Tag: sinner

  • Sinner kualifikohet në raundin e tretë të US Open, fitore edhe për Swiatek, Gauff e Osaka

    Sinner kualifikohet në raundin e tretë të US Open, fitore edhe për Swiatek, Gauff e Osaka

    29 Gusht 2025

    9:01

    Telesport

    Tenisti italian Jannik Sinner, kampion në fuqi i grand slam të US Open, ka avancuar në raundin e tretë. Numri 1 në botë për meshkuj mundi sot 3-0 (6-3, 6-2, 6-2) A.Popyrin.
    Një biletë për më tej siguron edhe gjermani Alexander Zverev, numri 3 në botë, që mundi po 3-0 J.Fearnely. Më tej kualifikohen edhe italiani L.Musetti, amerikani Tommy Paul, rusi Andrey Rublev, ndërkohë që u eliminua greku Stefanos Tsitsipas.
    Te femrat, fitore me vuajtje për polaken Iga Swiatek, numrin 2 në botë. Ajo mundi 2-1 (6-1, 4-6, 6-4) S.Lamens. Kualifikohen më tej tenistja amerikane Coco Gauff dhe ajo japoneze Naomi Osaka.

  • Sinsinati: Sinner e Alcaraz sërish përballë në një finale, Paolini sfidon Swiatek te femrat

    Sinsinati: Sinner e Alcaraz sërish përballë në një finale, Paolini sfidon Swiatek te femrat

    18 Gusht 2025

    8:57

    Telesport

    Janë përcaktuar tenistët finalistë të turneut Masters të Sinsinati, turneu i fundit i rëndësishëm në prag të grand slam të US Open, që nis pas një jave në Nju Jork.
    Për meshkuj, përballë njëri-tjetrit do të jenë dy tenistët më të mirë në botë, numrat 1 dhe 2, përkatësisht italiani Jannik Sinner dhe spanjolli Carlos Alcaraz. Një finale ku nuk ka favoritë.
    Kjo është hera e katërt këtë vit (hera e 14-të në total) që dy tenistët përballen mes tyre, të gjitha në finale: Alcaraz ka fituar në Romë dhe Roland Garros, ndërsa italiani triumfoi në Wimbledon.
    Për femra, finalja do të diskutohet mes italianes Jasmine Paolini dhe polakes Iga Swiatek. Kjo e fundit, ish-numri 1 në botë dhe fituese në Wimbledon, konsiderohet favorite.

  • Sinner, Alcaraz e Djokovic të lodhur, më të mirët bojkot turneut Masters të Toronto

    Sinner, Alcaraz e Djokovic të lodhur, më të mirët bojkot turneut Masters të Toronto

    21 Korrik 2025

    11:33

    Telesport

    Katër nga 5 tenistët më të mirë në botë do të mungojnë në Toronto Masters 1000, turneun e parë “big” që pas grand slam të Wimbledon. Shkak është bërë lodhja apo dëmtimet e vogla që kërkojnë kohë për t’u rikuperuar.
    Bëhet fjalë për tenistët Jannik Sinner, Calor Alcaraz, Jack Draper dhe Novak Djokovic (të gjithë në “top-5”), që kanë ngritur “flamurin e bardhë”. Ata nuk do të luajnë në turneun kanadez, që nis më 27 korrik.
    Njëri pas tjetrit, përmes positimeve në rrjetet sociale, tenistët konfirmuan mungesën e tyre për shkak të lodhjes së dy muajve të fundit, ku kanë luajtur në dy grand slam (Roland Garros dhe Wimbledon).
    Turneu kanadez rikthen ndeshjet në fushat me cement, që kulmojnë më pas me grand slam të US Open. Gjithsesi, të gjithë tenistët “big” pritet të rikthehen në fushë në turneun tjetër Masters, atë të Sinsinati (më 7 gusht).

