Nga Lutfi Dervishi
Rey Manaj shënoi mbrëmë golin që i hap rrugën Shqipërisë për pjesëmarrje në Botëror! Ishte momenti më i bukur i karrierës së tij dhe, ndoshta, i gjithë kombëtares shqiptare. Për atë emocion, ai tha se ishte i gatshëm të jepte 10 vite jetë.
Gëzimi i tij u shpreh natyrshëm: fluturoi duke formuar me duar shqiponjën dykrenare. Ky gjest, një simbol krenarie dhe kujtesë për origjinën, u fiksua në foto, në mendjen e shqiptarëve dhe, pak sekonda më pas, u ndëshkua me karton të verdhë.
Kur u pyet pas ndeshjes, Manaj nuk mbante mend as dënimin, as arsyen. Por arbitri nuk foli: rregullorja foli për të. Sipas UEFA-s dhe FIFA-s, çdo shenjë që mund të interpretohet si “mesazh politik ose provokues” është e ndaluar. Kështu, shqiponja dykrenare, e cila është në qendër të flamurit të Shqipërisë dhe në vetë fanellën e kombëtares, trajtohet sikur të jetë një simbol urrejtjeje. Këtu qëndron paradoksi: institucioni që e pranon shqiponjën në uniformë, e dënon po atë shenjë kur bëhet me duar.
UEFA dhe FIFA kanë qëllim të mirë për ta mbajtur futbollin larg politikës, por bëjnë një gabim thelbësor kur vënë shenjën e barazimit mes nacionalizmit përçarës dhe identitetit kulturor.Çfarë përbën ky gjest që e bën atë të quhet “ekstremizëm”? Asgjë. Është një shenjë që s’bën thirrje as për luftë, as për urrejtje, por është thjesht një kujtesë për origjinën. Shqiptarët, kudo që ndodhen, e kanë bërë atë gjest në gëzim, në krenari, në art, në sport. Nga Rita Ora në Wembley, te Xhaka dhe Shaqiri në Rusi, e deri te çdo fëmijë shqiptar në diasporë që e mëson shqiponjën para alfabetit.
Nuk është gjest që bëhet vetëm kur luhet ndaj Serbisë!
Shqiponja dykrenare nuk është simbol lufte, por simbol bashkimi. Ajo ka lindur në flamurin e Skënderbeut, është flamur zyrtar i shtetit shqiptar, anëtar i OKB-së, valon në çdo ndeshje ndërkombëtare dhe, më e rëndësishmja, është pjesë e stemës së Federatës Shqiptare të Futbollit, e miratuar vetë nga UEFA dhe FIFA.
Penalizimi i një lojtari për një simbol që është i ligjshëm dhe përfaqësues zyrtar i shtetit të tij, është jo vetëm paradoks i hapur, por edhe padrejtësi e madhe. Është sikur të ndëshkosh një brazilian që vallëzon Samba pas golit, apo një japonez që përkulet nga respekti; ato janë shfaqje të natyrshme të identitetit kombëtar.Federata Futbollit dhe diplomacia duhet të ndërhyjnë duke kërkuar një sqarim zyrtar nga UEFA dhe FIFA.
Nëse shqiponja është në flamur, në fanellë, dhe në identitetin e një kombi anëtar, si mund të quhet papritmas “e ndaluar” në duart e një futbollisti?
Nëse ajo përbën “rrezik politik”, atëherë duhet të ndalohen të gjitha flamujt, të gjitha himnet dhe të gjitha uniformat kombëtare, sepse secila
prej tyre ka një histori, një ndjenjë dhe një kujtesë që dikush diku mund ta quajë “provokim”.Një lojtar shqiptar që bën shqiponjën nuk po bën thirrje për ndasi, por po kujton kush është dhe po falënderon vendin që e rriti. Dhe nëse dikush ndjehet i provokuar nga një shqiponjë që fluturon, problemi nuk është te shqiponja.
