Tag: simptomat

  • Shenjat para një ataku akrdiak

    Shenjat para një ataku akrdiak

    Një reagim i shpejtë dhe njohja e simptomave të hershme të një ataku kardiak mund të shpëtojë një jetë, paralajmërojnë kardiologët.
    Një nga shenjat më të rëndësishme që dërgon trupi është dhimbja në krah, më shpesh në të majtë, por as dhimbja në krahun e djathtë nuk duhet injoruar.
    Domethënë, dhimbja që ndodh në dorën e majtë është një nga simptomat klasike të një ataku në zemër, sepse rrugët nervore të zemrës dhe dorës janë të ndërlidhura.

    Megjithatë, mjekët theksojnë se tek disa pacientë, veçanërisht gratë, dhimbja mund të përhapet në krahun e djathtë, shpatulla apo edhe në shpinë.
    Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje simptomave të tjera që mund të tregojnë një atak në zemër.
    Përveç dhimbjes së krahut, simptomat që nuk duhen injoruar kurrë përfshijnë:
    Të përziera ose të vjella të papritura
    Djersë e ftohtë
    Vështirësi në frymëmarrje
    Marramendje e shpeshtë
    Presion, ngushtësi ose djegie në gjoks
    Dhimbje që përhapet në qafë, nofull ose pjesën e sipërme të barkut
    Lodhje e pashpjegueshme, veçanërisht tek gratë
    Një nga simptomat më të rralla që mund të tregojë gjithashtu një problem me zemrën është një krizë kolle pa praninë e një ftohjeje ose infeksioni.
    Ekspertët paralajmërojnë se në situata të tilla, koha është thelbësore. Nëse vini re ndonjë nga këto simptoma tek vetja ose tek një person tjetër, telefononi mjekun.
    Parandalimi dhe kontrollet e rregullta mjekësore luajnë gjithashtu një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të zemrës. Një stil jetese i shëndetshëm, ushqyerja e duhur, aktiviteti fizik dhe shmangia e stresit janë aleatët më të mirë në luftën kundër sëmundjeve të zemrës.

  • Refluksi Gastroezofageal – Çfarë Duhet të Dini Për Djegien e Stomakut

    Refluksi Gastroezofageal – Çfarë Duhet të Dini Për Djegien e Stomakut

    Sëmundja e refluksit gastroezofageal, e njohur më shpesh si GERD, është një problem i zakonshëm që prek miliona njerëz në mbarë botën.

    Kjo sëmundje mund të shkaktojë simptoma të pakëndshme dhe të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e jetës së një personi.
    AgroWeb.org ju sjell një përmbledhje të asaj që duhet të dini rreth GERD, përfshirë shkaqet, simptomat dhe mënyrat e trajtimit.
    Çfarë është GERD?
    GERD është një gjendje kronike ku acidi i stomakut kthehet mbrapa në ezofag, duke shkaktuar ndjesi djegieje dhe irritim. Ky kthim i acidit ndodh kur muskulatura që lidh stomakun me ezofagun, e njohur si sfinkteri ezofageal i poshtëm, nuk funksionon siç duhet.
    Shkaqet
    Ekzistojnë disa faktorë që mund të kontribuojnë në zhvillimin e GERD:
    Ushqimet dhe Pijet
    Disa ushqime dhe pije mund të relaksojnë sfinkterin ezofageal të poshtëm dhe të shkaktojnë simptoma të GERD. Këto përfshijnë ushqimet e yndyrshme, të skuqura, çokollatën, kafetë, alkoolin dhe pijet me gaz.
    Mbipesha
    Mbipesha dhe shtimi në peshë mund të rrisin presionin në stomak, duke shkaktuar që acidi të kthehet në ezofag.
    Pirja e Duhanit
    Duhani ndikon në mosfunksionimin e sfinkterit ezofageal të poshtëm dhe mund të përkeqësojë simptomat e GERD.
    Shtatzënia
    Gratë shtatzëna shpesh përjetojnë simptoma të GERD për shkak të rritjes së presionit abdominal dhe ndryshimeve hormonale.
    Simptomat:

