Tag: sinqertë

  • Takimi që ndezi selinë blu, reagon Salianji: PD kërkon analizë të sinqertë, vota vendos hierarkinë

    Takimi që ndezi selinë blu, reagon Salianji: PD kërkon analizë të sinqertë, vota vendos hierarkinë

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas takimit të zhvilluar këtë të enjte me një grup kandidatësh dhe figurash të votuara brenda PD-së, një mbledhje që po shihet si një lëvizje e re brenda selisë blu.
    Në një mesazh dërguar drejtuesit të emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, Salianji tha se PD ka nevojë për riformatim, vlerësim real të meritës dhe një analizë të sinqertë të problemeve të brendshme.
    Ai theksoi se vet fakti që përbën lajm ky takim, tregon dëshirën e demokratëve për një analizë brenda PD.
    “Nuk besoj se ta sqaroj dot vetem me nje sms. Por do vij tek ju dhe do flas, takimi dhe takimet une i bej perhere se ne politike vota percakton hierarkine dhe peshen dhe cdo mekanizem tjeter hileqar nuk rrit dot. Partia Demokratike ka nevoje per riperteritje dhe vleresim te merites, keto i kam thene ne studion tuaj dhe kudo.  
    Fakti qe takimi i individeve me te votuar ben lajm tregon urine e qytetareve dhe demokrateve per vleresim dhe analize reale te problemeve qe kemi ne. Une degjoj cdo demokrat dhe jo më demokrate qe te gjithe qe ishim ne kafe kane mbledhur me shume se 200.000 vota per PD.
    Shkurt te shkrova se dhe tani une prape se demokrate jam. Të pershendes nga Durresi me dy kryetaret e fundit te zgjedhur me vote ne degen Durres, dy nenkryetaret, sekretarin dhe sekretarin organizativ. Ju pershendes!”-shkruan Salianji.
    Mesazhi i Salianjit vjen pasi kreu kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi  e cilësoi  në emisionin “Opinion”: “Asgjë shqetësuese”, takimin e një grupi demokratësh, mes tyre Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti.
    “Unë besoj se kemi ardhur për bisedë serioz jo për të komentuar kafet që pinë kolegët çdo ditë. Secili prej nesh kur takohet me koleg, ka dhe biseda të caktuara. Salianji është anëtar i kryesisë ka të gjithë shansin për të diskutuar në kryesi.
    Alimemeti është drejtues i departamentit të shëndetësisë në PD… Fokusi duhet të jetë te skandalet e qeverisë. Të bësh një lajm se kolegët pinë kafe nuk e di, ne te kafja e PD jemi çdo ditë”, tha Bardhi.

  • “Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar

    “Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar

    “Dua të jem i sinqertë, ju them se nuk kam asnjë peng në jetën time”, kështu e niste regjisori Piro Milkani rrëfimin e sinqertë për jetën e tij, bërë disa muaj para ndarjes nga jeta.

    “Nuk kam asnjë peng, sepse janë bërë shumë intervista për mua, kështu që ndryshe nga intervistat e tjera që kam bërë, dua ta nis nga fundi për të shkuar te fëmijëria ime”.

    Kjo intervistë e ikonës së kinematografisë shqiptare është shtylla me të cilën regjisorin Marviks Shantoja ndërtoi dokumentarin në nder të Piro Milkanit, “Jeta si një film”.

    “Siç e thotë edhe vetë Piro, ai ka dhënë shumë intervista, por këtë herë sikur e ndiente dhe thotë ‘do ta nis nga fundi për të shkuar deri në lindjen time’. Dhe kështu është trajtuar e gjithë jeta e Piros, nga vdekja te fëmijëria e tij, është e gjithë jeta e tij, dashuria për filmin”, tha Marviks Shantoja-regjisor.

    “Në këtë dokumentar, vjen një sintezë e bukur e gjithë historisë së kinematografisë, Piro bën vetë narratorin, ne i morëm komplet zërin dhe ai vjen shumë natyrshëm në një tregim artistik të sinqertë, duke rrëfyer të gjithë jetën e tij”, deklaroi Skënder Jaçe-producent.

    Premiera e dokumentarit, që është pasuruar me foto të rralla dhe informacione nga vetë djemtë e regjisorit, u ndoq me emocionet nga dashamirësit e artit që Piro Milkani krijoi në gati 6 dekada.