Futbolli është lojë e emocioneve të pastra. Të ndëshkosh një emocion vetëm se vjen nga një komb i vogël, do të thotë t’i presësh krahët vetë sportit. Dhe për një popull që është mësuar të ngrihet gjithmonë nga hiri, asnjë karton i verdhë s’mund ta ndalojë shqiponjën të fluturojë.
Tag: simbol
-

Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!
-

Karton i verdhë për shqiponjën?! Po ajo është në fanellë
Rey Manaj shënoi mbrëmë golin që i hap rrugën Shqipërisë për pjesëmarrje në Botëror! Ishte momenti më i bukur i karrierës së tij dhe, ndoshta, i gjithë kombëtares shqiptare. Për atë emocion, ai tha se ishte i gatshëm të jepte 10 vite jetë.
Gëzimi i tij u shpreh natyrshëm: fluturoi duke formuar me duar shqiponjën dykrenare. Ky gjest, një simbol krenarie dhe kujtesë për origjinën, u fiksua në foto, në mendjen e shqiptarëve dhe, pak sekonda më pas, u ndëshkua me karton të verdhë.
Kur u pyet pas ndeshjes, Manaj nuk mbante mend as dënimin, as arsyen. Por arbitri nuk foli: rregullorja foli për të. Sipas UEFA-s dhe FIFA-s, çdo shenjë që mund të interpretohet si “mesazh politik ose provokues” është e ndaluar. Kështu, shqiponja dykrenare, e cila është në qendër të flamurit të Shqipërisë dhe në vetë fanellën e kombëtares, trajtohet sikur të jetë një simbol urrejtjeje. Këtu qëndron paradoksi: institucioni që e pranon shqiponjën në uniformë, e dënon po atë shenjë kur bëhet me duar.
UEFA dhe FIFA kanë qëllim të mirë për ta mbajtur futbollin larg politikës, por bëjnë një gabim thelbësor kur vënë shenjën e barazimit mes nacionalizmit përçarës dhe identitetit kulturor.
Çfarë përbën ky gjest që e bën atë të quhet “ekstremizëm”? Asgjë. Është një shenjë që s’bën thirrje as për luftë, as për urrejtje, por është thjesht një kujtesë për origjinën. Shqiptarët, kudo që ndodhen, e kanë bërë atë gjest në gëzim, në krenari, në art, në sport. Nga Rita Ora në Wembley, te Xhaka dhe Shaqiri në Rusi, e deri te çdo fëmijë shqiptar në diasporë që e mëson shqiponjën para alfabetit.
Nuk është gjest që bëhet vetëm kur luhet ndaj Serbisë!
Shqiponja dykrenare nuk është simbol lufte, por simbol bashkimi. Ajo ka lindur në flamurin e Skënderbeut, është flamur zyrtar i shtetit shqiptar, anëtar i OKB-së, valon në çdo ndeshje ndërkombëtare dhe, më e rëndësishmja, është pjesë e stemës së Federatës Shqiptare të Futbollit, e miratuar vetë nga UEFA dhe FIFA.
Penalizimi i një lojtari për një simbol që është i ligjshëm dhe përfaqësues zyrtar i shtetit të tij, është jo vetëm paradoks i hapur, por edhe padrejtësi e madhe. Është sikur të ndëshkosh një brazilian që vallëzon Samba pas golit, apo një japonez që përkulet nga respekti; ato janë shfaqje të natyrshme të identitetit kombëtar.
Federata Futbollit dhe diplomacia duhet të ndërhyjnë duke kërkuar një sqarim zyrtar nga UEFA dhe FIFA. Nëse shqiponja është në flamur, në fanellë, dhe në identitetin e një kombi anëtar, si mund të quhet papritmas “e ndaluar” në duart e një futbollisti?
Nëse ajo përbën “rrezik politik”, atëherë duhet të ndalohen të gjitha flamujt, të gjitha himnet dhe të gjitha uniformat kombëtare, sepse secila prej tyre ka një histori, një ndjenjë dhe një kujtesë që dikush diku mund ta quajë “provokim”.Një lojtar shqiptar që bën shqiponjën nuk po bën thirrje për ndasi, por po kujton kush është dhe po falënderon vendin që e rriti. Dhe nëse dikush ndjehet i provokuar nga një shqiponjë që fluturon, problemi nuk është te shqiponja.
