Tag: simaku

  • Parashqevi Simaku feston 59-vjetorin me një mesazh emocionues për të birin

    Parashqevi Simaku feston 59-vjetorin me një mesazh emocionues për të birin

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka shënuar sot ditëlindjen e saj të 59-të, duke ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një mesazh të sinqertë dhe emocional për të birin, Luke. Përmes një postimi në Facebook, artistja ka treguar ndjenjat e saj, duke përshkruar mallin dhe dhimbjen që e shoqërojnë këtë ditë të veçantë.
    Në mesazhin e publikuar, Simaku shprehet se si çdo nënë, dëshira më e madhe për ditëlindjen është përqafimi dhe urimi nga i biri. Ajo shpjegon se distanca mes tyre e bën më të dhimbshme mungesën e një fjale të thjeshtë: “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!”. Megjithatë, këngëtarja nuk i ndal dot fjalët e dashurisë për të birin, duke theksuar se Luke mbetet gjithmonë pjesë e saj, drita dhe shpresa që e mban gjallë.
    “Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty… Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë. Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty, ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja, drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke”! shkruan Simaku.
    Mesazhi i saj prek zemrat e ndjekësve, duke treguar dashurinë e pakushtëzuar të një nëne për të birin dhe forcën e lidhjes mes tyre, pavarësisht distancës dhe viteve që kalojnë.
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka shënuar sot ditëlindjen e saj të 59-të, duke ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një mesazh të sinqertë dhe emocional për të birin, Luke. Përmes një postimi në Facebook, artistja ka treguar ndjenjat e saj, duke përshkruar mallin dhe dhimbjen që e shoqërojnë këtë ditë të veçantë.
    Në mesazhin e publikuar, Simaku shprehet se si çdo nënë, dëshira më e madhe për ditëlindjen është përqafimi dhe urimi nga i biri. Ajo shpjegon se distanca mes tyre e bën më të dhimbshme mungesën e një fjale të thjeshtë: “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!”. Megjithatë, këngëtarja nuk i ndal dot fjalët e dashurisë për të birin, duke theksuar se Luke mbetet gjithmonë pjesë e saj, drita dhe shpresa që e mban gjallë.
    “Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty… Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë. Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke”! shkruan Simaku.
    Mesazhi i saj prek zemrat e ndjekësve, duke treguar dashurinë e pakushtëzuar të një nëne për të birin dhe forcën e lidhjes mes tyre, pavarësisht distancës dhe viteve që kalojnë.

  • Në datëlindjen e saj Parashqevi Simaku ka një mesazh prekës për të birin: Zemra ime është e mbushur me mall për ty Luke

    Në datëlindjen e saj Parashqevi Simaku ka një mesazh prekës për të birin: Zemra ime është e mbushur me mall për ty Luke

    Showbiz E Hënë, 1 Shtator 2025 18:15
    Ikona e muzikës shqipe, Parashqevi Simaku feston sot datëlindjen e saj të 59-të. Ajo shprehet se si çdo nënë, dëshira më e madhe në ditëlindje është përqafimi dhe urimi nga i biri, Luke.
    ”Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty. Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë.

    Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke”, shkruan Simaku.

  • Parashqevi Simaku bën 59 vjeçe, në ditën e lindjes tregon brengën që i mundon zemrën: Luke, biri im sot ëndërroja të më uroje! Por t’i as që e di

    Parashqevi Simaku bën 59 vjeçe, në ditën e lindjes tregon brengën që i mundon zemrën: Luke, biri im sot ëndërroja të më uroje! Por t’i as që e di

    Artistja e madhe Parashqevi Simaku feston sot ditëlindjen. Ajo ka ndarë një fotografi të veçantë dhe zbulon se në këtë përvjetor të 59-të, ka një brengë që i mundon zemrën, malli për të birin Luke.
    Ajo thotë se çdo nënë ëndërron që në ditën e lindjes të urohet e përqafohet nga fëmijët, fat të cilin ajo nuk e ka sepse Luke, siç tregon vetë Parashqevia, as nuk e di datën e ditëlindjes së saj.
    “Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!”
    Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty… Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë.
    Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke”, shkruan Parashqevi Simaku.

