Tag: sinaj

  • Përfundon numërimi në Vlorë, 9 me 3 mandate për PS-në. Ja cilët janë deputetët e rinj

    Përfundon numërimi në Vlorë, 9 me 3 mandate për PS-në. Ja cilët janë deputetët e rinj

    Ka përfunduar numërimi i votave dhe në qarkun e Vlorës, ku Partia Socialiste ka siguruar 9 mandate, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, vetëm 3.
    Sipas rezultateve nga KQZ, 9 deputetët e PS në këtë qark janë, Bledar Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili dhe Pirro Vengu, të cilët ishin në listë të mbyllur, ndërsa nga lista e hapur kanë arritur të sigurojnë mandat Damian Gjiknuri, Vullnet Sinaj, Ardit Bido, Vasil Llajo dhe Brunilda Mersini.
    Nga këta deputetë, 5 janë emra të rinj në PS, si Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Ardit Bido, Vasil Llajo dhe Brunilda Mersini.
    Ndërkohë, nga lista e hapur kanë mbetur jashtë Parlamentit të ri shtatë kandidatë.
    PD-ASHM në qarkun e Vlorës ka arritur të sigurojë vetëm tre mandate nga katër që kishte caktuar në listë të mbyllur.
    Deputetë në Kuvendin e Shqipërisë do të jenë serish vetëm Bujar Leskaj, Vangjel Dule dhe Ina Zhupa, ndërsa Atird Hoxha, i cili gjithashtu ishte në listë të mbyllur, nuk arriti të sigurojë një mandat.
    Nga kandidatët në listë të hapur nuk mundën të fitonin një mandat dhe 12 kandidatë të tjerë.

  • “Krimineli Vullnet Sinaj blen vota”/ Berisha denoncon skemën e blerjes së votave në Vlorë

    “Krimineli Vullnet Sinaj blen vota”/ Berisha denoncon skemën e blerjes së votave në Vlorë

    Në një postim në rrjetin social Facebook, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që ai e cilëson si një skemë të blerjes së votave, duke akuzuar drejtpërdrejt deputetin Vullnet Sinaj. Berisha e ka cilësuar veprimin si “krim të shëmtuar” dhe ka publikuar të plotë mesazhin e një “qytetari dixhital”, i cili pretendon se ka informacion të saktë dhe sekret për këtë aktivitet në Bashkinë Selenicë dhe zonën e Lumit të Vlorës.
    Në postimin e tij, Berisha shkruan: “Krimineli Vullnet Sinaj blen vota! Dënoj me forcën më të madhe krimin e tij të shëmtuar. Lexoni denoncimin e qytetarit digital!”
    Më pas, ai ndan mesazhin e ardhur nga “qytetari dixhital”, i cili fillimisht uron për një fitore të thellë dhe më pas detajon informacionin: “Po ju dërgoj një informacion shumë të saktë dhe tepër sekret për ne territorin e Bashkisë Selenicë dhe lumin e Vlorës. Deputeti Vullnet Sinaj me armatën e tij të kamufluar, mbrëmë kanë bërë listat e fundit për shpërndarje të zarfave në zonë dhe sot do bëjnë veprimet e tyre.”
    Denoncuesi përmend disa individë dhe biznese që pretendohet se janë përfshirë në shpërndarjen e zarfave me para:

    Një karburant në Peshkëpi me emrin “Mesa oil”, në pronësi të shtetasit Mirosh Hoxhaj.
    Kryetari i partisë në Vllahinë, Florjan Muça, i cili pretendohet se ka marrë lista me zarfa.
    Soklo Hodaj në Selenicë dhe një biznes në Vlorë.
    Engjëllush Bellaj, babai i kryetarit të Bashkisë Selenicë, i cili pretendohet se ka lista me zarfa në zonë dhe në biznesin e tij në Vlorë.
    Menaxheri kryesor i Big Market, Arsen Devollaj, i cili thuhet se operon në zonën e Lumit të Vlorës dhe në Himarë.

    “Qytetari dixhital” i kërkon Berishës ta denoncojë çështjen në mënyrë sekrete, duke shprehur mosbesim te policia pasi pretendon se të akuzuarit “kanë mbështetje”, dhe kërkon ruajtjen e anonimitetit të tij.
    Ky denoncim i bërë publik nga lideri i opozitës në prag të ditës së zgjedhjeve shton tensionet dhe akuzat për parregullsi në procesin zgjedhor. Mbetet për t’u parë nëse këto pretendime do të hetohen nga organet kompetente.