Futbolli është lojë e emocioneve të pastra. Të ndëshkosh një emocion vetëm se vjen nga një komb i vogël, do të thotë t’i presësh krahët vetë sportit. Dhe për një popull që është mësuar të ngrihet gjithmonë nga hiri, asnjë karton i verdhë s’mund ta ndalojë shqiponjën të fluturojë.
Shkruar nga Lufti Dervishi -

“Parku i Besimit”, Rama: Nuk është simbol feje, por faltore adhurimi! Duam të mbjellim pemë dhe shpresë
Petrelë, Tiranë – Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ishte i pranishëm në fazën e dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Koncept-Ideve për masterplanin “Parku i Besimit”, një nismë e Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT).
Në këtë fazë, 12 ekipe finaliste me arkitektët më prestigjiozë në botë nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia, do të paraqesin propozimet e tyre përpara një jurie ndërkombëtare, me synimin për të përzgjedhur konceptin fitues që do të formësojë një hapësirë kushtuar harmonisë fetare, bashkëjetesës dhe trashëgimisë shpirtërore shqiptare.
Në fjalën e tij, shefi i qeverisë, Edi Rama tha se Parku i Besimit nuk është një simbol i fesë, është një faltore adhurimi.Rama: Prej shumë kohësh flas e pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë e të nisë të gjallojë. Jemi mbledhur në këtë vend që dikur formësohej nga gjuha e ashpër e urdhrave dhe divizioneve të kazermave ushtarake, një vend ku unifomiteti marshonte shumë më fort se uniteti. Së shpejti do kemi mundësi ta çelim këtë hapësirë, për një qëllim krejt të ndryshëm, për akt për njerëz krijues, të talentuar e për këdo që na viziton e kërkon ta ndajë këtë hapësirë. Por, më shumë se kaq, po rrekemi sot nisim diçka më të butë, po nisim të mendojmë në terma konkrete, përballë dhjetëra projekteve për të ardhmen e një zonë të tërë që do bëhet parku i besimit.
Ky është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësirë, është një transformim, kuptimplotë dhe s’ka të bëjë me fshirjen e së shkuarës, por duam të mbjellim pemë, shpresë e vazhdimësi. Parku i besimit nuk është simbol i fesë, është një faltore adhurimi që nuk bën pyetje se në çfarë besoni, ju fton të vini të mrekulloheni tek qëndresa e heshtur e pemëve të fikut, të vini re formën e pemëve e të ullirit dhe të kuptoni atë çfarë kuptuan paraardhësit tanë, që zhvillimi nuk ishte thjesht në sfond, ishte në fakt shkrim i shenjtë./vizionplus.tv -

Çfarë simbolizon syri i Iluminatit, e vërteta pas teorisë së konspiracionit
Një nga simbolet më të diskutueshme dhe më të keqkuptuara të kohëve moderne është padyshim “Syri i Iluminatit”, i njohur ndryshe si Syri që sheh gjithçka. Ky simbol është shpesh në qendër të teorive të konspiracionit, të cilat e lidhin atë me organizata sekrete, kontroll global dhe pushtet të fshehtë.
Por çfarë është në të vërtetë ky simbol? Dhe a ka ndonjë bazë reale pas legjendave që qarkullojnë?
Origjina historike: më e vjetër se Iluminati
Syri brenda trekëndëshit, që zakonisht shfaqet me rreze drite që burojnë prej tij, nuk lindi me Iluminatin. Në fakt, simboli është përdorur që në antitet, për të përfaqësuar dritën hyjnore, mbikëqyrjen e Zotit dhe ndriçimin shpirtëror.
