Tag: sinjale

  • Inside Story/ Para fiktive, si mashtroheshin qytetarët nga sinjalet e robotit online

    Inside Story/ Para fiktive, si mashtroheshin qytetarët nga sinjalet e robotit online

    Por si u përhap skema XUEX kaq shpejt në vendin tonë dhe cfarë pretendonte se përfaqësonte? Xuex ishte një platformë mashtruese online që u premtonte njerëzve me anë të agjentëve të tyre që do të përfitonin shifra të majme parash duke investuar në këtë rrjet me mënyra krejtësisht të pakuptimta.

    Xuex pretendohet se është krijuar nga ‘EG Invesment Group’, një kompani fantazëm e themeluar nga Anthony Leo Smith në vitin 2018. Pronar që nuk ekziston dhe nuk ka asnjë të dhënë.

    “EG Invesment Group” reklamon se është kompani që merret me fonde investimesh, ndërkohë që ka një saktësi prej 99.6% në rritjen e kapitalit. Xuex është prezantuar për herë të parë në treg në vitin 2022 si një risi e themeluar nga Nnty Jay, inxhinier softueri që ka punuar për Uber.

    Të dy personat e pretenduar si themelues nuk janë të vërtetë, por vetëm trillime për të afruar sa më shumë njerëz. Nuk ekzistojnë me asnjë të dhënë nga kërkimet në internet.

    “Anthoni Smith ishte një robot. Ishte eksperti që jepte sinjalet e blerjes. Ai dinte të fshehte kur do të binte dhe kur do të bie. Ai e parashikonte, por ishin sinjale fallso”, u shpreh Fatjon Kadillari, ekspert kriptomonedhash.

    ‘Eg Investment Group’ në sajtin zyrtar jep dhe disa informacione në lidhje me një marrëveshje të pretenduar ndërmjet liderit të saj Anthony Smith dhe Xu Exchange, ose shkurt Xeuex. Një fletë krejtësisht e pavlerë dhe pa asnjë besueshmëri, pasi Antony Leo Smith nuk ekziston dhe duket qartë se nuk ka asnjë kriter besueshmërie.

    “Nëse sheh të gjitha licencat që kjo skemë piramidale u ka ofruar qytetarëve që kanë investuar, vetëm të kërkosh në internet për këto licenca, ti e kupton që kjo është skemë piramidale. Ata licenca janë licenca që mund ti marrë dikush me pak para. Janë thjeshtë licenca operimi, jo operimi financiar”, u shpreh Denisa Kele, eksperte kriptomonedhash.

    Xuex nuk mund të shkarkohej në Google Store, apo App Store, por vetëm nëpërmjet linqeve që të nisin agjentët që punojnë në terren nga këta mashtrues. Në momentin që marrin linkun dhe regjistrohen në këto platforma, bëhen pjesë e grupeve në Telegram. Aty dy herë në ditë vijnë sinjale që duhet të konfirmohen dhe në këtë mënyrë rriten fitimet.

    Produkti që kanë anëtarët është kripto, por nuk ekziston në asnjë portofol serioz si Binance, apo Cex.IO.

    Shifrat e rritjes së parave janë fiktive. Ato vendosen manualisht nga persona që merren me këto mashtrime duke i bërë njerëzit të besojnë se po fitohet vërtetë. Në Xuex ishte një sistem demo që pretendohej se të vinin dy sinjale në ditë, në orën 14:20 dhe në 19:20. Të gjithë antarët duhet të ishin gati për të klikuar, duke qenë se u vinte lajmërimi në grupet e ngritura.

    “Pas momentit që kanë hedhur paratë, qytetarëve i është treguar një faqe, që ne e quajmë Demo. Ne e përdorim për studentët tanë për të kuptuar dhe ata se si funksionon tregu i kriptovalutave. Një faqe demo që nuk ka para virtuale brenda, e gjitha është një iluzion virtual. Qytetarët janë mashtruar që ata shifra, numra që janë paraqitur në atë faqe demo janë reale. Në momentin që kanë tentuar ti tërhiqnin nuk i kanë tërhequr, ose është krijuar një komision për të marrë paratë e tyre mbrapsht”, u shpreh Denisa Kele, eksperte kriptomonedhash.

