Tag: simond

  • Tronditet bota e skive: Ndërron jetë në stërvitje ylli i ri francez, Margot Simond

    Tronditet bota e skive: Ndërron jetë në stërvitje ylli i ri francez, Margot Simond

    Bota e sportit është tronditur nga një tjetër fatkeqësi e rëndë. Margot Simond, një nga talentet më premtuese të skive në Francë, ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë një seance stërvitore në pistën e njohur të Val d’Isère, ndërsa po përgatitej për garën “Red Bull Alpine Park”.

    18-vjeçarja, e lindur në Aillons Margériaz të rajonit të Savojës dhe pjesë e klubit “Ski Club Les Saisies”, pësoi një përplasje të rëndë gjatë stërvitjes. Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje, por përpjekjet për ta shpëtuar rezultuan të kota.

    Simond kishte spikatur si kampione kombëtare në kategorinë U18 dhe këtë vit kishte debutuar në Kupën e Europës, duke përfaqësuar Francën edhe në Kampionatin Botëror për të rinj në Tarvisio. Vdekja e saj përfaqëson një humbje të madhe për sportin francez dhe për komunitetin ndërkombëtar të skive.
    /vizionplus.tv

  • Tragjedi në pistën e skive, vdes në moshën 18-vjeçare ylli i ri francez Margot Simond

    Tragjedi në pistën e skive, vdes në moshën 18-vjeçare ylli i ri francez Margot Simond

    Një tjetër tragjedi ka goditur botën e skive, pas asaj të Matilde Lorenzi. Vdes gjatë një stërvitjeje ne Val d”lsere ylli i ri francez i skive, Margot Simond. Ajo po përgatitej të merrte pjesë ne eventin “Red Bull Alpine Park”.

    18-vjecarja ra gjatë aktivitetit dhe ndërhyrja e shpejtë e ndihmës nuk arriti ta shpëtojë, përplasja ishte fatale. Prokuroria e Alberville ka hapur një hetim për aksidentin.
    Margot Simond, e lindur në Aillons Margériaz, në rajonin e Savojës dhe pjesë e klubit të skive “Ski Club Les Saisies”, ishte një nga talentet më të mëdha të skive franceze.
    Kampione kombëtare në kategorinë nën 18 vjeç, këtë vit kishte debutuar në Kupën e Europës dhe kishte marrë pjesë në Kampionatin Botëror për të rinj në Tarvisio.

    Top Channel