Tag: simeone

  • Atlético më në fund fiton jashtë fushe, Simeone i kënaqur: Tre pikë vendimtare, ky ekip ka karakter

    Atlético më në fund fiton jashtë fushe, Simeone i kënaqur: Tre pikë vendimtare, ky ekip ka karakter

    28 Tetor 2025

    12:43

    Telesport

    Pas javësh të vështira larg Madridit, ekipi i Atlético rifitoi vetëbesimin me një fitore 2-0 ndaj Real Betis. Trajneri Diego Pablo Simeone e quajti ndeshjen si një sfidë dhe një mundësi e artë për të qëndruar mes ekipeve më të mira dhe përgjigja e ekipit ishte e menjëhershme.
    “Luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyer, duke shkuar në pushim me një epërsi 2-0. Mund ta kishim vulosur fitoren më herët edhe pse Oblak ishte vendimtar me një pritje kyçe nga Abde“, tha trajneri argjentinas duke komentuar suksesin.
    “Nuk ishim aq të shkëlqyer në pjesën e dytë, por u mbrojtëm me rregull dhe e mbajtëm portën të pastër. Është një fitore e nevojshme, e rëndësishme për renditjen dhe për moralin e ekipit“, shtoi më tej Simeone.
    Trajneri Simeone tashmë po shikon përpara: “Ne po kërkonim një tjetër fitore jashtë fushe. Tani duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të përgatitemi për ndeshjen tjetër. Kjo skuadër ka karakter dhe e tregoi“.

  • Lautaron e duan në Spanjë. Inter kërkon 100 mln euro, argjentinasi do të formojë një dyshe të frikshme

    Lautaron e duan në Spanjë. Inter kërkon 100 mln euro, argjentinasi do të formojë një dyshe të frikshme

    23 Tetor 2025

    18:40

    Telesport

    Diego Simeone nuk ka hequr dorë nga “fiksimi” i vjetër që mban emrin Lautaro Martinez. “El Cholo” e pëlqen shumë sulmuesin argjentinas dhe e sheh atë si lojtarin ideal për të krijuar një dyshe të frikshme sulmuese bashkë me argjentinasin tjetër, Julian Alvarez.
    Edhe pse për Alvarez është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Atletico Madridi, Diego Simeone është i bindur se argjentinasi nuk do të largohet dhe do vazhdojë të mbajë veshur gjatë fanellën e “Colchoneros”.
    Në anën tjetër, largimi i Lautaros nga Inter nuk do të jetë aspak i lehtë. Argjentinasi mban shiritin e kapitenit dhe është një lojtar kyç për zikaltrit.
    Operacioni nuk do të jetë i thjeshtë, por plani për të udhëhequr një sulm konkurrues së bashku me Alvarez dhe mundësia për të punuar me një trajner si Diego Simeone, mund të jenë një shtysë e madhe për argjentinasin të transferohet tek Atletico.
    Inter e vlerëson 100 milionë euro Lautaro-n, kontrata e të cilit skadon në vitin 2028.

  • Simeone: Nuk luajtëm keq, janë thjesht gabime, ky është mësimi i humbjes ndaj Arsenal

    Simeone: Nuk luajtëm keq, janë thjesht gabime, ky është mësimi i humbjes ndaj Arsenal

    Pas humbjes së rëndë kundër Arsenal (0-4 në Emirates), trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, është përpjekur të minimizojë situatën. “Së pari, luajtëm shumë mirë deri në golin e pare që pësuam”, tha trajneri argjentinas.
    “Pas kësaj, mund të kishim mbrojtur më mirë. Ata e bëjnë shumë mirë, shënojnë shumë gola. Goditjet standarde janë shumë të rëndësishme në futboll, veçanërisht në këto gara, ku çdo detaj të ndihmon të marrësh kontrollin e lojës”, tha Simeone.
    “Nuk është fat i keq, janë vetëm gabime. Që nga ajo kohë, ata ishin vendimtarë, më të mirë dhe në 20 minuta, çdo shans që patën ishte një gol. Gjuajtja e Julián në pjesën e parë, ajo që goditi traversën, tani është shumë larg…”, tha Simeone
    Në fund, trajneri I Atletico shtoi: “Ekipi luajti mirë, por ky është mësimi që na dha ndeshja. Vendosmëria dhe detajet në lojën me pasime janë thelbësore. Këtë herë kundër nesh. Performanca e tij ishte e mirë për atë që iu kërkova djemve”.

  • “Simeone trajner i madh, kënaqësi të përballem me të”, Arteta: Le t’i shkojmë deri në fund këtij kompeticioni

    “Simeone trajner i madh, kënaqësi të përballem me të”, Arteta: Le t’i shkojmë deri në fund këtij kompeticioni

    “Timonieri” i Arsenal, Mikel Arteta dha opinionin e tij para sfidës ndaj Atletico Madrid. Ai nuk hezitoi të vlerësonte trajnerin e Los Colchoneros, Simeone.
    “Jam i lumtur kur shoh energjinë, përkushtimin dhe cilësinë e skuadrës. Kjo më jep bindjen se mund të shkojmë deri në fund, por çdo ditë duhet ta vërtetojmë këtë në fushë.

