Simone Inzaghi po përjeton momentin më të mirë të karrierës së tij në krye të Interit, me një sezon të shkëlqyer në të gjitha frontet dhe një stil loje që ka fituar admirimin e kritikëve dhe tifozëve. Kjo formë brilante ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të fuqishme në botë – dhe një prej tyre është Al Hilal, gjiganti saudit që nuk fshihet më pas ambicieve të mëdha.
Në Milano, drejtuesit e Interit janë të vendosur të mbajnë trajnerin që po i udhëheq drejt suksesit. Rinovimi i kontratës është përgatitur prej kohësh dhe pritet vetëm firma për ta zyrtarizuar. Megjithatë, vonesa në konkretizimin e marrëveshjes ka ngjallur diskutime dhe lënë hapësirë për spekulime – veçanërisht kur në skenë shfaqen oferta marramendëse.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Al Hilal është përgatitur të bëjë një ofertë rekord për Simone Inzaghin, duke i propozuar një kontratë me pagë vjetore prej 20 milionë eurosh. Një shumë që do ta katapultonte italianin në mesin e trajnerëve më të paguar në historinë e futbollit.
Klubi saudit e shikon Inzaghin si njeriun ideal për të nisur një projekt të ri ambicioz – që synon dominimin e plotë në Azi dhe forcimin e markës së Al Hilalit në futbollin ndërkombëtar.
Për Inzaghin, kjo ofertë vjen në kulmin e karrierës së tij. Interi i ka dhënë platformën për të treguar vlerat si trajner elitar, por gjithashtu, një kontratë me 20 milionë euro në sezon është vështirë të injorohet, sidomos nëse marrëveshja me klubin zikaltër nuk finalizohet shpejt.
E ardhmja e Inzaghit mbetet e hapur – dhe ndoshta, pikërisht në sukseset e këtij sezoni do të fshihet edhe vendimi për hapin e radhës.
Tag: simone
-

Simone Inzaghi, më i kërkuari në tregun e trajnerëve/ Al Hilal “kërcënon” Interin me një ofertë marramendëse
-

Arabët e Al-Hilal synojnë trajnerin Simone Inzaghi, gati kontrata e majme dhe një merkato e fortë
18 Prill 2025
11:38
Telesport
Nga njëra anë, fjalët qetësuese të Beppe Marotta, i cili e konsideroi një formalitet rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzaghi. Nga ana tjetër, një mal me parà vijnë nga Arabia Saudite për të bindur trajnerin italian, që po lufton për të fituar “tripletën” këtë sezon me Inter.
Teksa Inter eliminoi Bayern Munich për të fituar një vend në gjysmëfinalet e Champions League kundër Barcelonës, emisarë nga Al Hilal gjenden në Milano. Klubi ambicioz saudit po kërkon trajnerin e Inter për të tentuar një vend si protagonist në Kupën e Botës për Klube.
Për momentin duket se tek Inter nuk janë të shqetësuar, por me paratë arabe asgjë nuk është e pamundur. Sipas “Gazzetta dello sport”, ekipi i Al Hilal është gati të vendosë në tavolinë një kontratë 20 milionëshe dhe, ndërkohë, të pasuronte skuadrën me disa lojtarë të nivelit të lartë. -

“Bild” çfarë gafe para Bayern Munich-Inter! “Fenomeni Inzaghi”, por fotoja është e…. Pippos
Një gabim aspak i këndshëm, aq më tepër kur bëhet fjalë për një nga trajnerët më të suksesshëm të momentit në Europë. Në prag të supersfidës së Champions League mes Bayern Munich dhe Interit, gazeta prestigjioze gjermane “Bild” i ka kushtuar vëmendje të veçantë duelit dhe protagonistëve, duke përfshirë edhe një intervistë të gjatë me ish-sulmuesin e madh të të dyja klubeve, Karl-Heinz Rummenigge, sot anëtar i bordit drejtues të Bayernit.
Në qendër të vëmendjes ishte padyshim Simone Inzaghi, trajneri i Interit, që prej kohësh po fiton vlerësime në rritje për rezultatet dhe stilin e lojës që ka ndërtuar me skuadrën zikaltër. Rummenigge nuk i kurseu fjalët e mira për të: “Për mua është një surprizë pozitive.
Ka fituar në Itali, po bën shumë mirë edhe në Europë. Kam qenë në Stamboll për finalen e Champions-it kundër Manchester City dhe me pak më shumë fat, Interi do ta fitonte atë ndeshje. Simone është një fenomen. Askush të mos mendojë se Bayerni është favorit, sepse nuk është kështu”.Deri këtu gjithçka shkonte në mënyrë perfekte, por kur erdhi momenti që gazeta gjermane ta ilustronte artikullin me një foto të trajnerit zikaltër ndodhi gafa. Në vend të një fotoje të Simone Inzaghit, redaksia e “Bild” vendosi një foto të vëllait të tij, Filippo (Pippo) Inzaghi, ish-sulmues legjendar i Milanit dhe i kombëtares italiane, sot trajner në Serie B.
Një ngatërrim që në Itali është mëse i kuptueshëm për shkak të ngjashmërisë së tyre fizike dhe lidhjes së përhershme me futbollin. Megjithatë, për një gazetë ndërkombëtare si “Bild”, që shquhet për seriozitetin në raportimet sportive, një gafë e tillë ngre vetvetiu pikëpyetje; aq më tepër kur artikulli kishte në fokus një figurë aktuale si Simone Inzaghi dhe përfshinte fjalë të mëdha nga një ikonë si Rummenigge.
Ironia është se, ndërsa Rummenigge lavdëronte “fenomenin Simone”, gjermanët ia veshën lavdet “fenomenit” tjetër, Pippos. -

