Tag: simeone

  • Simeone, pas eliminimit ndaj Barcelonës: Nuk ka vend për ankesa apo kritika, kaq është maksimumi ynë

    Simeone, pas eliminimit ndaj Barcelonës: Nuk ka vend për ankesa apo kritika, kaq është maksimumi ynë

    Cholo Simeone shprehu zhgënjimin e tij pas eliminimit nga Kupa e Mbretit. Të tijtë u mundën me rezultat minimal kundër Barcelonës në “Metropolitano”, pasi kishin barazuar 4-4 në gjysmëfinalen e parë.
    Ndjesitë pas ndeshjes: “Nuk bëmë një pjesë të parë të mirë, por as nuk kemi pse të kërkojmë falje. Në futboll ndonjëherë kalon momente kur kundërshtari është superior, por në pjesën e dytë garuam shumë mirë dhe patëm mundësinë të barazonim. Nuk prisja ta luanim të gjithë ndeshjen si pjesën e dytë, por luajtëm kundër një rivali të madh, duhet ta pranojmë vendin ku ndodhemi”.
    Performanca e ekipit: “Ekipi po garon shumë mirë, do të vazhdojmë të konkurrojmë në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin përkushtim që po tregojmë, do të fokusohemi te La Liga. Që nga e premtja do të përqendrohemi te Sevilla”.
    Qëndrimi ndaj Barcelonës dhe Real Madridit: “Nuk kam asnjë dyshim se klubi është në një proces rritjeje të vazhdueshme. Kemi sjellë lojtarë të mëdhenj, që po japin maksimumin, po konkurrojmë mirë në Champions, në La Liga dhe në Kupë. E kam bindje këtë që po them”.
    Masat për ta ndaluar Barcelonën: “Ata mund të kishin shënuar edhe ndonjë gol më shumë. Rezultati minimal na dha mundësinë ta përballonim me më shumë guxim pjesën e dytë. E provuam të barazonim, por kundërshtari luan shumë mirë. Më pëlqen mënyra se si luan Barcelona, mendoj se në 4 ndeshjet e këtij sezoni kundër saj kemi konkurruar shumë mirë”.
    Gjendja emocionale e skuadrës: “Ky është futbolli. Ka momente të mira dhe të vështira. Gjatë një sezoni duhet të dish si t’i menaxhosh këto periudha. Kemi pasur momente të mira, të këqija, mesatare dhe të mira sërish. Shpresojmë ta mbyllim çdo ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme”.
    A ka vend për autokritikë: “Nuk ka vend për ankesa apo kritika. Futbollistët po japin gjithçka, ky është maksimumi që mund të japim. Nuk kam dyshime për këtë, synojmë të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë në La Liga”.

  • Kupa e Mbretit, Simeone ka gati ndryshimin e madh për Barcelona-n

    Kupa e Mbretit, Simeone ka gati ndryshimin e madh për Barcelona-n

    1 Prill 2025

    11:05

    Telesport

    Diego Simeone ka bërë të qarta synimet e tij përpara ndeshjes vendimtare gjysmëfinale të Atletico Madrid me Barcelonën në Copa del Rey.
    Pas një barazimi 4-4 në ndeshjen e parë, trajneri argjentinas po përdor qasjen e tij të zakonshme të kujdesshme në favor të një organizimi të guximshëm sulmues.
    Sipas një raporti nga AS, Simeone ka bërë thirrje për një ndryshim në mentalitet të lojtarëve të tij. Ata do të duhet të imponohen në ndeshje, jo vetëm të mbrohen ndaj kundërshtarit.
    Ai gjithashtu i tha skuadrës së tij se do ta vinin Barcelona-n në vështirësi nëse do ta nisnin mirë nga fillimi.
    Lojtarët duhet të luajnë shpejt, të mendojnë më shpejt dhe të thyejnë linjat me saktësi. Marcos Llorente-s dhe Giuliano-s iu tha të hapeshin në krahë, dhe Antoine Griezmann me Julian Alvarez të shkonin më thellë përpara për të krijuar hapësirë.
    Me eliminimin e Atletico nga Champions League dhe rrëshqitje në La Liga, Simeone-s i mbetet Kupa e Mbretit si mundësia e fundit e vërtetë e klubit të tij për të fituar një trofe.

  • Diego Simeone e akuzon Real Madridin si kurrë më parë: Ajo që ndodhi në Champions ishte e vendosur, duhej të kualifikohej më tej Reali

    Diego Simeone e akuzon Real Madridin si kurrë më parë: Ajo që ndodhi në Champions ishte e vendosur, duhej të kualifikohej më tej Reali

    Në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Espanjolin, në barazimin 1-1, trajneri i Atletico-s ka prekur temën e… eliminimit nga Champions League. Fjalët e argjentinasit zbulojnë pakënaqësinë e tij ndaj UEFA-s dhe Szymon Marciniak për humbjen ndaj Real Madridit.
    Në gjuajtjen e penalltive, Szymon Marciniak e anuloi golin e Julian Alvarez pas një rishikimi të VAR, gjyqtari polak vendosi që Alvarez e kishte prekur topin dy herë, për këtë arsye goli u anulua.
    Trajneri i Atleticos nuk e ka fshehur indinjatën pas ndeshjes. “Unë kurrë nuk kam parë VAR të thërrasë për një penallti,” tha ai në atë kohë. Pas eliminimit nga Champions League, skuadra e tij pati dy paraqitje të dobëta.
    Në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Espanyolit, trajneri i Atletico-s solli sërish temën e rënies nga Champions League.
    “Ne luajtëm shumë mirë në Champions League, fituam ndeshjen e dytë, por përfunduam ashtu siç vendosi UEFA. Ne fituam dhe Reali na eliminoi. Nuk e konsideroj këtë një zhgënjim. Ajo që ndodhi ishte shumë e qartë”, tha Simeone. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Diego Simeone kërkon të sjellë tek Atletico një tjetër argjentinas, synon kampionin e botës që luan me Spurs

    Diego Simeone kërkon të sjellë tek Atletico një tjetër argjentinas, synon kampionin e botës që luan me Spurs

    26 Mars 2025

    9:18

    Telesport

    Cristian Romero, mbrojtësi i Tottenham dhe Argjentinës, sipas asaj që zbuloi “Relevo”, është kthyer në një nga objektivat kryesorë të merkatos së e Atletico Madrid. Sipas mediave spanjolle, Romero është kërkuar nga trajneri Diego Simeone, që kërkon të forcojë mbrojtjen.
    Edhe pse në skuadër Simeone ka aktualisht lojtarë të fortë si Lenglet, Giménez dhe Le Normand, po insiston për ardhjen e mbrojtësit të Spurs. Ai beson se ardhja e tij do ta ngrinte më tej nivelin e skuadrës.
    Romero po bën një paraqitje të mirë, u shpall kampion bote në Katar 2022 me Argjentinën, si dhe fitues në Kupën e Amerikës në vitet 2021 dhe 2024. Në moshën 26-vjeçare ai po mendon për të bërë kapërcimin drejt një ekipi të nivelit të lartë në Evropë, për të fituar më shumë trofe.
    Romero aktualisht është i lidhur me një kontratë me Tottenham deri në qershor 2027, por një lëvizje në Atlético Madrid do të përbënte një ribashkim të përhershëm me patriotët e tij Julián Álvarez, De Paul, Molina e Giuliano Simeone.