    “Filmi gjithmonë ka një publik dhe do të vazhdojë të ketë këtë lloj publiku. Filmat e Piros gjithmonë do ta kenë publikun e tyre, ashtu si të gjithë regjisorët që janë brezi i parë i regjisorëve, së bashku me Viktor Gjikën, Dhimitër Anagnostin, Kristaq Mitron”, deklaroi Eno Milkani-regjisor.

    Personazhi i Malos te Zonja nga Qyteti as e dinte se Ollga do ta hidhte në lumë, Trishtimi i Zonjës Shnajder është një rrëfim autobiografik për dashurinë për zonjën Shnajder dhe Pragën… me rrëfimin e fundit, Milkani zbulon prapaskena nga shesh-xhirimet, si dhe kontrollet e rrepta nga sistemi i kohës, që shpesh e shtynin në auto-censurë.

    Megjithatë, thotë se ia doli të realizojë 25 filma artistikë, teksa filmin e krahason me verë. Një filmi të mirë i rritet vlera me kalim e kohës, shprehej “Artisti i Popullit”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    RRËFIM PREKËS I DJALIT TË PIRO MILKANIT: “PËR NJË GABIM TË MJEKËVE NË ÇEKI QËNDROI NË KOMË 4 MUAJ…”

  • “Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

    “Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

    “Dua të jem i sinqertë, ju them se nuk kam asnjë peng në jetën time”, kështu e niste regjisori Piro Milkani rrëfimin e sinqertë për jetën e tij, bërë disa muaj para ndarjes nga jeta.

    “Nuk kam asnjë peng, sepse janë bërë shumë intervista për mua, kështu që ndryshe nga intervistat e tjera që kam bërë, dua ta nis nga fundi për të shkuar te fëmijëria ime”.
    Kjo intervistë e ikonës së kinematografisë shqiptare është shtylla me të cilën regjisorin Marviks Shantoja ndërtoi dokumentarin në nder të Piro Milkanit, “Jeta si një film”.
    “Siç e thotë edhe vetë Piro, ai ka dhënë shumë intervista, por këtë herë sikur e ndiente dhe thotë ‘do ta nis nga fundi për të shkuar deri në lindjen time’. Dhe kështu është trajtuar e gjithë jeta e Piros, nga vdekja te fëmijëria e tij, është e gjithë jeta e tij, dashuria për filmin”, tha Marviks Shantoja-regjisor.
    “Në këtë dokumentar, vjen një sintezë e bukur e gjithë historisë së kinematografisë, Piro bën vetë narratorin, ne i morëm komplet zërin dhe ai vjen shumë natyrshëm në një tregim artistik të sinqertë, duke rrëfyer të gjithë jetën e tij”, deklaroi Skënder Jaçe-producent.
    Premiera e dokumentarit, që është pasuruar me foto të rralla dhe informacione nga vetë djemtë e regjisorit, u ndoq me emocionet nga dashamirësit e artit që Piro Milkani krijoi në gati 6 dekada.
    “Filmi gjithmonë ka një publik dhe do të vazhdojë të ketë këtë lloj publiku. Filmat e Piros gjithmonë do ta kenë publikun e tyre, ashtu si të gjithë regjisorët që janë brezi i parë i regjisorëve, së bashku me Viktor Gjikën, Dhimitër Anagnostin, Kristaq Mitron”, deklaroi Eno Milkani-regjisor..
    Personazhi i Malos te Zonja nga Qyteti as e dinte se Ollga do ta hidhte në lumë, Trishtimi i Zonjës Shnajder është një rrëfim autobiografik për dashurinë për zonjën Shnajder dhe Pragën… me rrëfimin e fundit, Milkani zbulon prapaskena nga shesh-xhirimet, si dhe kontrollet e rrepta nga sistemi i kohës, që shpesh e shtynin në auto-censurë.
    Megjithatë, thotë se ia doli të realizojë 25 filma artistikë, teksa filmin e krahason me verë. Një filmi të mirë i rritet vlera me kalim e kohës, shprehej “Artisti i Popullit”.

