Tag: simeone

  • Simeone: Rezultatet në Champions s’kanë qenë pozitive, na duhet një fitore jashtë fushe

    Simeone: Rezultatet në Champions s’kanë qenë pozitive, na duhet një fitore jashtë fushe

    9 Dhjetor 2025

    12:49

    Telesport

    Me nëntë pikë nga pesë ndeshje në Champions League, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, e di sa e rëndësishme mund të jetë një fitore kundër PSV sot. Një sukses do ta afronte me grupin e tetë vendeve të para, që kualifikohen direkt në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
    “Po përballemi me një rival që luan mirë, me një trajner që gjithmonë ka pasur ekipe shumë sulmuese. Rezultatet tona deri tani në Champions nuk kanë qenë aq pozitive sa do të kishim dashur”, tha Simeone.
    Më tej, trajneri argjentinas shtoi: “Kemi bërë shumë gjëra të mira në ndeshjet jashtë fushe. Do të thoja se, duke pasur parasysh se ku kemi qenë për 14 vitet e fundit, sigurisht që kemi fituar disa ndeshje jashtë fushe”.
    Së fundmi, mbi frikën e një serie të keqe rezultatesh, pas humbjeve zhgënjyese jashtë fushe kundër Liverpool dhe Arsenal, ai tha: “Lojtarët janë mësuar të luajnë kaq shpesh. Futbolli ndryshon brenda ndeshjes. Gjëja e rëndësishme është t’i bësh gjërat mirë”.

  • Simeone “shenjtëron” Raphinha: Nuk e di si nuk e ka fituar “Topin e Artë”

    Simeone “shenjtëron” Raphinha: Nuk e di si nuk e ka fituar “Topin e Artë”

    Gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, vlerësoi sulmuesin e Barcelonës, Raphinha: “Raphinha luan çdo ndeshje. Shënon, bën presion…, nuk e di si nuk e ka fituar ‘Topin e Artë’.
    Dëmtimi i Cardoso na detyroi ta ndryshonim pak formacionin. Kishim pritshmëri të mëdha për Johny, por ai pësoi atë dëmtim që e largoi nga loja. Nga Julián Alvarez presim gjithmonë më shumë. Ai është një lojtar që ndryshon fatet e ndeshjes, është lojtari më i rëndësishëm i ekipit tonë.
    Jam i sigurt se do të shfaqet i plotë në ndeshjen e ardhshme. Në përgjithësi skuadra luajti mirë, ndihem shumë i qetë dhe i kënaqur. Humbëm kundër një kundërshtari të madh, këto gjëra të ndihmojnë të përmirësohesh.
    Tani na pret një ndeshje tjetër e vështirë në Bilbao. Barrios është lojtar ndryshe; i ri, energjik, teknik, me rikuperim të mirë dhe qarkullim topi. Duhet të kujdesemi për të, sepse është një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushës”.

  • Barcelona-Atletico Madridi, supersfida si provë reale për kreun e La Liga-s

    Barcelona-Atletico Madridi, supersfida si provë reale për kreun e La Liga-s

    La Liga ka vendosur t’i luajë dy ndeshje të javës së 19-të më herët për shkak të Superkupës së Spanjës. Ndeshja kryesore është Barcelona-Atletico Madrid, që do të startojë në orën 21:00. Pas fitores 3-1 ndaj Alavés, katalanasit kanë parakaluar Real Madridin e ndalur nga Girona dhe tani synojnë të mbeten në krye të renditjes.
    Në “Spotify Camp Nou” vjen Simeone, i cili ka 8 fitore dhe 2 barazime në 10 ndeshjet e fundit të kampionatit, në rast fitoreje mund të ngjitet pranë Flick në krye të renditjes. La Liga në Spanjë po zhvillohet ngjashëm me Serie A: katër ekipe ndahen brenda 3 pikëve, me Barcelonën në vend të parë me 34 pikë dhe Atletico Madridin të katërtin me 31 pikë, duke pasur ndërmjet Realin (33 pikë) dhe surprizën Villarreal.
    Në këtë supersfidë, Yamal do të sfidojë Julian Alvarez, ndërsa në fushë do të jenë edhe Cubarsi, Pedri, de Jong, Dani Olmo, Lewandowski dhe Raphinha, kundër Oblak, Giménez, Giuliano Simeone, Koke, Nico Gonzalez dhe Alex Baena. Barcelona kërkon të shfrytëzojë avantazhin +4 pikë mbi vendin e dytë dhe të regjistrojë fitoren e tretë radhazi në “Camp Nou”.

