Tag: singapor

  • Rasëll fiton në Singapor, McLaren kampion për konstruktorë

    Rasëll fiton në Singapor, McLaren kampion për konstruktorë

    Formula 1 ka hyrë në fazë vendimtare. Në ndalesën e radhës në Singapor britaniku i Mercedes, Xhorxh Rasëll fitoi Çmimin e Madh, i dyti sezonal dhe i pesti në karrierë. Nisur nga pozicioni i parë, piloti tepër i fortë anglez nuk u la asnjë shans rivalëve të tij, duke filluar me Maks Verstapen, i cili ishte përkrah tij në pjesën e jashtme të rreshtit të parë.

    Piloti i Red Bull e nisi me goma të buta, duke u përpjekur të merrte kryesimin dhe të vendoste ritmin e tij, mirpo holandezi dështoi në misionin e tij dhe më pas bëri mbrojtjen e vendit të dytë deri në vijën e finishit. Vendi i tretë dhe katërt, u fituan respektivisht Oskar Piastri dhe Lando Norris çka sollën dhe pikët e mjaftueshme që McLaren të shpallej kampion për konstuktorë, i 10-ti në histori.

    Formula 1 ka dhe 6 ndalesa deri në fund të këtij Botërori 2025.

    Vazhdo leximin

  • F1 SINGAPOR/ Incident Leclerc-Norris, Piastri dominon në FP2

    F1 SINGAPOR/ Incident Leclerc-Norris, Piastri dominon në FP2

    Pas sesionit të parë të lirë, ku më i shpejti ish te Fernando Alonso, e premtja në Singapor u mbyll nën shenjën e Oskar Piastrit. Piloti i MekLarenit regjistroi kohën më të shpejtë në sesionin e dytë të provave të lira në “Marina Bay”, duke e ndalur kronometrin në 1:30.714.
    Australiani la pas Isak Haxharin (+0.132) dhe Maks Vershtapen (+0.143), në një seancë të trazuar me dy ndërprerje dhe disa incidente. Një nga momentet kryesore ishte kontakti në “pit lanë” mes Sharl Lëklerkut dhe Lando Norrisit. Ferrari i monegaskut u lirua në mënyrë të pasigurt pikërisht kur britaniku po kalonte në zonën e shpejtë, duke detyruar pilotin e MekLarenit të shmangë makinën dhe të godasë muret, çka i dëmtoi krahun e përparmë të makinës.

    Skuderia Ferrari përfundoi nën hetim dhe Lëklerk rrezikon penalizim, ndërsa e mbylli në vendin e nëntë sesionin e dytë, një pozicion përpara Luis Hamiltonit. Një incident i rrallë, aq më tepër që ndodh gjatë provave të lira. Me shumë gjasa shkak është bërë një komunikim i gabuar nga boksi i Ferrarit. Norris komunikoi menjëherë me inxhinierin e tij, edhe pse nuk u shfaq veçanërisht i zemëruar për atë që ndodhi: “Më goditi plotësisht” u shpreh ai. Ndërkohë, Lëklerk u kap nga kamerat duke tundur kokën, i zhgënjyer.
    Seanca u ndërpre gjithashtu dy herë me flamur të kuq: fillimisht për shkak të një incidenti të Xhorxh Rasëllit, i cili humbi pjesën e përparme të makinës dhe më pas për aksidentin e Liam Lousonit në kthesën e parafundit. Top-10 FP2 u plotësua nga Alonso (4), Norris (5), Stroll (6), Okon (7), Sainz (8), Lëklerk (9) dhe Hamilton (10). Mercedes pati vështirësi të dukshme, teksa Andrea Kimi Antoneli u rendit i 18-ti, ndërsa Rasëll përfundoi i fundit, pas incidentit që pati.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Llogaritë e titullit në Formula 1, McLaren ka shansin e dytë në Singapor