    “Simeone? Ajo që ka arritur dhe mënyra si e ka bërë është e pabesueshme. Identiteti i Atletico Madrid është pasqyrë e tij dhe kjo është shumë e vështirë për t’u arritur”- Tha Arteta.
    © BalkanWeb

  • Keane ëndërron Simeone te Manchester United: Ka personalitet të fortë. Do të krijonte kaos…, por pozitiv

    Keane ëndërron Simeone te Manchester United: Ka personalitet të fortë. Do të krijonte kaos…, por pozitiv

    10 Tetor 2025

    12:17

    Alfred Lleshi

    Në mes të debatit mbi vazhdimësinë e Ruben Amorim te Manchester United, ish-kapiteni Roy Keane tha se portugeze “duhet ta ketë edhe një shans, pa dyshim”, por nuk fshehu ëndrrën e tij: “E them prej vitesh, do të doja që Simeone të drejtonte në ‘Old Trafford’. Ai do të krijonte kaos, por një kaos pozitiv. Do të revolucionarizonte gjithçka. Nuk ka garanci, por për personalitetin dhe rrugëtimin e tij, do ta doja aty”.
    Diego Simeone drejton Atlético Madridin prej 14 vitesh, duke e bërë skuadrën në fjalë një nga më të fortat në Europë, me stil të qëndrueshëm dhe konkurrues: pak gola të pësuar dhe luftë të madhe në fushë. Keane shtoi: “Ata shënuan 5 gola ndaj Real Madridit dhe luftojnë për çdo top. Edhe së fundmi ndaj Liverpool-it, pavarësisht se nuk kishin ekipin e mëparshëm, treguan shpirt luftarak. Manchester United ka nevojë për një personalitet të madh në stol”.
    Kontrata e Simeone përfundon më 2027, po atë vit kur skadon kontrata e Amorim. Nëse gjërat nuk përmirësohen në “Old Trafford”, ëndrra e Keane mund të realizohet.
     

  • Simeone buzëqesh, 3 lojtarë të dëmtuar rikthehen në grup pas dëmtimeve të gjata

    Simeone buzëqesh, 3 lojtarë të dëmtuar rikthehen në grup pas dëmtimeve të gjata

    Pushimi i kampionatit për shkak të kombëtareve mund të jetë një frymëmarrje për Atletico Madrid, pasi trajneri Diego Simeone shpreson të ketë sërish në dispozicion tre lojtarë kyç: José Giménez, Thiago Almada dhe Rodrigo Cardoso. Të tre kanë pasur një sezon të vështirë deri më tani për shkak të lëndimeve.
    Giménez nuk ka luajtur asnjë minutë deri më tani. Qendërmbrojtësi uruguaian u lëndua më 20 qershor gjatë Kupës së Botës për Klube kundër Seattle Sounders dhe nuk ka luajtur që atëherë. Ai tani ka rifilluar stërvitjen me grupin dhe qëllimi i stafit të trajnerëve të Diego Simeone është ta rikthejë atë menjëherë pas pushimit.
    Cardoso, një nga nënshkrimet e Atletico në merkaton e verës, përballet me një situatë të ngjashme. Sezoni i tij është penguar nga një shtrembërim i kyçit të këmbës që pësoi në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Liverpool. Lëndimi e detyroi gjithashtu të humbasë ndeshjet kundër Mallorca, Rayo Vallecano, Real Madrid, Eintracht dhe Celta, pasi ka luajtur vetëm 185 minuta në tre ndeshje deri më tani.
    Së fundmi, Almada u lëndua ndërsa luante për ekipin e tij kombëtar gjatë pushimit të mëparshëm ndërkombëtar dhe nuk ka luajtur që nga 30 gushti kundër Alavés. Ai ka luajtur vetëm 209 minuta këtë sezon. Tashmë ka rifilluar stërvitjen me grupin, përfshirë punën me topin.
    Kthimi i këtyre tre lojtarëve do të rrisë ndjeshëm thellësinë dhe konkurrueshmërinë e skuadrës, duke i dhënë Simeone më shumë mundësi për pjesën e mbetur të sezonit midis La Ligës dhe garave evropiane.