  • Atletico “godet” Inter në limite, Simeone bën Chivu-n për cigare: Piva tre radhazi

    Atletico “godet” Inter në limite, Simeone bën Chivu-n për cigare: Piva tre radhazi

    Atletico Madrid i jep fund magjisë së Inter në Evropë, me ekipin e Simeones që i shkarkoi zikaltërve humbjen e parë në këtë edicion të Champions League.
    Në Madrid u zhvillua një sfidë emocionuese, me raste për shënim që në minutën e parë ku Dimarco provoi të gjente trekëndëshin nga një goditje dënimi. Situata u ndez në minutën e 10-të, ku Atletico gjeti golin e avantazhit me Julian Alvarez, por zikaltërit protestuan gjatë për prekje të topit me dorë gjatë atij aksioni, e konsideroi të tillë fillimisht edhe gjyqtari i takimit, por e konsideroi të rregullt pasi rishikoi pamjet në VAR. Inter flirtoi sërish me golin, por Barella ishte i pafat ku goditja e tij u përplas në traversë.

    Më në fund, pas disa tentative, zikaltërit gjetën baraspeshën pas një aksioni shumë të bukur, i finalizuar me plot klas nga Zielinski në minutën e 54-ët.
    Atëherë kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në minutën e 93-të, Gimenez me kokë gjatë zhvillimeve të një goditje këndi shënoi golin e fitores për Atletico Madrid, një humbje në këtë formë pa diskutim i lë një shije të hidhur trajnerit Chivu: “Piva 3 cigare njëra pas tjetrës, më pas i thashë djemve atë që kisha për të thënë. Pas golit të parë reaguam mirë, por mbase u ulëm disi në fushë, kjo edhe për meritë të tyre. Shpenzuam shumë energji, por për fat të keq pësuam një gol nga një goditje këndi”, u shpreh Chivu.
    Shijon këtë sukses trajneri Simeone, një 3 pikësh me shumë peshë kundër një ekipi shumë të fortë: “Luajtëm kundër një skuadre shumë të fortë, më e forta deri në këtë pikë të Champions. Kishim një plan për t’i bërë keq, për fat të mirë goli erdhi në fund. Ishte një fitore shumë e bukur”, u shpreh Diego Simeone pas suksesit 2-1 përballë Inter.
    ()

  • “Interi është ekipi më i fortë në Champions”, Simeone: Goli në minutën e fundit e bëri më të bukur fitoren

    “Interi është ekipi më i fortë në Champions”, Simeone: Goli në minutën e fundit e bëri më të bukur fitoren

    Atletikoja e Madridit ka mposhtur Interin me rezultatin 2-1. Spanjollët kanë festuar në minutën e fundir të ndeshjes, atëherë kur Gimenezi vulosi shifrat përfundimtare të sfidës. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për mediat Simeone e ka cilësuar Interin si ekipin më të fortë të momentit në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë është shprehur se goli e minutën e fundit i ka dhënë edhe më tepër bukuri fitores.
    “Interi është skuadra më e fortë e Ligës së Kampionëve në këtë moment. Nuk ka dyshime për këtë. Kërkuam që ta kufizonim lojën e tyre. Ideja ishte që ta kufizonim Interin dhe më pas të fusnim lojtarë të kategorisë së Grizmanit dhe Sorlothit për të nxjerrë një tjetër anë të repertorit tonë. Më pas, të fitosh në minutën e fundit është akoma më e bukur”, ka deklaruar Diego Simeone./Sport Ekspres/

  • Simeone: Interi shumë i fortë, plani ishte ta godisnim në pjesën e dytë

    Simeone: Interi shumë i fortë, plani ishte ta godisnim në pjesën e dytë

    27 Nëntor 2025

    8:10

    Alfred Lleshi

    Diego Simeone analizoi fitoren ndaj Interit duke vlerësuar kundërshtarin dhe theksuar realizimin e planit të ndërtuar për t’i goditur zikaltrit në pjesën e dytë. “Luanim kundër një skuadre shumë të fortë, më të fortës së Champions-it në këtë moment. Për këtë arsye bëmë një pjesë të parë të mbyllur për t’ia bllokuar lojën kundërshtarit”.
    Ai shtoi: “E dinim që në pjesën e dytë mund të shprehnim gjithë repertorin tjetër me lojtarë të nivelit si Griezmann, Sorloth dhe Nico Gonzalez, që hynë shumë mirë dhe na lejuan të shënonim në aksionin e fundit. Ishte shumë bukur, por plani ishte pikërisht ky”.
    Simeone theksoi filozofinë e tij: “Nuk di të jetoj në zonën e rehatisë, preferoj të luaj kështu. Duhet punuar me besim, dashuri dhe cilësi. Kam lojtarë që më ndjekin dhe kjo është vendimtare për çdo trajner. Sulmuesit në stol mezi prisnin të futeshin në lojë dhe, kur u aktivizuan, treguan vlerën e tyre”.

  • Diego Simeone gëzon tifozët e Interit para përballjes në Champions

    Diego Simeone gëzon tifozët e Interit para përballjes në Champions

    26 Nëntor 2025

    17:38

    Telesport

    Diego Simeone mund ta imagjinojë veten si trajner të Interit.
    Duke folur në prag të ndeshjes me zikaltrit në “Metropolitano”, trajneri argjentinas kujtoi kohën kur luante me Interin, saktësisht dy sezone midis viteve 1997 dhe 1999.
    “A e shoh veten në afatgjatë në Milano? Nuk varet vetëm nga unë, por mund të them se po. Mendoj se do të ndodhë një ditë”, ka deklaruar tekniku.
    Deklarata duket si premtim. Me siguri, interistët do ta prisnin me plot dëshirë.