  • 59 vite jetë, por me mall për djalin! Rrëfimi i Parashqevi Simakut

    59 vite jetë, por me mall për djalin! Rrëfimi i Parashqevi Simakut

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka shënuar sot ditëlindjen e saj të 59-të. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, artistja ka ndarë me ndjekësit emocionet e këtij momenti, duke u treguar e sinqertë për ndjenjat e saj, per mallin qe ka per te birin.
    Në mesazhin e publikuar, Simaku shprehet se, si çdo nënë, dëshira më e madhe në ditëlindje është përqafimi dhe urimi nga i biri, Luke. Ajo shkruan se zemra e saj në këtë ditë është e mbushur me mall dhe trishtim, pasi distanca mes tyre e bën më të dhimbshme mungesën e një fjale të thjeshtë: “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!”.
    “Sa shumë do të doja të dëgjoja këtë prej teje, por e di që ti as nuk e di se kur është ditëlindja ime”, shkruan këngëtarja, duke e përshkruar dhimbjen që e shoqëron pavarësisht viteve që kalojnë.
    Megjithatë, artistja nuk lë pa theksuar dashurinë e pakushtëzuar që ka për të birin, duke pohuar se ai është gjithmonë pjesë e saj, shpresa dhe drita që e mban gjallë. “Të dua pafund, Luke!”, mbyll mesazhin e saj Simaku, duke prekur zemrat e shumë ndjekësve.
    Shkrimi i saj:
    “Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty… Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë. Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke!”, shkruan Simaku.

  • Parashqevi Simaku, vajza nga Kavaja që u bë e famshme në tërë shqiptarinë…

    Parashqevi Simaku, vajza nga Kavaja që u bë e famshme në tërë shqiptarinë…

    Parashqevi Simaku

    Ndonëse është larguar prej shumë vitesh në SHBA, ajo vazhdon të identifikohet me këngët e saj, të cilat vazhdojnë të cilësohen hite ndonëse koha ka kaluar.

    Por kush është Parashqevi Simaku? Si u bë e famshme në të gjithë Shqipërinë vajza nga Kavaja, në një kohë kur vendi jonë ishte nën regjimin komunist?

    Këto janë vetëm disa nga pyetjet që flasin shumë për këngëtaren që lëvroi çdo zhanër në muzikë, nga ajo e lehta e deri tek popullorja. Parashqevi Simaku lindi në vitin 1966 në qytetin e Kavajës dhe më pas u shpërngul në Durrës. Që në moshë të vogël, ajo u spikat nga kompozitorët më të njohur të momentit në a të kohë në Shqipëri. Parashqevia këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë” në Festivalin e 24-të të Këngës në RTSH.

    Gjithashtu më 1988 fitoi çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”.

    Pas vitit 1991 ajo u largua drejt SHBA edhe nga ai moment jeton atje, ku ka krijuar edhe jetën e saj. Këngëtarja u martua me një shtetas amerikan, të quajtur Robert.

    Madje lindi dhe një djalë nga martesa me të, të cilin e pagëzoi me emrin Luke.

    Më pas, u përfol se këngëtarja pësoi një paralizë faciale, por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve- Simaku nuk konfirmoi asnjëherë asgjë. Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, Parashqevi Simaku vazhdon të mbetet në memorien e çdo shqiptari si këngëtarja e talentuar që të gjithë e adhuronin.

    Lexo edhe:

    PARASHQEVI SIMAKU: E DIMË NUK ËSHTË E LEHTË… (TEKSTI DHE KËNGA)

    ObserverKult

  • Çfarë thoshte Parashqevi Simaku për “Koha Jonë” më 1999, për përvojën e saj amerikane dhe si e njohu Michael Jackson?

    Çfarë thoshte Parashqevi Simaku për “Koha Jonë” më 1999, për përvojën e saj amerikane dhe si e njohu Michael Jackson?