    Top Channel

  • Ka punuar me të dy, Gündogan zgjedh midis Guardiolës dhe Klopp: Duhet të tregohem i sinqertë…

    Ka punuar me të dy, Gündogan zgjedh midis Guardiolës dhe Klopp: Duhet të tregohem i sinqertë…

    18 Tetor 2025

    8:39

    Alfred Lleshi

    Ilkay Gündogan (34 vjeç) është ndër të paktët futbollistë që mund të thotë se e kanë stërvitur dy prej trajnerëve më të mirë në histori; Pep Guardiola dhe Jürgen Klopp. Me Guardiolën punoi te Manchester City, ndërsa me Klopp te Borussia Dortmund.
    Aktualisht lojtar i Galatasaray, teksa ka fituar tituj kampioni nën drejtimin e të dyve, ai dha një intervistë për “The Athletic”, ku zgjodhi njërin prej tyre: “Duhet të jem i sinqertë dhe të them Pep Guardiola. Kjo zgjedhje është për gjithçka që arritëm bashkë, për dominimin tonë”.
    Megjithatë, ai nuk e harron periudhën me Klopp: “Patëm suksese të mëdha në Dortmund, më pëlqente shumë stili i lojës. E vlerësoj Jürgen si trajner dhe si njeri. Sa herë takoheshim, përqafoheshim fort, si baba e bir”. Ish-lojtari i Barcelonës shtoi se i pëlqen më shumë stili taktik dhe loja me zotërim topi e Guardiolës, që për të është “më e qartë se futbolli i tranzicionit”.
    Këtë sezon me Galatasaray, mesfushori ka luajtur 6 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 1 gol, duke kërkuar të mbetet vendimtar edhe larg vëmendjes së madhe të Manchesterit, Guardiolës e Klopp-it.
     

  • “Je i sinqertë?”/ Edi Rama “mollë sherri” mes Trump dhe Macron? Ekspertët zbërthejnë bisedën

    “Je i sinqertë?”/ Edi Rama “mollë sherri” mes Trump dhe Macron? Ekspertët zbërthejnë bisedën

    Presidenti i ShBA duket se nuk ka humbur kohë që të ‘sqarohet’ me homologun e tij francez, vetëm disa ditë pas talljes që kryeministri Edi Rama dhe Macron bënë me lapsusin e Donald Trump, cili deklaronte se i kishte dhënë fund luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, duke ngatërruar vendin tonë me Armeninë.
    Në një artikull të saj, Daily Mail pretendon se ditën e djeshme në samitin e Gazës në Egjipt, në sajë të ekspertëve të leximit të buzëve është zbërthyer biseda mes Trump dhe Macron, duke zbuluar mes dy liderëve është folur pikërisht për këtë episod.
    Analiza e një lexuese buzësh, Nicola Hickling, e cituar nga Daily Mail, pretendon se biseda ishte më shumë se një përshëndetje formale. Sipas saj, Trump i tha Macronit: Gëzohem që të shoh, pra u dakorduat?”, ndërsa Macron dëgjohet duke u përgjigjur në mënyrë të paqartë. Në vijim, sipas leximit të buzëve, Trump pyet: A je i sinqertë?, dhe Macron përgjigjet sigurisht.
    Artikulli i plotë:
    Paralajmërimi i frikshëm i Trump ndaj Macron: Do të shohësh se çfarë do të ndodhë
    Dora e ngrohtë e Trump me Emmanuel Macron në samitin e paqes për Gazën ka marrë një kthesë misterioze, pasi detaje të reja zbulojnë një bisedë të tensionuar mes dy liderëve.
    Dy liderët dhanë dorën në Sharm El-Sheikh, Egjipt, të hënën, kur Trump nënshkroi fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
    Përshëndetjet e tyre të ngurta, të njohura si “dorëklaspi i vdekjes”, janë bërë virale gjatë viteve, me pamje nga viti 2017 që tregojnë dy liderët duke mbajtur duar për 29 sekonda pa ndërprerje. Trump tërhoqi presidentin francez për një përshëndetje të ngrohtë, para se secili prej tyre të vendoste dorën mbi krahun e tjetrit, përpara një turme të madhe gazetarësh dhe fotografësh.
    Përshëndetja shpejt u shndërrua në diçka që ngjante me një garë forcash, ndërkohë që të dy presidentët shkëmbyen atë që dukej si një bisedë e tensionuar, duke lëvizur dorën e tjetrit nga njëra anë në tjetrën. Macron përfundimisht u çlirua nga gripi i Trump dhe nxitoi të largohej nga skena.
    Megjithatë, lexuesja e buzëve, Nicola Hickling, i tha Daily Mail-it se përshëndetja ishte shumë më tepër se një thjesht përshëndetje rastësore mes dy liderëve.
    “Gëzohem se të shoh, pra, e pranuat?” i tha Trump Macron, i cili u kthye menjëherë nga kamera dhe tha diçka që nuk mund të kuptohej.
    “Je i sinqertë?” pyeti Trump, ndërkohë që Macron iu përgjigj shpejt, “Sigurisht.”
    Presidenti amerikan pastaj ngushtoi gripin e dorës së Macron dhe iu përgjigj, “Po, tani dua të di pse, më dhembi. Unë e di tashmë.”
    Trump e shtypi sërish dorën e Macron, ndërkohë që presidenti francez shikonte poshtë dhe shmangte kamerat.
    Nuk është e qartë se për çfarë po flisnin dy liderët, por kjo vjen disa javë pasi Macron u pa duke tallur Trumpin me liderë të tjerë botërorë.
    Dy liderët kanë një histori të ngjashme, shpesh duke u dukur miqësorë, megjithëse herë pas here ata e kritikojnë njëri-tjetrin publikisht.
    Duke folur ngadalë dhe qartë, Trump thotë, “Po bëj paqen.”
    Macron pastaj i shtyn dorën e Trump dhe përgjigjet, “Ah, hajde,” ndërsa Trump e injoron dhe ngushton gripin.
    “Unë vetëm dëmtoj ata që dëmtojnë të tjerët,” i thotë Trump Macron ndërsa tregon kamerat.
    “Po, shoh. Do të shohim për këtë,” thotë Macron, përpara se të marrë një paralajmërim të fortë nga Trump: “Do të shohësh se çfarë do të ndodhë.”
    Trump përfundon, “Do të më pëlqente ta shihja, bëje. Do të të shoh shpejt.”