  • Simeone ia faturon gjyqtarit barazimin me Celta Vigo: Me një lojtar më pak ishte e vështirë

    Simeone ia faturon gjyqtarit barazimin me Celta Vigo: Me një lojtar më pak ishte e vështirë

    6 Tetor 2025

    10:57

    Telesport

    Pas triumfit në derbin e Madridit, skuadra e Atletico Madrid barazoi 1-1 në Celta Vigo. Trajneri Diego Pablo Simeone u shfaq në konferencën për shtyp i irrituar nga arbitrimi, por i kënaqur me reagimin e lojtarëve të tij.
    “Nuk ka kuptim të flasim për arbitrimin, sepse nuk do të ndryshojë asgjë në lidhje me atë që ndodhi.”Me 11 lojtarë, ne e kontrolluam ndeshjen. Me dhjetë lojtarë, u mbrojtëm mirë edhe pse krijuam pak në sulm. Jam shumë i kënaqur me punën e ekipit”, tha Simeone.
    Trajneri argjentinas përqendrohet në anët pozitive: “Ekipi reagoi mirë në një situatë komplekse. Kjo është ajo që marr me vete: aftësia për të vuajtur dhe për të qëndruar i bashkuar“.
    “Po largohem shumë i lumtur, vërtet i lumtur… duke festuar punën e djemve“, tha Simeone. Skuadra e tij është ende pa një fitore jashtë fushe, por me këmbënguljen e tyre të zakonshme karakteristike.

  • Diego Simeone flet pas fitores në derbi dhe paralajmëron Barcelonën

    Diego Simeone flet pas fitores në derbi dhe paralajmëron Barcelonën

    27 Shtator 2025

    19:40

    Telesport

    Diego Simeone nuk i ka fshehur dot emocionet dhe lumturinë e madhe pas fitores spektakolare të Atletico Madridit në derbi ndaj Real Madridit me shifrat 5-2.
    “Ne ishim të shkëlqyer që nga fillimi. Ekipi dinte çfarë të bënte që nga minuta e parë. Jam shumë i lumtur. Ne u dhamë njerëzve lumturinë që meritonin. Është një rezultat i madh kundër rivalëve tanë”, tha Simeone.
    Ndër të tjera, trajneri argjentinas pati edhe një paralajmërim për Barcelonën dhe pse jo direkt, në lidhje me Julian Alvarez. Prej kohësh përflitet se Barcelona do tentojë transferimin e sulmuesit argjetinas në verën e ardhshme.
    “Unë këmbëngul, të gjithë te Atletico Madrid duhet të kujdesen për Julian Alvarez. Klubi, stafi i trajnerëve, lojtarët, tifozët… Ky djalë duhet të qëndrojë shumë vite këtu dhe të bëjë histori me këtë klub”, shtoi Diego Simeone.

  • VIDEO: Zhbllokohet derbi i Madridit, shënon një mbrojtës

    VIDEO: Zhbllokohet derbi i Madridit, shënon një mbrojtës

    27 Shtator 2025

    16:37

    Telesport

    Në “Metropolitano” po luhet derbi i madh i Madridit mes Atletico dhe Real Madridit. Robin Le Normand zhbllokon derbin pas vetëm 14 minutash lojë. Mbrojtësi shënon me kokë pas një krosimi në zonë nga Giuliano Simeone.
    Diego Simeone e ka nisur sot me këtë formacion titullar: Oblak; Llorente, Le Normand, Lenglet, Hancko; Simeone, Barrios, Koke, Nico González; Sorloth, Julian Alvarez.
    Xabi Alonso e ka nisur derbin me këtë formacion titullar: Courtois; Carvajal, Militao, Huijsen, Carreras; Arda Guler, Fede Valverde, Tchouameni, Bellingham; Mbappé, Vinicius Jr.
    SHIKOGOLIN

  • Simeone: Kur luhet derbi, diferencat në renditje nuk kanë fare rëndësi

    Simeone: Kur luhet derbi, diferencat në renditje nuk kanë fare rëndësi

    27 Shtator 2025

    10:54

    Alfred Lleshi

    Diego Simeone ka prezantuar derbin e sotëm të Madridit, duke theksuar: “Kur ndeshje si kjo fillojnë, nuk ka diferencë pikësh. Me kalimin e kohës, cilësia e skuadrave vendos rezultatin. Do të jetë një përballje e ngushtë në mesfushë, me tranzicione vendimtare”. Ai vlerësoi Realin: “Është rritur falë lojës së ekipit. Sulmon mirë në pozicion, trajneri ka punuar shumë në mbrojtje, bën presing më të lartë, prandaj ka fituar çdo ndeshje”.
    Për rolin e trajnerëve: “Jo, lojtarët e bëjnë diferencën. Ne kemi 8 lojtarë të rinj dhe po ecim drejt të bërit një skuadër më të mirë. Disa gjëra janë të konsoliduara, të tjera duhet përmirësuar. Shpresoj të përmirësohemi ndeshje pas ndeshjeje”. Për Alvarez dhe Mbappé: “Nuk gjykoj kundërshtarët. Julián punon me ekipin dhe tifozët e duan shumë. Shpresoj të bëjë një performancë të madhe në derbi”.
    Për Ruggeri dhe Raspadori: “Pres shumë më tepër nga ata. Raspadori stërvitet rregullisht, do të japë maksimumin. Matteo po ashtu duhet të japë më shumë. Nevojitet kontributi i tyre maksimal”. Për Alvarez: “Golin e parë e shënoi në ndeshjen e pestë, sezonin e kaluar, por e mbylli me 18 gola. Është lojtar i jashtëzakonshëm”.