    Urth (ndjesi djegieje në gjoks): Kjo ndjenjë zakonisht përkeqësohet pas ngrënies dhe mund të zgjasë disa orë.
    Regurgitimi: Kthimi i ushqimit ose lëngjeve nga stomaku në gojë.
    Dhimbje në Gjoks: Dhimbje që mund të ngatërrohet me atë të një ataku kardiak.
    Vështirësi në Gëlltitje: Ndjenja e bllokimit të ushqimit në fyt.
    Kolla Kronike dhe Irritimi i Fytit: Këto simptoma mund të jenë më të shpeshta gjatë natës.

    Trajtimi dhe Menaxhimi i GERD
    Ndryshimet në Stilin e Jetës

    Ushqimi i Shëndetshëm: Shmangni ushqimet dhe pijet që shkaktojnë simptoma.
    Humbja në Peshë: Mbajtja e një peshe të shëndetshme mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave.
    Shmangia e Duhanit: Duhani përkeqëson refluksin dhe duhet shmangur.
    Ushqyerja e Rregullt: Hani vakte të vogla dhe shmangni ngrënien pak para gjumit.

    Mjekimet

    Antacidet: Këto ilaçe neutralizojnë acidin e stomakut dhe ofrojnë lehtësim të shpejtë.
    Inhibitorët e Pompes Protonike (PPI): Këto ilaçe zvogëlojnë prodhimin e acidit dhe ndihmojnë në shërimin e ezofagut.
    H2 Bllokuesit: Këto ilaçe gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e prodhimit të acidit.

    Kur Duhet të Kërkoni Ndihmë Mjekësore?
    Nëse simptomat tuaja të refluksit janë të shpeshta ose të rënda, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek. Nëse nuk trajtohet mund të çojë në komplikacione serioze si ezofagut, ulçera ezofageale dhe rritjen e rrezikut për kancerin e ezofagut.
    GERD është një gjendje që kërkon kujdes dhe menaxhim të vazhdueshëm. Duke bërë ndryshime në stilin e jetës dhe duke përdorur mjekimet e duhura, shumica e njerëzve mund të kontrollojnë simptomat dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre. /AgroWeb.org.
     

  • Ja ushqimet që duhet të zgjidhni dhe të shmangni, nëse vuani nga ‘refluksi gastroezofageal’

    Ja ushqimet që duhet të zgjidhni dhe të shmangni, nëse vuani nga ‘refluksi gastroezofageal’

    Refluksi gastroezofageal është një çrregullim i shpeshtë i sistemit tretës që mund të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e jetës. Shfaqja e urthit, djegies në kraharor, fryrjes dhe vështirësisë në gëlltitje janë simptoma që mund të bëhen pjesë e përditshmërisë për ata që vuajnë nga kjo sëmundje. Një nga mënyrat më efektive për ta kontrolluar është përmes ndryshimeve të kujdesshme në dietë.

    Ushqimet që duhet t’i shmangni

    1. Ushqimet me aciditet të lartë
    Frutat agrume si portokalli, limoni dhe grejpfruti, si dhe domatet – qoftë të freskëta apo në formë salcash – janë ndër shkaktarët kryesorë të acarimit të ezofagut. Aciditeti i tyre mund të përkeqësojë simptomat dhe të ulë efektivitetin e trajtimeve mjekësore.

    2. Ushqimet me shumë yndyrë
    Ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme, si patatet e skuqura, mishrat e përpunuar apo ushqimet e gatshme, ngadalësojnë zbrazjen e stomakut. Kjo rrit presionin në bark dhe nxit kthimin e acidit drejt ezofagut. Metodat e gatimit si zierja, pjekja në avull apo në furrë janë alternativa shumë më të shëndetshme.

