë punuar kurrë në Itali;
    * Dokumentacion bankar ku të specifikohet titullari/ bashkë-titullari i llogarisë bankare në të cilën duhet kryer pagesa e përfitimit;
    * Kopje e dokumentit të identitetit
    Kjo marrëveshje do të funksionojë duke bashkuar periudhat kontributive. Pensioni llogaritet sipas legjislacionit të të dy shteteve me bashkimin e periudhave. Nëse nuk mjaftojnë periudhat për përfitim në një shtet, totalizimi i periudhave në të dy vendet lejon përfitimin e pensionit proporcional. Pensioni nuk llogaritet nëse periudha e sigurimit në një shtet është më pak se 1 vit (52 javë), por kjo periudhë mund të bashkohet me periudhat e realizuara në shtetin tjetër, vetëm nëse personi ka të drejtë për përfitim në atë shtet.( P.sh., nëse një person ka plotësuar 14 vjet e 1 muaj periudhë sigurimi në Shqipëri dhe 11 muaj në Itali, ai do të përfitojë vetëm pension shqiptar dhe jo italian).
     

  • A ju duket matematika një ‘lëndë gogol’? Zbulimi premtues i shkencëtarëve që do të sjellë revolucionin

    A ju duket matematika një ‘lëndë gogol’? Zbulimi premtues i shkencëtarëve që do të sjellë revolucionin

    A ju duket matematika si një lwndw e pakuptueshme? Neurostimulimi i trurit mund të jetë zgjidhja, sipas një studimi të ri shkencor.

    Një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë ka zbuluar një lidhje të rëndësishme mes funksionimit të trurit dhe procesit të të nxënit, duke hapur rrugë për përmirësimin e aftësive matematikore përmes teknologjisë.
    Studimi, i publikuar në revistën amerikane PLOS, sugjeron një mënyrë premtuese për të adresuar dallimet e mëdha në të kuptuarin e matematikës mes studentëve.

    “Njerëzit kanë trurin e tyre unik, dhe ai ndikon thellësisht në jetën dhe suksesin e tyre,” thotë Roy Cohen Kadosh, neurobiolog dhe studiues i njohur në Universitetin e Surrey në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe autor kryesor i studimit.
    “Ne e fajësojmë shpesh mjedisin, si shkollën apo mësuesin, por edhe biologjia ka një rol. Nëse arrijmë t’i ndihmojmë njerëzit të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e trurit të tyre, atëherë mund të hapim dyer që përndryshe do të mbeteshin të mbyllura.”

    Kërkuesit analizuan aktivitetin në rajone të caktuara të trurit, si korteksi prefrontal dorsolateral dhe lobi parietal, të cilat luajnë rol kyç në të nxënë dhe përpunimin e informacionit. Ata studiuan studentë me nivele të ndryshme të njohurive matematikore për të parë nëse aktiviteti në këto zona mund të parashikonte performancën e tyre.

    Pas kësaj faze, studiuesit testuan një teknikë të quajtur stimulim transkranial i zhurmës së rastësishme (tRNS), një metodë e padhembshme që përfshin vendosjen e elektrodave në kokë dhe aplikimin e një rryme shumë të dobët elektrike.

    Eksperimenti, ku morën pjesë mbi 70 studentë, tregoi se ata që kishin rezultate më të dobëta në matematikë u përmirësuan me 25 deri në 29%. Ndërkohë, te studentët që tashmë ishin të mirë, nuk pati përmirësim domethënës.

    “Rezultatet janë premtuese. Te ata që ishin në nivel mesatar ose nën mesatare, arritëm përmirësim të qartë,” theksoi Cohen Kadosh.

    Çfarë vjen më pas?

    Profesori planifikon të testojë këtë teknologji edhe në fusha të tjera, si mësimi i gjuhëve të huaja, me synimin për të krijuar një pajisje neurostimuluese që do t’u vijë në ndihmë njerëzve me vështirësi në të nxënë.

    Kjo ide merr edhe më shumë rëndësi në sfondin e një studimi të OSBE-së të vitit 2016, sipas të cilit 25% e të rriturve në vendet e zhvilluara, përfshirë SHBA-në, Francën dhe Gjermaninë, kuptojnë matematikën në të njëjtin nivel ose më të ulët se një fëmijë 6-7 vjeç. Syri.net-iefimerida