  • A të pëlqen Kristjan Asllani? Gazetari në Itali ia thotë para fytyrës, shikoni si reagoi Stefano Pioli

    A të pëlqen Kristjan Asllani? Gazetari në Itali ia thotë para fytyrës, shikoni si reagoi Stefano Pioli

    Kristjan Asllani pritet që të jetë pjesë e Fiorentinës në sezonin e ardhshëm. Stefano Pioli e ka në projektin e tij te Fiorentina dhe po e provon me të gjitha mënyrat për ta bindur Asllanin që t’i bashkohet kësaj skuadre.
    Transferimi pritet të ndodh në ditët në vazhdim, ndërsa një gazetar i Sky Sport e ka pyetur hapur Piolin në lidhje me këtë temë: “A të pëlqen Kristjan Asllani?”, ishte pyetja e bërë nga gazetari drejt Piolit.Ky i fundit reagoi me elegancë dhe humor, duke bërë driblim të bukur. “Sinner? Po, më pëlqen shumë Sinner. E përgëzoj në fakt dhe e ftoj që të na vizitojë këtu në Viola Park, do të ishte krenari e madhe për të gjithë ne, urime Jannik”.
    Jannik Sinner është shpallur numri një në botë dhe është kampioni italian i ëimbledonit. Kështu Pioli e dribloi pyetjen e Asllanit duke folur për tenistin që bëri suksesin e madh, ndërsa në këtë mënyrë, trajneri i Fiorentinës mban konfidenciale dhe të fshehta negociatat që po bëhen me mesfushorin shqiptar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Djokovic: Po bëhet gjithnjë e më e pamundur të mposht Sinner dhe Alcaraz, por nuk tërhiqem

    Djokovic: Po bëhet gjithnjë e më e pamundur të mposht Sinner dhe Alcaraz, por nuk tërhiqem

    17 Korrik 2025

    13:00

    Telesport

    Italiani Jannik Sinner dhe spanjolli Carlos Alcaraz, respektivisht numrat 1 dhe 2 në botë, kanë fituar 7 grand slam-et e fundit, duke mos u lënë asnjë shpresë tenistëve të tjerë. Përfshi edhe Novak Djokovic, tenistit me më shumë trofe të tillë në karrierë, 24.
    Serbi u eliminua në gjysmëfinalet e Wimbledon pikërisht nga Sinner, fituesi i këtij turneu. “Të luash të tilla ndeshje po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Kam arritur në gjysmëfinalet e çdo grand slam, por pastaj e gjej veten përballë Sinner ose Alcaraz dhe po bëhet e pamundur t’i mund”, tha Djokovic.
    “Duhet ta pranoj realitetin. Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja ime e fundit në Wimbledon. Nuk kam ndërmend ta përfundoj karrierën time në këtë turne. Nuk e di se cili është plani im për vitin e ardhshëm. Do të bëj gjithçka që mundem për të qëndruar në formë fizike dhe për t’i dhënë vetes një shans”, shtoi serbi.
    “Dua të fitoj një tjetër grand slam, turnetë që më interesojnë më shumë në këtë fazë të karrierës sime. Sinqerisht nuk e di se çfarë mund të bëja më mirë se ajo që po bëj tani; nuk mendoj se dikush kujdeset më mirë për trupin e tij se unë. Kam pasur një karrierë të jashtëzakonshme, por do të përpiqem të jap gjithçka me atë që ka mbetur”, deklaroi Djokovic.

  • Sinner dhe Swiatek triumfojnë në Wimbledon, ja si ndryshon renditja pas grand slam

    Sinner dhe Swiatek triumfojnë në Wimbledon, ja si ndryshon renditja pas grand slam