Në shekullin XVIII, ky simbol u shfaq në shumë kisha të krishtera në Europë, si një përfaqësim i syrit të Zotit që vështron mbi njerëzimin. Po ky imazh u përdor edhe nga masonët dhe më pas nga disa lëvizje filozofike e mistike, përfshirë grupin Iluminati të Bavarisë, një shoqëri sekrete që veproi për pak kohë në vitet 1700.
Syri në dollarin amerikan: arsyeja zyrtare
Një nga shfaqjet më të famshme të këtij simboli është në dollarin amerikan, në pjesën e pasme të bankënotës 1-dollarëshe. Aty, syri shfaqet mbi një piramidë të papërfunduar, e cila sipas dokumenteve zyrtare përfaqëson forcën, stabilitetin dhe të ardhmen e ndërtimit të kombit amerikan.
Syri aty simbolizon ndihmën e Zotit në suksesin e këtij projekti. Nën të shkruhet fraza latine “Annuit Coeptis” (“Ai ka miratuar përpjekjet tona”) një tjetër tregues se synimi ishte më shumë simbolik sesa sekret.
Pavarësisht origjinës fetare dhe simbolikës shpirtërore, në kohët moderne, Syri i Iluminatit është bërë sinonim me kontrollin sekret të botës. Sipas teorive të shumta, ky simbol është dëshmi e ekzistencës së një elite të fshehtë që drejton politikën, ekonominë, mediat dhe teknologjinë nga prapaskenat.
Këto teori janë nxitur nga fakti që simboli është përdorur nga masonët dhe është i lidhur me figura të fuqishme të historisë. Për shumë njerëz, çdo paraqitje e këtij simboli në kulturën pop, te videot muzikore apo në logot e kompanive të mëdha, shihet si “provë” e një rrjeti të padukshëm pushteti.
Në mungesë të provave konkrete, shumica e teorive që rrethojnë Syrin e Iluminatit mbeten spekulime. Historianët dhe studiuesit bien dakord se simboli ka kaluar nëpër shumë etapa interpretimi nga fetar, në filozofik e deri në pop kulturë, por pa një lidhje të drejtpërdrejtë me një “qeveri të fshehtë botërore”.
Megjithatë, fuqia e simbolit qëndron pikërisht te misteri që e rrethon. Në një epokë ku informacioni është i bollshëm, por besimi publik në institucionet është në rënie, simbolet si Syri i Iluminatit vazhdojnë të jenë terren pjellor për dyshime, frikë dhe teori alternative.
-

Aktorja që shkundi kinemanë, historia e pathënë e Claudia Cardinale
Claudia Cardinale ndoshta nuk e arriti kurrë statusin e “divës” së kombit si bashkëkombëset e saj Sophia Loren apo Gina Lollobrigida, që për shumë shikues të kinemasë ajo ishte të paktën e barabartë me ta në mishërimin e një sensualiteti mesdhetar magjepsës në vitet 1960.
“Pas spagetit, Claudia është shpikja më e lumtur e Italisë”, është shprehur aktori David Niven me humorin e tij karakteristik.
E lindur në Tunis në vitin 1938, në një komunitet të madh italianësh, Claudia ishte vajza e madhe e një familjeje me katër fëmijë. Me emrin e saj të pagëzimit Claude Joséphine Rose, ajo rritej duke folur frëngjisht dhe arabisht, përpara se të mësonte dialektin siciliançen në kuzhinën e gjyshërve.
Fillimisht ëndërronte të bëhej mësuese, por bukuria e saj e rrallë e hodhi në qendër të vëmendjes kur, rastësisht, u shpall “vajza më e bukur italiane në Tunizi”, një konkurs që i dha biletën për në Festivalin e Filmit në Venecia. Me një foto me bikini që bëri bujë në Lido, Claudia i mahniti të gjithë, edhe pse akoma nuk fliste italishten standarde.Në fillimet e karrierës së saj, ajo u dallua në komeditë italiane, përkrah Marcello Mastroianni-t, Alain Delon-it dhe Totò-s. Por ajo shpejt provoi se ishte shumë më tepër sesa një fytyrë e bukur. Performanca në La ragazza con la valigia dhe më vonë në Il giorno della civetta e shpërthyen imazhin e saj si thjesht “seks-simbol”.
