Tag: sinaj

  • Seanca maratonë 16 orë! Maxhoranca miraton me 83 vota projektbuxhetin 2026, Braçe dhe Sinaj dalin nga “rreshti”

    Seanca maratonë 16 orë! Maxhoranca miraton me 83 vota projektbuxhetin 2026, Braçe dhe Sinaj dalin nga “rreshti”

    votimi

    TIRANË- Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin 2026 me një fond prej 8.8 miliardë eurosh, së bashku me 8 projektligjet që përbëjnë paketën fiskale të vitit të ardhshëm, në një seancë të zgjatur parlamentare që vazhdoi rreth 16 orë dhe përfundoi rreth orës 03:00 të mëngjesit të datës 20 nëntor 2025.
    Projektligjet u miratuan në Parlament vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa opozita votoi kundër. Gjithasht, dy deputetë socialistë dolën nga “rresht”, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj. Konkretisht, Braçe mungoi në votimin për ligjin e taksave vendore, ndërsa Sinaj nuk votoi dy nismat e lidhura me paqen fiskale.
    Votimi dhe projektligjet e miratura në parim:
    Votimi: 83 vota pro, 31 kundër
    Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
    Votimi: 83 pro, 32 kundër
    Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”
    Votimi: 83 pro, 32 kundër
    Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”
    Votimi: 82 pro, 32 kundër (Braçe nuk voton)
    Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar
    Votimi: 83 vota pro, 32 kundër
    Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar
    Votimi: 82 pro, 32 kundër (Sinaj nuk voton)
    Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”
    Votimi: 83 pro, 31 kundër
    Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”
    Votimi: 82 vota pro, 30 kundër (Sinaj nuk voton)
    Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”
    Votimi: 83 pro, 32 kundër
    Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”

  • Seanca maratonë / Me 83 vota, PS miraton në parim buxhetin 8.8 mld euro dhe paketën fiskale

    Seanca maratonë / Me 83 vota, PS miraton në parim buxhetin 8.8 mld euro dhe paketën fiskale

    Në një seancë të zgjatur parlamentare që vazhdoi rreth 16 orë dhe përfundoi rreth orës 03:00 të mëngjesit të datës 20 nëntor 2025, Kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2026 me një fond prej 8.8 miliardë eurosh, së bashku me 8 projektligjet që përbëjnë paketën fiskale të vitit të ardhshëm.
    Projektbuxheti u kalua vetëm me votat e mazhorancës socialiste, 83 pro, ndërsa opozita votoi kundër. Dy deputetë të PS-së, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, dolën nga linja e grupit duke mos marrë pjesë në disa prej votimeve të projektligjeve fiskale.
    Braçe mungoi në votimin për ligjin e taksave vendore, ndërsa Sinaj nuk votoi dy nismat e lidhura me paqen fiskale.
    Fondi prej 8.8 miliardë eurosh do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve publike, duke përfshirë shëndetësinë, pagat, ndihmën ekonomike, pensionet, arsimin, punësimin, bujqësinë, infrastrukturën rrugore, drejtësinë dhe investimet në fushën e sigurisë në kuadër të angazhimeve ndaj NATO-s.
    Si u votuan projektligjet?

    Procedurat tatimore – 83 pro, 31 kundër
    Tatimi mbi vlerën e shtuar – 83 pro, 32 kundër
    Tatimi mbi të ardhurat – 82 pro, 32 kundër (Braçe nuk votoi)
    Sistemi i taksave vendore – 83 pro, 32 kundër
    Fatura dhe monitorimi i qarkullimit – 82 pro, 32 kundër (Sinaj nuk voton)
    Marrëveshja e paqes fiskale – 83 pro, 31 kundër
    Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme – 82 pro, 30 kundër (Sinaj nuk voton)
    Fshirja dhe shuarja e detyrimeve tatimore – 83 pro, 32 kundër
    Projektbuxheti 2026 – 83 pro, 32 kundër

