Tag: sinner

  • Vdekja e Pietrangelit: Përkujtimet dhe heshtja e yjeve të tenisit italian

    Vdekja e Pietrangelit: Përkujtimet dhe heshtja e yjeve të tenisit italian

    Bota E Martë, 2 Dhjetor 2025 14:42
    Heshtja, ndonjëherë, është shurdhuese. Në orët kur e gjithë bota e tenisit i dha lamtumirën Nicola Pietrangelit, bën bujë mungesa e disa prej protagonistëve aktualë të epokës së artë të sportit të raketës në Itali. Të paktën kjo vërehet duke parë aktivitetin në mediat sociale, pra në atë metavers ku tashmë të gjithë, të famshëm e jo të famshëm, dokumentojnë çdo fragment të jetës së tyre, përfshirë edhe pushimet.
    Nga lojtarët që ishin pjesë e treshes fantastike në Kupën Davis, vetëm katër prej tyre publikuan ‘stories’ në Instagram për të kujtuar atë që mbetet rekordmeni botëror për paraqitje dhe ndeshje të fituara në Davis, si dhe kapiteni që luftoi për të na bërë të luanim finalen në Kili në vitin 1976: Lorenzo Musetti, Flavio Cobolli, Andrea Vavassori dhe Matteo Arnaldi. Një postim erdhi edhe nga Luciano Darderi, i cili deri më tani vetëm ka mundur ta ëndërrojë Kupën Davis, edhe pse ka arritur në vendin e 26-të në renditjen botërore. Nga ana tjetër, asnjë kontribut në rrjetet sociale nuk erdhi nga Jannik Sinner, Matteo Berrettini, Lorenzo Sonego dhe Simone Bolelli. Ndërkohë, të gjitha protagonistet e triumfeve të fundit në Billie Jean King Cup ishin prezente me postimet e tyre: Jasmine Paolini, Sara Errani, Elisabetta Cocciaretto, Lucia Bronzetti dhe Tyra Grant.
    Mes Sinner dhe Pietrangelit nuk ka pasur kurrë një shkëndijë, pjesërisht për shkak të disa thumbimeve nga ana e Nicolas (“Një shuplakë për botën e sportit. Ai duhet të luajë tenis, jo të bëjë luftë”, kishte komentuar ai lajmin për mungesën e Jannikut në Bolonjë për Kupën Davis), i cili nga ana tjetër kishte shprehur disa herë admirimin e tij për tenistin nga Tiroli i Jugut. Në fakt, stafi i Sinner siguron se ngushëllimet janë bërë në mënyrë private.

  • Alcaraz “mposht” Sinner dhe e mbyll vitin si “numri 1”, Sabalenka kryeson te femrat

    Alcaraz “mposht” Sinner dhe e mbyll vitin si “numri 1”, Sabalenka kryeson te femrat

    Viti 2025 në sportin e tenisit ka ulur siparin, duke përcaktuar edhe renditjen përfundimtare të tenistëve për këtë sezon. Spanjolli Carlos Alcaraz dhe bjellorusja Aryna Sabalenka e mbyllën në vendin e parë.
    Te meshkujt, Alcaraz vijon duelin “kokë më kokë” me italianin Jannik Sinner, që ndahen nga vetëm 550 pikë në renditje. Ndërsa të gjithë tenistët e tjera janë shumë pas në renditje. Në “top-5” qëndron ende Novak Djokovic.
    Te femrat, Sabalenka ka një epërsi prej më shumë se 2500 pikësh ndaj polakes Iga Swiatek, që ndodhet në vendin e dytë. Në podium ndodhet edhe tenistja amerikan e Coco Gauff, por mjaft e shkëputur nga kreu.
    “Top-5”, meshkuj
    1.Carlos Alcaraz, 12,050 pikë
    2.Jannik Sinner, 11,500 pikë
    3.Alexander Zverev, 5,160 pikë
    4.Novak Djokovic, 4,830 pikë
    5.Felix Auger-Aliassime, 4,245 pikë
    “Top-5”, femra
    1.Aryna Sabalenka, 10,870 pikë
    2.Iga Swiatek, 8,395 pikë
    3.Coco Gauff, 6,763 pikë
    4.Amanda Anisimova, 6,298 pikë
    5.Elena Rybakina, 5,850 pikë

  • Italia triumfon edhe pa Sinner e shkruan historinë, fiton për të tretin vit me radhë trofeun e Kupës Davis

    Italia triumfon edhe pa Sinner e shkruan historinë, fiton për të tretin vit me radhë trofeun e Kupës Davis

    24 Nëntor 2025

    10:39

    Telesport

    Kombëtarja e Italisë për meshkuj në tenis fitoi për të tretin vit me radhë trofeun e rëndësishëm ekipor, Kupën Davis. Në finalet e luajtura në Bolonja, ekipi italian mundi 2-0 me ndeshje Spanjën në dy ndeshjet teke (nuk u luajt loja dyshe).
    Edhe pse në këto finale munguan numrat 1 dhe 2 në botë, respektivisht spanjolli Carlos Alcaraz dhe italiani Jannik Sinner, ata që zbritën në fushë  nuk zhgënjyen. Dhe në fund, “azzurrët“ mbrojtën titullin kampion bote për meshkuj.
    Ky është trofeu i katërt për Italinë në Kupën Davis, që bëhet shteti i parë në histori që e fiton këtë trofe për tri vite me radhë. Tenistët Flavio Cobolli, Matteo Berrettini, Andrea Vabvassori dhe Simone Bolelli bënë diferencën në këto ndeshje.

