18 Tetor 2025
22:17
Telesport
Tenisti italian Jannik Sinner fitoi mbrëmjen e së shtunës finalen e turneut “Six Kings Slam”, duke mbrojtur titullin e fituar një vit më parë. Në Riad të Arabisë Saudite, ai mundi 2-0 (6-2, 6-4) spanjollin Carlos Alcaraz.
Një finale në përgjithësi e dominuar nga italiani, numri 2 në botë, që mposhti kreun e renditjes botërore edhe pse ky turne nuk jep pikë. Përvecse fitoi trofeun, Sinner arkëtoi edhe plot 6 milionë dollarë.
Të gjashtë pjesëmarrësit fituan nga 1.5 milionë secili, ndërsa fituesi edhe 4.5 milionë të tjera. Ndeshja më së shumti foli për italianin. Pas një seti të parë, ku ishte superior në fushë, në të dytin ai hasi më shumë rezistencë.
Gjithsesi, Alcaraz nuk arriti dot t’i bëjë ballë deri në fund, me Sinner që fitoi një “game” me shërbimet e spanjollit, duke fituar më pas edhe ndeshjen. Kjo ishte finalja e radhës mes dy tenistëve, që prej dy vitesh po dominojnë në këtë sport.









