Tag: simoni

  • Ndarja nga jeta e ipeshkëvit të Vaut të Dejës në moshën 52-vjeçare, reagon dioqeza e Rrëshenit

    Ndarja nga jeta e ipeshkëvit të Vaut të Dejës në moshën 52-vjeçare, reagon dioqeza e Rrëshenit

    Dioqeza e Rrëshenit ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ipeshkvit të Vaut të Dejës, Simon Kulli. Ipeshkvi i dioqezës së Vaut të Dejës u nda nga jeta në moshën 52-vjeçare.

    Postimi i plotë:

    “Sot herët në mëngjes, imzot Simon Kulli, ipeshkëv i dioqezës së Sapës dhe zëvendëspresident i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ka kaluar në amshim, krejt papritur e pa rend, në moshën 52-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak. Një goditje që na goditi të gjithëve sot dhe na i pikëlloi zemrat.

    Të gjithë ata që kanë pasur fatin ta njihnin imzot Simonin e mirë, e dinë sa i dashur ka qenë ai, sa i qetë, sa i matur, sa i butë, sa i urtë. Aq sa të paqtonte vetëm me praninë e tij, ashtu në heshtje, pa shumë fjalë, por me sytë që i qeshnin bashkë me buzët.

    Imzot Simoni ka qenë një meshtar e mandej një ipeshkëv i gatshëm e i gjendshëm përherë, për gjithkënd dhe kishte gjithnjë dëshirën e madhe që të gjente rrugëdalje për çdo problem të mundshëm, për çka edhe mundohej e angazhohej me shpirt. Dashuria, afërsia, respekti e nderimi që kishin e kanë besimtarët e tij për të, është dëshmia më e mirë e të qenit e tij një bari i mrekullueshëm, që e njihte në thellësi grigjën e vet, atë që Zoti ia kishte besuar përkujdesit të tij dhe që Ai nuk e lëshoi asnjëherë, deri në çastet e tij të mbrame.

    Çdonjëri nga ne e ka njohur dobësinë e tij për të varfrit, të sëmurët e personat me aftësi ndryshe të dioqezës së Sapës, ndaj të cilëve ishte përherë i afërt e i kujdesshëm. Shërbimi i tij me përvujtni ndaj tyre e bënte ndryshe dhe krejt të veçantë imzot Simonin, e shquante, e diferenconte. Prandaj edhe kemi zgjedhur këtë foto shoqëruese për këto fjalë, që do donim shumë të mos i shkruanim kurrsesi. Por na duhet ta bëjmë dhe po e ruajmë të qeshur, imzot Simonin, të gëzuar, në qendër të asaj që e personifikonte dhe krah ipeshkvit tonë, me të cilin eci përnjimend deri në fund…

    LEXO EDHE: Pësoi arrest kardiak, ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës

    Ditën e fundit të jetës së tij, sa e trishtë që kjo ditë ishte jo më larg se dje, imzot Simoni e ka kaluar në dioqezën tonë të Rrëshenit, pikërisht në Rrëshen, me bashkëvëllanë e tij, ipeshkvin tonë, imzot Gjergj Metën, me meshtarë e rregulltare të dioqezave të ndryshme të Shqipërisë, si dhe me të rinj e të reja po nga gjithë Shqipëria, ashtu i qeshur e mik i dashur midis tyre, duke u bërë njësh me ta.

    Imzot Gjergjin në veçanti, por edhe ne të gjithëve, na ka prekur e shenjuar kjo rastësi e dhembshme. Dje, imzot Simoni ka shëtitur nëpër rrugët e Rrëshenit krah për krah me imzot Gjergjin; kanë biseduar bashkë; kanë pirë kafen; kanë bashkëkremtuar Meshën e Shenjtë në kuadër të organizimit për të cilin edhe ishin mbledhur; kanë qëndruar bashkë. Imzot Simoni ia ka dhuruar miqësisë ditën e tij të fundit, asaj më të ngushtës: me Krishtin, prej së cilës burojnë edhe të gjitha miqësitë e marrëdhëniet e tjera njerëzore.

    Mendojmë se e kujtoni që Papa Françesku i ka emëruar imzot Simonin e imzot Gjergjin si ipeshkvij të dioqezave përkatëse, në të njëjtën ditë. E imzot Simoni ia mbajti dorën ipeshkvit tonë deri në fund, duke mos u larguar prej kësaj jete pa ia lënë atij e ne, kujtimin e vet të gjallë nëpër qytet; pa na e lënë bekimin e tij, sepse megjithëmend e besojmë se ka ardhur e na ka ka bekuar.

    Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen e imzot Simonit, për familjen e tij dioqezane të Sapës, si dhe për të gjithë ata që e kanë dashur e i ka dashur. Zoti e pranoftë në Mbretninë e Tij, imzot Simonin, për të cilën ka punuar sipas porosive e mësimeve të Tij dhe na ndihmoftë ne të gjithëve që të gjejmë ngushëllim për humbjen e njeriut tonë të shtrenjtë!

    Ju kërkojmë sa më shumë lutje për shpirtin e tij, të dashur miq.”, shkruhet në postim.

  • “Ka ardhur koha për një analizë të thellë”/ Mbledhja e gjyqtarëve, reagon Simoni: Ka pasur kërcënime dhe presione…

    “Ka ardhur koha për një analizë të thellë”/ Mbledhja e gjyqtarëve, reagon Simoni: Ka pasur kërcënime dhe presione…

    Sandër Simoni, gjyqtar i Gjykatës së Lartë deklaroi se për gjyqtarët ka pasur kërcënime dhe presione. Ai tha se është koha për një analizë më të thellë dhe më të gjerë për këtë situata në gjykata.
    Sandër Simoni:
    Ju i dini informacionet. Ka pasur kërcënime dhe presione, por jo kaq ngjarje të rënda. Shpreso që të jetë rasti i fundit. Do të bëhet një analizë. Ka ardhur koha e një analize më të gjërë dhe thelluar. Ky ishte qëllimi i kësaj mbledhjeje.

  • Interi, këto janë shifra historike. Sulmi nuk kishte performuar kurrë kaq mirë në 28 vitet e fundit

    Interi, këto janë shifra historike. Sulmi nuk kishte performuar kurrë kaq mirë në 28 vitet e fundit

    Interi po regjistron një moment historik në sulm, më të mirin në 28 vitet e fundit. Me 17 gola në kampionat dhe 5 në Champions League, skuadra zikaltër ka arritur 22 gola në 8 ndeshjet e para sezonale. Diçka e tillë mungonte nga sezoni 1997-1998. Atë sezon, Interi përfundoi në vendin e dytë, me Gigi Simoni në stol dhe “Fenomenin” në sulm, i shoqëruar nga lojtarë si Zamorano, Recoba, Djorkaeff, Ganz dhe Kanu.
    Braziliani Ronaldo e përfundoi sezonin me 34 gola në 47 ndeshje, duke lënë një shenjë të pashlyeshme në sulmin e Interit. 28 vite më vonë, gjithçka ka ndryshuar në “Appiano Gentile”; pronar, president, lojtarë dhe trajner, por statistika e golave lidhet simbolikisht me atë të Ronaldos. Këtë sezon, Cristian Chivu ka avantazhin e shumë alternativave në sulm: Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram me 3 gola secili, Ange-Yoan Bonny 2 gola dhe Francesco Pio Esposito gjithashtu në listën e golashënuesve.
    Megjithatë, deficiti mbetet në mbrojtje. Interi ka pësuar 8 gola në kampionat, më shumë se shumica e skuadrave të tjera, një problem që kujton po sezonin 1997-1998, kur Inter i Simoni pësonte 7 gola.

    22 – Negli ultimi 60 anni solo due volte l’#Inter ha segnato almeno 22 gol nelle prime otto partite stagionali tra tutte le competizioni: nel 2025/26 con Cristian Chivu (escluso Mondiale per Club) e nel 1997/98 con Luigi Simoni allenatore (22 reti in entrambe). Graffiante. pic.twitter.com/HyDNaAMjzi
    — OptaPaolo (@OptaPaolo) October 7, 2025

  • Kombëtarja vijon përgatitjet për miqësoren me Gjibraltarin. Largohet Kastrati i dëmtuar, ftohet Simon Simoni

    Kombëtarja vijon përgatitjet për miqësoren me Gjibraltarin. Largohet Kastrati i dëmtuar, ftohet Simon Simoni

    Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për ndeshjet e shtatorit në ditën e dytë në kampin stërvitore në Malaga të Spanjës.
    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë në skuadër portierin e Kombëtares U-21, Simon Simoni, pasi Elhan Kastrati nuk do të jetë i gatshëm për arsye dëmtimi.