  • Galliani, i dashuruar me Sinner: “Prej tij po dëshpëroj gruan time”. Më pas parashikimi për Italinë në Botëror

    Galliani, i dashuruar me Sinner: “Prej tij po dëshpëroj gruan time”. Më pas parashikimi për Italinë në Botëror

    19 Nëntor 2025

    9:59

    Alfred Lleshi

    Adriano Galliani, ish-drejtues i Milanit dhe Monzës, foli për suksesin e Jannik Sinner në “Finals” të Torinos: “Sinner? Për shumë vite kam qenë i dashuruar me Djokovic, tani jam fans i zjarrtë i Sinner. Kam qenë me fat, sepse e kam humbur mendjen për dy milanistë.
    Kam pëlqim të fortë për këtë djalë. Po e dëshpëroj gruan time, sepse përpiqem ta shoh gjithmonë, edhe në oraret më të çuditshme. Mundohem të lirohem nga puna për ta parë. Disa ditë më parë arrita ta shoh edhe në stërvitje”.
    Galliani foli edhe për kombëtaren dhe Gattuso: “Gennaro është i vendosur, i fortë. Nëse ka një njeri që mund të na çojë në Botëror, është ai. Kemi pak italianë nëpër klubet tona, ndaj është vështirë të gjesh lojtarë të niveleve të larta, por kësaj here jam i sigurt se do të shkojmë në Botëror”. Sa i përket derbit, ai kujtoi të preferuarit e tij: “Ato të Champions-it në gjashtë ditë më 2003. Ndihej tensioni në ajër”.

  • Sinner triumfon në ATP Finals për të dytin vit radhazi, mposht Alcaraz në finalen e Torinos

    Sinner triumfon në ATP Finals për të dytin vit radhazi, mposht Alcaraz në finalen e Torinos

    16 Nëntor 2025

    20:48

    Telesport

    Tenisti italian Jannik Sinner fitoi të dielën në mbrëmje turneun e ATP Finals (eventin ku marrin pjesë tetë tenistët më të mirë në botë). Në finale, ai triumfoi 2-0 (7-6, 7-5) ndaj spanjollit Carlos Alcaraz.
    Një ndeshje mjaft e fortë, që vuri përballë dy tenistët më të mirë në botë. Përballë tifozëve të tij (turneu u zhvillua në Torino), Sinner ishte i pagabueshëm, duke arritur të bëjë diferencën në momentet vendimtare të cdo seti.
    Në setin e parë, italiani triumfoi në “tie break”, ndërsa në të dytin arriti të rrëmbejë një “game” në shërbimin e spanjollit, duke arritur të fitojë ndeshjen, e cila zgjati 2 orë. Për Sinner ky është viti i dytë radhazi që fiton ATP Finals.
    Gjithsesi, Alcaraz e mbyll vitin 2025 në krye të renditjes botërore, me një diferencë të ngushtë pikësh ndaj Sinner. Një dyshe që prej 2-3 vitesh po dikton në fushat e tenisit dhe që pritet ta bëjë këtë gjë për një periudhë të gjatë.

  • Jannik Sinner fiton turneun Masters në Paris dhe rikthehet “numri 1” në botë

    Jannik Sinner fiton turneun Masters në Paris dhe rikthehet “numri 1” në botë

    Tenisti italian Jannik Sinner fitoi turneun ATP Masters 1000 të Parisit. Në finale, ai mundi 2-0 (6-4, 7-6) kanadezin Felix Auger-Aliassime, në një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës.
    Një sukses që i jep mundësi tenistit italian të rikthehet “numri 1” në botë. Falë 1000 pikëve të fituara në këtë turne dhe eliminimit të Carlos Alcaraz që në turin e dytë, ai rikthehet në majë.
    Me triumfin e tij në Paris, Sinner fitoi turneun e tij të 23-të në karrierë, të pestin e tij të sezonit pas Australian Open, Wimbledon, Pekin dhe Vjenë. Një paraqitje e mirë e italiani, që përgatitet për finalet ATP.
    Renditja, “top-5” meshkuj
    1-Jannik Sinner, 11.500 pikë
    2-Carlos Alcaraz, 11.250 pikë
    3-Alexander Zverev, 5.560 pikë
    4-Taylor Fritz, 4,735 pikë
    5-Novak Djokovic, 4.580 pikë

  • Surpriza Alcaraz! Numri 1 në botë eliminohet që në start në Paris dhe rrezikon kreun

