Tag: silvio

  • Braho kreu i ri i SPAK, Ambasadori i BE Silvio Gonzato: Ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet

    Braho kreu i ri i SPAK, Ambasadori i BE Silvio Gonzato: Ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet

    Klodjan Braho është zgjedhur me 7 vota si kreu i ri i SPAK.

    Pas mbylljes së procesit, Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka përgëzuar prokurorin duke thënë se SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
    “Kemi ardhur këtu të tregojmë mbështetjen tonë për KLP, por edhe për të treguar interes në procedurën e emërimit. SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Është një nga kërkesat kyçe për në BE. Dje thamë që ajo që kërkojmë është një kryetar që do të vijojë punën e SPAK, dhe ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet. Uroj z.Braho dhe që mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim”, u shpreh Gonzato.

    Top Channel

  • Çfarë mendimi ka Silvio Gonzato për fotografinë e anëtarëve të vetingut pranë resortit të dyshuarit për terr@rizëm, Luftar Hysi?

    Çfarë mendimi ka Silvio Gonzato për fotografinë e anëtarëve të vetingut pranë resortit të dyshuarit për terr@rizëm, Luftar Hysi?

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Depolitizoni administratën zgjedhore”, rekomandimi i ambasadorit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato për partitë politike

    “Depolitizoni administratën zgjedhore”, rekomandimi i ambasadorit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato për partitë politike

    Politika po bëhet gati të ndryshojë rregullat e lojës për zgjedhjet, ndërsa ndërkombëtarët presin një produkt të mireë dhe gjithëpërfshirës.

    Diplomati i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato kërkoi që raporti i misionit të OSBE OHDIR dhe rekomandimet e Venecias të jene udhërrëfyesit e komisionit bipartisan që nis punën të martën.
    “Nevoja për një reformë dhe sistem zgjedhor gjithëpërfshirës të cilin e kemi kërkuar prej kohësh, është kërkesë  e nënvizuar  në raportin e fundit te OSBE OHDIR që nxjerr mangësitë domethënëse ne ketë proces zgjedhor, keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe mungesa e fushës së barabartë të lojës, rëndësia e fuqizimit të pavarësisë dhe neutralitetit te institucioneve, nevoja për të mbikëqyrjen e fushatave zgjedhore  dhe garantimit te  kushteve  te barabarta për aktoret politik. Këto reforma janë hapa themeltarë  në rrugëtimi ne Shqipërisë drejt BE”, u shpreh Silvio Gonzato.
    Komisionieri Ilirjan Celibashi është i bindur se ka ardhur koha që politika të mbajë larg duart nga administrimi i zgjedhjeve. Pret depolitizim të administratës zgjedhore duke propozuar një formulë mikse.
    “Dominimi vetëm nga partitë politike të administrimit të zgjedhjeve në Shqipëria krijuar handikapin e vet ne lidhje me standardin profesional te administrimit te zgjedhjeve. Ndaj konfirmoj qëndrimin e KQZ për të ndryshuar definitivisht mënyrën si administrata zgjedhore është e organizuar. Kjo nuk do thotë që partitë politike të zhvishen tërësisht nga tërësia e tyre, por dhe nga mundësia për të qenë pjesë e administrimit, por jo sikurse është sot kur 100% e procesit administrohet prej tyre.“, u shpreh kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
    Për trajnimin e administratës zgjedhore KQZ në bashkëpunim dhe mbështetje të Bashkimin Europian dhe Këshillin Evropës kanë nisur një projekt të ri që synon formimin e integritetit të proceseve zgjedhore.
     
     
     

    Top Channel

  • ‘Shqipëria në BE’! Gonzato: Duhet kontribut i të gjitha forcave politike, mbyllja e kapitujve e vështirë

    ‘Shqipëria në BE’! Gonzato: Duhet kontribut i të gjitha forcave politike, mbyllja e kapitujve e vështirë