    Në rrjedhën e kohës, disa emra mbeten si yje që nuk perëndojnë kurrë në kujtesën kolektive, sepse janë lidhur me momente të papërsëritshme të shpirtit dhe krenarisë sonë kulturore. Një nga këta emra është, pa dyshim, Parashqevi Simaku, një ndër zërat më përfaqësues të muzikës së lehtë dhe asaj popullore shqiptare, një artiste që rrallëkush nuk e ka ndjerë si pjesë të vetes përmes melodive që kanë ndërtuar ndjeshmërinë e brezave.Kjo intervistë e botuar në gazetën “Koha Jonë”, e mërkurë 25 Gusht 1999, përfaqëson më shumë se një bisedë me një artiste të larguar nga Shqipëria; është një dritare e çelur mbi jetën, kujtesën dhe dimensionin ndërkombëtar të një figure që e ka tejkaluar kufirin kombëtar, duke mbetur një zë i kujtimeve, por edhe një përpjekje për ta mbajtur të gjallë shpirtin e artit shqiptar edhe përtej oqeanit.Në një kohë kur muzika shqiptare ndodhej në një ndërthurrje krizash identitare, sociale dhe tregu, zëri i Simakut vijonte të mbante gjallë autenticitetin e këngës popullore, elegancën e interpretimit dhe dinjitetin e një protagonisteje që nuk iu dorëzua as komercializmit, as harresës. Në këtë intervistë të rrallë, ajo ndan kujtime nga përvoja e saj amerikane, nga kontaktet me artistë të përmasave botërore si Michael Jackson, Robert De Niro apo Mick Jagger, por mbi të gjitha, jep dëshmi për një mision artistik që nuk e ka shkëputur kurrë nga rrënjët e saj shqiptare.Rëndësia e rikthimit në vëmendje e figurave si Parashqevi Simaku qëndron në nevojën tonë për të rindërtuar memorien kulturore, jo si një akt nostalgjie, por si një rikthim i vlerave të vërteta që kanë ushqyer artin shqiptar. Në një kohë të mbingopur me produkt shpejtësie e harrese, artistë të tillë janë përfaqësues të një kohe ku kënga ishte shprehje ndjenje, përfaqësim identiteti dhe jo vetëm argëtim. Simaku, në mënyrën e saj të heshtur, vazhdon të jetë dëshmi e atij modeli që ndërtonte më shumë se famë, ndërtonte përkatësi, përkushtim dhe art me shpirt.Rrëfimi i saj është edhe një kujtesë për diasporën shqiptare, për artistët që përtej dhembjes së mërgimit nuk kanë reshtur së mbajturi gjallë jehonën e vendit të tyre. Ajo i përket atij brezi që nuk u ngatërrua me lajka kalimtare, por që e kuptoi artin si një përvojë të thellë shpirtërore, si një shërbesë ndaj kulturës dhe njerëzve.Kjo intervistë nuk është vetëm një rrëfim personal, por një faqe e rëndësishme e mozaikut të muzikës shqiptare, një thirrje për t’u rikthyer tek vlerat, për të riparë me kujdes rrugët që kanë përshkuar këngëtarët tanë të mëdhenj, dhe për të rikujtuar se, edhe larg atdheut, arti i tyre është pjesë e pandarë e trungut shqiptar. Tek Parashqevi Simaku, ndiejmë jo vetëm zërin e një artisteje, por atë të një Shqipërie që kërkon të mbetet e paharruar në përfytyrimin e saj më të bukur.Albert Vataj

