Tag: simeone

  • Dëshira e çuditshme e Diego Simeone, të transferojë këtë 34-vjeçar

    Dëshira e çuditshme e Diego Simeone, të transferojë këtë 34-vjeçar

    23 Shtator 2025

    19:56

    Telesport

    Virgil van Dijk, tashmë 34 vjeç, mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me fanellën e Liverpool-it. Kontrata e holandezit skadon në vitin 2027, por ai mund të largohet gjatë verës së ardhshme.
    Mediat spanjolle raportojnë se Van Dijk është “fiksimi” i madh i Diego Simeone-s për të përforcuar mbrojtjen e Atletico Madridit, e cila ka shfaqur shumë probleme në këtë fillim sezoni.
    Pavarësisht moshës së madhe së lojtarit, Diego Simeone është i bindur se përvoja dhe aftësia e tij si lider do e ndihmonin shumë Atletico-n. Pas përballjes mes dy ekipeve në Champions, ku Liverpool fitoi në fund 3-2 në “Anfield”, Van Dijk nuk hezitoi të shprehte publikisht admirimin e tij për Diego Simeone-n dhe karakterin e ekipeve të tij, duke shtuar akoma dhe më shumë zërat për një transferim në Madrid në fund të këtij sezoni.

  • Alvarez u zëvendësua përsëri: “Gjithmonë mua…” Simeone: “Ai është sulmuesi ynë më i mirë”

    Alvarez u zëvendësua përsëri: “Gjithmonë mua…” Simeone: “Ai është sulmuesi ynë më i mirë”

    22 Shtator 2025

    15:00

    Alfred Lleshi

    Julian Alvarez kaloi një ditë të vështirë me Atletico Madridin. Sulmuesi argjentinas rikthehej pas një problemi në gju, që e kishte detyruar të zëvendësohej ndaj Villarreal dhe të humbiste ndeshjen në “Anfield”. Simeone e aktivizoi titullar ndaj Maiorca, por gjërat nuk shkuan siç pritej.
    Alvarez u zëvendësua në minutën e 61-të, pas penalltisë së humbur. I zhgënjyer, ai u ul në stol dhe u dëgjua duke thënë “gjithmonë mua”, referencë e zëvendësimeve të përsëritura dhe faktit se kishte luajtur vetëm një ndeshje të plotë nga 5 sezonale.
    Në vend të tij hyri Sorloth, i cili u përjashtua pak minuta më vonë. Simeone e mbrojti vendimin: “Alvarez është lojtari ynë më i mirë ofensiv, i sigurt me topin. Po bënte një ndeshje të shkëlqyer, por vendosa të fus Sorloth për të krijuar më shumë thellësi në zonë. Për fat të keq përjashtimi i tij na la me 10 lojtarë dhe është normale që të zemërohet kur del nga fusha”.

  • Tifozi që “nxori nga shinat” Simeonen nuk e ndal provokimin, shkruan mesazhin surreal

    Tifozi që “nxori nga shinat” Simeonen nuk e ndal provokimin, shkruan mesazhin surreal

    19 Shtator 2025

    10:03

    Alfred Lleshi

    Tifozi që provokoi dhe “nxori nga shinat” Diego Simeonen në “Anfield” ka vendosur “t’i hedhë benzinë zjarrit”, pas ngjarjes së bujshme në Champions. Pasi Van Dijk shënoi golin e fitores 3-2 për Liverpool, në minutën e 92-të, Simeone shpërtheu ndaj një tifozi që e ofendoi dhe i tregoi gishtin e mesit, duke përfunduar i bllokuar nga stjuardët dhe i përjashtuar me të kuq nga arbitri.
    Jonny Poulter, tifozi në fjalë, nuk ka kërkuar ndjesë. Përkundrazi, në mes të natës ka postuar në “X” videon e reagimit të Simeones, duke shkruar me ironi: “A më takon asisti?” Postimi u bë tejet “viral” në rrjetet sociale. Shumë tifozë të Liverpool-it e quajtën “legjendë”, ndërsa ata të Atleticos e dënuan si sjellje antisportive dhe të turpshme.
    Episodi ka ndezur polemika të mëdha, duke e shndërruar incidentin mes Simeones dhe tifozit në një nga momentet më të komentuara të natës europiane.