  • “Vullnet Sinaj blen vota”/ Berisha denoncon skemën e blerjes së votave në Vlorë

    “Vullnet Sinaj blen vota”/ Berisha denoncon skemën e blerjes së votave në Vlorë

    Postimi i plotë i Berishës:
    Krimineli Vullnet Sinaj blen vota! Dënoj me forcën më të madhe krimin e tij të shëmtuar. Lexoni denoncimin e qytetarit digital! I nderuar Doktor! E para uroj te kemi nje fitore sa me te thelle. Po ju dergoj nje informacion shume te sakte dhe teper sekret per ne territorin e Bashkise Selenice dhe lumin e vlores. Deputeti Vullnet Sinaj me armaten e tij te kamufluar, mbreme kane bere listat e fundit per shperndarje te zarfave ne zone dhe sot do bejne veprimet e tyre. I pari qe jane listat eshte karburanti ne Peshkepi me emrin Mesa oil i shtetasit Mirosh Hoxhaj. Kryatari partise ne Vllahine Florjan Muça ka marre listat mbreme me zarfat qe mund te kapen ne flagrance. Soklo Hodaj ne selenice dhe biznesi ne vlore kane marre lista me zarfat. Engjelush Bellaj njehkosisht babai i kryetarit bashkise selenice ne zone dhe ne biznesin e tij ne vlore do gjeni lista me zarfa. Menaxheri kryesor i big market Arsen Devollaj e keni ne zone te lumit vlores dhe ne bregdet ne himare me zarfat. Te lutem denoncoje ne menyre sekrete jo ne polici se kane mbeshtetje pi shikoj vete mundesine duke me ruajtur dhe mua anonimitetin.

  • “Krimineli Vullnet Sinaj blen vota”/ Berisha denoncon skemën e blerjes së votave në Vlorë

    “Krimineli Vullnet Sinaj blen vota”/ Berisha denoncon skemën e blerjes së votave në Vlorë

    Postimi i plotë i Berishës:
    Krimineli Vullnet Sinaj blen vota! Dënoj me forcën më të madhe krimin e tij të shëmtuar. Lexoni denoncimin e qytetarit digital! I nderuar Doktor! E para uroj te kemi nje fitore sa me te thelle. Po ju dergoj nje informacion shume te sakte dhe teper sekret per ne territorin e Bashkise Selenice dhe lumin e vlores. Deputeti Vullnet Sinaj me armaten e tij te kamufluar, mbreme kane bere listat e fundit per shperndarje te zarfave ne zone dhe sot do bejne veprimet e tyre. I pari qe jane listat eshte karburanti ne Peshkepi me emrin Mesa oil i shtetasit Mirosh Hoxhaj. Kryatari partise ne Vllahine Florjan Muça ka marre listat mbreme me zarfat qe mund te kapen ne flagrance. Soklo Hodaj ne selenice dhe biznesi ne vlore kane marre lista me zarfat. Engjelush Bellaj njehkosisht babai i kryetarit bashkise selenice ne zone dhe ne biznesin e tij ne vlore do gjeni lista me zarfa. Menaxheri kryesor i big market Arsen Devollaj e keni ne zone te lumit vlores dhe ne bregdet ne himare me zarfat. Te lutem denoncoje ne menyre sekrete jo ne polici se kane mbeshtetje pi shikoj vete mundesine duke me ruajtur dhe mua anonimitetin.

  • VIDEO-LAJM/ Fushata e Vullnet Sinajt për pak kthehet në tragjedi

    VIDEO-LAJM/ Fushata e Vullnet Sinajt për pak kthehet në tragjedi

    Vullnet Sinaj

    HIMARË- Dy ditë më parë, deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj organizoi një miting me qytetarët e Himarës, të cilëve u kërkoi votën për një mandat tjetër në Kuvendin e Shqipërisë. Por prezantimi i tij nuk shkoi mirë! Sinaj kishte menduar të përgatiste edhe një shfaqje me parashutë, ku një djalë i ri do të fluturonte mbi turmën e njerëzve në momentin e fjalimit të deputetit. Personi është Xhonatan Ismali, një nga parashutistët më të njohur në vendin tonë, por edhe pse me eksperiencë, diçka shkoi keq. Rrëzimi i tij shkaktoi një moment tensioni, por ndihma e shpejtë e ekipit të emergjencës bëri që Xhonatani të shpëtonte pa dëmtime serioze. Këtë e ka konfirmuar vetë e dashura e tij, moderatorja Roza Lati.
    “Është çdo gjë ok. Shëndoshë e mirë. Pa panik. Nuk vritet shqiponja kollaj. Shqiponja është mbreti i qiellit. S’ka më të fortë.”