    3. Pijet e gazuara dhe alkooli
    Këto pije rrisin presionin në stomak për shkak të gazrave dhe ndikojnë negativisht në mbylljen e valvulës midis ezofagut dhe stomakut, duke lejuar që acidi të kthehet lart. Edhe konsumimi i verës dhe birrës mund të përkeqësojë ndjeshëm simptomat.

    4. Ushqimet pikante dhe erëzat
    Speci djegës, piperi i zi, kerri dhe erëza të tjera të forta mund të irritojnë më tej mukozën e ezofagut. Në vend të tyre, përdorni erëza më të buta si majdanoz, borzilok, rigon apo trumzë.

    5. Çokollata
    E pasur me yndyrë, kafeinë dhe teobrominë, çokollata ndikon në relaksimin e sfinkterit ezofageal, duke lehtësuar refluksin. Kufizimi i saj është një hap i dobishëm për kontrollin e simptomave.

    Ushqimet që Duhet të Përfshini në Dietën Tuaj

    1. Drithërat e plota
    Orizi kaf, tërshëra, buka e zezë dhe quinoa janë të pasura me fibra, ndihmojnë tretjen dhe nuk shkaktojnë irritim.

    2. Frutat dhe perimet jo-acidike
    Bananet, mollët e ëmbla, dardhat dhe perimet jeshile si spinaqi, brokoli dhe kungulli janë të sigurta për stomakun dhe ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit.

    3. Mish me pak yndyrë dhe peshk
    Mishi i pulës, gjelit të detit dhe peshku janë burime të mira proteinash që nuk stimulojnë prodhimin e tepruar të acidit. Pjekja në furrë apo zierja janë metodat më të këshilluara për përgatitjen e tyre.

    4. Pijet qetësuese
    Uji mbetet alternativa më e mirë. Çaji i xhenxhefilit dhe ai i kamomilit kanë efekt qetësues në stomak dhe ndihmojnë tretjen pa rritur aciditetin.

    Mbajtja e një ditari ushqimor mund t’ju ndihmojë të identifikoni më mirë ushqimet që përkeqësojnë simptomat tuaja. Çdo organizëm reagon ndryshe, ndaj është e rëndësishme të gjeni një mënyrë të personalizuar për të menaxhuar refluksin tuaj. Syri.net-newsbomb.gr.

     

  • Sa ndikojnë qepa dhe specat në përkeqësimin e simptomave të urthit!

    Sa ndikojnë qepa dhe specat në përkeqësimin e simptomave të urthit!

    Urthi është një çrregullim tretës që prek stomakun dhe ezofagun. Ndjesia e djegies është e dhimbshme dhe e parehatshme.
    Kjo sëmundje shoqërohet nga simptoma të tjera që përfshijnë fryrjen, të vjellat, të përzierat, lemza, rënie në peshë, kollë e thatë dhe tharje e fytit.
    Urthi kërkon një disiplinë të fortë në regjimin ushqimor.