    INTERVISTAParashqevi Simaku tregon jetën e përtej oqeanit. Dreka, darka me Majkëll Xheksonin me shokë, dhe një jetë në parajsë me burrin“Miqësia ime me Majkëll Xhekson”
    -Për ardhjen dhe turneun tuaj në Shqipëri është folur shumë nga media shqiptare. Ajo që ka rënë në sy është mosshoqërimi i bashkëshortit tuaj në këtë turne. Ku ndodhet ai në këto momente?Këtë herë nuk jam e shoqëruar nga bashkëshorti im, pasi ai ndodhet në shtëpinë tonë në Hollyëood. Robert është titullar në një nga televizionet më të famshme në Amerikë i quajtur, “Muz-ic Roylty” dhe është shumë i zënë me punë.-Çfarë ndryshimi ka pësuar Parashqevi Simaku në këto 7 vjet emigrimi në Amerikë? Bëhet fjalë për ndryshime në karakter, mënyrën e të jetuarit dhe të pamjes suaj të jashtme?Pa dyshim është diçka e përditshme që çdo njeri të ketë jetën e tij për të bërë. Do të thoja që çdo ditë nga çdo eksperiencë e mirë apo e keqe unë shtoj diçka në karakterin tim, por boshti i këtij karakteri ka qënë dhe do të mbetet “shqiptar”. Mundohem të jetoj sa më thjeshtë dhe të kujdesem për anën brendshme, shpirtërore të Parashqevisë. Ajo që dua të arrij është ndërthurja e look-ut tim me anën emocionale.-Për cilat gjëra keni më shumë nostalgji nga e kaluara juaj dhe pse?Për muzikën popullore shqiptare, për vitet e shkollës dhe për fëmijërinë që nuk kthehet më kurrë. Ne njerëzit kur rritemi, pa dashje nuk jemi të vetëdijshëm që çdo sekondë që të kalon nuk të kthehet më.-Jeni shprehur se për para ardhjes në Shqipëri, keni takuar Michael Jackson apo ndonjë artist tjetër të këtij kalibri. A janë të vërteta këto dhe nëse po a mund të na tregoni raportet që keni me këto personazhe të njohur?Kam patur fatin e madh që të punoj me të njëjtin pedagog që ka punuar Michael Jackson kur ishte ende i ri, Seth Rigs. Ai ësh të një nga profesorët e këngës së disa prej super starëve më të mëdhenj të botës. Michael Jackson kishte shumë dëshirë të bënte një koncert për fëmijët e Kosovës në Mynih të Gjermanisë dhe njëri nga menax herët e mi bëri të mundur që në këtë koncert të futej dhe një këngë shqiptare dhe një në anglisht, duke m’u dhënë mundësia të kontribuoja edhe unë në këtë dramë të rëndë të popullit kosovar.Koncerti ishte planifikuar për në 27 qershor, por për arsye shëndetësore të Michael Jackson dhe djalit të tij të vogël, ky koncert u anullua. Mund t’u them në kushte familjare madje, kam pasur mundësinë të qëndroja me një pjesë të familjes Jackson.-Po për takimet me Robert De Niro, Mick Jacker etj?Deri atëherë kur të zë një vend të caktuar në muzikën amerikane dhe atë botërore, gjithnjë brenda natyrës time, unë nuk mund t’u tre goj asgjë më tepër, sepse nuk më lejohet të futem në gjëra private të përditshme apo dhe profesionale, qofshin ato, të këtyre artistëve me famë botërore, të cilët jetojnë në të njëjtin komu nitet me mua. Kur ta arrij këtë, do të keni mundësinë të merrni vesh gjithçka mbi takimet që kam patur me ta, të cilat i kam hedhur në di-tarin tim.-Diçka rreth aktivitetit tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?Kam një studio profesionale për inçizime pë shtëpinë time. Kam mbaruar tre albume duke i shkruar meloditë, tekstet dhe produksionin të nxjerra nga kompania ime “Moonspin records”. Kam katër muzikantë të talentuar që më bëjnë orkestrën time dhe jap koncerte tre herë në muaj. Rëndësi të veçantë u jap inçizimeve.-A keni mundur të kontaktoni me ndonjë nga këngëtarët tanë SHBA. Bie fjala, Merita Halili apo ndonjë tjetër. Si do t’u dukej bashkëpunimi me ta?Unë jam shumë larg në distancë nga komunitetet e shqiptarëve në Neë York dhe Detroid dhe nuk kam asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me ta. Nuk kam kontaktuar me asnjërin prej tyre. Përsa i përket bashkëpunimit, do të thosha se nuk është diçka e mundur, për vetë faktin, se unë atje këndoj vetëm anglisht.-Kur do të mund ta shohim një fëmijë në prehrin tuaj juve? Cilët kanë qënë faktorët që ju kanë priv-uar në të qënurin nënë, mundësitë e bashkshortit apo rrethana të tjera?Faktori i vetëm që ka ndikuar është profesioni që kemi unë dhe im shoq. Madje, po ky faktor, vazhdon ta bëjë paksa të vonuar dhe të pamundur tani për tani realizimin e kësaj dëshire timen.