    Do i get the assist? https://t.co/JuMIqblany
    — Jonny Poulter (@jonnyplfc6) September 18, 2025

    Another angle of the Diego Simeone incident at Anfield last night…
    Was that a spit from one of Simeone’s staff towards the fans 13 seconds in? pic.twitter.com/pxmq639QMj
    — george (@StokeyyG2) September 18, 2025

  • Simeone u “kacafyt” me tifozin e Liverpool-it: Më ofendoi gjithë ndeshjen, njeri jam edhe unë (video)

    Simeone u “kacafyt” me tifozin e Liverpool-it: Më ofendoi gjithë ndeshjen, njeri jam edhe unë (video)

    18 Shtator 2025

    11:32

    Alfred Lleshi

    Fundi i ndeshjes Liverpool-Atlético Madrid ishte tejet i tensionuar. Në minutën e 92-të, Van Dijk shënoi golin vendimtar, teksa trajneri Diego Simeone humbi qetësinë dhe u përplas me një tifoz vendës, që e kishte ofenduar gjatë gjithë ndeshjes. Ai u përjashtua me karton të kuq pas përplasjes, ndërsa sigurimi e largoi për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
    Në konferencë për shtyp, Simeone shpjegoi: “Jemi në një situatë ku nuk kemi të drejtë të reagojmë. Nuk është e drejtë të reagosh, por pas 90 minutash ofendimesh dhe një gjesti nga tifozët, reagova. Edhe unë njeri jam”.
    Ai kërkoi falje për sjelljen: “Reagimi im është i papranueshëm, por pas gjithë ofendimeve që mora gjatë ndeshjes, nuk ishte e lehtë. Shpresoj që Liverpool-i të marrë masa ndaj përgjegjësit”. Si pasojë, Simeone do të mungojë në pankinë në ndeshjen e ardhshme për shkak të pezullimit.

    More angles of Diego Simeone’s exchange with the Liverpool fans that led to his red card 🍿
    📺 @tntsports & @discoveryplusUK pic.twitter.com/C3Ruz9tBvq
    — Football on TNT Sports (@footballontnt) September 17, 2025

  • VIDEO/ Simeone humbet toruan, sherr me tifozin e Liverpulit në fund të ndeshjes

    VIDEO/ Simeone humbet toruan, sherr me tifozin e Liverpulit në fund të ndeshjes

    Atletikoja e Madridit është mposhtur me shifrat 3-2 nga Liverpuli. Goli i fitores u shënua në minutën e 92-të, duke e bërë më të hidhur humbjen për madrilenët. Në fund nuk ka munguar as tensioni. Diego Simeone ka humbur për një çast toruan, teksa është përplasur me njërin prej tifozëve të pranishëm në “Enfilld”.
    Mbështetësi i Liverpulit ka qeshur përpara fytyës së trajnerit argjentinas, i cili nga ana tjetër nuk i përmbajti dot nervat e tij. Simeone po kërkonte përplasje fizike me tifozin në fjalë, por stjuartët e kanë parandaluar diçka të tillë. Sjellja e trajnerit është ndëshkuar më pas nga arbitri kryesor i takimit, që i ka treguar kartonin e kuq Diego Simeones./Sport Ekspres/
     

  • Simeone përjeton startin më të keq në histori me Atletico: Me besim rezultatet do të vijnë

    Simeone përjeton startin më të keq në histori me Atletico: Me besim rezultatet do të vijnë

    Vetëm dy pikë në tri javët e para të La Liga (dy barazime dhe një humbje) janë një start shumë i keq për skuadrën e Atletico Madrid. Ekipi i drejtuar nga trajneri Diego Simeone renditet në vendin e 16-të, shumë larg kreut dhe që tani ka humbur disi terren karshi rivalëve.
    Trajneri argjentinas po përjeton fillimin më të keq të sezonit që kur mori drejtimin e “colchoneros”. “Na mungon një gol që mund të thyejë situatën dhe t’i lejojë ekipit të rritet nga rastet që krijuam. Kemi vetëm dy pikë, por kam besim te lojtarët që kanë mbërritur. Me punë, do të fillojmë të mbledhim pikë“, tha Simeone.
    Simeone përsëriti nevojën për të ruajtur ekuilibrin: “Ekipi është gjithmonë i pari, pastaj vijnë pikët. Është shumë e vështirë të fitosh kur luan keq. Ndonjëherë mund të ndodhë, por jo gjithmonë. Na duhen më shumë gjuajtje, më shumë qëndrueshmëri. Kemi lojtarët për ta bërë këtë; duhet kohë dhe durim“.
    “Diferenca me ata që kryesojnë ka rëndësi, por nëse mendoj vetëm për këtë, harroj punën. Duhet të përmirësohemi në mbrojtje dhe në sulm, duke krijuar më shumë raste. Djemtë po punojnë mirë, duhet të vazhdojmë kështu dhe të presim ata që janë të rëndësishëm për ne. Me besim dhe vetëbesim, rezultatet do të vijnë”, tha Simeone.