    Një nga ligjet më të rëndësishme të paketës është ai për faljen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore, që parashikon heqjen e rreth 500 milionë eurove borxhe dhe gjoba të papaguara deri më 31 dhjetor 2014. Për detyrimet e krijuara nga viti 2015 deri në vitin 2024 do të ketë lehtësime, por bizneset duhet të shlyejnë një pjesë të shumave brenda vitit 2026.
    Ndërkohë, “paqja fiskale” krijon mundësinë që bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë të nënshkruajnë një marrëveshje trevjeçare me administratën tatimore për të përcaktuar normën e fitimit të tyre. Fitimit të deklaruar i shtohet një marzh 18%, i cili tatohet me 15%, ndërsa çdo fitim që e kalon këtë nivel tatohet me 5%, duke u konsideruar një lehtësim për bizneset e mëdha.
    Edhe projektligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme parashikon një normë tatimi prej vetëm 5% për përafrimin e vlerës së pronave me tregun, duke ulur ndjeshëm tatimin që aktualisht paguhet mbi fitimin nga shitja e pasurisë.
    Ndryshimet e reja në ligjin e TVSH-së sjellin rikthimin e skemës së kompensimit për fermerët, të cilët do të përfitojnë 10% të vlerës së faturës që marrin nga grumbulluesit.
    Kufizohet më tej edhe përdorimi i parasë në dorë: bizneset nuk mund të kryejnë pagesa mbi 100 mijë lekë mes tyre, ndërsa individët dhe të vetëpunësuarit nuk mund të bëjnë pagesa në cash mbi 500 mijë lekë.
    Ligji i ri për taksat vendore parashikon përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë të të gjitha investimeve publike në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale.
    Në paketë përfshihen edhe ndryshimet për faturimin elektronik, si dhe lehtësime të reja fiskale për sponsorizimet në sport, kërkim dhe zhvillim.

  • Çfarë sjell buxheti 2026? Deputetja socialiste zbulon detaje nga rritja e pensioneve e deri tek paga minimale

    Çfarë sjell buxheti 2026? Deputetja socialiste zbulon detaje nga rritja e pensioneve e deri tek paga minimale

    Në Kuvend, diskutimet këtë të mërkurë janë përqendruar tek projektbuxheti i vitit të ardhshëm, ku çështjet kryesore mbeten rritja e pagave, e pensioneve dhe financimi i sektorëve jetikë si shëndetësia dhe arsimi.
    Deputetja e PS , Zamira Sinaj zbuloi më shumë detaje në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizon Plus me moderator Aleksandër Furxhi.
    Sinaj u shpreh se opozita nuk ka ofruar alternativa, ndërsa qeveria garanton rritje reale të pagave, pensioneve dhe investimeve publike.
    INTERVISTA E PLOTË:

    Debatet kryesore janë në këtë moment për rritjen e rrogave, për rritjen e pensioneve në parlament. qeveria thotë që po bën një rritje të paparë më parë të këtyre treguesve, ndërsa opozita sigurisht mban qëndrimin krejtësisht të kundërtin. A shihni te qëndrimi i opozitës diçka konstruktive në qëndrimet apo në kritikat e saj?
    Sinaj: Po, është e vërtetë që prej orës 10:00 ne jemi mbledhur sot për të votuar projektbuxhetin. Ky është një dokument shumë i rëndësishëm, pasi nuk është thjesht një akt financiar, por është një qëndrim politik, është një qëndrim institucional dhe një kontratë e hapur që kjo qeveri ka me qytetarët e vetë për një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe për një Shqipëri drejt Bashkimit Europian. Opozita, që në fillim të seancës, ka filluar me debatet e saj, si përherë me zhurmë, me kauza dhe asnjëherë me alternativa për qytetarët e vet. Madje disa e quajtën si buxhet populist. Patjetër, ky është një buxhet pasi i përket popullit dhe fondet do të investohen për mirëqenien e njerëzve, për infrastrukturën dhe për të gjitha shërbimet që qytetarët tanë kanë nevojë.
    Pra, ju nuk shihni asgjë konstruktive në kritikat e opozitës? Nuk ka diçka për të marrë prej saj?
    Sinaj: Jo, nuk ka asnjë gjë. Pasi nuk është se opozita vjen me një alternativë më të mirë sesa kjo alternativë që ne kemi.
    Për opozitën gjithsesi, mbeten të nënfinancuara sektorë të tillë si shëndetësia, si arsimi, dhe nuk parashikohet gjithnjë, sipas opozitës, të financohen disa vepra publike të tjera që priten nga publiku. Janë disa akse të rëndësishme rrugore si në veri, ashtu dhe në jug.
    Sinaj: Si për shëndetësinë, ashtu dhe për arsimin, ne kemi një rritje të konsiderueshme në buxhet. Po ashtu, pjesa qëndrore e këtij buxheti janë politikat sociale, ku nga 1 janari paga minimale, siç dhe e përmendëm në parlament, do të shkojë në 500 euro. Nga kjo do të përfitojnë rreth 307.850 punonjës. Po ashtu, do të rritet edhe pensioni minimal si në zonat rurale, ashtu dhe në ato urbane, duke kapur shifrën rreth 40.000 lekë pra 400.000 lekë të vjetra. Tjetër gjë që u diskutua sot ishte edhe paketa fiskale. Paketa fiskale faktikisht është e hartuar, është e konceptuar me tetë projektligje. Por ajo është e konceptuar mbi bazën e platformës qeverisëse “Shqipëria 2025-2029”.