    Llogaritë e titullit në Formula 1, McLaren ka shansin e dytë në Singapor

    Dukej se gjithçka ishte gati në Baku, por ak sidenti i Oskar Piastrit në xhiron e parë dhe vendi i shtatë (me shumë vështirësi) i Lando Norrisit në garën e dy javëve më parë, bënë që MekLaren të mos e siguronte matematikisht titullin e konstruktorëve për sezonin 2025.
    Megjithatë, këtë fundjavë në Singapor, ata kanë një “match ball” të dytë, në një pistë ku konsiderohen favoritë për një fitore të dyfishtë. Aktualisht, MekLaren ka një epërsi prej 333 pikësh ndaj Mercedesit, ndërsa mbeten edhe 346 pikë në lojë në shtatë garat e fundit të sezonit. Teorikisht, tre skuadra, përfshirë Ferrarin, kanë ende gjasa matematikore për titullin, por ato janë shumë të vogla. Nëse MekLaren arrin të grumbullojë 13 pikë me të dy makinat në Singapor, do të shpallet automatikisht kampion, që do të thotë se mjafton një podium i vetëm nga Piastri ose Norris. Në këtë mënyrë, ata do të barazonin rekordin për titullin më të shpejtë në historinë e konstruktorëve (me 6 gara të mbetura), rekord që e vendosi Red Bull në vitin 2023.

    Nëse MekLaren nuk lejon që Mercedes të marrë më shumë se 30 pikë diferencë, fiton titullin. Nëse MekLaren nuk lejon që Ferrari të marrë më shumë se 34 pikë diferencë, fiton titullin. Nëse e arrijnë, kjo do të jetë kurora e dhjetë për MekLaren në Formula 1 dhe e dyta radhazi, pas asaj të fituar në 2024-ën në garën e fundit përballë Red Bullit. MekLaren, gjithashtu është në rrugë të mirë për të fituar kampionatin e parë të pilotëve që nga koha e Luis Hamiltonit në vitin 2008.
    I vetmi që mund ta ndalojë është Maks Vershtapenin, por edhe vetë holandezi duket se nuk beson te titulli i pestë radhazi: “Nuk kam jetoj me shpresa. Kanë mbetur edhe shtatë gara (69 pikë janë shumë), kështu që personalisht nuk mendoj për këtë”, tha holandezi në Baku. “Thjesht garë pas gare, siç kam bërë gjithë sezonin. Mundohem të bëj më të mirën, të marr sa më shumë pikë, dhe pas Abu Dabit do ta shohim”, përfundoi Vershtapen, pa entuziazëm për të krijuar pritshmëri.
    © BalkanWeb

  • E gjashta “Zonë Blu” në botë: Sekreti i jetëgjatësisë në Singapor

    E gjashta “Zonë Blu” në botë: Sekreti i jetëgjatësisë në Singapor

    Marrë nga BBC
    Kur bëhet fjalë për jetëgjatësinë, pak vende në botë kanë përjetuar një rritje kaq të ndjeshme në pritshmërinë e jetës sa qytet-shteti ishullor në Azinë Juglindore.
    Një fëmijë i lindur në Singapor në vitin 1960 pritej të jetonte deri në moshën 65 vjeç. Por sot, 60 vjet pas pavarësisë së Singaporit në vitin 1965, pritshmëria e jetës ka kapërcyer 86 vjeç, sipas vlerësimeve. Për më tepër, numri i qindvjeçarëve në Singapor është dyfishuar gjatë periudhës 2010-2020.
    Ky përparim i jashtëzakonshëm në jetëgjatësi është nxitur kryesisht nga politika dhe investime të qëllimshme nga qeveria. Ky dallim i veçantë i dha vendit titullin e “Zonës Blu” të gjashtë në botë në gusht 2023. Edhe pse së fundmi janë vënë në pikëpyetje nga disa demografë, Zonat Blu u identifikuan dhe u emërtuan nga gazetari i National Geographic, Dan Buettner, i cili pretendoi se kishte zbuluar rajone ku njerëzit jetonin më gjatë dhe më shëndetshëm, kryesisht falë një kombinimi të kulturës, stilit të jetesës, dietës dhe komunitetit.
    Singapori është rajoni i parë që i shtohet Zonave Blu pas dekadash (i quajtur “Zona Blu 2.0” nga Buettner) dhe dallon nga të tjerat sepse jetëgjatësia e popullsisë së tij buron më shumë nga politikat vizionare sesa nga traditat kulturore të rrënjosura, si në komunitetet e Ikarias në Greqi apo Nicoyas në Kosta Rika.
    Por banorët e Singaporit nuk vlerësojnë vetëm gjatësinë e jetës, por edhe cilësinë e saj. Ne folëm me disa prej tyre për të kuptuar se cilat politika dhe praktika e bëjnë jetën më të shëndetshme dhe më të lumtur dhe çfarë këshillojnë ata për ata që duan të jetojnë më gjatë, duke zgjedhur Singaporin si vendbanim.