    “Nëse e shpjegojmë nga ana teknike mund të themi se dikush ka krijuar një portofol privat dhe brenda aplikacionit ka futur një portofol kriptoje. Të gjithë robt i transferojnë nga aplikacionet zyrtare Binance drejt portofolit privat duke menduar se është aplikacion. Ata në mënyrë robotike dhe të programuar të japin pseudosinjale. Ti çdo ditë nga ata sinjale, zona blerje dhe shitje, ti bën blerje dhe shitje, duke qenë fallso, ti del cdo ditë vetëm fitues. Ti sheh se portofoli rritet, por është rritje virutale dhe jo reale. Dollari nuk është real. Ata prandaj reklamojnë fitime të jashtëzakonshme dhe asnjëherë humbje”, u shpreh Fatjon Kadillari, ekspert kriptomonedhash.

    Top Channel

  • “Ndeshja dha sinjale pozitive”/ Rezultati i Shqipërisë, flet gazetari: Ndaj Letonisë ishte finale e parakohshme

    “Ndeshja dha sinjale pozitive”/ Rezultati i Shqipërisë, flet gazetari: Ndaj Letonisë ishte finale e parakohshme

    Gazetari, Skerdilajd Suloqezi në një intervistë televizive u shpreh se ndaj Letonisë ishtë një ndeshje që dha sinjale pozitive.
    Suloqezi:
    Kjo ishte një finale e parakohshme por maksimumi që mori ishin tre pikët. Sa i përket lojës natyrisht kishte më tepër akoma për të dhënë por që për fatin tonë të mirë arritëm tre pikët që ishte synimi ynë.
    Ishte një ndeshje që dha sinjale pozitive. Po të shikojmë ndeshjen ndaj Gjibraltarit edhe pse ishte ndeshje miqësore ishte takim për të ardhur keq sa i përket pjesës së lojës.
    Duke ardhur tek ndeshje e djeshme natyrisht dha sinjale pozitive. Kemi shumë për të bërë akoma.

  • ‘Trump mori sinjale për…’/ Kremlini zbulon detajet e takimit Putin-Witkoff

    ‘Trump mori sinjale për…’/ Kremlini zbulon detajet e takimit Putin-Witkoff

    Presidenti rus Vladimir Putin dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, shkëmbyen “sinjale” mbi konfliktin në Ukrainë, gjatë takimit të tyre në Moskë të mërkurën, tha ndihmësi i Kremlinit, Yury Ushakov.

    Witkoff, i cili ka udhëtuar disa herë në Rusi në rolin e tij si i dërguari special i Donald Trump, mbërriti në kryeqytetin rus në atë që presidenti amerikan e ka përshkruar si një mision diplomatik të rëndësishëm.

    Pas gati tre orësh bisedimesh në Kremlin, Ushakov u tha gazetarëve se Putin dhe Witkoff patën “një bisedë shumë të dobishme dhe konstruktive” dhe diskutuan disa tema, duke përfshirë konfliktin në Ukrainë, marrëdhëniet Rusi-SHBA dhe perspektivat për bashkëpunim strategjik.

    “Disa sinjale u transmetuan mbi çështjen ukrainase” nga Putini dhe se “sinjale përkatëse u morën edhe nga Presidenti Trump”, tha ai.

     

     

    Ushakov nuk dha detaje të mëtejshme, duke vënë në dukje se Trump nuk ishte informuar ende për rezultatet e takimit.

    “Le të shohim kur Witkoff mund t’i raportojë Trumpit mbi bisedën që u zhvillua sot. Pas kësaj, natyrisht, do të jemi në gjendje t’i plotësojmë komentet e mia me diçka më thelbësore”, tha ai.

    Vizita e Witkoff vjen në një kohë kur Trump është bërë gjithnjë e më i frustruar me mungesën e rezultateve të shpejta nga përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës. Kohët e fundit ai i ka kërkuar Moskës të arrijë një marrëveshje me Kievin sa më shpejt të jetë e mundur, duke paralajmëruar se dështimi për ta bërë këtë mund të shkaktojë tarifa dytësore deri në 100% ndaj Rusisë dhe partnerëve të saj tregtarë.