    Disa ushqime e nxisin atë dhe disa të tjera i zbusin simptomat.
    Roli i Qepëve Tek Urthi
    Prej  kohësh, qepët kanë qenë në listën e ushqimeve të ndaluara për njerëzit që vuajnë nga urthi.
    Qepa e pagatuar, ka tendencën të nxisë urthin tek njerëzit që nuk vuajnë prej tij dhe ta përkeqësojë atë tek ata që janë të prekur nga ky problem.
    Substancat e qepëve ndikojnë tek ezofagu dhe përshpejtojnë episodet e urthit.
    Roli i Specave Tek Urthi
    Deri më tani, nuk ka asnjë studim shkencor që të fajësojë specat për simptomat e urthit.
    Në fakt, udhërrëfyesit e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Merilandit në SHBA, këshillojnë pacientët e prekur nga urthi që të konsumojnë ushqime të pasura me antioksidantë, ku përfshihen edhe specat.
    Niveli i pehashit tek specat është nga 4.8 deri në 5.2, që do të thotë se ato janë alkalinë pra nuk shkaktojnë aciditet të tepërt në organizëm.
    Por kur vjen puna tek urthi, disa speca që përmbajnë kapsaicinë mund të përkeqësojnë simptomat e tij.
    Specat për mbushje nuk përmbajnë kapsaicinë.
    Sidoqoftë, njerëz të ndryshëm kanë toleranca po aq të ndryshme ushqimore.
    Nëse vëreni që specat ju shkaktojnë urth, atëherë mos i konsumoni ato.
    Ushqimet Më Të Përshtatshme Për Njerëzit Që Vuajnë Nga Urthi
    Disa ushqime të caktuara zbusin simptomat e urthit dhe janë ideale për shëndetin tuaj.
    Selinoja
    Kjo barishte arrin të neutralizojë aciditetin në stomak.
    Ajo është e pasur me proteina dhe antioksidantë që mbrojnë shtresat e stomakut dhe ulin rrezikun e ulçerës në këtë organ.
    Mund ta konsumoni në sallata ose lëng bashkë me mollë.
    Tërshëra
    Ushqimet e pasura me fibër ulin rrezikun e simptomave të aciditetit të stomakut.
    Këto ushqime, siç është tërshëra dhe drithërat e plota duhen konsumuar rregullisht për të parandaluar urthin.
    Xhenxhefili
    Ky zhardhok është i pasur me substanca që luftojnë inflamacionin dhe fuqizojnë imunitetin.
    Xhenxhefili ul prodhimtarinë e aciditetit në stomak.
    Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj ose ta përfshini në gatime.
    Shafrani
    Kjo erëz është plot me antioksidantë aktivë që luftojnë kancerin dhe bakteret.
    Studimet kanë konfirmuar se këto antioksidantë luftojnë dhe parandalojnë inflamacionin në ezofag.
    Salmoni
    Salmoni është një burim i shkëlqyer i astaksanthinës.
    Ky antioksidant, bashkë me të tjerët munden të pakësojnë ndjeshëm simptomat e urthit.
    Salmoni shkatërron bakteret që shkaktojnë ulçerën në stomak.
    Salmoni i egër në veçanti përmban pak yndyrë dhe rekomandohet të konsumohet rregullisht nga njerëzit që vuajnë nga urthi.

  • Simptomat e një goditjeje në tru/ Ja faktorët që ndikojnë

    Simptomat e një goditjeje në tru/ Ja faktorët që ndikojnë

    Goditja në tru është një urgjencë mjekësore që ndodh kur diçka pengon trurin të marrë rrjedhjen e duhur të gjakut, duke çuar në dëmtim të indeve cerebrale. Kjo është një gjendje jashtëzakonisht e rrezikshme dhe mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e një personi, përfshirë paaftësinë afatgjatë ose madje edhe vdekjen. Trajtimi i menjëhershëm është thelbësor për të zvogëluar dëmet dhe për të rritur mundësitë e shërimit.

    Llojet e Goditjes në Tru

    Goditjet në tru ndahen në dy lloje kryesore:

    1.Goditja ishemike: Kjo lloj goditjeje ndodh kur një enë gjaku e bllokuar i ndalon trurit furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese, shpesh si pasojë e një mpiksjeje të gjakut (trombi).
    2.Goditja hemorragjike: Kjo ndodh kur një enë gjaku në tru shpërthen dhe shkakton gjakderdhje, duke dëmtuar indet cerebrale.

    Në të dyja rastet, mungesa e oksigjenit dhe ushqimit për trurin ndikon direkt në funksionimin e tij dhe mund të shkaktojë dëme të përhershme.