    Kastrati, i cili ka një dëmtim në gju, është paraqitur në grumbullim, ku i është nënshtruar analizave dhe vizitave nga stafi mjekësor, që ka konkluduar se futbollisti nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjet me Gjibraltarin e Letoninë dhe se ka nevojë për trajtim mjekësor.
    Simoni do të mbërrijë në kampin kuqezi në orët në vazhdim dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë.
    Sa i përket grupit, kanë mbërritur gjatë ditës Enis Çokaj dhe Cristian Shpendi, të cilët janë stërvitur rregullisht me skuadrën. Seanca stërvitore ka zgjatur pak më shumë se një orë dhe i gjithë grupi gëzon formë të mirë.
    Ditën e nesërme (e mërkurë) në ora 17:00 do të jetë konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo, ndërkohë që në ora 18:00 do të zhvillohet seanca zyrtare stërvitore.
    Shqipëria do të luajë më 4 shtator një miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë, me sfidën që nis në ora 18:00, ndërsa më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.
    Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë.

  • Kombëtarja/ Largohet Kastrati i dëmtuar, ftohet Simon Simoni

    Kombëtarja/ Largohet Kastrati i dëmtuar, ftohet Simon Simoni

    Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për ndeshjet e shtatorit në ditën e dytë në kampin stërvitore në Malaga të Spanjës.

    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë në skuadër portierin e Kombëtares U-21, Simon Simoni, pasi Elhan Kastrati nuk do të jetë i gatshëm për arsye dëmtimi.

    Kastrati, i cili ka një dëmtim në gju, është paraqitur në grumbullim, ku i është nënshtruar analizave dhe vizitave nga stafi mjekësor, që ka konkluduar se futbollisti nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjet me Gjibraltarin e Letoninë dhe se ka nevojë për trajtim mjekësor.

    Simoni do të mbërrijë në kampin kuqezi në orët në vazhdim dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Letonisë në Tiranë.

    Sa i përket grupit, kanë mbërritur gjatë ditës Enis Çokaj dhe Cristian Shpendi, të cilët janë stërvitur rregullisht me skuadrën. Seanca stërvitore ka zgjatur pak më shumë se një orë dhe i gjithë grupi gëzon formë të mirë.

    Ditën e nesërme (e mërkurë) në ora 17:00 do të jetë konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo, ndërkohë që në ora 18:00 do të zhvillohet seanca zyrtare stërvitore.

    Shqipëria do të luajë më 4 shtator një miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë, me sfidën që nis në ora 18:00, ndërsa më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.

    Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë.

    Vazhdo leximin

  • Arrestohet punonjësi i OSHEE, merrte para për të favorizuar një biznes

    Arrestohet punonjësi i OSHEE, merrte para për të favorizuar një biznes

    Policia e Vlorës ka arrestuar punonjësin e OSSH-së, Mario Simoni, pasi dyshohet se ka marrë para për të favorizuar një subjekt privat.
    Në kuadër të operacionit të koduar “MATËSI”, në pranga ka rënë edhe një 42-vjeçar Leonard Havaraj, i cili ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka shoqëruar punonjësin e OSSH gjatë aktit korruptiv.
    Në kuadër të këtij operacioni, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100 euro, 2 celularë dhe 1 automjet.
    “Si rezultat i operacionit u arrestua për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi: Mario Simoni, 35 vjeç, me detyrë shef ekipi për lexuesit e matësave të energjisë elektrike, pranë OSSH Vlorë. Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë 100 euro nga një subjekt privat, me qëllim favorizimin për pagesën e energjisë elektrike, nëpërmjet ndërhyrjes në aparatin matës.
    Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Leonard Havaraj, 42 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi u konstatua së bashku me shtetasin Mario Simoni, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Në kuadër të këtij operacioni, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 100 euro, 2 celularë dhe 1 automjet. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë”, njoftoi sot policia.
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Begaj dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare nderojnë Papa Françeskun, u bashkohet edhe kardinali shqiptar Ernest Simoni

    Begaj dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare nderojnë Papa Françeskun, u bashkohet edhe kardinali shqiptar Ernest Simoni

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj kreu sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan,