    Një kalim i shëndetshëm
    Banorët e Singaporit kanë qenë dëshmitarë të ndryshimeve graduale në politikat qeveritare që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e tyre. “Duke qenë se jam rritur këtu, e kam parë me sytë e mi transformimin e ndërgjegjes së komunitetit për shëndetin,” tha Firdaus Syazwani, banor dhe autor i blogut për këshilla financiare Dollar Bureau. “Taksimi i lartë mbi cigaret dhe alkoolin, i kombinuar me ndalimet e rrepta të pirjes së duhanit në publik, jo vetëm që përmirëson shëndetin individual, por edhe hapësirat publike, duke i bërë më të pastra dhe më mikpritëse. Mjaft më me tym të dorës së dytë!”
    Ai u befasua kur mësoi për përfshirjen e Singaporit në listën e Zonave Blu, veçanërisht për shkak të sasisë së lartë të sheqerit, kripës dhe qumështit të kokosit në gatimet lokale. Por edhe kjo po ndryshon (edhe pse ngadalë), falë politikave të reja. “Duke pasur parasysh prirjen e kuzhinës sonë për përbërës të pasur, Bordi për Promovimin e Shëndetit ka ndërmarrë iniciativa për të nxitur zgjedhje më të shëndetshme ushqimore mes banorëve,” shpjegoi ai. “Masa si etiketimi i detyrueshëm ushqimor dhe ulja e përmbajtjes së sheqerit në pijet e ambalazhuara kanë sjellë një ndryshim të dukshëm në ndërgjegjësimin dhe zgjedhjet e publikut. Edhe pse ende nuk dihet sa efektive janë këto masa, personalisht shmang pijet me sheqer kur shoh këto etiketa.”
    Sistemi shëndetësor i Singaporit ka marrë gjithashtu vlerësime ndërkombëtare për cilësinë e kujdesit dhe aftësinë për të mbajtur kostot të kontrolluara. Indeksi i Prosperitetit Legatum për vitin 2023 e renditi vendin si më të mirin në botë për sa i përket shëndetit të qytetarëve dhe aksesit në kujdes shëndetësor. Vendi ofron mbulim universal shëndetësor, por gjithashtu ka një kombinim të shërbimeve private dhe fondeve të kursimeve për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve shtesë.

    Fokus te hapësirat e gjelbra
    Por nuk është vetëm kujdesi shëndetësor ai që ndikon në jetëgjatësinë e banorëve. Politika të tjera, si sistemi i fuqishëm i transportit publik, nxisin ecjen dhe aktivitetin fizik të përditshëm, ndërsa përparësia për ta mbajtur vendin të pastër dhe të bukur u jep banorëve një ndjenjë sigurie dhe qetësie.
    “Iniciativat qeveritare që synojnë integrimin pa ndërprerje të parqeve, kopshteve dhe rezervateve natyrore në peizazhin urban i kanë dhënë [Singaporit] reputacionin e një ‘qyteti-kopsht’,” tha Charu Kokate, partnere e lartë në Safdie Architects, e cila ka udhëhequr projekte ikonike si Sky Habitat Residential Towers dhe Jewel Changi Airport.
    “Pas më shumë se 15 vitesh që jetoj në Singapor, vazhdoj të mbetem e impresionuar nga mënyra se si Autoriteti për Rijetëzimin Urban ka planifikuar qytetin me përpikëri. Fokusi i tyre te qëndrueshmëria, përdorimi efikas i tokës dhe përfshirja e hapësirave të gjelbra në jetën urbane është i jashtëzakonshëm. Edhe pse ligjet në Singapor mund të jenë të rrepta, ato kanë sjellë një mjedis të pastër dhe të mirëmbajtur.”
    Një nga vendet e saj të preferuara për të vizituar është Kopshti Botanik i Singaporit. I vendosur në qendër të qytetit, ai është i vetmi kopsht tropikal që është njohur si një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. “Koleksioni i jashtëzakonshëm i orkideve dhe fokusi në kërkimin shkencor mbi bimët dhe ruajtjen e tyre e bëjnë këtë vend një strehë për dashamirësit e natyrës, familjet dhe turistët që kërkojnë qetësi dhe bukuri,” tha ajo.
    Parqet publike shërbejnë gjithashtu si qendra komunitare, një faktor që të gjithë studiuesit e jetëgjatësisë e konsiderojnë thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. “Nga të rinjtë deri te të moshuarit, do të gjeni një gamë të gjerë demografike të angazhuar në aktivitet fizik të rregullt, falë parqeve publike të shumta, këndeve të fitnesit dhe klasave të palestrës që janë lehtësisht të aksesueshme në të gjithë qytetin,” tha Syazwani.
    Për ata që po mendojnë të zhvendosen këtu, përqafimi i frymës komunitare dhe stilit të jetesës është thelbësor. Ai rekomandon East Coast Park, një plazh me shumë hapësira për piknik dhe vend për të ecur duke shijuar freskinë e erës së detit.