    Shenjat dhe Simptomat e Goditjes në Tru

    Simptomat e goditjes në tru mund të ndryshojnë, por zakonisht ato janë të dukshme dhe të menjëhershme. Disa nga shenjat më të zakonshme janë:

    1.Vështirësi në të folur: Personi mund të ketë probleme për të folur ose të kuptojë atë që po i thuhet.
    2.Dobësi ose paralizë: Kjo mund të prekë fytyrën, krahët ose këmbët, dhe shpesh ndodh në një anë të trupit. Një test i thjeshtë për këtë është të kërkoni që personi të ngrerë të dy krahët në lartësi të kokës – nëse njëri krah bie, mund të jetë shenjë e një goditjeje. Po ashtu, mund të vërehet ulje e një anë të gojës gjatë përpjekjes për të buzëqeshur.
    3.Probleme me shikimin: Personi mund të përjetojë humbje të shikimit ose shikim të dyfishtë.
    4.Dhimbje koke e papritur dhe e rëndë: Goditja mund të shkaktojë dhimbje koke të papritura dhe të forta, shpesh shoqëruar me të vjella, marramendje dhe humbje të ndërgjegjes.
    5.Probleme me ekuilibrin dhe koordinimin: Personi mund të humbasë ekuilibrin ose të ketë vështirësi në koordinimin e lëvizjeve.

    Faktorët e Rrezikut për Goditje në Tru

    Ka disa faktorë që mund të rrisin rrezikun e një goditjeje në tru, të cilët janë të lidhur si me stilin e jetës ashtu edhe me kushte mjekësore para-ekzistuese. Sipas Klinikës Mayo, disa nga faktorët më të rrezikshëm përfshijnë:

    1.Mbipesha dhe mënyra e jetesës jo aktive: Pesha e tepërt dhe mungesa e aktivitetit fizik mund të kontribuojnë në rritjen e presionit të gjakut dhe krijimin e kushteve që favorizojnë goditjet ishemike.
    2.Konsumimi i alkoolit: Konsumi i tepërt i alkoolit mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të rrisë presionin e gjakut.
    3.Presioni i lartë i gjakut: Ky është një nga faktorët më të zakonshëm dhe më të rrezikshëm për shkaktimin e goditjeve, pasi ai mund të dobësojë enët e gjakut dhe të çojë në thyerjen e arterieve në tru.
    4.Pirja e duhanit: Duhani dhe ekspozimi ndaj tymit të dorës së dytë ndikojnë negativisht në qarkullimin e gjakut dhe përkeqësojnë funksionin e mushkërive, duke rritur rrezikun e goditjes në tru.
    5.Kolesteroli i lartë dhe diabeti: Këto kushte mjekësore janë gjithashtu të lidhura ngushtë me një rritje të rrezikut të goditjeve, pasi ato mund të shkaktojnë dëmtime në enët e gjakut dhe të shkaktojnë bllokime që çojnë në goditje ishemike.

    Një goditje në tru është një urgjencë që kërkon kujdes të menjëhershëm dhe, për fat të mirë, me trajtim të shpejtë dhe të saktë, mund të parandalohen shumë nga pasojat afatgjata. Edukimi mbi simptomat dhe faktorët e rrezikut mund të shpëtojë jetë. Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për shenjat paralajmëruese dhe të kërkojmë menjëherë ndihmë mjekësore nëse dikush dyshohet se ka pësuar një goditje në tru. Syri.net-iefmerida.

     

  • Vuani nga alergjitë e pranverës? Katër mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat

    Vuani nga alergjitë e pranverës? Katër mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat

    Shumë njerëz në pranverë vuajnë nga alergjitë sezonale. Simptomat më të zakonshme përfshijnë kruajtje, teshtitje, rrufë, dhimbje koke, skuqje të syve etj. Shumica përjetojnë alergji sezonale relativisht të lehtë, por të tjerë vuajnë rëndë për një periudhë të gjatë kohore.
    Si të luftoni alergjitë e sezonit?
    Hidratohuni