  • “Rama 4”, Vullnet Sinaj: Një nga qeveritë më të mira

    “Rama 4”, Vullnet Sinaj: Një nga qeveritë më të mira

    Deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike pas dorëheqjes së Ermal Dredhës nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës dhe formimit të qeverisë së re “Rama 4”.
    Gjatë një prononcimi nga aktiviteti “Epopeja e Drashovicës” në Vlorë, deputeti Sinaj e cilësoi dorëheqjen e Dredhës si një akt qytetarie.
    Sa i përket kabinetit të ri qeveritar, deputeti Sinaj e cilësoi qeverinë “Rama 4” si një ndër më të mirat, me përgjegjësi të madhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
    “Sa i përket ministrave, është një nga qeveritë më të mira. Mendoj që qeveria Rama 4 ka përgjegjësi të mëdha, sidomos në rrugën e Shqipërisë drejt BE. Është qeveri e përzgjedhur me elementë shumë të mirë, të përkushtuar për punën, të cilët mendoj që do ta justifikojnë këtë radhë sepse matja e rezultateve të tyre do jetë konkrete, për të plotësuar të gjitha kërkesat që ka BE, për t’i hapur Shqipërisë rrugën që dhe ne pastaj në Bruksel të çojmë flamurin tonë kombëtar krahas flamujve të vendeve të tjera të kontinentit,” – theksoi ai.

  • “Dorëheqja e Ermal Dredhës, akt qytetarie!”/ Deputeti Vullnet Sinaj: Qeveria Rama 4 nga më të mirat, me përgjegjësi në..

    “Dorëheqja e Ermal Dredhës, akt qytetarie!”/ Deputeti Vullnet Sinaj: Qeveria Rama 4 nga më të mirat, me përgjegjësi në..

    Deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike pas dorëheqjes së Ermal Dredhës nga drejtimi i bashkisë dhe krijimit të qeverisë së re Rama 4.
    Në një prononcim nga aktiviteti ‘Epopeja e Drashovicës’ në Vlorë, deputeti Sinaj e konsideroi akt qytetarie dorëheqjen e kryebashkiakut Ermal Dredha.
    “Unë nuk mund të them më shumë se komentet që ka bërë vetë kryetari i Bashkisë së Vlorës për aktin e tij qytetar, për dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës, për t’i lënë mundësinë më mirë përmirësimit të punëve në Bashkinë e Vlorës. Normal që ai është djalë Vlore, e do Vlorën, është përpjekur të bëjë maksimumi por në situatën që u ndodhëm, kur kërkesat e qytetit dhe qytetarëve të Vlorës ndaj pushtetit qëndror dhe PS që ka dhe pushtetin qëndror, ka bërë një akt qytetar, mund t’i ndodhë kujtdo siç i ka ndodhur atij në atë situatë. Mendoj që e ardhmja do jetë më e mirë për qytetin”.
    Deputeti shtoi se në krye të bashkisë së Vlorës është emëruar një nga nënkryetarët, ndërsa së shpejti pritet të vendoset nëse ai do të vazhdojë për dy vitet e ardhshme apo do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme si në bashkitë e tjera.
    “Për momentin është komanduar një nga nënkryetarët, për ta drejtuar Bashkinë e Vlorës, pastaj do jetë në vendimmarrjen e Kryeministrit se çfarë do ndodhi me bashkitë e tjera që janë larguar disa kryetarë bashkish dhe do bëhen zgjedhje të reja në ato bashki. Për Vlorën akoma nuk është marrë një vendim, presim se çfarë vendimi do merret. Do vazhdojë nënkryetari ta drejtojë dhe këto 2 vjet apo do kemi ndryshim në këtë vendimmarrje”.
    Më 10 shtator, Ermal Dredhës dha dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës, ndërsa të nesërmen vetë ai bëri të ditura arsyet publikisht duke thënë se: “Rrethanat aktuale, familjare dhe personale, apo dhe ato politike e administrative, më shtyjnë të besoj se dorëheqja ime është veprimi më i drejtë në këtë moment. Ky vendim nuk nënkupton largim nga përgjegjësia publike, por është një akt i vetëdijshëm për të krijuar hapësirë për ide dhe ritme të reja zhvillimi për bashkinë tonë”.
    Sa i përket qeverisë së re, Rama 4, deputeti Vullnet Sinaj e cilëson si një nga kabinetet më të mira, që ka përgjegjësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
    “Sa i përket ministrave, është një nga qeveritë më të mira, mendoj që qeveria Rama 4 ka përgjegjësi të mëdha, sidomos në rrugën e Shqipërisë drejt BE. Është qeveri e përzgjedhur me elementë shumë të mirë, të përkushtuar për punën, të cilët mendoj që do ta justifikojnë këtë radhë sepse matja e rezultateve të tyre do jetë konkrete për të plotësuar të gjitha kërkesat që ka BE, për t’i hapur Shqipërisë rrugën që dhe ne pastaj në Bruksel të çojmë flamurin tonë kombëtar krahas flamujve të vendeve të tjera të kontinentit”.