-Si i prisni komplimentet e njerëzve që ju adhurojnë, veçanërisht të meshkujve? Çfarë raportesh konkrete krijoni me ta? Pa dyshim që kompli menti është diçka e mirë, kurse dhurata për mua është shumë, shumë private. Të vetmen dhuratë që do të pranoja me kënaqësi, i referohem Shqipërisë, do të ishin lulet. Njerëzve që më bëjnë komplimente nuk u jap gjë tjetër, veçse një buzëqeshje në një shenjë mirënjohjeje të ndërsjelltë.-Cilët tipa meshkujsh janë më të preferuar për Parashqevi Simakun, evropianë, amerikanë apo të tjerë?Eshtë paksa provokative si pyetje. Por ju siguroj se ulem me ata njerëz që i njoh shumë, shumë mirë dhe nga afër. Më pëlqen mënçuria te meshkujt, sepse dhe femrat nuk janë më pak të zgjuara. Çuditërisht duke jetuar në Amerikë këto përcaktime nuk kanë ndonjë vlerë të veçantë tek unë. Kam një fat të madh. Unë kurrë nuk e kthej kokën pas. Nuk më bën aspak përshtypje ana fizike e një personi. Ndoshta kam qënë në qëndër të vëmendjes që në moshë të re dhe nuk e kam ndjerë të nevojshme të gjej diçka. Arrij të lidhem me një mashkull duke u nisur vetëm nga shkaqe emocionale dhe kurrë fizike. I çfarëdolloj rrace qoftë ai, evropian, amerikan apo dhe kinez.Unë kam shumë qejf të fantazoj, ha, ha, ha.. Shpesh herë më ndodh që të angazhoj imagjinatën time. Dua të jem e sinqertë. Jam shumë private dhe nuk e them këtë, sepse dua të përgjigjem shkurt, por në rrethanat momentale më pëlqen stabilizimi apo në anglisht “old fash ion”. Por më saktë do të thoja se më pëlqen të jem tradicionale me pak ro-mantizëm, të cilin e kam zëvëndësuar me modern izëm. Dua të them që kur dashuroj një njeri, nuk dua tjetër veç tij. Në këto mo mente i vetmi që dua është bashkëshorti im.-Ka komente se disa adhurues “të marrë” tuajt këtu në Shqipëri ju kanë ofruar zemrën qoftë dhe për një natë të vetme me ju. A qëndron kjo, dhe nëse po, a keni bërë ndon-jë përparim apo përpjekje në këtë drejtim?Eshtë hera e parë që dëgjoj një thashethem të këtij lloji në jetën time. S’më ka ndodhur kurrë dhe nuk e besoj se do të më ndodhë ndonjëherë një gjë e tillë.Cili do të ishte opinioni dhe mendimi juaj për zhvillimin e këngës popullore dhe asaj të lehtë në vendin tonë pas vitit ’92, kohë kur ju jeni larguar nga Shqipëria? Në ç’raport mendoni se qëndron kënga popullore shqiptare me folkun e vendeve më të zhvilluara?Gjatë kohës së qëndrimit tim në Amerikë kam patur kontakte të vazhdueshme me Shqipërinë dhe kam vënë re se muzika shqiptare është lënë paksa mënjanë në raport me muzikën e huaj që transmetohet 24 orë pa ndërprerje. Pikërisht për këtë u mundova të bashkëpunoj me Radio-Televizionin Shqiptar. Dua të promovoj dhe të rikthej muzikën e vërtetë folklorike që është i vetmi realitet i kulturës shqiptare.Nga ana artistike folku shqiptar, unë do të thoja me shumë mburrje, se qëndron n՞ një lartësi me folklorin irlandez, afrikan etj. Por pa një promovim, pa dyshim që folklori shqiptar do të jetë i humbur.-Pas përfundimit të turneut tuaj në Shqipëri, cili do të jetë itinerari i aktivitetit tuaj? Do të riktheheni në Amerikë?Menjëherë pas turneut do të kthehem në Los Anxhelos të mbaroj albumin e fundit “Change your sta-tion”, dhe do të rikthehem, shumë shpejt në Shqipëri. Ndoshta brenda muajit. Këtu është shtëpia ime.-Ç’do të na thonit diçka për anën tuaj financiare? Në qoftë se ajo është e kënaqshme përse koncertet që po zhvilloni nuk i bëni falas?Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjem me një kujtim të vogël. Një shqiptar që banon në Amerikë më ftoi për një koncert dhe unë pa e pyetur se ç’pagë do të merrja i thashë: “Po do të vij”. Mbas koncertit ai më përgëzoi dhe më dha një zarf në dorë duke më thënë: “Edhe sikur të kisha miliona e miliona dollarë, unë përsëri nuk do të isha në gjëndje të paguaja një artiste shqiptare.” Pa e hapur zarfin e falenderova. E tregova këtë, sepse do të dëshiroja që gjithsecili të kuptonte, se askush në këtë botë nuk do të kishte aq shumë para sa të mund të blinte ose paguante artin e vërtetë.Intervistoi: Migena Hoxhalli

