Tag: simbol

  • Berisha: Rakipi është bërë simbol i mafies në drejtësi! Na duhet një reformë që sjell drejtësi me standarde

    Berisha: Rakipi është bërë simbol i mafies në drejtësi! Na duhet një reformë që sjell drejtësi me standarde

    Berisha: Rakipi është bërë simbol i mafies në drejtësi! Na duhet një reformë që sjell drejtësi me standarde

    Gjatë fjalës së tij në tryezën për drejtësinë, kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi si simbol të mafias në drejtësi.

    Berisha tha se, sot janë qindra, në mos mijëra, shqiptarë të shkolluar në shkollat më të mira të Shqipërisë, Europës dhe botës, por që nuk futen dot në sistemin e drejtësisë. Jo, sepse duhet të kalojnë shkollën Rakipi. Se ç’përfaqëson shkolla Rakipi, unë ndjej keqardhje kur detyrohem të flas për këtë shkollë.

    “Ndaj dhe ne e nisëm këtë me fondacionin Adenauer dhe e nisëm jo pa qëllim. Gjermania ka kontribute të jashtëzakonshme. Gjykata Kushtetuese gjermane ka kontribute të jashtëzakonshme në të drejtën evropiane. Ka kontribute historike në konceptin e sigurisë ligjore.

    Dhe unë rikujtoj sot këtu, ka qenë viti 2016, kur profesor Frolajn, një jurist i shquar gjerman, kur u njoh me elementët fillestarë të kësaj reforme, foli i revoltuar dhe denoncoi me forcën më të madhe ato hapat e para që ishin parashikuar për të krijuar këtu një FBI që duhej të varej nga kryeministri.

    Dhe unë kam besim të madh.

    Ne e kemi nisur këtë përpjekje së pari për të bërë të njohur këto të vërteta para opinionit publik zyrtar evropian dhe ndërkombëtar.

    Së dyti, natyrisht për të ecur drejt një reforme e cila iu rikthen shqiptarëve të drejtën e procesit ligjor të drejtë.

    E cila iu rikthen shqiptarëve të drejtën e prezumimit të pafajësisë.

    E cila u jep një drejtësi të standardeve që nuk kthehet në armë politike.

    Sot janë qindra, në mos mijëra, shqiptarë të shkolluar në shkollat më të mira të Shqipërisë, Europës dhe botës, por që nuk futen dot në sistemin e drejtësisë.

    Jo, sepse duhet të kalojnë shkollën Rakipi.

    Se ç’përfaqëson shkolla Rakipi, unë ndjej keqardhje kur detyrohem të flas për këtë shkollë.

    Por ajo është simboli i një mafieje në sistemin e drejtësisë i pashoq. Jo në Shqipëri, por as në Europë.

    Dhe tani duhet që këta qindra e mijëra djem dhe vajza, të shkolluara në shkollat më të mira, po nuk hynë në atë shkollë, nuk mund të punojnë as prokurorë, as gjykatës.

    Atëherë çfarë duhet të bëjmë ne?

    Do rrimë kështu të presim?

    Jo mor zotëri. Dosjet po rriten nga viti në viti. Kanë qenë 130 mijë, janë 150 mijë.

    Dhe e fundit, zbulimi i fundit i marrëveshjes Delina Fico me Juri Kimin dhe institutin e saj, a e dini ju se atyre militantëve të fondacionit Qemal Stafa të PS, iu është besuar plotësisht detyra e këshilltarit ligjor, pavarësisht se ata nuk plotësojnë asnjë kusht ligjor.

    Në një kohë kur në shoqërinë tonë ka me qindra juristë shumë të mirë të shkolluar që i plotësojnë ato kushte.

    Por duhet të jenë militantët që në dhomë këshillimi t’ia cojnë atij dhe ai të japë vendimin pa takuar asnjë njeri. As avoketërit nuk i takojnë tani.

    Pra janë gjithë këto probleme. I marrim me durim, i marrim me vendosmëri. Ne kemi besim që e vërteta do prevalojë”, tha Berisha.