    Çfarë duhet të dini
    Edhe pse cilësia e jetës në Singapor është e lartë, kostoja e jetesës është po aq e lartë. Vendi renditet shpesh si një nga vendet më të shtrenjta për të jetuar në botë, me renditjen e Mercer që e pozicionon të dytin pas Hong Kongut.
    Megjithëse popullsia është e larmishme, me njerëz që emigrojnë këtu nga e gjithë bota, qeveria i jep përparësi një ndjenje të fortë kohezioni social, të mbështetur nga ligje dhe zbatim rigoroz. Shteti ka ligje të rrepta (dhe ndëshkime) kundër ndotjes, pirjes së duhanit në publik, drogës dhe madje edhe kalimit të rrugës jashtë vijave të lejuara, por shumë banorë besojnë se këto rregullore ndihmojnë në ruajtjen e një vendi më të sigurt dhe më të bukur për të jetuar.

    “Politikat e qeverisë janë të harmonizuara me nevojat e popullsisë, duke u fokusuar në përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të jetës, mbështetjen e stabilitetit ekonomik dhe ruajtjen e harmonisë sociale,” tha Kokate. “Stabiliteti politik i Singaporit luan një rol kyç në krijimin e një mjedisi që nxit investimet, rritjen ekonomike dhe kohezionin shoqëror.”
    Megjithatë, vendi feston gjithashtu larminë e tij kulturore, veçanërisht përmes skenës së njohur botërisht të kulinarisë dhe festivaleve vjetore, nga Viti i Ri Kinez te Deepavali (Diwali) e deri te Festivali Ndërkombëtar i Arteve.
    “Qyteti ka diçka për secilin, pavarësisht moshës,” shtoi Kokate. “Shoqëria multikulturore përqafon një gamë të gjerë traditash, duke krijuar një përvojë kulturore të pasur dhe të gjallë që e bën qëndrimin më të këndshëm si për vizitorët ashtu edhe për të huajt që jetojnë këtu.”

  • Arsenal dhe Newcastle dhurojnë spektakël në Singapor, 5 gola të shënuar (video)

    Arsenal dhe Newcastle dhurojnë spektakël në Singapor, 5 gola të shënuar (video)

    27 Korrik 2025

    16:34

    Telesport

    Arsenal dhe Newcastle u përballën mes tyre në një miqësore në turin aziatik në luajtur në Singapor. “Qymyrxihnjtë” kaluan të parët në avantazh pas 5 minutash lojë me blerjen e re, Anthony Elanga, i cili shënoi pas asistit të marrë nga Sandro Tonali. Kujtojmë se Elanga u transferua vetëm pak ditë më parë nga Nottingham Forest për 60 milionë euro.
    Barazimi i londinezëve erdhi në minutën e 32-të, me Mikel Merino, spanjolli shënoi pas një asisti fantastik nga Kai Havertz. Spanjolli dërgoi topin në rrjetë më një goditje të bukur. Tre minuta më pas, Alex Murphy i pafat dërgon topin në portën e tij, pas një topi të futur në zonë nga Kai Havertz. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për Arsenalin.
    Në minutën e 57-të, Jacob Murphy, barazoi shifrat 2-2 me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë. Goli i fitores për londinezët erdhi në minutat e fundit të takimit nga Martin Odegaard me penallti në minutën e 83-të.
    SHIKOPERMBLEDHJENENDESHJES