Viti 1963 ishte kthesa e saj e madhe ku njëkohësisht luajti në tre prej filmave më të rëndësishëm të dekadës, The Pink Panther, The Leopard të Luchino Visconti-t dhe 8½ të Federico Fellini-t.Gjithashtu Cardinale shkëlqeu edhe në Amerikë, por e kuptoi shpejt se nuk ishte vendi i saj. Sistemi i yjeve në Hollywood nuk i përshtatej shpirtit të saj të lirë. “Kinemaja është si burrat sa më pak t’i duash, aq më shumë të ndjekin”, ishte shprehur aktorja.
Përjashtim bënte filmi Once Upon a Time in the West i Sergio Leone-s, ku ajo realizoi një nga rolet më të paharrueshme të kinemasë botërore si Jill McBain, një grua me të kaluar të errët që bëhet simbol i mbijetesës dhe rinisjes.
Në vitet e mëvonshme ajo u përkushtua teatrit dhe mbrojti me pasion të drejtat e grave si Ambasadore e UNESCO-s. Në filmat e fundit ajo portretizoi figura të thella, si një nënë tuniziane në filmin The String dhe një grua misterioze në Signora Enrica.
Claudia Cardinale është shumë më tepër se një ikonë e bukurisë. Ajo është një simbol i guximit, i rezistencës ndaj sistemit, i një jete të jetuar sipas rregullave të veta.Top Channel
-

Shalqiri, simbol politik dhe historik në botë: nga Palestina te SHBA
Shalqiri po bëhet gjithnjë e më i pranishëm në protestat pro-palestineze, si një simbol i rezistencës dhe i identitetit kombëtar.
Ideja për përdorimin e tij në këtë kontekst daton nga vitet ’80, kur artisti palestinez Suleiman Mansour shpjegoi se oficerët izraelitë i ndalonin përdorimin e ngjyrave të flamurit palestinez, duke e bërë shalqirin një alternativë simbolike: lëkura e gjelbër dhe e bardhë, tuli i kuq dhe farat e zeza përputhen me ngjyrat e flamurit.
Flamuri palestinez ka një histori të gjatë: u krijua në vitin 1916 nga Sharif Hussein bin Ali si simbol i kryengritjes arabe kundër Perandorisë Osmane, u ndalua disa herë pas pushtimeve dhe konflikteve, dhe u rikthye zyrtarisht në vitin 1993 si simbol i Autoritetit Palestinez.
Së fundmi, në janar 2023, një urdhër i Ministrit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben Gvir, kërkoi heqjen e flamujve palestinezë nga hapësira publike, duke rikthyer ndalimin.
Në territoret palestineze, shalqiri shihet në muret e shtëpive, bluza, postera dhe galeri arti, ndërsa në demonstratat ndërkombëtare përdoret si deklaratë politike. Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit në tetor 2023 dhe pushtimit izraelit të Gazës, përdorimi i tij është përhapur edhe në mediat sociale, ku shumë përdorues e zëvendësojnë flamurin palestinez me një emotikon shalqiri për të shmangur censurën.
Megjithatë, simbolika e shalqirit nuk ka qenë gjithmonë pozitive. Në SHBA, ai ka pasur kuptim racist: në periudhën pas skllavërisë, shpesh përdorej për të tallur dhe poshtëruar komunitetin afro-amerikan, duke i paraqitur ish-skllevërit si dembelë dhe fëmijërorë. Përdorimi i shalqirit nga politikanët afro-amerikanë ka shkaktuar debate, për shkak të kuptimeve të ndryshme historike të këtij simboli.
Pra, një frut i thjeshtë si shalqiri ka kaluar nga një simbol racizmi në SHBA, tek një ikonë e rezistencës dhe identitetit politik palestinez, duke treguar se kuptimi i simboleve ndryshon thelbësisht sipas kontekstit historik dhe kulturor.