  • Horoskopi ditor, 4 gusht: Mundësi të reja dhe sinjale nga universi vijnë sot

    Horoskopi ditor, 4 gusht: Mundësi të reja dhe sinjale nga universi vijnë sot

    DashiEnergjia e ditës të motivon të përballesh me situata të vjetra që kërkojnë zgjidhje. Mund të marrësh një lajm të papritur që ndikon në një marrëdhënie personale ose profesionale. Ji i duruar dhe shiko përtej sipërfaqes.

    DemiFokusi është te bashkëpunimi dhe përmirësimi i marrëdhënieve. Një takim apo komunikim i rëndësishëm mund të ndihmojë në zgjidhjen e një problemi të vjetër. Kujdes me shpenzimet impulsive.
    BinjakëtOrganizimi dhe planifikimi janë kyç sot. Mund të ndjesh presion për të përfunduar diçka, por mos harro të marrësh edhe kohë për veten. Mundësi e mirë për të rritur të ardhurat ose për të ndryshuar rutinën e përditshme.

    GaforrjaShprehja e ndjenjave do të jetë më e lehtë se zakonisht. Kjo është një ditë ideale për dashurinë, krijimtarinë apo ndonjë projekt të ri personal. Mos lejo pasiguritë të të pengojnë të shkëlqesh.
    LuaniSot ke energjinë për të marrë vendime të rëndësishme. Njerëzit e rrethit familjar mund të kenë nevojë për mbështetjen tënde, por mos harro veten. Koha është e mirë për të reflektuar mbi çështje të brendshme.
    VirgjëreshaKomunikimi është i fortë sot, dhe mund të marrësh përgjigje që ke pritur prej kohësh. Një udhëtim i shkurtër ose bisedë e sinqertë me një mik do të sjellë qartësi. Shmang tensionet në ambientin e punës.
    PeshorjaFokusi është te financat dhe stabiliteti personal. Sot është ditë e mirë për të analizuar shpenzimet, për të bërë plane afatgjata dhe për të kërkuar më shumë qetësi. Mos i nënvlerëso ndjesitë e brendshme.
    AkrepiNdihesh më i sigurt në vendimet që po merr. Ditë e fuqishme për vetë-shprehje dhe për të ndërmarrë hapa të rinj në jetën personale apo profesionale. Ruaj qetësinë nëse ndokush teston durimin tënd.
    ShigjetariEnergjia është e thellë dhe intuitive. Mund të marrësh sinjale nga universi apo nga ndjesitë e tua të brendshme. Dita është e mirë për të reflektuar dhe për të bërë zgjedhje më të vetëdijshme për të ardhmen.
    BricjapiMundësi të reja vijnë përmes kontakteve apo rrjeteve sociale. Projektet grupore janë të favorizuara. Mos u tërhiq nga ide të mëdha—ditë shumë produktive nëse vepron me maturi.
    UjoriKarriera dhe imazhi yt në publik mund të marrin një shtysë të re. Dita sjell vëmendje nga të tjerët—mos ki frikë të marrësh përgjegjësi të reja. Bëj kujdes me njerëz që përpiqen të të imponojnë mendimin e tyre.
    PeshqitIntuita jote është jashtëzakonisht e fortë sot. Mund të të frymëzojë një udhëtim, një libër apo një takim i papritur. Ji i hapur ndaj përvojave të reja dhe mësimeve shpirtërore. Kjo është një ditë për të zgjeruar horizontet.
    /vizionplus.tv

  • Sinjale pozitive rreth transferimit të Jashari te Milan, skuadra e Brugge nuk e grumbullon në miqësore

    Sinjale pozitive rreth transferimit të Jashari te Milan, skuadra e Brugge nuk e grumbullon në miqësore