    Surpriza Alcaraz! Numri 1 në botë eliminohet që në start në Paris dhe rrezikon kreun

    29 Tetor 2025

    12:28

    Telesport

    Një surprizë e madhe ka ndodhur në turneun Masters 1000 që ka nisur këtë javë në Paris. Spanjolli Carlos Alcaraz u eliminua në raundin e dytë. Në ndeshjen e tij debutuese, tenisti “numër 1” në botë humbi ndaj britanikut Cameron Norrie.
    Ku i fundit fitoi 2-1 (4-6, 6-3, 6-4), një ndeshje që zgjati dy orë e 25 minuta. Ky rezultat mund ta penalizojë shumë Alcaraz, pasi mund të humbasë kreun e renditjes botërore nëse këtë turneu e fitoi italiani Jannik Sinner.
    Sinner, numri 2 në botë, është më pak se 800 pikë pas Alcaraz dhe në rast se grumbullon 1000 pikë nga ky turne mund ta parakalojë spanjollin. Një ndeshje e dobët e Alcaraz, që bëri mjaft gabime ndaj Norrie.
    Spanjolli vinte nga 18 fitore radhazi dhe këtë vit do të luajë edhe në finalet ATP në Torino në nëntor dhe në Kupën Davis. Gjithsesi, dueli me Sinner për ta mbyllur vitin si “numri 1” do të vijojë deri në momentin e fundit.

  • Sinner triumfon në turneun e Vjenës, Alcaraz mbron ende kreun e renditjes botërore

    Sinner triumfon në turneun e Vjenës, Alcaraz mbron ende kreun e renditjes botërore

    Tenisti italian Jannik Sinner fitoi turneun ATP 500 të Vjenës. Në finale ai mundi 2-1 me përmbysje gjermanin Alexander Zverev (3-6, 6-3, 7-5).
    Një ndeshje interesante mes numrave 2 dhe 3 në botë. Zverev fitoi setin e parë, por më pas erdhi përmbysja nga ana e Sinner, që e meritoi fitoren.
    Gjithsesi, në krye të renditjes botërore vazhdon të qëndrojë spanjolli Carlos Alcaraz, i shkëputur gati 800 pikë nga Sinner.
    Zverev qëndron i pashqetësuar në vendin e tretë, ndjekur nga amerikani Fritz e serbi Djokovic, që kompletojnë “top-5” tenistët më të mirë në botë.
    Renditja, top-5 meshkuj
    1-Carlos Alcaraz, 11.340 pikë
    2-Jannik Sinner, 10.500 pikë
    3-Alexander Zverev, 6.160 pikë
    4-Taylor Fritz, 4.685 pikë
    5-Novak Djokovic, 4.580 pikë

  • Fitoret “stratosferike” të tenistit italian në Arabinë Saudite!

    Fitoret “stratosferike” të tenistit italian në Arabinë Saudite!

    20 Tetor 2025

    20:17

    Telesport

    Jannik Sinner po e mbyll vitin 2025 me një tjetër sukses spektakolar, këtë herë në turneun luksoz “Six Kings Slam” në Riad të Arabisë Saudite, ku mposhti rivalin e tij Carlos Alcaraz në finalen me rezultat 2-6, 4-6.
    Fitorja nuk i solli vetëm një çek të majmë, por edhe një raketë të artë me vlerë 250 mijë euro, e punuar tërësisht nga ari i pastër – një dhuratë simbolike që një vit më parë i ishte dhënë Rafael Nadalit. Çmimin ia dorëzoi Turki Al Sheikh, ministri i argëtimit në Arabinë Saudite dhe ish-pronar i klubit Almeria.
    Në total, Sinner ka përfituar 7.5 milionë dollarë nga ky turne – 1.5 milionë për pjesëmarrje dhe plot 6 milionë për triumfin final. Duke përfshirë edhe fitimet e tjera të sezonit në garat e ATP-së, ku kishte grumbulluar mbi 12 milionë dollarë, italiani arrin tashmë shifrën marramendëse prej 20 milionë dollarësh vetëm për vitin 2025.

  • Mori një “raketë të artë” pas triumfit në Riad, ja vlera marramendëse e dhuratës së Sinner

    Mori një “raketë të artë” pas triumfit në Riad, ja vlera marramendëse e dhuratës së Sinner

    20 Tetor 2025

    12:35

    Telesport

    Jannik Sinner mundi 2-0 Carlos Alcaraz në finalen e Six Kings Slam. Përveç premios prej 6 milionë dollarësh që arkëtoi si pjesëmarrës (1.5 milionë) dhe fitues (4.5 milionë), tenistit italian iu dha një raketë e artë.
    Raketa e tij peshonte tre kilogramë dhe vlente 250,000 euro. Vitin e kaluar, e njëjta dhuratë iu dha Rafael Nadal, i cili u nderua nga organizatorët e turneut pak para se të tërhiqej nga sporti i tenisit.
    Dhe, kjo shumë e raketës së artë, i shtohet fondit monstruoz të çmimeve prej 6 milionë dollarësh.