    Mundohuni të pini 2-3 gota ujë të ngrohtë sapo të zgjoheni. Prisni të paktën 30 minuta para se të hani ose pini ndonjë gjë. Thuaj po supave që përmbajnë perime jeshile, tërshërë, quinoa, kërpudha.
    Përdorni një “ilaç” për hundën
    Rekomandohet përdorimi i sprejit më kripë për hundën. Përdoreni të paktën 2 herë në ditë në mënyrë që të ketë lagështi.
    Merrni agrume
    Të pasura me vitaminë C, bioflavonoidë dhe antioksidantë, agrumet (veçanërisht limonët) janë një zgjedhje e shkëlqyer për të forcuar reagimin imunitar dhe për të parandaluar simptomat e alergjive sezonale.
    Përdorni hithër
    Hithra duket si një opsion i çuditshëm për lehtësimin e alergjive por ia vlen ta provoni. Është treguar se trajton çdo lloj simptome, duke përfshirë mbireaksionet e histaminës dhe inflamacionin.

  • Alergjitë stinore, çfarë duhet të dini dhe si të mbroheni?

    Alergjitë stinore, çfarë duhet të dini dhe si të mbroheni?

    Muaji prill sjell me vete lulëzimin e natyrës, por edhe shqetësime të mëdha për ata që vuajnë nga alergjitë e stinës. Me rritjen e niveleve të polenit në ajër, shumë qytetarë po përballen me simptoma si teshtima të vazhdueshme, kruarje të syve, rrjedhje hundësh dhe ndjesi lodhjeje.

    Sipas mjekëve alergologë, më të prekurit janë personat me alergji ndaj polenit të pemëve, barit dhe barërave të këqija, që në këtë periudhë janë në aktivitet të lartë. Fëmijët dhe të moshuarit janë gjithashtu më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit dhe ndotjes së ajrit, faktorë që përkeqësojnë simptomat.

    Çfarë mund të bëni për të lehtësuar simptomat?

    -Shmangni daljet në oraret me përqendrim të lartë poleni (sidomos në mëngjes).

    -Mbani dritaret mbyllur gjatë ditës dhe ajrosni në mbrëmje.

    -Lani rrobat dhe flokët pas çdo dalje në ambient të hapur.

    -Përdorni syze dielli për të mbrojtur sytë nga poleni.

    -Këshillohuni me një mjek për përdorimin e antihistaminikëve nëse simptomat përkeqësohen.

    Mjekët sugjerojnë që kujdesi në kohë ndihmon në parandalimin e komplikacioneve më të rënda, si astma alergjike apo sinusiti kronik.

  • Nëse keni dhimbje të vazhdueshme koke, vizitohuni menjëherë në mjeku

    Nëse keni dhimbje të vazhdueshme koke, vizitohuni menjëherë në mjeku

    Shumë njerëz përjetojnë dhimbje koke çdo ditë, por shpesh nuk i kushtojnë vëmendje. Megjithatë, dhimbjet e kokës që janë të vazhdueshme mund të jenë një shenjë që fsheh një problem më të rëndë.

    Tumoret e trurit, edhe pse të rralla, janë një sëmundje serioze dhe shumë të rrezikshme që mund të shkaktojnë simptoma të ndryshme. Kjo është arsyeja pse dhimbjet e kokës dhe simptomat e tjera që vazhdojnë për një periudhë të gjatë duhet të merren seriozisht dhe të kërkohet këshilla mjekësore.

    Sipas Shoqatës Gjermane të Kancerit, çdo vit rreth 7,000 njerëz në Gjermani diagnostikohen me tumore të sistemit nervor qendror, që përfshin ato të trurit dhe të palcës kurrizore. Tumoret e trurit janë formime të parregullta të qelizave që rriten brenda kafkës dhe mund të shkaktojnë një rritje të presionit intracranial, që mund të rezultojë në simptoma të ndryshme, përfshirë probleme me kujtesën dhe performancën mendore.

