Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar një letër kryetares së Komunës së Preshevës në Serbi, Ardita Sinani, ku i shpreh mbështetjen e Tiranës zyrtare për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Letra është bërë publike nga vetë kryetarja Sinani, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook falenderon kryeministrin Rama për mbështetjen e vazhdueshme.
“Mirënjohëse për vlerësimin dhe fjalët e ngrohta të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama. Mbështetja institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës është e domosdoshme dhe e mirëpritur. Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, shkruan Sinani.
Letra e kryeministrit ishte përgjigje ndaj urimit që kryetarja e komunës së Preshevës i ka bërë për fitoren e mandatit të katërt.
Në letrën e plotë, kryeministri Rama i drejtohet kryetares Sinani me këto fjalë:
“E nderuar zonja Sinani,
Ju falënderoj përzemërsisht për urimin tuaj aq të ngrohtë e miqësor me rastin e fitores në zgjedhjet e përgjithshme politike për një mandat të ri qeverisës.
Duke ju përcjellë këtë mesazh falënderimi, unë kam rastin e duhur të shpreh gjithë vlerësimin tim për angazhimin dhe përkushtimin tuaj në krye të Komunës së Preshevës, në mirëqeverisjen e qytetarëve të saj dhe në mbrojtjen e avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Dua t’ju siguroj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të rritet e forcohet, si shprehje e vëmendjes dhe përkujdesjes së Qeverisë shqiptare ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe angazhimit të saj të qëndrueshëm në mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të tyre, si edhe në rritjen dhe forcimin e zhvillimit ekonomik dhe standardit jetësor të shqiptarëve në Luginë.
Edhe një herë, me urimet e mia më të mira për ju dhe me besimin se në një kohë të përshtatshme do të jem përsëri mes qytetarëve të Preshevës, pranoni ju lutem, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.”
Tag: sinani
-

Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës, zbardhet përmbajtja e saj
-
Sinani merr pozicionin e Drejtorit Sportiv te Vllaznia
Pas Edi Martinit trajner, Vllaznia cakton Vioresin Sinanin si drejtor sportiv
Vioresin Sinani emërohet nga klubi Vllaznia si dejtor sportiv i kuqebluve. Lajmi erdhi këtë mbrëmje nga vetë klubi verior.
Ish goledaori legjendar i Vllaznisë dhe shumë skuadrave të tjera kishte rolin e zëvëndës trajnerit edicionin e kaluar ndërsa pas ndryshimëve të shumta teksa u larguan tekniku Brdraiç dhe drejtori Osmani, ‘Viori’ gradohet nga presidenti Alban Xhaferi si numri dy i klubit.
𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐒𝐇𝐓𝐘𝐏
𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐨𝐭 𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦, 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯 𝐢 𝐤𝐥𝐮𝐛𝐢𝐭 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐳- 𝐕𝐢𝐨𝐫𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐒𝐢𝐧𝐚𝐧𝐢.
𝐒𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐫𝐞 𝐥𝐞𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐚
-

MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia…
Këtë sezon, Vllaznia ka vendosur ti besojë shkodranëve në riorganizimin e klubit kuqeblu. Pas emërimit të një emri të rëndësishëm si Edi Martini në pankinë, sot është njoftuar edhe një tjetër. Vioresin Sinani do të vijojë të jetë pjesë e stafit drejtues, duke kaluar nga trajner siç ishte me kryetrajnerin Thomas Brdaric, në drejtor sportiv, vëndi i mbetur vakant pas largimit të Teufik Osmanit.
NJOFTIMI I KLUBIT SHKODRAN
KOMUNIKATË PËR SHTYPKF Vllaznia bën të ditur se që nga sot e në vazhdim, drejtor sportiv i klubit do të jetë Vioresin Sinani. Suksese në detyrën e re legjenda.ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
Ju mirëpresim! -