    Pas përfundimit të grand slam të Wimbledon është përpiluar edhe renditja e re e tenistëve. Jannik Sinner dhe Aryna Sabalenka vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e parë në kategoritë përkatëse.
    Italiani, fitues të dielën në Londër, thellon edhe më shumë diferencën me Carlos Alcaraz, i dyti. Gati 4500 pikë është diferenca mes tyre, por tani nis “malorja” për Sinner, që i duhet të mbrojë pikët e fituara vjet.
    Në podium ndodhet edhe gjermani Alexander Zverev (i treti), ndërkohë që mes pesë më të mirëve janë edhe amerikani Taylor Fritz e britaniku Jack Draper. Ruan vendin e gjashtë serbi Novak Djokovic.
    Te femrat, bjellorusja Aryna Sabalenka vijon të jetë e shkëputur ndjeshëm nga rivalet, me mbi 4500 pikë ndaj amerikanes Coco Gauff. Në vendin e tretë ngjitet Iga Swiatek, polakja që doli fituese në Wimbledon.
    Në “top-5” edhe Jessica Pegula e Amerikës dhe rusja Mirra Andreeva, ende një adoleshente. Fiton 5 pozicione tenistja tjetër amerikane Amanda Anisimova, finaliste në turneun londinez.
    “Top-5”-Meshkuj
    1.Jannik Sinner, 12.030 pikë
    2.Carlos Alcaraz, 8,600 pikë
    3.Alexander Zverev, 6,030 pikë
    4.Taylor Fritz, 5,035 pikë
    5.Jack Draper, 4,650 pikë
    “Top-5”-Femra
    1.Aryna Sabalenka, 12,420 pikë
    2.Coco Gauff, 7,669 pikë
    3.Iga Swiatek, 6,813 pikë
    4.Jessica Pegula, 6,423 pikë
    5.Mirra Andreeva, 5,163 pikë

  • “Mbreti Sinner”, mediat italiane i bëjnë jehonë suksesit historik të tenistit italian, Jannik Sinner: Realizova ëndrrën time

    “Mbreti Sinner”, mediat italiane i bëjnë jehonë suksesit historik të tenistit italian, Jannik Sinner: Realizova ëndrrën time

    Tenisti italian Jannik Sinner triumfoi në grand slamin e Wimbledon ndaj Alcaraz. Në finalen londineze, në turneun më të rëndësishëm të fushave me bar, ai mundi 3-1 me përmbysje spanjollin Carlos Alcaraz (4-6, 6-4, 6-4, 6-4). Ai bëhet kështu italiani i parë që fiton në Wimbledon. Fitore e rëndësishme për numrin 1 në botë, që nuk përsëriti gabimet e finales së Roland Garros, duke u hakmarrë ndaj spanjollit.
    Alcaraz, numri 2 në botë, dorëzoi kështu titullin e këtij turneu, që e kishte fituar në dy vitet e fundit. Ky është suksesi i parë në karrierë për Sinner në Wimbledon, ku arriti t’i mbijetojë një eliminimi në çerekfinale, për të shpërthyer më pas ndaj Djokovic dhe Alcaraz. Këtë herë ai arriti të ruajë qetësinë në momentet vemdimtare dhe të triumfojë. Alcaraz arriti të fitojë setin e parë, por më pas erdhi përmbysja e italianit, që arriti të fitojë nga një “break” në tri setet e tjera me shërbimet e spanjollit. Sinner ishte më i saktë në lojën në fundore, duke mos i dhënë asnjë shans spanjollit.

    Për Sinner ky është triumfi i katërt në një grand slam (ka fituar dy herë në Australian Open dhe një herë në US Open), duke mbrojtur kreun e renditjes botërore. Alcaraz u përpoq, por në fund u detyrua të pranojë epërsinë e italianit.
    Vetë italiani nuk i fshehu emocionet pas ngritjes së trofeut për të parën herë në karrierë:
    “Është me të vërtetë një moment i veçantë. Para kësaj ndeshjeje, nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kisha mundësinë të luftoja për këtë trofe. Është një ëndërr që bëhet realitet. Dua të falënderoj ekipin tim dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë ditë kaq të veçantë”.
    Ndërkohë triumfi i Sinner ndaj Alcaraz pushtoi edhe faqet e para të gazetave prestigjoze italiane, të cilat i kushtuan hapësirën kryesore nr.1 të bostës pas suksesit në Wimbledon.
     
