Tag: simons

  • Wirtz i dytë kushton 70 mln euro! Nis gara për yllin e kampionatit gjerman

    Wirtz i dytë kushton 70 mln euro! Nis gara për yllin e kampionatit gjerman

    17 Qershor 2025

    16:37

    Telesport

    Pas dy sezonesh, Xavi Simons ka vendosur të largohet nga RB Leipzig.
    Mesfushori holandez kërkon një klub të madh dhe të luajë në Champions League. “The Athletic” raporton se klubi gjerman kërkon minimalisht 70 mln euro për kartonin e tij.
    Xavi Simons ndiqet nga Tottenham, Man. United, PSG dhe Bayern. Duke qenë se dështoi me Florian Wirtz, klubi më pranë holandezit duket Bayern, sepse në Mynih një buxhet i përafërt është ruajtur për një blerje big.
    Në garë kohët e fundit ka hyrë edhe Chelsea.

  • E ardhmja e Xavi Simons merr drejtim tjetër, gati lëvizja 75 mln euro

    E ardhmja e Xavi Simons merr drejtim tjetër, gati lëvizja 75 mln euro

    23 Maj 2025

    16:29

    Telesport

    Xavi Simons kushton shumë, kështu që lajmet që e lidhin me Bayern (që prej vitit 2023) tashmë janë thuajse të anuluara. Klubi bavarez do ta blinte vetëm nëse dështon operacioni “Florian Wirtz”, shkruan Sport Bild.
    Sipas mediave britanike, e ardhmja e mesfushorit ofensiv të Leipzig është Premier League. Chelsea, Manchester United dhe Tottenham kanë interes për të.
    Sa kushton holandezi? Rreth 75 mln euro. 23-vjeçari e meriton këtë vlerësim, patjetër, por ende nuk e ka kaluar fazën e një talenti në rritje. Rikthim te Barcelona? E pamundur, të paktën sipas raportimeve të deritanishme.

  • Amorim i “fiksuar” me Xavi Simons, Man. United gati të bindë Leipzig me një ofertë të jashtëzakonshmë prej 135 mln eurosh

    Amorim i “fiksuar” me Xavi Simons, Man. United gati të bindë Leipzig me një ofertë të jashtëzakonshmë prej 135 mln eurosh

    18 Maj 2025

    18:53

    Telesport

    Leipzig pati një sezon të dështuar në Bundesligë, duke u renditur në vendin e 7-të, duke mbetur kështu jashtë Europës për sezonin e ardhshëm. Klubi gjerman pritet të pësojë shumë ndryshime këtë verë, pasi do të largohen disa nga lojtarët kryesorë.
    Njëri prej tyre është edhe Xavi Simons, për holandezin ka interes nga disa ekipe, por mesa duket destinacioni i ri i tij do te jëtë Manchester United. Sipas Fichajes, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë deri në 135 milionë euro për të bindur Leipzig për të lënë të lirë Simons.
    Ruben Amorim e pëlqen shumë 22-vjeçarin dhe e sheh atë si pikën refereuese të projektit të tij. Vera do të jetë shumë e nxehtë për Man. United, pasi pritet të bëjë disa transferime, pas një sezoni super të dështuar dhe një nga këto top transferime duket se do të jetë ai i Xavi Simons.
    Leipzig pagoi 50 milionë euro në janar te PSG për holandezin dhe tani mund ta shesë për më shumë së dyfishin e shumës që ka shpenzuar. Në rast se konkreitzohet kjo lëvizje, Xavi Simons do të bëhet një nga transferimet më të shtrenjta, duke barazuar shifrën që Barcelona pagoi për Coutinho-n gjatë sezonit 2017-2018.

  • Simons në radarët e Liverpul dhe Junajtid

    Simons në radarët e Liverpul dhe Junajtid

    U rrit te Akademia e Barcelonës, u shfaq te PSV dhe nënshkroi deri në vitin 2027 me Lajpcig. Talenti piketohet nga klube të Premier League.

    Holandezi Ksavi Simons bëhët çështje për klubet Liverpul dhe Mançester Junajtid. Anësori 22-vjeçar, figuron në pronësi të Lajpcig në Bundesligë dhe konsiderohet një objektiv kryesor për të dy klubet angleze, sipas spanjolles Fichajes.

    Talenti holandez mbërriti te Lajpcig për 50 milionë euro (plus bonuse) dhe pati një sezon të jashtëzakonshëm, aq sa klubi gjerman vendosi çmimin e tij në mbi 100 milionë. Simons mund të luajë si mesfushor sulmues dhe si anësor sulmues, dhe është një profil perfekt për të forcuar repartin sulmues.

