Showbiz E Diel, 20 Prill 2025 21:21
Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka ndarë sot me ndjekësit e saj një kujtim të veçantë nga fëmijëria, teksa ka festuar Pashkët. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, artistja ikonë ka rrëfyer emocionet e saj lidhur me këtë festë dhe figurën e dashur të gjyshit.
“Kujtimet më të mira që kam të fëmijërisë është kur vinte gjyshi im me një bastun që jetoi 105 vjeç. Babai im ndante një qengj me vëllain e tij, se ata ndiqnin delet si çoban dhe e kishin për gjynah të hanin një qengj një djalë dhe një qengj një tjetër. E ndanin në gjysme. Ne nuk hanim kurrë mish qengji veç Pashkëve. Gjyshi im vinte me bastun, 2-3 orë ecte, vinte në shtëpi dhe hante mish qengji dhe byrek me qumësht, i dridheshin duart dhe këndonte këngët e bukura.”, shprehet këngëtarja.
Tag: simaku
-

Parashqevi Simaku feston Pashkët, rrëfen kujtimet më të bukura të fëmijërisë
-

Ambasadori Ervin Bushati takon ikonën e muzikës, Parashqevi Simaku në SHBA: Këngët e saj ngritën peshë zemrat e sallës shqiptare
Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati është takuar para pak ditësh me këngëtaren e shquar shiptare Parashqevi Simaku. Takimi u bë në një mbrëmje të organizuar në nder të fotografit Fadil Berisha që ka bërë bashkë ambasadorin me yllin muzikës shqiptare, e cila jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara.
“️Parashqevi Simaku shkëlqen për Shqiptarët kudo në botë. Në mbrëmjen në nder të ikonës se artit Fadil Berisha, këngët e Parashkës ngritën peshë zemrat e sallës shqiptare”, ka shkruar Bushati krahas disa fotove që ka publikuar.
Parashqevi Simaku, e cila kishte shumë vite që jetonte e pastrehë dhee braktisur nga familja në New Jork, ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar. Disa muaj më parë, këngëtarja u pa në një video të publikuar nga një televizion amerikan, teksa merrte ndihma sociale dhe endej rrugëve. Parashqevi Simaku u ndihmua nga shqiptarë që jetojnë në SHBA dhe jo vetëm, ndërsa tashmë i është rikthyer muzikës duke sjellë një këngë të re. -

VIDEO – Dy yje bashkë në skenë, Inva Mula dhe Parashqevi Simaku, e ndezin me shkodranen “Ky marak…”
Dy yje të muzikës shqiptare, krah përkrah në skenë. Parashqevi Simaku i është rikthyer interpretimit të këngëve, ndërsa në skenë me të është shfaqur edhe një yll tjetër e mirënjohur ndërkombëtarisht, Inva Mula.
Dy artistet kanë dhuruar spektakël në një event për fotografin e mirënjohur shqiptar Fadil Berisha. Emocionet janë të papërshkrueshme, teksa Parashqevi Simaku, “ndez” atmosferën me këngën shkodrane “Ky marak…”. Më poshtë, videot e publikuara nga mbështetësi më i madh i Parashqevisë, biznesmeni Elton Ilirjani.
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

VIDEO – Parashqevi Simaku vijon të integrohet në jetën e përditshme, jep mesazh në anglisht dhe shqip…
Parashqevi Simaku duket se i është kthyer jetës krejtësisht normale pasi doli nga spitali në Nju Jork, ku u kurua për probleme psikologjike por edhe psikike. Ajo është mjaft aktive dhe po shfaqet në video dhe foto në përditshmërinë e saj.
Elton Ilirjani ka publikuar imazhe të këngëtares duke shëtitur në Nju Jork. Këngëtarja e njohur falenderon në anglisht por edhe në shqip në një videomesazh të shkurtër.Ajo shfaqet me Eltonin dhe Elvira Tata, dy persona që po i qendrojnë pranë tashmë prej shumë javësh. Simaku duket se po shijon edhe shoqërinë e dy qenëve, me të cilët duket mjaft e familjarizuar.
Continue Reading
-