  • Parashqevi Simaku ndan foton e rrallë me djalin e saj: Ah, biri im…

    Parashqevi Simaku ndan foton e rrallë me djalin e saj: Ah, biri im…

    Parashqevi Simaku ka ndarë një kujtim të rrallë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
    Ajo ka postuar një foto të sajën me djalin e saj menjëherë pasi erdhi në jetë. Foton, Simaku e ka shoqëruar me një dedikim prekës.
    “Ah, biri im… kur të mbajta për herë të parë, bota u bë e imja. Me ty në duar, edhe sikur bota të shembej, s’mund të më rrëzonte. Por tani… disi, jemi larg. Dhe kjo më thyen më shumë se çdo fund. Luke, zemra ime, të dua sa botën”, ka shkruar ajo.

  • “Doli goca në penxhere”, këngë nga e mirënjohura Parashqevi Simaku (teksti dhe kënga)

    “Doli goca në penxhere”, këngë nga e mirënjohura Parashqevi Simaku (teksti dhe kënga)

    Në vitet e ’80-ta, skenës muzikore iu shtua edhe një zë i veçantë, që do të vlerësohej shumë nga publiku dhe, edhe nga njohës të muzikës.

    E lindur në Kavajë, Parashqevi Simaku do të mbetet ikonë e muzikës shqipe, e njohur jo vetëm për zërin e saj, por edhe për sharmin që e shfaqte në skenë.

    Falë talentit të saj, ajo qysh herët filloi të bashkëpunoj me kompozitorë të njohur shqiptarë, dhe merr pjesë në shumë festivale të këngës.

    Ju ftojmë të dëgjoni një nga këngët më të bukura “Doli goca në penxhere” e kënduar nga Parashqevi Simaku:

    Doli goca në penxherePër me pa se kush po vjenPo na vjen nji djalë beqarZemrën time ma ka marrë

    Oj, oj, lajleKujtova se binte shiAto ishin lotët e mi.Ndoshta jam dhe fukaraPor nuk blihem me paraMos ma kesh moj me hileSa më do moj kurrë s’ma the.

    ObserverKult

    —————————————

    Parashqevi Simaku

    Lexo edhe:

    PARASHQEVI SIMAKU, GRUAJA QË THEU “TABUTË” E KOHËS

    Ndonëse është larguar prej shumë vitesh në SHBA, ajo vazhdon të identifikohet me këngët e saj, të cilat vazhdojnë të cilësohen hite ndonëse koha ka kaluar.

    Por kush është Parashqevi Simaku? Si u bë e famshme në të gjithë Shqipërinë vajza nga Kavaja, në një kohë kur vendi jonë ishte nën regjimin komunist?