  • Sot është koha për veprim apo për pushim? Zbulo çfarë premton universi sipas shenjës tënde të Horoskopit

    Sot është koha për veprim apo për pushim? Zbulo çfarë premton universi sipas shenjës tënde të Horoskopit

    Dashi: Do të keni vendosmëri të madhe për t’u përballur me sukses me sfidat. Yjet ju inkurajojnë të merrni iniciativa personale dhe profesionale, duke bërë zgjedhje të sigurta. Në dashuri, komunikimi i qartë me partnerin do të forcojë lidhjen dhe mirëkuptimin mes jush. Menaxhoni energjinë për të shmangur stresin dhe tensionin.
    Demi: Durimi do të jetë i nevojshëm, pasi do të përballeni jo vetëm me probleme të vogla, por edhe me njerëz që nuk ju kuptojnë plotësisht. Në punë, disa vështirësi do të kapërcehen me qetësi. Në dashuri, duhet të keni më shumë besim tek partneri dhe të jeni të sinqertë me njëri-tjetrin.
    Binjakët: Një ditë stimuluese dhe e mbushur me mundësi. Jini diplomatikë me shefin ose kolegët për të shmangur tensionin. Jini të sinqertë me partnerin për të shmangur keqkuptimet. Beqarët mund të kenë takime të reja. Merrni kohë për t’u çlodhur, pasi dita do të jetë energjike.