    Në ceremoni morën pjesë drejtues shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga e gjithë bota.
    Gjatë homazheve për Atin e Shenjtë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shoqërohej nga pesë përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare, atij mysliman, ortodoks, katolik, bektashi dhe ungjillor, një dëshmi e vëllazërisë mes besimeve dhe tolerancës fetare, të cilën Papa Françesku e ka çmuar edhe gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
    Në ceremoninë e nderimit të Papa Françeskut, krah Presidentit të Republikës ishin Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kardinali Ernest Simoni, Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale, Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi, Kreu i Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Gent Kruja, Ergest Biti, Kryetar i Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë e të tjerë.
    Krah Begajt ishte edhe Presidentja e Kosovës dhe kardinali shqiptar Ernest Simoni.
    “Bashkë, për të nderuar Papa Françeskun. Nderojmë kujtimin e Shenjtërisë së Tij, që na la një trashëgimi shpirtërore dhe morale për ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe të jetësojmë vizionin e tij për drejtësinë, solidaritetin dhe paqen”, ka shkruar Presidenti krahas fotos.

    Top Channel

  • Begaj dhe katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare nderojnë Papa Françeskun, u bashkohet edhe kardinali shqiptar Ernest Simoni

    Begaj dhe katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare nderojnë Papa Françeskun, u bashkohet edhe kardinali shqiptar Ernest Simoni

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj kreu sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan,

    Në ceremoni morën pjesë drejtues shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga e gjithë bota.
    Gjatë homazheve për Atin e Shenjtë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shoqërohej nga katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare, atij mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi, një dëshmi e vëllazërisë mes besimeve dhe tolerancës fetare, të cilën Papa Françesku e ka çmuar edhe gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
    Në ceremoninë e nderimit të Papa Françeskut, krah Presidentit të Republikës ishin Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kardinali Ernest Simoni, Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale, Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi, Kreu i Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Gent Kruja, e të tjerë.
    Krah Begajt ishte edhe Presidentja e Kosovës dhe kardinali shqiptar Ernest Simoni.
    “Bashkë, për të nderuar Papa Françeskun. Nderojmë kujtimin e Shenjtërisë së Tij, që na la një trashëgimi shpirtërore dhe morale për ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe të jetësojmë vizionin e tij për drejtësinë, solidaritetin dhe paqen”, ka shkruar Presidenti krahas fotos.

    Top Channel

  • Kardinali shqiptar, dom Ernest Simoni-Troshani reagon pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut

    Kardinali shqiptar, dom Ernest Simoni-Troshani reagon pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut

    Kardinali dom Ernest Simoni-Troshani ka dalë me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.
    Sipas tij, Papa Françesku, në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar pas zgjedhjes në krye të Vatikanit, zgjodhi Shqipërinë dhe popullin shqiptar, duke dhënë një mesazh të fortë dashurie dhe përkrahjeje për kombin tonë.
    Kardinali dom Ernest Simoni-Troshani theksoi se Papa Françesku ishte gjithmonë në mbrojtje të fëmijëve, grave, të varfërve dhe njerëzve të prekur nga luftërat.
    “Në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar, Papa Françesku zgjodhi popullin shqiptar. Ne jemi shtegtarë në këtë botë, pasi edhe vetë Krishti ka thënë: ‘Mos kini frikë nga vdekja e trupit, por keni frikë për shpirtin’. Papa është përpjekur për mbrojtjen e fëmijëve, grave, të varfërve dhe njerëzve të prekur nga luftërat. Vdekja nuk është fund, por fillimi i një jete të re, të lirë, madhështore dhe të gëzueshme,” tha Kardinali dom Ernest Simoni-Troshani.
    Kujtojmë se më 21 shtator 2014, Ati i Shenjtë vizitoi Tiranën, në udhëtimin e tij të parë si Papë në Europë. Qindra mijëra besimtarë të krishterë dhe myslimanë mbushën bulevardin qendror të Tiranës për të përshëndetur nga afër Papën.
    Gjatë fjalës së tij nga sheshi “Nënë Tereza”, Papa Françesku u shpreh:
    “Erdha për t’ju inkurajuar që të rritet shpresa brenda dhe mes jush. Uroj që shqiponja që keni në flamurin tuaj të mbajë gjithmonë shpresën te Zoti, që nuk zhgënjen dhe qëndron pranë në momente të vështira.”
    Papa kremtoi Meshën, përforcoi në fe bashkësinë katolike dhe inkurajoi dialogun ndërfetar në shërbim të së mirës së përbashkët, duke i ftuar shqiptarët të vazhdojnë rrugën drejt demokracisë.
    Papa Françesku vizitoi Shqipërinë 21 vite pas Papës Shenjt Gjon Pali II, i cili më 25 prill 1993 rivendosi hierarkinë e Kishës Katolike pas periudhës së errët të komunizmit.
    Më 19 nëntor 2016, Papa Françesku emëroi dom Ernest Simoni-Troshanin me titullin Kardinal, si nderim për qëndresën e tij historike gjatë regjimit komunist. Prifti shqiptar, i cili vuajti 18 vite burg gjatë diktaturës, u emërua mes 17 klerikëve të nderuar atë ditë. Gjatë ceremonisë, Papa Françesku i puthi dorën kardinalit të ri, si një akt përulësie dhe respekti të thellë.