    Shoqata Gjermane e Tumoreve të Trurit thekson se simptomat e tumoreve të trurit mund të ndryshojnë në varësi të vendndodhjes dhe madhësisë së tumorit. Ato shpesh përfshijnë:

    1.Deficite neurologjike: Kjo mund të përfshijë marramendje, çrregullime të të folurit, shqetësime të shikimit, mpirje në gjymtyrë të veçanta ose në pjesë të trupit, paralizë ose dobësi muskulore.
    2.Krizat epileptike: Krizat mund të jenë një simptomë e rëndësishme e një tumori të trurit, sidomos nëse ndodhin papritur ose pa një shkak të dukshëm.

    3.Ndryshimet psikologjike: Simptomat mund të përfshijnë depresion, ndryshime në personalitet, çrregullime të përqendrimit, dhe çorientim.

    Në disa raste, simptomat e një tumori të trurit mund të shfaqen individualisht, por shpesh ato mund të shfaqen në kombinim me njëra-tjetrën. Për shembull, një individ mund të përjetojë marramendje dhe gjithashtu të ketë ndryshime të humorit ose probleme me kujtesën.

    Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

    Nëse përjetoni ndonjë nga simptomat e përmendura, është shumë e rëndësishme të kërkoni menjëherë këshillën e një mjeku. Shoqata Gjermane e Tumoreve të Trurit rekomandon që njerëzit që përjetojnë simptomat e mësipërme të kërkojnë ndihmë mjekësore pa vonesë, pasi një diagnozë e hershme mund të përmirësojë shanset për trajtim dhe shërim të suksesshëm.

    Ndërsa tumoret e trurit janë të rralla, është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për simptomat dhe të mos i injorojmë ato, sidomos kur dhimbjet e kokës dhe shqetësimet e tjera vazhdojnë për një periudhë të gjatë. Nëse vëreni ndryshime të papritura ose të pazakonta në trupin tuaj, mos hezitoni të vizitoheni në mjeku. Syri.net-iefimerida.

  • Autizmi në moshë madhore/ Shenjat dhe sfidat e diagnostikimit

    Autizmi në moshë madhore/ Shenjat dhe sfidat e diagnostikimit

    Simptomat e autizmit tek të rriturit mund të shfaqen ndryshe nga ato te fëmijët dhe shumë individë të rritur kanë mësuar si të jetojnë me to, duke i menaxhuar me kalimin e viteve.

    Çrregullimi i Spektrit të Autizmit (ASD) është një nga çrregullimet neurozhvillimore më të zakonshme, dhe zakonisht diagnostikohet gjatë fëmijërisë, shpesh pas moshës 4 vjeçare. Megjithatë, disa të rritur nuk diagnostikohen që në fëmijëri, edhe kur simptomat e tyre janë të dukshme dhe të rënda.

    Shenjat dhe simptomat e autizmit në moshë madhore mund të përfshijnë vështirësi në zhvillimin e bisedës, probleme në krijimin e miqësive të ngushta, parehati gjatë kontaktit me sy, sfida me rregullimin e emocioneve, dhe një interes ekstrem për një temë të caktuar. Disa individë mund të përjetojnë mbindjeshmëri ndaj tingujve dhe aromave, vështirësi në kuptimin e sarkazmës, dhe probleme me leximin e emocioneve të të tjerëve.

    Për shumë individë autikë, diagnoza mund të jetë sfiduese për shkak të simptomave më të buta ose të maskuara, që i bëjnë ato më të vështira për t’u identifikuar. Mjekët që nuk janë të njohur me shenjat e autizmit në moshë madhore mund të mos i diagnostikojnë me saktësi, veçanërisht kur simptomat janë të lehta ose kur shfaqen edhe çështje të tjera, si ankthi.

    Megjithatë, diagnoza mund të sjellë përfitime të rëndësishme, duke përfshirë një shpjegim për sfidat që individët autikë përjetojnë, kuptim më të mirë nga familjarët dhe miqtë, si dhe mundësi për shërbime dhe përfitime shtesë. Për ata që e preferojnë, një diagnozë mund të hapë mundësi të reja për mbështetje dhe përparim në mjediset e punës dhe arsimore.