  • “Simbol i korrupsionit dhe zhvatjes në Shqipëri”, Bardhi sulmon Ballukun:Një shembull i mentalitetit dhunues,koha për..

    “Simbol i korrupsionit dhe zhvatjes në Shqipëri”, Bardhi sulmon Ballukun:Një shembull i mentalitetit dhunues,koha për..

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si simbol të korrupsionit dhe zhvatës të pasurimit personal. Në një postim të tij në Facebook, Bardhi ka akuzuar Ballukun për abuzim me pushtetin dhe përfshirje në praktika të dyshimta, të cilat sipas tij, janë të lidhura ngushtë me mentalitetin dhunues të njerëzve të varfër.
    Bardhi ka theksuar se Balluku, e cila është gjithashtu drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Fier, ka krijuar një sistem që funksionon vetëm për pasurimin personal, ndërsa, në fushatën elektorale, ajo i tregon qëndrimet e saj arrogante ndaj qytetarëve në nevojë. Ai ka publikuar gjithashtu një video ku tregohet raporti i Ballukut me Drejtësinë, duke theksuar faktin se ajo është pyetur nga SPAK (Shërbimi i Pavarur i Hetimit të Krimeve të Rënda) për disa çështje të dyshimta dhe se Partia Demokratike ka kallëzuar atë penalisht për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
    Në postimin e tij, Bardhi ka shkruar se bashkë me kryeministrin Edi Rama, Belinda Balluku është kthyer në një simbol të korrupsionit në Shqipëri, duke përmendur gjithashtu se është përpjekur të krijojë një sistem të ngritur mbi korrupsionin dhe shpërdorimin e pushtetit. Ai ka akuzuar se kjo ndodhi në shkelje të ligjit dhe ka sjellë pasiguri dhe varfëri për shqiptarët, ndërsa Partia Demokratike, sipas Bardhit, është e vendosur për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur qytetarët nga padrejtësitë që kanë ndodhur gjatë qeverisjes aktuale.
    Bardhi ka bërë thirrje për një ndryshim të menjëhershëm, duke theksuar se Shqipëria ka arritur një pikë të rrezikshme dhe se është koha për veprime të forta dhe të vendosura për të shpëtuar vendin nga varfëria dhe korrupsioni. Ai ka ftuar qytetarët që të bëjnë ndryshimin duke votuar për Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme, duke shpëtuar Shqipërinë dhe veten nga ky sistem korrupsioni.

  • “Bufi është simboli i Athinasë, perëndeshës së mençurisë”, Berisha: Rama më ka bërë nder, do të mërzitet kur ta marrë vesh

    “Bufi është simboli i Athinasë, perëndeshës së mençurisë”, Berisha: Rama më ka bërë nder, do të mërzitet kur ta marrë vesh

    Kryeministri Edi Rama e quan çdo ditë ‘buf kënete’, por ky epitet për Sali Berishën nuk është aspak ofendim, përkundrazi.
    I ftuar mbrëmjen e kaluar në “Top Story”, Berisha kujtoi se bufi ka qenë simbol i Perëndeshës së luftës dhe mençurisë, Athinasë.
    “Ky njeri ka vetëm batuta me realizmin socialist. Ky njeri nuk e di se çfarë nderi i bën Sali Berishës me bufin. Bufi është simboli i Athinasë, perëndeshës së urtësisë dhe mençurisë. Bufi konsiderohej kaq simbol ia arrijë. Athinaja nuk zgjodhi shqiponjën, zgjodhi bufin.

    Edhe romakët, pas grekëve, nuk i thoshin dot Athina perëndeshës së mençurisë, por e quajtën Minerva. As Minerva nuk e ndërroi simbolin. Do të mërzitet ai (Rama) sonte kur ta marrë vesh. Minerva përsëri ruajti bufin si simbol. Simbol i mençurisë, i zotësisë, i vendimit”.
    Më pas, kryedemokrati përdori teorinë frojdiane.
    “Njëra anë është ajo frojdiane, ato me Noc Rrokun i ka probleme të vetat. Është punë kompleksesh. Nuk do bëj psikoanalizën e tij (Ramës) tani”.