    Për Simons, një transferim në Premier League do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierë. Mbetet për t’u parë se kush do të jetë i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar. Për tçu marrë në konsideratë fakti se te Liverpul, drejton një trajner holandez si Arne Slot./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “Kam shumë ëndrra dhe klubi e di”, ylli i Bundesliga pranë transferimit në Angli

    “Kam shumë ëndrra dhe klubi e di”, ylli i Bundesliga pranë transferimit në Angli

    21 Prill 2025

    9:36

    Telesport

    Xavi Simons po planifikon një lëvizje gjatë merkatos së verës. Mesfushori i talentuar holandez, tashmë 22 vjec, që aktualisht luan për Leipzig në Bundesliga, është duke e menduar shumë për të ardhmen e tij.
    Largimi i tij është një mundësi konkrete dhe klubet e Premier League janë informuar për mundësinë e nënshkrimit me të. Pikërisht Anglia shihet edhe si destinacioni më i mundshëm për lojtarin: çmimi i tij është rreth 75 milionë euro, sipas vlerësimeve të Leipzig.
    Gjithsesi, Xavi Simons ka një ëndërr dhe ajo është që një ditë të veshë fanellën e Barcelonës. Megjithatë, ky është një skenar i pamundur për këtë verë. “Unë jam ende një lojtar i ri, kam shumë ëndrra dhe klubi e di këtë”, tha Xavi Simons.
    “Tani për tani, gjëja më e rëndësishme është të luajmë mirë në ndeshjet e ardhshme. Pas ndeshjeve ndërkombëtare, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë“, tha holandezi, që ka një kontratë me Leipzig që skadon në vitin 2027.
    Sipas mediave gjermane, për lojtarin janë të interesuar Manchester United dhe Liverpool.

  • Sa kushton Xavi Simons? Arsenali më në fund merr vesh shifrën që do Leipzig

    Sa kushton Xavi Simons? Arsenali më në fund merr vesh shifrën që do Leipzig

    20 Prill 2025

    15:39

    Telesport

    Xavi Simons do të largohet nga RB Leipzig në verën që po vjen. Endrra e tij është të luajë te Barcelona, por ky duket mision i pamundur, sepse për të nuk ka vend në “Camp Nou”.
    Destinacioni i tij i pritshëm është Arsenali. Klubi londinez ka shfaqur interes për mesfushorin holandez që në vitin e kaluar. Trajneri Arteta e pëlqen shumë.
    Fabrizio Romano raporton se Xavi Simons mund të ketë një shans të madh për t’u larguar nga klubi gjerman, i cili kërkon 75 milionë euro.

  • Manchester United projekton lëvizjen e bujshme në verë, 135 milionë euro për yllin holandez

    Manchester United projekton lëvizjen e bujshme në verë, 135 milionë euro për yllin holandez

    19 Prill 2025

    19:38

    Telesport

    Manchester United po planifikon të bëjë një goditje të bujshme në merkaton e verës, “Djajtë” kanë përgatitur një ofertë 135 milionë euro për yllin e Leipzig, Xavi Simons.
    Simons, i cili u largua nga PSG për t’u bashkuar me Leipzig verën e kaluar, por që ble ërfundimisht për 50 milionë euro nga klubi gjerman në erkaton e janarit, është një nga futollistët më premtues të momentit.
    “Djajtë” po kërkojnë të përforcohen me lojtarë të rinj dhe që shihen si investim afatgjatë dhe mesa duket Xavi Simons është pikërisht profili që ata po kërkojnë.
    Pavarësisht ofertës shumë ujare të United, Leipzig nuk e ka me nxitim ta shesë 21-vjeçarin. Klubi gjerman është i kënaqur me performancën e Simons dhe e di se vlera e tij do vazhdojë të ritet nga sezoni në sezon.

  • Leipzig synon zonën Champions, ndizet Xavi Simons me dy supergola (VIDEO)

    Leipzig synon zonën Champions, ndizet Xavi Simons me dy supergola (VIDEO)

    11 Prill 2025

    21:53

    Telesport

    Leipzig spektakolar sonte në fushën e Wolfsburg, teksa është zgjuar Xavi Simons me dy supergola. Holandezi ka shënuar një herë në brendësi të zonës dhe më pas nga jashtë saj. Goli i parë megjithatë erdhi nga Openda.
    Kujtojmë që Leipzig lufton për zonën Champions dhe vendin e tretë dhe të katërt për të hyrë në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, aty ku në garë janë edhe Frankfurt dhe sidomos Mainz e Borussia Monchengladbah.
    GOLI I OPENDA – VIDEO
    GOLI I SIMONS – VIDEO
    GOLI I SIMONS 2 – VIDEO