    Gaforrja: Dita nuk nis mirë; ndjeni nervozizëm dhe lodhje, ndoshta për shkak të një nate jo të qetë. Është më mirë të shtyni vendimet e rëndësishme për më vonë. Kaloni mbrëmjen qetësisht dhe me përqafime me partnerin.
    Luani: Do të keni shumë energji, veçanërisht për të kapërcyer vështirësitë në punë. Në dashuri, një surprizë mund ta kthejë ditën në pozitive. Përpiquni të gjeni ekuilibrin midis entuziazmit dhe kujdesit për të arritur rezultate më të mira.
    Virgjëresha: Lodhja është më shumë emocionale sesa fizike. Planifikoni një ditë që balancojë punën me pushime të shkurtra. Një dyshim po ju pengon të shijoni marrëdhënien me partnerin; është koha për një diskutim të qetë dhe të sinqertë.
    Peshorja: Dita është e përshtatshme për reflektim dhe vetë-analizë. Disa pasiguri ju pengojnë të ndiheni në paqe, si në punë ashtu edhe në shtëpi. Partneri ka nevojë të dëgjohet; edhe nëse nuk është dita më e mirë, kushtojini vëmendje.
    Akrepi: Do të jetë një ditë vendimesh. Ndiqni intuitën, veçanërisht nëse keni mendime komplekse. Në punë do të jeni të vendosur, por në marrëdhënie mund të ndiheni pak të pasigurt, pasi intimiteti dhe pasioni kanë munguar për pak kohë.
    Shigjetari: Do të jeni të motivuar për të provuar eksperienca të reja; jeta mund të jetë rutine. Në punë, idetë origjinale dhe iniciativat personale do të vlerësohen. Në dashuri, sinqeriteti dhe mendja e hapur do ta bëjnë ditën të këndshme. Beqarët mund të kenë një takim interesant.
    Bricjapi: Përqendrohuni te qëllimet praktike dhe të qarta. Kombinimi i disiplinës me menaxhimin emocional është kyç. Në punë, qëndroni të qetë dhe të duruar. Në dashuri, stabiliteti dhe qëndrueshmëria janë të rëndësishme për të ruajtur marrëdhënie të shëndetshme.
    Ujori: Dita do të ketë tension në punë. Dikush mund të jetë kundër jush, prandaj kini kujdes të mos provokoheni, për të shmangur gabimet. Përjetoni momente pasioni dhe intimiteti me partnerin.
    Peshqit: Do të dëshironi një ditë qetësie. Do të gjeni kohë për t’u çlodhur, por në punë duhet të jeni të përqendruar. Sensibiliteti ju ndihmon të kuptoni nevojat e partnerit dhe t’i kushtoni vëmendje.

  • Akanji i sinqertë: Ajo pritje e Sommer ishte përcaktuese, na dha fitoren ndaj Ajax

    Akanji i sinqertë: Ajo pritje e Sommer ishte përcaktuese, na dha fitoren ndaj Ajax

    18 Shtator 2025

    12:45

    Alfred Lleshi

    Pas fitores 2-0 ndaj Ajax-it në Amsterdam, Manuel Akanji foli për kanalet e UEFA-s: “Jemi shumë të lumtur për këtë fillim. E mbajtëm portën të paprekur dhe shënuam dy gola nga goditjet standarde. Jemi stërvitur te këndoret, shoh me kënaqësi që goditjet standarte po japin rezultat. Përmes tyre mund t’i fitojmë ndeshjet”.
    Mbrojtësi zikaltër vlerësoi pritjen vendimtare të Sommer ndaj Mika Godts: “Nëse ai top do të hynte në rrjetë rezultati do të ishte 1-0, ndeshja do të bëhej shumë më e vështirë. Yann na ndihmoi shumë dhe jam i lumtur për të. Ishte shumë e rëndësishme që nuk pësuam gol, sepse kjo iu jep besim sulmuesve për të bërë punën e tyre”.

  • Malcolm McDowell, i sinqertë për “Emily in Paris”: Jo, faleminderit

    Malcolm McDowell, i sinqertë për “Emily in Paris”: Jo, faleminderit

    Aktori legjendar britanik Malcolm McDowell ka folur me sinqeritet për serialin e njohur të Netflix, Emily in Paris, ku luan nusja e tij, Lily Collins. Në një intervistë ekskluzive për People, 82-vjeçari pranoi se seriali i suksesshëm nuk është aspak “tipi i tij”.
    “Për të qenë i sinqertë, nuk është gjëja ime. Dhe Lily e di këtë shumë mirë,” u shpreh McDowell, duke iu referuar bashkëshortes së të birit, regjisorit Charlie McDowell.
    Megjithatë, aktori i A Clockwork Orange nuk kurseu lavdet për Collins. “Jam fansi më i madh i nuses time. Ajo është një aktore e shkëlqyer, me një aurë të veçantë dhe një karizëm që e dallon,” tha ai, duke shtuar se kur Lily shfaqet në ekran “nuk sheh askënd tjetër.”
    Seriali Emily in Paris, i krijuar nga Darren Star, nisi në tetor 2020 dhe aktualisht po xhiron sezonin e pestë. McDowell beson se popullariteti i tij ka ndikuar edhe në turizmin e kryeqytetit francez. “Jam i sigurt se Parisi i detyrohet shumë Lily-t. Pas serialit, njerëzit nga Amerika mendojnë: ‘Le të shkojmë në Paris’,” u shpreh ai.
    Ndërkohë, McDowell feston suksesin e filmit të tij të ri, Et Tu, ndërsa të gjitha sezonet e Emily in Paris mund të shihen në Netflix.