  • Vullnet Sinaj del kundër porosisë së Ramës: Të hapen kamerat e 11 majit

    Vullnet Sinaj del kundër porosisë së Ramës: Të hapen kamerat e 11 majit

    Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Vullnet Sinaj, ka dalë hapur kundër porosisë së kryeministrit Rama duke kërkuar zyrtarisht hapjen e pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave për Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025.

    Në një kërkesë zyrtare drejtuar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Sinaj thekson se ka interes të verifikojë me transparencë çdo detaj të numërimit. Ai sqaron se pamjet do të përdoren vetëm për qëllime verifikimi dhe premton se çdo informacion i marrë do të trajtohet sipas ligjit, shkruan A2 CNN.

    Me këtë lëvizje, Sinaj tregon hapur një qëndrim ndryshe nga linja zyrtare e socialistëve dhe vetë kryeministrit Rama, i cili më herët është shprehur skeptik ndaj kërkesave për hapjen e kamerave të qendrave të numërimit. Për kërkesën e tij, Sinaj referon Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe vendimet e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve që garantojnë të drejtën për informim dhe transparencë.

  • FOTO/ Vullnet Sinaj sfidon Ramën: Të hapen kamerat e 11 majit

    FOTO/ Vullnet Sinaj sfidon Ramën: Të hapen kamerat e 11 majit

    Kandidati për deputet i PS-së në qarkun Vlorë, Vullnet Sinaj ka dalë hapur kundër porosisë së kryeministrit Edi Rama. Ai ka kërkuar zyrtarisht hapjen e pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave për Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj. Si pjesë e listës së hapur, Vullnet Sinaj mori 8757 vota.
    Në një kërkesë zyrtare drejtuar kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ai thekson se ka interes të verifikojë me transparencë çdo detaj të numërimit. Sinaj sqaron se pamjet do të përdoren vetëm për qëllime verifikimi dhe premton se çdo informacion i marrë do të trajtohet sipas ligjit.

    Me këtë lëvizje, Sinaj tregon hapur një qëndrim ndryshe nga linja zyrtare e socialistëve dhe vetë kryeministrit Rama, i cili më herët është shprehur skeptik ndaj kërkesave për hapjen e kamerave të qendrave të numërimit.