    Silvio Gonzato

    TIRANË-Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka qenë pjesë në një event për Edicionin e Dhjetë të Shkollës së Integrimit Europian, ku gjatë fjalës së tij ka komentuar edhe integrimin e Shqipërisë në BE. Sa i përket hapjes së grupkapitujve të fundit, Gonzato u shpreh se mbyllja e tyre është e vështirë. Ai theksoi se tashmë është koha kur do të shihet vullneti i Shqipërisë për miratuar dhe zbatuar reforma për të harmonizuar ligjet e veta me standardet e BE-së. Gonzato theksoi se është e nevojshme që Shqipëria të përshpejtojë ritmin nëse do që të përmbushë objektivin për të përmbyllur negociatat në fund të vitit 2027.
    Silvio Gonzato; Shqipëria po hyn në një fazë thelbësore të procesit të anëtarësimit dhe vijon çeljen e të gjithë grupkapitujve. Ndërkohë që çelja e të gjithë grupkapitujve  dhe e përmendi dhe zoti Balla që së shpejti do të çelim edhe grupkapitullin e fundit, por edhe pse çelja e tyre është një arritje e qartë që është përftuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme, faza tjetër do të jetë vendimtare dhe do jetë më e vështirë, pasi mbyllja e kapitujve të negociatave është qartësisht më e vështirë se sa çelja e tyre. Kjo është koha kur vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për të miratuar dhe zbatuar reforma rrënjësore e të qëndrueshme për të harmonizuar veten me standardet e BE-së do vihet në sprovë. Ja pse raporti shprehet se Shqipëria duhet të ruajë dhe përshpejtojë ritmin e këtyre reformave. Kjo është e nevojshme nëse Shqipëria do të përmbushë objektivin e vet ambicioz për të mbyllur negociatat në fund të vitit 2027. Për këtë kemi nevojë për fokus, qasje tërësore, gjithëpërfshirje dhe vendosmëri. Shtetet anëtare presin që Shqipëria të arrijë një zbatim konsistent në kohë të reforma që sjellin përfitime për qytetarët në jetën e tyre të përditshme.
    Gonzato ngriti shqetësimin edhe për abuzimin me burimet publike gjatë fushatave zgjedhore, duke theksuar se kjo praktikë dëmton ndjeshëm barazinë në garën elektorale. Ambasadori u shpreh se raportet e OSBE/ODIHR kanë evidentuar mungesën e një fushe të barabartë loje për shkak të përdorimit të strukturave dhe burimeve shtetërore në favor të partisë në pushtet.

  • Silvio Baldini i lë të gjithë pa fjalë tek Italia U-21, futbollistët axurr i stërvit me njërin sy mbyllur

    Silvio Baldini i lë të gjithë pa fjalë tek Italia U-21, futbollistët axurr i stërvit me njërin sy mbyllur

    8 Tetor 2025

    11:48

    Alfred Lleshi

    Trajneri i kombëtares së 21-vjeçarëve (U-21) italianë ka aplikuar një metodë të pazakontë gjatë përgatitjeve të këtyre ditëve. Lojtarët axurrë u stërvitën me njërin sy të mbyllur (mbuluar me copë) për të rritur koncentrimin, përmirësuar perceptimin hapësinor dhe kohor, si dhe për të zhvilluar shikimin periferik.
    Baldini e kishte përdorur më parë këtë teknikë gjatë kohës së tij si trajner te Pescara, duke treguar edhe një herë se si kreativiteti dhe metodat jo tradicionale mund të ndihmojnë në zhvillimin e aftësive të futbollistëve.

  • Integrimi në BE, ambasadori Gonzato në zyrën e ministrit të Drejtësisë, ja çfarë i komunikoi

    Integrimi në BE, ambasadori Gonzato në zyrën e ministrit të Drejtësisë, ja çfarë i komunikoi

    Ambasadori i Shqipërisë në BE, Silvio Gonzato ka takuar ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.
    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se BE ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë.
    Ambasadori Gonzato ka theksuar në takim se ndryshimet në Kodin Penal shqiptar do të bëhen për t’u përafruar me standardet europiane.
    “Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua dje me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.
    Bashkimi Evropian shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht me Ministrinë e Drejtësisë për të forcuar më tej institucionet e drejtësisë, për të ofruar ekspertizë dhe për të nxitur llogaridhënien dhe efikasitetin.
    Ambasadori Gonzato theksoi se Shqipëria pritet të ndryshojë disa dispozita të Kodit Penal për t’i përafruar ato me standardet evropiane dhe me legjislacionin e BE-së, duke i dhënë përparësi ndryshimeve që nevojiten për përmbushjen e kritereve të ndërmjetme pjesë e Grupkapitullit të parë.
    Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të reformës në drejtësi të vitit 2016, në përputhje me arkitekturën e saj aktuale, si dhe arritjen e një ekuilibri të drejtë midis pavarësisë dhe llogaridhënies”, njofton zyra e BE.