  • Lajmi i rëndë i shembi botën prindërve: Babi nuk shoh! Binjakët u diagnostikuan me sëmundjen e rrallë, prindërit thirrje për ndihmë në “Për Shqiptarët”

    Lajmi i rëndë i shembi botën prindërve: Babi nuk shoh! Binjakët u diagnostikuan me sëmundjen e rrallë, prindërit thirrje për ndihmë në “Për Shqiptarët”

    Denisa dhe Simoni ishin fare të rinj kur u njohën, u dashuruan dhe vendosën të lidhnin jetën së bashku. Ajo ishte nga Delvina, ndërsa ai nga Dhëmblani, fshati i vogël i Tepelenës, ku dhe hodhën themelet e para të familjes së tyre të re.

    Në 2018 erdhi në jetë vajza e tyre e parë, Desila, si një engjëll që do t’ua ndriçonte shtëpinë e do t’i nxiste të rendnin drejt një jetë më të mirë. Një vit më pas, Simoni e Denisa e lanë pas fshatin e tyre. Erdhën në Tiranë, në një shtëpi me qira, me shpresën që do të kishin mundësitë reja.
    Ardhja në jetë e dy vogëlushëve: Seit dhe Eldisa, u dha një gëzim të ri.
    Derisa kuptuan se në sytë e tyre të bukur e të qeshur, kishte një problem. Të vegjlit, ndërsa mësuan të ecnin, nisën të përplaseshin me sende, rrëzoheshin shpesh e nuk gjenin dot drejtimin e prindërve kur i thërrisnin.
    Pas shumë kontrollesh, mjekët dhanë lajmin që ua shembi botën dy prindërve: Seit sheh vetëm 5%, ndërsa Eldisa vetëm 2.5%. Të dy fëmijët u diagnostikuan me një sëmundje të rrallë dhe shumë të rëndë të syve, një sëmundje që përparon shpejt dhe që mund t’ua marrë shikimin përgjithmonë.
    Për Simonin, kjo ishte një plagë që hapej sërish. E kishte parë këtë errësirë më parë tek babai i tij, që kishte humbur shikimin nga njëri sy në moshë të re. Por nuk e kishte imagjinuar kurrë që e njëjta gjë do i ndodhte te fëmijët e tij të vegjël.
    Çdo mëngjes, fëmijët zgjohen duke kërkuar babain. Nuk e shohin, por ndiejnë praninë e tij. Zgjatin duart deri sa gishtat e tyre të vegjël prekin fytyrën e tij të lodhur, të lagur nga lotët.
    “Babi, ku je? Nuk shoh” i thotë Seiti. Zëri i tij i vogël qëllon në zemrën e Denisës dhe Simonit si shigjetë.
    Tani, Denisa dhe Simon përballen çdo ditë me frikën se fëmijët e tyre do të rriten pa parë fytyrat e prindërve, pa parë dritën e diellit, qiellin apo çdo gjë tjetër.Fatmiresisht mjekët thonë se ka një shpresë, një mundësi për trajtim jashtë vendit, por koha është e shkurtër dhe nuk pret.
    Simoni e Denisa nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet. Çdo ditë është një betejë me kohën dhe pamundësinë. Nëse nuk trajtohen jashtë vendit, fëmijët do ta humbasin plotësisht shikimin.
    Ata luten për t’i çuar fëmijët jashtë, për t’i shpëtuar nga errësira që po u afrohet me hapa të shpejtë. Ata kanë nevojë për ndihmë, që Seiti dhe Eldisa të mund të shohin dritë e të jetojnë jetën me të gjitha ngjyrat e saj, thirrje që u bë në “Për Shqiptarët”.

    Top Channel