-

Starmer reagon pas protestave masive: Britania nuk ua dorëzon flamurin atyre që e përdorin si simbol të dhunës e përçarjes
Britania nuk do t’ua dorëzojë flamurin e saj atyre që dëshirojnë ta përdorin atë si simbol të dhunës, frikës dhe përçarjes, tha kryeministri Keir Starmer, në një reagim pas protestave masive në vend.
Kryeministri tha se flamuri përfaqëson “vendin tonë të larmishëm” dhe se ai nuk do të lejojë që njerëzit të ndihen të frikësuar në “rrugët tona për shkak të prejardhjes ose ngjyrës së lëkurës së tyre”.
Komentet e tij erdhën pasi më shumë se 150,000 njerëz dolën në rrugët e Londrës qendrore për një marshim “Bashkoni Mbretërinë” të organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë Tommy Robinson, dhe rreth 5,000 morën pjesë në një kundërprotestë, të koordinuar nga Stand Up To Racism.
Më herët, Sekretari i Biznesit Peter Kyle tha se marshuesit po “demonstrojnë lirinë e shoqërimit dhe lirinë e fjalës”.
“Njerëzit kanë të drejtë për protesta paqësore. Kjo është thelbësore për vlerat e vendit tonë. Por ne nuk do të tolerojmë sulmet ndaj oficerëve të policisë që kryejnë punën e tyre ose që njerëzit të ndihen të frikësuar në rrugët tona për shkak të prejardhjes ose ngjyrës së lëkurës së tyre”, tha kryeministri.
“Britania është një komb i ndërtuar me krenari mbi tolerancën, diversitetin dhe respektin. Flamuri ynë përfaqëson vendin tonë të larmishëm dhe ne kurrë nuk do t’ia dorëzojmë atë atyre që e përdorin atë si simbol të dhunës, frikës dhe përçarjes“, shtoi ai.Top Channel
-

Historia e përshëndetjes: Pse i shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin?
Shtrëngimi i dorës është gjest universal që tregon përshëndetjen, por gjithashtu edhe arritjen e një marrëveshjeje, apo urimin e dikujt – bazuar në kontekstin në të cilin kryhet.
Është e mahnitshme të mendohet sesi shtrëngimi i duarve është gjest lehtësisht i interpretueshëm në të gjithë botën, i përsëritur të panumërta herë nga njerëz, nga kultura dhe qytetërime të largëta mes tyre.
Por, pse i shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin?
Ky gjest daton që në kohët e lashta. Madje edhe atëherë ishte simbol i harmonisë universale. I gjejmë gjurmët e para arkeologjike të kësaj që në kohën e Babilonisë së lashtë, kur mbreti Shalmaneseri III i Asirisë (859-824 p.e.s.), takon mbretit babilonas Marduk-zakir-Shumi I (855-819 p.e.s.). Ngjarja është skalitur në historinë e fronit të Shalmaneserit të III-të, e ruhet në muzeun kombëtar të Bagdadit në Irak.
Në Perëndim kjo regjistrohet më vonë. Shtrëngimi i parë i duarve mes dy perëndeshave, si simbol i një marrëveshjeje të përtërirë, shihet në një reliev të shekullit V p.e.s., i cili ndodhet në Muzeun e Akropolit në Athinë.
Shtrëngimi i dorës i kapërceu kufijtë e Greqisë dhe arriti zonat përreth. Në poemat e lashta, shtrëngimi i duarve është përshkruar disa herë si shenjë e besimit.
Shtrëngimi i duarve midis të huajve ka qenë me gjasë i ndryshëm nga ai i treguar në shumë skulptura. Shumica e historianëve bien dakord me identifikimin e përshëndetjes “në stilin e gladiatorit”, si një shtrëngim duarsh në nivelin e parakrahut, një shenjë që do të tregonte ndër të tjera edhe mungesën e armëve të fshehura, dhe kjo lloj përshëndetje bëhej mes ushtarëve, por edhe në shoqërinë civile. Shtrëngimi i duarve në kohët moderne, do t’i atribuohet kultit të zotit Mitra në Perandorinë e madhe Romake.