  • Vila e Silvio Berlusconit, një arab misterioz ofron rreth 500 milionë euro

    Vila e Silvio Berlusconit, një arab misterioz ofron rreth 500 milionë euro

    Bota E Hënë, 25 Gusht 2025 20:35
    Villa Certosa, rezidenca e ish-kryeministrit Italian Silvio Berlusconit në Porto Rotondo, Sardini, është gati për t’u shitur. Kjo pasuri pjesë e trashëgimisë së Berlusconit që tashmë e kanë fëmijët, do të bëhet një nga transaksionet më të mëdha, ndoshta më e rëndësishmja ndonjëherë, në tregun e pasurive të patundshme në Itali. Çmimi i shitjes së kësaj rezidence mund të shkojë nga 300 deri në 500 milionë euro.
     

  • Dikur priste Putinin, vila me vullkan e Berluskonit drejt shitjes për 500 milionë euro

    Dikur priste Putinin, vila me vullkan e Berluskonit drejt shitjes për 500 milionë euro

    Ka 68 dhoma, 174 vende parkimi, katër bungalo, pishina talasoterapie, një palestër… e madje edhe një vullkan. Dhe kishte pritur udhëheqësit e huaj më në zë.
    Bëhet fjalë për Villa Certosa, një nga pronat më ikonike të Italisë dhe ish-kryeministrit të ndjerë Silvio Berlusconi, që do shitet sipas mediave italiane për rreth 500 milionë euro.
    Prona luksoze do të ndërrojë pronar dhe siç raportohet pronari i ri do të jetë një biznesmen arab. Kjo pritet të jetë blerja më e madhe ose, të paktën, më e rëndësishmja e pasurive të patundshme në Itali.

    Kompania e famshme Sotheby’s International Realty po merret me shitjen, në partneritet me Knight Castle Real Estate, një firmë pasurish të patundshme me seli në Dubai, e specializuar në prona luksoze.
    Vila Certosa, e cila shtrihet në 4,500 metra katrorë dhe përfshin 68 dhoma, 174 vende parkimi, katër vila njëkatëshe dhe një park të gjerë prej 580,000 metrash katrorë, ka qenë në qendër të vëmendjes së disa personaliteteve të famshme, përfshirë presidentët George W. Bush dhe Vladimir Putin, si dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Ndër mjediset e vilës, të cilat përfshijnë një amfiteatër, palestër dhe pishina, bie në sy vullkani i rremë, i cili ka shkaktuar alarm kur dukej se do të shpërthente.

    Vila i përkiste Gianni Onorato-s, pronarit të rrjetit televiziv La Voce Sarda, dhe u ble nga Silvio Berlusconi nëpërmjet ndërmjetësit Flavio Carboni, i cili u dënua për falimentimin e Banco Ambrosiano në vitet 1980. Kur presioni nga kreditorët e detyroi Carbonin ta shiste, prona u ble nga Silvio Berlusconi.
    Vila u riemërua “Villa Certosa”, ndërsa përdorimi i saj si një “vend sigurie alternativ” për kryeministrin e atëhershëm të Italisë e bëri vilën edhe më misterioze.

    Përfundimi i shitjes, sipas mediave italiane, mbetet i paqartë, pasi trashëgimtarët e ish-kryeministrit nuk po nxitojnë të heqin dorë nga kjo parajsë e vogël, vetëm pak hapa nga Costa Smeralda.
    Në vitet e fundit, pas vdekjes së Kavalierit, ka pasur thashetheme të ndryshme interesi, disa prej të cilave ishin më pak të besueshme, siç ishte thashethemi i vitit të kaluar për interes nga Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah, ose nga gjigandi i hoteleve Four Seasons, i cili megjithatë mohoi çdo përfshirje me pronësinë e vilës së famshme të Silvio Berlusconi-t.

    Në filli të viteve 2000, Villa Certosa u etiketua si “tepër sekrete”, me të gjithë zonën nën monitorim të rreptë. Kjo përfshinte amfiteatrin, pishinat e talasoterapisë dhe “skelën 007”, që përflitet se ishte i lidhur me një shpellë nëntokësore të arritshme nga anijet dhe nëndetëset, si një skenë nga një film i James Bond.
    Një vendim nga autoriteti portual ndalonte afrimin brenda 500 metrave nga bregu. Më vonë u zbulua se ndalimi nuk ishte rezultat i një kërkese nga “shërbimet sekrete”, siç ishte zbuluar, por vinte nga një kompani aktive në ndërtimin detar dhe donte ta mbante zonën bosh nga njerëzit.