    Reagimi

    Kështu, përpjekja e Vullnet Sinajt për të tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me balonën që mbante të shkruar emrin e tij, për pak sa nuk përfundoi në tragjedi, pasi parashutisti humbi kontrollin dhe u përplas në tokë.
    PAMJE NGA INCIDENTI: 

    Në rrjet, janë shpërndarë pamjet nga përplasja me tokën në zonën e Potamit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur ‘Potam’, Himarë, është dëmtuar aksidentalisht gjatë hedhjes me parashutë shtetasi Xh. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën,”- thuhet në njoftimin zyrtar.
    Policia ka reaguar ndaj ngjarjes, duke proceduar penalisht parashutistin për uljen e rrezikshme dhe të papërgjegjshme në një zonë publike./ZËRI

  • Vullnet Sinaj, nga Kuçi në Tërbaç, sy më sy me qytetarët për mandatin e tretë dhe një Shqipëri më të mirë

    Vullnet Sinaj, nga Kuçi në Tërbaç, sy më sy me qytetarët për mandatin e tretë dhe një Shqipëri më të mirë

    Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Vullnet Sinaj, po zhvillon takime intensive me qytetarët, nga Kuçi në Tërbaç. Ai thekson përkushtimin për të qenë zëri i tyre në Kuvend, ashtu si në dy mandatet e mëparshme. Sinaj kërkon besimin për një mandat të tretë, duke premtuar se do të vijojë të punojë me të njëjtën ndershmëri dhe afërsi me njerëzit. “Kuç: Bashkë me qytetarët, sy më sy e dorë për dorë, nga afër dëgjojmë e zotohemi që do të jemi zëri i tyre në Kuvend e në Qeveri. Falenderues për mikpritjen nga qytetarët e mi gjithandej Qarkut Vlorë. Do të jam deputet që do ju përfaqësoj denjësisht, siç jam munduar e kam bërë për dy mandatet e kaluara. #VotoVullnetSinaj#KrenarpërShqipërinë#VetëmPërpara; Tërbaç: Përgjatë ditës së djeshme u prita ngrohtësisht në Tërbaç nga banorët. Nder dhe kënaqësi bashkëbisedimi me ta. Për Shqipërinë që duam, me 11 maj, ecim përpara drejt fitores së madhe të Partisë Socialiste dhe për mandatin tim të tretë, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të gjithë Qarkut të Vlorës”, shkruan Sinaj.

  • Humori në rrjet për ngjashmërinë e LaCivitas me Vullnet Sinajn, Rama ironizon akuzat e PD: Mos e humbisni këtë (Video)

    Humori në rrjet për ngjashmërinë e LaCivitas me Vullnet Sinajn, Rama ironizon akuzat e PD: Mos e humbisni këtë (Video)

    Në video është zëri i LaCivitës të cilit i ishte mbivendosur imazhi i deputetit socialist Vullnet Sinaj për shkak të ngjashmërisë së të dyve, dhe ku këshilltari amerikan kërkonte votën për PS.
    Videon e ka shoqëruar me një buf, dhe me një deklaratë të zëdhënësit të fushatës së PD që akuzonte kryeministrin se qëndronte pas kësaj videoje, teksa ka shkruar me ironi: “Mos e humbni këtë…”
    “Kam ardhur në Shqipëri pasi kam marrë pagesën nga Berisha dhe Mediu. Por ajo që po shoh këtu është një vend i zhvilluar. Kaq shumë turistë kudo. Mbi 10 milionë vetëm vitin e kaluar.
    Ekonomia po rritet dhe përmirësohet. Njerëzit e duan përparimin. Ndërsa kontrata ime është me Berishën, duhet të jem jem i drejtë kur them se do të votoja për Edi Ramën”, thuhet në video montazhin e bërë viral në rrjet.
    “Jam këtu përpara jush si zëdhënësi i fushatës së PD dhe Aleancës për Shqipërinë madhështore për t’iu komunikuar reagimin e strategut të fushatës së PD, Chris LaCivita mbi montazhet e videove dhe fotove që ka bërë kryeministri ku e krahasojnë atë me deputetin Vullnet Sinaj. Zoti LaCivita deklaron se video fake është deklaruar nga fake-u Edi Rama”, është fjala e zëdhënësit të fushatës së demokratëve që dëgjohet në video.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Çuçi dhe Sinaj fushatë në Vlorë: Kërkojmë votën në 11 maj për realizimin e ëndrrës sonë, BE

    Zgjedhjet e 11 majit/ Çuçi dhe Sinaj fushatë në Vlorë: Kërkojmë votën në 11 maj për realizimin e ëndrrës sonë, BE