VIDEO – Parashqevi Simaku shkëlqen si kurrë më parë, Elton Ilirjani denoncon: Kjo është vjedhje e pastër
Parashqevi Simaku, vijon të jetë në vëmendje të fansave të saj të shumtë. Mbështetësit, janë shumë të interesuar të mësojnë nga ecuria e jetës së saj, pasi la spitalin në Nju Jork ku u kurua per rreth 1 muaj.
Duke parë këtë interes të lartë, Elton Ilirjani shpërndan shpesh foto dhe video nga përditshmëria e kënmgëtares së njohur, të cilat sigurisht, përbëjnë “lajm” edhe për mediat.Orët e fundit, Ilirjani ka shpërndarë foto dhe video të Simakut, e cila shkëlqen më shumë se asnjëherë, tregues se ajo po kalon një situatë mjaft të mirë, pasi ka lënë pas problemet shendetësore.
Megjithatë, Elton Ilirjani ka një mesazh edhe për ata që po marrin videot e këngëtares dhe i përdorin për fitime në rrjetet sociale, duke u shprehur se po e dëmtojnë këngëtaren e njohur.Continue Reading
-

Lajm i mirë për Parashqevi Simakun, ja çfarë pritet të ndodhë
Biznesmeni Elton Ilirjani ka bërë me dije se këngëtarja shumë e dashur për publikun, Parashqevi Simaku do të dalë të mërkurën e ardhshme nga spitali, pas më shumë se një muaji izolim total.
Lajmin e ka shpërndarë vetë Ilirjani përmes një postimi në Instastory, ku shkruan: “Flutura del të mërkurën nga spitali”.
Më pas ka ndarë disa video ku tregon me detaje se çfarë do të ndodhë me Parashqevinë pas daljes nga spitali.
“Ditën e mërkurë, Parashqevi Simaku do të lërë spitalin dhe do të t’i rikthehet jetës normale në New York, bashkë me ne. Ditën e mërkurë do të ndodhem atje për ta marrë divën tonë dhe për ta strehuar në shtëpinë e saj të re. Rrugëtimi i saj do të rinisë, edhe pse nuk është e thjeshtë. Do të shkoj ta takoj, gjithashtu do t’i çoj edhe byrek me spinaq që ajo e ka shumë qejf. Tani që ajo do të dalë, fillon puna e vërtetë, por ne duhet të jemi aty për ta ndihmuar. Ka qenë një muaj interesant, me shumë dhimbje, shpresë, frikëra të ndryshme, por që po ia dalë,” tregoi biznesmeni.
Parashqevi Simaku ka kaluar një periudhë të vështirë emocionale dhe u shtrua në spital psikiatrik pas një krize të rëndë psikologjike që ka pasuar pas takimit me djalin e saj, Luke.
Dikur një ikonë e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku arriti të rrëmbente zemrat e shqiptarëve me zërin e saj melodioz, por jeta e shkëputi nga vendlindja duke marrë tjetër drejtim.
Por pas shumë dekadash në harresë, një video tronditëse ku këngëtarja shfaqej e pastrehë në rrugët e New Yokut na la të shokuar të gjithëve. -

“Dashuria”, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës, sjell këngën e saj të re
Këngëtarja Parashqevi Simaku ka risjellë një këngë, të krijuar mbi një dekadë më parë.
Prodhimi muzikor titullohet “Dashuria”. “A do të vish me mua, se të dua”, është një nga vargjet, teksa tregohet një pjesë nga videoklipi përmes një videoje të shkurtër, të publikuar në rrjetet sociale Elton Ilirjani, personi që ka qëndruar pranë saj, teksa artistja po rindërton jetën pasi u largua nga stacioni i trenit në New York, ku qëndronte prej kohësh.