  • Tronditet Forza Italia/ A po hyn në politikë djali i Berlusconit? Pier Silvio lëshon sinjale të qarta…

    Tronditet Forza Italia/ A po hyn në politikë djali i Berlusconit? Pier Silvio lëshon sinjale të qarta…

    “Sot nuk kam ndërmend të hyj në politikë… por nuk përjashtoj asgjë për të ardhmen”, deklaroi pak orë më parë për mediat Pier Silvio Berlusconi.

    Pas më shumë se dy vitesh heshtje politike pas vdekjes së Silvio Berlusconit, emri i familjes së njohur italiane rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë, jo nga ekrani i televizionit, por nga zëri i Pier Silvio Berlusconit, djali i “Cavaliere”-s, i cili në një intervistë të fundit ka hapur derën – edhe pse vetëm pak – drejt një përfshirjeje të mundshme në politikën kombëtare.

    Nga një skenë televizive, në një mesazh kombëtar. “Në të ardhmen, pse jo?” – kjo është fjalia që ka mjaftuar për të ndezur debate, analiza dhe lëvizje brenda Forza Italia, partisë që Silvio Berlusconi themeloi në vitin 1994 dhe që sot kërkon identitetin e saj pa liderin historik.

    Pier Silvio flet si një menaxher modern, me gjuhë të qartë dhe vizion pragmatik: më pak taksa, paga më të larta, zhvillim, siguri. Janë këto fjalët kyce që ai përdori – jo në një fushatë elektorale, por në prezantimin e palinsesteve televizive e që kapërcyen kufijtë e ekranit.

    Ai kërkoi rinovim të Forza Italia-s: “Duhet të hyjnë njerëz të rinj, ide të reja, duhet të punohet ndryshe”. Një mesazh i drejtpërdrejtë, që nuk kundërshton Antonio Tajanin, por i kërkon partisë të dalë nga hijet e nostalgjisë. Sepse trashëgimia e Berlusconit nuk mund të mbijetojë vetëm me emrin, por me guximin për t’u transformuar.

    Për çështjen e shtetësisë për fëmijët që ndjekin shkollë në Itali (Ius Scholae), Pier Silvio mbajti një pozicion të moderuar: dakord në parim, por “nuk është përparësi”. Një qëndrim që kundërshton atë të Tajanit dhe që përforcon imazhin e tij si një lider i moderuar, që i kupton shqetësimet reale të shoqërisë italiane.

    Reagimet nuk munguan. Tajani u shpreh “në sintoni të plotë”, ndërsa brenda partisë shumë zëra shohin Pier Silvion si një mundësi për të ringjallur Forza Italia-n, pa e shkatërruar atë. Madje edhe jashtë partisë, në kampin liberal apo tek Lëvizja 5 Yjet, pritet me interes çdo hap i tij i mëtejshëm.

    Për momentin, nuk ka kandidaturë. Nuk ka një fushatë. Ka vetëm një mesazh që tingëllon si një paralajmërim: Berlusconi nuk është më, por Berlusconizmi nuk ka vdekur. Dhe ndoshta, në versionin Pier Silvio, po përgatitet për një formë të re – më teknike, më e moderuar, më e heshtur. Por jo më pak e rrezikshme për kundërshtarët./ Alba Kepi/ 

  • Ministri Blendi Gonxhja: Së bashku me Ambasadorin Silvio Gonzato, në përmbyllje të Javës së Evropës

    Ministri Blendi Gonxhja: Së bashku me Ambasadorin Silvio Gonzato, në përmbyllje të Javës së Evropës

    Së bashku me Ambasadorin Silvio Gonzato, në përmbyllje të Javës së Evropës, u mblodhëm në një hapësirë dialogu me artistë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe shumë institucioneve e organizatave të kulturës dhe nga të gjitha fushat.

    🇪🇺 Nën moton “A space to BE”, ky moment final mishëroi vlerat evropiane, bashkëpunimin, krijimtarinë, përkatësinë dhe të drejtat njerëzore përmes artit dhe kulturës. BE është më shumë se një pozicion gjeografik, është një projekt i përbashkët ku Shqipëria ndjehet pjesë aktive e familjes evropiane! 🇦🇱🤝🇪🇺Performanca nga was bleibt kollektiv | Gentian Doda dhe atmosfera festive që pasoi, ishin dëshmi e fuqisë që liria artistike ka për të ndërtuar ura mes njerëzve dhe kulturave të ndryshme.