  • Autizmi tek të Rriturit – Çfarë Duhet të Dini Rreth Simptomave dhe Diagnostikimit

    Autizmi tek të Rriturit – Çfarë Duhet të Dini Rreth Simptomave dhe Diagnostikimit

    Simptomat e autizmit tek të rriturit mund të shfaqen ndryshe nga fëmijët dhe shumë të rritur me kalimin e viteve kanë mësuar si të jetojnë me to.

    Çrregullimi i spektrit të autizmit (ASD) është një nga çrregullimet neurozhvillimore më të zakonshme.

    Në shumicën e rasteve, njerëzit autikë diagnostikohen në fëmijëri, zakonisht pas moshës 4 vjeçare.

    Megjithatë, disa të rritur autikë nuk diagnostikohen që në fëmijëri edhe nëse simptomat e tyre janë të rënda.

    Në këtë artikull, AgroWeb.org ju njeh me shenjat dhe simptomat e autizmit në moshë madhore dhe rëndësinë e marrjes së diagnozës.

    Shenjat dhe simptomat e autizmit tek të rriturit

    Shenjat dhe simptomat e zakonshme mund të përfshijnë :

    vështirësi në zhvillimin e bisedës

    vështirësi në krijimin ose mbajtjen e miqësive të ngushta

    parehati gjatë kontaktit me sy

    sfida me rregullimin e emocioneve

    interes ekstrem për një temë të caktuar

    monologë të shpeshtë për të njëjtën temë

    mbindjeshmëri ndaj tingujve ose aromave që duket se nuk shqetësojnë të tjerët

    vështirësi në të kuptuarit e sarkazmës ose idiomave

    mungesa e lakimit gjatë të folurit

    interesi i kufizuar vetëm për disa aktivitete

    probleme me leximin e emocioneve tek të tjerët

    vështirësi në të kuptuarit e shprehjeve të fytyrës dhe gjuhës së trupit

    vështirësi për t’u përshtatur me ndryshimin

    sjellje të përsëritura

    ankth social

    nevoja për të rregulluar artikujt në një rend të caktuar

    Njerëzit autikë zakonisht nuk i kanë të gjitha shenjat dhe simptomat e mësipërme.

    Ata mund të përjetojnë të tjera simptoma që nuk janë në listë. Simptomat ndryshojnë nga personi në person, por edhe sipas gjinive.

    Pse diagnoza mund të jetë sfiduese tek të rriturit

    Diagnoza e një të rrituri mund të jetë sfiduese për disa arsye:

    Simptomat mund të jenë më të buta dhe si rezultat më të vështira për t’u njohur.

    Ata mund të maskojnë shenjat dhe simptomat mjaft mirë.

    Hulumtimet tregojnë se një nga testet e zakonshme që diagnoztikon autizmin në moshë madhore, ADOS-2, mund të jetë i besueshëm. Por një mjek duhet të njohë simptomat e një personi në mënyrë që t’i referojë ata në testim.

    Shumë mjekë mund të mos jenë të njohur me shenjat e autizmit në moshë madhore. Veçanërisht nëse simptomat e pacientit nuk janë të rënda ose nëse pacienti ka edhe shqetësime të tjera, për shembull, ankth.

    Përfitimet e diagnozës

    Jo çdo i rritur autik i padiagnostikuar mund të dëshirojë ose të ketë nevojë për një diagnozë.

    Është e rëndësishme të respektohen nevojat dhe preferencat e individit.

    Për ata që e preferojnë atë, një diagnozë mund të ofrojë disa përparësi.

    Diagnoza mund të japë një shpjegim për sfidat që mund të përjetojë një individ autik.

    Mund t’u japë anëtarëve të familjes, miqve dhe kolegëve një kuptim më të mirë të autizmit.

    Mund të hapë akses në shërbime dhe përfitime, duke përfshirë në vendin e punës ose mjediset arsimore.

    Mund të zëvendësojë një diagnozë të gabuar./AgroWeb.org