Këngëtarja Parashqevi Simaku ka reaguar për herë të parë ndaj lajmeve dhe materialeve të rreme që qarkullojnë në rrjet, duke i quajtur shpifje dhe sulme të padrejta.
Në një postim në Facebook, ajo deklaron se ka duruar gjatë në heshtje, por situata ka kaluar çdo kufi. Simaku thekson se materialet janë krijuar artificialisht dhe nuk kanë asnjë lidhje me të.
“Zoti do ta nxjerrë të vërtetën,” shkruan ajo, duke shtuar se ky do të jetë reagimi i saj i fundit për këtë çështje. Ajo falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë.
Tag: simaku
-

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën
-

Kur do të vijë në Shqipëri? Parashqevi Simaku jep përgjigjen e shumëpritur
Parashqevi Simaku zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” ku rrëfeu për gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu gjithçka që ka ndodhur me të gjithë këto vite.
Por tashmë lind një pyetje e rëndësishme: Kur do të vijë Parashqevi Simaku në Shqipëri? Përgjigjen e dha, siç u shpreh edhe gazetari Fevziu, si kavajse, qyteti ku ka lindur.
Blendi Fevziu: Do vish në Shqipëri?
Parashqevi Simaku: Kismet Zotit, ishalla!
Blendi Fevziu: Fiks si kavajse je përgjigjur. -

Parashqevi Simaku lë pa fjalë Blendi Fevziun: Nuk jam dashuruar kurrë në jetë
Showbiz E Premte, 30 Maj 2025 10:07
Rikthimi i të madhes Parashqevi Simaku ishte për javë të tëra kryefjala e mediave në Shqipëri, por jo vetëm.
Jeta e saj e re është komentuar gjerë e gjatë, e ndërkohë që të gjithë për më shumë se një muaj ishin “sy e veshë” nga këngëtarja shqiptare, ku gjithçka që ajo bënte kthehej në lajm.Në një intervistë me Blendi Fevziun për Opinion, këngëtarja ka zbuluar se ajo nuk ka dashuruar kurrë në jetë.
Parashqevi Simaku: Nuk jam dashuruar kurrë.
Blendi Fevziu: Kurrë, kurrë?
Parashqevi Simaku: Asnjëherë, por kam pasur fatin të duhem shumë. -

Jeta si e pastrehë në SHBA, habit Parashqevi Simaku: Ishte zgjedhje e imja
Parashqevi Simaku, ka rrëfyer së fundmi detaje për periudhën e jetës së saj kur jetonte në rrugët e New York-ut, si e pastrehë dhe larg dritave të skenës. Në një intervistë për emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun, këngëtarja ka sqaruar të vërtetën pas fotove që disa muaj më parë tronditën rrjetin, ku ajo u shfaq e braktisur në rrugët e Amerikës.
Simaku ka habitur me deklaratën teksa është shprehur se e kishte zgjedhur vetë atë mënyrë jetese teksa u shpreh:
“Pse mos të rrija jashtë? Isha jashtë sepse zgjodha të jem. Në atë kohë, qindra amerikanë ishin jashtë si unë. Kishim vende ku mund të shkonim, por unë zgjodha të isha jashtë. Ishte e imja. E quaj një pjesë të mirë të jetës sime, absolutisht.” -

“Të shkuara, të harruara!” Parashqevi Simaku rrëfehet sonte në “Opinion”
“Realizimi i një interviste me Blendi Fevziun”, u shpreh Elton Ilirjani për dëshirën e Parashqevi Simakut gjatë daljes së tij në “Opinion” në Tv Klan në muajin mars.
Një video në rrjetet sociale të Blendi Fevziut e konfirmon tashmë se intervista në Nju-Jork, sipas dëshirës së artistes shqiptare, është realizuar dhe do të transmetohet sonte.
Pas gjetjes së këngëtares nga një video e kanalit amerikan ABC7NY, ku Simaku merrte ndihma bamirësie, kureshtja rreth saj vetëm është shtuar. Prej muajit dhjetor, ajo nuk është më e pastrehë, nuk fle më jashtë siç shprehej Elvira Tata, apo mbi gurin për të cilin ka rrëfyer Ilirjani.
Vetë Parashqevia shprehet në videon me Fevziun se kjo tashmë është “e shkuar, e harruar.” Sa i përket qëndrimit të saj jashtë, e komenton si “zgjedhje të saj.”
Detajet e tjera do t’i mësojmë nga vetë ajo sonte në transmetimin e orës 21:00 të programit “Opinion” në Tv Klan.
Blendi Fevziu: Keni kaq muaj që më pyesni ‘çfarë i ka ndodhur, çfarë i ka ndodhur’, një nga vendet më ikonike të Nju-Jorkut, t’jua thotë vetë. Si është e vërteta, Parashqevi?
Parashqevi Simaku: E vërteta është që hajde të shkojmë të kënaqemi se nuk do njeri të dëgjojë…Të shkuara, të harruara, themi ne.
Blendi Fevziu: Të shkuara, të harruara?
Parashqevi Simaku: Po!
Blendi Fevziu: Po pse ndenje jashtë tani?
Parashqevi Simaku: Po pse mos të rrija jashtë?
Blendi Fevziu: Ishte zgjedhje e jotja?
Parashqevi Simaku: Posi! Me qindra amerikanë ishin përjashta si unë. Ne kishim edhe vende ku mund të shkonim, por unë zgjodha të rrija jashtë.
Blendi Fevziu: Ishte zgjedhje e jotja?
Parashqevi Simaku: Po, ishte e imja.
Blendi Fevziu: Dhe e quan një pjesë të mirë të jetës tënde?
Parashqevi Simaku: Absolutisht!/tvklan -