  • Atletico Madrid nuk është kurrkund. Sorloth ngatërron “rolin” dhe vlerësohet më notën 5.6

    Atletico Madrid nuk është kurrkund. Sorloth ngatërron “rolin” dhe vlerësohet më notën 5.6

    Edhe pse ka qenë shumë aktive këtë merkato duke bërë disa lëvizje të bujshme, Atletico Madrid nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, duke mos arritur ende fitoren e parë. “Colchoneros” nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Alaves.
    Atletico Madridi e nisi mjaft mirë takimin, ku gjeti avantazhin aps 7 minutave lojë me Giuliano Simeone. Ai nuk festoi, në shenjë respekti ndaj ish-ekipit të tij, ku luajti si u huazuar për një sezon, 2023-2024. Argjentinasi dërgoi topin në rrjetë pas disa tentativave dhe rrëmujës së krijuar në zonë. 6 minuta më pas, Alexander Sorloth ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj kundërshtarit, brenda zonës dhe arbitri jep 11-metërsh.
    Vendasit barazojnë shifrat me Carlos Vincente. Një ndeshje e gjitha për t’u harruar për Sorloth, sulmuesi norvgjezi u vlerësua në fund të takimit më notën 5.6, lojtari më i dobët në fushë për të dy ekipet. Pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga Diego Simeone, ato nuk dhanë rezultat dhe shifrat nuk ndryshuan deri në fund, 1-1.
    Pas 3 javëve në La Liga, Atletico Madrid ka vetëm dy pikë, duke u renditur momentalisht në vendin e 14-të.
    SHIKOGOLAT

  • Simeone: Durim dhe qetësi, nuk prisja një start të mirë, por vetëm një pikë në dy ndeshje…

    Simeone: Durim dhe qetësi, nuk prisja një start të mirë, por vetëm një pikë në dy ndeshje…

    Atlético Madrid do të duhet të përveshë mëngët shpejt në këtë sezon të ri në La Liga. Së pari, humbja ndaj Espanyol në ndeshjen hapëse pasuar nga barazimi ndaj Elche. Rezultate që konfirmojnë nisjen e dobët të sezonit nga ekipi i Diego Simeone, me vetëm një pikë në renditje.
    Trajneri i Colchoneros, duke folur për DAZN, komentoi ndeshjen dhe bëri një kërkesë: “Durim dhe qetësi, duke i njohur lojtarët që kemi dhe duke punuar në përputhje me ekipin e mirë që kemi. Duke vazhduar të punojmë dhe të jemi më konkretë, do të përmirësohemi”.
    “Ekipi ka bërë shumë gjëra të mira në këto 2 ndeshje, më shumë se sa kundër Espanyol. Portieri i tyre ishte vendimtar, ata u mbyllën mirë në mbrojtje. Nuk prisja një nisje të shkëlqyer kur ka ende kaq shumë punë për të bërë, por 1 pikë është pak“, ishin fjalët e ‘Cholo’.
    “Duhet të jemi më konkretë, të shndërrojmë rastet tona në gol. Herët a vonë, do të vijë një ndeshje ku nuk luajmë mirë, por do të fitojmë. Edhe kjo ndodh. Ndonjëherë një driblues është shumë i rëndësishëm, por edhe ata që kanë fuqi në kundërsulm dhe në hapësirë”, tha Simeone.

  • Simeone: Humbja që në start një rezultat i dhimbshëm, do të na shërbejë si leksion

    Simeone: Humbja që në start një rezultat i dhimbshëm, do të na shërbejë si leksion

    Atletico Madrid e sezonin e ri në La Liga me një humbje të dhimbshme 2-1 kundër Espanyol. Kjo ishte hera e parë që trajneri argjentinas humbet në javën e parë në Spanjë. “E humbëm ndeshjen, rezultati na dhemb. Mendoj se do të shërbejë si mësim”, tha trajneri Diego Simeone.
    “Jemi ende në fillim të sezonit dhe nga kjo ndeshje duhet të mbaj shënim gjërat shumë të mira që bëmë. Futbolli është i mrekullueshëm: ata shënuan nga një situatë pa top, pastaj menjëherë e bënë rezultatin 2-1, dhe ne mbetëm duarbosh“, shpjegoi Simeone.
    Për zëvendësimet e Almada dhe Baena, të cilët dolën nga fusha së bashku: “Ne e menaxhuam mirë ndeshjen deri te goli. Donim të sillnim lojtarë të rinj. Më pëlqyen Almada, Álex, Johnny… askush nuk dëshiron të fitojë më shumë se unë“.
    Lidhur me reagimin e Julian Alvarez ndaj zëvendësimit, trajneri e minimizoi atë: “Është normale, të gjithë zemërohemi, edhe kur luajmë me miq. Ai po bënte një ndeshje të mirë.”
    “Ky rezultat na dëmton, por do të na ndihmojë të rritemi. Ekipi luajti mirë deri në minutën e 60-të, me karakter. Por fitorja është ajo që ka rëndësi: Nuk mund të jem i kënaqur me një humbje“, tha Simeone.