    Fushata politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka hyrë në fazën e saj intensive. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi dhe kandidati për deputet, Vullnet Sinaj, zhvilluan një takim elektoral në fshatin Kote të Bashkisë Selenicë.
    “Kam qenë dy herë ministër dhe po ju them një sekret për Vullnetin. Sa herë më ka marrë në telefon, në 6 të mëngjesit apo 12 të natës, më ka marrë vetëm dhe ekskluzivisht për hallet tuaja dhe asnjëherë të vetme nuk më ka marrë për një interes personal. Kjo do të thotë shumë. Këtë gjë e shoh edhe kur vij ju takoj juve. Të them të drejtën marr dhe unë kënaqësi si drejtues politik, ndihem shumë komod kur vij me një deputet në krah si Vullnet Sinaj”, tha Çuçi, duke theksuar sidomos interesimin e vazhdueshëm të tij për subvencionet e blegtorëve dhe fermerëve të zonës.
    Duke përmendur disa nga investimet që janë kryer në Selenicë, Çuçi theksoi sidomos rrugën e lumit të Vlorës, e cila i ka dhënë një fleksibilitet të jashtëzakonshëm qarkullimit të njerëzve, mallrave dhe zhvillimit të turizmit. Vota e 11 majit tha më tej Çuçi është për një gjë akoma më madhore, pasaporta europiane që shqiptarët meritojnë të marrin në 2030.
    “Në këto zgjedhje ne vijmë t’ju kërkojmë votëm jo thjesht për këtë transformim që kemi bërë si Parti Socialiste me në krye Edi Ramën. Ne vijmë për t’ju kërkuar votën në 11 maj për një gjë shumë madhore. Ajo është realizimi i ëndrrës sonë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Dhe mandati i ardhshëm do të jetë mandati i aderimit të Shqipërisë në BE, mandati i bërjes së shqiptarëve me pasaportën europiane. Kjo është të investosh jo vetëm për të tashmen, por të investosh edhe për të ardhmen, që fëmijët tanë të jenë qytetarë me të drejta të plotë të Bashkimit Europian”, u shpreh Çuçi.

  • Çuçi në Selenicë: Vullnet Sinaj deputet i përkushtuar, PS rezultat historik në Labëri për pasaportën europiane (FOTO)

    Çuçi në Selenicë: Vullnet Sinaj deputet i përkushtuar, PS rezultat historik në Labëri për pasaportën europiane (FOTO)

    Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi dhe kandidati për deputet, Vullnet Sinaj zhvilluan një takim elektoral në fshatin Kote të Bashkisë Selenicë. Duke vlerësuar Sinajn si një deputet të përkushtuar e pranë qytetarëve, Çuçi tha se Partia Socialiste do të marrë këtu në Labëri një rezultat historik që nuk është marrë asnjëherë më parë në këto 34 vite.
    “Kam qenë dy herë ministër dhe po ju them një sekret për Vullnetin. Sa herë më ka marrë në telefon, në 6 të mëngjesit apo 12 të natës, më ka marrë vetëm dhe ekskluzivisht për hallet tuaja dhe asnjëherë të vetme nuk më ka marrë për një interes personal. Kjo do të thotë shumë. Këtë gjë e shoh edhe kur vij ju takoj juve. Të them të drejtën marr dhe unë kënaqësi si drejtues politik, ndihem shumë komod kur vij me një deputet në krah si Vullnet Sinaj”, tha Çuçi duke theksuar sidomos interesimin e vazhdueshëm të tij për subvencionet e blegtorëve dhe fermerëve të zonës.
    Duke përmendur disa nga investimet që janë kryer në Selenicë, Çuçi theksoi sidomos rrugën e lumit të Vlorës, e cila i ka dhënë një fleksibilitet të jashtëzakonshëm qarkullimit të njerëzve, mallrave dhe zhvillimit të turizmit. Vota e 11 majit tha më tej Çuçi është për një gjë akoma më madhore, pasaporta europiane që shqiptarët meritojnë të marrin në 2030.
    “Në këto zgjedhje ne vijmë t’ju kërkojmë votëm jo thjesht për këtë transformim që kemi bërë si Parti Socialiste me në krye Edi Ramën. Ne vijmë për t’ju kërkuar votën në 11 maj për një gjë shumë madhore. Ajo është realizimi i ëndrrës sonë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Dhe mandati i ardhshëm do të jetë mandati i aderimit të Shqipërisë në BE, mandati i bërjes së shqiptarëve me pasaportën europiane. Kjo është të investosh jo vetëm për të tashmen, por të investosh edhe për të ardhmen, që fëmijët tanë të jenë qytetarë me të drejta të plotë të Bashkimit Europian”, u shpreh Çuçi.