Edhe pse ndoshta ka modele të ndryshme të shtrëngimit të duarve në epokat e mëvonshme, përdorimi universal i këtij gjesti në shoqërinë moderne me gjasë ka ndodhur më herët sesa në kohën e romakëve, grekëve dhe bizantinëve.
Kalorësit mesjetarë përshëndeteshin mes tyre me një përshëndetje moderne ushtarake, duke vënë dorën e tyre mbi ballë dhe duke hequr përkrenaren që kishin në kohë, gjest që është trashëguar deri në ditët tona. Siç shkruan bota.al, disa historianë besojnë se shtrëngimi i duarve u rikthye nga oborrtarët e shekullit XVII, të cilët e konsideronin shtrëngimin e dorës një alternativë të barabartë me gjunjëzimin apo heqjen e kapelës.
Përshëndetja më vonë u bë simbol i përbashkët dhe, në vitet 1800, manualet e etiketave të sjelljes, përfshinin shpesh udhëzime për teknikën e duhur të shtrëngimit të duarve. Një udhërrëfyes i vitit 1877, i këshillonte lexuesit që “një zotëri që shtyp brutalisht dorën që takon, ose e shtrëngon me forcë, nuk duhet të ketë kurrë mundësi ta përsërisë këtë gjest”.
ObserverKult
Lexo edhe:
ISMAIL KADARE: O JU KORBA QË MË HANI, SYTË E ZEZË TË MOS M’I NGANI!
-

Në Lisbonë të Portugalisë përkujtohet Shën Nënë Tereza: Ishte simbol universal të dhembshurisë, përulësisë dhe shërbimit ndaj njerëzimit
Sot, në Lisbonë të Portugalisë është nderuar trashëgimia e Nënës Terezë, në përvjetorin e ndarjes nga jeta dhe shenjtërimit të saj.
Ambasadorja e Kosovës në Lisbonë, Edona Maloku së bashku me Patriarkun e Lisbonës, Dom Rui I, të Ngarkuarin me Punë të Nunciaturës Apostolike të Selisë së Shenjtë në Lisbonë, Jose Antonio Teixeira Alves, dhe motrat e organizatës së themeluar nga vet Nëna Terezë në Indi – Misionarët e Bamirësisë – e kanë përkujtuar Shën Terezën si simbol universal të dhembshurisë, përulësisë dhe shërbimit ndaj njerëzimit.
“Ceremonia përkujtimore u zhvillua pranë shtatores së Nënë Terezës në Lisbonë, e cila qëndron aty si një dhuratë nga populli i Kosovës, duke lidhur përjetësisht vlerat e saj me dashurinë dhe mirënjohjen tonë”, ka thënë Ambasadorja Maloku./ KultPlus.com
-

Në Lisbonë të Portugalisë përkujtohet Shën Nënë Tereza: Ishte simbol universal i dhembshurisë, përulësisë dhe shërbimit ndaj njerëzimit
Sot, në Lisbonë të Portugalisë është nderuar trashëgimia e Nënës Terezë, në përvjetorin e ndarjes nga jeta dhe shenjtërimit të saj.
Ambasadorja e Kosovës në Lisbonë, Edona Maloku së bashku me Patriarkun e Lisbonës, Dom Rui I, të Ngarkuarin me Punë të Nunciaturës Apostolike të Selisë së Shenjtë në Lisbonë, Jose Antonio Teixeira Alves, dhe motrat e organizatës së themeluar nga vet Nëna Terezë në Indi – Misionarët e Bamirësisë – e kanë përkujtuar Shën Terezën si simbol universal të dhembshurisë, përulësisë dhe shërbimit ndaj njerëzimit.
“Ceremonia përkujtimore u zhvillua pranë shtatores së Nënë Terezës në Lisbonë, e cila qëndron aty si një dhuratë nga populli i Kosovës, duke lidhur përjetësisht vlerat e saj me dashurinë dhe mirënjohjen tonë”, ka thënë Ambasadorja Maloku./ KultPlus.com