  • Do t’i ketë kundërshtarë në fushë, Simeone “i shkel syrin” Interit: Një ditë do të jem trajneri i tyre

    Do t’i ketë kundërshtarë në fushë, Simeone “i shkel syrin” Interit: Një ditë do të jem trajneri i tyre

    Interi do të përballet me Atletikon e Madridit mbrëmjen e së mërkurës, në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kampionëve. Simeone ka folur për mediat në prag të kësaj sfide, ku i ka “shkelur syrin” pankinës zikaltër. Trajneri i Atletikos ka deklaruar se një ditë do të jetë në stolin e Interit, ekip me të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij si futbollist.
    “Nuk varet vetëm nga mua, por në karrierën time si trajner mund ta përfytyroj veten duke menaxhuar Interin një ditë. Mendoj se kjo do të ndodhë një ditë”, është shprehur Diego Simeone./Sport Ekspres/

  • Giuliano Simeone zbulon marrëdhënien me babain “Cholo”: Raporti ynë është thjesht lojtar-trajner

    Giuliano Simeone zbulon marrëdhënien me babain “Cholo”: Raporti ynë është thjesht lojtar-trajner

    3 Nëntor 2025

    7:55

    Alfred Lleshi

    Giuliano Simeone po bëhet gjithnjë e më shumë referencë për Atletico Madridin. Në ndeshjen e fituar 3-0 ndaj Sevilla, ai regjistroi asistin e katërt në La Liga, ndërsa ka shënuar gjithashtu 2 gola, kundër Alaves dhe Betis. Pas suksesit, ai deklaroi për “Marca”:
    “Jam shumë i lumtur tek Atletico Madridi. Dua të falënderoj shokët e skuadrës, stafin teknik dhe tifozët për mbështetjen e tyre të përditshme. Jam i lumtur dhe i emocionuar të luaj me këtë klub. Mendimi im i vetëm është të përmirësohem çdo ditë”.
    Për momentin që po jeton, shtoi: “Që nga ardhja tek Atletico Madridi, që kur më dhanë mundësinë të arrij në ekipin e parë, gjithmonë kam pasur idetë e qarta për atë që doja të isha; Giuliano. Do të vazhdoj të luftoj çdo ditë dhe të jap 100%”.
    Për marrëdhënien me babain-trajner: “Që nga momenti që e dinim se do të punonim këtu, kemi adoptuar dinamikën lojtar-trajner. Ai nuk ka nevojë të më përshëndesë. Si trajner, më pëlqen stili i tij: të japësh gjithçka, të mos dorëzohesh kurrë. Si baba, më ndihmon dhe më këshillon. Kjo është dashuria e një babai për djalin e tij”.

  • “Dua të fitoj trofe me Atletico, me trajnerin Simeone nuk kam patur kurrë asnjë përplasje”

    “Dua të fitoj trofe me Atletico, me trajnerin Simeone nuk kam patur kurrë asnjë përplasje”

    29 Tetor 2025

    12:41

    Telesport

    Julian Alvarez, lojtari yll i Atlético Madrid këtë sezon, foli për DAZN rreth zhvillimit të tij si futbollist nën drejtimin e trajnerit Diego Simeone. Argjentinasi foli edhe për shpirtin e tij konkurrues dhe incidenteve kontroverse, siç ishte reagimi i tij pasi u zëvendësua kundër Mallorca.
    Alvarez përsëriti ambicien e tij: Të fitojë trofe me Atlético: “Kur mbërrita, e dija se do të më jepnin hapësirën për t’u rritur dhe për të gjetur veten time. Sezoni i kaluar ishte pozitiv në nivelin personal. Na mungonin disa detaje për të fituar tituj, por unë po vij këtu për të vazhduar të përmirësohem dhe të ndihmoj ekipin”.
    Lidhur me golat, ai shtoi: “Shpresoj të bëj më mirë se vitin e kaluar, por më shumë sesa të shënoj gola jam i interesuar të fitoj me këtë klub. Kemi një ekip të shkëlqyer, me lojtarë të klasit të lartë. Duhet të vazhdojmë të përmirësojmë aspekte të caktuara për të garuar në të gjitha turnetë”.
    Ai sqaroi episodin e zëvendësimit kundër Mallorca. “Ishte një reagim zemërimi me veten time, asgjë më shumë. Nuk kisha luajtur mirë dhe doja ta ndreqja. Mediat sociale e ekzagjeruan, por nuk pati kurrë ndonjë problem me Cholo. Përqafimi pas Rayo shërbeu për të treguar se gjërat në dhomën e zhveshjes janë të ndryshe nga ajo që thonë njerëzit“, tha Alvarez.