    17 Korrik 2025

    8:10

    Telesport

    Presioni i Milan për Ardon Jashari vazhdon. Ditët e fundit, kuqezinjtë i paraqitën një ofertë prej 32.5 milionë eurosh, plus bonuse, Club Brugge dhe ende presin një përgjigje zyrtare nga Belgjika.
    Kjo situatë po e mban gjithçka pezull, por ka lajme të rëndësishme në sfond që mund të paralajmërojnë një pikë kthese të mundshme në marrëveshje. Pasi u shfaq në fillim të sezonit dhe kaloi një seancë stërvitore të personalizuar, Jashari nuk u përfshi në skuadër për miqësoren kundër Lokomotiv Zagreb.
    Mungesa e tij mund të interpretohet si një shenjë hapjeje për transferimin e lojtarit nga Club Brugge. Kjo shkëndijë e vogël shprese mund të nxisë një dialog të ri midis palëve dhe të ofrojë njohuri interesante mbi negociatat dhe qëllimet e vërteta të klubit belg.
    Oferta e Milan për mesfushorin 23-vjeçar zviceran është aktualisht ende e vlefshme dhe nuk ka një datë specifike skadimi. Tare nuk do të jetë në gjendje të presë përgjithmonë për Bruges, por përshtypja është se diçka po fillon të lëvizë në frontin e Jasharit.

  • Ylli i Liverpool jep sinjale të qarta: Nuk rinovoj, dua Real Madridin

    Ylli i Liverpool jep sinjale të qarta: Nuk rinovoj, dua Real Madridin

    8 Korrik 2025

    18:07

    Telesport

    Ibrahima Konate ka sinjalizuar Real Madridin se është gati të transferohet në “Santiago Bernabeu”.
    Mbrojtësi, i cili mbetet pa kontratë verën e ardhshme, ka disa muaj që gëzon interesin e klubit madrilen. Liverpool e ka kuptuar se nuk e mban dot me pahir francezin.
    26-vjeçari deri tani ka refuzuar ofertat e rinovimit në “Anfield”, sepse ka vetëm një objektiv: Real Madridin.
    Në Madrid ka nisur një revolucion total në mbrojtje me emra si Raul Asencio dhe Dean Huijsen. Konate do të jetë goditja e radhës për një repart të rifreskuar dhe vital.

  • Donnarumma sinjale rinovimi me PSG, tifozët parizienë shpresojnë te marrëveshja

    Donnarumma sinjale rinovimi me PSG, tifozët parizienë shpresojnë te marrëveshja

    19 Qershor 2025

    10:22

    Telesport

    “Ne ecim përpara, pasi kjo është detyra jonë në fushën e lojës. Është agjenti im ai që po diskuton me klubin, ndërsa unë jam i fokusuar te ndeshjet, te trofeu. Nuk kemi problem në këtë drejtim”.
    Këto janë fjalët e Gianluigi Donnarumma që ndodhet me PSG në Kupën e Botës për klube. Ai ka ende edhe një vit kontratë me parizienët, por e ardhmja e tij është në dilemë, pasi ka mjaft interes nga klubet e tjera për shkak të mungesës së rinovimit.
    Pas fitimit të Champions League, ku ishte protagonist absolut, Donnarumma është ngjitur më tej në renditjen e portierëve më të mirë në botë. Dhe, duke pasur parasysh situatën e tij kontraktuale, është e pashmangshme që dikush të ëndërrojë për lëvizjen e madhe.
    Shpresa e tifozëve parisien është padyshim që deklaratat e raportuara më parë nuk janë vetëm rrethanore, por që në fakt dëshmojnë dëshirën e të dyja palëve për të arritur një pikë takimi.

  • Bajerni jep sinjale për futbollistin e Barcelonës, synon transferimin këtë verë

    Bajerni jep sinjale për futbollistin e Barcelonës, synon transferimin këtë verë

    Me afrimin e merkatos verore, lëvizjet e para kanë nisur dhe një nga emrat më të përfolur është ai i mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Arauho. Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Bayern Munich ka trokitur sërish në dyert e klubit katalanas për të siguruar shërbimet e uruguaianit.
    Arauho konsiderohet si një objektiv madhor për bavarezët, të cilët pritet të dalin këtë verë me një tjetër ofertë për të bindur Barcelonën dhe vetë lojtarin. Interesi i Bajernit për 25-vjeçarin nuk është i ri, por këtë herë duket se kampionët gjermanë janë të vendosur ta finalizojnë marrëveshjen.
    Barcelona, megjithatë, e vlerëson shumë Arauho-n dhe do ta ketë të vështirë të heqë dorë nga një prej shtyllave të mbrojtjes, përveç nëse përballen me një ofertë të pakundërshtueshme.