    Këto janë vetëm disa nga pyetjet që flasin shumë për këngëtaren që lëvroi çdo zhanër në muzikë, nga ajo e lehta e deri tek popullorja. Parashqevi Simaku lindi në vitin 1966 në qytetin e Kavajës dhe më pas u shpërngul në Durrës…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • “Ka gjëra personale që s’do t’i zbuloj kurrë”/ Parashqevi Simaku reagon ashpër ndaj komentuesve

    “Ka gjëra personale që s’do t’i zbuloj kurrë”/ Parashqevi Simaku reagon ashpër ndaj komentuesve

    Parashqevi Simaku, ka reaguar së fundmi në rrjete sociale lidhur me disa mesazhe “kompromentuese dhe të pavërteta” të dërguara në adresë të saj nga persona të panjohur.

    Simaku sqaron se ka marrë mijëra mesazhe të krijuara me inteligjencë artificiale, të cilat paraqesin informacione të pavërteta rreth jetës së saj. Këngëtarja thekson se pavarësisht se jeta e saj është bërë tashmë publike, çështjet private që i përkasin vetëm asaj, do vijojnë të mbeten të tilla.

    Ajo i drejtohet të gjithë ndjekësve për të mos besuar asnjë lajm që qarkullon online dhe se do të vijojë të qëndrojë krenare edhe përballë këtyre sfidave.

    “Nuk kam dashur kurrë të reagoj ndaj gënjeshtrave dhe sulmeve të padrejta që disa persona përpiqen t’i hedhin mbi imazhin tim. Por tashmë situata ka kaluar çdo kufi dhe nuk mund të hesht më. Është e rëndësishme që ju, ndjekësit e mi të dashur, të dini të vërtetën dhe të mos ndikoheni nga fjalët e rreme që po qarkullojnë.

    Kam marrë mijëra mesazhe ku më dërgohen disa mesazhe të krijuara me programe, që janë plotësisht gënjeshtra dhe nuk kanë asnjë lidhje me mua. Dua t’ju siguroj se asgjë prej tyre nuk është e vërtetë.

    Historia ime është bërë publike, por ka gjëra personale që nuk do t’i zbuloj kurrë. Jam besimtare dhe besoj me gjithë zemër se Zoti do të bëjë drejtësinë e tij në kohën e duhur.

    Ky është reagimi im i parë dhe i fundit për këtë çështje. Dua vetëm që të dini se unë nuk jam ajo që këta njerëz përpiqen të paraqesin dhe do të vazhdoj të qëndroj krenare dhe e fortë pavarësisht sfidave”, shkruan Simaku.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Biblioteka e Tetovës nis fushatë frymëzuese leximi me personalitete të njohura të qytetit

    Opera e Kosovës sjell në Prishtinë “Carmenin” e George Bizet

  • Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku më ka sfumuar pak karrierën

    Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku më ka sfumuar pak karrierën

    Biznesmeni dhe modeli Elton Ilirjani ka folur me sinqeritet për ndjenjat e tij lidhur me historinë e ndihmës që i dha këngëtares Parashqevi Simaku, duke pranuar se gjithë kjo vëmendje ka ndikuar edhe në perceptimin e publikut për figurën e tij.
    Në një intervistë gjatë pushimeve në jug të vendit për emisionin “Pushime on Top”, Ilirjani u shpreh se pavarësisht krenarisë për Parashqevinë, ka ndjerë një lloj “xhelozie”, pasi publiku e lidh tashmë vetëm me këtë rast dhe jo me pjesën tjetër të karrierës së tij.
    “Me rastin e Parashqevi Simaku, nuk e dija që kishte marrë dhenë. Ishte bërë një histori kombëtare. Dhe tani kur dal në rrugë, më pyesin për Parashqevinë, gjë që është shumë e mirë se unë atë e dua fort, e kam si mamin tim. Por, më vjen edhe pak keq, ndihem pak xheloz. Unë jam krenar për Parashqevinë, jam krenar për çfarë kemi bërë bashkë për përmirësimin e saj. Por, ajo që më shqetëson është që mos ndoshta kjo mbivendosje kaq e madhe, ma ka sfumuar pak karrierën mua. Kjo është hera e parë që e them. Nuk është xhelozi më shumë se sa është një merak për karrierën time. Çfarë duhet të bëj unë tani që shqiptarët të vendosin në plan të dytë shpëtimin e Parashqevi Simakut”, u shpreh Ilirjani.