  • Largimi nga Barça, Martinez flet hapur: U tregova i sinqertë, nuk mund…

    Largimi nga Barça, Martinez flet hapur: U tregova i sinqertë, nuk mund…

    Inigo Martinez ka folur hapur mbi vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona dhe për t’iu bashkuar Al Nassr në Arabinë Saudite, duke theksuar se ishte një mundësi që nuk mund ta linte pas.
    “Fola me Flick dhe u tregova i sinqertë. Po hyja në vitin e fundit të kontratës me Barçën dhe jam 34 vjeç, nuk mund të refuzoja ofertën që mora. Trajneri e mirëkuptoi plotësisht vendimin tim, madje e kuptoi që në minutën e dytë të bisedës se unë kisha vendosur të largohesha”, deklaroi mbrojtësi spanjoll.
    Transferimi i Martinez te Al Nassr vjen në një moment kur kampionati saudit po tërheq gjithnjë e më shumë emra të njohur nga futbolli europian, falë ofertave të majme dhe projekteve ambicioze.

  • ‘Jam 32-vjeç…’/ Reflekton Leo DiCaprio: Duhet të rrezikosh të jesh i sinqertë

    ‘Jam 32-vjeç…’/ Reflekton Leo DiCaprio: Duhet të rrezikosh të jesh i sinqertë

    Leonardo DiCaprio ndihet më i ri nga ç’është në të vërtetë.
    Në një intervistë me regjisorin e tij të filmit “One Battle After Another”, Paul Thomas Anderson, për numrin e revistës “Esquire” të titulluar “Mavericks of Hollywood”, regjisori i kërkoi DiCaprio-s të përgjigjej “sa më shpejt” që mundej: “Nëse nuk e di sa vjeç je, sa vjeç je tani?” “Tridhjetë e dy vjeç”, u përgjigj aktori.
    DiCaprio më vonë reflektoi mbi ditëlindjen e tij të 50-të, duke pranuar se ndihej sikur mbushte “emocionalisht 35 vjeç”.
    I pyetur nëse mbushja e 50 viteve e ka bërë të reflektojë mbi jetën e tij, DiCaprio tha: “Epo, të krijon një ndjesi sikur ke dëshirë të jesh më i ndershëm dhe të mos humbasësh kohën”.
    “Mund ta imagjinoj vetëm se si do të përparojnë dekadat e ardhshme“, shtoi ai.
    DiCaprio tha se e sheh nënën e tij Irmelin si një “shembull”, duke vënë në dukje se si “ajo thjesht thotë saktësisht atë që mendon dhe nuk humb kohë. Nuk shpenzon kohë duke u përpjekur ta imitojë”.
    Për fituesin e Çmimit të Akademisë, kjo përfshin “të qenit më i sinqertë dhe të rrezikosh që gjërat të shkatërrohen, ose të rrezikosh mosmarrëveshjet, ose të rrezikosh të ndjekësh rrugë të ndara nga çdo lloj marrëdhënieje në jetë’
    “Është se thjesht nuk doni të humbni më kohë,” shtoi ai.
    DiCaprio sigurisht që ka pasur mjaft përvojë në Hollywood, duke filluar me role televizive në fund të viteve 1980 dhe duke arritur sukses të madh me filmin e vitit 1993 ” What’s Eating Gilbert Grape” , i cili i siguroi atij nominimin e parë për çmimin Oscar në moshën 19 vjeç.
    Ai u nominua gjashtë herë të tjera dhe ka fituar një herë: në kategorinë e Aktorit më të Mirë, për filmin epik perëndimor të Alejandro G. Iñárritu -t të vitit 2015, The Revenant.