  • A e dini se çfarë kuptimi kanë pikat që shihni kur mbyllni sytë?

    A e dini se çfarë kuptimi kanë pikat që shihni kur mbyllni sytë?

    Kur mbyllni ose hapni sytë në një dhomë shumë të errët, ndonjëherë mund të vini re modele dhe rrotullime të ndryshme ngjyrash apo edhe si ndezje dritash. Cilat janë ato forma të çuditshme lundruese që shihni ndonjëherë kur mbyllni sytë?
    Njolla të vogla të indeve, një koleksion proteinash dhe rruazash të kuqe të gjakut, shkruan IFL Science.
    Disa probleme me shikimin mund të shkaktohen nga një gjendje mjekësore dhe nëse keni probleme të shpeshta, mund të dëshironi të shihni një mjek. Shumica e njerëzve përjetojnë halucinacione vizuale të padëmshme kur sytë e tyre janë të mbyllur, të cilat janë rezultat i funksionit normal të syve.

    Ato quhen “fosfene” dhe janë ndjesi drite që njerëzit përjetojnë kur në fakt nuk ka dritë për t’i shkaktuar ato.
    “Sytë tanë nuk fiken në errësirë, por në vend të kësaj krijojnë sinjale të brendshme shumë të dobëta që imitojnë dritën. Këto sinjale gjenerohen vazhdimisht nga qelizat në pjesën e prapme të syve tuaj”, shpjegon Katrina Schmid, profesoreshë e asociuar në Universitetin e Teknologjisë në Queensland, për The Conversation .
    “Vurbullat dhe valët që shohim janë shkaktuar nga ndryshimet në aktivitetin e këtyre qelizave. Pikat mund të ngjyrosen sepse qelizat në sytë tuaj që zbulojnë ngjyrën e tregojnë gjithashtu këtë aktivitet. Këto sinjale transmetohen në tru dhe truri i interpreton ato si aktivitet të rastësishëm. Truri juaj nuk e di se ato nuk janë prodhuar nga drita e vërtetë, kështu që ne mendojmë se po shohim drita me ngjyra dhe modele që nuk janë aty. Është një iluzion!”
    Edhe pse ato ndodhin te njerëzit e shëndetshëm, ato mund të jenë gjithashtu një shenjë e një problemi të retinës, siç është shkëputja e retinës, sëmundje neurologjike ose një shenjë që thjesht i keni fërkuar shumë sytë. Ju mund të shkaktoni fosfene nëse aksidentalisht shtypni lehtë kokën e syrit.
    “Nëse ajo që shihni ka ndryshuar dhe modelet e dritës bëhen shumë më të dukshme ose zgjasin më gjatë,” paralajmëron Schmid, “kjo mund të tregojë një problem.“

  • VIDEO/ Ka dhënë sinjale të mira edhe me Shqipërinë, Adrion Pajaziti i jep fitoren Goricës në Kroaci

    VIDEO/ Ka dhënë sinjale të mira edhe me Shqipërinë, Adrion Pajaziti i jep fitoren Goricës në Kroaci

    Adrion Pajaziti është aktualisht pjesë e Goricës në Kroaci, ndërsa është dërguar në huazim nga Fulham. Futbollisti shqiptar ka shënuar sot golin e parë në Kroaci, duke i dhënë fitoren Goricës ndaj Osijek në transfertë, 0-1.
    Mesfushori i Kombëtares gjuajti saktë nga brendësia e zonës duke mos i lënë mundësi portierit kundërshtar për të reaguar. Pas këtij goli Gorica ka arritur që të marrë tre pikët, ndërsa Pajaziti ka dhënë sinjale të mira edhe me Shqipërinë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/