ISHP: Studimet kanë faktuar se vaksina e fruthit nuk shkakton autizëm
Vaksina e fruthit nuk shkakton autizëm. Kjo është përgjigja që jepet nga ekspertët e shëndetësisë, për të gjithë skeptikët që aludojnë për lidhjen mes të dyjave. Artan Simaku, specialisti i ISHP thotë se tashmë ky është një mit I rrëzuar prej kohësh nga shkenca që nuk duhet diskutuar më.
“Janë me dhjetëra studime të kryera në të 4 kontinentet e botës, me një numër shumë të madh fëmijësh, flasim me qindra mijëra fëmijë, të cilat kanë hedhur poshtë lindjen mes vaksinës së fruthit dhe autizmit. Ju sjell në vëmendje që në vitin 1998 ku doli për herë të parë ky lajm ishte bërë një studim me metodologji jo shkencore me vetëm 12 fëmijë. Një studim I madh në vitin 2019 me 650 mijë fëmijë e hedhin poshtë katërcipërisht këtë lidhje”,-tha Artan Simaku, specialist i ISHP.
Sipas ekspertëve është vënë re që vitet e fundit ka një tendence për të shtyrë kohën e aplikimit të vaksinës pas moshës 1 vjeçare, duke rritur kështu riskun për infektim e fruth.
“Duke u shtyrë koha e vaksinimit ndodhin dhe shpërthime se fruthi është nga sëmundjet më ngjitëse që ekzistojnë dhe fruthi nuk është sëmundje e lehtë, jep komplikacione siç janë pneumoni, dëmtim dhe humbje të dëgjimit, encefalite, raste të rënda dhe vdekje ndaj është thelbësor vaksinimi”,-tha Simaku.
Vaksina e fruthit aplikohet në moshën 1 dhe 5 vjeç, Sipas të dhënave të ISHP në vitin 2024, mbulesa vaksinale me 1 dozë është në nivelin e 81% ndërsa me dy doza 92%, ndërkohë që për të arritur te ashtuquajturin imunitet tufe, mbulesa vaksinale duhet të jetë mbi 95%. -

Parashqevi Simaku bëhet gati për rikthimin e madh
Simaku shpërndau një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet duke shijuar ushqimet tradicionale shqiptare. Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ishte e ftuar në një darkë nga miqtë e saj, së bashku me biznesmenin Elton Ilirjanin.
Simaku shpërndau një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet duke shijuar ushqimet tradicionale shqiptare, nga nëna e grimieres së saj. Duke bërë gëzuar me raki, ajo falënderon miqtë e saj dhe ndër të tjera thotë: “Na u bëftë gjak e dhjamë”.
Që prej muajit dhjetor të vitit të shkuar, jeta e Parashqevi Simakut ka pësuar ndryshime të mëdha. Pasi u rikuperua nga ana shëndetësore, tashmë diva e viteve 80 është rikthyer në muzikë. Pas lançimit të këngës në anglisht, duket se këngëtarja do të vijë dhe në Tiranë.
“Panorama”, zbuloi që në javët e para të vitit, se grupi që po punon me të është duke përgatitur rikthimin e saj në skenën shqiptare.
Duket se tashmë gjithçka është vendosur dhe Parashqevi Simaku do të mbajë koncert në Tiranë në muajin shtator. Ka qenë pikërisht, Elton Ilirjani që e ka konfirmuar një fakt të tillë, duke pranuar kështu se gjithçka po përgatitet për koncertin e saj në Tiranë.
Biznesmeni Elton Ilirjani, ka rrëfyer së fundmi në një intervistë arsyen pse këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, e cila para pak muajsh u gjet e pastrehë dhe në gjende jo të mirë shëndetësore, dështoi në karrierë pasi shkoi të jetonte në SHBA.
Iliriani rrëfen se ëndrrat e ikonës së muzikës shqiptare për Hollywoodin ishin të mëdha, por ato u shuan pasi ajo nuk zgjodhi të ishte një punonjëse seksi. -

VIDEO – Festa e Pashkëve, uron Parashqevi Simaku, shfaqet me gotë rakie në dorë dhe rrëfen ngjarjen e veçantë
Sot është festa e Pashkëve për besimtarët e krishterë. Një ngjarje e tillë nuk ka kaluar pa vëmendjen edhe të shqiptarëve që jetojnë në SHBA. Mes tyre, edhe këngëtarja e mirënjohur Parashqevi Simaku. Në një video të shpërndarë nga mbështetësi i saj më i madh, Elton Ilirjani, ajo uron Pashkët, ndërsa tregon edhe një histori të veçantë nga jeta e saj.
Më herët, Simaku shpërndau një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet duke shijuar ushqimet tradicionale shqiptare Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ishte e ftuar në një darkë nga miqtë e saj, së bashku me biznesmenin Elton Ilirjanin.
Në një video në rrjetet e saj sociale, ku shfaqet duke shijuar ushqimet tradicionale shqiptare, nga nëna e grimieres së saj. Duke bërë gëzuar me raki, ajo falënderon miqtë e saj dhe ndër të tjera thotë: “Na u bëftë gjak e dhjamë”.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!