  • Vjedhje mafioze me Bankersin/ Babë e bir zhvasin miliona, në prapaskenë politikanë dhe oligarkë të njohur

    Vjedhje mafioze me Bankersin/ Babë e bir zhvasin miliona, në prapaskenë politikanë dhe oligarkë të njohur

    Pas Behar Çukajt të naftës, Leonidha dhe Artur Çobos, Idajet Ismailajt të Albstarit dhe hajdutëve kinezë, zbulohet një tjetër bashkëpunëtor i Bankers Petroleum, në vjedhjen e dhjetëra milionë eurove, përmes komtratave dhe faturave fiktive, me qëllim fryrjen e shpenzimeve, devijimin dhe kamuflimin e fitimeve, zhvatjen me rimbursimin e TVSH, pastrimin e parave etj. Në skenë del bzinesmeni Baki Sinaj, i cili ka përfituar miliona euro nga kompania mafioze me natyrë kriminale Bankers Petroleum.
    Baki Sinaj është themelues dhe administrator i kompanisë Q. Sinaj, bashkë me të birin Fatos Sinaj, me objekt transportimin e materialeve të lëngshme e të ngurta, materialeve të ndërtimit, materialeve industriale dhe ushqimore etj., me zyra qëndrore në Zharëz të Fierit.
    Kompania e Baki dhe Fatos Sinajt është një nga subjektet e kontraktuara nga Bankers për kryerjen e shërbimeve të transportit. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Fierit dhe një raporti auditues, Bankers ka bashkëpunuar me firmën Q. Sinaj me qëllim zhvendosjen dhe kamuflimin e fitimit, shmangien e taksave, përfitimin nga rimbursimi i TVSH dhe pastrimin e parave. Vetëm gjatë vitit 2011, Bankers ka kaluar në llogaritë e kompanisë Q. Sinaj 2.4 milionë euro.
    Ka dyshime të forta se një pjesë të parave që Baki dhe Fatos Sinaj përlanin nga Bankers i kapitalizonin në kompaninë e tyre. Dokumentet tregojnë se Baki dhe Fatos Sinaj kanë rritur kapitalin e kompanisë pas vitit 2011, ndërsa befas e kanë ulur ndjeshëm pas vitit 2019.
    Në vitin 2020, Baki Sinaj ia ka dhuruar aksionet e tij të kompanisë nipit Qemal Sinaj, asokohe 20 vjeç. Aktualisht pronarë të kompanisë që rezulton pjesë zhvatjes së pasurisë nëntokësore të shqiptarëve janë Fatos dhe Qemal Sinaj, babë e bir. Baki Sinaj rezulton administrator.
    Pjesë e të njëjtës skemë është edhe Idajet Ismailaj i Albstar-it, një nga ‘starët’ e pastrimit të parave, vjedhjes me tendera dhe ndërtimit në zona të mbrojtura. Vetëm gjatë vitit 2011, kompania e Ismailajt ka përfituar 22 milionë euro nga Bankers në funksion të skemës së fryrjes së shpenzimeve.
    Pjesë e vjedhjes rezulton edhe ‘mamuthi’ i naftës Behar Çukaj me kompaninë e tij me natyrë mafioze Bolv Oil, përfitues edhe i dhjetëra milionë euro para publike. Vetëm gjatë vitit 2011, Bankers ka kaluar në llogaritë e kompanisë Bolv Oil mbi 10 milionë euro.
    Paratë e paligjshme që ka përfituar nga skema zhvatëse e Bankers, Behar Çukaj rezulton se i ka pastruar në ndërtim, mbi prona të grabitura. ‘Tano Karidi’ i Bankersit është padyshim Leonidha Çobo, i një personazh i strukturuar në nivelet e bosëve të mafies.
    Hetimet kanë treguar se Çobo ka vjedhur me fatura fiktive mbi 100 milionë euro, në bashkëpunim me hajdutët kinezë të Bankers. 100 milionë euro është një shifër e frikshme për realitetin shqiptar, por është modeste për ‘gropën zhvatëse’ të Bankerit, kompani e cila ka përfituar të paktën 5.5 miliardë euro.
    Të lartpërmendurit janë vetëm maja e ajsbergut. Nuk mund të realizohet vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë pa implikimin e kokave të politikës dhe oligarkët. Nëse SPAK do të ketë vullnet të marrë në dorë këtë dosje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fijet e vjedhjes së 5.5 miliardë euro, të çojnë vetëm lart dhe në disa drejtime.
    Prapaskena ka indicie të forta se paratë e vjedhura janë shndërruar në vila, resorte, biznese, kulla dhe luks për disa pushtetarë, ish pushtetarë të lartë dhe oligarkë. SPAK mjafton të hetojë një fakt. Vetëm në një rast, Bankers i ka kaluar 1.5 milionë euro shtetasit Denis Alimehmeti, ndërsa ky i fundit ia ka kaluar paratë çerrit Klard Flaga, i cili më pas i qarkullonte paratë me kompani fantazmë dhe në offshore, duke përfunduar në xhepat e pushtetarëve të korruptuar.
    Nga këqyrja e lëvizjeve financiare, rezultojnë pagesa nga kompanitë fantazmë të Klard Flagës drejt llogarive të djalit të Ridvan Bodes. Çerri Flaga, që i ngarkuan 1.5 milionë euro në kurriz, është vetëm një nga rastet. SPAK të mos merret me kanale, keca, arka peshku dhe brekë, por të fokusohet tek vjedhja më e madhe në histori. Vijon me emra befasues!
    Bilanci
    Një hetim i Prokurorisë së Fierit ka zbuluar se Bankers Petroleum, gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, ka përfituar 5.5 milardë euro nga shitja e naftës. Kompania ka fryrë shpenzimet me faturime fiktive, për të mos paguar taksa. Bosët e Bankers, fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët, kanë bërë letrat sikur kanë dalë me 117 milionë humbje. Përmes shpenzimeve të rreme, Bankers ka përfituar edhe dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit për rimbursimin e TVSH-së.
    Zhvatja e pasurisë nëntokësore të Shqipërisë është disa herë më e madhe, duke përfshirë kontrabandën e naftës, ndotjet dhe shkatërrimin e nëntokës së Shqipërisë përmes shpërthimeve me fuqi të madhe, të palejuara dhe me pasoja shkatërrimtare, me qëllim maksimalizimin e nxjerrjes së naftës. Eskpertët e konsiderojnë vjedhjen më të madhe në historinë e kombit shqiptar.
    Të gjitha të dhënat flasin për një organizatë kriminale. Krerët e organizatës nuk kanë vjedhur vetëm, por në bashkëpunim me ‘ustallarët’ shqiptarë dhe të huaj, gjithnjë në koordinim të heshtur me qeveritë.

  • Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD për mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinaj

    Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD për mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinaj

    Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me shpalljen e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit socialist, Vullnet Sinaj.
    Institucioni i drejtësisë argumenton se marrja e vendimit nuk ka vlerë 6 muaj para mbarimit të mandatit.
    3 kërkesat e deputetëve që u rrëzuan janë:
    1. Zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve.
    2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 5, datë 30.01.2025 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.
    3. Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj
    Kërkesa e 14 deputetëve të Partisë Demokratike, u paraqit më 30 janar, pasi Kuvendi refuzoi t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për mandatin e socialistit.
    Sipas demokratëve, Sinaj ka përfituar nga fondet publike përmes bizneseve të ti private.

  • Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin: Vendosim ne për mandatin e Vullnet Sinaj

    Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin: Vendosim ne për mandatin e Vullnet Sinaj

    Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Kuvendit për të mos dërguar në këtë institucion mocionin që lidhej me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj.
    Në vendimin e shpallur, Kushtetuesja thekson se ka kompetencë ekskluzive për të shqyrtuar rastet që lidhen me përputhshmërinë e mandateve parlamentare me Kushtetutën, duke rrëzuar kështu qëndrimin e shumicës në Kuvend.
    Vendimi vjen si rezultat i padisë së paraqitur nga 14 deputetë të opozitës, të cilët kërkuan ndërhyrjen e Gjykatës për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mes saj dhe Kuvendit, si dhe për shqyrtimin e legjitimitetit të mandatit të deputetit Sinaj.
    Kujtojmë se më 30 janar 2025, Kuvendi kishte rrëzuar me votim mocionin për dërgimin e çështjes në Kushtetuese, duke mos marrë parasysh pretendimet për shkelje të Kushtetutës nga ana e deputetit.
    Demokratët e akuzojnë Vullnet Sinajn se, në kundërshtim me ligjin, ka përfituar fonde publike përmes një subjekti privat që kontrollohet prej tij, çka përbën konflikt interesi dhe papajtueshmëri me funksionin e deputetit.
    Me këtë vendim, Gjykata i jep të drejtë opozitës dhe detyron Kuvendin të paraqesë rastin për shqyrtim formal, duke rikthyer në vëmendje debatin për integritetin e figurës së deputetit dhe respektimin e ndarjes së pushteteve.