  • “Thika” pas shpine brenda PS në Vlorë dhe Fier, Belinda Balluku “sherr” me Antoneta Dhimën, Vullnet Sinaj tregon si…

    “Thika” pas shpine brenda PS në Vlorë dhe Fier, Belinda Balluku “sherr” me Antoneta Dhimën, Vullnet Sinaj tregon si…

    Partia Socialiste duket se po shkon drejt zgjedhjeve të 11 majit më e përçarë se kurrë dhe me tensione të brendshme që po minojnë stabilitetin e saj. Në vend që fushata të shënojë një unitet të fortë përballë kundërshtarëve politikë, ajo po nxjerr në pah konfliktet e brendshme mes kandidatëve socialistë, një përplasje e ashpër që në shumë raste po shkon deri në sabotim të ndërsjellë. Në qarkun e Vlorës, deputeti i PS-së dhe kandidati për një mandat të tretë, Vullnet Sinaj, ka ngritur alarmin për një lojë të pistë që, sipas tij, po luhet brenda vetë partisë. Në një intervistë televizive, Sinaj zbuloi dje se kolegë të tij brenda PS-së, në vend që të punojnë për fitoren e përbashkët, po i kërkojnë qytetarëve të mos e votojnë atë, me argumentin absurd se “ai e ka të fituar mandatin”.
    Në fjalët e tij, Sinaj ka theksuar: “E vetmja gjë që ndodh, që unë kam merak dhe dua ta shpreh sot meqë më dhatë rastin është që kur shkojnë konkurrentët e tjerë të ekipit të garës për të kërkuar votën te qytetarët, i thonë, ka shumë nga ata që i thonë votën e kemi për deputet Vullnetin. Edhe ai i thotë që shiko, deputet Vullneti ka shumë vota, është deputet i sigurt, ma jep mua votën. Dua t’u them qytetarëve që unë e kërkoj votën, dua hakun e punës time dhe dua votën e të gjithë atyre.” Deklarata e Sinajt është një sinjal i qartë se klima brenda strukturave të PS-së në Vlorë është e tensionuar dhe larg një fushate të koordinuar. Kjo nuk është hera e parë që emra të rëndësishëm të partisë denoncojnë sabotime të brendshme, por zëri publik i Sinajt e bën situatën edhe më alarmante. Ai kërkon të drejtën e votës jo si favor, por si shpërblim për punën e bërë ndër vite, ndërsa sjellja e disa kandidatëve të PS-së lë të kuptohet për një përplasje të thellë në garën për mandat.
    Përplasjet në Fier
    Nëse në Vlorë sabotimi ndodh nën zë, në Fier përplasjet po bëhen me zë të lartë. Skena e çeljes së fushatës socialiste në sheshin “Skënderbej” të shtunën u kthye në një arenë tensioni mes figurave të njohura të PS-së. Sipas burimeve për Ditar.al, një përplasje e drejtpërdrejtë ka ndodhur mes zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila kandidon në Fier dhe deputetes së qarkut Antoneta Dhima. Gjatë momentit kur kandidatët po përgatiteshin për të bërë fotot zyrtare, Balluku, në rolin e “regjisë”, po i vendoste në pozicionet e duhura për fotografi. Por kjo skemë organizimi nuk i ka pëlqyer Dhimës, e cila, me nervozizëm, ka dalë nga rreshti dhe ka deklaruar: “Ik se nuk dal fare.”
    Por reagimi i Ballukut ishte i menjëhershëm dhe me tone të ashpra: “Hajde moj futu këtu, se s’ta kam ngenë për dënglat e tua!” Edhe pse Dhima më pas u kthye për të bërë foton, situata la një shije të hidhur dhe ekspozoi çarjen brenda PS-së në Fier. Kujtojmë se Antoneta Dhima ka mbetur jashtë listave të mbyllura të kandidatëve, një vendim që dyshohet të jetë marrë nga vetë Balluku, e cila sipas burimeve, po punon fort për të promovuar njerëzit e saj të besuar në parlament, Ceno Klosin, zv.ministër, dhe Klevis Jahajn, drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve. Kjo tregon se beteja në Fier dhe Vlorë nuk është më për votuesit e opozitës, por për vetë strukturën e listës së hapur. Disa emra kërkojnë të mbijetojnë në skenën politike përmes përkrahjes së qytetarëve, ndërsa të tjerë synojnë ta kontrollojnë listën nga lart, përmes ndikimit në qeveri.