Rama merr urime edhe nga Presheva: Fitorja juaj, shpresë për shqiptarët e Luginës
Pas një vale urimesh nga liderë europianë dhe botërorë për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, një përshëndetje e veçantë ka ardhur edhe nga Lugina e Preshevës.Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka uruar kryesocialistin Edi Rama për mandatin e ri qeverisës, duke theksuar mbështetjen dhe vlerësimin e shqiptarëve të Luginës për lidershipin e tij.Në një letër urimi, Sinani vlerëson fitoren e Ramës si “dëshmi e besimit të qytetarëve të Shqipërisë në udhëheqjen vizionare dhe reformuese” të kryeministrit, duke e cilësuar këtë sukses si frymëzues edhe për shqiptarët jashtë kufijve shtetërorë.
“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë të veçantë për angazhimin tuaj të vazhdueshëm në ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, për ngritjen e zërit kundër pasivizimit të adresave dhe për përkrahjen e vazhdueshme në përballjen me vështirësitë me të cilat përballemi çdo ditë”, shkruan Sinani.Kreu i Preshevës vlerëson gjithashtu rolin që po luan qeveria shqiptare përmes institucioneve diplomatike në mbështetje të shqiptarëve të Luginës, duke e cilësuar këtë angazhim si “burim shprese dhe qëndrueshmërie”.Në urimin e tij, Ardit Sinani i ka bërë ftesë publike kryeministrit Rama për një vizitë në Preshevë, duke kujtuar vizitën e tij të parë në atë zonë si lider i opozitës dhe duke propozuar që Presheva të shërbejë si vendtakim për nismat e bashkëpunimit rajonal.
“Presheva është ndoshta sot edhe vendi më i duhur për takimet e radhës të bashkëpunimit rajonal në funksion të avancimit të standardeve demokratike dhe zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor”, thekson Sinani.
Ky mesazh vjen si një tjetër dëshmi e ndikimit rajonal të Shqipërisë dhe lidershipit të Edi Ramës, veçanërisht në raport me çështjet kombëtare dhe shqiptarët jashtë kufijve të shtetit shqiptar. -

“E çfarë të them unë, është i zgjuar Sinan Idrizi tani?”! Kritika nga Sokol Kushta: Humbi 300 mijë euro me futbollistë që nuk luajtën 1 sekondë
Flamurtari është rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Sokol Kushta ishte i ftuar në “Max Sport” që transmetohet në “Euro Neës Albania”, ku përveç Partizani, ka folur edhe për Flamurtarin. Kushta ka dhënë kritika për Sinan Idrizin, përtej komplimenteve, duke thënë se ka bërë disa gabime.
“Një nga problemet e Flamurtarit, mora nja 5 lojtarë që nuk i përdori fare. Sado i zgjuar të jesh në jetën e përditshme, në biznes, futbolli është labirint, një errësirë. Sinani nuk do ta kuptojë kurrë nëse do të eci me njerëz të paaftë, që të marrin 7 lojtarë që ka paguar 300 mijë euro Sinani dhe nuk luajtën 1 sekondë në fushë. Cfarë të them unë, është i zgjuar Sinani? Është i zgjuar për punët e tij, ne jemi në futboll këtu.
Ai ka humbur 300 mijë euro për këta lojtarë. Erdhi Murataj, super lojtar, por ishte i dëmtuar. Sinani pagoi lekët, cfarë t’i them unë, bravo Sinanit që pagoj lekët? Mirë bëri, po përse i pagoj? Erdhi Telushi që nuk luajti, cfarë t’i them unë, veprove drejt? T’i them që jam i gëzuar që doli në vendin e dytë? Nuk jam i gëzuar, Flamurtari duhej të ishte 10 pikë para Vorës me ata lojtarë që bleu”, tha Kushta. /Sport Ekspres/ ? -

Arbjan Mazniku te Ziku Sinani…
“Ziku Sinani, i kthyer nga emigracioni në Greqi për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri, sot është pronar i një biznesi të suksesshëm në prodhim dhe montim alumini në Elbasan. Falë politikave nxitëse fiskale të qeverisë me zero taksa në krijimin e sipërmarrjeve, sot ai kontribuon në mirëqenien e qytetarëve të Elbasanit dhe në zhvillimin ekonomik të vendit”- shkruan Arbjan Mazniku, ministër i Pushtetit Vendor dhe drejtues politik në qarkun e Elbasanit.