     
     

  • Jannik Sinner mposht Alcaraz në finale dhe triumfon për herë të parë në Wimbledon

    Jannik Sinner mposht Alcaraz në finale dhe triumfon për herë të parë në Wimbledon

    Tenisti italian Jannik Sinner u shpall sot fitues i grand slam të Wimbledon. Në finalen londineze, në turneun më të rëndësishëm të fushave me bar, ai mundi 3-1 me përmbysje spanjollin Carlos Alcaraz (4-6, 6-4, 6-4, 6-4). Ai është italiani i parë që fiton në Wimbledon.
    Fitore e rëndësishme për numrin 1 në botë, që nuk përsëriti gabimet e finales së Roland Garros, duke u hakmarrë ndaj spanjollit. Alcaraz, numri 2 në botë, dorëzoi kështu titullin e këtij turneu, që e kishte fituar në dy vitet e fundit.
    Ky është suksesi i parë në karrierë për Sinner në Wimbledon, ku arriti t’i mbijetojë një eliminimi në çerekfinale, për të shpërthyer më pas ndaj Djokovic dhe Alcaraz. Këtë herë ai arriti të ruajë qetësinë në momentet vemdimtare dhe të triumfojë.
    Alcaraz arriti të fitojë setin e parë, por më pas erdhi përmbysja e italianit, që arriti të fitojë nga një “break” në tri setet e tjera me shërbimet e spanjollit. Sinner ishte më i saktë në lojën në fundore, duke mos i dhënë asnjë shans spanjollit.
    Për Sinner ky është triumfi i katërt në një grand slam (ka fituar dy herë në Australian Open dhe një herë në US Open), duke mbrojtur kreun e renditjes botërore. Alcaraz u përpoq, por në fund u detyrua të pranojë epërsinë e italianit.

  • Sinner leksion Djokovic, sfidon kampionin në fuqi Alcaraz në finalen e Wimbledon

    Sinner leksion Djokovic, sfidon kampionin në fuqi Alcaraz në finalen e Wimbledon

    12 Korrik 2025

    8:05

    Telesport

    Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz dhe ai italian Jannik Sinner janë dy finalistët e grand slam të Wimbledon, turneu londinez i fushave me bar.
    Sinner, numri 1 në botë, eliminoi 7 herë kampionin e këtij turneu, serbin Novak Djokovic. Italiani fitoi 3-0 (6-3, 6-4, 6-4), në një ndeshje të komanduar prej tij, duke lënë pas krahëve problemet fizike të disa ditëve më parë.
    Vuan disi më shumë Alcaraz për të shkuar në finale. Ai mundi 3-1 (6-4, 5-7, 6-3, 7-6) amerikanin Taylor Fritz, në një ndeshje më të ekuilibruar. Gjithsesi, spanjolli arriti të shkojë në finale, ku do të synojë të mbrojë titullin fituar vjet.
    Sinner dhe Alcaraz përballen sërish në finalen e një grand slam një muaj pas duelit të tyre në Roland Garros. Ndaj, pritet një tjetër sfidë spektakolare.

  • Mbyllet raundi i dytë i Wimbledon/ Djokovic, Sinner dhe Swiatek kualifikohen pa probleme

    Mbyllet raundi i dytë i Wimbledon/ Djokovic, Sinner dhe Swiatek kualifikohen pa probleme

    4 Korrik 2025

    8:12

    Telesport

    Është mbyllur raundi i dytë i grand slam të Wimbledon. Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-0 ndaj Aleksandar Vukic. Më tej avancon edhe italiani tjetër Lorenzo Sonego.
    Pa probleme fitoi 3-0 edhe serbi Novak Djokovic, që mundi Daniel Evans. Një biletë për në raundin e tretë siguruar edhe Alex de Minaur, Grigor Dimitrov, Pedro Martinez, Jaume Munar e Marin Cilic.
    Te femrat, fitore me përmbysje korri polakja Iga Swiatek, që mundi 2-1 Caty McNally. Në raundin e tretë kualifikohen edhe Mirra Andreeva, Elena Rybakina, Emma Navarro, Danielle Collin dhe Barbora Krejcikova.