“Simone Inzagahi, pasuesi ideal i Pep Guardiolës te Manchester City”
6 Prill 2025
15:12
Telesport
Sandro Mazzola, legjenda e Interit dhe Italisë, është i mendimit se pavarësisht dëshirës së tij që të vazhdojë të qëndrojë sa më gjatë tek zikaltrit, Simone Inzaghi është kandidati i duhur për të zëvendësuar Pep Guardiolën në krye të Manchester City-t.
“Inzaghi do shkojë tek Arsenal? Jo, Simonen e shoh më shumë si pasuesi i Guardiolës te Manchester City. Unë uroj dhe besoj se do qëndrojë shumë gjatë tek Inter, por nëse ka një ekip ideal për të në rast largimi nga zikaltrit, është pikërisht Manchester City”, tha Mazzola në një intervistë për SempreInter.
Kontrata e Simone Inzaghi-t me Interin skadon në vitin 2026, por të dy palët po punojnë për një rinovim deri në vitin 2028. Kohët e fundit, Inzaghi është përmendur shpesh si pasuesi i mundshëm i Arteta-s tek Arsenal, por italiani duket se do të vazhdojë të respektojë kontratën deri në fund me Interin. -

Mes titullit dhe Champions-it, për Interin është derbi në rrugën drejt “yllit të argjendtë”
Interi nuk e sheh “Coppa Italia” si një trofe dytësor, aq më pak Simone Inzaghi, i cili e ka fituar tri herë këtë garë, duke përfshirë edhe periudhën te Lazio. Me 9 tituj të fituar në histori, zikaltërit janë vetëm një hap larg një momenti simbolik; “yllit të argjendtë”.
Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, Interi mund t’i kërkojë federatës të shtojë një yll në fanellë në rast triumfi në finalen e Kupës së Italisë. Nuk ka një rregullore që e detyron diçka të tillë pas 10 sukseseve në kompeticion, por klubi zikaltër mund ta kërkojë dhe të merret në konsideratë, edhe pse Juventusi, me 15 tituj, nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë.
Në mes të këtij objektivi është Milani, kundërshtari i gjysmëfinales, i cili luan një sezon të tërë në këtë derbi. Nga ana tjetër, Interi ka një kalendar tejet të ngjeshur me ndeshje vendimtare në garën për titull dhe në Champions League. Për më tepër, Simone Inzaghi duhet të menaxhojë lodhjen dhe mungesat për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve.
Seanca e fundit stërvitore, përpara ndeshjes së të mërkurës, u pasuan nga konferencat për shtyp të trajnerëve respektivë, Simone Inzaghi dhe Sergio Conceiçao. Mungesat e sigurta për Interin janë:
❌ Lautaro Martinez, me rikthimin e tij të planifikuar për ndeshjen e kampionatit ndaj Parmës.❌ Denzel Dumfries, Mehdi Taremi dhe Piotr Zielinski (të dëmtuar)❌ Kristjan Asllani (i pezulluar)Dilema më e madhe është Stefan De Vrij, i cili mund të kthehet në grup dhe të përfshihet në listën e të grumbulluarve.
Formacioni i mundshëm🔹 Calhanoglu pritet të jetë titullar dhe do të duhet të bëjë orë shtesë në mesfushë.🔹 Barella, i pezulluar në kampionat, do të rikthehet nga minuta e parë.🔹 Dueli mes Frattesi dhe Mkhitaryan pritet të favorizojë armenin.🔹 Bastoni rikthehet në mbrojtje, ndërsa në portë mund të luajë Martinez, që është zgjedhja për ndeshjet e Kupës.🔹 Në sulm, Arnautovic ka shpenzuar shumë energji kundër Udineses dhe ka pësuar një goditje, ndaj Joaquin Correa është kandidati kryesor për të luajtur përkrah Thuram.
Përfundimisht, gjithçka do të qartësohet para ndeshjes, por Interi është i përgatitur për një betejë të madhe në derbin që mund ta çojë një hap larg një tjetër trofeu historik.
